Kushtetuesja e Maqedonisë vendos kundër flamurit shqiptar
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka vendosur dje se ligjet qe lejojnë valëvitjen e flamurit shqiptar në disa ndërtesa shtetërore janë antikushtetuese. Si rrjedhim, Gjykata ka bërë të paligjshëm valëitjen e flamurit shqiptar përbri atij maqedon në ndërtesat publike të qyteteve dhe zonave ku shqiptarët përbëjnë shumicën.
Sipas Gjykatës, vendimi u morr në bazë të sovranitetit të pandashëm të shtetit maqedon. Komunitetit shqiptar i Maqedonisë, që përbën rreth 25 për qind të popullsisë, do të ketë mundësinë të valëvisë flamurin e vet vetëm në ditë festash zyrtare.
Presidenti i Gjykatës Kushtetuese, Mahmut Jusufi, tha për Alsat TV se vendimi u mbështet nga 6 prej 9 gjykatësve. Të tre anëtarët shqiptarë të Gjykatës, duke përfshirë vetë Jusufin, votuan kundër vendimit.
“Dua të theksoj se për ne, ky ishte një vendim politik i Gjykatës,”, tha ai. Jusufi më tej shtoi se kjo ishte hera e parë që Gjykata kishte arritur një vendim pa konsensus. Zëdhënësi i Partisë Demokratike Shqiptare, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, dënoi vendimin e Gjykatës. Ruzhdi Matoshi akuzoi partitë e opozitës, vecanërisht Social-Demokratët, SDSM, dhe partinë shqiptare opozitare, Bashkimi Demokratik për Integrim.
The spokesman of the Democratic Party of Albanians, part of the governing coalition, condemned the Court’s decision.
“Në një kohë kur Maqedonia po i afrohet integrimit në NATO dhe BE ne mendojmë se kjo është një sprovë për të rihapur këtë cështje delikate ndër-etnike,” tha ai për Balkan Insight të enjten.
Nga ana tjetër, kryetarët e bashkive nga radhët e BDI-së deklaruan se ata do të vazhdojnë të valëvisin flamurin shqiptar në 14 bashkitë që drejtojnë.
Ligji në fjalë u miratua në vitin 2005, si rrjedhojë e marrëveshjes së Ohrit.
Në 1997-ën, tre shqiptarë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në përleshje me policinë, kur autoritetet maqedone tentuan të hiqnin flamujt shqiptarë nga bashkitë e Tetovës e Gostivarit.
përkthyer nga BIRN


27 Tetor 2007 @ 2:48 am
kjo eshte nje politike sllave per te acaruar Shqiptaret tani perpara statusit te Kosoves.
Harroni ju si ua mbyllen dyert shteti maqedon shqiptareve te Kosoves gjate tubimit ne 1999-en!!
Kjo sic shkruhet edhe ne lajm eshte kundra marreveshjes “Shqiptaro-Sllave” te Ohrit.
Kur u sulmua maqedonia nga Shqiptaret, ulen koken sllavet dhe mendonin si e si ta qetesonin gjendjen dhe si pasoje erdhi marreveshja e Ohrit ku Shqiptaret fituan shume te drejta ku nje nder to ishte mbajtja e Flamurit Shqiptar kudo qe te donin Shqiptaret e maqedonise.
Thote populli; “kalova zallin, te dhjefsha kalin” kete gje po mundohen te bejne edhe sllavet e qelbet
27 Tetor 2007 @ 3:56 am
Unë mendoj se është e drejtë të kesh vetëm një flamur kombëtar në zyrat e shtetit. Është njësoj me grekët që duan të ngrenë flamurin grek në zonat jugore. Vërtet shqiptarët kanë më shumë numra në Maqedoni se sa grekët në Shqipëri, por mendoj se duhet të ketë vetëm një flamur shtetëror pasi është simbol i një shteti, jo i një kombi. Nëse flamuri nuk përfaqëson shtetin si një dhe të bashkuar, ai është problem tjetër.
Ndarjet administrative mund të kenë flamurin e tyre dhe mund të ngrenë atë përbri atij zyrtar, por më poshtë. Përsëri, ky flamur s’duhet të jetë njësoj me atë të një shteti tjetër (ndonëse mund të ketë ngjashmëri).
Nuk e di, sa flamurë valviten në Zvicër? A ngrihen edhe ato të Francës, Italisë e Gjermanisë përveç atij zyrtar?
27 Tetor 2007 @ 5:01 am
Dori
Problem eshte se flamuri maqedonas eshte flamur nje etnik, vetem i etnise sllavo-maqedonase,bere nga ata vetem per veten e tyre,e perjashtuar shqiptaret, e po qe se ishte bere nje flamur qe perfaqesonte dy etnite qe bejne ate shtet, atehere do thoshje qe te gjithe te venin nje flamur.
Flamuri shqiptar eshte vendosur nga Marveshja e Ohrit, dhe ky vendim i gjykates prish kete marveshje, qe mban ne kembe shtetin maqedonas, te perbere nga dy etni te ndryshme.
Maqedonia eshte shtet shume etnik,me dy etni kryesore, ku shqiptaret bejne mbi 25% te popullates, e zonen kompakte perendimore. Pra nuk behet fjala per nje minoritet 2% si ne shqiperi.
Maqedonia me keto tregon vetem, qe nuk ka te ardhme si shtet mes dy etnive, ne nje te ardhme shqiptaret do kerkojne e kuptohet te lidhen me shtetin e tyre.
Maqedonasit sllav nga ana e tyre te kene pjesen tjeter te maqedonise e jetojne vetem pa shqiptar.
27 Tetor 2007 @ 5:11 am
Ne Marveshjen e Ohrit u vendos qe shqiptaret te perdornin dy flamur, jo pa arsye, po per ato qe shpjegova mesiper.
Pra kjo gje eshte diskutuar ne Marveshjen e Ohrit, e per shume arsye nga dy palet, eshte vendosur ashtu, qe te mos bejme debat mbi Marveshjen e Ohrit, po mbi shkeljen e saj nga gjykata maqedonase.
Duhet theksuar se shqiptaret ne maqedoni moren shume pak nga cmarin serbet ne kosove, e madje dhe ato qe moren zbatohen pergjysem e jo te plota, e ca madje si kjo kthehen pas.
Pra dy standarte ne krizat ne ballkan.
27 Tetor 2007 @ 9:17 am
E kam thone edhe ne tema te tjera. Kur nuk e coptum maqedonine me Grekun e bullgarin, tashi mire na e bojne…
28 Tetor 2007 @ 1:49 am
Dori ka nje dallim shume substancial, se ne zvicer flamuri i tyre perfaqeson te dy etnin me te medha te Zvicres, dhe cuditem si pret qe shqiptaret te pranojn nje flamur kur me flamurin e njejt ne krye jan vra me qindra shqiptar. E dyta sllavo maqedonasit kan ndruar flamurin e tyr, ky flamur me shum i ngjan nje flamuri te ndonje fisi japones,se ta “Maqedonasve” antik. Flamuri eshte krenaria e nje kombit (sllavo maqedonasit e kan ndru flamurin), ather pyes veten se cfare “krenarie” mbrojn sllavo maqedonasit. Apo mos valle mendojn se nese ata kan ndru flamurin e vet dhe kan humbur krenarin e tyre te njejten do ta bejne edhe shqiptaret aj flamur(flamuri i shqitparevE) ne FYROM eshte mbrojt me gjak.
E treta shqiptaret nuk jan minoritet ne maqedoni dhe jan popull shtet formues i FYROMIT.
E katrta momentin e kan zgjedh mu gjat zgjidhjes te statusit te kosoves.
Dhe per ne fund e pesta te lutem shikoje kete
http://www.youtube.com/watch?v=cCx7K0KnJng
Shifi vetem ngjarjet e gostivarit te vitit 1997 do te shohish pse shqiptaret meritojn te ken falmurin e tyre ne instuticionet e tyre (FYROMIT)
28 Tetor 2007 @ 10:48 am
Kjo forme ka çene e pergaditur edhe nga komandantet e luftes çlirimtar,por hajt baco se shqiptaret dorojn keshtu duke ua rrasur nga daledale!!!Edhe ndoi dite edhe gjuhen vete shqiptaret kan me lene anash dhe bugarishten kan me pasur si gjuhe te memes!!!!Pse ,sepse shqiptaret po duuuurrrojn baco
28 Tetor 2007 @ 11:14 am
ITS thotë:
27 Tetor 2007 @ 9:17 am
E kam thone edhe ne tema te tjera. Kur nuk e coptum maqedonine me Grekun e bullgarin,ti kishim fut nji t’çame Italis mes për mes, nji t’kafshuar Spanjës… tashi mire na e bojne…

…………………..
28 Tetor 2007 @ 12:53 pm
bledi, mos ngaterro marreveshjen e ohrit me kushtetuten. gjykata kushtetuese ben interpretimin e kushtetutes, qe me c’duket nuk e lejoka perdorimin e simboleve te tjera (si dhe kushtetuta jone ne fakt). parlamenti maqedon le te mblidhet dhe te ndryshoje kushtetuten dhe zgjidhet fet e fet kjo pune.
28 Tetor 2007 @ 1:09 pm
Ne ka pune te paqme qe eshte bere me kete vendin, nuk ka ne bote.
Destabilizimi i Maqedonise e cila mund te behet vetem me 15 veta te nje fshati eshte mesazhi me i mire per ate ceshtjen tjeter ku ca shtete ecin kunder rrjedhes, por qe kane shume interesa ne Maqedoni.
Nese supozoj qe pavaresia e Kosoves do te shpallet me 11 Dhjetor atehere Maqedonia duhet ta njohe Kosoven si shtet i pavar po ate dite, mos them gjys ore para, ndryshe thonjte interesante te nja dy vendeve te Ballkanit do e shqyenin.
Ajo puna e flamurit swed, zgjidhet fet e fet po le te vazhdoje loja keshtu.
“Jemi ne pa jeni ju “, ndaj duhet dhe nje sebep ama.
28 Tetor 2007 @ 2:14 pm
swed thotë
Mos ngatero ato ca une thashe, dhe radhen e tyre.
Shkrimi im i meparshme kishte te bente pse ne maqedoni u be ai ligj, per te pasur ne perdorim dy flamures.
Me ato qe thua ti, Marveshja e Ohrit, vajti ne parlament , u fut ne ligje e kushtetute, u bene ndryshime kushtetuse, e ato qene ligje e pjese e kushtetutes, ne zgjidhjen qe parlamenti i beri.
Pra ketu nuk hidhet posht nje kerkes, se flitet per ligje e pjes te kushtetutes.
Gjykata kushtetuse, nje pjes e saj qene dakort me kete ligj.
Po shumica e saj me perberje sllavo-maqedonase, rezoi kete, e procesi u inicua nga qarqe ekstreme sllavo-maqedonase, jo se gjykata analizoi ligjet dhe gjeti kete jo ne pajtim.
Problemi eshte do ven prap aty ku ishin, te futja e Marveshjes se Ohrit, qe quhej e bere, ne kushtetut e ligje.
Po kjo tregon qe sa here te doje, sllavo-maqedonasit mund te kthejne gjerat pas, se kane shumicen ne kete gjykate, e nuk zbatohet parimi qe per ceshjte qe kane te bejne me etnine tjeter te miret shumica e votave te saj.
Pra shumica sllavo maqedonase, mund te kthej cdo ligj, e shkrim kushtetute bere nga parlamenti, pas nje marveshje mepare,sic qe ajo e Ohrit psh.
Pra kjo loje ku jemi aty ku ishim ne vitet 90te.
Problemi ky proces tregon se Maqedonia si shtet eshte jo funksional, e shqiptaret e sllavo-maqedonasit duhet ta ndajne e secili duhej te vej ne pune te tij.
28 Tetor 2007 @ 2:45 pm
Po duhet me duru pershkak te statusit te Kosoves , se qysh moti kishte fillu lufta ketu .
28 Tetor 2007 @ 3:22 pm
Bledi, nese ceshtja e flamurit eshte shprehur ne menyre taksative ne kushtetute, atehere gjykata kushtetuese s’ka objekt se cfare te shqyrtoje ne kete pune, keshtuqe pa dyshim qe nuk eshte ne kushtetute. Nga pikpamja formale ligji ose marreveshja e ohrit nuk kane fuqi me shume se kushtetuta dhe kete se luan as topi, pra o te pershtatin kushtetuten me marreveshjen, o te mos na grricin veshet shume. Partite Shqiptare atje jane, kur shkruhen ligjet dhe kur behen amendamente ne kushtetute le te hapin syte e mos ta hane sapunin per djath kackavall.
Maqedonasit, qe e dine shume mire qe kane nje shtet jo-funsional, jane shume te gatshem ta lene pjesen shqiptare te ndahet, per kete te jesh i sigurte, po nuk i leverdis shqiptareve te ndahen se pastaj integrimin ne BE harroje edhe per nja 30 vjet.
Ndersa persa i perket asaj idese qe ke ti qe te mirret shumica e votave te etnitetit te interesuar per kete pune, kjo eshte non-sens ligjor dhe besoj qe nuk egziston ne asnje vend te botes, keshtuqe e vetmja rruge ne kete rast do ishte barazimi i anetareve te gjykates sa Maqedonas aq edhe Shqiptare, po ne kete rast gjykata kushtetuese atje do kishte shume rrezik qe te kthehej ne institucion fantazem qe te merrej vetem me kushtetueshmerine e kodit rrugor.
28 Tetor 2007 @ 3:51 pm
swed
Sikur u be nje proces i tere parlamentar qe marveshja e ohrit u kthye ne ligje e ne kushtetute qe u bene ndryshimet per te. Per kete flas, jo per marveshjen ne fazen qe nuk qe futur ne ligje e kushtetute
Pra prap do besh ligje e ti hedhesh ne kushtetute, sic the ti ne parlament, e prap pala maqedonase i rezon me gjykaten kushtetuse?!
Ti ke te drejte ne nje thelb,e ne ate qe une mendoj, se proceset e vendosja e marveshjes se ohrit ne ligje e kushtetut, nuk u be ashtu sic duhet, e u kritikua, e shqiptaret leshuan shume, e nuk moren sa duhet, madje edhe pak tani duan tua heqin, se ulen pazarin, e koha tregoi me te drejtat qe serbet moren ne kosove, qe shqiptaret ne maqedoni e kudo duhet ti bejne marveshjet me mire e te kerkojne ne maksimum, e pazaret ti bejne fort.
Ate konceptin e votes se gjysmes se etnis, une nuk e shpika, po qe ajo qe paraqitej nga ekspertet e huaj, vecanerisht francez, madje thoshin dhe referimet per te, ne kohen e Marveshjes se Ohrit e me pas.
Kuptohet ajo qe thua ti me ndarje te barabarte eshte llogjike e tamam ligore, e nuk e le ne deshiren e njeri a tjetrit.
Kjo qe dikca qe kerkonte konsesusin ne rastet e shteteve qe jane shumetnike,, e mos meren vendime me shumicen vetem te etnise me te madhe.
Edhe ketu ne amerike thone e kritikojne , gjykaten kushtetuse, qe ”interpreton e mbon ligjet, apo ajo ben ligje me interpretimet e saj”,. e llogarit e pastaj ne nje gjykat ne nje shtet si standarti i maqedonise, e me ndarje etnike, ku shumica 6 veta maqedonas votojne te rezojne , e vetem 2 shqiptaret e asaj gjykate votojne pro mbajtjes se atij ligji.
Ky problem u fol qe atehere, qe shqiptaret te kishin veto ne keto probleme, ose te kishin shumice bllokuse ne institucione qe mund te preknin a kthenin vendosjet ne ligj e ne shtet te marveshjes se ohrit, si kjo gjykta psh.
Te trembesh qe do na vonohet ne 30 vjet integrimi, eshte kote, se integrimi jone eshte vonuar sa ska ku te vej me.
Problemi eshte se me teper shtetet e medha duan nje faktor shqiptar ne maqedoni qe ta kontrolojne ate, e mos te jete vetem ai sllav, qe do bier po eshte vetem me rrjeten e politikes pan-sllaviste, kurse keshtu me gjysem shtet shqiptar, ai shtet, egzistenca e stabiliteti, eshte ne dore te fuqive te medha perendimore, qe i ndezin e shuajn shqiptaret kur duan.
Per ne do qe mire qe te benin nje mareveshje, e shqiptaret e maqedonasit secili ne vend te tij.
Shqiperia do jete e forte dhe e begate kur te jete e bashkuar dhe e fuqishme.
Do vemi dhe ne europe, e do jemi fakiret e zezaket e saj, qe te jesh i pasur e i begate duhet te jesh vete i forte e me autoritete, qe e vetmia alternativ eshte BASHKIMI GJITHKOMBETAR.
Me te mira, e diel e do dalim pak.
30 Tetor 2007 @ 2:24 am
Kushtetuesja e Maqedonisë vendos kundër flamurit shqiptar. vendosi vdekshmërin e shtetit artificial Maqedon.
së shpejti do shofin mbeturinat bullgaro, serbo, greko, maqedone, se kan aprovu vdekshmërin e tyre dhe të shtetit i cili edhe ashtu ju takon shteteve për rreth e jo atyre të cilë pretendojn të bëhen etnitet i cili është inekzistent.
30 Tetor 2007 @ 12:19 pm
Me habisin sjelljet e politikaneve tane te Maqedonise lidhje me “Heqjen e Flamurit tone Kombetar”.Sodomos Kryetari i Gjykates se Kushtetutes zotniu Mahmut Jusufi ka pas autoritetin qe te mos aprovohet ky akt i tille per heqjen e “Flamurit Kombetar Shqiptar”.Mendoj se jane te invelvuar shume persona indikative me renome politike.
3 Nëntor 2007 @ 2:51 pm
FLAMUJT DHE SHTIZAT
Shkruan: Kim Mehmet
Gjatë kohës së socializmit, përpara komunave të Maqedonisë, kishte nga tri shtiza, në të cilat valëviteshin tre flamuj që shënonin lavdinë e kohëve të atëhershme: në mes ai i ish Federatës Jugosllave, dhe anësh ai i Maqedonisë dhe i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë. Pra, në mes valëvitej ai i iluzionit të madh të vëllezërve sllavë të jugut dhe anëve ai i ëndërruesve besnik dhe i rojtarëve të botës së ëndrrave: i maqedonasve etnik dhe i komunistëve jugosllav. Përpara institucioneve më të larta shtetërore, si për shembull përpara Kuvendit, qeverisë dhe selisë së Komitetit Qendrorë, kishte më shumë shtiza se përpara godinave të komunave. Sepse ishte paraparë vend edhe për flamujt e shteteve nga vinin zyrtarët e lartë shtetërorë që vizitonin Shkupin. E më së shpeshti aty valëviteshin flamujt e shteteve të “botës së tretë”, të lidhjes së “Shteteve të Pavarura”, e të cilën e ndërtonte Titoja me Kastron dhe shokët tjerë ideologjik që luftonin ekspansionizmin perëndimorë dhe revizionistët komunistë. Dhe duke dashur të mbeten diku në mes të “kapitalizmit të qelbur” dhe diktaturës staliniane, ata ngritën edhe shtizën ku do valëvitej flamuri i iluzionit të madh që duhej të kishte shenj njohëse familjen e Shteteve të Pavarura.
Edhe sot, në Maqedoni e pavarur dhe sovrane, përpara komunave ka po aq shtiza sa edhe në republikën e dikurshme socialiste – tri. Dhe në komunat e banuara me shumicën shqiptare, që nga viti 2002, aty valëviten tre flamuj: ne mes ai i shtetit, anëve të tij flamuri me shqiponjën dykrerëshe dhe ai ngutazi i stilizuar si flamur i komunës. Edhe përpara institucioneve më të larta shtetërore, njësoj si dikur, ka më shumë shtiza se përpara komunave. Apo më shumë se tri. E meqenëse në Maqedoni gjithnjë e më rrallë vijnë burrështetas të huaj, përpos flamurit shtetëror, aty valëviten edhe ai i Unionit Evropian dhe i NATO-së. Pra, dy flamujt e iluzionit të madh pa të cilin nuk munden shtetet që vuajnë nga skizofrenia etnike e popullatës shumicë, siç nuk mundet, për shembull Maqedonia, pa shpirtngushtësinë e etnitetit maqedonas. E cila skizofreni etnike i verbëron elitat e këtushme politike të etnitetit maqedonas, i bënë të mos shohin se shqiptarët më nuk janë ata të Jugosllavisë së dikurshme, ata të cilëve u ndodhi të linin pas dore shumëçka të veten që të mbijetonin, por jo edhe flamurin. Andaj edhe mbrojtjen e tij e paguanin me shumë vite burg, me humbje të vendit të punës, me ndjekje policore dhe me viktima. Pra, Maqedonia e sotme thuajse nuk e kupton se në shtizat për flamujt e sotëm, valëvitet një e vërtet tjetër: se më parë shqiptarët mund ta shpallin shtetin të “papërdorshëm” për ata, se sa që mundet gjyqi kushtetues i Maqedonisë ta shpallë të papërdorshëm flamurin e tyre nacional.
Përpara institucioneve të sotme shtetërore e publike të Maqedonisë, ka po aq shtiza sa edhe në kohët kur ajo ishte një nga republikat e Jugosllavisë Socialiste. Por, qëmtoi kanë ndryshuar flamujt që valëviteshin në ato shtiza. Gjë të cilën kurrsesi nuk e shohin dhe kuptojnë ata që e përbëjnë koalicionin e sotëm qeveritarë, e që para disa viteve iniciuan vlerësimin e kushtetutshmërisë të ligjit për përdorimin e flamurit shqiptarë. Dhe, tani kur Gjyqi Kushtetues ua plotësoi dëshirën dhe kërkon që shqiponja dykrenore të zbritet nga shtizat përpara komunave të banuara nga shqiptarët, duan të dëshmojnë se dikush e keqpërdorë kërkesën e tyre. Dhe mbase edhe dikush “sezonalisht” i (keq)përdorë të drejtat e shqiptarëve, por kjo ndodh edhe shkaku se këtë ua lejuan partitë shqiptare. Shkaku se shqiptarët e këtushëm, të zhytur në mosmarrëveshjen me vetveten, lanë shumë hapësirë që të tjerët të manipulojnë me më të shenjtat që ka një popull: gjuhën, flamurin….
Maqedonia e sotme, edhe nuk ka nevojë të shtojë numrin e shtizave përpara institucioneve shtetërore dhe komunale. Ajo ka nevojë që dikush t’i tregojë se flamujt nuk i valëvitë era, por vetëdija e atyre që ndjehen mirë nën flladin e tyre. Andaj, edhe valëvitja e flamurit shqiptarë nuk varet nga ajo se çfarë ndjenjash krijon ajo tek etnitetit maqedonas, por nga freskia që valëvitja e tij ua sjellë shqiptarëve të këtushëm. Kush nuk e kupton këtë, nuk e ka lexuar mirë kalendarin e kohës në të cilën jeton. Njësoj siç nuk e ka kuptuar as urtësinë se flamujt nuk shprehin vetëm identitetin vetjakë të atij që i valëvitë, por edhe marrëdhëniet e ndërsjella mes grupeve etnike. Sepse, flamuri i hequr me dhunë nga shtiza, do të thotë dështim i plotë i grupit etnik që ai simbolizon, do të thotë mposhtje e kundërshtarit. E nëse ka qarqe të etnitetit maqedonas, të cilat flamurin shqiptarë e ndjen si simbol të “kundërshtarit “ të tyre, e jo të bashkëqytetarëve të të njëjtit shtet, atëherë shqiptarët nuk do kenë asnjë arsye të mos kenë të njëjtën ndjenjë ndaj flamurit shtetëror. Dhe të bëjnë çmos që ai të hiqet nga shtizat.
Arsyetimi i Gjyqit Kushtetues se flamuri me shqiponjën dykrenore na qenka i Shqipërisë dhe si ti tillë simbolizon shtet të huaj, mund të përdoret edhe për tu ndaluar gjuha shqipe, historia, tradita dhe kultura shqiptare. Sepse dhe ato janë vlera të një shteti tjetër, nuk janë diçka që u takon vetëm shqiptarëve të Maqedonisë. Andaj, sikur të përdorej logjika e Gjyqit Kushtetues, shqiptarët e këtushëm do duhej të ç’visheshin nga shumëçka që i takon Shqipërisë, që është shenj njohëse e shtetit të tyre amë. Pra, do duhej t’ju ndalohet e kaluara dhe e ardhmja, ashtu siç e kishin të ndaluar në Maqedoninë e dikurshme socialiste.
Se qarqet politike Maqedonase ende nuk e kanë kuptuar se kanë vdekur kohët kur flamuri shqiptarë lehtë shpallej si “armiqësorë”, u pa shumë më herët: pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006. Atëherë kur mandatari Gruevski u tha hapur shqiptarëve se ata mund të ëndërronin edhe ligj për zyrtarizimin e gjuhës së tyre amtare, pra do mund të ëndërronin çka të donin, e sa të donin, po do u jepej vetëm aq sa do vendoste koalicioni i tij qeveritarë. Në çastin kur shpalosi këtë strategji të veten qeverisëse, ai në të vërtetë nuk u shpalli “luftë” ëndrrave shqiptare, por atyre që ëndërronin një Maqedoni stabile. Sepse sikur të ishte mandatar që ia donte të mirën shtetit që udhëhiqte, ai do bënte çmos që spari t’i “qetësojë” shqiptarët, e pastaj ata të përkatësisë etnike maqedonase. Pra, do i merrte në qeveri që të dy partitë shqiptare, dhe kështu do e priste i qetë edhe zgjidhjen e statusit përfundimtarë të Kosovës. Por, ai këtë nuk e bëri sepse u mbështetë mbi instinktin e vet antishqiptarë, u besoi premtimeve të kryesuesve të PDSH-së se shumë shpjet do e asgjësonin BDI-në, e do bëheshin zotërues edhe të shtizave edhe të flamujve. Dhe kështu Gruevski e çoi shtetin rrugës së kalbjes së brendshme. Që do të thotë se Maqedoninë e sotme mund ta shpëtoj vetëm ndonjë “frigorifer” i akullt perëndimorë. Me çka edhe do shembet iluzioni se Maqedoninë mund ta shpëtojë anëtarësimi i saj i ngutshëm në NATO. Iluzion të cilin e kultivojnë ata që nuk e dinë se NATO-ja të garanton siguri të jashtme, por nuk ka mekanizma të pengojë “rrahjen” e fëmijëve brenda në shtëpi. Sikur ta kishte këtë mekanizëm, NATO-ja qëmoti do i shpëtonte disa anëtare të veta nga trazirat e brendshme në baza etnike.
Përpara institucioneve shtetërore e komunale të Maqedonisë, ende ka po aq shtiza sa kishte gjatë ish socializmit Jugosllavë. Dhe është mirë numri i tyre të mos ndryshohet. Se bëhet fjalë për shtet ku çdo koalicion qeveritarë i ndërron flamujt. E sa i përket flamujve, shpeshherë ndodhë që ata të ndaluarit e dikurshëm të valëviten si simbole të demokracisë së sotme. Apo, ata që deri dje ishin shenjë e lavdisë së një shteti dhe ideologjie, sot të jenë të ndaluar e të papërdorshëm. Pra, kur bëhet fjalë për përshtatshmërinë e flamujve, njeriu duhet t’i përmbahet urtisë se ato nuk i valëvit era , por vetëdija njerëzore, se ato valëviten në shtiza jo atëherë kur i ndalon apo lejon ligji, por në çastin kur një grup, apo një etnitet, e ndjen se flladi i tij është ai që e bënë të besoj se nuk është i mposhtur dhe i përbuzur në shtetin ku jeton, se është i barabartë me ata që valëvisin flamurin e tyre.
http://www.kmehmeti.com
14 Shkurt 2008 @ 4:52 pm
EDHE SA KOHE DO NA DUHET TI JAPIM MAQEDONISE TE KUPTOJ SE ENDRRA E VJETER I KA MARRE FUND, AJO DUHET TE SIGUROJ NJE PERFSHIRJE TE GJITHE ETNITETEVE PASI NE KETE MENYRE RREGULLON FUNKSJONIMIN E SAJA SI SHTET UNIK DHE MARDHENIET ME SHQIPERINE SI FQINJ I MIRE I SAJA. IMTERPRETIME TE TILLA CENOJNE SIGURINE DHE DESTABILIZOJNE SITUATA. POR SHQIPERIA KA ARDHUR MOMENTI TE RREAGOJ FORTE NDAJ TYRE DHE TI JAPI DREJTIM SHTETEVE ME POLITIKA TE VJETRA SI MAQEDONIA DHE SHQIPERIA DO JA JAPI SHPEJT VLERSIMIN E VETE NE MOMENTIN E DUHUR.