Lacat dhe hallat nga Amerika
Më kanë ardhë hallat nga Amerika, ndaj nuk vij dot për në det.
Më mirë të mos dalësh nga shtëpia kur je si Kthesa e Kamzës.
Të kesh kujdes nga të zinjtë se po të hodhën në dorë ta ndërruan fenë.
Ia dha pompa rock ‘n‘ roll sa e pa, e kupton.
Po shkoj pak në bordellacion, të marr librat e do iki.
Nuk ka si parkingu i vjetër, ngado të shkosh aty do kthehesh.
Fjalite me siper jane shqip fare, po a e more vesh ti kuptimin e sakte? Po te mos jesh ne dijeni te rrymave te reja gjuhesore neper rruget e Tiranes, veshtire more vesh gje. Po te mos kisha pare une kete fjalorth te adoleshenteve te sotem nga SelfmadeRadio nuk do kisha kuptuar hic. Do me dukej vetja me keq se ne Harlem, se te pakten atje jam natyrisht i huaj.
Sa per kuriozitet, ne fjalite me siper hallat nga Amerika = periodat, Kthesa e Kamzes = femer me kembe te shtrembura, te zinjte = policia, pompa = zemra, bordellacion = shkolla, parkingu i vjeter = ish e dashura.
Interesant fjalori i ri i shqipes se te rinjve, apo jo? Ne krahasim me kohen kur isha une adoleshent, me duket se ka me shume krijimtari (me kundershtoni po te doni…po me sillni fjalet). Shko tek blogu i SelfmadeRadios te shikosh listen e plote te fjaleve dhe hajde prape ketu te lesh komentet, se dihet qe nuk te rrine gishtat pa e vene tastieren ne flake.

24 January 2007 @ 5:22 am
Eh sa kane ndryshuar kohet nga koha jone.
Ajo Halla ne kohen tone ka qene teze ( por jo nga amerika thejsht teze)
te tjerat jane tere te reja
Tani nga koha jone, vitet ‘80
1.Do shkoj ti ndroj vajin makines ( Do te shkoj ne takim me nje femer)
2.Ke punuar gje kohet e fundit ( Ke regulluar ndonje femer kohet e fundit)
3. Kej se Lici ( Kujdes se po vjen polici)
4.A ke ta ndezim njehere nga duhani i Remes ( A ke nje cigare, mare nga filmi…….me luften e Pezes, ah si nuk me kujtohet)
Keto me kujtohen tani, por ka pasur dhe te tjera.
24 January 2007 @ 5:28 am
Jazek, jazek, c’bejne keshtu keta te rinjte
Mua gjithnje me duket mahnites ky ndryshimi midis brezave, ata qe vijne pas nesh gjithnje na duken sikur s’dine gje fare 
24 January 2007 @ 5:31 am
Eh Llukan keshtu ju jemi dukur ne brezave para nesh.
24 January 2007 @ 5:32 am
Ore mire une se po punoj po ju cfare beni kaq vone? Ketu eshte 11.30 e nates
24 January 2007 @ 5:33 am
Fjalë të tilla ka pasur gjithmonë por zakonisht janë të njohura dhe me kuptim brenda grupeve të vogla. A ka ndonjë vërtetim për përhapjen e këtyre shprehjeve? Do të ishte interesante të kishte një sondazh për të rinjtë nga zona të ndryshme për të parë përhapjen e gjuhës (nga nisin disa thënie e deri ku shkojnë).
24 January 2007 @ 5:35 am
Dori, dhe une pata dyshime per perhapjen. Po ca nga keto i kam degjuar vete (lac, pompa, bordellacion), kryesisht andej verdalle nga Tirana.
24 January 2007 @ 5:42 am
Ke te drejte Dori. Nuk e di sa jane te perhapura sot. Por per shembull ajo e vajit te makines, une vetem ne grupin e shokeve te mi e kisha degjuar. Jashte ketij grupi nuk njihej. Ndersa ajo e Tezes (halles nga amerika sot )ishte me e perhapur ne disa rrethe ne Tirane e Durres. Duhani i Remes perdorej shpesh tek te rinjte qe rinin perballe dajtit ne Tirane. Gjithmon keto ne vitet 80.
Ne varimin e Dulles kur beheshin homazhet, sigurimsat i quanin “njerez me pantalonat me vije” (ja dhe nje tjeter me pantallona me vije, pra ja dhe nje tjeter sigurims) Pantallano me vije sepse i kishin te hekurosa me vije.
Ndersa me kujtohet ne vitet 90. ne grupet brenda PD por kunder Berishes ( eh prap politike) perdorej shprehja “Te rroje Partia” sa here qe qe arinin ne nje perfundim qe nuk ishte zgjidhje. Por te gjitha keto brenda gurpeve te vecanta.
24 January 2007 @ 6:56 am
jane fenomene qe lindin dhe ‘vdesin’ ne nje kohe pak a shume te shkurter(deri sa komiku i rradhes te nxjerre ndonje batute tjeter).
S’e di ne shqiperi,por ne Itali,c’do vit,Zingarelli(nje nga fjaloret me te njohur te italishtes)axhornohet me shume fjale dhe shprehje te reja(kryesisht me ato te perdorimit ne ‘boten’ e komunikacionit nepermjet sms ose e-mail-eve)
Ne nje artikull qe studionte kete fenomen,vetem menyra e te shprehurit nga nxenesit,per te lene mesimin(kuptohet ne zona te ndryshme)kishte mbi 50 forma te ndryshme…….
24 January 2007 @ 6:59 am
ej po ke dhe shume me shume se aq mor cuna, ato jane vetem ato qe lejohen te shkruhen ketu. une per vete kam pas ca shok nga fusha e ali demit, ata robt perhere dilnin me ndonje shprehje te re (pemthym, motovogel, tupanxhe). Nejse, u shkriva fare se sa here qe kthehem ne Tirane me kap nje e qeshur me keto shprehjet.
24 January 2007 @ 12:49 pm
Penar, ka dhe te tjera, psh:
-ai eshte fushor - per homoseksualet
- dashnorja e perjetshme - dora
.
24 January 2007 @ 12:51 pm
….jane fenomene qe lindin dhe ‘vdesin’ ne nje kohe pak a shume te shkurter(deri sa komiku i rradhes te nxjerre ndonje batute tjeter)….
Shyqyr qe “vdesin” shpejt se do na duhej perkthyes kur te kalonim para gjimnazeve
Mbase duhet nje Webster Shqiptar qe ti permbledhi keto gjera e ti japi nje fryme “zyrtare”.
24 January 2007 @ 1:01 pm
Ej Swed…ca thote Doriana
24 January 2007 @ 1:03 pm
swed dhe laurent, pse kaq te lumtur ju mer kalamaja..
24 January 2007 @ 1:03 pm
“te zinjte” ne fakt nuk jane policet por karabinieret italiane (per shkak te uniformave te zeza) dhe eshte nje fjale qe perdorin shqiptaret ” e forte” per te mos u kuptuar ne itali (se polic dhe karabinier njelloj jane)
24 January 2007 @ 1:06 pm
cheney ne doren tende e ke te jesh kaq i lumtur
24 January 2007 @ 1:09 pm
dikur i thoshin “me forcat tona”
24 January 2007 @ 1:10 pm
e.T sa here ke dale sulmues
24 January 2007 @ 1:27 pm
LAURENT po deshe shko tek kioska ime dhe shtyp National Art Gallery of Albania. (link)
24 January 2007 @ 1:35 pm
kioskat i ka heq Rama…..
24 January 2007 @ 1:36 pm
flm laurent !
24 January 2007 @ 1:43 pm
shprehje tjeter ”ky djali qenka peshkop”
24 January 2007 @ 2:44 pm
Dy folje te reja qe kam mesuar javen e shkuar nga Peshqit moderne nga shqiperia.
Anatemoj
Retushoj
Akoma nuk di ti perdor ne nje fjali, po e provoj njehere.
Mos anatemoni kot fjale qe nuk ekzistojne, so do ju a retushoj!
24 January 2007 @ 3:20 pm
“Nuk thith”, nuk mbush = nuk nxë, është i avashtë, i pamësuar

Vini re se “thith” nuk perben te kunderteten.
24 January 2007 @ 3:23 pm
I eshte lagur fitili, nuk mbush fare i shkreti shoferi beri nje gome gjate rruges.
24 January 2007 @ 3:27 pm
Se desh harrova… “mos u beni kaq anatemues, ju moderatoret”…
24 January 2007 @ 3:33 pm
Ankimimi eshte fjala me e re dhe me e pakuptimt nga shtypi shqipetar,ndersa retushim, kush ka punuar ne shtypin e vjeter dhe neper shtypeshkronjat me te vjetra te botes ne Shqiperi,ka qene fjala me e perdorur.Sa per kuriozitet shtypeshkronjave shqipetare ja kishin zili ose mburreshin gjermanet qe ato akoma vazhdonin te punonin ne Shqiperi sepse ishin nga makinat[e shtypit] e para te Gutenbergut
24 January 2007 @ 3:40 pm
Aman, ajo fjala “Ankimim” gjithnje me acaron nervat se nuk e kuptoj se c’ndryshim ka me “ankim”. Nje fjale e “re” qe me pelqen ama eshte “aktrim”, me duket e pershtatshme per ate qe pershkruan.
24 January 2007 @ 3:50 pm
Tashi jam duke lexuar “tregimin” “Kronike nga Tirana Metropolitane” dhe sa ndesha fjalen “firmato”.
“Firmato”? “FIRMATO”? “FIIIIIIIIIIIIIIIIIRMATO”????
Kete fjale e urrej aq shume sa kur shkoj ne Shqiperi ja kam ndaluar rreptesisht te gjithe familjareve ta perdorin rreth meje.
Kush perdor kete fjale urrehet prej meje per shtate breza ne vazdhimesi.
Keto fjalet e pipinove te hyra ne fjalorin shqiptar…. ahhhh… ma bejne trurin “indietro”, komplet “fuori xhoko”….
24 January 2007 @ 3:51 pm
Artikulli origjinal besoj eshte nga panorama e 20 nentorit 2006, faqe 19 http://www.panorama.com.al/20061120/default.htm
Nje trajtim i “pasur” ala forumce mund te shihet tek http://www.zeriyt.com/component/option,com_smf/Itemid,88888912/topic,34056.msg465500
Mua me pelqen vecanerisht:
“Kuti votimi- prostitutë- Mos shko me atë, është bërë si kuti votimi ”
Sipas bletes sone (te peshkut, pra) ne nje teme tjeter me te hershme, nga perdorimi i shpeshte i “neologjizmave”, vete keto kishin filluar te shkurtoheshin, psh, “Baxhelle” = “elle”. Nga kjo edhe fragmenti legjendar i gerrQIshtes “ella kopella” merr kutpimin e vet te plote dhe perfundimtar….
24 January 2007 @ 3:56 pm
Lawman, me fal qe po perdor nje fjale turce, por “Aferim!” per ato qe thua me lart
, shume shume e drejte…..
Llukan, te ziut Skifter Kellici nga MA i ra goja duke “denoncuar” keto “monstruozitete” te gjuhes sone, po kush e degjon pa….
(denoncim = ? ne shqip)
(monstruozitet = ? ne shqip)
24 January 2007 @ 3:58 pm
Emigrant, shiko kete:
http://www.peshkupauje.com/duke-pare-lajmet/2005/08/20/
24 January 2007 @ 4:25 pm
ne kemi pas perdorur, edhe edra += kucedra, per dashnoret e tmerrshme, ose grate qe te hanin cacken e syrit,
Beni = njeriu shtese qe nuk i ndahej nje cifti per “beni vjen gjithmone me ne” nje nga parodistet e vlores.
na iku (na e hoqen) petlla (-en) ose trurin.
e kishte trurin fushe ose pa brazda.
mbaj pishtarin,
ec bojaxhiu (kur e tepronin me furcet)
ballkoni
lope race
shtrems
made in gabi
doriana
e mban me shkume
etj se tani nuk na kujtohen
24 January 2007 @ 4:30 pm
p.s harrova me te rendesishmen
po shkoj t’i fus nje faks/bej nje telefonate, t’i bej te fala shefit.
24 January 2007 @ 4:35 pm
Nje shume e vjeter kjo:
po i fus i tegel = po boj i gomë = …..(e dini vete ju
)
24 January 2007 @ 4:36 pm
”lope race” hehe
24 January 2007 @ 4:43 pm
Vlore…Skele..Durres…Petrele
24 January 2007 @ 4:47 pm
- dashnorja e perjetshme - dora
—————————————
Jo mer Swed. Eshte Doriana Kyci
24 January 2007 @ 4:52 pm
emigrant futi nje punim zik-zak
24 January 2007 @ 4:54 pm
fjala ime me e preferuar ne “shqipe te re” eshte; e mireruajtur! Jo e ruajtur mire, jo jo! Por e mireruajtur. Perpiquni ta thoni shpejte 3 here me ze te larte.
Fjala ime e dyte e preferuar eshte; ankimim. Jo ankim, as ankese por ankimim. Psh, beri ankimim. Jo, beri ankese, ose u ankua, ose qofte beri ankim! Jo, jo…beri nje ankimim.
24 January 2007 @ 5:05 pm
Se tashti pak nga pak po me kujtohen idiotesirat e ketyre viteve te fundit. Ja shprehje komplet idiote e shumeperodrur nga politikanet tane trima kur duan te theksojne dicka.
“per hir te se vertetes”.
Dmth me kete shprehje cdo xhevahir tjeter qe nxjerrin nga goja derrat, eshte “per hir te genjeshtres”.
24 January 2007 @ 5:11 pm
…zgjedhjet e djeshme ne Serbi i fituan ultranacionalistet SERBE - TV Plus dje tek lajmet. Serbe? Ca thu ti mer eeej!
Po aty, dhjete minuta me vone…
Porti DETAR i Vlores. Detar eee! Jo lumor? Apo liqenor?
Mua me duket se e kane hequr fare si vend pune redaktorin keta.
24 January 2007 @ 5:18 pm
Doriana Kyci te con tek nje tjeter shume e vjeter vlonjate: Sa te rroje kyci i dores…..(vazhdoje vete vazhdimin o peshk, o bakalaro e vjeter….
)
24 January 2007 @ 6:15 pm
Beni = “un terzo incommodo” ….Eh, Stendal, mos vdeksh kurre….s’e ke pas dit’ ti qe ne shqipot ta shkurtojme fërrrngjishten e italishten si t’ma dush…..
24 January 2007 @ 6:33 pm
di ndonje te me thote ekuivalentin ne shqip te “it’s wierd’ ‘he is wierd’ qe perdoret ne cdo fjali ne amerike. nje shqiptare ketu gjithmone thote ’sa wierd’ dhe me tha qe s’kish nje fale tamam ne shqip…
thash mos ka dale ndonje e re…( jo nga ato te fjalorit)
24 January 2007 @ 6:35 pm
ka qene kenga emigrant,
Beni vjen gjithmone me ne,
ne perhere na shohin qe te tre
24 January 2007 @ 6:39 pm
Laura,
he is wierd– i shpifur!
ose i cuditshem!
por, mbase dhe ky perkthim s’ka kuptim!!
megjithate dhashe kontributin tim!
P.s. Ku te ka shku mendja!
24 January 2007 @ 6:41 pm
per “weird” une nuk di nje fjale te vetme ne shqip. Mendoj qe do te shprehi “i cuditshem ne kuptimin negativ”, por s’me vjen asnje llaf shqip ne mend…..
eshte si puna e fjales gjermane “spinner”….eizo, na ndihmo….
24 January 2007 @ 6:43 pm
laura tani perdoret edhe “i/e papame”
me shume per te cuditshme ose te pabesueshme. p.sh. ky daja qeka i papame fare.
ose televizor i papame
shprehja qe me kapi mua ne befasi ka qene tung! sepse derisa ma shpjeguan, nuk e kuptoja nga vinte dhe si kishte hyre ne perdorim aq te gjere.
24 January 2007 @ 6:44 pm
flm. Leon, vetem se s’me ka rene rasti ta degjoj aq shume ‘Sa i shpifur!”, por mbase eshte thjesht kulturore, dhe ne s’e perdorim aq shume…. por kush di me shume, le t’a ndaj me ne, se me jane lodhur veshet nga kjo fjale dhe dua patjeter t’i ndihmoj miqte e mi shqiptare:
” O zot, sa wierd eshte ajo, Eshte kaq wierd kur e sheh nje person kaq wierd. … blablabla
24 January 2007 @ 6:48 pm
rob shtesë [Tirane] = njeri kot, denigrim - ndoshta ka lindur per te pershkruar me perçmim te ardhurit rishtaz qe strehoeshin ne shtesat e pallateve rreth viteve 1988 - 1990
“pemthym” (pemë+thyer) [Tirane] = njeri kot, mbiemer denigrues (1999)
24 January 2007 @ 6:53 pm
opingambath = njeri qe iken nga frika e i fshihesh nje detyrimi ligjor, eshte perdor per here te pare kur Nano ja mbathi per Maqedoni.
24 January 2007 @ 6:54 pm
katnar -fshatari kooperativist
24 January 2007 @ 7:28 pm
24 January 2007 @ 7:29 pm
24 January 2007 @ 7:47 pm
hallat nga Amerika eshte ndryshe edhe ”i kane ardhe turistet”
24 January 2007 @ 9:11 pm
Ketu tek peshku kam pare :autoqejf,ndofta e ka sjelle blete e shkarje ledhi -lapsus ,ia ka futur kot,nuk ishte ne te, e bukur
24 January 2007 @ 9:25 pm
Malsor - Malok ,lok, cecen
Lali - laluc,lepur, zhabe myzeqeje
Lab - labuc, opinga, zhabe kanali
Tirans -jevg, gipsi, ije tarane
Shkodran- shkordhran, mendje sheqer
Kosovar - Koqevar,koke trash, emocional
Elbasanlli- gabel, jevg elbasani
Korcar - lekur zi, rom
gjirokastrit- enver gjirokastre
Burrels - rraksionar ,delenxhi
Dibran- lumjan hesapi
Mirditor , kaurr, lekur derr
Krutan - qifut
pogradecar ,_ pordhi dhija porhi keci
durrsak - gjypk durrsi
Tropojan - shllunge Tropoje
Kavajs– Homo
lezha _leshi i qullit
Lac_ Pordha e Matit
hah ha ha
:)
25 January 2007 @ 6:02 pm
po shprehjen
je ber si zigusi kur del ne agim pa dal dielli e keni hasur ndonjehere.?
26 January 2007 @ 10:42 pm
Tarasi. E kam pare kete shprehej te perdoret shume nga ju te rinjte ketu dhe mbase kjo sepse nuk ja dini kuptimin e vertete qe eshte shume fyes dhe me shume nje shprehje rugaces. Vjen nga dialekti i Tiranes qe do te thote ta futi. Me keq ne kohen ne brezin tim eshte perdorur ne kuptimin me ta fut ate gjene nga prapa. Kjo shrehej korespondon me pseudonim e Hoxhes gjate LNCL prandaj per ata qe e perdorin te kene kujdes se ka njeres qe ja dine kuptimin e vertet dhe mund te fyhen. Ndersa per administratoret te kene parasysh se kur perdoret mund te krijoj gjaknxehtesira dhe eshte fyese. OK?
26 January 2007 @ 10:45 pm
O Tomi po ti nuk e di pse e vuri ai pseudonimin tarrrrrrasssssi?sepse e dinte qe do te na e rraste te gjitheve dhe asnje nuk do te ndihej ashtu sic nuk u ndjeme per 50 vjete
27 January 2007 @ 8:06 pm
zhargon i degjuar veren e fundit ne shqiperi:
” Kjo qeka e lodhme” = per nje femer te levizshme
27 January 2007 @ 8:39 pm
Tu ka bo morri me i ra me cifte =je pa lare ..
Mos mer kot si pushka e jevgut=fol mire me ngadal shtruar .:)
Ik o te qifsha udhet=Ngelc injorant ,i i zoluar .:)
3 October 2007 @ 3:19 pm
do të doja të bashkëpunoja me dike i cili në SHBA është duke studiuar për Naum Çomskin që jam i interesuar të mirrem në analiza gjenerative si studim të doktoratit.Kuptohet ndarja e fenomenit të caktuar gjuhësor…
13 April 2008 @ 8:17 am
u shkriva