Le surrealisme, c`est lui. (Dy “Perfund” dhe nje “Qytet i celikte”)
1. Përfund*
~
Mbasdite shiu shurdhoi qytetin
Fëmijët ranë në koma
(dhe kjo ndoshta ishte zgjidhja më e mirë)
Pastaj rrufetë.
Rashë në burgun e këtij gjumi
i torturuar e i friksuar
nga dritat e befta dhe pasiguria
e pashpjegueshme e vendimeve
të marra nga të tjerët në ndërgjegjien time
Por gjithçka e ka një fund
Dhe çdo njeri një fillim
të ri
Cdo njeri është i aftë për të harruar
Dhe kjo është një mrekulli
Më e madhe se shpresa.
~
2. Përfund
~
Shumë njerëz dhunohen me një kothere bukë
E floriri shkëlqen mbi gjoksin e saj
E asaj që kryen funksionin e dorëmbajtësit
Për të dënuarit që ende hezitojnë
Por të gjithë e dinë
shtëpinë në fund të kësaj rruge
Ku ndahet njeriu nga njerëzia
Në një përzgjedhje farnash e lulesh majëholla
Në një ditë portokalle, plot gjak e pasion.
Një kothere bukë e ndan vuajtjen
Prej shkëlqimit të floririt mbi gjoksin e saj.
~
3. Në qytetin e çelikut
~
Mirësevjen në qytetin e çelikut
Do re mi fabrika
Sol la situatat
e njerëzve
Me gjysëm jete në pranverë
e gjysëm vdekje në dimër
Me autobuza të hutuar
të shtyrë nga kurioziteti ynë
për lëvizjen.
Bashkarisht, barbarisht
Gratë lajnë ndjenjat
një herë në javë
E na mbajnë pastër
Pa dëshiruar asgjë të re
Mirësevjen në qytetin e çelikut.
Kromi shkëlqen diku tjetër.
Floriri mbahet i mbyllur.
e kauçuku bashkon kontinentet.
Autobuzët ngrenë pluhur
deri në dritare
e nuk shihet fare
sakati që marros
gratë me hipertension
“Je me fat o shoku jonë”
Vonon por nuk harron.
Prapë se prapë vonon.
Koha në qytetin e çelikut.
~
*Poezite nga Florion Hida


27 June 2008 @ 9:14 am
“Mbasdite shiu shurdhoi qytetin
Fëmijët ranë në koma
(dhe kjo ndoshta ishte zgjidhja më e mirë)
Pastaj rrufetë.
Rashë në burgun e këtij gjumi
i torturuar e i friksuar
nga dritat e befta dhe pasiguria
e pashpjegueshme e vendimeve
të marra nga të tjerët në ndërgjegjien time”
………
Kjo mori pa vemendje pjesen me poetike te leximit tim, pastaj vemendje filloj te punesohet, prandaj dhe s’po flas per nga ky moment dhe me posht, per te paren.
Eshte jasht mase poetik, por si etyd (skice) i poezise se vet.
27 June 2008 @ 1:42 pm
Flori!E theksoj tek i-ja se,sic ka emrin,ka dhe vargjet:prej floriri.
27 June 2008 @ 2:15 pm
Ehe Papi, edhe une ashtu i thomi ktij, O Flori-u
27 June 2008 @ 6:22 pm
Ne qytetin e celikut: Goooood! Very-very good!
27 June 2008 @ 6:28 pm
Cdo njeri është i aftë për të harruar
Dhe kjo është një mrekulli
Më e madhe se shpresa.…. sa mire ta lexosh nga te tjeret,se behet dyshimi i padurueshem kur te mberthen monologu per torturen e harreses.
27 June 2008 @ 11:27 pm
Bashkohem me Emigrantin. E treta eshte nje mrekulli. Dy te tjerat dicka me pak se aq.
Rrofsh Lost!
27 June 2008 @ 11:32 pm
Bashkohem me t-red….duhet aplikuar pak me shpesh kjo mrekulli e te harruarit…se ndryshe luan mendsh….si i behet te harrosh me vullnet?!?Stupende!!