Largomu…
Jo, nuk je ti “ai qe dua” !
Po atehere, pse me dhemb keshtu,
Sa here sjell ndermend fjalet e tua
E syte e tu te bukur … blu?
Nuk te kerkoj, s’je ti qe me mungon.
Asgje e jotja, mua s’me perket.
Po atehere pse gjoksi me renkon,
Sa here me duket se ti me therret?
Nuk te mendoj, harruar kam çdo gje
Te gjitha ndjenjat larg i kam perzene.
E atehere, pse gjumi kur me vjen,
Ne endrra e degjoj veç zerin tend?
Mos eja, larg qendrome te lutem
Pse jetet tona bashke nuk i beme dot
S’jam fati yt e ti i imi nuk u bere
Ndaj, s’dua me per ty te derdh lote.
Largomu zemre, ashtu si me je larguar sysh.
E merrma mallin qe e mbaj ne gji
Me uje Bistrice shuama pastaj
Zjarrin e dashurise qe kam per ty!


4 July 2008 @ 2:42 pm
afromu….
4 July 2008 @ 5:19 pm
Largomu zemre, ashtu si me je larguar sysh.
E merrma mallin qe e mbaj ne gji
Me uje Bistrice shuama pastaj
Zjarrin e dashurise qe kam per ty!
Bukur!
4 July 2008 @ 5:23 pm
ec mi dreq ktu shpejt !
10 July 2008 @ 7:14 pm
Na e kputet edhe ate cope shpirti qe na kishte ngel!
Gjithsesi e bukur …
10 July 2008 @ 7:23 pm
hehehehehehe Sa tuj vujt kjo tipja ktu mer amon hehehehhe
10 July 2008 @ 7:23 pm
niiiiiiice!
PS Moze, “ec ktu” = “ja kho!”
11 July 2008 @ 7:18 pm
terhiq e mos e kput kjo varg-renditja. Dil nga rima se mos sajon ndonje gje me te hajrit… ose ler vetem kater vargjet e fundit…