Kush po e vret mendimin shqiptar?

NDRIÇIM KULLA
Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha

Z. Kryeministër!

Gjatë një periudhe 15-vjeçare si botues dhe studiues, kam pasur mundësinë e njohjes së mendimit të ndaluar shqiptar. Përmes një procesi mjaft të gjatë njohjeje, duke qenë se, përveçse botues kam qenë dhe lexuesi i parë, kuptova përmasën sasiore dhe cilësore të kësaj literature, e cila më dha ndjeshmërinë intelektuale mbi mungesën e tij në ambientin shoqëror shqiptar.

Por ajo që bën më shumë përshtypje, është se po ajo indiferencë dhe keqdashësi e viteve të komunizmit mbi këtë pasuri kaq të rëndësishme kombëtare, e shfaqur nga akademikët dhe pedagogët tanë të shumtë nëpër universitete vijon edhe sot. Më vjen keq të dëshmoj paaftësinë e tyre të gjatë në këtë fushë.

Nga ana tjetër, nuk mund të mos habitem për mosangazhimin e një numri të madh institutesh apo drejtorish pedagogjike, me një armatë të tërë specialistësh, në detyrimin e zgjidhjes së këtij problemi. Si vallë një fluks kaq i madh botimesh që përbëjnë mbi gjysmën e trashëgimisë sonë mendore t’i lëmë mënjanë pa i përdorur në shkollë?!

Si rezultat i një pune sistematike përgatitëse (kërkuese dhe seleksionuese), është arritur të botohet një kolanë e madhe me mendimtarë të rëndësishëm; si Branko Merxhani, Mehdi Frashëri, Mit’hat Frashëri, Anton Harapi, Zef Valentini, Vangjel Koça, Tajar Zavalani, Krist Maloki, Stavro Skëndi, Dom Ndoc Nikaj, Jorgji Meksi, Ambroz Malaska, Ismet Toto, Eqerem bej Vlora, Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan Noli, Mustafa Kruja etj. Madje, për shkak të aktualitetit që kanë vlerat e këtij mendimi, ka filluar të ketë një ndikim të rëndësishëm tek shumë njerëz që i përkasin shtresës intelektuale.

Shembulli tipik i Branko Merxhanit, Anton Harapit, Zef Valentinit, Mit’hat Frashërit, Mehdi Frashërit etj., tregon se, ne e kemi përdorur filozofinë, psikologjinë dhe sociologjinë në mënyrë krijuese, duke krijuar mendimin tonë karakteristik në këto fusha. Mirëpo, dihet nga të gjithë se pasojat e tmerrshme të qëndrimit politik ndaj mendimit të lirë shqiptar, kanë bërë që ky mendim të mos njihet nga brezat e sotëm.

Por, ne, nuk jemi kurrsesi vend tribush siç mundohen të na paraqesin të gjithë ata që nuk na njohin mirë, por jemi një komb me konceptet dhe filozofinë tonë karakteristike kombëtare, me mendimtarët dhe dijetarët tanë, të cilët, kur konceptuan shtetin e ardhshëm shqiptar, sytë i hodhën vetëm drejt Evropës dhe modeleve të përparuara të Perëndimit. Këtë është e rëndësishme ta dimë mirë dhe ta kemi gjithmonë në mëndje, të gjithë ne dhe pasardhësit tanë.

Është e pafalshme, që kjo literaturë për shkaqe politike, të njohura nga të gjithë, nuk njihet nga brezat e sotëm dhe mua më ndodh shpesh, si botues i një pjese të rëndësishme të këtij mendimi, të më pyesin; se kush është Mit’hat Frashëri, Branko Merxhani, Zef Valentini, Vangjel Koça, Tajar Zavalani etj?

Kjo është trashëgimia jonë mendore, e cila duhej të programohej me urgjencë për t’u njohur në mënyrë të organizuar në procesin e mësimdhënies ashtu siç janë të programuara edhe letërsia dhe historia jonë. Tashmë, ky është një problem që ne e kemi, i cili edhe pse nuk provokon së jashtmi krizë e mban krizën tonë kulturore dhe shpirtërore brenda në paditurinë tonë kombëtare. Prandaj mbetet një projekt, që duhet bërë pa u zvarritur dhe në mënyrë të qartë.

Brezat e sotëm dhe të ardhshëm duhet të vihen në lidhje dhe ta njohin këtë literaturë, ashtu siç njohin edhe literaturën e letërsisë dhe historisë, e cila në dallim të dukshëm nga kjo literaturë është e programuar në mësimdhënie, duke i ponderuar orë të shumta.

Kjo mbetet një mungesë serioze në procesin e mësimdhënies së shkollës sonë, edhe sepse, tërë ato dije që po na vijnë nga kultura botërore, nuk mund të përvetësohen si duhet pa u shartuar me mendimin shqiptar.

Por ka qartësisht një prirje për ta anashkaluar këtë literaturë, tashmë, që ai është formësuar në libra të veçantë e në antologji, siç ka një mungesë të qartë vullneti nga institucionet shtetërore si p.sh., Ministria e Kulturës, për të bërë detyrën institucionale në investimin, dhe botimin e atyre rezervave ende të pabotuara dhe që e meritojnë këtë.

Unë isha nga ata njerëz që kisha shpresa, se forca politike e drejtuar nga ju, do t’i trajtonte me më shumë respekt këto dije shumë të çmuara, me vlera aktuale.

Por raporti i tyre dijeformues nuk ka ndryshuar pothuaj fare madje është përkeqësuar, si në drejtim të detyrës që ka shteti për t’i nxjerr nga arkivat e për t’i botuar këto vlera, ashtu dhe nga detyrimi institucional për t’i përhapur me programe të ndryshme orientuese dhe subvencionuese, e së fundi për t’i kthyer në dije mësimore. Kjo është kaq tragjike, sa që ende sot nëpër shkolla vazhdojnë të qarkullojnë lista kryesisht me emrat e autorëve të vjetër të komunizmit, duke mos u bërë as një përpjekje orientuese nga institucionet përkatëse, që edhe kjo kulturë e panjohur mirë, për shkak të ndalimit politik të hyjë në njohurit e nxënësve dhe mësuesve shqiptarë, të paktën si fillim nëpër bibliotekat e shkollave.

Mendoj, se edhe ju mendoni njëlloj si unë, për mendimin shqiptar, për rëndësinë dhe vlerat e tij, prandaj po ju drejtohem si Kryeministër i vendit, që të merrni përsipër përgjegjësinë tuaj për projektimin dhe futjen e këtij mendimi, si një literaturë e detyruar në procesin e mësim-dhënies në të gjitha nivelet e shkollave tona, në mënyrë që mësuesit dhe nxënësit, të arrijnë që brenda procesit mësimor të zgjerojnë njohjet dhe dijet e tyre mbi veprat dhe kontributin e intelektualëve shqiptarë të viteve 1870-1945.

Komunikimi i vlerave të këtij korpusi materialesh të përzgjedhura e grupuara përmes artikujsh, esesh, traktatesh, studimesh, fragmentesh nga vepra të ndryshme, do të ndikojë pozitivisht në, përdorimin e tij si literaturë konkretizuese dhe evidentuese, si më poshtë:

1. Do të sigurojë një kontakt të drejtpërdrejtë e të profilizuar të mësuesve dhe nxënësve me materialin autentik të këtyre autorëve.

2. Do t’i ushtrojë nxënësit ose studentët që, nën drejtimin e mësuesit ose pedagogut, të mësojnë të punojnë me materialin burimor dhe me mënyrën e vjeljes së tij përmes skedave, fishave dhe tabelave.

3. Në drejtim të edukimit demokratik dhe patriotik të nxënësve, ngjalljes dhe forcimit të krenarisë së ligjshme për figurat madhore të kombit tonë në kulturë e mendim, shoqëruar me vlerat e tyre më të spikatura në këto fusha.

4. Në perspektivën e hapjes së një rruge dhe praktike të re pune në lëndë të tilla specifike si sociologji, edukim demokratik, filozofi e psikologji, duke konkretizuar kështu edhe aktivitetin e mendimtarëve shqiptarë në to.

5. Në realizimin e një lidhje organike mes letërsisë dhe mendimit kritik e estetik.

6. Në realizimin e një gërshetimi të natyrshëm të lëndëve të tilla si filozofi, sociologji, psikologji me kontributin shqiptar në këto fusha.

Kjo gjë tashmë është provuar edhe publikisht, nga debatet që janë bërë për të dhe ka marrë mbështetje nga të gjithë faktorët, madje edhe nga brezi i gjerë i politikës.

Edhe kapacitetet e nevojshme për orientimin dhe profilizimin e tij janë, pavarësisht se në mënyra konspirative ndonjë segment skeptik apo nënvleftësues (shtetëror apo individual) tenton ta pengoj këtë iniciativë. Vizioni tashmë është qartësuar për ta bërë të mundur diktimin e tij. Kjo gjë herët a vonë do bëhet. Por do dëshiroja ta nisni ju, dhe shpresoj se do ta bëni këtë gjë. Mbetem me shpresën e një mirëkuptimi të plotë dhe të një lajmi të mirë.

Me respekt!

Ndriçim Kulla

Botues, studiues

Botuar ne gazeten Standard

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

22 Komente

  1. Nerguti thotë:

    14 July 2008 @ 12:46 pm

    Kush po e vret mendimin shqiptar ? Quelle belle ironie ! Mendimin shqiptar po e vret mungesa e mendimit. Ose me shkoqur, mendimi shqiptar nuk ka si te vritet apo plagoset sa kohe qe s’ia kemi pare kund kryet.
    Historikisht, mendimi shqiptar (litotë e bukur !) ka qene nje mendim bosh i mbyllur mbi veten. E thene kjo ne gjuhen e Shukrijes, fqinjes sime te katit te trete, mendimi shqiptar ka qene gjithmone llomotitje. Dhe kjo tradite e pasur vazhdon te na ndjeke nga pas, tradicionalizmi eshte nje veti e bukur e Shqiptareve. Edhe kur intelektualet e “Tajvanit”, “Hong-Kongut” apo “Singaporit” flasin me fjale te medha liberalo-avangardiste, perseri, tradicionalizmi ua ka ngjitur per fyti e nuk i leshon me.

    Nje shoqeri e mbyllur si ajo shqiptare, shoqeri e mbyllur gjithandej, ku vlera e debatit matet me shkallen e llomotitjes, ku dialogu kthehet ne diabosh, ku referencat ndaj kokave te mendimit europian jane pothuaj zero, ose te mbetura ne nivelet e asaj çka na servirnin gazetaret e zellshem te PPSH, ne nje shoqeri te tille pra, nuk ka mendim. Edhe kur, lavdi Zotit, ndodh qe nje grimce mendimi ze te nxjerre krye, ai eshte i destinuar te vdese pernjehere, i kalbur dhe i prishur nga kalbesirat qe qelben menjane.

    Po te doni nje shembull te kesaj qe sapo thashe, beni kete prove : pyesni nje gazetar shqiptar mbi çka thene Lenini mbi kete dhe ate, dhe pernjehere do t’jua thone. Nuk e di si arrijne ta mbajne mend, por ja qe pergjigjet do te jene te pernjehershme. Disa citate, te lexuara andej-kendej, kane ngelur te ngulura thelle, njehere e pergjithmone, ne trurin e ajkes se kultures shqiptare. Mos ngjava shume patetik me kete shprehjen “ajka e kultures shqiptare” ? Me falni, nuk gjeta dot shprehje tjeter.
    Qe t’i bie shkurt, do te thosha qe perqindja me e madhe ne bote e marresve peng (terroriste me tastiere, psh) gjendet ne Tirane.

  2. emigrant thotë:

    14 July 2008 @ 12:54 pm

    ne, nuk jemi kurrsesi vend tribush siç mundohen të na paraqesin të gjithë ata që nuk na njohin mirë, por jemi një komb me konceptet dhe filozofinë tonë karakteristike kombëtare, me mendimtarët dhe dijetarët tanë

    Ballafaqojeni citimin e mesiperm me kete shkrim.

    Me hair dalte!

  3. xhibi thotë:

    14 July 2008 @ 1:26 pm

    Ne ngelem akoma me mendesi te vjetra, mazallah se ndryshokemi dot. Jemi me mendesite e idhujve dhe mbreterve akoma, edhe pse eshte shek. XXI. Per cdo gje p.sh. i drejtohemi Sales, dhe per cdo gje qe behet meriten e ka Sala dhe per cdo gje qe nuk behet fajin e ka prap Sala. Dhe per mendimet shqiptare. Njerez te tjere nuk paska.

    O Ndricim, po Sala eshte politikan mer Yahoo, juve qe jeni botues dhe mendimtare dhe supozimshmërisht djeplëkundës te mendimit shqiptar, ca perpjekje keni bere deri tani? Dhe ku ka ngelur goxhda, ca mund te behet konkretisht?

    Apo varja asaj, mjafton te kete secili nga nje shkrim te vetin ne gazete dhe kjo eshte ne vetvete levrim i mendimit shqiptar? :D

    Pa le dhe me keta titujt sensacionale dhe tabloid jeni bere me keq se keto tabloid news nga Amerika. “Kush e vrau mendimin shqiptar”. Mire qe nuk e vure “Gerdeci i mendimit shqiptar”, se Gerdeci duket se eshte metafora e preferuar e koheve te tanishme, per cdo gje, me apo pa lidhje.

    Ndricim Kulla i thote Sales:

    Mendoj, se edhe ju mendoni njëlloj si unë, për mendimin shqiptar

    E shikon, nje mendje paskeni me Salen juve per mendimin shqiptar. :D

  4. J. thotë:

    14 July 2008 @ 1:49 pm

    Epo tani o xhib, një gisht në këtë punë e ka dhe ai Sali.

    Se po lunte ngriva shkriva para ca kohësh me akademinë e shkencave. Në fillim e ngriu…pastaj e shkriu.

    Qe t’i bie shkurt, do te thosha qe perqindja me e madhe ne bote e marresve peng (terroriste me tastiere, psh) gjendet ne Tirane.

    Kjo ishte gjetje e bukur.

    Ore tani, të futemi ca më thellë, për çfarë ushqimi mendor kanë më shumë nevojë shqiptarët? Cilët autorë vlen të përkthehen, studiohen, analizohen etj.
    E vërteta është se kemi ngel pellg. Si në lëvrimin me autorët shqiptarë të kulturës së librit, ashtu dhe me shkëmbimin jashtë.

  5. lulian kodra thotë:

    14 July 2008 @ 5:32 pm

    Xhibi, respekte! Por ki parasysh Idrizin, kur citon Shakespeare, dhe thote: “jepi lolove te hane”. Kryeministri yne karizmatik jo vetem qe ka stausin e kalifeve te Bagdatit te shekujve 9-12, pushteti absolut i te cileve i influencuar nga mendimtare te kohes u drejtua per nga bibliotekat, librarite dhe mendimet e lashta filozofike, por me teper se aq, ka edhe statusin e udheheqesit te popullit, qe mund te shprehet me dy shembuj principe-parrullash: “Enver Hoxha eshte Partia, Partia eshte Enver Hoxha” dhe “C’do Populli ben Partia. C’thote Partia ben Populli”. Keto letra te hapura te drejtuara ndaj BB (Big Baces) nuk duhen pare pervecse si reagim impotent ndaj absolutizmit politik. Me ke te komunikoje i ziu akademik lolo e yoyo? Ne menyre formale e zyrtare me Pollon? Me rektoret e universiteteve? Jo or Xhib, se rektoret, Medinjte, Pollot e populli shkojne e vijne dhe kur ndrrohen nuk e ruajne memorien institucionale te komunikimit zyrtar, nderkohe qe Enveri dhe Sala dhe Zoti jane pergjithmone. Vertete thua keta akademike te shkrete nuk e dine qe ky kult individi nuk funksionon idealisht? Prandaj edhe jane te detyruar, pasi sic thote BB, “Une i dua mediat”.

    Emigrant, krahasimi qe ke sjelle nuk mund te konsiderohet ne kontrast, por ne vijueshmeri, pasi nderkohe qe artikulli i Astrit Canit perfundon me kete domosdoshmeri:

    “Shqiptaría duhet të dali me nji program kulturor në shekullin e ri.”

    artikulli i Ndricim Kulles vijon me kete:

    “Komunikimi i vlerave të këtij korpusi materialesh të përzgjedhura e grupuara përmes artikujsh, esesh, traktatesh, studimesh, fragmentesh nga vepra të ndryshme, do të ndikojë pozitivisht në, përdorimin e tij si literaturë konkretizuese dhe evidentuese, si më poshtë:

    1. Do të sigurojë një kontakt të drejtpërdrejtë e të profilizuar të mësuesve dhe nxënësve me materialin autentik të këtyre autorëve.

    2. Do t’i ushtrojë nxënësit ose studentët që, nën drejtimin e mësuesit ose pedagogut, të mësojnë të punojnë me materialin burimor dhe me mënyrën e vjeljes së tij përmes skedave, fishave dhe tabelave.

    3. Në drejtim të edukimit demokratik dhe patriotik të nxënësve, ngjalljes dhe forcimit të krenarisë së ligjshme për figurat madhore të kombit tonë në kulturë e mendim, shoqëruar me vlerat e tyre më të spikatura në këto fusha.

    4. Në perspektivën e hapjes së një rruge dhe praktike të re pune në lëndë të tilla specifike si sociologji, edukim demokratik, filozofi e psikologji, duke konkretizuar kështu edhe aktivitetin e mendimtarëve shqiptarë në to.

    5. Në realizimin e një lidhje organike mes letërsisë dhe mendimit kritik e estetik.

    6. Në realizimin e një gërshetimi të natyrshëm të lëndëve të tilla si filozofi, sociologji, psikologji me kontributin shqiptar në këto fusha.”

    Pra, Emigrant, ne qofte se Misosofia e Canit mund dhe duhet lexuar si parashtrimi i nje kerkese per program kulturor, pavaresisht nga stili dhe metoda e perdorur per shtrimin e kesaj kerkese, atehere artikulli i Kulles duhet lexuar si nje pergjigje direkte ndaj kesaj kerkese, anipse mund te jete pergjigje indirekte ndaj vete artikullit te Canit.

  6. emigrant thotë:

    14 July 2008 @ 5:44 pm

    Shkrimi i Astrit Canit para se te jete programatik na kumton ne esence qe shqiptari ka menduar me koken e vogel (po ti qendrojme asaj anektodes per Napoleonin).
    Nevoja per program te ri kulturor mund te hidhen cdo 5 vjecar (se kesaj njesie kohore ja kemi marre doren mire). Nuk eshte as merite zbulimi - dhe as tager e autorit ajo gje.

  7. kapedani thotë:

    14 July 2008 @ 6:24 pm

    Emigrant e lexove tregimin tim tek ai artikulli mbi tiranen? Kam filluar te zbuloj nje dell poeti ne veten time.

    Në drejtim të edukimit demokratik dhe patriotik të nxënësve, ngjalljes dhe forcimit të krenarisë së ligjshme për figurat madhore të kombit tonë në kulturë e mendim, shoqëruar me vlerat e tyre më të spikatura në këto fusha.

    dhe …

    Keto fjale flasin per mendesine 100 vjecare te autorit te shkrimit, krejtesisht nacionalist dhe i mykur, i konservuar midis pluhurit te kohes dhe ideologjise enveriane. Pamvaresisht se dikujt nuk mund ti duket keshtu.

    Patriotizmi i vlen jo vendit, se ajo eshte nje genjeshter me bisht, porse Kushtetutes shqiptare, sepse per ate kane votuar shqiptaret, dhe vazhdojne ta praktikojne. Tani jemi modern dhe jo fshatar. Institucionet jane demokratike, pra praktika ne to eshte demokratike, dhe jo sisteme “organike” te trasheguara, qe ndjekin llogjiken e nje klase sunduese ose prijesi (monarki), baces ose kryeplakut te fshatit. Loyaliteti, Besnikeria, nuk eshte ndaj vendit, qe eshte nje forme abstrakte mendimi, cfare ka bere gjysmen e shqiptareve te largohen nga ai vend, dhe gjysmen tjeter te dergjet e semure nga korrupsioni ne ate shtrat, (nderkoh qe nje pjese e vogel shqyejne kete “organ” mes tyre). Lojaliteti eshte ndaj institucioneve demokratike, pra kushtetutes, kontrates shoqerore. Vendi, Kombi, ose populli jane koncepte abstrakte. Kete mund ta konfirmoj cdo njeri te cilit i eshte marre prona, ose nuk ka prone ne shqiperi dhe nuk ka kurrfare lidhje me popullin, porse me familjen e vete (pra nuk zoteron nje “dhe”, cope toke, nga i “ati” ose mamaja e vete, at-dhe, meme-dhe).

    Ne fakt eshte romantizimi i vendit ajo cfare ka bere qe perpjekjet per “Atdheun” e disa figurave te historise se Shqiperise te interpretohen nga disa si “tradheti” dhe nga disa te tjere si “deshmi e dashurise” se tyre. Sepse ky romantizim, dhe jo metodat shkencore neutrale te historise, cfare e perligj kete seleksionim dhe dallim. Dhe eshte po romantizimi dhe nacionalizmi cfare ka bere shume shqiptare, qe ne pamundesi per te pajtuar interesat e tyre materialiste me “dashurine” per atdheun, te korruptojne teresisht fjalen “patriotizem”. Nga retorika e njerit apo tjetrit, nuk mund te dalesh ne konkluzion se keta e duan atdheun.

    Adhurimi i Simboleve si keto figurat historike ose Ritualet , si psh. festat, konferencat etj., i sherbejne nje klase sunduese politike per te perligjur autoritetin e tyre mbi popullin (te cilet zoterojne ate qe Bourdieu e cileson “symbolic capital”). Ky nuk eshte nje proces demokratik, nese behet fjale per nje komb. Pasi perjashton simbole dhe rituale te grupeve te ndryshem, qe jane prezent ne keto procese grupimi dhe riformimi te identitetit.

    Pra perpara se nxenesit te mesojne mbi keto figura, keta duhet te shkojne neper lupen dhe tubat e metodave shkencore moderne. Qe dikush ngrihet dhe flet per te ngritur ne piedestal nje figur, nuk perben ne vetvete argument, nese ky person nuk e perligj kete proces me argumente shkencore, porse vetem me autoritet (qofte kushdo). Pozicioni i dikujt ne strukturat shoqerore dhe autoriteti i tij nuk perben argument ne vetvete brenda ketij diskursit mbi vlerat e kombit shqiptar. Vetem argumenti logjik dhe faktet e historise perbejne argument ne vetevete. Cdo autoritet, qe perfshihet ne kete proces, deshiron vetem te etabloj pozicionin dhe bindjet e tij ne kete proces, pra te perligji forcen e tij politike.

  8. lulian kodra thotë:

    14 July 2008 @ 6:33 pm

    Shkrimi i Canit nuk eshte programatik, por pyetesor, dhe kumton ne esence qe shqiptari “nuk pyet” kur ne fakt duhet te pyesi, qe shprehjes “me te pyetme gjen Stambollin” i eshte pergjigjur me shprehjen tjeter “hyp ketu (Gjirokaster, Berat) dhe shif Stambollin” (po t’i qendrojme asaj anektodes per koken e vogel te Napoleonit). Kumton qe planet e programet jane marre shabllon, pa u pyetur, sic e verteton arkitektura Osmane e qyteteve ne fjale, harremi napolonik i cunave t’Ali Demit, apo ligjet shabllon qe nuk pyesin per ligjet e vendit e qe rrjedhimisht nuk pyeten nga njerezit. Shkrimi i Kulles, eshte pergjigjes, nuk eshte duke “fart in your general direction”, si Cani qe ve ne dyshim patriarkalitetin e Baces, por duke mbyll hundet, thote, qe Baca duret ene plani si te dalim nga ky kuterbim. Nga ana tjeter, futju thelle e me te pyetme programit te Kulles, krahasoje me ndonje program tjeter qe mund te shtrohet e qe duhet te shtrohet, dhe del qe ajo qe Cani kumton ne esence, aq relevante sa mund te jene esencat, eshte ne rregull brenda llojit te vet. Pastaj ti Emigranto, po mos kishte menduar me koken e vogel shqiptari, thua do ishte kurve e Turqve, e me rradhe e Austrohungarezve, Italianeve, Jugosllaveve, Ruseve, Kinezve, deri sa me ne fund rrezikon te perfundoje, ne mos ka perfunduar kurve e Amerikaneve, sic e tregoi Fushekruja e Bushit?

  9. edvin thotë:

    14 July 2008 @ 6:44 pm

    Ajo qe ndodhi ne Fushekruje eshte e vetmja gje me te cilen mund te mburremi,nderkohe qe serbi mbeshtetet nga Rusia,qe Greqia pretendon jugun e Shqiperise, ne veri u formua shteti kosovar,shteti vella i mbeshtetur teresisht nga America dhe n.q.s.politika shqiptare do te ishte e forte do ta perdorte Ameriken per te realizuar qellimet eveta,ppa i lene te kuptoje cfare ndodh ne retroskene

  10. lulian kodra thotë:

    14 July 2008 @ 7:02 pm

    Kapedan, E ke lexuar Ndricim Kullen ti dhe punen rigoroze qe ka bere per te sjelle mendimin filozofik shqiptar, jo ne forme simbolike, anipse mendimi veshtire te komunikohet pa simbole, por ne forme mendimi? Ku e shef adhurimin e festave dhe simboleve ti, kur ka 18 vjet qe njera pale e feston clirimin nga fashizmi me 28, dhe pala tjeter me 29? Ku e shef kete adhurim simbolesh ti kur Kosova nuk e njeh simbolin kombetar te Kastrioteve, por simbolin me yje e me xixa te Evropes. Ruaju pak me teper nga Marski kur thote se ndergjegja kombetare eshte ndergjegje fallco, pasi ne fund te fundit, nuk ishte vecse nje cifut pa Zion, e ne kushte te tilla materiale, nuk mund te fliste ndryshe. Vendi nuk eshte nje koncept abstrakt, por nje domosdoshmeri biologjike po aq sa edhe ushqimi, e simbolizuar me se miri nepermjet ekzistencializmit Kierkegaardian te autoreve qe kerkon te kanonizoje. Lexoje me kujdes Ndricim Kullen, se ne keto lloj ujrash lundron, jo ne ujra romantike.

  11. edvin thotë:

    14 July 2008 @ 7:18 pm

    Me fal Lulian Kodra por duhet te kundershtoj persa i perket flamurit kosovar.Pse?Sepse nje shtet nuk mund te shpalli dhe me e rendesishmja,njekohesisht te ruaje pavarsine e tij pa u njohur nga shtetet etjera.Vendosja e stemes se flamurit dhe e ngjyres eshte loja me ebukur dhe e gjetur ndonjehere per te lene jashte rrezikut Shqiperine ndaj akuzave te mundshme nga Serbia,qe kur te piqen kushtet te behet edhe BASHKIMI I MADH me te vetmin flamur,ate kuq e zi.

  12. emigrant thotë:

    14 July 2008 @ 7:43 pm

    kapedan, me thuj cfare teme, se nuk e kam lexu.

  13. ujku i zi thotë:

    14 July 2008 @ 8:09 pm

    Lulian, une thjesht shpresoj qe Ndricim Kulla t’i jete drejtuar BB me doza shume te medha ironie! Ne fund te fundit vetem ashtu ka kuptim kjo leter.Perndryshe, shume dakort me c’thua me siper.

  14. lulian kodra thotë:

    14 July 2008 @ 8:28 pm

    Ujk, perkundrazi, ironia apo cinizmi tregojne nje aftesi qe nuk ka vlere praktike, por vetem morale kur absolutizmi politik nuk e lejon berjen e gjerave. Fatkeqesisht, kam frike se po i pergjerohet, ashtu si i pergjerohet robi Zotit. Fundja pse jo, Sala eshte i gjithpushteshem. Ne te tilla raste, pergjerimi mund te jete me efektiv.

  15. Nerguti thotë:

    14 July 2008 @ 9:26 pm

    Kur ju lexoj juve me lart, rri e mendoj ku duhet te me kete kaluar mua mendimi shqiptar qe nuk e kam pare… Thjesht desha te di : çfare forme ka ky mendimi shqiptar per juve ? Dhe me thoni nje emer mendimtari shqiptar qe te mos jete marre me kuvendimin mbi gardhin e fshatit te vet qe e ndan nga fshati fqinj. Jo per gje por une e shoh mendimin VETEM E VETEM si nje xixe, nje shkendije. E si perftohet shkendija ? Nga perplasja e dy gureve, stralli mundesisht. Dhe keta gure, per mua, jane dy : guri i pare eshte thithja dhe pervetesimi i mendimit me te mire europian, nder te gjitha koherat : dhe guri i dyte eshte nje thithja dhe pervetesimi i te gjitha pervojave te meparshme qe kane ndodhur ne nje rreth me te ngushte, ne nje rreth kombetar. Kur te perplasesh keta dy gure, dmth mendimin europiano-perendimor me pervojen kombetare, atehere lind mendimi i vertete. Pastaj vetem te ndjekesh fillin, dmth te mos i mbyllesh asnjehere syte, por te ushqehesh vazhdimisht me mendimet e reja ne fjale dhe te jesh symprehte te kapesh prirjet e kohes ne vendin tend.

    Perndryshe, vazhdoj t’i rri besnik asaj qe thashe : gjithçka tjeter eshte llomotitje.

  16. lulian kodra thotë:

    14 July 2008 @ 9:49 pm

    “Dhe me thoni nje emer mendimtari shqiptar qe te mos jete marre me kuvendimin mbi gardhin e fshatit te vet qe e ndan nga fshati fqinj. Jo per gje por une e shoh mendimin VETEM E VETEM si nje xixe, nje shkendije. E si perftohet shkendija ? Nga perplasja e dy gureve, stralli mundesisht. Dhe keta gure, per mua, jane dy : guri i pare eshte thithja dhe pervetesimi i mendimit me te mire europian, nder te gjitha koherat : dhe guri i dyte eshte nje thithja dhe pervetesimi i te gjitha pervojave te meparshme qe kane ndodhur ne nje rreth me te ngushte, ne nje rreth kombetar.”

    Fshati jot, rrethi me i ngushte, rrethi kombetar. Fshati fqinj, europa. Mendimi jot, llomotitje maje gardhit me dy gure stralli. Mendimi i fshatit, nga nje vesh te hyn, nga tjetri te del. Mendimi i fshatit fqinj, gjithashtu. Mire e ke. Vazhdo llomotitjen, se edhe forma me e kulluar e mendimit, hakshe hakshe, nuk eshte me shume se aq.

  17. Artian thotë:

    14 July 2008 @ 10:04 pm

    Mendimi shqiptar nuk do ngjallet me letra,drejtuar Kryeministrit.,ne qoftese po vritet.
    ….sepse ,po sikur ai, me nder kryeministri, te fshije b.ythen,me letren qe ti i drejtove.(thone,qe ne kohen e sotme,kur teknollogjia ka ecur perpara,kjo ndodh shpesh,sepse koha,eshte me e c muar,se letra,kot nuk thone “koha eshte flori”- time is money..!!kush ka kohe me e lexu gjithe letren,aty mbahu se Birisha ka per ta lexu dhe ka per te von men!) :)

  18. kapedani thotë:

    14 July 2008 @ 10:22 pm

    Emigrant, http://www.peshkupauje.com/kjo-eshte-tirona-jone/2008/07/12/

    kjo eshte tirona jone.

  19. kapedani thotë:

    15 July 2008 @ 9:05 pm

    Eshte e vertet mendoj une se Marxi, sikush edhe cdo tjeter perkrah nje teori ose nje tjeter nga pervoja personale, biografia e tij. Edhe une gjithashtu. Ndryshimi me dike tjeter eshte ama, qe une jam i ndergjegjshem per kete pozicion, dhe per mundesine qe ekziston, qe mund te jem i gabuar ne ate qe besoj. Dyshimi miku im eshte arma e te se vertetes.

    Shih per cfare metodash e kam une fjalen kur flas mbi romantizimin si perpjekje per te etabluar autoritet dhe per te perligjur pozicione politike dhe ideologjike. Une nuk flas kuturu sic mendon zotrote, por kam deshire te sjell ketu nje lloj perspektive te “ndryshme” e te gjykuarit te gjerave. Lexo http://www.peshkupauje.com/nje-leter-e-rralle-e-faik-konices/2008/06/06/ “Nje leter e rralle e Faik Konices” nga Nasho Jorgaqi. E marre kete artikull si shembull te mjegulles dhe tymit, ne te cilen shume shkrimtare dhe historiane shqiptare e kane futur kete popull, duke u shprehur ne ato qe quhen “halbe Wahrheiten” (gjysma te verteta) dhe “gjysma dijesh”, duke gjeneralizuar (pergjithsuar) gjerat etj, shkurt mjegullnaje argumentative dhe tym empirik.

    Me këtë formim intelektual dhe i frymëzuar nga ideale patriotike, ai vendos të mos kthehet në Shqipëri, por t’i kushtohet në Evropë çështjes së çlirimit të atdheut. Ka zgjedhur të bëhet shkronjëtor (shkrimtar – N.J.) dhe ndonëse shumë i ri e fill i vetëm, nis veprimtarinë e tij patriotike në kryqendrën e metropolit evropian. Shkruan në frengjisht dhe dërgon për botim librin “Ç‘ka qenë Shqipëria, ç’është, ç’do të bëhet” si dhe studimin prej 80 faqesh “Ese mbi të ardhmen e Shqipërisë dhe përpjekjet e saj për pavarësi në shek. XIX”, që ia çon “revistës më të madhe të Europës”, dy vepra këto që për fat të keq nuk na kanë arritur.

    Te keshilloj te lexosh edhe shkrimin tim ne lidhje me kete artikull, me teme “mbi autoritetin’!

    Pa interpretuar motivet e Faik Konices (nese do te niseshim nga rezultati, le ta cuajme patriot), por cfare pyetjesh dalen nga ky citat?

    1. Cila eshte kjo revista me e madhe e Europes? Une nuk e di? Dikush ketu?

    2. cfare nuk ka arritur? Artikulli? Kujt ja thote ky keto? Cfare jemi ne si popull, lope? Kjo eshte me te vertete nje fyerje ndaj inteligjences se cdo lexuesi shqiptar, dhe ndaj atij me nacionalistit. Ne arshivat e Frances gjen edhe letrat e dashurise se Louis I (830 te eres sone, mbas krishtit) dhe me siguri listen e pazarit te kuzhunierit te Louis XIV (1793), ku me siguri edhe kaptinen e prere ja kane ruajtur diku. Ky thote nuk na paska arritur artikulli i shkruar ne nje gazete te madhe?

    Por te tilla komente te hedhura keshtu ne ajer, pa prova dhe baza empirike, eshte e mbushur historia jone. Ne fakt vete libri i historise se Shqiperise nuk mund te quhet nje liber historie i mirefillte, porse nje doktrine shteterore e paraqitur vertikalisht ne kohe. Duhet te fillojme te mendojme! Pastaj me duket se ketu tek peshku nuk besoj se ka njerez qe e shohin veten si lope, qe presin bariun (bacen) ti udheheqi, dhe qener qe ti mbajne afer tufes, kur ndonje lope e verber (qe nuk e beson kete doktrine) deshiron te ndahet nga tufa.

    Pra keto fjale hidhen gjithmone me mendimin se “he dicka ka per te ngelur” dhe me muhabet kafeneje -”po nuk e di ti more se kush eshte Ai? Po ai ka shkruar neper gazeta Europiane, kur ti as te lexosh ne ato gjuhe nuk di dhe as qe i ke pare ato gazeta ndonjeher.” Nje tjeter aty qe nuk ja ka idene fare, porqe i duhet te pozicionohet per te mos treguar injorancen e vete, ja kthen: “Ai ka qene burre trim dhe i zgjuar. Si i thone more, i penes dhe i pushkes.”. Kamarieri qe kalon aty prane, per te ulur gjakrat, ja keput me humor: “Ai ka qene i penes, i pushkes dhe i p..” - “Edhe i punes” - ja kthen ai pijaneci aty afer, qe ka dy jave qe nuk shkon ne pune, se ka halle. “I te gjitha p-ve dhe b-ve, burre i zoti”- e perfundon dikush muhabetin, dhe vazhdojne pastaj te flasin mbi Salen, Interin dhe te shajne arbiterin.

  20. emigrant thotë:

    15 July 2008 @ 9:15 pm

    kapedani:

    Kam filluar te zbuloj nje dell poeti ne veten time.

    dhe pastaj:

    Pra keto fjale hidhen gjithmone me mendimin se “he dicka ka per te ngelur” dhe me muhabet kafeneje -”po nuk e di ti more se kush eshte Ai? Po ai ka shkruar neper gazeta Europiane, kur ti as te lexosh ne ato gjuhe nuk di dhe as qe i ke pare ato gazeta ndonjeher.” Nje tjeter aty qe nuk ja ka idene fare, porqe i duhet te pozicionohet per te mos treguar injorancen e vete, ja kthen: “Ai ka qene burre trim dhe i zgjuar. Si i thone more, i penes dhe i pushkes.”. Kamarieri qe kalon aty prane, per te ulur gjakrat, ja keput me humor: “Ai ka qene i penes, i pushkes dhe i p..” - “Edhe i punes” - ja kthen ai pijaneci aty afer, qe ka dy jave qe nuk shkon ne pune, se ka halle. “I te gjitha p-ve dhe b-ve, burre i zoti”- e perfundon dikush muhabetin, dhe vazhdojne pastaj te flasin mbi Salen, Interin dhe te shajne arbiterin.

    kapedan, kjo ishte me lart se poezi! Ishte alamet proze!!! Neqoftese eshte jotja, ti me kete shfaqesh me lart se poet, pra shfaqesh Prozator.

    PS Se proza e mire do nje nga ato “b”-ete qe permende.

    Respekt per ate pasazh! Wow!

  21. emigrant thotë:

    16 July 2008 @ 10:35 pm

    E gjeta! :D :D Ke boca “gjynofe” ti kapedan, ne komente te tjera, por me ket i ke shly, plus qe ke kredit per ca gjynofe ne te ardhmen…. :P

    Yes, man!

  22. NYC_USA thotë:

    16 July 2008 @ 10:56 pm

    ahahahahaha e modhe kjo!

    ditto per rezervat qe ka kapedoni ndaj shkrimit te historise se shqiperise (dhe ne fakt, gjithe fakteve qe perfshijne shqiptarizmin, qofte gjuha e shkruar apo evidenca te tjera shkencore te prejardhjes shqiptare..lemsh e li)

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com