Kushtetuesja: Shkarkimi i Sollakut, ligjor
Nga Ejona Bajrami
Gazeta Tema
20.05.2008
Gjykata Kushtetuese mori dje vendim në lidhje me ankesat e depozituara nga ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, në lidhje me mënyrën e shkarkimit të tij. Kushtetuesja e ka vlerësuar si të pabazuar kërkesën e Sollakut për shfuqizimin e dekretit presidencial për shkarkimin e tij, duke vlerësuar se nuk ka shkelje ligjore.
“Në lidhje me kërkesën e dytë të z. Theodhori Sollaku, paraqitur prej tij pas shkarkimit nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm, me objekt shfuqizimin e Dekretit nr. 5523, datë 22.11.2007, të Presidentit të Republikës, si dhe të Vendimit nr.141, datë 05.11.2007 të Kuvendit të Shqipërisë, që bëjnë fjalë për shkarkimin e tij nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë si të pabazuar kërkesën e paraqitur nga z. Theodhori Sollaku me arsyetimin, se dy aktet e mësipërme, të kundërshtuara nga kërkuesi, në këndvështrimin kushtetues, nuk përmbajnë shkelje të të drejtave kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, në kuptim të shkronjës “f” të nenit 131 të Kushtetutës së Shqipërisë”, - thuhet në një njoftim të Gjykatës Kushtetuese.
Ndërsa duke iu referuar kërkesës së tij të dytë, në lidhje me pamundësinë e hetimit nga Kuvendi të punës së prokurorisë, Kushtetuesja ka vlerësuar se Kuvendi nuk mund të kontrollojë vendimet e prokurorëve. “Në lidhje me kërkesën e z. Theodhori Sollaku, paraqitur prej tij në kohën që kryente detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, me objekt zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese vendosi: “Të zgjidhë mosmarrëveshjen e kompetencës të lindur midis organeve shtetërore, subjekt në këtë mosmarrëveshje dhe të deklarojë, se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka kompetencë të kontrollojë dhe të vlerësojë vendimet e prokurorëve në çështjet konkrete për mosfillimin e procedimit penal, për pezullimin e hetimeve, për pushimin e çështjeve penale, për marrjen e masave të sigurimit, si dhe të vendimeve e veprimeve të tjera të prokurorëve që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq”, - thuhet në vendimin e dytë të Kushtetueses.


20 May 2008 @ 12:41 pm
Ku jane opozitaret tane, (edhe ate te Peshkut) qe thoshin se shkarkimi ishte anti-kushtetues ? Ku eshte Ngjela, qe thoshte po njelloj ?
Mos valle tani qe (shyqyr) nje vendim i gjykates kushtetuese doli ne favor te qeverise, do dilni e te thoni se gjykata “kontrollohet nga Berisha” ? Jo, se me arrdhjen e Topit, 1 anetar vetme i ka ndryshuar gkykates, te 8 te tjeret i kishte emeruar Meidani dhe Moisiu … madje edhe gjyqtari (i gjyqeve publike komuniste) Fehmi Avdiu, te cilet i mbaroi mandati ne 10 Maj 2008, vazhdon te qendroi ne “post”
Them “shyqyr”, sepse nga 2006 e ketej, mund te jene dhene mbi 10 vendime kunder qeverise nga kjo gjykata, dhe vetem 1 apo 2 pro. Rasti i fundit ishte ligji i gjobave, i para 1 jave : ndaj, ata qe mund t’u veje ne mendje te nxjerrin si objeksion argumentin se “gjykata kontrollohet nga Topi, dmth Berisha” - kot e kane - behen qasharake : “mos bej siç them une, por bej si bej une, i thone ne kete rast; sepse kur gjykata kushtetuese “i binte qeverise, keta “peshq” duartrokisnin, kurse tani qe i dha te drejte per shakrkimin e Sollakut, thone se “gjykata eshte e kapur”
O njeren o tjetren
20 May 2008 @ 12:52 pm
Sa kujtime te ngajll kjo “çeshtja Sollaku” - lere lere ! 2 vjet zuri ne historine Shqiptare vetem e vetem sepse ne mund te jemi vendi i vetem ne bote qe Kryeprokurorin e kemi ne gdhendur ne kushtetute. Asnje vend i zhvilluar, s’di te kete nje gje te tille si ne, as USA, as Franca te pakten, aq me pak Anglia e cila s’ka kushtetute fare nga terminologjia e te drejtes Latine.
Ketej nga ne, Kryeprokuri dhe prokuroret e tjere emerohen nga egzekutivi, NORMAL, sepse mbrojne interesin e shoqerise ne proçeset gjyqesore : pavaresia e gjyqesorit nuk preket nga ky fakt, perderisa denimet nuk i jep hetuesi apo prokurori, por gjykata - te cilat jane vertet te pavarura.
Tek ne gjerat jane sepraprthi, nga ajo palo-kushtetute e ‘98 … dhe normal, kur i shtyn nje doze te mire politike, behet pasionante telenovela, siç u be edhe ajo e shkarkimit te nje dava - Sollak
Opozita e Bashkuar atehere, berrtiste e çirrej se pas heqjes se Sollakut, do behej gjueti Shtrigash, do burgoseshin lideret e te majtes, do rraseshin brenda depute me heqjen e imunitetit etj etj - asnje gje nga ketu fobira nga ndodhi. Opozita uleriste atehre se nuk po mbronte Sollakun si person, (pra, nuk po e perdorte ate qe ai t’u mbyllte dosjet e qelbura te ‘97-’05 me aferat e tyre), por po mbronte ne menyre parimore institucionet e “pavarura”. Sa qesharake duken sot keto gjera ! Te “mbrosh ne menyre parimore, institucionet e pavarura” - tamam si mbron “parimorçe” edhe META cenimet e kushtetues se ‘98 … Te gjithe e dine tani, se META kerkon t’a beje kete çeshtje kal beteje politike, per elektorat, mobilizim, siç Rama dhe Opozita ne teresi perdorte Solllakun politikisht, per te anatemuar Berishen, si njeriu anti-shtet, si ai qe do behej xhelati i Opozites nese guri i fundit (Sollaku pra) do te largohej … Sa tragji-komike !
Me ne fund, pas largimit me hir e me pahir te Sollakut, çdo gje ra ne qetesi, çdo gje duket normale dhe madje çdo gje duket shume here me mire se ne fillim, perderisa nuk ka me konflikte te kota poltike siç kishte para disa mujash
20 May 2008 @ 1:47 pm
Avash lefti avash se nuk mjafton titulli gazetes tema per analize. Eshte si te fluturosh me pras …
Ja perfundimi i gjykates:
…
9. Sa më sipër, duke përfshirë në objektin e hetimit një numër çështjesh që nuk përfshihen në sferën kontrolluese të tij, organi ligjvënës ka cenuar kompetencat e organit të Prokurorisë dhe për rrjedhojë, ka krijuar një mosmarrëveshje kompetencash, që në kuptim të nenit 131 shkronja “ç” të Kushtetutës i përket për zgjidhje Gjykatës Kushtetuese. Kjo Gjykatë, për këto arsye e konsideron konfliktin e kompetencave rrjedhojë të ndërhyrjes së pushtetit legjislativ (nëpërmjet komisionit hetimor) ndaj kompetencave kushtetuese e ligjore të organit të Prokurorisë në këta elementë ose gjetje të komisionit hetimor lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm: (a) në trajtimin e papërgjegjshëm të kallzimeve penale të depozituara; (b) në trajtimin e papërgjegjshëm të çështjeve të pushuara nga gjykata për mungesë provash; (c) në trajtimin e papërgjegjshëm të rasteve flagrante të korrupsionit, të kallzuara nga institucionet e tjera publike.
V
Lidhur me pretendimet se konkluzionet e komisionit hetimor nuk janë të bazuara, se Komisioni Hetimor nuk është ngritur duke respektuar kuorumin e përcaktuar nga Kushtetuta, dhe se Komisioni Hetimor ka shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë, Gjykata vëren se këto çështje nuk kanë lidhje me mosmarrëveshjen e kompetencës, objekt i këtij gjykimi kushtetues. Për këtë arsye, Gjykata e çmon jo të nevojshme analizën e hollësishme të këtyre pretendimeve.
PËR KËTO ARSYE;
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, duke u bazuar në nenet 131, shkronja “a”; 134, pika 1, shkronja “d”; 145, pika 2 të Kushtetutës si dhe në nenin 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash,
V E N D O S I:
- Të zgjidhë mosmarrëveshjen e kompetencës të lindur midis dy organeve shtetërore, subjekt në këtë mosmarrëveshje dhe të deklarojë, se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka kompetencë të kontrollojë dhe të vlerësojë vendimet e prokurorëve në çështjet konkrete për mosfillimin e procedimit penal, për pezullimin e hetimeve, për pushimin e çështjeve penale, për marrjen e masave të sigurimit, si dhe të vendimeve e veprimeve të tjera të prokurorëve që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq.
Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
20 May 2008 @ 1:58 pm
Pak me lart vendmi thote:
“Një hetim i iniciuar që nuk lidhet me qëllimet dhe që nuk i përket veprimtarisë së ligjvënësit dhe rolit kontrollues brenda kufijve të trajtuar më sipër, nuk konsiderohet në përputhje me parimet kushtetuese.”
20 May 2008 @ 2:01 pm
Gjykata sqaron se cila ishte kerkesa kryesore e ceshtjes:
Pretendimi kryesor i kërkuesit lidhet me rivlerësimin e punës së organit të Prokurorisë nga Komisioni Hetimor duke çmuar vendimet e prokurorëve, gjë e cila, sipas kërkuesit, nga vendimi i mësipërm i Gjykatës është gjetur në kundërshtim me Kushtetutën. Kërkuesi pretendon gjithashtu, se…”
20 May 2008 @ 2:03 pm
I humburi me i madh nga ky vendim i GJK eshte Ngjela, i cili ka qene investuar se tepermi ne mbrojtje te Sollakut dhe “denoncimin” si anti-kushtetues te shkarkimit te tij. Me Sollakun nuk ka nevoje te merremi se ky ka qene i mbaruar qe nga koha kur ishte ne detyre, por mbahej si me pahir aty nga ata qe kishte mbrapa dhe ju mbronte dosjet e korrupsionit apo perdorej per sulme politike kunder ekzekutivit dhe Berishes.
Vendimi i GJK dhe puna qe po ben Kryeprokurorja e re, i japin plotesisht te drejte angazhimit te kesaj mazhorance per largimin e Sollakut nga ajo detyre.
Sa i perket “cimentimit” te prokurorit te pergjithshem, qe deri tani ishte i paprekshem me mandat te pakufizuar (qe nqs. nuk cmendej dhe bente ndonje krim te hapur, mund te qendronte ne ate detyre deri kur te vdiste, pasi nuk parashikohej edhe dalja ne pension) me ndryshimet kushtetuese te fundit, ku mandati i PP percaktohet 5 vite, besoj qe eshte zgjidhur ky problem. Nderkohe, qe diskutimet per reformen ne institucionet e drejtesise vazhdojne duhet te shikohen modelet me te mira per prokurorine. Edhe nje prokurori nenvaresi te ekzekutivit nuk do te ishte model i keq, pasi qeveria merr pergjegjesite per luften kunder krimit dhe korrupsionit, ne suksesin apo deshtimin e saj dhe pergjigjet para zgjedhesve. Edhe pse mund te kete dyshime se mund te abuzohet apo preket pavaresia e drejtesise, ne fund ajo qe vendos eshte gjykata.
Lefti me te drejte i ka permendur vendet ku PP eshte anetar i kabinetit. Edhe nese nuk zgjidhet ky model, duhet pare pavaresia edhe me e madhe se e gjykatave qe ka prokuroria, pasi gjykatat kontrollohen nga KLD-ja, ndersa prokuroria nuk kontrollohet nga askush. Duke e pare nga ky kendveshtrim, duket sikur prokuroria eshte edhe me e pavaruar se gjykatat.
20 May 2008 @ 2:06 pm
Ne kete rast pra, kemi nje komision hetimor antikushtetues qe paraqet nje vendim antikushtetues per miratim ne parlament.
Gjykata thote qe kushtetuta eshte shkelur me kembe perseri.
Tani une e kuptoj qe ne shqiperi mund te marresh diplomen e shkolles se larte pa mbaruar te mesmen e te behesh edhe minister por kjo eshte pak me e rende.
20 May 2008 @ 2:16 pm
Neni 131 germa f, te cilit e referohet gjykata thote:
20 May 2008 @ 2:18 pm
Vendimi i Gjykates Kushtetuese duket pak kontradiktor. Nga njera ane hedhe poshte pretendimin e Sollakut, qe per sa i perket procedures
dhe nga ana tjeter
Interpretimi mundet te jete: Kuvendi nuk ka te drejte te vleresoje (kompetence per kontroll) aktivitetin e prokurorise. Megjithese
Kushtetuta e Shqiperise
PJESA E DHJETË
Neni 149
2. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit.
Gjykata Kushtetuese, nuk mund te hedhe poshte Kushtetuten, por nga ana tjeter me kete vendim ka dashur qe te theksoje rolin e saj, te shpreh qendrimin e saj ne lidhje me pavaresine e gjykates (shume e drejte) si dhe ti beje qejfin nje pjese te njerezve qe benin tifo per Sollakun
20 May 2008 @ 2:20 pm
Gjykata na ka thene se nuk eshte vendimi i kuvendit dhe ai i presidentit qe shkelin kushtetuten por, me ne themel, ngritja e komisionit hetimor mbi ato baza.
20 May 2008 @ 2:21 pm
Kush e thote qe vendimi i paralamentit eshte jo ne perputhje me kushtetuten? Gjykata Kushtetuese? nuk arrij ta gjej dicka te tille.
Sollaku ka pasur dy kerkesa; zgjidhjen e mosmarreveshjeve per kompetencat dhe shfuqizimin e vendimit nr. 135 te kuvendit. Kerkesa e dyte eshte rrezuar nga GJK.
20 May 2008 @ 2:26 pm
e thote vendimi i gjykates.
20 May 2008 @ 2:31 pm
Kushtetuta e Shqiperise
……
Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit.
Pyetje: Kush tjeter vec parlamentit mund ti sinjalizojne Presidentit “për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit” ?
20 May 2008 @ 2:38 pm
Ne rastin tone parlamenti (Vendimi nr.141, datë 05.11.2007) miratoi raportin e paligjshem e nje komisioni hetimor te paligjshem (Vendimi nr.135, datë 25.10.2007)
Kushtetuta nuk ka thene qe parlamenti ben si ti doje tr.pi (berisha) por i ka vene ca kushte te perpikta. Keto kushte nuk plotesohen sepse vete komisioni qe duhet ti vertetonte (raporti i te cilit u miratua) ishte i paligjshem.
20 May 2008 @ 2:51 pm
Paragrafi 4/2 ka te beje me analizimin e GJK per konfliktin e kompetencave dhe jo vendimin qe ka marre per vendimin e kuvendit. Nuk ka nje pezullim te ketij vendimi, sipas kerkeses se paraqitur nga Sollaku. Pra , jane dy kerkesa.
20 May 2008 @ 2:54 pm
Perseris, Kush tjeter vec parlamentit mund ti sinjalizojne Presidentit “për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit” ?
Une mendoj kuvendi. Per menyrat (dmth nepermjet nje komisioni hetimor) nuk jam ne gjendje ta them me 100% siguri, sepse Kushtetuta nuk hyn ne detaje. As ti, Gene. Po te pakten thuaje qe nuk je ne gjendje te pergjigjesh e jo te besh demagogji kunder (gjithmone ai i ka fajet, maskarai) Sali Berishes.
20 May 2008 @ 2:57 pm
Ore qe i ka ai fajet ai i ka. Se Zuluja nuk e shtroi si duhet muhabetin qe hajde ta heqim se e kemi te paafte, po e beri me presion sikur tia kishte lon baba ne tapi prokurorine e pergjithshme e i takonte ketij te vendoste.
20 May 2008 @ 2:58 pm
Po pra.
Dhe konfliktin e kompetencave e ka identifikuar tek vendimi nr 135 (ai qe ngre komisionin hetimor antikushtetues)
Me poshte thote qe keto kompetenca nuk i takojne kuvendit.
Pra, vendimi 135 (ku gjendet konflikti i kompetencave) … (gjeje vete sa bejne 1 plus 1)
Me pas, kuvendi dhe presidenti vazhdojne ne rruge te ligjshme por kjo nuk do te thote se mund te ligjerojne vendimin 135 (qe eshte baza e ceshjtes)
20 May 2008 @ 3:00 pm
E pra, diploma jote si oficer policie mund te jete e merituar por mbetet e pavlefshme nese ajo e shkolles se mesme ishte falso.
20 May 2008 @ 3:01 pm
Sa per nenin me thon te drejten ai nen eshte shume i ngurte, per pasoje robt fillojn e bojn akrobacira. Pavaresisht se GJK e ka thene kete qe ke citu gene, nga ana tjeter neni thote qe nuk mund ta heqesh thjesht duke perdorur konsiderata politike. Dmth nuk mund ta heqesh sepse per vleresimin e maxhorances ai nuk e ka bere si duhet detyren.
Tani pytja lind si i behet kur nga njera ane vleresimi i pergjithshem (vleresimi i maxhorances per punen dmth) nuk eshte i mjaftueshem, por nga ana tjeter edhe nje vleresim me specifik (komisioni hetimor) nuk eshte i mundur?
I bie te mbash gjithe jeten nje kryeprokuror qe mund te jete super i paafte e i korruptuar, derisa ai nuk:
shkel kushtetuten
shkel rende ligjin
behet i paafte menderisht
ben akte e sjellje qe diskretitojne rende figuren e Prokurorit.
Mire, keq do jete pak me fleksibel ne interpretim robi se s’ka rrugezgjidhje tjeter. Thuj le tia kufizojne mandatin dhe pastaj vendimi do jete ne sinkron me gjithe nenin. Do i bjere qe mire keq prokurori nuk preket me dore per aq sa ka mandatin po nuk beri nje nga keto pikat e mesiperme.
P.S. nuk e marr vesh se si mund te qush akte dhe sjellje qe diskretitojne rende figuren ato per te cilat u akuzu Sollaku.
20 May 2008 @ 3:14 pm
Per dike qe flet por nuk di c`flet. Nese vendimi 135 eshte i paligjshem, atehere edhe “vazhdimi i rruges se kuvendit dhe presidentit eshte i paligjeshem, pasi ky vendim eshte “baza e ceshtjes”
Po te aplikohet kjo lloj llogjike e ca qeneve qe kane njohuri per ligjin, sa c`ka nje traktorist per aeroplanet, vendi i GJK del kontradiktor, per te mos thene nonsens.
Thelbi eshte qe kerkesa per pezullimin e vendimit te kuvendit, eshte rrezuar nga GJK.
Pra dekreti i presidentit dhe vendimi i paralamentit jane OK.
“Në lidhje me kërkesën e dytë të z. Theodhori Sollaku, paraqitur prej tij pas shkarkimit nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm, me objekt shfuqizimin e Dekretit nr. 5523, datë 22.11.2007, të Presidentit të Republikës, si dhe të Vendimit nr.141, datë 05.11.2007 të Kuvendit të Shqipërisë, që bëjnë fjalë për shkarkimin e tij nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë si të pabazuar kërkesën e paraqitur nga z. Theodhori Sollaku me arsyetimin, se dy aktet e mësipërme, të kundërshtuara nga kërkuesi, në këndvështrimin kushtetues, nuk përmbajnë shkelje të të drejtave kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, në kuptim të shkronjës “f” të nenit 131 të Kushtetutës së Shqipërisë”.
20 May 2008 @ 3:18 pm
nuk thote qe jane ok por qe nuk mund bien ndesh me nenin 131 f
Gjykata nuk shkon me teper se kerkesa dhe kerkesa perpiqet te mbuloje nje hapesire sa me te gjere (nuk kerkon dy vleresime pro por i mjafton njeri)
20 May 2008 @ 5:41 pm
Nga vendimi i gjykates, kuptova se Kuvendi me ane te komisioneve Parlamentare s’ka te drejte t’i kerkoje llogari Prokurorise per hetimin e çeshtjeve/mbylljen e hetimeve dhe procedura te tjera qe kane lidhje me hetimet.
Nga ana tjeter, GJK thote se shkarkimi i PP ishte i drejte, perderisa Kuvendi zbatoi ushtetuten ne vendimarrjen e tij; po ashtu, edhe Presidenti zbatoi Kushtetuten (po, Presidenti ka te drejte te firmosi shkarkimin, pasi e ka votuar kete gje njehere Parlamenti).
Gene thote qe “baza” e argumentimit te shkarkimit ishte NUL - dmth se komisioni hetimor ishte NUL, pra sipas tij, edhe vendimet per shkarkim nga Parlamenti dhe Presidenti duhet te quhen “nul”.
Ne fakt, GJK nuk eshte shprehur se komisioni hetimor eshte NUL kunder Prokurorise - nje gje e tille do te thoshte a contrario, se Prokuroia dhe Prokuroret jane te pa kontrollueshem nga komisionet hetimore te Kuvendit. pak e çuditeshme kjo, kur dihet se Parlamenti ne Shqiperi eshte burimi i te gjitha pushteteve … edhe te KryeProkurorit …. por nejse.
Vendimi i GJK thote vetem se Hetimi Parlamentar s’duhet te hyje ne disa zona te caktuara … (brendesia e dosjeve hetimore, oportuniteti i ndjektjeve penale etj), pra, GJK thote : “PO HETIMIT, por HETIM TE KUFIZUAR per Prokurorine”.
Nga ana tjeter, per te shkarkuar Prokurorin, s’ka asnje arsye pse te kalohet nepermjet komisionesh Parlamentare Hetimore - Kushtetuta s’te detyron te kalosh detyrimisht nga kjo rruge. Kushtetuta kerkonte vetem gjetjen e disa shkeljeve ligjore, abuzime, mangesi mendore etj (fatkeqesisht, mungon pika per “mungese rezultatesh”!).
Sollaku mund te ishte shkarkuar thjesht edhe me nje propozim nga nje deputet, i cili sillte nje “fakt” sipas tij - hidhe ne votim, OK, pastaj çoja Presidentit - ai le te mendohet mire pastaj, sepse perderisa firma e tij eshte vendimtare, ai del automatikisht si bashke-autor i vendimit/shkarkimit
Pra, per mendimin tim, GJK i ka rikujtuar Parlamentit te beje kujdes gjate hetimeve te Prokuroreve apo Prokurorise, por jo se hetimet ndaj tyre jane te ndaluara, nga ana kushtetuese. Per rrjedhoje, edhe hetimi parlamentar s’mund te jete totalisht i cenuar, ai sherben si baze ligjore per shkarkim.
20 May 2008 @ 5:52 pm
Ky vendim i GJK eshte me se i drejt, por me vjen keq se hedh poshte iden e “filozofit” MEJDANI qe bertiste me te madhe se eshte antikushtetuese.
Nje ishpresident ( I JONI KY PRESIDENT ) qe s’ia thote per asgje.
Mejdani me vjen keq per ty, se ne jemi mesuar me ju.
20 May 2008 @ 9:59 pm
Une nuk di se cfare “dihet” nga mehalla blu por di (e mesova tani mbi traktor e do mesojne edhe ata qe terheqin pamenden qe u kane lidhur ne qafe) se gjykata kushtetuese :
20 May 2008 @ 10:06 pm
Qe sot e tutje mund te themi me bindje dhe me mbeshtjetjen e gjykates kushtetuese qe:
DIHET SE berisha e shkeli me kembe kushtetuten per te shkarkuar sollakun.
Dhe mjafton nje neuron i vetem (por duhet te te jete i gjalle e i lire) per te theksuar perseri se BERISHES NUK MUND TI JAPESH GISHTIN SE PASTAJ TE MERR KRAHUN. BERISHES NUK I DUHET DHENE ASNJE VOTE SEPSE DO E PERDORE KUNDER RENDIT KUSHTETUES. BERISHA VJEDH DITE PAS DITE TE DREJTA QE VOTUESI NUK I KA DHENE. BERISHA DHE ZAGARET E TIJ REMBEJNE SOVRANITETIN E KETIJ POPULLI (shprehur ne kufizimet kushtetuese)
20 May 2008 @ 11:31 pm
Gjykata Kushtetuese eshte shprehur, me aq sa kuptohet nga vendimi i saj se Kuvendi edhe kesaj rrahde ka tejkaluar kompetencat e tij. Me konkretisht kjo duket ne piken 9 te arsyetimit te Gjykates e cila shprehet
9. Sa më sipër, duke përfshirë në objektin e hetimit një numër çështjesh që nuk përfshihen në sferën kontrolluese të tij, organi ligjvënës ka cenuar kompetencat e organit të Prokurorisë dhe për rrjedhojë, ka krijuar një mosmarrëveshje kompetencash, që në kuptim të nenit 131 shkronja “ç” të Kushtetutës i përket për zgjidhje Gjykatës Kushtetuese. Kjo Gjykatë, për këto arsye e konsideron konfliktin e kompetencave rrjedhojë të ndërhyrjes së pushtetit legjislativ (nëpërmjet komisionit hetimor) ndaj kompetencave kushtetuese e ligjore të organit të Prokurorisë në këta elementë ose gjetje të komisionit hetimor lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm: (a) në trajtimin e papërgjegjshëm të kallzimeve penale të depozituara; (b) në trajtimin e papërgjegjshëm të çështjeve të pushuara nga gjykata për mungesë provash; (c) në trajtimin e papërgjegjshëm të rasteve flagrante të korrupsionit, të kallzuara nga institucionet e tjera publike.
Njekoesisht me duket se Gjykata ka ndryshuar praktiken e saj. Ne vitin 2002 kur shqyrtoi ceshtjen Rakipi Gjykata Kushtetuese u shpreh se ishte kompetente te shyrtonte nese Kuvendi kishte respektuar procesin e rregullt ligjor.
Tani ne 2008 Gjykata shprehet se nuk eshte kompetente. Pra ajo ka ndryshuar praktiken e saj gjyqesore. Mgjt si perfundim mund te themi se Kuvendi ka kryer shkelje pa ka tejkaluar Kompetencat.
20 May 2008 @ 11:38 pm
Lefti une te shoh ty shume emotiv. Me terhoqi vemendejne nje shprehje e jotja:
…madje edhe gjyqtari (i gjyqeve publike komuniste) Fehmi Avdiu, te cilet i mbaroi mandati ne 10 Maj 2008, vazhdon te qendroi ne “post”….
Fehmi Avdiu eshte zgjedhur ne maj (apo ne mars, nuk me kujtohet mire por pak rendesi ka) te 1998, pra para se te hynte ne fuqi kushtetuta aktuale e cila u percaktone anetareve te Gjykates kushtetuese nje mandat 9-vjecar.
Sipas Ligjit Nr 8577, date 10.2.2000 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikese se Shqiperise”, Neni 82, paragrafi 2 shikojme se:
2. Gjyqtarët e tjerë zëvëndësues, të zgjedhur sipas ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me ndryshimet dhe plotësimet e mëvonshme, do të qëndrojnë në detyrë 12 vjet nga data e zgjedhjes.
Pra Fehmi Avdiu dhe Bashke me te edhe Sokol Sadushi kane madnat 12 vjecar dhe u mbaron mandati ne 2010.
Atij qe i ka Mbaruar mandati me 10 maj 2008 eshte ai i Thimjo Kondit Kryetar i Gjykates se Larte.
20 May 2008 @ 11:44 pm
Mgjt ka edhe dicka tjeter. Kuvendi Beri hetim ne kater drejtime:
Në kërkesën e tij, grupi i deputetëve ka parashtruar si shkaqe për ngritjen e komisionit dhe si aspekte që do t’i nënshtroheshin kontrollit parlamentar, një sërë çështjesh. Sipas tyre, Prokurori i Përgjithshëm ka shkelur rëndë ligjin organik dhe atë procedural penal në të paktën këto raste: - Në trajtimin e papërgjegjshëm të kallzimeve penale të depozituara; - Në trajtimin e papërgjegjshëm të çështjeve të pushuara nga gjykata për mungesë provash; - Në trajtimin e papërgjegjshëm të marrëdhënieve juridiksionale me autoritetet e huaja; - Në trajtimin e papërgjegjshëm të rasteve flagrante të korrupsionit të kallzuara nga institucionet e tjera publike.
Ndersa Gjykata shprehet se:
Gjykata, duke ballafaquar çështjet objekt hetimi parlamentar me standardet kushtetuese të parashtruara më sipër dhe që kanë të bëjnë me funksionet e komisioneve hetimore parlamentare dhe me pozitën e rolin kushtetues të organit të Prokurorisë vlerëson, se veprimtaria e Komisionit Hetimor në këtë rast, në tre drejtime nga ato të përmendura më sipër, përbën tejkalim të funksioneve të Kuvendit, mosrespektim të parimeve kushtetuese si dhe ndërhyrje në kompetencat e organit të Prokurorisë.
Pra, ndoshta mendimi im, Gjykata e ka quajtur te drejte shkarkimin vetem per sa i perkete nje pike e cila ka qene pjese e kompetencave te saj. Sidoqofte nuk del shume qarte nga vendimi i Gjykates Kushtetuese nese kemi te bejem me ndryshim te prkatikes Gjyqesore apo se te pakten nje rast shkarkimi ishte i ligjshem, apo se ajane te dyja hipotezat.
21 May 2008 @ 12:59 am
Ne ate kendveshtrim mund te mbetej jashte;
“Në trajtimin e papërgjegjshëm të marrëdhënieve juridiksionale me autoritetet e huaja;”
Por ne fakt eshte perfshire ne vendim kur thuhet:
duke e lene jashte procesit penal dhe duke e konsideruar si ceshtje politike.
Pak me lart gjykata ka theksuar:
21 May 2008 @ 8:00 am
Gene
Nuk e di, apo ndoshta kesaj here po ja fus kot, por mendoj se jami perpara nje materiali te pjesshem. Konkretisht po ti referohemi kokes se vendimit, shikojme se:
K Ë R K U E S: PROKURORI I PËRGJITHSHËM, përfaqësuar nga Zamir Shtylla me autorizim.
SUBJEKT I INTERESUAR: KUVENDI I SHQIPËRISË, përfaqësuar nga Lulzim Lelçaj dhe Lefteri Lleshi, me autorizim.
O B J E K T I: Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Prokurorisë së Republikës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë; Pezullimi i Vendimit nr.135, datë 25.10.2007 të Kuvendit të Shqipërisë.
BAZA LIGJORE: Nenet 124/1, 131/ç, 132/1, 134/g dhe 149/1 të Kushtetutës; nenet 54-56 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, si dhe neni 8/2, shkronja “ë” e ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.
Po ta shikojme vetem nga keto pjese verejme se ky eshte vendimi vetem per kerkesen e pare te Sollakut i cili ne ate moment ishte Prokuror i pergjithshem, dhe ky vendim diskuton vetem cehstjen e konfliktit te kompetencave
Ndersa ne lidhje me kerkesen e dyte kur Sollaku e beri si ish-prokuror kjo gjykate nuk shprehet ne asnje rrjesht te saj, madje po te shikoni objektin e ketij vendimi verjeme se ai ben fjale vetem per mosmarreveshjen e kompetencave.
Tashti, une mendoj se Gjykata Kushtetuese ka marre vendim edhe per ceshtjen e dyte sic shprehet ne njoftimin e saj por nuk e ka zbardhur kete vendim, pra ky vendim ka nevoje te arsyetohet dhe ndoshta do te shpallet ca kohe me vone nga kjo Gjykate.
Pra, me duket se po diskutojme per gjera te ndryshme, mgjt prape nuk jam fort i sigurte.
21 May 2008 @ 10:28 am
presim fletoren zyrtare atehere
Nderkohe, ka dicka te qarte
Berisha dhe deputetet e tij, perseri, ne menyre te vetedijshme, te mireinformuar, e shkelen me kembe sovranitetin popullor (shprehur ne kufizimet kushtetuese) per qellimet e veta politike.
21 May 2008 @ 7:20 pm
O Gene, kot lodhesh or trim !
A ishte e detyruar qeveria te kalonte neper komision hetimor per shkarkimin e PP ? Jo, dhe jo. E zgjodhen vete kete metode, sepse donin t’i benin denoncim publik.
PP mund te shkarkohej edhe me nje propozim te thjeshte te nje deputeti apo grup deputeti, dhe mjafton nga ana kushtetuese qe propozimi (i argumentuar pak a shume) te votohej me 50 1
22 May 2008 @ 11:19 am
E shkeli apo jo berisha kushtetuten?
PO DHE PO!
Cdo shkelje e kushtetutes (sovranitetit popullor) eshte e denueshme.
Kur kjo shkelje behet ne menyre te perseritur, te vetedijshme, te mireinformuar e per qellime politike, eshte nje faj i rende.
Nje president i pavarur do te kish bere detyren e tij si garant i kushtetutes.
22 May 2008 @ 11:29 am
A mjafton nje propozim i argumentuar “pak a shume” per te shkarkuar kryeprokurorin?
JO DHE JO
Askush nuk i ka dhene kete lloj pushteti berishes e askujt tjeter.
Kuvendi eshte i detyruar te argumentoje se shkarkimi behet brenda kufijve kushtetues (sjellje, krim, cmendje …) dhe jo “se m’ka thon baba”
Problemi eshte qe berisha i uzurpon pushtetet qe nuk ka. Kete certifikon PERSERI ky vendim i gjykates kushtetuese.
Atij (personave si ai) nuk i duhet dhene asnje vote.