Kur te me braktise poezia
Kur syte t’i mbyll per te fundit here,
vetem, me shoke rrethuar a me hipopkrite,
kur te gjitha dyert te me shpien ne sketerre
dhe t’me kene braktisur dhe hyjnijte,
dhe t’me kene braktisur zogjte ne qytet,
yjet dhe dielli dhe fijet e barit,
dhe guralecat e bardhe ne bregdet,
e te mbetet vetem hena gur i varrit,
dhe ti t’me kesh braktisur e prekjen
e lehte mbi balle te mos mund t’a ndjej,
atehere dhe poezia do me braktis per vdekjen,
dhe vetja do me braktis e me s’do e gjej.

16 July 2008 @ 9:55 pm
e bukur !
16 July 2008 @ 10:14 pm
Poezi qe me bind (dhe kenaqem jashtezakonisht) se sa, cfar, dhe per c’dimension jeton poetikisht Luliani.
P.S. eshte e para poezi qe lexoj, por eshte e fundit shenje (treguese) se sa instiktiv, e pathos, jeton kultura, njeriu, Luliani.
16 July 2008 @ 10:18 pm
shenim;
“hipopkrite”
mund te jet per hipokrite, por e shoh qe qendron edhe si nje fjale e shpikur rastesisht; “Hi-pop-krite”
17 July 2008 @ 12:09 am
Poezia me pelqeu dhe te uroj qe te mos braktise kurre .
17 July 2008 @ 2:17 pm
Po te vazhdosh ta duash kaq shume poezine dhe,te shkruash keshtu,nuk do humbasesh kurre.
komplimenti.me mallengjeve!
17 July 2008 @ 2:18 pm
patetike. e sterthene.
17 July 2008 @ 5:10 pm
Kujdes perdorimin e e-se… duke nisur qe nga titulli:
jo braktise por braktis…(veta e trete numri njejes; ai ajo braktis)
ne fund duhet e-ja; atehere dhe poezia do me braktis per vdekjen,
dhe vetja do me braktis e me s’do e gjej.
poezia do me braktise dhe vetja do me braktise
17 July 2008 @ 5:14 pm
kerkoj ndjese per komentin per titullin;-( Titulli eshte i sakte
31 July 2008 @ 3:08 pm
Shume e kendshme - ka ritem.