Lamtumirë Ton’

tony.jpgKrijuesi David Çejs dhe aktori kryesor Xhejms Gandolfini duhet të kenë ditur midis tyre se seria finale e filmit televiziv që ridimensionoi rolin e zhanrit të vet të dielave në darkë do të shkaktonte një mbajte fryme të gjatë për miljonat e fansave që ndoqën me vëmendje. Për ata prej jush që ende nuk e kanë parë serinë që i vë kapakun kësaj sage të përgjakur ju rekomandoj që të mos lexoni më tej pasi mbyllja e finales është tema e këtij shkrimi.

“Sopranot” e nisi jetën në kanalin e fuqishëm kabllor sopranot11.jpgHBO në vitin 1999 me një grup aktorësh pak ose aspak të njohur (në Shqipëri, Top-Channel). Xhejms Gandolfini në rrolin e Anthony Sopranos, deri më tash kishte luajtur vetëm në role mbështetëse, megjithatë David Çejs e dinte se ky ishte shanci i tij për të prekur lavdinë ndaj i bëri gjërat ashtu si deshi vet, pa e lëshuar pe për asgjë, asnjëherë nuk ndryshoi vizionin e vet. Pjesmarrja e Steven Van Zant (bateristi i Bruce Sprinsteen) në rolin e Sill-it e provon këtë. Sopranot nuk ishte vetëm një histori e rëndomtë mafiozësh e mbushur me dhunë të përbindshme tipike të elementeve kriminale të Nju Xherzit të veriut, kush mendon këtë ka idenë e gabuar. Personazhet e kësaj sage, përtej elementit mafioz në të cilin jetojnë janë njerëz me probleme tipike, dhe ca jo fort tipike, por gjithsesi humane dhe kanë halle të cilat cilado familje në ShBA mund ti ketë.

Toni Soprano në fund të fundit do vetëm që të jetë një baba i mirë. Toni ka lindur në një familje mafioze. Ai ndoshta do kishte qënë një menaxher i shkëlqyer në botën korporative, apo ndoshta do kishte hapur vërtetë një biznes legjitim. Por jo, nuk qe e thënë, fati i Tonit është i trashëguar, ai nuk ka zgjedhje tjetër përveçse të drejtojë krimin e organizuar. Fat të cilin ai nuk e do për të birin, Anthony Junior. Me humorin e erret tipik dhe keta elemente te tjere, ky program u konsiderua shume shpejt si me i miri nder te gjithe ne televizion.

funeral.jpgProblemet brenda familjes Soprano rezonuan shumë qartë me teleshikuesit amerikanë. Zënka që po çonin drjet divorcit të sigurtë, tradhëtitë e Tonit dhe ndërgjegja e brejtur e Karmelës, problemet me kokainën të Kristit, ëndërrat e këputura në mes të Adrianës, shndërrimi nga fëmijë në grua i Meadow-s janë vetëm disa nga ato qindra elementë që e bënë “Sopranot” programin më të mirë në tv. Sepse në fund të fuindit gjithçka varet nga cilësia e të shkruarit, dhe Sopranot padyshim ishte ajka e të shkruarit për zhanrin e filmit serial-televiziv.

chrispaulie.jpgDuke njohur natyrën eluzive të këtij programi vendosa të mos e vras mendjen fare, e të mos flas para kohe mbi atë që mendoja se do të ndodhte në fund. Tepër e vështirë për tu parashikuar. “Sopranot” në fund të fundit ka qënë gjithmonë një telefilm me moton që “ditët e së shkuarës ishin më të mira dhe ato kanë ikur përgjithmonë”, e duke u nisur nga kjo nuk prisja që gjërat të bëheshin më mirë për Tonin. Dhe skena finale ishte momenti kur rrahjet e zemrës së miljona shikuesve të ngulur keq para televizorëve nisën të shpeshtohen. Një skenë që për dikë që nuk e njeh mirë këtë show mund të mos marrë kuptimin e plotë, por që për një fans të vjetër është e mbushur me elementët tipikë të Sopranove, por jo vetëm kaq. Ka diçka të qartë prej “Kumbarit” në këtë skenë drithëruese.

sopranot1.jpgEpisodi i fundit në ShBA u transmetua mbrëmë, më 10 qershor. Jemi në një restorant të lirë, një piceri tipike amerikane. Sopranot vijnë atje një nga një nga drejtime të ndryshme për të darkuar sëbashku si një familje. Toni mbërrin i pari me një buzëqeshje konstante në fytyrë. Nga xhukeboksi në tavolinë zgjedh të luajë këngën “Don’t Stop Believing” nga Journey, degjon zilken qe tringellin sa here hapet dera e picerise, eshte Karmela. Nje tip i dyshimte me nje kapele me strehe qe ia fsheh fytyren ulet diku mbrapa Tonit qe nuk i ka kushtuar vemendje. Phil Leotardo, armiku, ka vdekur tashme dhe Toni e ka ulur vigjelencen. Meadow ka mberritur perjashta por nuk po mundet dot ta parkoje makinen. Shikuesit jane tani me ne tension se kurre. Mos valle dicka e tmerrshme do te ndodhe ne piceri dhe Meadow do shpetoje e vetme ngaqe nuk po mundet te parkoje? Kthehemi ne restorant. Tringellin prap zilka e deres. Hyn tipi i dyshimte numer dy dhe Anthoni Junior qe vjen ulet me prindrit. Po hane qepe te skuqura. adr.jpgTipi i dyshimte numer dy hyn ne banjo, diku prapa Tonit, ne nje levizje qe me kujton skenen e famshme nga “Kumbari” kur Majkelli merr pistoleten e fshehur tek shkarkusi ne nevojtore. dhe i vret dy burrat ne tavoline.

Meadow tashme e ka parkuar makinen. Kapercen rrugen me vrap dhe drejtohet nga restoranti. Muzika e grupit Journey vazhdon të plotesojë atmosferen e ngrohte e kesaj darke familjare. Meadow shtyn deren dhe zilja tringellin serish. Toni ngre syte nga tavolina per te pare te bijen te hyje brenda, por perpara se te mund ta shohe në sy gjithcka mbaron. Ekrani behet i zi dhe nuk ka më asnje pipëtimë. Shumëkush ka menduar se ka patur ndonje problem me televizorin, por jo. Gjithçka eshte mbyllur beftas. Disa thonë se Toni eshte gjallë dhe do te ketë një film kinematografik, mua nuk me duket keshtu. Per here te pare telefilmi mbaron pa muzike ne sfond. Ashtu si nuk ka patur asnjehere meshire per te vdekurit e vet, unë them se ky telefilm nuk di te fali. Adriana nuk u rishfaq me e gjallë diku larg me bukurine e saj tipike, as Krisi nuk po hyn me nga ajo derë…Gjithçka eshte errur në një çast, ndërsa Toni ngre sytë për të parë të bijën gjithçka është reduktuar në hiç, ashtu sikundër do dukej nga pikveshtrimi i atij qe merr nje plumb pas kokës.

Blendi Salaj
peshkupauje.com

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

26 Komente

  1. Lawman thotë:

    11 June 2007 @ 2:15 pm

    Se ca lidhje ka kjo me peshkun nuk e di…
    Po une e mbaj vehten per nje nga fansat kryesore te Sopranove dhe i kam pare te gjitha serite… (shumicen nga 2-3 here)…

    Mbyllja ishte pak zhgenjyese dhe une i kam fut nje te shame nga ropt kompanise se kabllit, per ato sekonda qe ekrani u be i zi…

    Po pasi u mendova me gjate ka mundesi qe e zeza do te thote Tony hengri nje plumb ne temth dhe gjishka u nxi… “remember the good times”, and “don’t stop believin’”… ;-)

  2. Blendi thotë:

    11 June 2007 @ 2:18 pm

    Po si nuk ka lidhje me Peshkun? Cfare e pengon peshkun te diskutoje nje film televiziv? Sidomos kur parashikohet qe ka shume peshkatare fansa si ty. :D

    Seria nuk ishte zhgenjyese, Phil Leotardos ju thermua kafka…per mendimin tim fundi ishte dicka si prej fantazme. S’mund te imagjinoj dicka me emocionalisht shqetesuese se ajo “Ikje Dritash”, qe jam dakort me ty, ngjan se Toni e mori nje mbrapa veshit.

  3. e.T thotë:

    11 June 2007 @ 2:20 pm

    Rrofsh Blendi !
    Ketu (n’Itali) s’na e kap fare… :D

  4. Blendi thotë:

    11 June 2007 @ 2:23 pm

    Ne Shqiperi transmetohet nga Top Channel, keshtu qe mos dyshoni qe ka audience edhe ne atdhe. Jane nandej nga sezoni 2 apo 3.

  5. dhelpra thotë:

    11 June 2007 @ 2:25 pm

    BLed,
    Te lumte e mos e vrit mendjen. SOpranot jane nje serial gjigand. Dhe finishi i SOpranove sigurisht qe perben eveniment.
    Ne ketu ne shqiperi si kemi pare akoma serite e fundit por besoj do jene njelloj interesante. Vecse ky artikulli yt me duket pak si lajm i vjeter nqs se kam gabim.

  6. Blendi thotë:

    11 June 2007 @ 2:27 pm

    Jo dhelpra, seria e fundit u transmetua mbreme ne ora 9.

    Nejse, se nuk po diskutohet ia vlen shkrimi apo s’ia vlen per peshkun. S’eshte vendim me komision ketu, dhe nder peshqit s’ka diskutim qe ka plot qe e kane ndjekur. Me teper kisha deshire te lexoja cfare menduan per mbylljen ata qe e pane mbreme pasi s’ka dyshim qe kjo eshte nje nga historite kryesore sot ne seksionin media/tv ne shumicen e faqeve…

    Ju pelqeu mbyllja?
    Rron Toni sipas jush, apo jeni dakord qe ia ngulen mbreme?
    Do kete nje film me metrazh te plote?

  7. dhelpra thotë:

    11 June 2007 @ 2:43 pm

    Ok,
    Se mos jam ne usa une qe ti shof.
    Por mbaj mend qe e kam lexu pershrkimin e serise se fundit para nja 2 muajsh.
    Ne shqiperi se di ca sezoni eshte. Por te pakten 3 te paret jane shfaqur me siguri. Per te te katertin se di me siguri tani

  8. e.T thotë:

    11 June 2007 @ 2:45 pm

    dhelpre mos u qaj se jashte shtetit s’kane as edhe nji seri …

  9. e.T thotë:

    11 June 2007 @ 2:46 pm

    … dhene… :D

  10. dhelpra thotë:

    11 June 2007 @ 2:55 pm

    Skena e fundit eshte gjigande blend.
    Toni i adhuron femijet e tij. Eshte kuptimplote momenti kur ai ngre koken te shohe vajzen. Thelle thelle per mua ai ka e ka dashur vajzen me shume se cdo kend tjeter dhe ka pas nje menyre te vecante te komunikuari me te. sikur merreshin vesh me sy. Vajza eshte nje tip i zgjuar prandaj. KA shume skena te sopranove ne restorant me Tonin dhe vajzen e tij. Ajo perhere hyn apo del nga resotranti dhe merr apo sjell dicka me vete, ndonje zenke, rebelim, inat, dashuri. Ndonjehere Toni e ndjek nga pas jashte restorantit dhe shqetesohet se me ca do kthehet ajo ne konvikt, a ka para per autobus etj etj. Dhe ne serine e fundit sic thua ti ai tenton serish te kape veshtrimin e saj. Dhe aty keputet filmi. Keputet filmi ne kuptimin e plote te fjales.
    Per mua ja ngulin, perndryshe pse do keputej ashtu si papritur, pa kuptim, me vajzen qe hyn ne dere.

  11. Leon thotë:

    11 June 2007 @ 2:56 pm

    Ketu i japin serite vone ne darke dhe ne shumicen e rasteve ja kepus gjumit me sopranot… :)

  12. Perparim Hysi thotë:

    11 June 2007 @ 3:46 pm

    Blendi!Dhe unë,plaku,xhëku i ndjek këto skenarë filmash me një origjinë made in Siqeli(Kalabri,po deshe?!) dhe,e vranë s’e vranë:ai stan atë bulmet do të japë.Në mos sot,nesër.Zinxhiri-domosdo-në një hallkë do të këputet.E bukura qëndron në faktin tjetër:që,edhe po s’e pate ndjekur filmin,me përshkrimin-në imtësi-që i ke bërë,tregon se nuk je një shikues dhe aq:por ca më tepër.Po të nisesh se asgjë njerëzore s’është e huaj,mendoj që ke bërë mirë që e ke sjellë tek sofra e”peshkut…”.Në këtë sofër të madhe(ka për të gjithë)secili le të zgjedhë”thelën” që i pëlqen,apo jo.
    Dhe së fundi,kam dërguar nja 10-poezi(lirika plaku) që nuk po i shoh.Pse,kështu?
    Përparim Hysi,11 qershor 2007

  13. INA thotë:

    11 June 2007 @ 6:15 pm

    Mbyllja qe iu be dje serialit, per mua ishte nje befasi e bukur. Me ate mbyllje qe i beri regjisori ata pas nja dy vjetesh mund te fillojne apo vazhdojne me nje serial te ri (just saying).

  14. Penar Musaraj thotë:

    11 June 2007 @ 6:23 pm

    Blend, lawman,
    Pas 9 sezonesh ky personi Tony Soprano ishte pak a shume njeri mbi-njeri, me duket se fundi i serise ishte ne fakt nje mbyllje pa mbyllje. David Chase, qe ishte dhe skenaristi i episodit te fundit, m’u duk sikur s’kishte c’te bente me ne kete episod…frike kendej, frike andej, nje tufe me skena “reminiscent” te se kaluares, etj etj. S’eshte habi qe nje karakter kaq ambivalent sa Toni te kishte nje fund po aq ambivalent…jo per gje, po veshtire te imagjinohet nga Chase nje skene vrasjeje qe te ishte e denje per karakterin kryesor.

    Ajo darka e fundit ne “diner” ama eshte skene klas: realizimi ishte i thjeshte, po celesi qendron tek “expectations” nga publiku (frika per vrasjen) dhe rolin e “diner”it si institucion i jetes familjare amerikane. Me kujtoi filmat e Tarantinos, ku shume evenimente dhe diskutime kyce ndodhin ne “diner”. Asgje e rendesishme nuk u tha, po duket si “great equalizer” apo sikur thote: ne fund te fundit, te gjithe jemi njesoj, sado te mire a te keqinj te jemi, vijme ne diner e hame “onion rings”.

  15. Cheney thotë:

    11 June 2007 @ 6:47 pm

    nc nc nc nc nc..

  16. akull-naja thotë:

    11 June 2007 @ 7:25 pm

    Z’du t’ju lexoj fare dhe pse po ngordh te marr vesh ç’behet, sidomos nga burime kaq interesante.:) Ketej nga ne s’ka dale akoma sezoni i fundit…:-(

  17. farewelltonavy thotë:

    12 June 2007 @ 12:51 am

    Nje shfaqje e mire qe pati nje fund akoma me te mire dhe te denje. Mua me pelqejne serialet qe i lene gjerat pak te hapura per interpretim, dhe jo te ti japin te tera gjerat gati. Megjithate, ju fansat e HBO-se mos u merzisni sepse eshte dhe nje shfaqje tjeter qe eshte akoma me e mire dhe qe ka dhe nje sezon tjeter ne realizim tani. Emrin? THE WIRE :) Shfaqja me e nenvleftesuar ne Tv. E rekomandoj shume !

  18. Lexusi thotë:

    12 June 2007 @ 4:38 am

    Emision televiziv me te mbi lavderuar (se Sopranot) nuk ka pare ndonjehere historia e TV-se.

  19. blete thotë:

    12 June 2007 @ 6:43 pm

    se shpejti “sopranos” film artistik. prandaj e lane te turbullt fundin.

  20. ilegal thotë:

    12 June 2007 @ 8:11 pm

    mbyllja e serialit ndoshta ishte nje nga mbylljet me fantastike te nje seriali aq te famshem e aq popullor qe pak a shume tregon realitetin e italianeve ne new jersey a new york ne ditet e sotme ndoshta eshte histori e vertete dhe ska perfunduar akomapasi mbyllja ishte e papritur per asnji pasi te gjithe prisnin egsekutim ne mase por vetem nji ndolli

  21. Blendi thotë:

    13 June 2007 @ 2:05 am

    Si mbyllje nuk ke c’thua/ Gjeniale! Dicka qe nuk eshte bere asnjehere me perpara, tamam “going out with a Bang”. Ajo skena e fundit ne restorant te ndjek si fantazem…

  22. Lawman thotë:

    13 June 2007 @ 6:27 pm

    Blete,

    Po beri film, ta mbaje e ti rroje… Une nuk paguaj asnje qindarke per te pare ate film…. Kam vite te tera qe paguaj kanalet premium HBO, (MovieNet ne Kanada) vetem per te pare Sopranot… Dhe ja ka vlejtur

    Por kishim nevoje per nje rezolucion, dhe na la varur… nejse

    Kuptimi i nje seriali televiziv eshte qe te mbyllet brenda kuadrit televiziv…

    Si psh ky ketu:

    http://www.youtube.com/watch?v=kX035GiMuVM
    ;-)

  23. Lawman thotë:

    13 June 2007 @ 6:33 pm

    Si tha tony Dr. Melfi

    “you don’t got to be a gynecologist to see what way the wind blows…”

  24. Blendi thotë:

    13 June 2007 @ 6:36 pm

    Hahaha! Shume e bukur kjo shprehja. Sikur te kisha 1 dollar per co te forte qe kam lexu tek peshku do kisha lifetime membership per lapdances tek Bada Bing!

    Mund ta ket kap ndonje filter Lawman se nuk po fshin njeri.

  25. Lawman thotë:

    13 June 2007 @ 6:41 pm

    Eh nejse…

    Do jene filtrat me te permuajshmet atehere…

    Me dy fjale thashe per komentin e Bletes qe nuk kam ndermend te shkoj ne Kinema te pagua 15 dollare per te pare nje film komercial, sidomos kur kam vite qe paugaj permium per te pare sopranot (hbo, movienetwork)…

    Serialet televizive duhet te mbarojne ne ekranin televiziv si puna e ketij ketu:

    http://www.youtube.com/watch?v=kX035GiMuVM

  26. Blendi thotë:

    14 June 2007 @ 12:07 am

    Eh, ato ishin the good old days..

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com