Kushtetuta, miratohen ndryshimet e PS dhe PD per sistemin zgjedhor e KQZ
Komisioni i Ligjeve ka miratuar propozimet e PD e PS per disa ndryshime ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise qe kane te bejne me sistemin zgjedhor dhe institucionin e KQZ-se. Jane shtyre per neser propozimet kryesore per ndryshime ne Kushtetute, ku flitet per Presidentin dhe Kryeministrin. Ne fillim te mbledhjes demokratet bene te ditur se terhiqen per ndryshimet ne Kushtetute, persa i perket kompetencave te Presidentit.
TIRANE - Komisioni i Ligjeve ka marre sot ne shqyrtim propozimet per ndryshime ne Kushtetute. E reja ne Komision ishte terheqja e PD-se nga propozimi per ndryshime ne nenin 93 per kompetencat e Presidentit. Pas diskutimit nen per nen te ndryshimeve ne Kushtetute Ok perfundimtar nga Komisioni i Ligjeve moren propozimet per sistemin zgjedhor te PS-se dhe ai per KQZ-ne te bere nga PD. Nderkaq propozimet per ndryshime lidhur me Presidentin dhe Kryeministrin jane shtyre per diten e marte
Kushtetuta-ndryshime, PD terhiqet nga propozimi per kompetencat e Presidentit
Ora 12:15-Partia Demokratike terhiqet nga propozimi per ndryshime ne Kushtetute per mandatin e Presidentit. Vendimi u be i ditur sot gjate Komisionit Parlamentar te Ligjeve nga deputetja Arenca Trashani. Sipas saj, PD do te tërhiqet nga propozimi per ndryshimin e nenit 93 te Kushtetutes se Republikes qe ka te beje me kompetencat e Presidentit. Spiro Peci, anetar i Komisionit te Ligjeve deklaroi per mediat se propozimi eshte ne kundërshtim me procedurat pasi ato ishin formuluar pa relacionet perkatese.
Kushtetuta-ndryshime, Miratohen propozimet e PS per sistemin zgjedhor dhe PD-se per KQZ
Ora 12:35-Komisioni i Ligjeve miraton propozimet per ndryshime ne Kushtetute te PD e PS per sistemin zgjedhor dhe KQZ-ne. Komisioni shtyn per neser (e marte) propozimet per ndryshime ne Kushtetute per zgjedhjen e Presidentit, mocionin ndaj kryeministrit dhe per mandatin e Prokurorit te Pergjithshem te vendit. Anetaret e Komisionit te Ligjeve pasi kane marre ne diskutim nen per nen kane miratuar propozimet per ndryshime ne Kushtetuten e Republikes te bera nga ana e PS-se per sistemin zgjedhor. Ndryshimet konsistojnë ne sistem proporcional rajonal dhe per lista te mbyllura kandidatesh. Miratim te plote kane marre dhe ndryshimet e propozuara nga PD per Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ). PD kërkoi shfuqizim te pjeses se 12 te Kushtetutes qe konsiston rreth perberjes dhe funksionimit te KQZ-se, ndryshim qe mori miratimin nga Komisioni.
Nderkaq anetaret e këtij Komisioni kane shtyre per neser pikat shume te nxehta te propozimeve te bera nga PD-ja. Neser do te diskutohen nen per nen menyra per zgjedhjen e Presidentit, mocioni ndaj kryeministrit dhe per mandatin e Prokurorit te Pergjithshem. Kushtetuta, miratohen ne parim ndryshimet. Komisioni i Ligjeve: OK propozimeve te PD e PS
Ora 12:40-Komisioni i Ligjeve ka miratuar ne parim propozimet per ndryshime ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Propozimet qe kane qene nga te dyja kampet e politikes, PS e PD kane marre miratimin ne parim te Komisionit. Anetaret e Komisionit te Ligjeve jane mbledhur sot ne mesdite dhe pasi kane kane bere miratimin ne parim kane marre ne diskutim nen per nen ndryshimet e propozuara. Propozimet e PD-se kane qene per mandatin e Presidentit, mandatin e kryeprokurorit dhe votëbesimin e kryeministrit. Kurse PS ka bere propozime ne rrafshin e reformes zgjedhore per te cilat ka marre miratim te plote.
(d.b/BalkanWeb)


Komentet janë mbyllur.
Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.