Kush është kush?
Fansat e vërtetë përpiqen të jenë sozi të vërteta të idoleve dhe, shpesh, është e vështirë t’i dallosh nga origjinali. Who is Who? Përpiquni t’i gjeni.
Nigel Barley
Çdo gjë filloi me Göthen. Në 1774, ai shkroi „Vuajtjet e të riut Werther“ («Die Leiden des jungen Werther»); historinë e dashurisë tragjike dhe vetëvrasjen e një heroi romantik, pasioni i të cilit ngeli i papërmbushur. Libri pati një jehonë të madhe në Evropë dhe, menjëherë më pas, burra të rinj filluan të shfaqeshin rrugëve, të veshur me kostumin e Werther (jelek të verdhë, fund blu), të cilët filluan t’u ngrinin nervat prindërve të tyre me pozat e tyre poetike. Rreth dymijë shpirtra të brishtë, thuhet se e vunë pistoletën në temth të kokës, ashtu si heroi i tyre. Autoritetet e kohës do të gjykonin shkatërrimin e rinisë dhe pamoralin e kulturës bashkëkohore, por ishte shumë vonë: Wannabe-Dua të jem kishte lindur. Një libër të keq mund ta harrosh, por jo një të suksesshëm; dhe kështu Göthen do ta ndiqnin deri në fund të jetës së tij kopjet e Wertherit; të veshur me rrobat përkatëse, por që për fat të mirë nuk kishin marrë guximin të vendosnin pistoletën në kokë. Një fenomen me një modernitet për t’u çuditur. Për t’u përmendur është fakti që personi që u mor si model, nuk ekszistonte: ai ishte një personazh romani. Loja me identitetin, që na duket si një lojë e postmodernes, ka ekzistuar shumë më parë sesa epoka e internetit.
Popfansat që tregohen në foto e kanë pak më të lehtë. Në sajë të komunikacionit masiv, identifikimi me idolet e tyre, ushqehet papushim nga materiale të fresketa në formën e fotove në revista, programeve televizive, koncerte. Rrobat mund të blihen në dyqane dhuratash. Pasioni i tyre, tamam si në kohën e Werthers, përfshin një spekter të tërë sjelljesh; nga ato të padëmshmet dhe të pafajshme deri tek obsesionet, nga imitim frisure deri tek imitim stili jete.
Të vishesh me kostum së bashku me miqtë për një koncert është një gjë; të shkosh në dyqan i veshur si Elton John apo Kapiteni Kirk, është një gjë tjetër.
Disa idhuj ngelen përjetësisht të njëjtët, të fiksuar në kohë me ndihmën e botoksit apo fotoshopit. Flokë të fryra, fytyrë e superpastruar nga rrudhat, rroba të bardha, do të identifikohen gjithmonë me Cliff Richard; një paruke e verdhë me onde, cizme kaubojsh dhe gjoks silikoni do te identifikohen me Dolly Parton. Kjo e fundit, është përpjekur të sqaroje se, të dukesh kaq vulgare kushton shumë, por për fansat nuk është kështu.
Grupet e Heavy-Metal të duken kaq të bindshëm, sepse duken absurd të vjetër; sepse për shkak të jetës së shthurrur në rini duken sikur kanë jetuar dy jetë, sepse rrudhat, barku dhe flokët e rralluar dhe të hollë, nuk janë tipare të një trupi që po vdes, por shenja specifike të individëve të veçante, që jane në qendër të vëmendjes; janë si të thuash dekorata, prova të një jete të jetuar maksimalisht.
Fansat e tyre janë ne masën më të madhe ata që kanë qënë të dashuruar me ta qe ne krye të herës dhe që janë plakur së bashku me ta. Shumë rrallë arrijnë grupet muzikore të kenë një shkëlqim të tillë që t’u flasi edhe brezave më të rinj, dhe shumë pak Oldies dëshirojnë të identifikohen me Teenies. Madonna, bën perjashtim; ajo arrin të rikrijoje nga fillimi personazhin e saj dhe ofron gjithmonë një identitet te ri ku mund të projektojnë veten fansat e saj.
Origjinali pa shanse
Ndërsa mosha e njëjtë përfaqëson një tipar të rëndësishëm të bashkësisë së fansave; ngjyra e lekurës, madhësia e trupit, bile edhe gjinia nuk luajnë asnjë rol- adhurimi i tyre është një formë e vërtetë barazie besimi ku nuk ka vend për racionalitet.
Çuditërisht, sozitë kineze të Elvisit janë ato më të besueshmet; fakt që mund të hidhte drite mbi trashëgiminë gjenetike të King-ut. Unë njoh një Whitney Huston fantastike nga Bali dhe një çift ganez Beach Boys shumë të angazhuar.
Ndërsa disa sozi mjaftohen në kënaqësinë e tyre vetëm me një ngjashmëri të lehtë, të tjera e marrin këtë punë shumë seriozisht dhe, për të arritur ngjashmërinë gati
identike me idolin, i nënshtrohen thikës. Gjë që ka krijuar probleme të reja. Kirurgët estetike kanë krijuar dosje me foto hunde apo buzësh, ku pacientet e tyre mund të zgjedhin; gjë qe i ka shtyrë disa yje të kerkojnë të drejta eksluzive për tiparet e tyre të jashtme.
Nëse i sheh këta fansa, e kupton pa vështirësi se ata genjejnë vetëveten; sepse ata imitojnë vetëm paraqitjen skenike të idoleve të tyre. Kur Charlie Chaplin mori njëherë pjesë në një konkurrim për sozi të Charli Chaplin, u çudit teksa e gjeti veten të renditur në vend të tretë. Në afërsi, me sa duket, ai nuk i ngjante aq shumë „Charlie Chaplinit“.
Motivet e sozisë mund të perfshijnë „adhurimin e pastër“ por edhe interesa komerciale. Ndoshta, për të rinjtë është një ëndërr që të bëhen dikush dikur e të kenë edhe ata fansat e tyre.
Serinë e katërt të „Celebrity Big Brother“ në Angli, e fitoi një bjonde me emrin Chantelle Houghton, që ju mburrej rivaleve të veta se ishte e famshme si këngëtare e një grupi (fiktiv) të quajtur „Kandy Floss“. Në të vërtetë, ajo punonte si një kopje e lire e Paris Hilton. Mbas fitores së saj, Paris Hiltonet e tjera vendosën, që në të ardhmen të ktheheshin në sozi të Chantelle, sepse kjo ju duk shumë më suksesprurëse.
Për vite me radhë qarkullon në internet thashethemi se Paul McCartney ka vdekur në 1966 dhe është zëvendësuar nga një sozi; një polic kandaz me emrin William Shears Campbell (Billy Shears përmendet në këngën e dytë të «Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band»), i cili kishte fituar konkursin për sozi të Paul McCartney. Megjithë përgënjështrimet, kërcënimet juridike, biles edhe kërkimeve serioze të botuara në revista prestigjioze sociologjike, teoricient e konspiracionit vazhdojnë ta besojnë atë ende.
Ndoshta e gjitha ka të bejë me atë që në fantazinë e tij finale, fansi ëndërron ta minimalizojë Idolin dhe t’ia zërë vendin; t’ja marri jetën dhe karrierën të adhurueshmit, të dominojë terrenin e tij. Siç e tregon edhe Hannibal Lecture; dashuria nuk e përjashton aspak aneksimin kanibalesk.
Po çfarë ndodhi me Paul Mc McCartney-in e vërtetë (sipas historisë së legjendës urbane)? Po ja, në një këngë tjetër, të të njëjtit disk, thuhet: «He blew his mind out in a car. He didn’t notice that the lights had changed.» Ja ku e kemi zgjidhjen. Për fat të keq, nuk e dimë nëse në këtë moment ai kishte veshur kostumin e Werthers.
Fotografitë që shoqërojnë këtë artikull janë të James Mollison, i cili për katër vjet me radhë ka fotografuar fansat e rockut dhe të muzikës pop në koncerte anembanë Evropes dhe Amerikës. Këto fotografi do të botohen në vjeshtë në librin „The Disciples“, Chris Boot Ltd.)
Nigel Barley është ethnolog dhe autor. Jeton në Londer. Artikulli i tij është botuar në “Das Magazin”
Përktheu nga gjermanishtja: Alisa Tirana
Cilit prej ketyre idoleve i perkasin fansat e fotografuar? Renditja fillon nga fotografia e pare, rreshti i pare.
1. La Toya Jackson, Jennifer Lopez, Tina Turner, Donna Summer?
2. Kiss, Kiss, apo Kiss?
3. Coco Rosie, Roisin Murphy, Björk?
4. Iggi Pop, Nirvana, Gotthard?
5. David Hasselhoff, Georg Michael, Leonard?
6. Shakira, Dana International, Christina Aguilera?
7. ZZ Top, Dj ötzi, Chris von Rohr?
8. Grace Jones, ABBA, Madona, Gwen Stefani?
9. Franz Ferdinand, Morrisay, Elvis Costello?
10. Lil’ Kim, Missy Elliot, 50 Cent?






8 July 2008 @ 7:24 pm
Shume interesante kjo Alisa. Kjo ideja e te jetuarist sipas nje idhulli, apo modeli, qofte edhe kur keta nuk jane te vertete por krijime te imagjinates…merr perpasa te tjera personazhi, behet me i vertete se e verteta, ndoshta? Sikunder Charlie Chaplin nuk arrinte dot te kapsulonte lavdine e “Charlot”-t (The Tramp)…
Nëse i sheh këta fansa, e kupton pa vështirësi se ata genjejnë vetëveten; sepse ata imitojnë vetëm paraqitjen skenike të idoleve të tyre. Kur Charlie Chaplin mori njëherë pjesë në një konkurrim për sozi të Charli Chaplin, u çudit teksa e gjeti veten të renditur në vend të tretë. Në afërsi, me sa duket, ai nuk i ngjante aq shumë „Charlie Chaplinit“.
8 July 2008 @ 7:38 pm
Tani s’ka heronj, tha driteroi, tani ka pehlivane. S’na duhet qeter hero, tha ene Tina Turner. Given all these, this is the nearest of a hero, I can think of: Al Bundy!
http://www.youtube.com/watch?v=YvGCym4Uems
8 July 2008 @ 11:20 pm
Yeah,
I Love them.
Al Bundy dhe gruja e tij gjys kucke e gjys dembele jane heronjte e mi.
Zene se jemi une dhe burru