Identifikohu



Regjistrohu

Kur s’ke ç’të bësh në Tiranë

Që pa aguar mirë, dita fillon rrëmujshëm në kryeqytetin tonë “metropol”. Njerëzit lëvizin me të shpejtë për diku fundjavave… apo për të qenë të përpiktë në lokalin ku e pinë kafen e mëngjesit çdo ditë me miq e shokë, pasi klientela është shtuar dhe ka rrezik të mos gjesh vende. Thënë shkoqur, mëngjesi duket i këndshëm në rrugët e Tiranës. Po pastaj? Gjithçka heshtje dhe mërzi. Ndryshe nga këto, që kanë variante për të nisur mbarë ditën, pjesa tjetër mund të jetë duke fjetur. Shumë qytetarë të këtij grupi pëlqejnë ta quajnë veten gjumashë, edhe pse mund të mos jenë aspak të tillë. Ata si për çudi, s’janë as dembelët e kryeqytetit që rrinë zgjuar gjithë natën pa bërë gjë prej gjëje.

Por ç’të bësh, kur s’ke punë dhe udhë në pikë të mëngjesit, s’ke pse e prish gjumin. Edhe mua personalisht më shijon… dhe sa herë që nis kënga e gjelit në 9 pa ca, e godas celularin dhe përpëlitem në shtrat edhe disa minuta, sa shumë do të doja të flija edhe një gjysmë ore më shumë. “Në Tiranë ke mundësi për të bërë gjithmonë diçka që do”, ka qenë këshilla që më ka mbajtur deri më sot. Por tani që kam bërë ca vjet në Tiranë, po mësoj gjithnjë e më shumë të kundërtën. Përshtypjen time, se çfarë të bësh në Tiranë kur s’ke ç’të bësh, përveç të endesh rrugëve pa fund të kryeqytetit tonë gropa copa. Të ecësh në Tiranë është një kënaqësi më vete, është ndër qytetet që s’të lë të mërzitesh, në këtë pikë ke favore. Është rast unikal, sepse çfarë s’të zë syri… të tëra rrugët janë të rrafshëta, kështu që pa dert mund të ecësh me orë… dhe ecë pa gajle se nuk ke shans të lodhesh. Shumë e duan kryeqytetin edhe kur s’kanë ç’të bëjnë në Tiranë. Për ata të cilët e ruajnë akoma ëndrrën për të jetuar në Tiranë, kjo mund të tingëllojë “non sens”. Por le të tregojmë pak nga realiteti i zymtë i asaj, që jo gjithmonë është ashtu si duket. Le të marrim një shembull të thjeshtë, të asaj që quhet një ditë normale.

Tirana sigurisht ka shumë ambiente që në qytete të tjera të Shqipërisë është pak më e vështirë t’i gjesh. Pastaj ka dhe atë ‘lirshmërinë’ e veprimit. Kjo e fundit është ajo që tërheq më shumë të rinjtë, apo të quajtur ndryshe qejflinjtë e kryeqytetit. Por ka nga ana që ankohen. Thonë se kur nuk ke se çfarë të bësh në Tiranë, është gjëja më e trishtë që mund të ndodhë. Sepse mund të ndodhesh në një ambient të zhurmshëm, plot me njerëz që njeh dhe nuk njeh. Dhe ajo që mund të bësh në një moment qetësie, është të vrasësh mendjen, se çfarë të solli deri aty ku je. Dhe se ku do të vazhdojë pjesa tjetër e ditës. Të njohur, më thanë të shfrytëzoj imagjinatën, por në këtë të nxehtë mbytës, ku pluhuri ka krijuar mbretërinë e tij dhe imagjinata të lë me gisht në gojë. Atëherë vendosa të ndjek pak jetën kulturore të kryeqytetit tonë dhe këshillat, se kjo është një periudhë e vdekur për artin në Tiranë, preferova të mos i dëgjoj. Ekspozita e vetme në Galerinë e Arteve, ishte e një tipi (që ndoshta prej injorancës sime) nuk e njihja dhe ajo që më erdhi në mend kur vështroja punimet e tij, ishte sesi ka mundësi, që një njeri të harxhojë kohë dhe më pas lekë për ta varur në muret e galerisë, vetëm për një skicë absurde me ngjyra, që quhet pikturë abstrakte. Por nejse, preferoj të mendoj që është për fajin tim, kjo përshtypje. Pak më tej, teatri Kombëtar është i zbrazët dhe reklamat e qëmotshme, nga zverdhja kanë kaluar në errësim e sipër. Një ide e krrisur më drejtoi drejt bibliotekës. Dhe e bëra me optimizëm, pas lajmit të qeverisë që ambientet e saj do të zgjerohen dhe me këtë rast të shpresojmë se dhe do të pasurohen. Sapo hyj, kam të bëj me disa portrete të brishta që më shohin, me pyetjen: “E pse ke ardhur?”. Por nuk jam nga ata që dorëzohem lehtë. Kërkoj një libër të letërsisë klasike dhe më thonë, që më duhet të pres, pavarësisht se aty nuk ka shumë njerëz. Nejse. Jam me fat, sepse libri erdhi për 30 minuta. Vendos të ulem ta shfletoj në sallën e leximit.

Një ventilator i lodhur tenton të qarkullojë ajrin e rëndë mes temperaturës së lartë dhe lagështirës. Pasi largohem nga andej, akoma më shumë i mërzitur vras mendjen, se ku do më çojnë këmbët. Mirë do të ishte të ikja jashtë Tirane. Por jo pa u bindur, se kur nuk ke çfarë të bësh në Tiranë, është e pamundur të rrekesh të gjesh një rrugëzgjidhje. Më trishton ideja, se e vetmja gjë me mend që mund të bëj, është të mbyllem në shtëpi këtë ditë të vetme pushimi në javë. Dhe të thuash, që mezi pres të vijë kjo ditë, pas një jave të lodhshme pune, aq sa nuk kam kohë të mendoj se çfarë do të bëj ditën e pushimit. Dhe ja ku ndodhem në mes të një udhëkryqi “pa udhë”. Nuk ma ka ënda të kaloj pjesën tjetër të ditës dhe fatkeqësisht, ky mbetet i vetmi argëtim i ditës. Ndërkohë, që njerëzit që takoj, miq dhe jo, mbeten konstant në ato që thonë e në ato që bëjnë. Si duket, i janë adaptuar më së miri zvarritjes së Tiranës. Në këtë moment, ndihem mirë, që kjo gjendje do të zgjasë deri nesër, sa të vijë orari i punës. Në një stacion autobusi, shoh studentë që vijnë nga larg dhe buzëqeshin me pamjen e parë - ndoshta - që u serviret nga Tirana. Më në fund erdhëm - thotë shprehja e fytyrës. Një buzëqeshje e lehtë më ka përshkruar, pa e vënë re as vetë dhe bëhem gati t’u them se zgjat shumë pak.

Por secili ka këndvështrimin e tij në fund të fundit. Dhe jo se do të dija, apo doja të jetoja në një qytet tjetër, pasi apatia e vendit tim, do të më shoqëronte ngado, edhe malli për të, por ndihesh vërtet bosh kur nuk ke se çfarë të bësh në Tiranë. Dhe në fund të fundit, nuk mund të bësh gjë, as të thuash, pasi do të ishte njësoj sikur të flisje me një mur. Por dhe nëse do të doje t’i bije murit me kokë, në këtë rast do të dilje huq. Është një qytet akoma në zhvillim, i them vetes, do të bëhet. Por e ndjej që nuk mbushem me frymë, nuk më bën ta bërtas këtë optimizëm. Vetëdija në këtë moment më bën thirrje, se dhe unë jam një notë më shumë në këtë pentagram kotësie, që ka kohë që luhet në qytetin tim, por ja që … qyteti im më braktisi dhe unë e kam braktisur kohë më parë, dhe jo vetëm unë. Të gjithë e braktisim për ditë. Atëherë kur në timon të makinës zgjedhim një rrugë tjetër më të mirë, apo kur mbyllim dritaren se mos pluhuri dhe era e keqe e mbeturinave futet brenda, apo kur pohojmë me kokë, që shpesh të vjen dëshira për të ikur me vrap pa e kthyer kokën mbrapa. Por (nuk jam kontradiktor), nuk do doja të jetoja diku tjetër - edhe kur nuk kam se ç’të bëj në Tiranë.

Isuf KURTAJ

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

26 Komente »

  1. tung thotë:

    14 Mars 2008 @ 12:11 pm

    O Isuf me e thene troc se nuk kam shume kohe sot ne diten e veres te harxhoj para tastjeres se kompjuterit,kudo qe shetit ne kete kryefshat te Shqiperise,nervozohesh ,qe nga njerezit qe kane dyndur pa kriter deri tek trafiku kaos qe mud te mari edhe jeten tende papritur e pa kujtuar nga shoferet qe kane zbritur nga qerrja dhe kane mare makina,qe nga pluhuri qe te shkurton jeten dhe deri tek gropat apo pusetat e hapura qe mund te biesh dhe te thyesh koken apo kemben,deri tek era e plehrave dhe te lanes sidomos tek rruga e elbasanit qe kundermon[poshte urave eshte kthyer ne banjo publike] me pak fjale ketu edhe derri plas.tani po dale te shijoj pak tollumbacet qe ka vene bashkija e Edit per dite vere.

  2. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Mars 2008 @ 3:22 pm

    Te shkretet ju ne Tirane!! Se ne ktej ne vende te tjera…party cdo dite! Edhe ktej nga ne erdhi vera sot…vajti temperatura mbi zero.

    Nejse shkrimi shkrim po…perse duhet? Mos beni shume naze o njerez…edhe per zhgaravinat e muzeut te artit modern…qe as une nuk i kuptoj. E kami fajin ne Isuf…jo artistet. Ata e kane ne terezi…

    Po hajd se ka dhe me keq.

  3. Dajoshi thotë:

    14 Mars 2008 @ 3:34 pm

    Nje pyetje kam une per ata qe jetojne ne TR. Duke u nisur nga fakti qe tek peshku vijne vetem shkrime plot negativitet per TR, jam kurioz te di a ka ndokend qe lexon ketu dhe jeton ne TR qe ndjen kenaqesi nga TR ose te pakten sheh disa gjera pozitive?! Aman na shkruani dy rreshta pozitive per TR se na u shpif. Thenk ju. :)

  4. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Mars 2008 @ 4:04 pm

    Dajosh, mos u merakos se shkrimi eshte me te vertete i tepruar dhe i mbimbushur vetem me fryme negative. Aspak s’eshte e vertete qe eshte kaq e pamundur te besh dicka ne Tirane, mund te vesh ne kinema, mund te shkosh tek Muzeu Kombetar, mund te shkosh tek Galeria e Arteve e cila para ca kohesh kishte nje ekspozite te fotografive te zgjedhura nga shtypi boteror, mund te shkosh ne koncerte te organizuara tek Akademia e Arteve ku para nja dy javesh kishte nje koncert jazz nga nje treshe daneze.

    Njeriu shikon ate qe do, po deshi te shikoje negativitet do shikoje negativitet, ne te kundert do te shikoje bukurine e nje qyteti te mbushur me diell, do te shikoje bukurine e nje dreke te sajuar ne menyre te rastesishme me shoqerine ne nje lokal te vogel ku sherben Shaboni e shume e shume gjera te tjera.

  5. NYC_usa thotë:

    14 Mars 2008 @ 4:15 pm

    Dajosh, je bo amerikon lalo…do vetem think positive hadje genjejme veten ;) LI ka shume te drejte, ska rendesi je ne tirane apo NYC, jetes i merr cfaredo ti nga ajo.

    Ste pelqen abstraktja, piktura apo bibloteka kombetare (analoge ne NY, muzete, librarite publike, galerite) bej nje xhiro nga parku, merr pak diell tirone kur ne ketej nga ana tjeter e botes mezi na vjen pranvera. Ke shoke e shoq, rri me ta. Ose ne vend te mleefesh ne kompjuter ato dy ore qe i harxhon vetes te hedhesh helmin tend tek te tjeret, lexo nonje lajm sportive..ose ose….pi nje kafe me babane!!!!!! Ke per ta kerkuar e ske per ta gjetur me.

  6. Tironsi thotë:

    14 Mars 2008 @ 4:32 pm

    Tirona osht nona :D
    Une per vete Tiranen s’e nderroj me asnje qytet tjeter.

  7. Dajoshi thotë:

    14 Mars 2008 @ 4:33 pm

    Llukano, rrofsh siqnerisht. :) NYC_usa. Jo mer plak, po t’isha “bo amerikon” do thoja “Tirona sucks” por as e them, as kom per ta thone. Desha vetem te dilte dikush qe ka sy ne balle dhe jo ne b..the dhe te thote dicka reale. Dhets oll. :)

  8. Dajoshi thotë:

    14 Mars 2008 @ 4:41 pm

    Sinqerisht desha me thon. Isufo na e boj hallall se jena tap me mjes ne knej ka amerrika, sot osht e premte. Na presin dy dite relaks shpije, fatkeqsisht nuk do jem duke kerku teatro apo duke vezhgu se sa hapa bojn njerezit me kapercy rrugen. Do vejm komet ke karrikja. I shkreti ti ku ke ra. ;)

  9. ari thotë:

    14 Mars 2008 @ 4:56 pm

    sa here qe lexoj dhe degjoj per gjendjen ne Shqiperi, shoh para syve nje tabllo te trishtuar. jete e merzitshme e te tjera si keto. me sa kuptoj une, jete qefi quhet kur ulesh ne lokale, e shkon ne koncerte. jam kurioze te dije a ka ndonje qe ka menduar nje dite te kaloje nga shtepia e femijve dhe t’i kushtoje nje ore ne jave jetimeve, te luaj me ta, apo te mbaje hopa nja 10 minuta nje bebe nga shtepija e foshnjes ne durres. jane bebe qe kalojne day in day out te shtrire ne krevat-burg me hekura.
    sa do te kushtonte nje termos me kafe dhe nje torte e fresket per te moshuarit e shtepise se pleqve???? i ka marre malli per dike qe ti degjoje te tregojne per femijet qe ata kane neper bote.
    ndoshta jeta eshte monotone ne Tirane e kudo, por nuk duhet shume per t’i dhene nje kuptim dites.

  10. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Mars 2008 @ 5:24 pm

    Mire e ke ari…s’kemi cte themi se na turperove.

  11. Shqipe, thotë:

    14 Mars 2008 @ 7:47 pm

    Ku ka shikim kritike, nje deshire lind me lexu, per kete Tirane qe ju flisni. Kjo dite speciale qe duhet “pushim”, e qe larg vetes do te donim diçka tjeter …, nga ky kryeqytet qe gumezhon nga energjia, por ndoshta nje dite me nje stile me tjeter, pa qene e nevojshme me u ndje konsumatore.

  12. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Mars 2008 @ 8:05 pm

    Ka shume Tirana. Ka 600-700.000 Tirana. Tirana eshte nje realitet multidimensional ku dikush gjen gjithshka (dikush qe vjen nga nje periferi X dhe ka shume para ska rendesi se si dhe pse), dikush nuk gjen asgje se nuk ka para apo nuk gjen ate qe ka nevoje. Por Tirana nuk shtrihet vetem si nje dimension sasior i banoreve te tij por edhe si dimension kohor. Sepse Tirana mund te jete sot gjithshka, pasneser asgje, paspasnerer e mrekullueshme (sepse bie ne dashuri me dike dhe cdo gje te duket e bukur0 pas nje muaji larg qofte te ndodh nje fatkeqesi personale dhe cdo gjer eshte e erret. Po po ka shume Tirana.
    Mua pershembull me pelqeu shume periferia e Tiranes dje sepse u shfaq filmi i pare i vertete i Kubrick Killer Kiss te Kinema Marubi ne Kinostudio dhe ne salle kishte shume njerez te kendshem dhe me shije. Ajo Tirane me pelqeu shume. Sot psh sme pelqeu fare sepse me jepte nje ndjesi shume fshatareske jo per njerezit por per mediokritetin spektakolar te Bashkise se Magjistarit te Ozit qe “zbaviste” turmat me leket e po vete turmave ne forme taksash te supershperdoruara per te furnizuar Magjistarin e Ozit me xhonglime panairesh mesjetare.

  13. Pjer Thomas thotë:

    14 Mars 2008 @ 8:50 pm

    Per mua djema, qe interesante , per vete faktin se si e shihte Tiranen nje i sapo i ardhur vitet e fundit. Une e besoj autorin, ndonse jam lindur dhe rritur ne Tirane, se vertet mengjezi eshti i bukur, nga shkollaret, studentet, punonjesit, ku qe te gjithe nxitojne, pastaj me vone behet vertet diçka e merziteshme, nese nuk ke nje shok, a leke per te kaluar paraditen e dreken. Pasdrekja nuk eshte problem se ate boshllik e mbush tv, libri, megjithse autori mund ta kalonte dhe duke lexuar shtypin e perditshem tek Bibloteka. Une per veten time (kur isha pa pune) paraditen e kaloja tek Bibloteka. Boshlleku i pasdites mbushet ose me gjume, ose tv ose lexim, ose shetitje qe ne Tirane mendoj se eshte kenaqesi, ose n’mehalle.

  14. sui Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Mars 2008 @ 12:24 pm

    Nje gje eshte e vertete ne Tirane: te ngrihen nervat, je i trishtuar ose i gezuar varet nga dita dhe situata, por asnjehere nuk je i merzitur (bored thone anglezet). Ajo ku gabojme shpesh here eshte krahasimi me kryeqytete te tjera ne perendim dhe kjo sigurisht na trishton. Por Tirana nuk ka te krahasuar me keto vende. Vertet ka me pak jete kulturore por nese kerkon e ploteson disi dhe kete pjese. Kubricku te Marubi e koncerti jazz qe tha Llukani me siper, ndonje aktivitet te galeria, festivali i filmit e keto gjera, nja dy tre klube me muzike te mire, te bejne ta ndiesh veten jo dhe aq keq. Avantazhi me perendimin ketu jane njerezit dhe atmosfera shoqerore qe krijohet. Nuk flas per maredhenie pune e biznesi se ato sigurisht jane te veshtira dhe ndonjehere te ne jane dhe pa shume sens. E kam llafin per ata 2 ose 3 miq me te cilet ti e ndjen qe mund te ndash cdo gjem, jo vetem mendjen po dhe zemren.
    Pastaj ka shume situata per tu argetuar ne Tirane - pervec teatrove. Pa fyerje mjafton te shikosh menyren sesi perpiqen te adaptohen njje pjese e te ardhurve nga qytete a fshatra te tjera ne tirane, vajzat me bark jashte qe dalin nga blloku e perpiqen te imitojne njera tjetren, stilet muzikore pa stil qe lulezojne ne kanale si BBF, ndonjeri qe ecen rruges me makinen e vet dhe papritur vendos ndonje tabele ‘taxi’ tek xhami dhe pastaj e heq prap….. e shume te tilla argetuese qe vende si Tondra apo Toronto s’ti ofrojne ndonjehere.
    Gjithsesi eshte e vertete qe njerezit shikojne ate qe duan te shikojne. Per mua Tirana nuk ka krahasim!!

  15. sui Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Mars 2008 @ 12:36 pm

    kerkoj falje per gabimet e spellimit.. po shkoj ta pi dhe nje kafe tjeter … heh pushim sot ne tirane, e cmund te besh tjeter.. ? :)

  16. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Mars 2008 @ 12:38 pm

    Dajosh,

    Shiko te te tregoj per te djelen, dy jave me pare:

    1) Duke ndenjur ne kafene nga mesi i javes me nja dy peshq, njeri hidhet e thote “a ikim hame pula kete fundjave”? (tekstualisht ky, sikur te ishte ndonje ballist filmash) :)
    2) Pergjigja ishte unanime qe po, dhe u vendos qe te pranohej propozimi i “ballistit” per te ngrene pula ne Vishnje (as qe e kisha idene nga ishte Vishnja….)

    3) Te djelen takohemi, rrasemi ne nje makine te vockel nga ato qe popullojne rruget e Shqiperise, dhe sulemi per ne Vishnje qe na doli nje fshat ne te djathte te ures se Farkes ku mberritem pas nje 20 minutshi ne ca rruge fshati qe s’ma merrte mendja se do i kalonte dot ajo makina e vockel por qe i mori sikur te ishte ndonje 4×4

    4) Veme tek lokali i Shabonit dhe na del qe lokali (4 tavolina te mbuluara nga peme te veshura me zvarranikese) ishte plot. Te pavendosur se c’a do benim, ndoqem ca shkalle prej druri e dolem ne tarracen e lokalit. Kur them “tarrace” kupto tarrace standarde Shqiptare qe kishte shufrat e hekurit gati per te ngritur katin tjeter. Aty te piqte nje diell i embel qe ne fillim te Marsit te mrekullonte. KETU SIPER - thame - DO SHTROHEMI :D
    5) Per te keqen e kamariereve qe na sollen tavolinen dhe karriken, u shtruam aty. Na vjen Shaboni, i zoti i lokalit e na pyet se c’a donim. Kemi ardh per mish pule i thame po Shaboni donte te na jepte mish qengji se pulat s’i kishte therur akoma. Pas pergjigjes tone qe prisnim me kusht qe te na sillte fillimisht veren e sallatrat, Shaboni u kthye nga kamarieri dhe i thote “Ketyre sillju vere por jo sallata se mos ngopen e s’hane pulen pastaj”. Megjithate, pas protestave tona, ra dakort te na sillte edhe ca djathe.

    6) Na sollen veren e djathin, djathe fshati qe kishte akoma shenjat e napes dhe per nja dy ore jemi shtruar me muhabet duke pire e duke ngrene djathe. Me ne fund na sollen pulat (pula qe njeri prej peshqeve i pa teksa dergoheshin ne boten tjeter…..) te cilat i hengrem si te babzitur :D
    Personalisht, u kenaqa dhe pata pershtypjen qe u kenaqen edhe te tjeret, aq sa po shofim te bejme ndonje ekspedite tjeter javen qe vjen qe te gjejme Shabonin e rradhes. Ka edhe Tirane te ketille :)

  17. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Mars 2008 @ 12:40 pm

    Nje cike me vone do ve ca foto se akoma s’ja kam derguar te pranishmeve :)

  18. sui Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Mars 2008 @ 12:49 pm

    Llukan, eshte dhe nje Shabon tjeter… ne Qerret. Qerreti eshte nje fshat buze te detit adriatik ku haet peshk per qef. Dhe vjen ‘Shaboni’, i cili vendos te veshi kanatjeren meqe normalisht kane ardh miq e smund tu dali gjysem cvesh sic ishte. Ka ndertu nje barake te vogel me dy tavolina kaucuku perjashata, rrethu me kallamishte.. dhe te ofron peshkun qe e ka kap para 10 minutash e qe kushton sa nje e treta e cmimit ne nje lokal ‘lluksi’ ne qender te tiranes. Eh.. per mua ky eshte lluksi i vertet…

  19. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Mars 2008 @ 12:58 pm

    Sui,

    U dashka bere nje ekspedite fundjaven e ardhshme :)

  20. tung thotë:

    15 Mars 2008 @ 1:38 pm

    Ne fakt n.q.s njeriu do dhe di ta organizoje kohen mund te argetohet edhe ne maje te malit edhe ne Bize te Martaneshit prane nje burimi te ftohte ,mund te haje edhe pula si llukani me peshkataret e tjere ne barakat e Vishnjes apo te lundres mund te shkoje edhe tek liqeni i Farkes te udhetoje me govaten [varken] e porsa nxjere nga uji qe mundet te jete licensuar tani, mund te shkoje edhe ne kinema apo theater por valle[po pyes Altin Goxhajn tani]qe mbron te drejtat e konsumatorit sa perqind e shqipetareve i kane keto mundesi qe te hipin ne nje makine barake si e llukanit dhe te shkojne atje ku duan,sa % e shqipetareve mund te shtrohen me pula dhe me qingja[sepse ll u shtrua me te ngrene e me te pire por nuk na tha sa ka harxhuar dhe keto qe ka harxhuar nuk na e tregoi per sa ore pune i ka fituar].A mund te na e thote Altini me te tjere qe a i del nje intelektuali[nuk po flas per pensionistet etj] te shkoje cdo jave te shkoje ne kinema me gjithe familjen[me ato cmime qe ka kinemaja jone] Sa ore pune i duhen nje intelektuali per te paguar dritat dhe faturat e tjera te mos llogarisim ne se ka ndonje kredi per shtepi,sa i duhen per te veshur dhe ushqyer .Dhe mbasi te paguaje te gjitha keto a mund te shkoje tek lokali shabes[po flasim per intelektual qe jetojne vetem me djersen e tyre jo per ata qe rjepin popullin e varfer].Nuk po e zgjas ,por mbas kesaj intelektuali jone fut duart ne xhepa dhe endet neper rruget me pluhur i trishtuar para vitrinave luksoze dhe kujton Migjenin,lidh duart mbrapa dhe kujton ligjin dhe policin,molla e ndalume ishte e ndalume ne kohen e migjenit, ne kohen e enverit qe ishte me racion,eshte edhe tani se nuk i del llogaria ,dhe aq me keq tani se ka ,aq shume mall sa njeriut i shkon leng nga goja dhe eshte i privuar ta shijoje.Prandaj duhet te luftojme qe ai 80% e popullsise te kete mundesit minimale per te organizuar dhe per ta shijuar jeten dhe jo te mburremi se 10% e popullsise ka te haje pula dhe te shkoje ne kinema.Sa jave pune i duhe ketij 80% te bleje nje tv apo paisjet shtepijake.Qefi nuk behet me xhepa te grisur.

  21. Ll thotë:

    15 Mars 2008 @ 3:18 pm

    O “tung”

    Hyrja tek ai koncerti i jazz qe te citova me siper ishte falas. Te futesh tek Muzeu Kombetar te kushton 500 Lek. Ne Vishnje shkuam me nje Ford Ka (quaje kete makine luksi po munde) dhe dreka na kushtoi tek 800 Lek/person. Kinemaja te kushton 500 Lek per person dhe po deshe mund te shkosh edhe ne shfaqjet e filmave falas tek Akademia e Arteve.

    Ik e numero xhepat e grisur tani!

  22. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Mars 2008 @ 3:28 pm

    E mora vesh nga marka e makinës se kush ishte ballisti iniciator. (mos më thuj që e kam gabim, Ll., se më duhet të riorganizoj gjithë skenën) :D
    Dhe ju lutem, pak më respekt për kënaqësitë e thjeshta të jetës dhe jeta do t’ju kënaqë me sa të ketë takat.

  23. Pjer Thomas thotë:

    15 Mars 2008 @ 3:43 pm

    Aha Llukan, po ke filluar me pula, s’po guxoj te afrohem te te qeras me qofte 20 lekshe e birra 50 lekshe. Me lire kushtojne ketu pulat se ne Shqipêri.
    Kinemaja aty, kushtonte 300 leke. Vjet pashe nja dy filma tek ish pallati i pionierve, bileta e drekes ishte 200 leke dhe ne orare te tjera 300 leke. Nese ndonjeri ka lujt menç, mund ti japi dhe 500 leke sportelit.

  24. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Mars 2008 @ 4:27 pm

    Akvll,

    Ke te drejte :)

    Pjer,

    S’ka problem, rregullohemi po he.

  25. Vajza_ne_Florida Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Mars 2008 @ 4:34 am

    Te mos ma shaj njeri Tiranen mua se e kam lule… Ka lezet ka, dimer behar…

  26. Shqipe, thotë:

    16 Mars 2008 @ 1:33 pm

    Veme ku veme, e sjellim biseden ne “banalitet” e saja, duke i thene dhe kuptimin “…pak më respekt për kënaqësitë e thjeshta të jetës dhe jeta do t’ju kënaqë me sa të ketë takat”. Apo mos ma shani Tiranen?, etj, etj…
    Z. Kurtaj sjelle nje pikepamje, “jo pesimiste”, por realiste dhe poziteve. Per me teper dhe nuk ndalet tek te berit sehire duke e vezhguare boten nga shtepia apo “life” ne tarracat e bukura me plote dielle te qendres, “toke vellaçko, toke motra” dhe rrime ne vend dhe duke u qajt ahhh sa mire do te ishte, do te ishte…

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.