Login



Register

Kuvend: Miratohen ndryshimet e Kushtetutes

Kuvend-Kushtetuta, miratohen me 115 vota ndryshimet, 9 deputet e PD kundershtojne nenin per presidentin


Balkanweb.com
20 Prill 2008

Diskutimet ne Kuvend

Kuvend-Kushtetuta, Ngjela: Kerkohet te rrezohet presidenti aktual. Deputetet kane frike nga populli i tyre

ORA 20:35 - Deputeti Spartak Ngjela gjate diskutimit per ndryshimet kushtetuese ka akuzuar qeverine se ndryshimet per presidentin behen vetem per te larguar presidentin aktual Bamir Topi nga posti i tij. Ne kete pike ai sqaroi se mandati i presidentit eshte 4 vjecar dhe 3 vjet qe kane mbetur jane te mjaftueshem per te ndryshuar nenin per menyren e zgjedhjes se presidentit. Ne kete prizem ai ka hedhur dyshimet per faktin se perse kërkohet sot ndryshimi i menyres se zgjedhjes se presidentit. Gjithashtu Deputeti Spartak Ngjela ka deklaruar se deputetet e Kuvendit kane frike nga populli i tij. Duke qene se vete ai ka qene per zgjedhjen e presidentit nga populli, deputeti Ngjela ka thene se eshte teper alarmante fakti qe deputetet kane frike nga populli i tyre dhe ne kete menyre nuk guxojne te hedhin presidentin ne votim nga populli.

Ndryshimet kushtetuese, Ceka: Mungese profesionalizmi ne diskutime

Ora 20:50- Kryetari i Partise Aleanca Demokratike ka deklaruar se eshte kunder ndryshimeve te kushtetutes. Propozimet e bera, sipas tij jane te papërshtatshme per kohen pasi aktualisht Shqiperia ka te tjera ceshtje per te diskutuar. Ceka ka deklaruar se miratimet qe priten te behen sot ne Kuvend jane larg asaj cfare presin zgjedhesit dhe kane nje mungese profesionalizimi ne diskutime per ndryshimet. Ceka ka theksuar se do te preferonte qe sot te ishte ne kuvend per reformen ne arsim, shendetesi apo per pronen.

Kuvend-Kushtetuta, Milo: PD-PS kompromis per reformat antidemokratike

Ora 21:00 - Kryetari i PDS eshte shprehur kunder ndryshimeve kushtetuese ne Kuvendin e Shqiperise. Paskal Milo i ka pare si antidemokratike propozimet e dy partive me te medha ne vend Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. “ Kemi 18 vjet qe qeverisemi nga 2 parti”, ka deklaruar Milo duke shprehur kundërshtimin e tij per miratimin e ndryshimeve te reformes zgjedhore dhe menyres se zgjedhjes se presidentit. Paskal Milo eshte shprehur i habitur se si ka mundesi qe sot PD e PS jane ne nje kompromis kur prej vitesh me rradhe ata kane patur kundërshtime te forta debate te vazhdueshme.

Kuvend-Kushtetuta, kreu i LDK, Lesi:Votoj pro paketës të ndryshimeve

ORA 21:10 - Kryetari i LDK, Nikolle Lesi eshte shprehur pro ndryshimeve kushtetuese ne Kuvendin e Shqiperise. Gjate fjales se tij ai ka deklaruar se do te votoje pro paketes se ndryshimeve e cila ka te beje me ndryshimet per sistemin zgjedhor dhe zgjedhjes se presidentit. Paketa e ndryshimeve kushtetuese u miratua dite me pare nga Komisioni i Ligjeve per sistemin zgjedhor proporcional rajonal e cila eshte propozuar nga dy partite me te medha ne vend, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.

Kuvend-Kushtetuta, Meta: Ndryshimet do sjellin “Kushtetuten Sali-Rama”

Ora 21:20 - Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka shprehur me tone te ashpra kundershtimin e tij per ndryshimet ne kushtetute. “Nese sot miratohet kjo kushtetute e propozuar atehere ajo do te quhet “Kushtetuta Sali-Rama” ose “Kushtetuta e Gerdecit”, ka deklaruar para deputeteve ne sallen e kuvendit Ilit Meta. Me tej Meta ka sqaruar se sistemi zgjedhor proporcional rajonal do te sjelle deformime te shumta te politikes dhe menyres se drejtimit te vendit.

Kuvend, Gjinushi: Duhet larguar Berisha, jo presidenti

Ora 21:50 - Kryetari i PSD-se Skender Gjinushi ka e ka quajtur diten e sotme jo si nje dite historike por nje ndryshim kushtetues ne menyre arbitrare. Duke kundërshtuar ndryshimet ne kushtetute mbi reformen zgjedhore dhe ate presidenciale, Gjinushi tha se nuk eshte presidenti ai qe duhet te largohet por eshte kryeministri Berisha pasi kriza eshte ne qeveri dhe pasojat e saj po i vuan populli shqiptar. Sipas kreut te PSD-se kryeministri Berisha nuk bashkëpunon dot me asnjë president dhe ne menyre te vazhdueshme kërkon largimin e tij. Ne kete menyre Partia Social Demokratike kundërshton paketen e ndryshimeve kushtetuese te cilat po vendosen arbitrarisht.

Kuvend-Kushtetuta, Mediu: Sistemi proporcional rajonal krijon probleme

Ora 22:00 - Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu ka riperseritur edhe nje here qëndrimin e tij ne lidhje me ndryshimet ne kushtetute. Ashtu sic ka e ka permdnur edhe gjate mbledhjeve te grupit te PD, Fatmir Mediu ka deklaruar se sistemi proporcional rajonal do te krijoje probleme te cilat mund te shkaktoje kriza. Ne kete menyre deputeti Mediu ka shprehur voten e tij kunder paketes se ndryshimeve per reformen zgjedhore dhe konkretisht ate proporcional rajonal dhe menyren e zgjedhjes se presidentit.

Kuvend-Kushtetuta, Berisha: Ndryshimet sjellin nje kushtetute perendimore

ORA 22:30 - Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka deklaruar ne Kuvendin e Shqiperise se ndryshimet ne kushtetute do te shmangin njehere e pergjithmone krizat  ne Shqiperi. Berisha deklaroi para deputeteve te Kuvendit se me keto nene qe do te ndryshohen, Kushtetuta e Shqiperise do te marre tiparet e kushtetutave perendimore. Nderkohe pasi ehte kundërshtuar nga partite e vogla ne lidhje me ndryshimin ne sistemin zgjedhor dhe zgjedhjes se presidentit, Berisha ka deklaruar se nuk ka ndodhur ndonjehere ne bote qe kryetaret e partive te vogla te behet kryeminister. Gjithashtu Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë qellim kunder presidentit Bamor Topi. Sipas tij Topi ka qene e do te mbetet bashkepunetori i tij me i madh.

Kuvend-Kushtetuta, miratohen me 115 vota ndryshimet, 9 deputet e PD kundershtojne nenin per presidentin

Ora 22:45 - Kuvendi i Shqiperise ka miratuar vetem pak minuta me pare ndryshimet kushtetuese me nje shumice votash prej 115 vota pro dhe vetem 17 vota kunder. Behet fjale per projektligji “Per disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, e ndryshuar”, e cila tashme eshte miratuar ne Kuvendin e Shqiperise. Pas debateve te shumta  dhe kundërshtimeve nga partite e vogla, shumica e deputeteve ne Kuvend kane deklaruar legjitimitetin e ketyre propozimeve. Paketa e ndryshmeve eshte propozuar nga dy partite e medha Partia Demokratike dhe Partia Socialiste te cilat kane rene dakort per nje sistem proporcional rajonal zgjedhor.

Gjate miratimit te paketes se ndryshimeve nen per nen 9 deputete ta maxhorances jane deklaruar kunder ndryshimeve te nenit per presidentin. Per kete nen, kane votuar kunder:
Sami Gergji deputet i PD
Artur Hasanbelliu deputet i PR
Nikolle Lesi deputet i LDK
Arjan Madhi deputet i PR
Spartak Ngjela deputet i PD
Besnik Mustafaj deputet i PD
Dashnor Sula deputet i PR
Rexhep Uka deputet i PD
Sali Shehu deputet i PD

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

32 Komente

  1. Adem thotë:

    21 April 2008 @ 9:26 pm

    Cifti BERISHA-RAMA te trashegoheni. URIME. URIME….

  2. berberi Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 April 2008 @ 9:41 pm

    “Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka shprehur me tone te ashpra kundershtimin e tij per ndryshimet ne kushtetute duke thene se ndryshimet ne sistemin zgjedhor do te sjellin deformime.”

    Kjo eshte per te qeshur. Te deformosh nje sitem qe aktualisht eshte i deformuar do te thote ta regullosh.
    Parlamenti sapo miratoj me shumice votash ndryshimet ne kushtetute.
    U tha ube.

  3. Anti BERISHA dhe nudistit RAMA thotë:

    21 April 2008 @ 10:01 pm

    Deputetet kane frike nga populli i tyre

    Cakenjte kanë frikë se e dinë çfarë mëkatesh kanë bërë kundër kombit Shqiptar. Pizza Gërdeci do tju ngeli ne gryke xhahilëve.

  4. olti thotë:

    21 April 2008 @ 10:34 pm

    Rob me te cuditshem zor se gjen. Behet zhurme dhe ankohemi deri ne kupe te qiellit pse nuk ka konsensus dhe bashkepunim mes partive- dhe kur ndodh….. jooooooooo nuk del kush te flase nje fjale te mire.
    Ca halli keni mer? Mbase se do ngeli Erjon Velia pa krijuar nje shushunje-parti tashi? Apo se do na ngele Ilir Shtangisti jashte parlamentit?

  5. klodi thotë:

    21 April 2008 @ 10:47 pm

    kur raundi i katert perzgjedhjen e presidentit eshte me shumice te thjeshte , perse na duhet tre raunde perpara? ? ? .
    “shumica e tjeshte” prodhon president politik , i cili do i perkasi mazhorances.
    Ky eshte nje hap drejt viteve 90′ !!! Rama nuk ndryshon nga berisha , te pakten parimisht.

  6. lefti thotë:

    21 April 2008 @ 10:50 pm

    kjo dite do te mbahet mend sepse do jete fillimi i fundit te partive fantazem qe benin presion ne parlament.tani do shifet se kush ka me te vertete elektorat apo jo.ishalla thyen qafen ai greku mutit…

  7. klodi thotë:

    21 April 2008 @ 10:51 pm

    keto ndryshime ne kushtetute , duke u bazuar ne “kulturen” politike ne shqiperi , kane nje demethenie te madhe :
    a) nese zgjedhjet e ardhme i fiton e “djathta” president pas topit do jete Berisha.
    b) nese sgjedhjet i fiton e “majta” president do te jete Rama ose Nano.

    veterrotullim politik , moral antidemokratik. Rama e dha shembullin qe i perket “llojit” qe kemi ne pushtet sot. Berisha u rikonfirmua. Parlamenti tregoj qe eshte nje kope me dele.

  8. bledi thotë:

    21 April 2008 @ 10:54 pm

    Shume mire bene.

    Treguan me te vertet ca demokracie etj etj standarte kemi pasur realisht keto 17 vjet,se cireshin e ulerinin per demokraci etj fallco gjithe keto vite. Tani eshte cdo gje hapur, asnje ndryshim, kemi njerez ne krye qe i bejne te njeqindat ketij populli e vendi si Enveri dikur, e madie sote skane as pergjegjesi per shtetin e vendin.Si tha Sala ‘’se dija” per Gerdecin, ashtu sic tha dhe per Piramidat finaciare.

    Pra nderuam thjesht nje Ramiz Alia me nje Doktor qe i kane ikur trute, dhe me nje piktor qe del plazheve lakuriq, pa haruar per pijanecin Nano qe ngeli rruges. Se ne thelb asgje ska ndryshuar e asnje shoqeri te drejte a demokratike (pra qe drejtohet nga vullneti i popullit) nuk kemi ndertuar.

    Eshte vertetuar sidomos nga Berisha, qe kur perqendron pushtet, keqeverisia ritet akoma me shume, madie ne ekstrem.

    Shqiperia do vazhdoj vite e vite te keqeveriset.

    Sa shqiptaret do zgjohen nga gjumi i genjeshtrave qe i hane me kaq qejf keto 18 vjet.

    Shume mire bene, nxoren hapur genjeshtren.

  9. Qafir Arnaut thotë:

    21 April 2008 @ 11:03 pm

    Pah c’gazetare te poshter? Ore a u ndryshuan rregullat e lojes apo vetem si zgjidhet presidenti? Po u vu ‘rajonali proporcional me lista te hapura’ SHQIPERIA U KTHYE NE SHTET MULTI-ETNIK si KOSOVA. Si ka thon i modhi Shefqet Musarj:

    Do ngrihen plehrat nga fundi i tokes
    Do ngrihen kembet ti bien kokes!!!

    Ju pordhacet e Shqipnis vazhdoni te rrini squke me Dengla Gerdecet tuaj.

  10. ujku i zi thotë:

    21 April 2008 @ 11:05 pm

    O Lefti, kjo eshte dite zie per shqipetaret. Sot me te vertet qe ndihem Gerdecar…

  11. tym thotë:

    21 April 2008 @ 11:06 pm

    Di ndokush ç’behet aktualisht Fatos Nano ?? Faleminderit

  12. kevinjon thotë:

    21 April 2008 @ 11:27 pm

    Bravo Berisha! Shqiperise qe ne i thom nane ti i thua femer, por qe kjo nana jone maziste dashuron vetem Sadistet ne nuk kemi per ta mesuar kurre edhe pse jemi papushim pjella te kamzhiqeve historike?!

  13. Syri Shqiponjes Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 April 2008 @ 8:08 am

    Sipas meje ne “kandarin” e politikes mizerrabele te ketyre 17 viteve ku kane administruar pushtetin individe apo forca politike fantazma KY PESHON SI LAJM I MIRE…!
    Me sa duket shume njerez cuditen tek qendrimi i Ed Rames,por une do te thoja me plot gojen qe shume pak e njohin aftesine dhe intuiten e tij ne kete drejtim.Duke marre ne dore frenat e Ps-e Ai u fut ne “lojen e shahut “te politikes per te qene te paketn nje levizje para…pervetesoi ne menyre perfekte “tezen” prej moderatori te Nanos qe po e perdorte se fundmi per pazare nderesh dhe perfitimesh me Berishen ne emer te integrimit…dhe nuk ka lene asnje shteg te hapur ne kete drjtim…duke i thene Nanos qe nese deshiron te behesh President te bej Une…
    Gjithsesi duhet pare gjerat se si do te rrjedhin me tutje persa i perket pragut elektoral qe duhet rritur patjeter mbi 5% dhe AJO QE ESHTE SHUME E RENDESISHME ESHTE DEMOKRATIZIMI I PLOTE I PS-se DHE PD-se…

  14. hunter thotë:

    22 April 2008 @ 8:30 am

    Eshte e drejte qe vendi te qeveriset nga 2 parti. Eshte e drejte qe shumica e partive te vogla te zhduken, sepse nuk kane sjellur e nuk kane per te sjellur asgje te re ne politiken shqiptare.
    Eshte e drejte qe presidenti te zgjidhet nga parlamenti, sepse jemi republike parlamentare; presidenti nuk ka kompetenca te medha dhe zgjedhja nga populli sjell humbje kohe dhe parash nga buxheti i shtetit.

  15. Tironsi thotë:

    22 April 2008 @ 8:51 am

    A di me na thon njeri si do zgjidhet presidenti tani?

  16. Syribukur Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 April 2008 @ 8:53 am

    Besoj se diskutimi me i ekuilibruar profesionalisht dhe me pak politikisht emocional ishte ai i avokat Ngjeles.

    Ne fakt Ngjela e ka shprehur edhe here tjeter qendrimin e tij duke e vene theksin te ndryshimet per Presidentin.

    Avokati ka qene dakrod, madje ka bere te njejtin propozim per ligjin zgjedhor para disa viteve, por atehere e konsideruan te gabuar.

    Megjithate, besoj se formalisht mund te ishte diskutuar me gjithe spektrin politik per keto ndryshime. Une personalisht jam per rritjen e pragut elektoral ne minimumin 5%.

    Po ta vini re, avokati (s’dua te keqkuptohem sikur po i bej reklame avokatit) ka qene i vetmi qe s’eshte trembur as per pragun as per sistemin e propozuar.

    Nuk duhet patur frike se Berisha mund te ri-zgjidhet President. Ai e ka tejkaluar tashme ri-zgjedhjen, pasi nuk e lejon kushtetuta.

    Neni 88 pika 1 thote: Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

    Dhe Berisha ka qene zgjedhur 2 here. njehere ne 1992 dhe tjetren nen grykat e Kallasheve ne 1997.

    Te shohim ku do t’i dale tymi kesaj “marreveshjeje”.

  17. libertas thotë:

    22 April 2008 @ 9:09 am

    po ndryshimet ne kushtetute nuk behen me referendum nga populli?

  18. Tironsi thotë:

    22 April 2008 @ 9:15 am

    Ndryshimi i menyres se zgjedhjes se presidentit duhet te behej me miratim popullor. Ca na ka gjet ne te shkreteve :( :( I teket bytha ketyre e ndryshojne ca tu kete qejfi. S’na doli gjo as Bamiri. Me zor i boni 9 vota. I hekte mortja

  19. lulian kodra thotë:

    22 April 2008 @ 9:45 am

    Nuk e kthen mbrapsht presidenti kete po t’a vleresoje qe se mban dot kushtetuta?

  20. Tironsi thotë:

    22 April 2008 @ 10:28 am

    S’ka lidhje luliano se keto jane amendime e normalisht qe nuk i permban kushtetuta e tanishme. Nuk e di si eshte procedura per amendimet kushtetuese, se ato mbase ne hyjne ne fuqi pa dekret presidencial, po normalisht presidenti ka te drejte t’ia ktheje vetem nje here parlamentit. Keshtu qe dhe po e ktheu, do ta votojne prape keta e ja ku jemi.
    Puna eshte qe keta po e qelbin fare. Edhe ky Rama qeka Berishe i vogel qe po rritet shpejt. Prirjet autoritariste ia dinim po ai qeka dhe i papergjegjshem dhe dallaveraxhi fare.

  21. hunter thotë:

    22 April 2008 @ 10:50 am

    lulian kodra thotë:
    22 Prill 2008 @ 9:45 am
    Nuk e kthen mbrapsht presidenti kete po t’a vleresoje qe se mban dot kushtetuta?

    Nga KUSHTETUTA E SHQIPERISE
    PJESA E SHTATËMBËDHJETË
    RISHIKIMI I KUSHTETUTËS
    Neni 177
    1. Nisma për rishikimin e Kushtetutës mund të ndërmerret nga jo më pak se një e pesta e anëtarëve të Kuvendit.
    2. Asnjë rishikim i Kushtetutës nuk mund të ndërmerret gjatë kohës kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme.
    3. Projekti miratohet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
    4. Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, që projektamendamentet kushtetuese të votohen me referendum. Projektligji për rishikimin e Kushtetutës hyn në fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet jo më vonë se 60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend.
    5. Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
    6. Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.

    Pika e fundit mendoj se pergjigjet pyetjes. Prsh.

  22. Kumandari thotë:

    22 April 2008 @ 10:51 am

    Ju pershnes :-)
    Sikur te vije dita, te vije Komandanti!

    Ah të vijë dot dita, e të ulet mali

    Prape tek ne të vijë, i gjallë Enver djali

    Si në aso kohe, të na mbledhë prapë

    Në vathë të na fusë, të na bëjë zap..!

    Prapë nga e para, jeten ta fillojme

    Me kengë në gojë, në punë të shkojmë

    Te fillojme reformat,e pronat t’i mbledhim

    Kishat e xhamijat,ne toke t’i hedhim

    Jo më me makina, jo më shumë gazeta

    Prapë me ‘Zën’ e Popllit”, me katër - pesë fleta

    Një televizor, vetëm një për be

    Ku te dali Xhaxhi, të flasi me ngê

    Ata që nuk binden, që nuk marrin vesh

    Xhaxhi do t’i shtype, do t’i bëjë përshesh

    Me një melodi, prapë të këndohet

    Kush nuk i pret leshte, do te internohet

    Jo me parlament, me 100 partira

    Veç ajo e Xhaxhit, që është më e mira

    Jo më me mitingje, me te vjedhur vota

    Ka Çeçua biçak, e të ikën koka

    Jo me piramida, që të hanë lekët

    Jo më kaçak rrugesh, që të heqin brekët

    Jo zyrtarë hajdutë, jo më tenderime

    Ca thaset me lekë, ca xhepat me qime..

    Në aksion per grurin, rinia te argetohet

    Jo të marre malet, e të na largohet

    Jo më prostituta brenda në motele

    Ca n’kooperativë, ca t’i çojmë me dele..

    Nuk do ketë dogana, s’do ketë doganier

    Nuk do ketë hashash te Blloku përzier

    Do rriten femijet, e do bëjnë fi- fiuuu

    Me te vetmen loder, bilbil harixhiu..

    Të bëhet prape Blloku, si e kishim lënë

    Me policë të ruhet, me ushtarë dhe qenë

    Xhaxhi ne Drilon, të hajë qafa pate

    Ne në plazh të sigurt, pak djathe me domate

    Eh,ti pate fat, vdiqe me pushtet

    Të qamë të gjithë, si e deshe vetë

    Ç’erdhën prapa teje duan vetëm lekë

    Edhe dhi pa tru, edhe bisht përpjetë

    Fatosi ik-erdhi, erdhi-iku prapë

    Pi raki e verë, e gjithë vitin tapë

    Berisha ik-erdhi, tha do bëjë hatanë

    Po vjedh si derrkuc, po çudit dynjanë

    Fli o Komandant, e rri pa merak

    Iku ajo kohë, ti nuk kthehesh prapë

    Ata që le pas, na kanë zhyt në hi

    Ishalla nuk rrojnë, aq sa rrojte ti

  23. Syribukur Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 April 2008 @ 11:44 am

    Rrofsh o Kumandar! :)

    Vecse e ke me te hedhur me duket ;) :)

  24. Pjer Thomas thotë:

    22 April 2008 @ 6:43 pm

    Se ç’ndryshime jane bere konkretisht, mendoj se duhet nje artikull tjeter te na i sqaroj. Per zgjedhjen e Presidentit nga populli, mendoj se eshte mire.

  25. boyscout Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 April 2008 @ 7:21 pm

    tym thotë:

    21 Prill 2008 @ 11:06 pm

    Di ndokush ç’behet aktualisht Fatos Nano ?? Faleminderit

    Nano diten e votimit u kthye nga Vjena (ku aktualisht jeton) por ne Parlament nuk vajti. Gojet e liga thone qe ka bere nje pazar me Ramen ku ky i fundit i ka kerkuar qe te mos behet me Meten dhe ne kembim deputetet mbeshtetes te tij do te jen pjese e listave per deputete.

  26. Beni thotë:

    22 April 2008 @ 10:56 pm

    Shqiperise nuk i ka ardhur e keqja nga partite e vogla por nga partite e medha.Shqiperise nuk i ka ardhur korupsioni nga partite e vogla por nga partite e medha.gangesterer apo sjellje gangsteresh nuk jane shfaqur nga lideret e vegjel por nga lideret e medhenj.Diktaturat nuk vijne nga lideret e vegjel por nga politikane si Berisha apo pse jo Rama.Berisha ka 18 vjet udheheqes ndersa Rama dhjete vjet nga minister deri tek kryetar bashkie.Korrupsionin nuk mund ta beje opozitari por pozitari.Ne kete rast Rama dhe Berisha jane dy qe luajne bisneset tani per tani

  27. RReziku! thotë:

    23 April 2008 @ 12:58 am

    Ishalla nuk rrojnë, aq sa rrojte ti, mendoj se jetegjatesia varet nga gjtesia e trupit.
    Me sa po kuptoj po na kthejen ne republik presidenciale tani, me kushtetut perndimore tani, gjoja, por me duket se ndiqet rruga e putinit,
    Ishalla nuk rrojnë, aq sa rrojte ti, keta me keto ndryshime qe po bejen nga hera mendojen qe dhe kur te mos jene me pushtetin ata ta ken.
    Te na trashgohet cifti i ri, e lum populli qe do votoj cdo fundjave tani

  28. ada thotë:

    23 April 2008 @ 10:29 am

    ishte tamam shkrimi i nje gazetari te mirenjohur shqiptar: sa shpejt i uli pantallonat rama para berishes. por une do te thoja ” sa shpejt i ngiti shalet perpjet rama para berishes”

  29. Koth thotë:

    23 April 2008 @ 10:38 am

    Ada !

    Kjo perkthehet keshtu : huqi del me shpirtin !

  30. Tani thotë:

    23 April 2008 @ 11:14 am

    kushtetuta duhet t’i pershtatet kohes, nevojave te vendit, realitetit social-politik, vetem per nje gje me vjen keq e qe nuk eshte diskutuar fare: te pakten neni per menyren e zgjedhjes se presidentit duhej te ndryshohej, permirsohej apo qendronte si ishte me referendum popullor. le te ishte populli qe do te vendoste per zgjedhjen e kreut te tij e jo nje grup individesh qe shiten e blhen sipas rastit (zgjedhja e Topit deshmia me e qarte).
    per zotin president vlen thenia: prift me bete, tani me lini te sherbej meshe!
    (me votat e blera te beme prift, me pazare te fshehta ta heqim veladonin!!!)

  31. bledi thotë:

    23 April 2008 @ 12:55 pm

    Tani qe do numerohen ne bllok gjithe votat e rrethit, do beje kerdine partia ne pushtet,duke e ditur si operon ne zgjedhje, pasi ne fshatrat ose periferite e saj do hedhi vota pa fund qe do ndikojne ne rezultatin e gjithe rrethit.

    Do behet kerdia ne zgjedhje.

  32. jolly thotë:

    23 April 2008 @ 5:10 pm

    Bravo SALI RAME BERISHA, Bravo…ia futet edhe njehere ketij populli. Politika e re e RAME-BERISHES…vaj medet o shqiperi!!!!

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.