Identifikohu



Regjistrohu

Kushtetuta, Topi kundër ndryshimeve

Kushtetuta, Topi kundër Berishës

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka deklaruar dje se ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen sipas vullneteve të çastit, por duhet të jenë të maturuara.

Shekulli

Ndryshimet Kushtetuse, jo sipas vullneteve të çastit

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka deklaruar dje se ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen sipas vullneteve të çastit, por duhet të jenë të maturuara. Në një intervistë televizive, Presidenti i Republikës ka theksuar se prekja e Kushtetutës duhet të behët në mënyrë të kujdesshme, për çështje substanciale dhe të mos ndërhyhet në mënyrë frekuente.

Zoti President, javët e fundit është thelluar, le të themi, debati politik lidhur me ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Partia Demokratike dhe natyrisht deri diku të miratuara edhe nga Partia Socialiste, por që kanë ngjallur debat qoftë brenda kampit të majtë, qoftë brenda kampit të djathtë, për shumë arsye. Ju, si i shikoni këto kërkesa të vazhdueshme, thuajse periodike, për këto ndryshime kaq të shpeshta të Kushtetutës?

Së pari, do të thosha që ka pasur një ndryshim në axhendën e partive politike për çështjen e prekjes së Kushtetutës. Pra kemi pasur prej muajsh në diskutim çështjet e reformës zgjedhore, e mirëpritur për t’u realizuar sa më shpejt, por ditët e fundit i është shtuar kësaj axhende edhe një propozim për ndryshimet kushtetuese përsa i përket çështjes së mandatit të Presidentit, kompetencave të tij. U fut një propozim për ndryshimin e nenit 93 për nevojën e kundërfirmosjes së dekreteve, një çështje që kishte të bënte me KQZ-në, me Prokurorinë. Unë, në parim, do të thoja që çështjet e prekjes së Kushtetutës nuk mund të jenë çështje të karakterit sipërfaqësor. Unë sot flas me një cilësi tjetër, jam President i Republikës dhe kuptohet që jam garanti institucional dhe garanti moral i ruajtjes së këtij dokumenti themeltar, që është dokumenti bazal mbi të cilin ngrihet e gjithë jeta institucionale e institucioneve shqiptare. Ajo që të bën përshtypje, është se në këtë debat të improvizuar nuk ka pasur asnjë lloj konsultimi, në radhë të parë me njerëzit të cilët janë marrë me këtë Kushtetutë, njerëzit që kanë një eksperiencë politike në radhë të parë konstitucionale, por edhe me njerëzit e ligjit që janë profesionistë.

Kuptohet që, të prekësh Kushtetutën duhet patjetër që t’i referohesh frymës apo klimës në të cilën është realizuar ajo Kushtetutë, pra ka pasur një referendum, ka qenë referendumi i nëntorit të vitit 1998, pra, ta prekësh në mënyrë kaq frekuente do të thotë të mos jesh serioz, pikërisht në ruajtjen e këtij dokumenti themeltar të shtetit, aq më shumë kur ka disa propozime “ex tempora” të çastit, që krijojnë një lloj pështjellimi, fusin në një debat të panevojshëm jo vetëm politikën, por edhe institucionet. Tregojnë patjetër një mungesë serioziteti, duket sikur jemi pikërisht në caqet e një politike amatoreske, që frymëzohet nga emocionet e çastit dhe kuptohet, kjo e bën klimën më të rënduar dhe aq më shumë pastaj, kur disa tendenca për të dominuar pushtete të stabilizuara tregojnë që këto mentalitete nuk mund të jenë kurrë mentalitete perëndimore, por tregojnë një lloj rrëshqitjeje në mentalitetet e vjetra ballkanike, të cilat ne dita-ditës po mundohemi t’i shmangim në frymën e integrimit Euroatlantik.

Zoti President, kur thoni që këto janë përpjekje të cilat ju i shikoni pak a shumë si negative ndaj pushteteve të konsoliduara, keni këtu pikërisht parasysh tendencën për të kufizuar kompetencat e Presidentit të Republikës?

Në mënyrë absolute, unë çështjet nuk i shoh në sens personal, unë i shikoj në një sens mjaft institucional dhe jo pa qëllim, në hyrje të kësaj interviste thashë që jam garant i Kushtetutës, garanti moral i këtij dokumenti themeltar. Të bësh propozime të tilla të pakonsultuara, të hedhura jashtë çdo lloj procedure normale dhe pastaj të tërhiqesh disa orë më mbrapa, sikurse ishte rasti i propozimeve të një grupi të caktuar njerëzish për ndryshimet në nenenin 93 që ka të bëjë me kompetencat, unë nuk e trajtoj si një çështje të karakterit personal, por si një çështje thellësisht të karakterit institucional të balancimit të pushteteve dhe unë besoj që jam në këtë moment për të thënë që ndryshimet, apo prekja e Kushtetutës për çështje që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, ose dhe për çështje të tjera mund të bëhen, por duhet patjetër të konsultohen, duhen të jenë pjesë e një debati sa politik, aq edhe profesional, duhet të jetë patjetër pjesë e një transparence të plotë me shoqërinë, sepse është pikërisht kjo shoqëri që e ka miratuar nëpërmjet referendumit.

Zoti President, kërkesa për ndryshimet pikërisht të këtyre kompetencave erdhi nga e djathta. A janë konsultuar me ju përpara se të bëheshin publike këto lloj propozimesh?

Unë mendoj që konsulta jo vetëm që nuk është realizuar, por mendoj që kjo konsultë nuk ka nevojë të bëhet në mënyrë ekskluzive me Presidentin. Unë nga ajo që kam parë dhe nga informacionet që kam marrë, këto kanë qenë propozime të futura në mënyrë shumë të pabazuar në procedura çka do të thotë që me këtë dokument kaq të rëndësishëm nuk kanë qenë të konsultuar as njerëzit e grupit parlamentar të Partisë Demokratike nga ka ardhur ky propozim. Pastaj mendoj që për çështje kaq të rëndësishme patjetër që duhej të konsultohej Institucioni i Presidentit, por edhe të gjitha partitë politike, sepse kanë qenë të befasuar me aq sa unë kam parë dhe kam marrë informacion edhe aktorë të rëndësishëm të jetës politike, të jetës institucionale politike, por edhe mjaft protagonistë të jetës profesionale, konstitucionalistë, çka e bëjnë këtë një element vërtet për t’u shqetësuar.

Zoti President, në fakt, ideja që të mos kishte vetëm ndryshime që kishte të bënin vetëm me reformën zgjedhore apo atë në drejtësi është pak e hershme, pra nuk është e këtyre dy tre javëve të fundit. Ka qarkulluar gjithmonë paksa në “underground” sidomos në krahun e djathë, pas zgjedhjes suaj si President, kuptohet. Pyetja ime është e drejtpërdrejtë: përse kërkohen të bëhen këto ndryshime zoti President?

Jo nuk mund të them arsyen se përse është marrë kjo iniciativë, por unë e trajtova dhe vazhdoj ta trajtoj çështjen në parim. Çështja e ndryshimeve kushtetuese patjetër duhet të jenë pjesë e një konsultimi të gjerë, duhet të jetë një proces mjaft i matur dhe i sigurt. Unë nuk po them që nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese, por këto ndryshime kushtetuese nuk mund të bëhen si ndryshime të çastit, sipas vullneteve të çastit, por duhet të jenë gjëra shumë të maturuara, në mënyrë që kur të futemi për të prekur Kushtetutën, të futemi për ta prekur në mënyrë të kujdesshme, për çështje substanciale dhe nuk mund të ndërhyjmë në mënyrë frekuente. Vitin e kaluar ndërhymë, sot po ndërhyjmë, do të vijë puna që për interesa ndoshta edhe të ngushta të individëve të caktuar mund të kërkohet që të ndërhyhet prapë. Unë mendoj se duhet të jemi mjaft seriozë në këtë proces.

Zoti President, pjesë e këtyre propozimeve është edhe ajo që, në një fazë të caktuar, për të tejkaluar krizat politike që mund të sjellë mos zgjedhja e Presidentit të Republikës nga Kuvendi i Shqipërisë, të kalohet në një votim nga populli, apo të ketë direkt një votim nga populli për Presidentin e Republikës. Unë kujtoj që gjatë krizës presidenciale vjet, përpara se të zgjidheshit Kryetari i Shtetit, ju e patët mbështetur publikisht idenë e zgjedhjes së Kreut të Shtetit nga populli. Si e shikoni sot këtë propozim të ridalë në skenë?

Meqenëse iu referuat një prononcimi të dikurshëm, po ju them se unë mundohem të jem konstant në pozicionin tim. Sot që unë jam në zyrën e Presidentit të Republikës e kam më të lehtë për ta rikonfirmuar, sepse sot kam mundësi që të marr më shumë opinione, më shumë informacione. Po t’i drejtoheni opinioneve publike, dhe kjo nuk ka të bëjë me persona të caktuar, por janë parime thellësisht kushtetuese, njerëzit kërkojnë që institucioni që është garant i dokumentit themeltar, garant i jetës së institucioneve, padyshim që më e mira e mundshme është që të jetë një zgjedhje e drejtpërdrejtë nga populli. Tendenca për ta futur në kanale të tjera ku mundësia e realizimit të pazareve politike është më e madhe, tregon që i largohen pikërisht vendimmarrjes së sovranit. Ju e dini që ka sot në treg politikanë që janë larguar nga opinioni i njerëzve, janë larguar nga vendimmarrja e tyre. Kjo askënd, cilindo politikan, cilindo institucion, nëse do të vinte puna edhe nesër për të gjykuar për pozicionin e Presidentit aktual, ai që duhet të japë verdiktin patjetër duhet të jetë populli, sepse populli ka nevojë që të merret në konsideratë edhe për një arsye tjetër, për një arsye që më shumë se kushdo tjetër e di, pikërisht ai që kërkon që politikat e elaboruara sidomos në mënyrë verbale gjatë fushata, ai ka mundësi të provojë në realitet nëse janë realizuar ose jo. Kështu që unë mendoj se duke i dhënë një sfond pikërisht atij opsioni të zgjedhjes nga populli, atëherë dhe institucioni i Presidentit, edhe balanca e institucioneve do të jetë patjetër më korrekte, do të jetë më harmonike dhe tek e fundit do të jetë në shërbim të popullit dhe të shoqërisë shqiptare.

Marrë me shkurtime nga “Top Channel”

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

3 Komente »

  1. Idris thotë:

    16 Prill 2008 @ 5:40 pm

    …….dokumenti bazal…..(per Kushtetuten ) .. :( :( :(
    Topin se paska kap ”prevalimi” k/ministror…ne kete menyre si BAZAL mund te themi edhe MAJAL per kulmin…..etj..
    O TOp! Kushtetuta eshte Dokument Themelor ose LIGJI Themeltar …nuk eshte Bazale sepse do te duhej per “opozit” te percaktosh kush eshte Dokument ACID….Nejse mo…Rendesi ka intervista..
    Per mendimin tim problemin eshte kapur drejt por ndryshimet “frekuente”?
    duhet te perjashtohen jo se nuk jane te studiuara mire ,por metoda me sakte e nderhyrjeve ne kushtetute eshte PLOTESIMI jo NDRYSHIMI…
    pra ata qe ne gjithe boten me KUSHTETUTA shume dhjetra vjecare quhen AMENDAMENTE.
    Jo vetem qe s’duhet te lejosh keto lloj nderthyrje tip ”GJATASH”por thirri shpejt dhe vurua ne dukje MIXHISTEVE se me kete menyre hiq e vur
    nenet e paragrafet e kushtetutes asnjehere s’keni per te bere shtet.
    Ke hapsira per ta lene Mixhen te LEVIZE e SHESE Pordhe si i PARE sa te duash po me kusht ama…Here pas here na jep kronika qe te rrije para Stafit te Presidences (kur e shkel) si pule e Lagur Jo si Don Korleone qe te thot ” Miqte e Miqve, prandaj i veme ne poste, sepse na duhen”
    BINDU TI si i PARE qe NDRYSHIMET KUSHTETUESE nuk mund te behen Sa here i fryhet nje grupimi Politik…
    NUK MUND TE KETE NDRYSHIME KUSHTETUESE !!!!!!

  2. ilir thotë:

    16 Prill 2008 @ 6:03 pm

    O Idris, na cave menderen me keto komente mixhiste!!! :-) ;) :( (keto fytyrat po i perdor vetem se e di qe i ke qejf)

    NUK MUND TE KETE NDRYSHIME KUSHTETUESE !!!!!!

    Por mund te kete

    AMENDAMENTE.

    Po na ben si ndonje akademik tani O drizo, se domosdo NDRYSHIMET KUSTHTETUESE dhe AMENDAMENTET jane shuem larg njera-tjetres, madje perjashtojne njera-tjetren. Idris, nga cili liber i Dulles po na i nxjerr keto? Nga IMPERIALIZMI DHE REVOLUCIONI apo nga EDHE NJE HERE PER DIVERGJENCAT TONA ME SHOKUN TOLIATI?

    Njerez si puna jote jane fare te pandreqshem, sidomos kur u eshte mbushur mendja se jane te zgjuar e kane se c’thone. Por ne fakt shumicen e hereve as ti vete nuk e ke idene c’idiotesira thua dhe mundohesh ta mbulosh me gjasme figura e simbole qe kane kuptime prej budallai. Dhe kur diskuton sidomos per politiken, je jashtezakonisht negativ, eshte humbje kohe te te lexosh (mos ki merak, se nuk e bej me!)

  3. Idris thotë:

    16 Prill 2008 @ 6:27 pm

    Iliro une kam nje huq !
    Kujt ja caj JA PAGUJ…mos u tremb ..na thuj sa te ben!!!!!!! :( :( :(
    Me urtesi ,duke mos te perdhunuar dijet tuaja qe po shndrisin ne fusha te MIXHES po ta lexosh me vemendje …do shohesh e do kuptosh te njejtin perfundim,te prurjes SUAJ me SHUME VLERE dhe ”prevalimeve” MIXHISTE te mijat.
    Kemi vetem nje Dallim te vogel….po te vogel ama.
    Ti tek une sheh nje PENGESE shume te MADHE ne ZHVILLIMIN e PERPRAIMIN e KOMBIT.Dhe kjo nuk eshte pak per Inteligjencen qe perfaqson dhe kete e shpreh ne menyre shume inteligjente e te kulturuar.
    Une tek ty shoh nje pengese shume te MADHE per shoqerine GISH te formuar rishtazi ne Memedhembje sepse kerkon qe me tenden te mbulosh te gjithe veprimtarine e tyre.
    Po te jap dhe nje pyetje qe mund ta gjesh shume kollaj.
    perse dhe kur TI personalisht mund te zesh nje vrime me dy vrima sepse je Rast i vecante…. :D :) :(

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.