Kush eshte fajtori???
Po lexoja disa gazeta per diskutimet e sotme ne parlament dhe ngjarjet pas shperthimit ne Vore. Konkluzioni qe arrita eshte se “asnje nuk ka faj”. Kryeministri u thote deputeteve: “se nuk ka fuqi ligjore mbi Ministrin e Mbrotjes; Vete keni miratuar nje ligj qe Kryeministri nuk duhet te nderhyje ne ushtri”. Pra, megjithese ne kabinetin e Qeverise ai eshte Krye dhe Ministri i Mbrotjes eshte pjesetar i kabinetit ai nuk ka fuqi mbi Ministrin e Mbrotjes. Dakort, kete e kuptova. Se si e kuptova kete nuk e di, por e kuptova.
Ish Ministri i Mbrojtjes thote: “Une nuk kam asnje pergjegjesi. Kishte kontrate dy paleshe per kete pune dhe, nje ndermarje e Ministrise qe merret me shitblerjen e armeve e di kete pune”. Pra, me sa kuptoj, Ministri i Mbrojtjes nuk ka fuqi mbi nderrmarjen tregetare brenda ministrise se tij qe nenshkruan kontrata. Dakort, edhe kete e kuptova. Prape, se si nuk e di, por rendesi ka qe e kuptova.
Delijorgji thote ne prokurori, se nuk ka pergjegjesi pasi ai bente vetem cmontimin e bombave. Sigurimin e ambjentet i bente Shoqeria Amerikane. Pra, ai kishte futur bisnesin e tij ne nje fabrike vdekje duke ja lene sigurimin dikujt tjeter. Dakort, edhe kete e mora vesh. Eshte bisnesemen i biri i botes me 8 klase shkolle duhet “besuar”.
Shoqeria Amerikane thote: “Nuk kemi kontrate. Kontrata me ne ka mbaruar me 7 Dhjetor dhe ne (Shoqeria Amerikane) kurre nuk kemi punuar ne Vore”. Bile, per kete sillen edhe foto dhe filmime te nenshkrimit te kontrates dhe mbarimit te saj me sukses me 7 Dhejtor. Dakort, edhe kete e kuptoj. Pak e “dyshimte” kjo, kur ketu perfshihet edhe ambasada amerikane e njohur per “veprimtarine agjenturore e armiqesore” ndaj vendint tone ne vitet ‘45-’90. Por, s’di cte them ketu, me duhet, mbase, ta besoj.
Pra: Jo faji i Kryeministrit, Jo i Ministrit, Jo i Firmes qe punonte atje, Jo i Firmes Amerikane. Kush eshte fajtori?
Mbetet qe, sipas dhe Berishes ne Parlament ku thote se tragjedia ndodhi per arsye njerezore, “faji” te jete i atyre 14 vjecareve qe punonin ne ate fabrike.
Por prit pak….. Berisha j thote, se e dinte shume mire se aty nuk kishte 14 vjecare pasi kishte thene se nuk kishte asnje dijeni per kete fabrike. Pra, kujt do ti mbetet faji?
Mbetet Floviani i vogel 3 vjecar. “Faji” eshte i tij dhe gjithe ju te tjeret qe thoni se fajin e ka Berisha, Mejdiu, Delijorgji, ACMFDM (apo ku e di une cfare inicialesh te tjera do te dalin) nga Amerika, “jeni vetem armiq te popullit” shqiptar dhe kujdes se po “kerkoni trazira” dhe “perfitoni nga vdjekja”, per arsye politike. Mos harroni, sipas RD, nje anonim nga Perendimi ka thene se ju ka vene ne shenjester ju qe kerkoni trazira. “Pushoni, se erdhi Gogoli! Nga Perendimi”.
Te “denohet” Floviani i vogel 3 vjecar - “faji” eshte i tij.
Ky eshte “konkluzoni” im sipas tere deklarimeve qe kam pare sot ne shtyp . Si e arrita kete konkluzion nuk e di, por rendesi ka qe e arrita. Eh, mor’ vellezer, cfare te them i mjeri qe lexoj gazetat?! Me vjen te ulerij.
KUSH ESHTE FAJTORI ?


20 Mars 2008 @ 4:39 pm
po autori ?
20 Mars 2008 @ 4:51 pm
Toko, bukur e ke qendisur…jo jo kush e di ku eshte fshehur ai qe e ka fajin, ose ka edhe raste si ky i mesipermi qe s’ka fajtore por vetem faje.
Ore po ky sikur ta kete ditur kete gjemen me siper dhe ia rregulloi mire qefin prokurorit, vuri sinjora Katanin qe do tia gjeje fundin me duket…
20 Mars 2008 @ 5:38 pm
E tha i madhi fare…………MEDIA
20 Mars 2008 @ 5:59 pm
shum bukur e ke shkruajtur toko , si per gazete.
un nuk shikoj fare gabime.
20 Mars 2008 @ 6:04 pm
Faleminderit AlisaT Me sa shikoj kam nevoje per redaktore.
Sinqerisht te kam borxhe nje kafe.
20 Mars 2008 @ 6:25 pm
Fajtori per mua eshte populli atje qe i lejon keta laro e balo te tallen me te.
Hiqu njeri e veru tjetri,tallu njeri e tallu tjetri e sigurisht vijne keto te gjitha.
Si e thone nje fjale: “Me genjen per heren e pare e ke fajin ti..me genjen per heren e dyte..e kemi fajin edhe ti edhe une …por kur me genjen per heren e trete e kam fajin une qe te besoj !!!
20 Mars 2008 @ 8:57 pm
ai femija e ka emrin Flavian apo Flovian???
13 Maj 2008 @ 7:03 pm
po kjo eshte loja qe behet prej kaq vitesh ndaj nesh, popullit te izoluar dhe te shperqendruar nga mungesa e dritave, ujit, ushqimit. dhe keshtu duket se do te mbetemi, popull qe jeton ne pyll, i pandergjegjshem per ekzistencen e vet. propaganda sot ka marre nje forme te tmerrshme. nuk eshte me vetem nje reklame, por eshte dhune.
Nese pati nje fajtor per Gerdecin, tani e kemi harruar si ngjarje. Po behet ndryshimi ne kushtetute! Shqiperia ka bere reklamen ne CNN!
dhe filozofia me te cilen vazhdojne te na udheheqin: “injoranti mbetet i lumtur per sa kohe qe nuk kupton.” hajde njerez hajde.