Kur të kthehem ne Shqipëri unë do bëhem…
Duke marr shkas nga tema e Llukanit dhe diskutimit qe akoma vazhdon dua ta kaloj temen ne dicka me konkrete. Shume prej diskutanteve shprehin se duan te kthehen ne Shqiperi (edhe pse disa nuk do te bejne dicka te tille per arsyet e dhena). Per ato qe do kthehen apo qe duan te kthehen c’fare pune, profesioni, biznesi, apo ku ta di un tjeter mund te beni ju ne Shqiperi?
Psh Laura me sa di un ka ndermend te kthehet. Ajo po mbaron Phd, ne letersi dhe frengjisht, dhe ka eksperienca te ndryshme pune ne Shqiperi. Me kthimin e saj ajo do qe te rikonstruktoj fushen dhe departamentin e Frengjishtes dhe Letersise duke sjelle me vete nje nivel akademik qe nuk njihet ne Shqipëri. Shume prej jush do e reduktonit dhe do thonit “Emo se mesuse do beheshka”.
E mire, mesuese do behet, por nje mesuese per te cilen ato pak studente qe studiojne letersi e frengjsht kane nevoje. Nje akademike dhe studiuese me pervoje qe te pakten per studentet dhe koleget e saj do te krijoj nje ambient dhe nivel pune e profesionalizmi. Kaq mund te bej Laura (ok potenciali i saj eshte shume me i madh po ktu po marr vetem nje nga rruget e shumta qe mund te ndjek ajo ne Shqiperi); mund te duket e pa rendesishme ne pamje te pare dhe per shumekush mund te jete e pa konsiderueshme puna dhe c’ka ajo sjell. Po gur gur behet mur. Ju c’fare guri do mund ti shtoni murit? Ato qe jan ne shqip dhe qe njohin fushat perkatese mund te thone se sa nevoje ka ne Shqiperi ate per gurin tuaj dhe sa mire do zinte vend ai gur ne murin qe po ndertohet e shkaterrohet cdo dite ne atdhe.
aloire

22 May 2007 @ 2:30 pm
Bukur.. Biznesmen
22 May 2007 @ 2:37 pm
OJQ
22 May 2007 @ 2:40 pm
swed,
duket do punokemi bashke
22 May 2007 @ 2:45 pm
Cheney, zgjidh ke do, te shkruash projektet apo te kerkosh financime? Nje nga keto dy vende eshte bosh, per implementimin e kam gati strukturen, asnje person
22 May 2007 @ 2:46 pm
Antar i partise qe qeveris dhe doganier.
Hap nje gazete dhe ver gjoba per bizneset o robte ( nuk quhet me shpifje )
22 May 2007 @ 2:50 pm
”per implementimin e kam gati strukturen, asnje person”..hehe me qite nga profili..hajt mo ndryshim karriere

per te tjerat tek a cift, rezultati po njesoj do jete
22 May 2007 @ 2:53 pm
Kothere po te ra ne dore ndonje licente printimi me thuj se nxjerrim jo vetem gazete por revista dhe libra bashke.. kam gjet ca printuse ne kine me cerek cmimi.. te reja fare..
22 May 2007 @ 2:53 pm
Ore Cheney, do pare apo pune ta morrim vesh iher? Po deshe pune rri se atje ku je se je mire, po deshe pare zgjidh oferten time. Bela e modhe, si gjehet karari shqiptarit!

22 May 2007 @ 3:06 pm
Jo, nuk te duhet licence dhe po te me degjosh mua beje, pa medyshje.
22 May 2007 @ 3:11 pm
une per vete do behem hajdut …..dmth doganier…..
22 May 2007 @ 3:17 pm
Dua te behem Kryeminister me disa kushte
Kushit i pare te me lene te zgjedh anetaret e qeverise pa patur nevoje te bej alenaca e te me imponohen personat. Pak a shume me keta mera ne qeveri
Minister te Jashtem Paulin
Minister te mbrojtjes Kemail.
Minister te punes dhe ndihmes sociali Blendin.
Minister te Ekonomise Pjerin
Minister te Financave Llukanin
Ministr te Arsimit dhe Kultures Emigrantin
Ministre te shendetesise Zanen
Kryetar SHIK Vlonjatin
Zedhenes shtypi e.T
Minister te drejtesise Kotheren
Minister te Rendit Publik Cheney
Keshilltar prane kryeministrit per mardheniet me OJQ Klajd
Minister Energjitike Swed
Keshilltare per mardheniet me fete Bela
Gjithashtu te me rezervohet e drejta te zgjedh peshakatare te tjere per vendet bosh te ministrave dhe keshilltareve
Se dyti. Te rivendoset denimi me vdekje. ose me sakte te rivendosen te gjitha ligjet qe ishin ne komunizem me perjashitm te ligjeve politike dhe denimeve kolektive. ( Me ndihme e Kotheres mund te behet ky seleksionim) Pra ligje te tilla si denimi me vdekje , masa e denimit e njete si ne komunizem per vjedhje, korupsion apo demtim te prones shteterore.Ne kete kuader te rihapet burgu i Burelit dhe Spacit dhe miniarat ne keto vende te jene ne varesi te ministrise se redit publik.
Ligjet te mos kene fuqi prapavepruese dhe tere dosjet qe jane sot ne prokurori apo gjykat te mbyllen njehere e pergjithmone.
Se treti Qeveria te kete nje kontrate vetem 8 vjecare pas kesaj te gjithe anetaret e qeverise te betohen se nuk do te meren kurre me politike dhe do te largohen ne vendet nga erdhen ose do te qendrojne ne shqiperi por kurre kurre nuk do te ngaterohen me ne politike. Ne te kundert do te denohen per krime ndaj njerezimt per periudhen qe ishin ne qeveri.
Prokuroria te kete fuqi te plote mbi gjithe antaret e qeverise dhe tere politkanet te jene pa imunitet.
( Ketu me duhet te zgjedh vendin e prokurorit, kam dyshime per kete, nuk di ke te zgjedh, por njoh dike jo peshkatar qe mbase e ben).
Se fundi.
tere anetaret e Qeverise duhet te betohen so pajtohen me bindje ( jo per hir te postit) me programin e qeverise qe ne gjuhen e ashper por te vertet do te jete Diktature e bardhe
Harova presidentin Ismail Kadarene
ha ha ha
Si thoni ju a mban ta beni kete
22 May 2007 @ 3:23 pm
Tomi, ti po qe ma dashke te miren, une them mos do zoti behem minister ne ndonje ministri ku s’ja them fare dhe me bie te dredh zinxhirin e mbase te bej ndonje lek, ti dashke te me cosh atje ku duhet me punu. Jo mo lal, rrofsh, per keshtu jam mire sic jam, po sillem ca kohe neper Europe pastaj shofim e bejme.
22 May 2007 @ 3:24 pm
Po pse talleni ju???
Laura eshte vertet shembull i bukur. Jo vetem qe mund te kontriboje me intelektin e saj por dhe do sygjeroje menyra qe sistemi arsimor te punoje sa me mire. Ajo ka eksperience, lidhje me shkollat jashte shqiperise, dhe patjeter di si ti coje gjerat para. Ne fillim do jet profesore, me tej mund te jet drejtoresha me e larte e arsimit. Vertet eshte teme e bukur ta dime se cfare duan te bejne njeresit kur kethehen?? Besoj se cdo njeri mund te shtoje dicka, dhe patjeter qe gjerat do ecin me mbare…Valle jam idealiste me keto qe them….po vertet besoj se po u kthyhem, dicka me e mire do arrihet.
22 May 2007 @ 3:40 pm
…seriozisht, dua te them qe nuk besoj shume se shqiperia ka shume nevoje per ata qe jetojne jashte me vite…
…nga sa lexoj dhe shikoj ne tv (TCH) por edhe sa kam pare e degjuar nga shqiptare qe vine e ikin, shqiperia ka plot intelektuale e njerez akoma te ndershem e te zgjuar …
….a po, per $ ka nevoje nuk po them jo….
….ka nje prirje ne pergjithesi te shqiptareve qe studiojne apo punojne jashte, te theksojne se ndihma e tyre, nese kthehen do e beje Shqiperine!!!….nuk besoj fare tek kjo….
….biles, shumica edhe komentuesve me flamur shqiptar ketu tek peshku me eshte dukur shume objektive dhe me kembe ne toke….
…e keqja e shqiperise me duket qe eshte vetem tek vjetersirat qe akoma po udheheqin keq e me keq…pa per tru te ri dhe plot energji, besoj se ka akoma ne shqiperi…
22 May 2007 @ 3:48 pm
A e mendoni ndonjehere se shtetit nuk i intereson te kthehen rroge kerkues, por emigrante turista vjetor?
22 May 2007 @ 3:54 pm
Ardi,
Eshte nje gje te te paturit kembe ne toke, dhe eshte nje gje tjeter te te punuarit me bythe ngjitur karriges. Mendimi im :
Po eshte e vertete qe ne Shqiperi ka plot intelektuale e dije por ajo cka mungon eshte nje edukate pune e cila vlereson meriten, dijen por dhe sakrificen. Shpresoj qe ata te cilet kane mendje per t’u kthyer (nuk flas vetem per te rinjte) do te dine te sjellin nje edukate pune te shendoshe e cila do te dije te mire organizoje kapitalin njerezor, ekonomik dhe natyror te vendit tone.
Une per vete nese kthehem ….. do te jete qe te marr per nuse prezantuesen e Portokallise
22 May 2007 @ 4:02 pm
Ina
Verete e beson keto qe thua?
Per ke do te punoj Laura? Kush do te jete bosi i saj?. Mendom ti se Laura do te jete e zonja ta evropjianizoj bosin e saj ( Laura mos me keq kupto por superman apo supergirl nuk je ta besh kete).Se qe te ndryshoj sistemi shkollor ne shqiperi se pari duhet te ndryshoj mentaliteti i bosit se arsimit ( kush eshte ? As qe ja kam idene po patjeter ndonje nga militant e partise pa shkolle).
Te vime te koha kur Laura do te behet drejtoreshe arsimi. Deri atehere dhe qe Laura ta “meritoje” kete vend sipas parimeve te meritokracise shqiptare ajo duhet te kete pushur nga puna tere drejtoret e shkollave me shkolle te larte dhew zebvendesuar me militante te koruptuar ( ata qe kane mbetur pasi shumica jane pushuar dhe zevendesuar me militante) me pas duhet te nenshkruaje nja dy kontrata per riparimin e shkollave ne favor te firmave qe do ministri apo drejtori i saj aktual i ka si “per me ne zemer”, Dhe vetem pasi te kete bere keto ajo do te behet e “ligjeshme” per drejtoreshe. Kur te vij ajo kohe mendon se Laures i ka mbetur ndonje gje ne koke dhe ne shpirt nga ato qe mesoj ne shkollat jashte.
Prandaj kam sjelle ate humorin lart te deshires per tu bere kryeminister. Jo se une dua te behem i tille ( ne fakt per mendimin tim une jam personi me i papaershtshem per kete per hir te se kaluares time) por per te treguar se qe te ktheheni e te beheni efektive duhet nje revolucion ne drejtimin e shqiperise, ne te kundert ato qe do te kthehen do te zhduken si pika e ujit ne shkretetiren e mentalitetit shqiptar.
Nuk ka sherim pa nje operacion radikal mendoj une. Dhe mendoj se nuk duhet te ktheheni!!!! Me efektive per shqiperine jeni jashte shteti per sa kohe nuk ndyshoni mentalitet dhe nuk ndoteni me ofertat koruptive e politike shqiptare. Do te vije koha qe do tju duhet te ktheheni. Atehere do te jeni ne moshe te madhore te pjekur ( jo se nuk keni pjekuri sot mos me keqkuptoni) per te mare ne dore drejtimin e atij vendi.
Beni durim. Popullit po i arin thika ne kocke.Politikanet tane nuk mund te vazhdojne ta genjejne tere jeten kete popull me rotacionin e tyre mashtures. Dhente zoti vjen kjo dite sa me pare qe a shikoj edhe une .
22 May 2007 @ 4:07 pm
Aiglon,
sigurisht jam dakort me ty, por deri diku…..po ti paguash njerezit e ulin mire b..n ata…privati po e ben kete …kurse shteti ka ne krye lecka te vjetra akoma…psh - portokallia, ku punon nusja jote e ardhshme….cuditem si munden ata te mbajne gjithe ate program brenda nje jave….dhe komplet TCH nuk krahasohet me TVSH, qe e shikoj rralle se sja vle….
si thua ti ska si puna ime, e jotja apo e Laures, ne Shqiperi…..
22 May 2007 @ 4:08 pm
Me duket se me shume mend japin ata qe nuk kane prona, emigrantet jane njeres pa prona dhe do te mbeten gjithmon idealist,prandaj ne se ndonje emigrant ka prona ne shqiperi mesiguri qe fjalet do ti ktheje ne vepra e sa per ate(edukata e shendoshe e punes) nuk vlen ne shqiperi,sepse edhe po e pate(edukaten e shendoshe te punes)te zhduket shpejt brenda muajit ..
22 May 2007 @ 4:11 pm
Shpresoj Laures te mos i vije keq nga lakimi i tepruar i emrit meqe qe rasti i saj u morr si shembull. Le te flasim sa me gjeresisht per temen.
Ca me mire akoma do ishte sikur secili te fliste per veten e vet ne vend se te analizoje situaten e tjetrit.
22 May 2007 @ 4:12 pm
Aiglon,
ngele beqar er daj.
22 May 2007 @ 4:15 pm
une do bohem Minister i Brenshem meqe qenka vakant
dhe tua heqi korrupsionin policeve
22 May 2007 @ 4:27 pm
Beli plotesiht dakort por gjithashtu do te kesh detyre te mos te vije keq te terheqesh zvare dhe ta cosh ne Spac apo Burrek babin apo nene e atyre 3 femijeve te vegjel, sepse ajo/ai vodhi energjine elektrike apo u mor me tregeti droge. Duhet gjithashut te jesh zemer gur dhe te japesh urdher te qellohet mbi “demostruesit” skafiste qe nen emerin e lirise dhe demokracise kerkojne ta permbysin qeverine. E ben dot ne se po “Bujrum mire se vjem”
22 May 2007 @ 4:39 pm
I nderuari zoti Kryeminister!
Une Ju falnderoj sinqerisht per besimin qe keni treguar ndaj meje duke me emruar Minister i Jashtem i Republikes Shqiptare (ne mergim, mozallah ne Shqipri).
Duke pare devotshmerine dhe atedhedashurine Tuaj dhe besnikrine ndaj Atedheut, une e pranoj vetem per hater Tuaj detyren e vshtire qe me keni ngarkuar, sepse per ate Ministri une jam personi me i papershtatshem, per te vetemen arsye se une nuk dij ta dredh muhabetin siç e lype ai vend. Sidoqofte disi do e dredhim.
Me respekt !
22 May 2007 @ 4:41 pm
Tomi,


Shyqyr qe u kujtove mor plak!
Pune me te mire se ai hajvani qe keni ne Tirane, kam per te bere njehere!
lola,
Te thashe hidh kanditaturen,se do ngelesh gazetare gjithe jeten!
22 May 2007 @ 4:41 pm
E mo Tomi, e kuptova idealismin tim…dhe e thashe dhe ne komentin e pare. Shume te drejta ato qe the. Dhe te tema tjeter e Llukanit, kam pranuar ato qe ke shkruar per peshkun..Laura mund te jete shum e zonja por nuk jane kushtet…Dakort! Skam si mund ta kundershtoj kete….por ti, si mendon se do rregullohen gjerat ne Shqiperi?? U kthye Llukani, do kthehet Laura, ndoshta do kthehen shume intelektuale..patjeter qe dicka do ndryshoje.. “gur, gur behet mur” Gjerat nuk do permiresohen sa hap e mbyll syte…gradualisht do ulen ato presionet negative ne pune…nejse shpresa vdes e fundit thone. Po mos u privatizuan gjerat, te jene te ndara institucionet, te kontrolluara, ska per te ecur gje perpara…Nejse se sa me shume e mendoj aq me shume turbullohem
22 May 2007 @ 4:47 pm
Beli, nuk eshte vakant ministria e brendshme. Tomi ka vene Cheney ne kete post te rendesishem, vetem se ka harruar te thote se nuk quhet me ministria e rendit publik, por ministria e brendshme (se ketu tek ne, shumica e emrave te ministrive jane ndryshuar, me unifikimin e disa dikastereve pas ardhjes ne pushtet te PD)
22 May 2007 @ 4:56 pm
Ju lutem do te desha qe kjo tema e qeverise time te mbyllet. pasi nuk kam deshire te devijohet ideja e temes. Une me sinqeritet dhe ju kerkoj ndjese administratoreve kam dashur te shpreh disa mendime me kete humor
Se pari qe tere ne ketu tek peshku por ka dhe te tjere shume me te mire se ne jami te afte te ndryshojne shqiperine por mendoj se vec e vec ata qe kthehen sic e kam thene zhduken si pika e ujit ne shkretetiren e mentalitet shqiptar.
Se dyti dua te them se megjithese midis kemi dhe mos pajtime mendimesh shpesh dhe shahemi e ngrindemi une ju gjykoj te gjithe njerez te cilet bashke mund te punojme pa asnje problem bile me shume efektivitet per te miren e shqiperise. Ju lutem perseri le te mbyllet kjo teme e qeverise te diskutohet per temen ne fjale.
Per ndonje qe kerkon vend ne qeveri dhe per me teper sqarim per programin e qeverise mund te me shkruaj ne e mail tomikorca@hotmail.com. ha ha ha
22 May 2007 @ 6:03 pm
Per ata qe studjone me “bursen” e Babit:
Babi nje gje eshte e sigurte:Parimet nuk i tradhtojme edhe sikur te pime … bar!
22 May 2007 @ 6:37 pm
Une po e them qe tani ketu ne shesh te burrave.
Do te merrem me droge, se nuk jam tyj kap fshesen prape ne atdheun tim, me ka dal fshesa nga hundet jashte atdheut.
22 May 2007 @ 6:39 pm
shih Tomi i paska rendit ministrat dhe mua me ka harruar si minister i ministrise se trafficut
22 May 2007 @ 6:49 pm
Nese do te kthehesa– te pakten tani per tani jo- une do te kontriboja ne fushen e gjuhes spanjolle dhe ate te letersise latinoamerikane. Deri tani e di qe nuk ka nje kateder ne gjuhen spanjisht ne fakultetin e gjuheve te huaja, keshtu qe besoj do te ishte nje kontribut i mire per te gjithe studentet e interesuar ne gjuhen dhe letersine spanjolle/latinoamerikane..jam duke mbaruar Ph.D. ne Spanjisht/Letersi latinoamerikane..
Gjithashtu nje OJQ qe ka lidhje me kontinentin e Latinoamerikes dhe Spanjes do te me terhiqte…
Ky do te ishte kontributi im..Megjithate, sic e thashe, fatkqesisht s’besoj te kthehem se shpejti. Megjithate, megjithate, ne Amerike thuhet “never say never” (kurre s’thuhet asnjehere), keshtu qe nese kam ndonje oferte nga nje institucione serioz mund ta ri-konsideroj kthimin ne Shqiperi.
Pergezimet e mia atyre qe kthehen dhe kontribojne Me te Vertete per permiresimin e shoqerise shqiptare, pa rene pre e korrupsionit!
22 May 2007 @ 6:56 pm
Capri,
C’jane keto qe shkruan?
“Do te merrem me droge, se nuk jam tyj kap fshesen prape ne atdheun tim, me ka dal fshesa nga hundet jashte atdheut”.
—————————————————————————-
N.q.s ke vendos te kthehesh ne lapidar ne vendin tende,atehere kthehu!
Ata qe rrojne me droge nga droga do vdesin,si ata qent jetime neper rrugicat e tiranes,ku edhe kumunalia do nje muaj ti varrose!
Megjithate, nuk besoj se e ke seriozisht!
22 May 2007 @ 7:00 pm
ov corz o Leon nuk e kam seriozisht, po e shtrydha kaq shume mendjen sot se me ca do merresha une qe e kam ngrene livadhin dhe thashe, vetem kjo me nxjerr nga selameti dhe keot pak vite qe me kane mbet
:P
Po u ktheva do blej nje apartament tek blloku dhe do sodis rinine moderne te Tiranes se jetojne jeten in full.
22 May 2007 @ 7:03 pm
Meqe qenka tema e deshirave,po shtoj edhe une dicka!
N.q.s. kthehem(sigurisht ne fillim duke u pasuruar disi),atehere do te kisha deshire te beja dicka per femijet!
P.sh. do te hapja nje klub per femijet, ku mund te jepja mesim ne gjuhen angleze dhe kompjuterin per fillestaret!Gjithashtu ne kete klube do te organizoja dicka per ruajtjen e traditave vendase.Si p.sh. vallja,muzika popullore,mesimit te instrumentave muzikore,gatimit tradicional,veshjet popullore si edhe grupe per poezine dhe artin ne pergjithsi.Vetem e vetem qe keta femije mos te ngelen para televizorit gjithe diten, apo te mbeten trutuareve te lagjeve!
22 May 2007 @ 7:11 pm
Kur te kthehem ne Shqiperi une do behem Miss Albania. Pastaj do behem kengetare, modele, politikane dhe ne fund Talk Show host
Ta marrim seriozisht. Une po u ktheva do bej ndryshime ne fushen e shendetit mendor.
22 May 2007 @ 7:19 pm
Ina thote:


“Une po u ktheva do bej ndryshime ne fushen e shendetit mendor.”
———————————————————-
Ide gjeniale!
Po me duket e pamundur,s’ke nga ja fillon me pare!
Me mire “stick” me iden e pare, per Miss Albania.
Me vone na kujto,mos harro per kafen qe me dhe llafin!
22 May 2007 @ 7:26 pm
Shikon ti harrova, me mire po e lejme fare ate muhabet
Mos me ngaterron gje me Inen se dora vete ketu eshte INA.
22 May 2007 @ 7:30 pm
Leon,
Me pelqen shume ideja jote..!!
22 May 2007 @ 7:36 pm
Cheney thote: “A e mendoni ndonjehere se shtetit nuk i intereson te kthehen rroge kerkues, por emigrante turista vjetor?”
…s’e kisha menduar, por me duket shume “valid” si mendim..ke shume te drejte!
Shqiperia ka intelektuale te rinj e te vjeter, qe jane brenda ne vend, dhe qe mund t’i zene keto rroga/vende pune, por besoj papunesia si fenomen eshte pengesa me e madhe..
22 May 2007 @ 7:47 pm
Ina, ideja jote per shendetin mendor,nuk eshte e keqe, por ketu tek ne eshte thuajse e pamundur. Eshte thuajse gjeja me e veshtire te besh ne rolin e psikologes. E kam provuar vete ta bej nje gje te tille. Ne fakt nuk e mora vesh se pse u dorehoqa, por nuk ia vlente fare…
22 May 2007 @ 8:03 pm
Leon nuk ishte problemi financiar, por tek punedhenesi, i cili nuk ia kishte haberin fare. Une fillova aty si psikologe (e kam studiuar kater vjet), por kur vinte puna tek menaxhimi i situatave, ai nderhynte dhe bente kopetentin. Dhe nderhyrja ime, ne baze te sugjerimeve te tij nuk ishte aspak produktive, duke pasur parasysh gjendjen e rende mendore ne te cilen ndodheshin ata qe rehabilitoheshin ne shoqaten ne fjale.
22 May 2007 @ 10:19 pm
Rini sa me larg qeverise dhe institucioneve…s’ju tha njeri te merrni pune qeveritare. Ka biznese private sa te duash…
Une per vete kur te kthehem fillimisht do punoj tek biznesi i prinderve te mi…dhe pastaj te hap biznesin tim ku mund te aplikoj dipllomen qe do marr.
22 May 2007 @ 10:28 pm
Grupi ja qendruam larg qeverise, do te na duhet te shkojme te punojme per Koco Kokedhimen apo per te shoqen. Njesoj si qeveria. Do te na duhet te hapim bisneset tona qe do te kerkojne te genjejme e vjedhim e koruptojme se ndryshe nuk perballohet konkurenca atje? Si t’ja bejme?
22 May 2007 @ 10:31 pm
Tomikorça, ke do me vene minister drejtesie?!!! Kotheren. Boh, do qe ministria te kthehet ne mejhane,
Kotheren, kam vendosur ta bej kryetar te SHIK-ut, si njeri qe di shum te palara aty.
Per kthimin e Laures , do te thoja se vertet mund te sjelli nje metode te re ne fushen e saj , per vet faktin qe ka nje fare eksperience perendimore, por seç ka ajo Shqiperia jone e serte, nuk di si ta shpjegoj, fare mire mund ta shpjegoj me produktet. Ti blen nje pale kepuce apo sandale, ne perendim a lindje, i perdor ato 2-3 vjet ne perendim a lindje, e sa shkon ne Shqiperi , te prishen per 2-3 jave. Apo i blen ne Shqiperi, i mban 2-3 muaj, gati ne te prishur, del ne perendim dhe ato jetojne dhe 2-3 vjet. Duket sikur ka diçka ne Shqiperi qe i ben gjerat e mira te pavlevshme, sikur i konsumon gjerat shpejt, sikur i ha, sikur i humbet, s’di si ta them.
22 May 2007 @ 10:36 pm
Po flisja njehere me prinderit e mi kur isha ne Vlore me gjithe idealizmin tim qe s’i le rehat u thashe:” Per mendimin tim te gjitha farmacite ne Vlore (ishallah s’ka farmaci ndonjeri qe lexon peshkun:p) jane per tu mbyllur sepse s’i plotesojne kushtet per ushtrimin e profesionit.Nuk e kuptoj sesi i lejojne drejtorite nga te cilat varen, s’kane asnje kontroll ilaçesh,dhe ambiente ku i mbajne ilaçet shpeshhere aspak te pershtatshme.
Mu pergjigjen: Marrin leket dhe i lene, shume e thjeshte.
U thashe: Ok, une do ti mbyllja po ta kisha ne dore, s’do merrja leket.
E mire-me thane, -do te pushonte nga puna ai nga i cili do vareshe ti, sepse do merrte ai leket.
Qe keshtu qe
guri qe do vija une, nuk u vika. Do mendoj ndonje gur tjeter pa pune korruptive ne mes.
22 May 2007 @ 10:39 pm
Kur te kthehem ne Shqiperi, do bej ate qe sugjeroi Kotherja, do lidhem me partine ne fuqi, do shof si shkojn punet …dhe nese eshte e nevojshme do nderroj parti sipas interesit. Me kalimin e kohes do krijoj partine time dhe do fry rradhet me oportunisite si vetja. Sapo te hyjme si force parlamentare, do shesim votat sipas interesit.
22 May 2007 @ 10:58 pm
Me ben pershtypje fakti qe kur jane jashte, te gjithe jane idealiste. Duke lene menjane komentet humoristike, pjesa me e madhe e juaja ka ide te mira. Me vjen nje ide ngacmuese, gjithesesi:
Mendoj, p.sh., edhe Edi Rama, kur hante makarona i parruar, ne Paris, ndoshta mendonte te kthehej nje dite. Te sillte artin e tij ne vendlindje. Ose, edhe Smiling Luli (Basha) mendonte ndoshta qe nje dite te kthehej dhe te behej figure reference ne qarqet e shoqerise civile shqiptare. Ne fakt, keta, dhe te tjere si keta, u kthyen vertete, por ajo qe perfunduan te benin ra pak larg si kokerr nga pema e idese origjinale.
E thene me nje fjali: Te gjithe jane idealiste dhe romantike kur jane atje. Kur kthehen pastaj, hane nje luge nga supa jone, dhe behen kuzhiniere te denje te restorantit tone autokton-bordellesk.
C’mendoni?
22 May 2007 @ 11:36 pm
Me befasuat me kete rastin tim, se dhe pse po perdoret pseudonimi, prape po flitet per ate qe fshihet pas pseudonimit, dhe personi ne fjale dhe mund te me kishte kerkuar nese do me pelqente te behesha rast krahasimi dhe lakimi…
Eshte e vertete qe kam shprehur qe me intereson te kthehem ne Shqiperi kur te mbaroj doktoraturen. Sic e thashe ne komentet tek ‘Te Kthehesh” , nuk me pelqejne njerezit e sakrificave, domethene ato persona qe sakrifikojne veten e tyre per hir te lumturise se femijeve te tyre (duket tejet humaniste ne radhe te pare por eshte shkaterrimtare per te dyja palet, si prinderit ashtu dhe per femijet te cilet do perfundojne ne revolte kunder thenjes se perditshme “per ty kam sakrifikuar…”).
E thashe kete per te kuptuar qe nese une kthehem ne vendin tim do te thote qe po kerkoj lumturine time. Lumturia ime mund te jete dhe deshira per te bere te lumtur te tjeret. Kjo eshte pika me e rendesishme, sepse ne ndryshim nga rasti i pare ku flitet per flijimin e vetes ne shprese se nje te ardhme me te mire (prape te vetes sepse prindi e pasqyron veten tek femija, ndjek ketu teorine e Lacan), ne rastin tim po flitet jo per flijim por per gjetje te lumturise sime duke ndjekur pasionet e mia…
Pasjonet e mia me lidhin shume me Shqiperine. Eshte e habitshme per shume nga ju mbase, por paraja s’ka qene ndonjehere perparesi per mua. Mua me intereson gjendja shpirterore. Shume kritike te famshem sot argumentojne qe paraja te siguron lumturine me afat te shkurter (ajo kohe qe ti investon per te arrire ate qe po kerkon te blesh nuk e justifikon; mundin, stresin, hakun qe i merr shendetit, … por edhe nuk e shijon sa duhet, pasi sapo ta arrish pikesynimin, dicka tjeter te mungon menjehere… e keshtu vazhdon cperfytyrimi i njeriut nga paraja). Shume emigrante kane ardhur ne Amerike per anen ekonomike, por e keqkuptuan temen, nuk po flitet qe keta te kthehen ne Shqiperi, sepse ne radhe te pare nuk kane nje profesion qe mund t’i sherbente Shqiperise (nese dikush ishte krejt i papune, pa profesion ne atdhe, dhe jashte ka gjetur pune ne restorant, apo ku di une, nuk eshte humbje per Shqiperine dhe nuk po konsiderohet qe ky individ te kthehet – normalisht ai mund te kthehet nese ka perparesi te tjera, por ne kete teme nuk po flasim per ato, pasi po flitet vetem per ato emigrante qe mund t’i sherbenin zhvillimit te metejshem te Shqiperise me kthimin e tyre).
Te kthehemi tek rasti im. Cfare aspektesh ne Shqiperi do me benin qe une te gjej kete anen shpirterore qe po kerkoj:
1. Ne kater vjet qe studjoj ne Amerike, me eshte dhene mundesia qe te shoh familjen time vetem dy here, qe perben gjithsej njezet dite. Kjo eshte nje shkeputje totale dhe normalisht qe nuk me pelqen. Kam takuar studente ketu ne Amerike qe nuk e kane pare familjen e tyre me shume se gjashte vjet. Mbase nga nje ane kjo na ka bere te perjetojme nje eksperience te re me favoret e saj qe lidhen me lirine individuale por nga ana tjeter dhe kemi perjetuar shume dezavantazhe qe arrijne deri ne cperfytyrim te vetes tone. Nuk injorohet kollaj malli sidomos kur ke shume dashuri dhe respekt per ato njerez qe ti ke jetuar dhe ndare cdo gje.
2. Sic e kam thene ne nje artikull lidhur me shkollat, pervoja ime si studente ne Universitetin e Tiranes, dega e gjuheve te huaj ka qene shume negative pasi , pa u futur ne detaje, sistemi dhe planet mesimore lene shume per te deshiruar. Sincerisht enderroja qe nje dite te kisha mundesine te beja dicka per te ndryshuar dicka. Fletoret e shenimeve i hidhnim ne kosh te plehrave sapo mbaronte klasa jo se s’kishim pike deshire per te mesuar, por ishin shenime koti, 10 faqesh qe i kishim mesuar permendesh (jashte s’me ka rene rasti te hedh ndonje liber apo ndonje bllok shenimesh…) Shkurt do me bente te lumtur fakti nese une do ta arrija ate enderr time studenteske per t’i thene atij sistemi qe koha e diktatures ka marre fund dhe koha e studenteve (4 vjet) nuk eshte nje pese me hic. Dhe kjo e thena ime nuk do ishte me: Ja ku jam, ju jeni kot, me degjoni mua tani. Jo Normalisht! Jo! Jo ! Jo! Me punen time qe do afroja, me lidhjet me miqte e mi atje (sepse nuk jane te gjithe te korruptuar) me eksperiencen qe kam perfituar, me energjine e mire qe me ka fal Zoti (qe po ju nisa nje pune, do e nxjerr ne krye, sic i themi shqip)… dicka do ndryshonte (hic me se pakti sikur nje klase e bazuar ne standartet me te mira do ofrohej)…
3. Me pelqen te jem ne kontakt me gjuhen shqipe pasi me melqen te shkruaj ne shqip. Ka shume shkrimtare shqiptare qe une do kisha mundesine atje t’i takoja. Normalisht qe dua te shkruaj ne Anglisht gjithashtu, per efekt politik dhe ‘patriotik’ mbase por dhe ne lidhje me karrieren time, por ne vend qe te mbyllem ne ne nje zyre nga ku t’i nis artikujt e mi teorike, do me pelqente te isha me ne ‘zemer’ te gjerave, ne lidhje me njerezit sesa me biblotekat dhe mbi te gjitha, ne vend qe ta shoh lumturine time te egoja ime (Ja nje shqiptare nga Amerika ka shkruar ‘kete’ nga universiteti filan) do me pelqente te shihja ndonje frut praktik te punes sime (si psh. u krijuan lidhje me filan universitet dhe tani studentet shqiptare ne degen x kane nje plan studimor sipas standarteve te larta, me mundesine e arritshme te librave gjithashtu)….
4. Po te kthehem , e ndjej veten te afte te bej punen qe deshiroj te bej (s’kam pse justifikohem ne kete pike, mund te me merrni per te marre,eshte problemi juaj, por mund t’ju them qe e njoh veten shume mire dhe sidomos e njoh energjine time pozitive (me vjen keq t’ju zhgenjej, por eshte e pakorruptueshme ).
5. Disa njerez kane synime te larta, por e fillojne nga shkalla e pare… Dhe synimet e mija, mund t’ju siguroj, synojne lart… Dua reforme ne aresim, pasi aresimi lidhet me lumturine e njerezve, dhe per ate do luftoj…
Pashe qe disa komente me lart nuk i permbaheshin temes, mbase etja kaq e madhe per te folur per kete teme dhe kur s’ke ndermend te kthehesh, sidomos nje etje per te demoralizuar deshirat e te tjereve qe duan te kthehen, tregon qarte per mungesa te theksuara ‘aresimimi’ apo njohje te vetes…
Me falni, me duhet te ik tani… Puna me therret
Gjetshi lumturine qe po kerkoni,
Laura
23 May 2007 @ 12:56 am
Laura,
cfare fjalesh prekese.
mqs nuk e ke nick name tend kete nuk po te permend LAURA NON C’E te Nek.
po pasi lexova keto qe shkrove nuk mund te te le pa permendur Laureata Precaria te Simone Cristicchi (italianet e kuptuan qe nuk i binte kot fyellit dhe e vleresuan ne kete sanremo). lexoja tekstin e kenges se do te beje mire.
personalisht mua nuk me pelqejne losers. dhe ti e di se ku eshte challenge i vertet ne fushen profesionale. une mendoj qe shqiperine e ndihmojne duke excel ne fushat ku jemi dhe duke thene qe jemi shqiptare ne fund te dites. e shoh qe ke deshire te madhe te kthehesh. te keshilloj qe dhe disa vite pas laureimit te perpiqesh te japesh ate cka do te reflektosh pasi studiove. qe mos perfundosh nje anonime ne google lidhur me profesionin tend.
me pas jam i sigurt qe do rotullohesh dhe do zesh vendin qe te takon (si gur ne vend te vet kur thone shqiptaret, dhe dihet se ku rendon me shume). vec mos haro shih jeten tende nje here, pastaj atdheun, se dhe ai mire ka nqs ti arin majat.
po cthem dhe une se nga ato qe shkruan duket qe po flasim molle dhe portokalle.
te fala ke te gjesh andej nga shqiperia, sidomos te fala Maestros … e di ti per ke e kam fjalen:)
23 May 2007 @ 1:15 am
Ja filluan dheniet e leksioneve…
Sikur duhet te flisni per VETEN ne kete teme… Per lauren flas vet, c’keni ju, pa merak… s’po kerkoj keshilla!!!
23 May 2007 @ 2:03 am
mos e vrit shume mendjen laura sec thone ata qe nuk kuptojne. secili ka mentalitetin e tij, ca me te ngushte e ca me te gjere. jam e lumtur qe ke keto ide, shume pret te cilave i ndaj me ty. me vjen vertete keq kur njerezit mendojne negativisht qe asgje nuk ndryshohet edhe nese kthehemi. gjithmone do arrish te permiresosh dicka. ne rastin me te keq do ndyshosh mentalitetin e vjeter te 4-5 vetave me te cilet punon, ose te pakten do t’i besh te mendojne per ca gjera me shume. keshtu fillon ndryshimi, pak nga pak. nuk na mjafton te nderrojme klasen politike, duhet ndryshuar ngadale mentaliteti i njerezve, dhe kjo kerkon kohe po kerkon edhe njerez te japin nje fare shembulli. pa bere sakrifica, por sepse kjo i ben te lumtur. ndoshta do takohemi ne tirane per ca vite
23 May 2007 @ 2:05 am
Laura shkrimi yt me pelqeu shume, dhe akoma me teper sepse kuptoj shume mire si ndihesh dhe e mendoj njesoj:) .
S’jam dakort me ty cluephone, Shqiperise s’i duhen njerez te shkelqyer larg saj, por njerez mbase me pak “excel” por qe jane ne gjendje te kontribuojne praktikisht dhe te kene deshire dhe durim.
Perse duhet te perbeje çudi fakti qe fama, parate, luksi s’jane enderr e te gjitheve??!! Jo vetem qe s’jane enderr e te gjitheve, por s’perbejne lumturine e vertete te askujt.
23 May 2007 @ 2:19 am
Te dashur shoke dhe shoqe
DIskutimet jane interesante por togfjaleshi qe po has me shume eshte “te kthehesh e te japesh kontributin tend per rimekembjen e atdheut” e te tjera gjera heroike si keto. Duke i lexuar keto te krijohet ideja se gjithsecili do te kthehet ne atdhe me duar te mbushura me dhurata e koken me ide te shndriteshme… por pas kesaj mua me duket se gjithmone vjen mendimi qe OK ne sollem keto tani, po atdheu si do te na e shperbleje? Une mendoj se kushdo qe kthehet, e ben kete to make a living for himself, dhe per mire a per keq jeton jeten e tij, ndersa atdheu ben si ben e jeton dhe ai jeten e vet with or without our help.
Une per veten time, po te vendos te kthehem ndonjehere, do te ble nje shtepi andej nga Jugu qe te shikoj detin nga veranda, do blej nje radio me vale te shkurtra qe te degjoj BBC dhe muzike, dhe do perpiqem te ftoj te gjithe miqte qe kam neper bote te kalojne veren ne shtepine time. Leket qe mund te bej do ti thyej ne banken lokale dhe pazarin e ushqimeve do ta bej po atje dhe ky eshte kontributi qe do jap per atdheun.
Per te tjerat mendon Perendia
23 May 2007 @ 4:52 am
Laura,
M.q.s jemi pak a shume ne te njejten fushe, sinqerisht te uroj fat me te gjithe aspiratat qe kishe shkruar me siper. Shpresoj qe aspirat e tua te behen realitet. Megjithate nga shkrimi dukej qe dhe vete nuk je e sigurt. Citoj paragrafin 4. “po te kthehem..”
Nejse, ndoshta ne nje te ardhme takohemi bashke ne ndonje MLA conference ketu ne U.S.A…;)
23 May 2007 @ 5:49 am
Po, patjeter, me shkruaj te emaili, se do jem se shpejti
23 May 2007 @ 6:20 am
eu tani sja vle me u kthy ne shqiperi tani qe e paskeni te gjithe mendjen me u kthy u zune te gjitha vendet qe ishin ne dispozicion me mire me nejt ketej a se arrova per fushen e arsimit arsimi per momentin eshte nga bisneset me te mira nje provim ka shku 100$
23 May 2007 @ 7:32 am
Sa me shume te rrish ketej, aq me e veshtire eshte te kthehesh andej. Edhe kshu pa ministri nuk te ben as zemra fare
lol
Une du ministrin e transportit dhe ndertimeve -m’duke se sikur o pa zot
23 May 2007 @ 8:20 am
Ketu ne Itali ke te besh me shume shqipetar dhe ne te gjitha diskutimet e tyre duan te kthehen ne Shqiperi. Te rregullonim vetem nevojat elementare te jetes(drita,uje) dhe une kthehem qe neser.
—————
tomi shiko mos ke ndonje vend zv/ministri
23 May 2007 @ 8:39 am
na hapet pune tani qe jemi dhe ne prag provimesh pale!
strangeman ka kapur nje pike te lezetshme pak me lart, ai rindryshimi ideologjik qe mund te pesojme po te rikthehemi ne atdhe. them qe ka te drejte, se eshte frika ime numer dy (pas idese se mbetjes mbyllur normal) nqs mendoj kthimin. para nja dy vjetesh po mendonim me ca shoket e mi qe mbase per te shpetuar veten nga ky rrezik duhet ta benim me fjale te ktheheshim te gjithe grup. te realizonim nje si tip kontrollimi te njeri-tjetrit, me shpresen qe s’do perfundonim ne zenie e debate pa fund. pastaj kush tha qe paskemi thithur kaq e kaq gjera pozitive ketej nga jemi? personalisht mendoj qe vetem te studiuarit jashte nuk me ben dot ndihme per atdheun, s’me del as te ndihmoj veten!
23 May 2007 @ 8:48 am
Shoh qe tomi ka marre persiper dhe eshte angazhuar totalisht per te dekurajuar cdo ide dhe ndjenje te shqiptareve per t’u kthyer ne vendin e tyre… Ki tomi paska edhe fiks edhe nje semundje udheheqesi… eshte serioz ne biseda gazmore dhe eshte qesharak ne biseda serioze…
kthimi i kujtdo ne shqiperi mendoj se duhet pare si nje ndertim biznesi te ri… dhe jo me romantizma pa mbeshtetje…
po… do te kthehem te ngre biznesin tim ne shqiperi… favoret ne vendlindje jane me te medha se kudo tjeter…
une njoh plot fshatare shqiptare qe nuk punojne token e tyre ne shqiperi, por bejne te njejten pune ne vende te tjera si greqia… kjo nuk ka sens…
njoh plot burra qe nuk lanin asnje pjate ne shtepine e tyre ne shqiperi, por e bejne kete cdo dite ne restorantin e nje shteti tjeter…
njoh plot profesioniste qe kane braktisur gjithcka per pune te rendomta…
competition… gara te behet ne atdhe, pastaj perfitimi vjen vete indirekt per te…
beni si te doni… une per vete jam ketu dhe ketu kam per te qene…
por mos kujtoni se dikush do t’u lutet juve qe te ktheheni… ketu jeta vazhdon… gara vazhdon… kush punon shume, fiton… kush gabon, falimenton… rrezohet dhe ngrihet prape… shqiperia ndryshon dhe ju cuditeni… me ato egoizmat dhe ato nihilizmat tuaja…
Shqiperia nuk eshte boshti i centrifuges, por nje vend si gjithe te tjeret…
NUK KA ATDHEU NEVOJE PER JU, POR JENI JU QE KENI NEVOJE PER ATDHEUN…
23 May 2007 @ 9:20 am
“Kur te ketheme ne Shqiperi, une do kethehem!”
23 May 2007 @ 10:47 am
Ilirian !Lum ti per vedi….Shqiperia ka shume nevoje ta duan njerez si ne ,me shpirt…..E ka shume me teper nevoje per ate qe ben pune te rendomte ne Nju Jork se sa per politikanin a biznesmenin batakçi e te paskrupullt.Tom!Falemderit per besimin..Nese do te krijosh qeveri ne emigracion ,jam gati…Maezallah ne Shqiperi….Falemnderes,kena pi boll,u knaqme….Per mend ne Shqiperi ka “boll”.Tan ti japin me bujari te madhe(e vetmja gja).Mendoj se ka shume nevoje per ndershemerine e shqiptarit te Nju -Jorkut qe mbase edhe pse dikush ne Shqiperi,me shume umiltà e ndershmeri punon perte permiresuar jeten e vet e te tijve.Historikisht ne nuk na ka lene hunda me kullot bar…Ve re perçmimin qe lexoj ketu per njerezit qe na bekan pune te “rendomta”…Une gjej nja nje mlion here me shume dinjitet tek keta njerez se te shumica e parlamentareve osee akademikeve shqiptare…Pikerisht se nuk eshte kjo vlere ne Shqiperi e punes ,e asaj qe ajo te jep ;dinjitet une mendoj se eshte shume heret per me mendu me u kthy
23 May 2007 @ 11:24 am
Milioner………..
23 May 2007 @ 11:39 am
Me vjen keq zoti Ilirian per disa nga mendimet e tua qe me duket mua sikur me prekin. Natyrisht qe nuk mund te bej mbrojtsin e askujt, por mos iu drejto tomit per shakane e tij. Me ben te mendoj se nuk te pelqen qe nje pjese e shqiptareve ka dale jashte atdheut dhe sipas mendimit tend keta shqiptare jane dhe paksa mendjemedhenj. E di cdo njeri qe bijte kane nevoje shume per nenen e tyre. Por te me besosh pak se nga sa kam kuptuar nga nena ime, del se ajo ka pasur shume me teper nevoje per mua driteshkurtrin. Eshte shume e vertete qe ne kemi nevoje per shqiperine ose une kam nevoje. Eshte shume e vertete qe shume femije te shqiperise po shkaterrohen neper bote, por po aq eshte e vertete se shume bij te saj jane shume te forte, kane mesuar shume dhe prap e perseris shume (pa fyer te mesuarit ne shqiperi) . Degjo Ilirian NENA SHQIPERI DHE FEMIJET E SAJ KANE SHUME NEVOJE PER NJERI TJETRIN SI ATA FEMIJE QE JANE NE VEND DHE ATA FEMIJE QE NDODHEN JASHTE. Te gjitha palet e pranojne ne heshtje ndarjen dhe vuajne sepse nuk mblidhen dot se bashku dhe ti thone NDAL! injorances dhe tradhetise kombetare. Natyrisht shume femije do ikin nga nena POR MASA E LARGIMIT NGA SHQIPERIA ME DUKET E JASHTZAKONSHME, SHKURT ANORMALE DHE ME SIGURI DO KETE NJE SHKAK.
23 May 2007 @ 12:58 pm
Ju qe jeni jasht Shqipniet nuk duhet te ketheheni ne Shqipri, po qe se me te vertete e doni vendin tuej. Mos u bani merak sepse vendi nxjerr boll shqiptar.
LOBI SHQIPTAR JASHT ATEDHEUT, ka per detyre qe ti mbroje ne çdo moment interesat e Shqipnise jashte shtetit. Kush do ta bajne kete ma mire se JU? Juve keni nji detyre te madhe patriotike, qe te forcoheni ne te gjitha pikpamjet, me ekonomi, me kulture, me eskperience. Ju jeni AMBASADORT E SHQIPNISE dhe Mbrojtesit e Saje Jashte!!!
Atedheu Ju therret qe ta perfaqesoni denjesisht neper bote. Vetem keshtu do njihet Shqipria ne arenen nderkombetare si toka e shqiptarve te zot dhe te ndershem. Paçi fat!
23 May 2007 @ 2:20 pm
Po cte kthehesh ?
Nuk ka shume para dy muajve me duket po shihja me kenaqsi episodin e ‘Fiks fare” nga interneti,ishte koha e zgjedhjeve dhe disktuohej Edi Rama.
Ky diksutim behej me qesharak kur nje nga gazetaret e topchanel me pseudonimin Paloma apo emrin si e ka se nuk ia di tamam,merrte ne interviste njerezit rruges.
Per nje moment disa femije i rrinin gazetares dhe qytetarit qe po intervistohej karshi dhe po qeshnin sic e ka natyra e femijes.
Cben kjo Paloma???
Kjo ia le qytetarit mikrofonin ne dore dhe turret mbi femijet dhe i zer me shqelma!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ate kafsheri qe kam pare ate dite me ka shokuar,sa te ashper dhe te eger jane bere njerzit atje per mos o zot.
Cti mesosh femijes qe ashtu sic jep televizori grushta dhe shqelma eshte normale?????
Jo jo dhe ate edukate qe kemi pasur e kemi humbur fare tani,eshte bere lem qorrash i themi ne nga elbasani.
23 May 2007 @ 2:24 pm
tomi korca thotë:
22 Maj 2007 @ 3:17 pm
Dua te behem Kryeminister me disa kushte
Kushit i pare te me lene te zgjedh anetaret e qeverise pa patur nevoje te bej alenaca e te me imponohen personat. Pak a shume me keta mera ne qeveri
Minister te Jashtem Paulin
Minister te mbrojtjes Kemail.
Minister te punes dhe ndihmes sociali Blendin.
Minister te Ekonomise Pjerin
Minister te Financave Llukanin
Ministr te Arsimit dhe Kultures Emigrantin
Ministre te shendetesise Zanen
Kryetar SHIK Vlonjatin
Zedhenes shtypi e.T
Minister te drejtesise Kotheren
Minister te Rendit Publik Cheney
Keshilltar prane kryeministrit per mardheniet me OJQ Klajd
Minister Energjitike Swed
Keshilltare per mardheniet me fete Bela
Gjithashtu te me rezervohet e drejta te zgjedh peshakatare te tjere per vendet bosh te ministrave dhe keshilltareve
———————————————————————
Hahahaa Tomi e pranoj me kenaqsi ahahaaahahahah se kisha pare kete mesazh, vetem me nje kusht,janullatosin e lejoj te rrij ne Shqiperi si punonjes kishe per tundjen e kembanes lol.
23 May 2007 @ 2:34 pm
Cer je duke thene Belaaaaaaaaaa ! Sikur ishe mire deri tani !
Nuk paske as ti motiv per t`u kthyer ? Epo paske bere derr derr kot deri tani me duket tek ajo tema tjeter.
“Ambasadore” do behesh edhe ti si ky autro-debili qe eshte buze varrit dhe e mban vetem me ushqim falas ne azilet e Italise?
Bela!
Te ndjekin peshqit cer shkrun e te mbeshtesin deri kur ke te drejte, jo me shume apo vetem se je…
23 May 2007 @ 2:41 pm
Pal,
ti nga njera ane e ke mire, por mua nuk me shijon mishi i tunes aq sa me shijon kocja dhe ngjala atje te manastiri i zverrnecit.
23 May 2007 @ 2:43 pm
sic e tha edhe kotherja,
ne se kthehemi, e sigurt eshte qe do ndryshoje jo shqiperia, por ne vete. Pas shume perplasjesh me murin do na zeri koka kallo dhe do behemi pjese e murit. E keqja eshte qe brezat e rinj te shqipareve qe do zene vendet tona jashte shtetit, kur te shohin se si perfundoi kjo enderra jone, do enderrojne pa shqiperi. Per ne do tregojne barcaleta dhe do na deklasojne si pathetike histerike. Amen!
23 May 2007 @ 2:50 pm
Laura i re pikes tamam me shkrimin tend. Ketu behet fjale per ata qe kan dicka per ti shtuar Shqiperise…dhe jo per emigrantet ekonomik ne pergjithsi.
Per mendimin tim shume prej jush beheni shume negativ pa arsye…shikoni probleme me teper ne imagjinaten tuaj se ne realitet. Tomi thote “per ke te punoje une, per Koco Kokedhimen?”. Po per Kocon te punosh…pse c’te beri Kocua ty? Te hengri buken? C’te keqe ka qe ai eshte i pasur? Apo eshte ajo mania qe kemi ne si Shqiptar qe te kritikojme cdo gje dhe cdo njeri qe s’eshte vetja jone? E beni Shqiperine sikur eshte vendi me i zi ne bote…e beni sikur s’keni pare ndonjehere politikane dhe korrupsion.
S’ju pelqen politika?? Rrini larg saj…punoni per kompani private…hapni bizneset tuaja…ne jeni te zote. Shqiperia permirsohet me teper nga biznesi privat se nga qeveria. Me duket mua se keni akoma mentalitetin e Xhaxhit…sado qe te mos ju pelqej. Cdo gje e prisni nga qeveria dhe per cdo gje e pergjigjsoni qeverine. Shume cudi…
Une mendjen time e kam te mbushur…per shume arsye…disa prej te cilave jan si te Lauras. Dhe gjithashtu mendoj se mund ti shtoj ati vendi me njohurite e mia…dhe te pakten ti shtoj vetes time (nga te gjtiha anet…jo vetem financiare…se besoj se ne Shqiperi mund te me dali me mire dhe nga ajo ane se ne Amerik…se edhe sikur te bej 100 mije dollare ne vit ne Amerik prapr ne nje subrub do perfundosh duke punuar 60 ore ne jave)…bile s’e kam dhe aq shume “per Shqiperine”…po per veten time.
————
Dhe me teper vazhdojme akoma me fantazira e pergjithsime qe i kemi aq shume qef ne Shqiptaret. Nuk jetojme dot pa gjera te tilla…mbase dikush mund ta shpjegoj me mire kte fenomen (kush eshe psikjater ktu ne forum? sikur lexova qe dikush kish qen ne Shqiperi)…po mua me duket me teper si justifikim ne mendjen tone…justifikim qe krijojme pse te mos kthehemi.
Si Bela siper per shembull…mos ma merr per keq Bela…po ky justifikim tend me duket shume i dobet. Pe nje gazetare qe zboj ca rroca rugve qe po e bezdisnin…dhe ti krijon nje fantazi te tere mbi “egersine” ne Shqiperi qe nuk do tja mesosh kalamjve te tu. Po mir atehere Bela…rri ne Amerik e mesoji edukaten e bukur qe kan ne Amerik…se me sa duket ne qenkemi egersuar shume…dhe kte e zbulove duke pare Fiks Fare ne internet.
Mja me justifikime e fantazira se i beni me teper dem vetes…
————-
“POR MASA E LARGIMIT NGA SHQIPERIA ME DUKET E JASHTZAKONSHME, SHKURT ANORMALE DHE ME SIGURI DO KETE NJE SHKAK.”
Mentaliteti 500 vjecar i Shqiptarit…”te largohemi”. Atehere e benim ti shpetonim Turkut…ose te beheshim mercenar neper bote. Edhe sot te njetitn mentalitet “mercenari” kemi…Nuk ka arsye te vertet…Shiptaret gjithnje me teper kan ber per vendet e tjera se per vendin e tyre.
23 May 2007 @ 2:52 pm
Kotherja ke te drejte ti dhe kur te jem gabim i pranoj kritikat por ma ka mbledh femija si i thone llafit , me tremb ideja e “edukates morale ” te femijes tim,sa per mua ashtu si nr i madh i pjesemarrseve ne kete teme tregon deshiren e fshehur per kthim,se kuptoni kaq gje?
Familja ime ka pas mundesine me dhjetra here te emigroje afer meje por qellimi qe i kan vetes dhe detyrimet ndaj kombit nuk e kane lejuar nje gje te tille, dhe as nuk ua kam lejuar prandaj mos u nxito te me gjykosh aq thjeshte.Me ka ardhur babi me ka vizituar dhe kur ka ikur me ka then; ‘Do te doja te te rrija prane cdo halli dhe problemi por kam nje mision qe dua ta coj deri ne diten e fundit te jetes time!!’
Dhe ia kam miratuar ne heshtje ate ndarjen tone per hir te dickaje shume me te madhe .Kur jemi ndare ne aeroport degjova se ne avion i kishte pas rene te fiket dhe ndihme e shpejte e kishin sheruar ne vend ,e kishte vuajtur ashtu si une kur ktheva ne shtepi mbi bizhamet e tij qe i kishte harruar mbi kolltuk qe i lava me lot.
Trupi ketu mendja atje,jete e dyfishte,,,,,
23 May 2007 @ 2:54 pm
E keqja eshte qe brezat e rinj te shqipareve qe do zene vendet tona jashte shtetit, kur te shohin se si perfundoi kjo enderra jone, do enderrojne pa shqiperi. Per ne do tregojne barcaleta dhe do na deklasojne si pathetike histerike. Amen!
——–
Mire mire…vazhdoni qani hallin e te tjerve ju.
23 May 2007 @ 2:56 pm
Ilirjan,
)
)
PO, bera nje humor me nje qellm te caktuar sepse ne fakt edhe kete teme e shikoj te rendesishme por jo aq sa te ngrysim vetullat e te qajme per te ikurit sikur jemi ne varim, sepse shume djem e vajza jane larguar jashte. E qena jashte ka te mira gjithashtu .Ate qe thone te gjithe Edukimin me dicka te re e te mire qe i nevojitet vendit tone.
Sa per dekurajimin . Une thashe mendimin tim dhe ne qofte se ndonjeri do te mare per baze thjesht ( pa asnje reference tjeter) mendimin tim atehere une i kerkoj te falur por nuk mendoj se ky eshte gabimi tim Mendimi tim eshte mendimi im dhe mund te jete po aq i drejte sa edhe i gabuar. ( Une lekundem midis mendmit tim dhe asaj qe thote Laura apo Ina se dalngadate gjerat mund te ndryshojne, vec nuk kam besim ne kete dalngadale dhe vetem kaq)
Une ju uroj suksese dhe vertet i respektoj per guximin qe kane ata qe jane apo do te kthehen. Vendi ecen perpara me njerez te guximshem packa se nganjehere guximi te con dhe ne deshtim por edhe deshtimet e guximatarit jane sukse per te tjeret. ‘( Kush e ka then kete? Tomi
Sa per humorin tim te qeverise e kam then ishte thjesht nje humor, ne fakt nga natyra ( po te besh ato testet perpara punesimit) nuk jam si thone natyre “leader” jam natyre “follower” vec qe te ndjek dike me duhet te bindem shume ( Mbase prandaj dhe emrin e kam Tomi=Thoma, Shen Thomai qe nuk besonte tek Krishti deri sa vuri gishin ne plaget e tij
Edhe njehere Laura Ina Llukan ju ka ziline dhe ju respektoj per guximin. Jo vetem se ju njoh ketu tek peshku por edhe per faktin se suksesi juaj eshte suksesi i Shqiperise qe do te thote suksesi im personal, JU UROJ SUKSES DHE MBARESI me gjithe zemer.
Tomi
23 May 2007 @ 2:58 pm
Shume bukur Grupi,
23 May 2007 @ 2:59 pm
TE mallkuar brezat tone Bela,
Te dyzuar. Mut ne shqiperi e mut ne kurbet.
Eshte mallkimi yne. Si shpetojme dot.
Edhe une kur iki nga njerezit e mi qe i kam andej nga ti, me behet lemshi ne gryke. Keq te rrish e keq te ikesh.
Pune muti me i llaf
23 May 2007 @ 3:01 pm
Grupi sta marr per ters aspak .Keni mendimin tend ,te uroj te kthehesh perpara meje!
23 May 2007 @ 3:07 pm
Dhelpra fatkeqesisht dileme e madhe te ze kur futesh ne keto tema, te ze koka.Tamam si peshku pa uje kur futesh ne keto tema.
23 May 2007 @ 3:09 pm
Bela ,
e ndjej qe je e permalluar por dhe pak konfuse persa shprehesh.
E bejme pak me miqesore si dhe filloi tema me gallate.
Cer ben ai burri jot keshtu e qe te le te permallohesh kaq shume.
Neser shko ke avioni ene ec e baj ndonje xhiro kenej se eshte ba dhe nje aeroport i bukur nuk eshte ai i “qemotit”.
Shko ne Elbasan , futi i dor thashetheme, tako noi shoqe qe nuk i ka dal fati akoma, bej noi xhiro verdalle cmallu ene ik prap.
Ketu jane guret e sokakut nuk levizin.
23 May 2007 @ 3:10 pm
Grupi,
bukur bukur, por nese me lejon te te pyes si i ke te ardhurat ti mik? po ne shqiperi si i ke pasur?
23 May 2007 @ 3:16 pm
vemi a s’vemi
ne tra-la-la, la-la-la
Nuk pyeti kaq shume Selami. te hidhem a mos te hidhem..
hoqi gunen dhe u hodh…
http://www.youtube.com/watch?v=PDyOltBCck0
23 May 2007 @ 3:18 pm
Hahaha kotherja mire e ke ti do vij do vij sigurisht qe do vij mezi po pres biles,sma njohin prindet gocen akoma.
Po ku do me dali koha mua te merrem me shoqet aq far e fis sa kam une stepron gja per shoqerine.
Me ka marr malli per pilaf me leng mishi aty ke bashkia kur hanim ndonjeher mengjes te dy me babin,eh per ke sme ka marr malli thuaj,ene per icik thashetheme car bani filanka kollanka sic e kemi zakon ne elbasanllinjt kur pijme kafen masdite me kusherinjte apo komshijen e vjeter ngjitur me murin e shtepise,per lulet e blirit rruges se institutit ku si me e gjata e shoqeve qe isha u kepusja lule gjithe rruges,ej zot sa kohe e bukur.
23 May 2007 @ 3:21 pm
Grup o grup,
Bela qe thu ti e ka kap tamam ate punen e egersise. Por besoj ti je ne moshe te re per te menduar edukimin e femijeve ndaj nuk bie dakort me te.
Eshte si nata me diten per femijet o grup. Por nga ana tjeter, eshte dhe ajo qe ne nuk do jetojme vec per femijet, por dhe per veten tone.
Fshati qe duket nuk do kallauz grup. Nuk jane aq te veshtira gjerat per ti pare. Dhe Bela si nje grua e pjekur dhe nene i shef gjerat me nje sy tjeter dhe i shef tamam. Edukaten femija e saj do ta marre ne radhe te pare ne familje, qofte kjo ne shqiperi apo amerike. Por edhe ambienti perjashta e gdhend njeriun. Ne Amerike Bela mund te zgjedhe ambinet, ne Shqiperi eshte gati e pamundur te kesh zgjedhje. Vrazhdesia, egersia, dhe dhuna mbizoterojne gjtihandej, nuk i shmangesh dot.
Sa per Kokedhimen, po ore grupo e kemi me te qe cke me te se leket nuk i ka bere me pune te ndershme, i ka pervetesu nga pasurite publike.
Por edhe sikur ta leme kete, te ftoj te punosh njhere per Kokedhimen dhe pastaj do ta kuptosh se per ca e kemi llafen neve.
Mua personalisht zemra mal do me beheshe po te ktheheshe. Me siguri ke shume per ti ofrruar ketij vendi, meqe e ke deshiren e mire per kete.
une te uroj good luck, dhe te ofroj ndihme nqs ke nevoje.
23 May 2007 @ 3:28 pm
Ah Bela Bela,
Instituti, Blirat, pilafi, qoftet, lloqe me komshijet ke kalaja, ulur ke pragu deres, ose duke fshi me fshese kalldremin.
Te bukura kohet e dashnise ee
Po pilaf ke prape mo u bej merak, ke bashkia dhe ne qender ne nje vend tjeter. Ke dhe pastashuta qe te lesh thonjte, edhe pasta me mafishe, ene simite me bugace edhe pse keto te fundit lene shume per te deshiruar.
Dil i here nga shqipnia Bela dil, cmallu dhe fluturo prape
23 May 2007 @ 3:32 pm
Ti Bela do kesh kohe pa vajtur ne Shqiperi, prandaj flet me kaq permallim, por ne qofte se eshte e vertete mos pandeh se do te gjesh shqiperine qe ke lene.
Ai Peshku fluturues ma prishi mendjen, kur te kthehem edhe une do baj si ty, do ta blej shtepine andej nga bregu jo tek Blloku. E nderrova mendjen. te shohim dderi sa te vije koha qe te kthehemi sa here do te na ndrrohet mendja…………
Nuk e dini ore te uruar se kur shkon Shqiperi askush nuk pyet per mendimet tona dhe perpjekjet tona, ata qe jane atje i “dine” te gjitha dhe ti je nje njeri emigrant, qe s’merr vesh asgje dhe fillojne te ironizojne si te “paditur” te “diturit”.
Bela me vjen keq qe je shokuar nga xhesti i gazetares me femijet. te shohesh se si sillen me grate, pastaj hajde fol me mua. “Grate nuk duhen respektuar, se shqiptari eshte shqiptar dhe kapedan”.
Tani po mendoj ne cilin breg ne ate te Sarandes apo te Vlores.
Kjo ka mbet dilema ime. Te tjerat le ti zgjidhe qeveria korruptuese, sic e tha edhe peshku fluturues……….
23 May 2007 @ 3:38 pm
Rrugicat e Kalase, pilafi, dhe lloqet e kavajes ke instituti dhe me komshijet , robt qe hane fara luledielli ne trotuar skane ndryshu fare Bela. Hajde e cmallu, do te te duket sikur ke ik dje.
23 May 2007 @ 3:43 pm
Kohe kam shume 8 vjet emigracion, 4 vjet pa vajtur.
Patjeter kur sillen keq me femijet imagjino cbehet me ‘pronen” grua ,nga ti kapesh e nga ti leshosh keto hallet tona, vecse i imagjinoj se duhet te jene njesoj si 8 vjet te shkuara dhe te vjen keq,te pakten te hiqet ajo lloj egersie qe con ne harbuteri njeriun e mire dhe te keq,egersia e tille sjell vjedhje,percmim,perbuzje.abuzim,krim.
Megjithse egersia e tille e ka nje origjine qe i duhej keputur koka qe ne fillim.
Nuk paguhet shqetesimi ne ansje lloj vendi te botes pervecse ne Shqiperi qe e kerkojne me zor dhe falas, shqetesimi i egersuar ste con askund besoj une.
Pershendetje dhelpra dhe Capri nje dite te mbare sot!
23 May 2007 @ 3:45 pm
Une nuk kam femije por sikur te kisha, pikerisht per shkak te tyre do te kthehesha sepse dua qe ata te flasin shqip dhe ta kene ndjenjen se i perkasin atij vendi. Ata qe rriten ketu nuk behen as angleze e as shqiptare. Une punoj si punetor social dhe kam mundesine te shohe shume gjera ne shoqerine angleze per te cilat BBC, the British Council, etc nuk informojne fare. Perpos me angleze, une gjithashtu kam rast te punoj me familje emigrantesh te cilet kane probleme te pakapercyeshme kur puna vie te edukimi i femijve qe po rriten ketu! Te kesh nje identitet kombetar shume te forte ndoshta duket anakronike ne shek XXI por ne asnjeri nuk mund te flasim nga pervoja jone sepse u rritem ne vendlindje, ku u vu themeli i karakterit dhe identitetit tone. Ai karakter, edhe pse u modifikua dhe pasurua me moshe dhe pervoje eshte themeli i vete qenies sone si kolege, prinder, bashkeshorte, etj por nuk na pengon qe te shkojme kudo ne bote te lidhim marredhenie te reja dhe te mesojme nga te tjeret, pikerisht sepse eshte nje themel i shendoshe.
Femijet qe rriten ketu kane shume probleme (te cilat reflektohen me vone) sepse ata jane te detyruar te pyesin per gjithckca rreth tyre ne nje moshe kur ato pyetje jane shume te veshtira dhe jorelevante. Londra, p.sh., ehste nje vend jashtezakonisht interesant qe te ofron shume gjera qe s’ka askund tjeter por eshte edhe pothuaj nje kopsht zoologjik njerezish te humbur shpirterisht, moralisht, materialisht, etj. te cilet do t’i jepnin te gjitha vetem te kene mundesi te pine kafe ne bashqen e prinderve te tyre ne nje vend si p.sh Peja, Shkodra apo Berati. Une sa here qe shkoj marr me vete shoke angleze te cilet mahniten me bujarine, mikpritjen dhe entuziasmin e njerezve atje dhe pyesin se pse valle e leshova vendin.
Mos ta zgjas sepse nuk dua te tingelloj si nje romantik nga koha e Rilindjes Komebetare por vetem te them se une tani nuk njoh pothuaj asnje shqiptar ketu ne Londer por fakti qe u rrita dhe u edukova si shqiptar me ben te ndihem i sigurt shpirterisht e moralisht - gje qe nuk do te kisha deshire t’u mohoja femijeve te mij.
23 May 2007 @ 3:46 pm
Mua nuk me pelqeu kthesa qe mori tema dje me ato dafinat ministrore sepse gallata po i zinte vendin nje vetehulumtimi te rendesishem.
Kthimi nuk eshte si ikja. Nuk ka me tragete te mbushur me njerez dhe rradha per vize para ambasadave. Kthimi, ndryshe nga ikja nuk eshte masiv. Nuk eshte arrati por nje proces individual, ne kufijte e shpirterores. Por kthimi nuk mund te jete vetem fisnik dhe idealist por gjithashtu pragmatik dhe i realizueshem ekonomikisht. Secili prej nesh qe debaton me veten e vete te kthehet ka nje dileme qe ne fund do ta zgjidhe vete.
Mat 100 here dhe pri nje here. Pyet 100 vete dhe bej si di vete…
Une te gjithe robt e mi i kam ne Shqiperi, shumicen derrmuese ne Tirane po edhe ca ne Sarande, Tepelene dhe Vlore. Kam kaluar shume mire ne ShBA dhe kam perspektiva te padiskutueshme, por gjithe kesaj kohe i kam premtuar vetes se do kthehem, andaj shume prej gjerave qe kam dhe kam bere ketu i kam trajtuar si te perkoheshme. Me keq per kete u ka ardhur shoqkave qe i kane gjetur te padurueshme planet e mia afatshkurtra me to, por s’po e vras shume mendjen. Me teper se kushdo gjendjen time tranzitore e kam vuajtur vete pasi dyzimi nuk eshte i kollajte per asnje shpirt.
Me pelqyen verejtjet e Grupit qe i ka vene ca pika mbi i me ate postimin me larte. Kjo pritja nga shteti shqiptar eshte si pritja e gomarit ne fushe te thate…10 vjet ne ShBA nuk kam pare nje kacidhe nga qeveria. Cdo gje e kam arritur vete (shume prej jush gjithashtu, jam i sigurte), pse u dashka tash te rikthehemi ne mendesine qe te pres nga shteti? Biznesi privat eshte pergjigja e sakte. Te gjithe ne ShBA e dine se me te suksesshmit punojne ne privat, kurse shteti mbledh rangun me te dobet te profesionisteve…ne kapitalizem keshtu funksionon dhe keshtu duhet te funksionoje edhe ne Shqiperi.
23 May 2007 @ 3:47 pm
Po mua ?
23 May 2007 @ 3:55 pm
Grupi,
bukur bukur, por nese me lejon te te pyes si i ke te ardhurat ti mik? po ne shqiperi si i ke pasur?
————
Une e thash qe ne fillim…ne Shqiperi familjen e kam “mire” nga pikpamja ekonomike…dhe kjo me lejon me teper se cdo gje qe te kthehem. E thash qe ne fillim…varet nga situata dhe konditat e tua…Po une flas vetem per veten time. Nuk eshte ndonje cudi apo jo? Ashtu eshte me kedo ne bote.
Po thash dhe nje gje tjeter qe ne fillim. Shumica e studente Shqiptar qe studjojne jasht vendit…e bejne kte se kan mundesite financiare…pra familjet i kane gjithashtu “mire” ekonomikisht….pra shumica e tyre i kane mundesite per tu kthyer…dhe me sa di une shume nga ky grup kthehen.
Po ktu po flas vetem per nje grup te caktuar…dhe nuk do te thote qe grupe te tjera nuk kan gjithashtu mundesite per tu kthyer…ose nuk do benin mire te ktheheshin.
———-
Dhelpra…une i ri jam dhe mendjen s’e kam per femije…po edhe sikur ta kisha me mire ti rris ne Shqiperi se ne Amerik. C’edukate do marrin femijet ne Amerike qe qenka me e mire se ajo ne Shqiperi? Edukaten e Paris Hilton-it?? Rri aman se kam gjith kto vite ne shkolle ktu dhe i kam pare vet dhe te mirat dhe te keqiat. Ne mendoni se do tju dalin me mire rrocat ktu ne Amerik se ne Shqiperi…good luck to you.
Mua me teper…dhe s’e kam me ju…me jan merzitur shume kto pergjithsime e fantazira qe shpikim ne Shqiptaret. Ne e kemi si sportin kombetar me duket…negativitetin. Fjalite qe fillojne me “pashe une nje dite ne televizor…”…ose ai pergjithsimi jot per grate. NUk e kuptoj qe njerez qe kemi pare boten…dhe prap mendojme ne menyre kaq te kufizuar. NUk e di une Capri por une nuk njof asnjeri ne Shqiperi qe thote “grate nuk duhen respektuar”…dhe nuk njof njeri qe te ket mentalitet te tille. Qe ka njerez te tille kuptohet…dhe atyre s’ja u ka fajin as Shqiperia e as “demokracia”…se njerez te tille ka kudo ne bote.
Po ju si u rritet ne Shqiperi kshu?? Une ne mes te “egersise” u rrita se shumicen e jetes e kalova ne “demokracine” Shqiptare…po ashtu dhe shoket e mi ne Shqiperi. Nuk doli ndonjeri anormal. Pastaj…vend te bukur paskeni gjetur per tju shmangur “egersise”…Ameriken!
23 May 2007 @ 4:01 pm
E di si eshte puna ti grupi, ti ke te drejte per sa i perket rritjes se femijve ne Amerike, une e kam thene edhe me pare ne shkrimet e mija “Lum ata qe rritin femijet ne Europe, sidomos ne Mediteranian”, por fakti eshte se kjo egersia, kur ishim atje nuk na binte ne sy se ishim edhe vete te eger, ndersa vitet e jeteses ne Amerike na kane bere qe te na bjere menjehere ne sy egersia e atjeshme.
Nje anekdode amerikane thote: “Get away from jerks or become one”
“Rri larg nga te pagdhendurit ose behu edhe ti nje nga ata”
23 May 2007 @ 4:03 pm
Grupi , Bex,
Llafet e juaja zene vend, se peshojne.
Por harroni nje gje te vogel. Shqiperia kur jemi rritur ne ndryshon shume nga kjo e sotmja.
Ca dini ju per rinine shqiptare te ketyre diteve. Oh sa e veshtire eshte, se bashke me fukarallekun do perballosh dhe degjenerimin e vlerave. Pikerisht ato velra qe juve mendoni se do ti gjeni ne shqiperi, ato vlera jane bjerrur.
Kjo eshte e keqja dhe kjo con ne ate dyzimin e padurueshem qe na gerryen perdite
23 May 2007 @ 4:04 pm
O Capri po nuk eshte ndonje “egersi” kaq e madhe sac e beni ju. Mos e beni qimen tra…
23 May 2007 @ 4:06 pm
Te harroi Bela Kothere.
Po ca postime te mijat per kalane, institutin, pilafin dhe pastashutat pse nuk dolen ?
Mi fshine apo ka pas nei problem kur jane upload ?
23 May 2007 @ 4:08 pm
Por harroni nje gje te vogel. Shqiperia kur jemi rritur ne ndryshon shume nga kjo e sotmja.
——–
Nuk e di ne c’moshe je ti Dhelpra…po une sic thash ne “demokraci” u rrita…pra me kte “degjenerim vlerash” u rrita. Nuk e di po s’besoj se dola mangut ndonje vidhe.
Dhe si gjithnje kjo ka te bej me teper me jeten familjare se c’do gje tjeter.
23 May 2007 @ 4:09 pm
Grupi,
Te pyeta qe te te kujtoja se emigrantet ikin ne rradhe te pare per arsye ekonomike. Studentet qe e kane mamin dhe babin me kulete te rende ne shqiperi akoma, jane rezidente shqiptare qe shkollohen jashte. Per mua jane nje perqindje shume e vogel ne krahasim me masen e ca me teper, dhe te siguroj per kete, kane nje eksperience tjeter ne dhe te huaj nga emigrantet ekonomike duke perfshire ketu edhe ata qe shkollohen jashte.
23 May 2007 @ 4:12 pm
Skile,
Harroi cer t`i bash.
Goc kalaje. Shtame
23 May 2007 @ 4:15 pm
Grupi,
Te pyeta qe te te kujtoja se emigrantet ikin ne rradhe te pare per arsye ekonomike. Studentet qe e kane mamin dhe babin me kulete te rende ne shqiperi akoma, jane rezidente shqiptare qe shkollohen jashte. Per mua jane nje perqindje shume e vogel ne krahasim me masen e ca me teper, dhe te siguroj per kete, kane nje eksperience tjeter ne dhe te huaj nga emigrantet ekonomike duke perfshire ketu edhe ata qe shkollohen jashte.
——–
Varet dhe sa te rende e kan kuleten. Eksperienca nuk eshte dhe aq ndryshe…se prap je ne vend te huaj, larg njerzve te tu, shkon i shikon vetem nje here ne 2 vjet…pune qe te jetsoh duhet te gjesh e te gjitha veshtirsite e tjera. Une nuk po flas per kalamajt e Koco Kokedhimes…meqe e paskemi kaq qef.
Dhe sic thash une e shume te tjere…kthimi nuk eshte per te gjithe dhe kuptohet per shumicen e emigrantve ekonomik nuk eshte.
23 May 2007 @ 4:17 pm
Po mire o grupi dhe ti edhe une nuk thashe “egersira”= luane dhe tigra.
Ja ashtu si ato dhelprat qe as te hane dot e as te puthin, qe te shohin nga poshte dhe te thone: “ke mangesi prandaj nuk ben per mua”
23 May 2007 @ 4:19 pm
Good for you grupi qe ke dale persembari,
Aty u rrite ti mor bir, por shkollen prapeseprape ne Ameriqi po e ben.
Mama e baba jot larg se larg te kane. Nuk iken ata nga shqiperia por ike ti ne nje fare menyre. Edhe dilema e emigranteve eshte : ja te kthehemi, po prape kalamajte sa te behen madhore do kercasin e do ikin.
Sdiskutohet qe familja eshte kryesorja, por une insistoj qe ambienti prape se prape ben te veten.
Shkolla, kujdesi shendetesor, menyra si kalohet koha e lire, sporti, aktivitetet, ndryshojne si nata me diten. Cte beje diteziu prind ne shqiperi, cahet duke punuar qe te kete leke qe ta coje femijen jashte shtetit.
Pune muti grupo pra, pune muti
23 May 2007 @ 4:27 pm
…Ilirjan, jam plotesisht dakort me ty…cdo vendim per kthim apo jo eshte personal….dhe ka te beje vetem me perfitimet personale….kur dikush arriti deri tek ato personale fare,(pa marre parasysh as femijet e familjen)….
…jam i sigurte qe shqiperia ska nevoje per ne, por per $ tona, ose ne kemi nevoje per te…..
…personalisht e kam lene shqiperine kur jetoja shume mire ne mes te tiranes, me gjithe te mirat…dhe tani po te kthehem e gjej veten me mire se edhe ketu ku jam, por nuk kthehem sepse do qendroj prej femijeve te mij dhe kete nuk e quaj - sakrifice, por kenaqesi qe mund ti jape atyre mundesi e oportunitete per jete me te mire….
…sigurisht qe vendin tim e dua por, - pa hipokrizi, dua veten, familjen, e pastaj me rradhe…deri te …sala….
….ai/ajo qe thote se kthehet PER Shqiperine eshte hipokrizi…..secili kthehet per QEF TE VET…disa skane b…e per tja dal kho , disa i merr malli per familjen, disa shpresojne me bo noi lek (qyl etj), etj etj….
.
Ilirjani thote:….NUK KA ATDHEU NEVOJE PER JU, POR JENI JU QE KENI NEVOJE PER ATDHEUN……peace bro….
23 May 2007 @ 4:27 pm
dhelpera na bo nje vend pune andej nga kapitalistet se sa mbarova shkollen dhe e kam nermend te kthehem..
une bera nje aplikim tek top channel for Media Marketing, me pranuan por kur me than rrogen mujore me iku truri… sja vle
23 May 2007 @ 4:36 pm
Mama e baba jot larg se larg te kane. Nuk iken ata nga shqiperia por ike ti ne nje fare menyre. Edhe dilema e emigranteve eshte : ja te kthehemi, po prape kalamajte sa te behen madhore do kercasin e do ikin.
———–
Hap mbas hapi…une ika per universitet se ai ne Shqiperi nuk njihet. Nuk eshte puna se “do rriten femijet e do ikin”…ne ikim qe te kthehemi…dhe pastaj hapi tjeter eshte qe ta bejme nje universitet qe te mos kemi nevoj te ikim. Hap pas hapi do behen gjerat…
———-
une bera nje aplikim tek top channel for Media Marketing, me pranuan por kur me than rrogen mujore me iku truri… sja vle
Per kuriozitet sa ishte dhe per c’pozite??
23 May 2007 @ 4:53 pm
une do behem prokurore dhe do luftoj korrupsionin
23 May 2007 @ 4:57 pm
Per kuriozitet sa ishte dhe per c’pozite??
Media Marketing
$300 e ca ne muaj hahahah
dhe sikur po me pagunin shume
23 May 2007 @ 5:17 pm
Po mire o pra se kemi nje jave qe e themi. Realisht kjo eshte pengesa kryesore, rrogat shqiptare te krahasuara me rrogat qe do sakrifikonim po te largoheshim qe ketej. Nuk dua te hap muhabete koti (personale me sakte) se sa marr une e sa merr ky, por 300 dollare e ca jane vetem nje fraksion i rroges javore… Sigurisht, shepnzimet ketu ne ShBA jane gjithashtu te medha dhe sic i merr edhe i jep shume nga keto $, e megjithate te marresh 10% te asaj qe je mesuar te marresh eshte e dhimbshme financiarisht.
23 May 2007 @ 5:21 pm
300 ne muaj???? Insane …. te pakten 300 ne jave dhe ja del
23 May 2007 @ 5:28 pm
300$ ?? S’qenka keqe!
Mos harroni se eshte vetem fillimi, se me vone rroga mund te rritet.
Pastaj,mund te marresh eksperiencen dhe mund te hapesh biznesin tend me vone.
23 May 2007 @ 5:33 pm
haha ritet rroga ne Shqiperi…ishalla eshte e vertete Leon
23 May 2007 @ 5:34 pm
Blendi,
behu kryeredaktor ne nje media gazete dhe merr 3000 ne muaj. Neto,
300 usd telefon celular, ca shpenzime e dieta, honorare shtere, sigurime paguan vetem 30 usd ne muaj, te marin te gjithe politikanet ne tel per nje cike reklame mediatike, fut noi gjobe e punet shkojne mire.
Adriana,
me 300- 400 fillohet se nuk e di njeri qe ben ve te kuqe pa ti pa vezet.
23 May 2007 @ 5:39 pm
Me $300 ne muaj do kullandrisesh dot vertete Leon?
Qerane me se do e paguash deri sa (sa vite?) te te rritet rroga?
Po supozoj se shume prej jush jane te rritur tashme dhe nuk duan te futen prap ne apartament me prindrit.
Po pas qerase do duash te hash, te vishesh, te kesh nje lek ne xhep per nje kafe a dy…Une i bie ketij lapsit por me thyhet maja. S’me del llogaria hic. As per te jetuar normal nuk me del, le me per te kursyer…
Nuk shoh se si ndonjeri do lere Perendimin per tu zhytur ne varferi me koke.
Si mund dikush te braktise karrieren ne NY per tu bere nje njeri pa status ne Tirane. $300 ne muaj per mua nuk eshte oferte serioze. Une Media-Marketing punoj ketu dhe dicka te ngjashme do kerkoja edhe atje, por tregu i punes nuk eshte gati.
Ky lloj kthimi nuk eshte i dobishem as per individin as per shoqerine.
23 May 2007 @ 9:30 pm
hey po roje ne Shqiperi merr me shume 300$ ne muaj
dhe fle gjithe naten
23 May 2007 @ 9:44 pm
Ana ekonomike:
Nje profesoreshe ne universitet merr ne vit, ne Amerike 50 000$. Ne Shqiperi mbase 5.000. Ndryshimi???
Por po t’i besh llogarite, po flas per vete.
Ne Shqiperi do kem shtepine time (keshtu kursej 10000$ qe do me duheshin per qerane ne Amerike), …
Por a do me dalin 500$ ne muaj? per te tjerat? Taksa, ushqim, udhetime, etj., Duhet pune e dyte patjeter!
Domethene jam ne pozicion ndryshe nga motra ime, e cila dhe pse merrte 100 000 $ ne vit ne Amerike, te pakten, ka vendosur te kthehet ne Tirane se i bene oferte dhe me te mire (!!!, hej ndryshe nga une ajo eshte bisnesmene, apo biznesgrua (!!!) dhe i bene mire llogarite se ka dhe kalama)…
POr e thashe dhe nje here, po te marresh parasysh vetem anen e konomike, ngele ne USA, por po te kesh plane te tjera mbase peshorja peshon ndryshe, varet me c’sy e sheh realitetin…
Nejse , une do kaloj dy vjet ne Evrope tani, qe te shkruaj ate teze (qejfoqejf, se s’kam per te punuar, se me paguajne vetem per te shkruar… dhe aq me mjafton, me kompjuterin tim, librat e mi, kafe ne kafe, trem me tren… e lire… mbase vullnetare te Univ. i Tiranes) pastaj deri atehere Shqiperia do jete futur se do jete futur ne EU (!!!!) do jete bere lule per 2 vjet dhe gjerat do jene krejt ndryshe…
23 May 2007 @ 10:14 pm
Blrndi,
300$ ne muaj per nje qe sapo ka lene bankat e shkolles,nuk mendoj se eshte keqe per ne shqiperi!
Me mire se sa te punosh kamariere tek ndonje italiane ne New York, eshte mendoj!
Mos harro se fiton nje eksperience te nevojshme per te ardhmen, si edhe shansin per te vazhduar me larte.Pastaj,n.q.s. je i zoti, hap biznesit tende dhe beje vezen e kuqe, sic tha njeri!
Mos i krahasoni gjerat me ameriken!
Ne west kursen gjithe vitin, edhe vjen behari, i keput nja dy jave pushime dhe shkon prape atije ku ishe!Cdo gje kushton shume.
Mos te filloj pastaj me kristmas une……
Megjithate, cdo njeri e shikon vete situaten qe ndodhet.Por, po te isha ne moshe pas shkollore, do isha kthyer per pervojen!
23 May 2007 @ 10:21 pm
Laura ti ke qelluar me fat, te me paguanin dhe mua vetem per te shkruar me laptop neper kafene, aty do me gjeje tek tavolina ngjitur duke rrufitur kafen njekohesisht me ty per te te terhequr vemendjen.
Kothere, te ishte per 3000 ne muaj vija dhe rrija me nje kembe po ta donte puna, por ato vendet e Kryeredaktoreve jane ndare sipas listes, e une se kam emrin te ajo liste. Po as gjoba nuk do vija dot se sikur u mesuam te rrojme me djersen e ballit ketej dhe s’jam tip gjobites me sa e njoh veten.
Te kuptohemi, nuk po dua qe te kem te njejtat kushte dhe te ardhura ne Shqiperi sic i kam ne ShBA, te ishte ashtu do ishin kthyer te gjithe. Por 300/400 dollare jane fare pak kur i ve ne kandar me alternativen e qendrimit ne emigrim. Le te themi qe do sakrifikoja nje pozicion menaxherial me te ardhura mbi mesataren per ShBA. Une dua qe ne Shqiperi te kem te ardhura te mjaftueshme per jete normale (nuk dua doemos te jem pasanik), dua te me njihet mundi dhe puna ime dhe te mos flakem ne rruge ne krye te kater vjeteve per kaprico idjotash. Faleminderit Zotit nuk kam qelluar makut, vec tash po vjen koha kur njeriu mendon per te krijuar familje, e detyrimi bie mbi mua te mendoj jo vetem per veten por edhe per te vegjlit. Une nuk dua te sjell ne jete femije qe ti rris me kafshita…prandaj dyzimi.
Do me shaje Laura se ka inat kur permendim femijet, sidomos ata te palindurit ende. Po une “Lumturine” nuk e kam imagjinuar vetem, dua nje vajze te vogel (dhe djale, por vajzen te paren).
23 May 2007 @ 10:46 pm
Blendi, kujdes me ate te rrufituren se doli dykuptimshe (O gjyshe , po pse e ke gojen kaq te madhe : per te te ngrene ty bija me!!!)
Po dhe ti kalamaj dashke…. Papapa, eshte mbushur kjo bote turma turma, ushtri me kalamaj, dhe sejcili don te sjelle ne kete bote prape pjellen e vet… Edhe sa maskilist qe je, i ke menduar qe tani cfare do, porosine gati, lum si nusja jote… s’ka pse e lidh menjen hic, se ja ke bo gati faturen!!!
23 May 2007 @ 11:00 pm
e keqja e shqiperise dhe e shqiptareve eshte IMITIMI i botes, krahasimi ne çdo pike me te. kjo per dike me mend ne koke nuk eshte reale. ne kurre nuk do te kemi mundesi te paguhemi si bota, sepse nuk PRODHOJME si ajo. e per te prodhuar si ajo eshte e pamundur sepse nuk mund ta kapim prapambetjen e madhe qe kemi me te, pa patur nje kataklizem boteror (pra rrethane specifike), sepse bota punon njekohesisht me ne (bile siç i eshte bere tashme zakon, akoma me fort).
a e kuptoni pra miq, qe eshte UTOPI (siç ishte komunizmi), krahasimi ne çdo pike me boten.
njoh nje person, koke e madhe. me 300 euro ne muaj jeton si intelektual ne paris. ndersa ne tirane ketu po thone qe nuk jetojne dot.
kam pershtypjen se intelektualin e merrni per borgjez heee ? vetem leter e kalem do i shkreti se trute ja ka dhen zoti.
ndersa po te kerkoni te shkoni atje PER PUNE e investim, mos u lodhni kot, punohet siç e thashe me fort ketej, investohet e fitohet shume me teper prej tij se atje.
pra me duket se kuptuat
, kthehet atje kush (pra vetem ai qe) do te jetoje si INTELEKTUAL. shembuj madhore keni kadarene e me pas ramen (ky nuk eshte i tille, por po e fus sepse ai mbahet per te tille, te pakten ka nostalgji te madhe ne shpirt per me qen artist).
23 May 2007 @ 11:50 pm
Zog ke te drejte.
Nuk duhen hequr vija te drejta per cdo send se nuk na dalin llogarite pastaj.
Laura, me dy kuptime une? Une ta them troç, lol me nusen time mos e krruj!
23 May 2007 @ 11:50 pm
Blendi, me duket se e mendon pak me te veshtire sec eshte. Media marketing qe do ti, nuk eshte pune shteti. Kshq ska pse trembesh nga nderrimi i pushtetit. E dyta, dhe ne Shqiperi, si dhe ketu me njohje funksionojne gjerat. Sigurisht qe nuk mund te kthehesh nje dite papritur dhe te mendosh qe eshte aq kollaj te gjesh nje pune qe te te pelqeje. Po per hir te se vertetes ai qe ne i themi “mik” ne Shqiperi, ketu quhet “recommendation” dhe “networking”. Njesoj eshte. Sigurisht ca me e veshtire atje, sepse po pretendon te shkosh ne nje vend pak a shume te larte te shoqerise, gazeta a televizione te njohura. Keshilla ime do ishte te mbaje kontakte dhe ne momentin e duhur te kthehesh me nje oferte te percaktuar ne mendje. Une iki per dy dite, ti them ndonje fjale ndonjerit?
24 May 2007 @ 12:11 am
E kuptoj ate qe thua, ke te drejte, se as une nuk po dua te punoj ne shtet. Ato recommend. i kam te qarta; ne themi ketu “Its not what you know, its WHO you know”. Une dicka si kjo qe me rekomandon kam palnifikuar, me pare do vij t’i sheshoj gjerat.
Ty te uroj udhe te mbare pas dy ditesh, shkofsh e ardhsh shendoshe.
Une te shtunen jam te nje dasem tropojane ne New York City dhe mezi po pres! Martohet Fredi me Migenen mar qe i kom si shprit. Kur mora ftesen isha me njeren dhe i thash do vij vet i dyte por qe atehere e kam lene dhe tani me duhet nje date!
24 May 2007 @ 1:08 am
po ne te shkretit qe skemi shtepi dhe asigje ca do bejm.. ne TR qeraja mund te shkojne 200$ ne muaj plus shpenzime tjera.. ateher???? ik aman se 300$ ste dalin per 1 jave me cmimet ce kan vajt ne shqiperi e jo te dali ne muaj…
Kothere ne shqiperi duhet te besh dicka tjeter e jo veze te kuqe per tu rritur rroga..
24 May 2007 @ 1:09 am
sa keq me vjen qe po iki ne tr, se do kisha ardhur me gjithe qef ne dasem tropojane me ty! po seriozisht, nese te duhet gje nga tirana, me thuaj, meqe jemi dhe komshinj. ta sjell ne shtator.
24 May 2007 @ 1:20 am
Kthimi i elementeve me vlere do ishte me siguri pozitiv, per te dyja palet (te kthyerit dhe pritesit). Ajo qe u mundova te them me lart lidhet me nje tjeter problem: C’do te beni kur te ktheheni, a do te beni ate qe kishit menduar ne fillim? Me te ardhur ketu, shpejt do te kuptoni qe gjerat nuk funksionojne sipas kriterit te meritokracise. Sistemi i vlerave eshte, ne mos i permbysur, i ngaterruar keq. Dhe shpjet do te nderroni filozofi: If you can’t beat it, be it. Kete kane bere shume paraardhesit tuaj qe tani ndodhen ketu, te rrenjosur aq keq ne kete realitet, sa eshte e veshtire te mendosh qe kur erdhen kishin ideale. Ky eshte thelbi per mua. Ketu njerezit transformohen, zvetnohen. Supa jone e ka shijen shume te forte, dhe ingredientet e hedhur tek-tuk nuk ia nderrojne dot ate, por marrin po kete shije te keqe.
24 May 2007 @ 1:32 am
citizen thotë:
24 Maj 2007 @ 1:09 am
sa keq me vjen qe po iki ne tr, se do kisha ardhur me gjithe qef ne dasem tropojane me ty! po seriozisht, nese te duhet gje nga tirana, me thuaj, meqe jemi dhe komshinj. ta sjell ne shtator.
Citizen ka mundesi te shkoj dhe une nga korriku
jo ne dasem tropojane por shkodrane naqe
strange une flas per eksperiencat e mia e jo te fisit tim… troc muhabeti eshte shume e veshtire te ambjentohesh me jeten e shqiperise nese je rritur me nje vend tjeter.. une vdes per shqiperin por nuk jetoj dot andej sepse kushtet jan jo te pershtatshme…. ne shqiperi per te arritur diku ne jete duhet me kalu shume ura. kurse ne vende tjera shume me ndryshe..
24 May 2007 @ 3:23 am
Shpesh here kthimi jone ngjan me ate deklamimin e te dashuruait:
-E dashur une per ty futem e dhe ne fund te oqeanit me gjithe rroba ,por sot nuk dal ne takim se bie shi dhe kam frike se lagem.
24 May 2007 @ 3:26 am
e pse na e beni bic e bic… apo ngaqe thashe une qe me shkohet ne nje dasem… Blendi , c’pate, kush ta prek nusen ty mo yll? Une kam shume respekt per nusen tende
(kujdes vetem se si shume po e shpall kete becarine tende… e morem vesh qe ke ngel vetem e ato tjerat s’ta paskan vare se s’paske qene serioz… po si te te ndihmojme, mos i biej nga Kina, thuj du nuse, dhe peshqit te ndihmojne po he….)
Shaka shaka… mos u nevrikos, se je dhe per dasem, mos merr asnji mo, qe ta gjesh atje…
24 May 2007 @ 4:07 am
S’merzitem jo, sa paskeni shkrujt. M’keni korit, po t’kisha domate do m’ishin pjek. Kthehemi pak te tema se me duket se po prodhon gurre popullore moderne:
strangeMAN: Supa jone e ka shijen shume te forte, dhe ingredientet e hedhur tek-tuk nuk ia nderrojne dot ate, por marrin po kete shije te keqe.
I… :Shpesh here kthimi jone ngjan me ate deklamimin e te dashuruait:
-E dashur une per ty futem e dhe ne fund te oqeanit me gjithe rroba ,por sot nuk dal ne takim se bie shi dhe kam frike se lagem.
Te bukura. Me pelqejne. Jeni dhe plot ngjyra ne te shprehur, plot figura, kendshem.
24 May 2007 @ 4:17 am
kur te kthehem ne shqiperi do behem imigrant.me shtetesi amerikane do kerkoj pune ke blloku se jam amerikan e me rroge dyfish biles.do dal e ke topi i chanellit si imigranti amerikano shqiptar.o ju ka honger trurin bubi kacurrel, me investu 10 vjet ne nje shtet e me u kthy e fillu nga e para ne Shqiperi.Robt kujtojne se ne Shqiperi gjerat jane njesoj si 15 vjet me pare.kush te le rradhe me.3 jave te puthin sa me harxhu leket ke kafja e pastaj qiao qiao ku ta kam pa.