Kur bie borë në…

Kjo foto shoqëron një artikull nga Korrieri sot mbi motin e keq që ka mbuluar Shqipërinë. A e gjen dot se ku është? Stili i veshjes së gruas në foto dhe ndërtesa në sfond e vështirësojnë situatën apo jo?
Në fakt, edhe sikur të lexosh artikullin më poshtë, nuk besoj se e gjen dot. Artikulli nuk e përmend foton shoqëruese, mbase sepse fotoja nuk është marrë fare në Shqipëri, por në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht. Dhe ka shumë gjasa që të mos jetë fare foto e ditëve të fundit, sepse e njëjta foto përdoret në galerine e një faqeje udhëtimi nga revista angleze The Guardian (lidhja), faqe që ka shumë mundësi të ketë muaj që është ndërtuar. Më tej, sipas informacionit EXIF që ruhet brenda skedarit, fotoja ka shumë mundësi të jetë shkrepur në shtator të 2005-ës. Jo tamam bashkëkohore…
Shqipëria në izolim
Gazeta Korrieri (lidhja)
Në Dardhë dëbora shkoi në 40 cm. Llogoraja u bllokua 9 orë, qytetarët u ngujuan në makina. Lezha nën ujë. I gjithë vendi vuan rikthimin e dimrit
Situata e rëndë meteorologjike ka dhënë pasojat e saj negative edhe në rajonin e Korçës, atë të Vlorës dhe Gjirokastrës. Mësohet se Korça është përfshirë prej mëse 48 orësh nga dëbora, trashësia e së cilës në Dardhë i ka kaluar 40 centimetrat, ndërsa 10 fshatra janë bllokuar. Mes tyre përmendet zona e Vithkuqit, një pjesë e zonave të banuara në Moglicë, ku termometri regjistroi -2 gradë. Ndërkohë, në Qafën e Qarrit, në aksin Korçë-Kolonjë, trashësia e dëborës ishte 20 centimetra, për të vazhduar me rreth 10 centimetra në rrethin e Korçës. Dhori Çekrezi, shef i zyrës së emergjencave civile pranë Prefekturës së Korçës, tha se po punohet me borëpastruese, por disa fshatra po vuajnë gjithashtu edhe mungesën e energjisë elektrike.
Fshatrat e izoluar janë Dardha, Arza, Sinica, Shtylla, Grabocka, Panariti, Moglica, Dusharit etj. Për sa u përket akseve nacionale që lidhin Korçën me pjesën tjetër të vendit, ata janë të kalueshëm pa zinxhirë, me përjashtim të segmentit Pogradec - Qafë-Thanë. Ndërkaq, reshjet e borës kanë bllokuar edhe aksin Vlorë-Himarë, ku situata ishte kritike për mëse 9 orë. Me dhjetëra qytetarë dhe automjete u “ngujuan” në rrugën e pakalueshme, për shkak të mjegullës së dendur dhe trashësisë për 20 cm të dëborës. Kalimi ishte më i rrezikshëm në dy pika pranë Qafës së Llogorasë, tek “Çezma” dhe në dalje të saj. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Rrugëve, Saimir Haxhiut, firma “Spartak sh.p.k” është përgjegjëse për këtë gjendje, pasi mesa duket, nuk ka operuar në kohë për zhbllokimin e situatës. Kjo firmë merr për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror 600 mijë lekë. Ndërkaq, në qarkun e Gjirokastrës janë bllokuar segmentet rrugore që lidhin zonat malore të Frashërit në Përmet dhe Zagorisë në Gjirokastër, ku trashësia e dëborës varion nga 30-60 cm, si dhe kanë mbetur të izoluar rreth 3 mijë banorë. Reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar segmentin rrugor Orgen-Frashër, duke ndërprerë çdo lëvizje të automjeteve në zonën me rreth 2 mijë banorë. “Po kështu, fshatrat si Deshnicë (Përmet), Zhej (Gjirokastër) dhe Dhjar (Gjirokastër) kanë mbetur pa energji elektrike”, tha zëdhënësi i policisë, Gentian Mullai. Ai shtoi se po punohet për përballimin e situatës, madje është ngritur edhe shtabi i emergjencës.
Përmbytje nga shiu, izolim nga bora
SHKODËR - Reshjet e dëborës dhe të shiut gjatë 48 orëve të fundit kanë bërë që situata në qarkun e Shkodrës të konsiderohet me probleme serioze. Mësohet se tre fshatra të komunës së Hajmelit janë përfshirë nga përmbytjet, ndërsa zona më problematike është ajo e Paçramit. Si pasojë e kësaj situate, është bllokuar rruga që lidh këtë fshat me autostradën, si dhe janë përmbytur shumë toka bujqësore. Sipas banorëve të Hajmelit, numërohet rreth 700 dynymë tokë të përmbytura, në një zonë me 3500 banorë. Në inspektim të zonës ishte dje edhe kryetari i kësaj komune, Lekë Bibaj, i cili u shpreh se kjo zonë vuan përmbytjen sa herë që ka reshje të dendura. “Unë i qëndroj ende premtimit elektoral për ndërtimin e kanaleve kulluese, i cili ende nuk është vënë në zbatim”, tha kryekomunari, i cili shoqërohej nga prefekti i qarkut të Shkodrës, Maxhid Cungu. Në të vërtetë, banorët shprehen tejet të shqetësuar, pasi përmbytja e pjesshme e ditës së djeshme mund të përfshijë sot gjithë fshatin Paçram, pasi kanalet në të cilët nuk është vënë dorë që prej 15 vitesh, janë totalisht të bllokuar. Prefekti Cungu tha se nga institucioni që ai drejton, janë marrë të gjitha masat që të zbatohen me përpikëri udhëzimet nga drejtoritë përkatëse, sidomos nga Bordi i Kullimit. Përveç reshjeve, bora në zonat e thella të Dukagjinit dhe Vermoshit ka bllokuar rrugët, në të cilat nevojitet domosdoshmërish përdorimi i zinxhirëve. Zona e Selcës dhe Lepushkës në komunën e Kelmendit janë të bllokuara, ndërsa në vështirësi të mëdha është edhe Qafa e Malit në Pukë dhe rruga për në Theth. Mësohet se në Vermosh, Qafa e Bordolecit është mbuluar me rreth 40 cm borë.
Frika bën “xham” rrugët
ELBASAN - Një fjalë e urtë popullore thotë se “frika ruan vreshtat”, por në Elbasan mesa duket zhbllokon edhe rrugët. Edhe pse stuhitë e dëborës kanë mbuluar qarkun e Elbasanit, ku në disa zona trashësia e dëborës ka shkuar në 50 cm, të gjitha rrugët rurale që lidhin komunat e me qendrat urbane janë të zhbllokuara. Probleme në qarkullimin në Elbasan janë konstatuar në akset rrugore Elbasan - Qafë-Kërrabë -Tiranë, Elbasan - Qafë-Thanë, Elbasan-Gramsh. Ndërsa aksi rrugor Librazhd-Peshkopi ishte i bllokuar nga bora, veçanërisht në lartësitë e Shupenzës. Trashësia e borës arriti deri në 0.4 m në disa fshatra të thellë malorë, si në Zavalinë, Labinot Mal, Lenia, Skënderbegas, Poroçan, Rrajcë, Stëblevë, Hotolisht etj., ku temperaturat shënonin disa gradë nën zero. Prodhimet e stinës në shumë serra janë shkatërruar si pasojë e ngricave.
I. Vreto/J. Xhaferi/B. Shehu/ M. Kalaja/V.Idrizi

26 March 2008 @ 5:29 pm
E mor Penar si behesh edhe ti.

Por per debore flet artikulli debore ka ne foto Cfare do ti me shume 
Ai tjetri ( goxha gazetar me emer) mori e perktheu dhe e shpalli si shkrimin e tij nje artikull te tere, ti per nje foto dhe behesh keshtu
Pastaj kjo nuk eshte jashte teme ( si tek peshku) per debore po fliste artikulli dhe debore nxoren ata ne fotografi. C’rendesi ka se eshte debore Korce apo ne Bukureshti, eshte i ketij viti apo i 3 vjeteve me pare Debora debore eshte si ne Korce dhe ne Bukursht, nuk ka ndryshuar ajo ne keto tre vjetet e fundit. Ja shiko fotografine: e bardhe, e bute, cfare ndryshimi ka?
Do te me vinte pak cudi ( pak fare pak cudi) sikur psh te ishin pamje nga Bahamas me plazhe dhe diell.
26 March 2008 @ 5:47 pm
Turin, Piedmont , Italy !!!
ps:piazza Statuto
26 March 2008 @ 6:10 pm
Mire Elda…une do thoja ne afersi te Porta Nuova…sidoqofte jemi ne Torino e nuk e luan topi
26 March 2008 @ 6:10 pm
po elda !
http://img503.imageshack.us/img503/7900/20060127000031zu9.jpg
ps po ti je ajo ?
26 March 2008 @ 9:46 pm
foto seshte bere ne torino por ne Bukuresht.desha te them se nuk eshte edhe aq cuditshem fakti qe bie bore ne kete kohe ne shqiperi por desha tu kujtoj 07/04/2004 Tirana eshte zgjuar ne mengjes e sbardhur nga debora.
27 March 2008 @ 9:05 am
DOLI SHKRIMI NE NY TIMES
27 March 2008 @ 9:27 am
ouppss
Sapo e lexova artikullin vertet qe me ato qe shkruhen Korrupsioni eshte mbret ne Shqiperi …
http://www.nytimes.com/2008/03/27/world/asia/27ammo.html?hp
27 March 2008 @ 11:01 am
Foto eshte te kisha katoliket , kodrat e liqenit , Tirane.
Redaksija ta konfirmoje ne se eshte e drejte.
27 March 2008 @ 11:33 am
Tirane???
Kur ka rene gjithe kjo bore e gjithe ky acar ne Tirane ???
27 March 2008 @ 11:45 am
Perse nuk besoni kjo foto nuk eshte bere ne shqiperi por eshte marr ne internet mendoj per comoditet(http://images.google.it/images?sourceid=navclient&hl=it&ie=UTF-8&rlz=1T4ADBF_itIT222IT223&q=bucharest&um=1&sa=N&tab=wi)dhe eshte foto e bere ne bukuresht.Pastaj nuk e di nese e dini por per gazetaret eshte me e lehte te marresh nje foto nga interneti se sa te shkosh ne jug apo ne veri atie ku bora ka rene me te vertet.
Pasta po te kishte rene ndonjeher gjithe kjo debore ne tirane do te ishte metevertet e cuditshme.
27 March 2008 @ 1:53 pm
Eshte e vertet kjo foto eshte bere ne Rumani…Nuk e di per ne Bukuresht apo jo,veshtire se mund ta thuash..

Ne fillim te vitit aty kishte reshje te madhe debore dhe rruge te bllokuara..Temperaturat shkuan deri ne -20C gje e cila eshte e paimagjinuar ne qytet shqiptare.
Gazetaret i kane rene shkurt te Korrieri!!
P.s. Per femren aty ne foto se di kush eshte..apo prit edhe mund ta di..
27 March 2008 @ 6:35 pm
Po ju shihni makinat.
A ka makina me armortizatore kaq te mire ne Shqiperi sa ato ne foto?
Pastaj shqiptarit po i ra bora siper makines del me vrape e heq cdo 20 metra se i duket barre e rende!
27 March 2008 @ 7:26 pm
Foto eshte bere ne Rumani. Shihni makinat. Dy prej tyre jane DACIA, makina kombetare rumune. Ne te majte Dacia Logan dhe ne te djathte modeli me i vjeter Dacia Super Nova. Me shume mundesi eshte ne Bukuresht, diku afer Operas se qytetit.
27 March 2008 @ 11:28 pm
Me te vertet qe ne kete artikul tregon qarte ndryshimet klimatike si pasoj e ngrohjes globale dhe vertetohen zbulimet e disa shkencarve angles qe para disa muajve deklaruan spostimin e stinve.Keshtu qe ne do bejme ski ne Mars e Prill dhe plazhin do ta bejme Tetor Nentor.Dhe ngrohjen globale me shume per momentin e vuan kontinenti i Antartides ku 1 dite me pare u shkeputen nga kontinenti mijra hektare akull dhe sipas shkencarve pasn 15 do te shkeputet nje pjese shume e madhe akulli i kontinentit te ngrire.
27 March 2008 @ 11:45 pm
pasn 15 =pas 15 vjetesh
28 March 2008 @ 10:00 am
eshte e vertete si ka pak ndryshime ne klimen e planetit por jo alarmuese sic bejne mediat ne emisionet e tyre. kush mban mend filmin e atij poletikanit amerikan para nje viti(nuk me kujtohet emri).pastaj qydirat kan ndodhe edhe shume shekuj ma pare apo edhe shume vite me pare po te flasesh me persona te cilet kan nje kujtese te mir do te kujtonin dimrin e madh te mes viteve 80 ne shqiperi, po te degjash mediat e huaj do te kujtonin edhe ate te viteve 94 si veren dhe dimrin te ketij vite, do te flasin per shirat e shumta qe ndodhen ne 2003 se si ne shqiperi trasmetoheshin pamiet spetakolare te Italise e perbytur nga veriu ne jug e qe po thuajse te gjithe lumejt kishin dale nga stretrit e tyre po ate vit dhe ne shqiperi ka pas permbytie,pastaj 7 prille te 2004 qe bora mbuloj tiranen e qendroj e zbarllur per 24 ( e te them te drejten ishte nje gje fantastike te shohesh bore ne tirane).Mendoj se edhe puna e situates se klimes e te temperaturave shpesh perdoren me menyren e gabuar ,perdoren per qeshtie politiket prej politikanve, per te krijuar me shume audience nga mediat etjer.Para disa muajsh u fol shum per ndryshimin e kohes e u hapen shume debate kurse ne kohet e fundit ka rene ne heshtie si argoment e kjo jo se ashte permirsuar situata po se kane argomenta te tire me interesant se klima per te terhecur vemendien.Ndoshta shqetesimi si krijon ndryshimi i kohes eshte se eshte e pa kontrodhueshme nga njerzit eshte e pa parishikushme ,e ndoshta kjo asht cka i shqeteson fakti qe nuk kan kontrollin mbi cdo gje.Se di se te them sa keq qe koha nuk kontrollohet apo te them sa mir duke pare se si shkojne gjerat e tiera qe kontrollohen nga nierzit.uffaa
30 March 2008 @ 9:42 am
fotoja eshte ilustruse… ndodh ne gazetat me buxhet te dobet.. ilustron po ashtu paaftesine e shtypit shqiptar per te dale nga keto lloj formash mbijetese..
po ca pret nga nje shtyp qe punon me studenta qe s kane mbaruar ende shkollen..
30 March 2008 @ 12:01 pm
po ca pret nga nje shtyp qe punon me studenta qe s kane mbaruar ende shkollen..
ky eshte nje paragjykim se ka studenta qe jane akoma ne universitet per gazetari, e jane me te afte se te tiere qe kan mbaruar shkollen.Po ka te pa afte qe mbulojne poste ne gazetari e kudo vetem se jane te aferm te drejtorve te gazetave kjo po eshte padrejtesi.
16 July 2008 @ 5:16 pm
nuk e kuptoj se pse i futeni debateve kur jeni injorante (te paditur) per fushen e gazetarise dhe medias. e para, fotot nuk i zgjedh gazetari por faqosesi i gazetes. po nuk kuptuat kete, kot qe flisni per kete teme…..
para se te kritikoni, te pakten njihini gjerat per te cilat do te beni kritike.,.
kjo tregon injorance….
ndjese per fjalorin por me irritojne ata qe kerkojne ta japin mend kur nuk kane per vete…
16 July 2008 @ 5:18 pm
tan
gabon me ate idene tende per buxhetin e ulet. gazeta ne fjale eshte nder gazetat me te pasura. me duket se nuk njeh pronaret