Kur përkthimi del më i mirë se origjinali

Jaap de Hoop Scheffer Top-Channel dha një intervistë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATOs, Jaap de Hoop Scheffer, rreth ftesës që mund t’i bëhet Shqipërisë këtë vit për në NATO. Ky është një lajm shumë i mirë, por ajo që më bëri përshtypje ishte përkthimi që ju bë fjalimit të z. Scheffer. Ky i fundit edhe u habit në atë çast dhe duket sikur i hodhi sytë përkthyeses. Topi i ndryshon shpesh lajmet prandaj kur të jeni duke lexuar këtë artikull mund të mos jetë më, por më poshtë mund të lexoni se ç’u tha.

z. Scheffer:
“…you know that that process is not an automatic process, that that is based on the performance of the countries themselves. That means fighting corruption.”

Përkthimi që do i bëja unë:
“…e dini që ay proçes nuk është një proçes automatik, por i bazuar në rendimentin e vetë shteteve. Kjo do të thotë luftimi i korrupsionit.”

Përkthimi i dhënë në intervistë:
“…dhe ky nuk është një proçes automatik që kryhet automatikisht por varet nga kushtet që plotësojnë vendet vetë, nga puna që bëjnë vetë këto vënde. Dhe kjo do të thotë puna që ka bërë Shqipëria dhe ajo që diskutova dhe me kryeministrin është puna e madhe për të luftuar korrupsionin.”

Vini re se si përkthyesja shtoi ca fjalë nga xhepi në fund. Nëse i ka thënë dikush t’i shtojë këto fjalë do të jetë me të vërtetë e turpshme. Shpresoj që të ishte duke lexuar nga ndonjë shkrim i dhënë nga zyra e z. Scheffer për ta ndihmuar me përkthimin dhe ky i fundit të ketë harruar shtesat e dhëna nga përkthyesja shqiptare. Edhe po të ketë ndodhur kështu ama ajo s’del si përkthyese dinjitoze se duhet të përkthejë sipas fjalës së folur konkretisht.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

11 Komente

  1. LlTako thotë:

    7 July 2006 @ 4:07 am

    Mbase fjalet e Scheffer kane qene ca te “thata” prandaj perkthyesja i ka dhene pak “ngjyre” :)

  2. miri thotë:

    7 July 2006 @ 6:02 am

    Po pra, ngjyre blu :)

  3. eizo thotë:

    7 July 2006 @ 7:30 am

    keshtu jane gjermanet …te bien kokes ..prandaj kane frike politikanet tane te futen te bejne pazare me gjermanet

  4. d.b thotë:

    7 July 2006 @ 8:09 am

    Kush mund te me thote nga te pranishmit ne web, kur mund te futet shqiperia ne Nato ??

  5. albos thotë:

    7 July 2006 @ 11:08 am

    S’eshte gjerman eshte hollandez :)
    Ta marri vesh Scheffer qe e kemi share gjerman sna le te futemi ne Nato ;)

  6. anonymus thotë:

    7 July 2006 @ 1:50 pm

    Mbase fjalet e Scheffer kane qene ca te “thata” prandaj perkthyesja i ka dhene pak “ngjyre” … psh kur tha qe takimi i ardhshem i NATOS do te mbahet ne Libi?!!

  7. Blete thotë:

    7 July 2006 @ 2:11 pm

    Perkthimi qenka lene mos e pyet. Ne shqiptaret e kemi zakon te shtojme gjera sepse na duket qe jemi shume te kapshem dhe mund ta shprehim idene e tjetrit me mire se ai vete. Nga ana tjeter perkthyesi i shkrete gjithmone eshte sakrifikuar per te miren e atdheut ose te skllavopronarit.

  8. john thotë:

    8 July 2006 @ 7:30 am

    Sa kam qesh! Çfare idiote. A nuk e dine keta topat se ai rrushi mund ti hedhi ne gjyq per transformim te fjales. Perkthimi ndoshta nuk mund te jete fjale per fjale dhe pershtatet ne shqip, por te shtosh nje fjali te tere ” …puna që ka bërë Shqipëria dhe ajo që diskutova dhe me kryeministrin është puna e madhe për të luftuar….” ne fjalimin e tjetrit BOOO! Crazy! Keta jane injorante dhe mendjemedhenje.Siç me tha nje shqiptare nga Tirana qe pas çdo fjale ne anglisht i shtonte eeee eeee I go there eeee to buy eeeee designer dress eeee “Apo si e flet anglishten ti” lol dhjete minuta me vone ne dyqan me kthehet “Ç’po thote kjo?” Por ne fund te funditnuk eshte puna per “talent ne te perkthyer”, me teper sesa ne repsektin per personin qe perkthen.Shtimi i fjaleve, tregon se ti mendon se ky person nuk di te shprehet si duhet, dhe se ti si perkthyese je shume here me e zgjuar se Sekretari i Pergjithshem i NATOS. Bravissima!

  9. linda thotë:

    10 July 2006 @ 4:31 am

    po e kam vene re dhe une qe topi i ben qefen vetes dhe lexuesve. pasi e kam lexuar nje lajm ne mediat e huaja e lexoj te topi. mundohen ti tregojne gjerat sikur jane me t eembla dhe sikur te gjithe i duan shume shqiptaret.

  10. eizo thotë:

    10 July 2006 @ 9:06 am

    amon ..kam mare nje dokument te perkthyer nga tirana nga shqip ne gjermanisht me te dhimit barku kur e lexon ……..
    sikur e ka perkthuer me bythe dhe jo me men ne koke… :-(

  11. adisa thotë:

    21 September 2006 @ 12:30 pm

    mos eshanı topın
    me e mııra ne shqıperı ehste
    thonı ca te donı vallaj

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com