Login



Register

Kundër-Uria

25 këshilla kejnsianiste kundër varfërisë

Altin Goxhaj
Drejtor i ZMK - Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve

ALTERNATIVA E URISË

Çdokush tashmë e kupton se situata e çmimeve në treg po bëhet përherë e më e rëndë dhe tendenca e rritjes po e vendos një pjesë të popullsisë përballë një alternative të sigurtë varfërimi ndërkohë që për një kategori edhe më të varfër dhe jo të vogël (rreth gjysëm milioni shqiptarë), alternativa është URIA!

Me sa duket, të blesh bukë do të kthehet në një makth, të blesh vaj do të thotë të blesh aq sa për t’i marrë erë, të furnizosh makinën me karburant është si të detyrohesh të bëhesh ambientalist me zor, të paguash energjinë elektrike është si të dorëzosh të tretat tek feudali, të blesh ilaçe është si të urresh sëmundjen tënde dmth veten pse je sëmurë, të përballesh me fatorinon e autobuzit urban është si një déjà vu e përballjes me skafistin që të hedh në ujë … pranë bregut!

SËMUNDJA E ÇMIMEVE SI PATOLOGJI E LIRISË SË TREGUT

Ditë më parë Shqipëria u rëndit në një top listë botërore të lirisë ekonomike, fakt që u vlerësua herë me entuziazëm dhe herë me dyshim nga politika por vetëm ndokush e konsideroi si një lajm të keq! Sepse siç u etiketua nga Prof. Artan Fuga tregu nuk duhet të ketë shumë liri, as shumë dhe as pak, por vetëm aq sa duhet!

“Dora e Fshehtë, e Zgjuar dhe e Verbër” e tregut duket sikur është çmëndur fare! Logjika neolibersite e tregut është gjithmonë një Logjikë e Çmëndur nëse nuk funksionon Logjika e Shtetit. Dhe logjika e shtetit duket e paaftë për të vepruar. Çmënduria e cmimeve është vetëm pasoja e domosdoshme e shkakut të lirisë së tregut sepse çdo treg pa shtet është një treg që shkon vetvetiu drejt monopoleve, oligopoleve, marëveshjeve të fshehta dhe gjysëm të fshehta, dhe mbi të gjitha një treg që realizon vetëm një objektiv, një qëllim, një ideal: të shesë sa më shtrenjtë që të jetë e mundur. Besimi i verbër ndaj “dorës së fshehtë” të tregut është sikur të jesh i verbër dhe tia besosh ecjen tënde një të verbëri tjetër! Por ajo që ndodh gjithmonë, herët a vonë është se këta të verbër (tregu, shteti dhe konsumatori) e humbin njëri tjetrin dhe KONSUMATORI ngelet në mes të katër rrugëve i vetëm dhe i kapur për dore pas TREGUT i cili pa SHTETIN është si një Ujk që i është lënë të ruajë Delet!

Dje zyrtarët qeveritarë deklaruan se shteti nuk mund të bëjë asgjë sepse nuk ka të drejtë të ndërhyjë në treg. Shteti ngriti duart lart sepse nuk ka të drejtë të cënojë lirinë ekonomike! Në fakt besimi në lirinë ekonomike është një ideal i bukur por i parealizueshëm kur dhe rruga që zgjedh për ta arritur është vetë liria! Liria për lirinë është mungesë lirie! Sepse liri e tregut do të thotë liri nga ndërhyrja e shtetit, liri nga rregullimet shtetërore, liri nga çdo prezencë shtetërore në treg! Kjo është formula neoliberiste aq e reklamuar nga liberalët shqiptarë dhe nga neoliberalët perëndimorë! Dhe përfundimi është një rritje e pandalshme e çmimeve sepse ideali i konkurencës ia lë vendin idealit të fitimit nëpërmjet marëveshjes së heshtur të kujtdo që mund të fitojë më shumë duke respektuar dëshirën e konkurentit që po ashtu kërkon të fitojë më shumë! Dhe të bësh marëveshje të heshtura në kohën e sotme kur komunikimi dixhital apo i drejtpërdrejtë është më i mundshëm se kurrë (edhe sepse biznesi po organizohet në shoqata), tashmë është më e lehtë se kurrë. Në fakt edhe pa folur, duke heshtur, instikti i tregtarit e udhëheq atë drejt një rritje të heshtur çmimesh. Në fakt, të pasurit, janë më inteligjentë se të tjerët prandaj dhe janë të pasur. Ata janë qytetarë bashkëpunues dhe tolerantë, pjestarë inteligjentë të një komuniteti të zhvilluar, shumë ndryshe nga komuniteti i I qytetarëve apo banorëve të pallatit kur as për të paguar pompën e ujit të shkallës nuk merren vesh. Komuniteti i biznesit është një komunitet racional ndaj dhe e kanë të thjeshtë të merren vesh edhe pa folur për rritjen e çmimeve në treg. Kjo është ajo që po ndodh në Shqipëri.

FATI ËSHTË ME ATË QË E MERITON

Thuhet se faji i rritjes së çmimeve është thjesht rritja e cmimeve në bursën globale, pra është çështje Fati. Fajin e rritjes aktuale të çmimeve nuk e ka Fati makiavelist por njerëzit! Sepse fati i konjukturës ndërkombëtare të çmimeve është mbivlerësuar! Siç predikonte dikur Makiaveli, Fati është në anën e atij që e meriton! Dhe ne nuk e meritojmë! Sepse roli i shtetit shqiptar prej një dekade ka synuar vetëm një qëllim, një ideal: të renditemi në toplistën neoliberiste të lirisë së tregut! Dhe jemi shpërblyer me një diplomë nderi 1 muaj më parë kur u renditëm më lart se fqinjët!!! Në fakt e merituam! Maqedonia, ishte shumë më poshtë nesh në klasifikim, dmth me më pak liri tregu se ne, prandaj dhe po ndërhyn “brutalisht” për uljen e jo më më për rritjen e çmimit të bukës. Italia më poshtë nesh në liri muaj më parë u përball me protestën “qesharake” të makaronave “të makaronaxhinjve”!

NEW DEAL! NJË MËSIM ANGLOSAKSON NGA HISTORIA

Në fakt çmimet u rritën sepse tregtarët janë të lirë t’i rrisin ato! Tregu e di vetë se çfarë është e mirë për të! Po për konsumatorin kush e di se çfarë është e mirë për të? SHTETI! Sepse shteti është avokati i konsumatorëve në të gjithë botën! Kur pas Luftës së Parë Botërore bota u përball me krizat, dhe sidomos me DEPRESIONIN E MADH, shumë ekonomistë liberalë ngritën duart përpjetë dhe deklaruan se “s’kemi çbëjmë”, “e di tregu atë punë”, dhe në fakt kishin të drejtë sepse është cikël normal i lirisë:

  1. superprodhimi sjell stoqet,
  2. stoqet sjellin rënie të prodhimit,
  3. rënia e prodhimit sjell papunësinë,
  4. papunësia sjell rënien e fuqisë blerëse në treg,
  5. rënia e fuqisë blerëse në treg sjell falimentimin e shumë ndërmarrjeve sepse nuk shesin dot prodhimet e tyre,
  6. falimentimi i disave sjell fuqizimin e ca të tjerëve,
  7. këta që fuqizohen fitojnë tregje të reja dhe tregjet e reja kërkojnë investime të reja,
  8. investimet e reja sjellin punësime të reja, dhe fuqia blerëse ristabilizohet!

Ky ishte cikli natyral i tregut!

Në fakt nëse ekonomia do të kishte vazhduar me këtë ritëm “natyral”, dhjetra, madje qindra miliona jetë njerëzore do të ishin rrënuar dhe Revolucioni Boleshevik i Tetorit do të ishte klonuar në të gjithë globin përfshi dhe Amerikën dhe bolshevizmi despotik do të kishte projektuar një botë distopike orwelliane të paimagjinueshme nga përmasat as për vetë Orwellin e “1984”.

Por kjo s’ndodhi pikërisht sepse shteti kapitalist nuk ngriti duart përpjetë në emër të logjikës së lirisë së tregut! Shteti kapitalist hoqi dorë përfundimisht nga Liria e Tregut në emër të Lirisë së Qytetarëve! Franklin D. Ruzvelt i Amerikës i besoi teorisë së Kejnsit të Britanisë dhe gjatë një 50 vjeçari bota kapitaliste pa një rritje të paparë ekonomike sepse hoqi dorë nga liria e tregut në emër të lirisë së qytetarëve! Shteti ndërhyri nëpërmjet një “Kontrate të Re” me qytetarët dhe kapitalistët, dhe bota shpëtoi nga Natyra Ciklike e Kapitalizmit sepse kjo Natyrë do të kishte vetëm një përfundim: revolucionin bolshevik anë e mbanë globit sic me të drejtë e kishte parashikuar Marksi! Marksi do të kishte të drejtë nëse bota do t’a lente veten në dorë të lirisë së “lirisë tregut”, në dorë të “dorës së fshehtë” të tregut! Modeli makroekonomik i Kejnsit i dha shtetit lirinë e zgjuar për tiu mbivendosur lirisë së tregut me qëllim pikërisht për t’a bërë racionale vetë lirinë e verbër të tregut në emër të lirisë së qytetarëve!

E MAJTA NË SHQIPËRI KA 17 VJET QË NUK EKZISTON!

Cfarë na mësoi historia? Që Shteti ka të drejtë të ndërhyjë në treg në mënyrë që të përballohet natyra ciklike e krizave të vetë tregut.

Kjo është ajo që i duhet shtetit shqiptar sot! Pranimi i recetave romantike neoliberiste të lirisë së tregut të propaganduara nga shumë palë neoliberiste të djathta por paradoksalisht edhe të ashtuquajtura “të majta” sot në Shqipëri (përjashtim bën vetëm LSI) është si t’i japësh një dozë elefanti një qingji të sapolindur! Teoria neoliberiste në Perëndim edhe mund të funksionojë sepse ekonomitë e tyre prej elefanti kanë një background kejnsianist! Por ekonomia e dobët dhe e vockël shqiptare nuk mund të përballojë dozat e destinuara për superekonomi gjigande të botës së zhvilluar!

Tezat neoliberiste detyruese në emër të lirisë totale të tregut të Bankës Botërore dhe FMN drejtuar shtetit shqiptar gjithë këto vite përfundimisht kanë dështuar këto ditë në Shqipëri! Sot më shumë se kurrë Shteti shqiptar duhet të reflektojë dhe të riformulojë teorinë e vet ekonomike! Sot E DJATHTA demokratiko-socialiste 17 vjecare e Shtetit Shqiptar duhet të kuptojë se qenka shumë e djathtë! Teza se në Shqipëri nuk ka të majtë dhe të djathtë apo siç ka filluar të propagandohet si të ishte një tezë postmoderne: “përtej të majtës dhe të djathtës” është plotësisht e mashtruese! Sot e 17 vjet të shkuara, në Shqipëri ka pasur dhe ka vetëm qeverisje të djathta dhe e majta nuk ekziston ende! Varrosja e trupit të dekompozuar të ekonomisë publike socialiste të trashëguar dhe rilindja 100% e një ekonomie totale private si pasojë e privatizimit total të djathtë nuk është program i partive të djathta por e të gjithë spektrit politik shqiptar. Largimi i shtetit nga tregu është karakteristikë e të gjithë qeverive gjatë 17 vjetëve! Jo vetëm e qeverive qëndrore por edhe e pushtetit lokal, kudo në Shqipëri.

PRIVATIZIMET NEOLIBERISTE DEMOKRATIKO-SOCIALISTE

Kompleksi i inferioritetit të trashëgimisë së ekonomisë publike socialiste solli një politikë ekonomike drejt lirisë totale së tregut privat e cila në kohën e qeverive të Partisë Demokratike thjesht bie më shumë në sy sepse janë më të sinqerta teorikisht! Por paradoksalisht janë të kohës Socialiste privatizimi i Fabrikës së Miellit Tiranë, një Fabrikë supermoderne e teknologjisë së lartë e ndërtuar nga shteti shqiptar me investime të huaja në formë kredish gjatë viteve 2000! Kjo Fabrikë ishte RREGULLATORI KRYESOR i çmimeve të bukës së shqiptarëve sepse ndërhynte në treg sipas modelit kejnsianist! Receta e Bankës Botërore për privatizimin e saj si shumë receta të tjera të ngjashme ishte një recetë e helmuar sepse sot po paguajmë bukën më shtrenjtë!

Privatizimi i transportit urban në Tiranë është DE JURE socialist por neoliberist DE FACTO! Prandaj çdo ditë qytetarët e Tiranës kanë frikë se do të paguajnë 150% më shumë! Transporti urban me vlerë 20 L bileta sjell një inkasim të paktën prej 7 milionë dollarësh në vit (shifra është shumë më vogël se e vërteta sepse bilancet fshihen). Me 50 L biletën inkasimi shkon mbi 17 milionë dollarë në vit, mbase dhe 25 milionë! Ndërkohë kostoja me 20 L biletën sjell një fitim rreth 50%, ndërsa me 50 L biletën kostoja do të zbresë në 30 % duke rritur fitimin mbi 10-15 milionë dollarë cdo vit. Fitimin e nxirrni vetë. Privatizimi neoliberist i transportit urban në mungesë të ndërhyrjes qeveritare dhe të dorës së fshehtë të tregut do të sjellë fitime të mëdha kapitaliste nga njëra anë dhe varfërim të mëtejshëm ekonomik të konsumatorëve nga ana tjetër.

Privatimi i djathtë i ARMOs pa dyshim mund të jetë i nevojshëm po të kihet parasysh amortizimi teknologjik i saj, por nga ana tjetër shteti humbet një ndërhyrje rregullatore në treg për të konkuruar çmimet e karburanteve. Privatizimi i KESH mund të jetë ilaç kundër amortizimit por jo kundër rritjes së pafundme të çmimeve të energjisë sipas recetave të Bankës Botërore.

Privatizimi monopolist i AMCsë dikur dhe i duopolit celular më pas pa ndërhyrjen e shtetit në llogaritjen e fitimit solli çmimet më të larta celulare në Europë. Ndërhyrja majtas e Olldashit 2 javë më parë në caktimin me ligj të fitimit duhej të ishte bërë vite më parë nga socialistët e djeshëm dhe të sotëm neoliberistë! Rritja e çmimit të ilaçeve dhe zvogëlimi i listës së rimbursimeve përkatëse është pa dyshim pasojë edhe e një mungese të një aktori tregtar publik në tregun e ilaçeve!

Politika bashkiake e Tiranës për mosnjohjen e asistencës së të ardhurve në Tiranë është një vjedhje e hapur që i bëhet të varfërve kundër çdo parimi kushtetues të lëvizjes së lirë të njerëzve. Futja e teknikës neoliberiste amerikane të punësimit për bukën e gojës të përfituesve të asistencës në punë të rëndomta dhe të vështira me kohë të pjesshme s’ka asgjë të majtë, është thellësisht e djathtë, nga ato më ekstremet, dhe natyrisht vetëm se thellon varfërinë e “përfituesve”!

SA LARG KEJNSIT… SA AFËR VARFËRISË!

Sikur të ishte gjallë Kejnsi do të pyeste i habitur “a më ka lexuar njeri në Shqipëri?”. Në fakt, mendimtari më i madh ekonomik i shekullit XX nuk është lexuar në Shqipëri dhe libri i tij u botua vetëm 1 vit më parë nga Shtëpi Botuese Plejad! Në fakt ai ishte i pari që duhej të botohej dhe lexohej këtu e 17 vjet më parë. Sepse teoria e tij e parasë, punësimit dhe interesit mund të kishte qenë një rreze shprese për politikën ekonomike të Shqipërisë. Por që në 1993 në Shqipëri subvencionojen libra për shoqëri “të hapura” pa kejnsianizëm apo antineoliberalizëm brenda si kusht financimi. Injoranca është pushtet thotë Orëell.

Bota sot është në një tendencë neoliberiste mbi një bazament kejnsianist dhe neokejnsianist dhe jo mbi jnë trashëgimi bolshevike 50 vjeçare si tek ne! Rruga drejt neoliberizmit në Shqipëri duhej të ishte një rrugë më e gjatë, shumë më e gjatë! Por Shqipëria e filloi dhe e vazhdoi me teorinë e djathtë sorosiane të Terapisë së Shokut dhe ky shok vazhdon të na shoqërojë prej 17 vjetësh pavarësisht flamujve të majtë apo të djathtë që valëviten në Kryeministri. Teoria se terapia e shock-ut ishte ide e PDsë është e pavërtetë. Terapia e shokut sa është e PDsë është edhe e PSsë! Faktet e tregojnë dhe vërtetojnë pafundësisht këtë gjë!

FORMULAT KEJNSIANISTE

Sot më shumë se kurrë debati për çmimet duhet të përfshijë një dimension kejnsianist dhe jo neoliberal apo neokonservator, e le më pastaj thjesht klasik liberal apo konservator sic e pretendojnë ca analistë këtu në Shqipëri! Modeli kejnsianist i ndërhyrjes së shtetit në treg sot është domosdoshmëri ekonomike, politike dhe kulturore!

Shqipëria është kaq djathtas sa asnjë qeveri e djathtë nuk ka pse të ketë frikë nëse ndërmerr masa kejnsianiste sepse sado majtas ta shtyjë logjika kejnsianiste përsëri benda spektrit të djathtë ngelet.

Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një ndërhyrje të shtetit në ekonomi nëpërmjet 4 formulave kejnsianiste apo neokejnsianiste:

1. kontrolli mbi konkurencën duke fuqizuar ligjërisht, administrativisht dhe financiarisht pushtetin e institucioneve rregullatore dhe të kontrollit të konkurencës dhe çmimeve

2. politika reduktuese fiskale deri subvencionuese të diferencuara mbi produkte bazë

3. përcaktimi ligjor i Minimumit Jetik të Varfërisë dhe detyrimi qeveritar për të marrë në mbrojtje ekonomike çdo kënd që është nën këtë minimum frymëmarrjeje

4. krijimit të ndërmarrjeve publike tregtare që konkurojnë tregun e monopoleve apo oligopoleve

Natyrisht që këto 4 formula duhet të zbërthehen në shumë ekuacione të vështira dhe të pasigurta. Fati i çmimeve ndërkombëtare në rritje të produkteve ushqimore, karburanteve, ilaçeve etj nuk është në dorë të shqiptarëve. Por padyshim që rritja e çmimeve në Shqipëri është shumë më e madhe se ajo në tregun global dhe s’ka asnjë mundësi të kontrollohet në një bursë që lëviz me ditë! Por ndërhyrja e shtetit mund të jetë krijimi i një ekonomive mikse në sektorë specifik të cilat luajnë më ndershëm me çmimet e importit. Të mos harrojmë Makiavelin: “Fati është me ata që e meritojnë”.

25 PROPOZIME NEOKEJNSIANISTE KUNDËR VARFËRISË

Disa nga masat më urgjente kejnsianiste që duhet të ndërmarrë shteti shqiptar mund të jenë:

1. fuqizimi i Autoritetit të Konkurencës (financiarisht, në konsulencë teknike dhe administrativisht) për të rritur aftësinë hetuese

2. forcimi i rolit të agjencive rregullatore

3. ngritja sa më shpejt e Gjykatës së Arbitrazhit duke zgjeruar veprimtarinë edhe në mbrojtje të konsumatorëve

4. fuqizimi administrativ dhe i aftësisë së ndërmarrjes së masave ndëshkuese të inspektoriateve teknike që mbulojnë ushqimin, produktet dhe nënproduktet blektorale, metrologjinë, inspektoriatin teknik, atë të shëndetit, etj. dhe orientimi buxhetor i të ardhurave drejt përmirësimit të punës së këtyre institucioneve

5. krijimit të ndërmarrjeve ekonomike tregtare shtetërore të defiskalizuara (si dhe strukturave të nevojshme të magazinimit dhe depozitimit ) të cilat importojnë nga jashtë dhe shesin brenda në tregun e shumicës duke balancuar çmimet e shumicës në treg (drithëra, vaj, karburante)

6. ndërtimit të një fabrike shtetërore të miellit (për të korigjuar privatizimin e Fabrikës së Miellit Tiranë) e cila të funksionojë pa taksa duke ndikuar ndjeshëm në çmim

7. krijimit të kooperativave tregtare bujqësore pa taksa të cilat stimulojnë prodhimin vendas dhe iu jepen në dispozicion tregje publike apo supermarkete të tipit kooperativa pranë qendravë të banuara (modeli italian mund të jetë shumë i vlefshëm)

8. defiskalizimi doganor i disa produkteve bazë ushqimore lokale si drithërat, perimet, vaji, produktet dhe nënproduktet blektorale

9. defiskalizimi i plotë i prodhimit të bukës dhe ashpërsimi i formalizimit të tregut të bukës

10. defiskalizimi i librit, arsimit dhe formimit profesional privat, si dhe subvencionimi i plotë i artikujve shkollor për fëmijët e varfër

11. ndërhyrja e drejpërdrejtë fiskale (dhe ashpërsimi i masave ekzistuese) në normën e fitimit për shumë biznese në sektorë specifik si tregtimi i produkteve ushqimore, karburanteve, telefonisë, energjisë elektrike, siguracioneve, etj.

12. ndërhyrja e e drejtpërdrejtë në përcaktimin e çmimeve në transporte urbane dhe interurbane, si dhe rivlerësimit të shtetëzimit të transportit shtetëror urban si alternativë në rast të mosmarëveshjeve për çmimet me transportin privat (në rast bojkoti)

13. detyrimi i ashpër i vendosjes së kasave të regjistrimit dhe reduktimit të qarkullimit të parasë kesh në treg

14. subvenconimi i siguracioneve shoqërore në varësi të rritjes së rrogave të të punësuarve të rinj dhe të kryefamiljarëve me shumë pjestarë të familjes në përgjegjësi

15. përmirësimi dhe lehtësimi i informacionit të tregut të punës duke ndihmuar në orientimin e punës ditore për më nevojtarët

16. përcaktimi me ligj i minimumit jetik të varfërisë duke ndihmuar drejtpërdrejt me produkte ushqimore dhe ilaçeve shtresa të caktuara të popullsisë që ndodhen në skajet e varfërisë

17. subvencionimi dhe rigjallërimi i sektorit jofitimprurës të ndihmës humanitare që ka pësuar rënie kohët e fundit duke synuar drejpërdrejt listat e zeza të ushqimeve

18. subvencionimi i pagesave të energjisë elektrike në bazë për familje shumë të varfëra që harxhojnë në mënyrë kursimtare brenda nevojave të domosdoshme

19. heqja e taksave për pajisjen me dokumenta të shtresave shumë të varfëra

20. subvencionimi i transportit për të varfërit në periferi të Tiranës që kërkojnë punë apo punojnë larg vendbanimit

21. rritja e diferencuar deri në 50% e pensioneve për një kategori pensionistësh që jetojnë pa mbështetje familjare

22. hapja e mensave publike falas për të varfërit dhe sidomos për fëmijët dhe pensionistët në periferi

23. inkurajimi fiskal i bizneve private për të hapur fondacione humanitare që nuk synojnë spektaklin por ndihmën e drejpëtdrejtë humanitare për të varfërit

24. inkurajimi i iniciativave humanitare qytetare

25. rivlerësimi i buxhetit 2008 në 6mujorin e dytë duke rivlerësuar mbështetjen për të varfërit

Natyrisht në këto masa nuk përfshihen shumë politika për rritjen ekonomike, por kjo i përket anës tjetër, kapitalit! U takon përfaqësuesve të biznesit të propozojnë zgjidhje! Dhe shoqatat, institucionet dhe aksesin e nevojshëm e kanë. Këto ishin propozimet e konsumatorëve!

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

62 Komente

  1. Qafir Arnaut thotë:

    8 February 2008 @ 7:58 am

    Gjithe ky referat ekonomik dhe asnje fjale per ate me kryesoren:

    qe te kesh ndikim per cmimin e nje te mire materiale, ate duhet ta prodhosh vete.

  2. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 9:14 am

    ….8. defiskalizimi doganor i disa produkteve bazë ushqimore lokale si drithërat, perimet, vaji, produktet dhe nënproduktet blektorale….

    Hajde shaka hajde. Po pastaj si do nxitet prodhimi vendas nqs i lihet dera e lire prodhimit te huaj?

  3. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 11:49 am

    Materiali i mesiperm i redaktuatr edhe nje here ka kete forme si leter e hapur drejtuar Kryeministrit.

    Letër e hapur drejtuar Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z. Sali Berisha

    Dërgon: Altin Goxhaj – Drejtr i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve
    Tiranë, 7 Shkurt 2007

    25 MASA KEJNSIANISTE ANTIKRIZE

    I Nderuar Zoti Kryeministër!

    KRIZA DHE ALTERNATIVA E URISË
    Çdokush tashmë e kupton se situata e çmimeve në treg po bëhet përherë e më e rëndë dhe tendenca e rritjes po e vendos një pjesë të popullsisë përballë një alternative të sigurtë varfërimi ndërkohë që për një kategori edhe më të varfër dhe jo të vogël (rreth gjysëm milioni shqiptarë), alternativa është URIA!

    Me sa duket, të blesh bukë do të kthehet në një makth, të blesh vaj do të thotë të blesh aq sa për t’i marrë erë, të furnizosh makinën me karburant është si të detyrohesh të bëhesh ambientalist me zor, të paguash energjinë elektrike është si të dorëzosh të tretat tek feudali, të blesh ilaçe është si të urresh sëmundjen tënde dmth veten pse je sëmurë, të përballesh me fatorinon e autobuzit urban është si një déjà vu e përballjes me skafistin që të hedh në ujë … pranë bregut!

    Por mbi të gjitha, alternativa e bukës lidhet ngushtësisht me alternativën e urisë, sepse buka për shtresat e varfëra është baza e frymëmarrjes së ekzistencës!

    SËMUNDJA E ÇMIMEVE SI PATOLOGJI E LIRISË SË TREGUT

    Ditë më parë Shqipëria u rëndit në një top listë botërore të lirisë ekonomike, fakt që u vlerësua herë me entuziazëm dhe herë me dyshim nga politika por vetëm ndokush e konsideroi si një lajm të keq! Sepse siç u etiketua nga Prof. Artan Fuga tregu nuk duhet të ketë shumë liri, as shumë dhe as pak, por vetëm aq sa duhet!

    “Dora e Fshehtë, e Zgjuar dhe e Verbër” e tregut duket sikur është çmëndur fare! Logjika neolibersite e tregut është gjithmonë një Logjikë e Çmëndur nëse nuk funksionon Logjika e Shtetit. Dhe logjika e shtetit duket e paaftë për të vepruar. Çmënduria e cmimeve është vetëm pasoja e domosdoshme e shkakut të lirisë së tregut sepse çdo treg pa shtet është një treg që shkon vetvetiu drejt monopoleve, oligopoleve, marëveshjeve të fshehta dhe gjysëm të fshehta, dhe mbi të gjitha një treg që realizon vetëm një objektiv, një qëllim, një ideal: të shesë sa më shtrenjtë që të jetë e mundur. Besimi i verbër ndaj “dorës së fshehtë” të tregut është sikur të jesh i verbër dhe tia besosh ecjen tënde një të verbëri tjetër! Por ajo që ndodh gjithmonë, herët a vonë është se 2 nga këta të verbër (shteti dhe konsumatori) e humbin njëri tjetrin dhe KONSUMATORI ngelet në mes të katër rrugëve i vetëm dhe i kapur për dore pas TREGUT i cili pa SHTETIN është si një Ujk që i është lënë të ruajë Delet!

    Ditë më parë qeveria deklaroi se shteti nuk mund të bëjë asgjë sepse nuk ka të drejtë të ndërhyjë në treg. Shteti ngriti duart lart sepse nuk ka të drejtë të cënojë lirinë ekonomike! Në fakt besimi në lirinë ekonomike është një ideal i bukur por i parealizueshëm kur dhe rruga që zgjedh për ta arritur është vetë liria! Liria për lirinë është mungesë lirie! Sepse liri e tregut do të thotë liri nga ndërhyrja e shtetit, liri nga rregullimet shtetërore, liri nga çdo prezencë shtetërore në treg! Kjo është formula neoliberiste aq e reklamuar nga liberalët shqiptarë dhe nga neoliberalët perëndimorë! Dhe përfundimi është një rritje e pandalshme e çmimeve sepse ideali i konkurencës ia lë vendin idealit të fitimit nëpërmjet marëveshjes së heshtur të kujtdo që mund të fitojë më shumë duke respektuar dëshirën e konkurentit që po ashtu kërkon të fitojë më shumë! Dhe të bësh marëveshje të heshtura në kohën e sotme kur komunikimi dixhital apo i drejtpërdrejtë është më i mundshëm se kurrë (edhe sepse biznesi po organizohet në shoqata), tashmë është më e lehtë se kurrë. Në fakt edhe pa folur, duke heshtur, instikti i tregtarit e udhëheq atë drejt një rritje të heshtur çmimesh. Në fakt, të pasurit, janë më inteligjentë se të tjerët prandaj dhe janë të pasur. Ata janë qytetarë bashkëpunues dhe tolerantë, pjestarë inteligjentë të një komuniteti të zhvilluar, shumë ndryshe nga komuniteti i I qytetarëve apo banorëve të pallatit kur as për të paguar pompën e ujit të shkallës nuk merren vesh. Komuniteti i biznesit është një komunitet racional ndaj dhe e kanë të thjeshtë të merren vesh edhe pa folur për rritjen e çmimeve në treg. Kjo është ajo që po ndodh në Shqipëri: një imitim primitive i tendencës neoliberiste të korpratave ndërkombëtare në bazë të skemës “merger & acquisition” që në shqip shfaqen në krijimin e oligopoleve dhe marëveshjeve të fshehta kapitaliste.

    FATI ËSHTË ME ATË QË E MERITON

    Thuhet se faji i rritjes së çmimeve është thjesht rritja e cmimeve në bursën globale, pra është çështje Fati. Fajin e rritjes aktuale të çmimeve nuk e ka Fati makiavelist por njerëzit! Sepse fati i konjukturës ndërkombëtare të çmimeve është mbivlerësuar! Siç predikonte dikur Makiaveli, Fati është në anën e atij që e meriton! Dhe ne nuk e meritojmë! Sepse roli i shtetit shqiptar prej 17 vjetësh ka synuar vetëm një qëllim, një ideal: të renditemi në toplistën neoliberiste të lirisë së tregut! Dhe jemi shpërblyer me një diplomë nderi 1 muaj më parë kur u renditëm më lart se fqinjët!!! Në fakt e merituam! Maqedonia, ishte shumë më poshtë nesh në klasifikim, dmth me më pak liri tregu se ne, prandaj dhe po ndërhyn “brutalisht” për uljen e jo më më për rritjen e çmimit të bukës. Italia më poshtë nesh në liri muaj më parë u përball me protestën “qesharake” të makaronave “të makaronaxhinjve” fakt që e detyroi shtetin itaian të reduktonte pakëz liri duke zbritur edhe më poshtë nesh!

    NEW DEAL! NJË MËSIM ANGLOSAKSON NGA HISTORIA

    Në fakt çmimet u rritën sepse tregtarët janë të lirë t’i rrisin ato! Tregu e di vetë se çfarë është e mirë për të! Po për konsumatorin kush e di se çfarë është e mirë për të? SHTETI! Sepse shteti është avokati i konsumatorëve në të gjithë botën! Po kujtoj një fakt që Ju e dini. Kur pas Luftës së Parë Botërore bota u përball me krizat, dhe sidomos me DEPRESIONIN E MADH, shumë ekonomistë liberalë ngritën duart përpjetë dhe deklaruan se “s’kemi çbëjmë”, “e di tregu atë punë”, dhe në fakt kishin të drejtë sepse është cikël normal i lirisë:
    1. superprodhimi sjell stoqet,
    2. stoqet sjellin rënie të prodhimit,
    3. rënia e prodhimit sjell papunësinë,
    4. papunësia sjell rënien e fuqisë blerëse në treg,
    5. rënia e fuqisë blerëse në treg sjell falimentimin e shumë ndërmarrjeve sepse nuk shesin dot prodhimet e tyre,
    6. falimentimi i disave sjell fuqizimin e ca të tjerëve,
    7. këta që fuqizohen fitojnë tregje të reja
    8. tregjet e reja kërkojnë investime të reja,
    9. investimet e reja sjellin punësime të reja,
    10. dhe fuqia blerëse ristabilizohet!
    Ky ishte cikli natyral i tregut!

    Në fakt nëse ekonomia do të kishte vazhduar me këtë ritëm “natyral”, dhjetra, madje qindra miliona jetë njerëzore do të ishin rrënuar dhe Revolucioni Boleshevik i Tetorit do të ishte klonuar në të gjithë globin përfshi dhe Amerikën dhe bolshevizmi despotik do të kishte projektuar një botë distopike orwelliane të paimagjinueshme nga përmasat as për vetë Orwellin e “1984”.

    Por kjo s’ndodhi pikërisht sepse shteti kapitalist nuk ngriti duart përpjetë në emër të logjikës së lirisë së tregut! Shteti kapitalist hoqi dorë përfundimisht nga Liria e Tregut në emër të Lirisë së Qytetarëve! Franklin D. Ruzvelt i Amerikës i besoi teorisë së Kejnsit të Britanisë dhe gjatë një 50 vjeçari bota kapitaliste pa një rritje të paparë ekonomike sepse hoqi dorë nga liria e tregut në emër të lirisë së qytetarëve! Shteti ndërhyri nëpërmjet një “Kontrate të Re” me qytetarët dhe kapitalistët, dhe bota shpëtoi nga Natyra Ciklike e Kapitalizmit sepse kjo Natyrë do të kishte vetëm një përfundim: revolucionin bolshevik anë e mbanë globit sic me të drejtë e kishte parashikuar Marksi! Marksi do të kishte të drejtë nëse bota do t’a lente veten në dorë të lirisë së “lirisë tregut”, në dorë të “dorës së fshehtë” të tregut! Modeli makroekonomik i Kejnsit i dha shtetit lirinë e zgjuar për tiu mbivendosur lirisë së tregut me qëllim pikërisht për t’a bërë racionale vetë lirinë e verbër të tregut në emër të lirisë së qytetarëve!

    E MAJTA NË SHQIPËRI KA 17 VJET QË NUK EKZISTON!

    Cfarë na mësoi historia? Që Shteti ka të drejtë të ndërhyjë në treg në mënyrë që të përballohet natyra ciklike e krizave të vetë tregut.

    Kjo është ajo që i duhet shtetit shqiptar sot! Pranimi i recetave romantike neoliberiste të lirisë totale të tregut të propaganduara nga shumë palë neoliberiste të djathta por paradoksalisht edhe të ashtuquajtura “të majta” sot në Shqipëri (përjashtim bën vetëm LSI) është si t’i japësh një dozë elefanti një qingji të sapolindur! Teoria neoliberiste në Perëndim edhe mund të funksionojë sepse ekonomitë e tyre prej elefanti kanë një background kejnsianist! Por ekonomia e dobët dhe e vockël shqiptare nuk mund të përballojë dozat e destinuara për superekonomi gjigande të botës së zhvilluar!

    Tezat neoliberiste detyruese në emër të lirisë totale të tregut të Bankës Botërore dhe FMN drejtuar shtetit shqiptar gjithë këto vite përfundimisht kanë dështuar këto ditë në Shqipëri! Sot më shumë se kurrë Shteti shqiptar duhet të reflektojë dhe të riformulojë teorinë e vet ekonomike! Sot E DJATHTA demokratiko-socialiste 17 vjecare e Shtetit Shqiptar duhet të kuptojë se qenka shumë e djathtë! Teza se në Shqipëri nuk ka të majtë dhe të djathtë apo siç ka filluar të propagandohet si të ishte një tezë postmoderne: “përtej të majtës dhe të djathtës” është plotësisht e mashtruese, sepse fsheh karakterin e theksuar të djathtë të qëndrimit ekonomik të Opozitës! Është mashtruese sepse mashtron pikërisht atë elektorat realisht të majtë që ka në Shqipëri!

    Sot e 17 vjet të shkuara, në Shqipëri ka pasur dhe ka vetëm qeverisje të djathta dhe e majta nuk ekziston ende! Varrosja e trupit të dekompozuar të ekonomisë publike socialiste të trashëguar dhe rilindja 100% e një ekonomie totale private si pasojë e privatizimit total të djathtë nuk është program i partive të djathta por e të gjithë spektrit politik shqiptar. Largimi i shtetit nga tregu është karakteristikë e të gjithë qeverive gjatë 17 vjetëve! Jo vetëm e qeverive qëndrore por edhe e pushtetit lokal, kudo në Shqipëri. Të qënit në të djathtë të çdo qeverie pavarësisht nga emri socialist apo demokrat është përcaktuar pikërisht nga reduktimi për herë e më i madh i rolit ndërhyrës të publikes në ekonomi. Është paradoksale por Partia Demokratike që nga 2005 ka luajtur një rol më të majtë rregullator në ekonomi se sa Partia Socialiste në 8 vjet qeverisje pavarësisht se kjo nuk do të thotë se PD është e majtë. Thjesht PS është treguar më e djathtë se PD! Institucionet e Mbikqyrjes së tregut po akuzohen vazhdimisht nga komuniteti i biznesit që shteti kërkon më shumë ndërhyrje ndërsa Opozita Socialiste sikur të ishte parti liberale e djathtë i përkrah ata. Paradoksi i garës së padukshme liberale pozitë-pozitë se kush është më i djathtë është përgjigja më e mirë se në Shqipëri mungon politika e majtë në ekonomi!

    PRIVATIZIMET NEOLIBERISTE DEMOKRATIKO-SOCIALISTE

    Kompleksi i inferioritetit të trashëgimisë së ekonomisë publike socialiste solli një politikë ekonomike drejt lirisë totale së tregut privat e cila në kohën e qeverive të Partisë Demokratike thjesht bie më shumë në sy sepse janë më të sinqerta teorikisht! Por paradoksalisht janë të kohës Socialiste privatizimi i Fabrikës së Miellit Tiranë, një Fabrikë supermoderne e teknologjisë së lartë e ndërtuar nga shteti shqiptar me investime të huaja në formë kredish gjatë viteve 2000! Kjo Fabrikë ishte RREGULLATORI KRYESOR i çmimeve të bukës së shqiptarëve sepse ndërhynte në treg sipas modelit kejnsianist! Receta e Bankës Botërore për privatizimin e saj si shumë receta të tjera të ngjashme ishte një recetë e helmuar sepse sot po paguajmë bukën më shtrenjtë!

    Privatizimi i transportit urban në Tiranë është DE JURE socialist por neoliberist DE FACTO! Prandaj çdo ditë qytetarët e Tiranës kanë frikë se do të paguajnë 150% më shumë! Transporti urban me vlerë 20 L bileta sjell një inkasim të paktën prej 7 milionë dollarësh në vit (shifra është shumë më vogël se e vërteta sepse bilancet fshihen). Me 50 L biletën inkasimi shkon mbi 17 milionë dollarë në vit, mbase dhe 25 milionë! Ndërkohë kostoja me 20 L biletën sjell një fitim rreth 50%, ndërsa me 50 L biletën kostoja do të zbresë në 30 % duke rritur fitimin mbi 10-15 milionë dollarë cdo vit. Fitimin e nxirrni vetë. Privatizimi neoliberist i transportit urban në mungesë të ndërhyrjes qeveritare dhe të dorës së fshehtë të tregut do të sjellë fitime të mëdha kapitaliste nga njëra anë dhe varfërim të mëtejshëm ekonomik të konsumatorëve nga ana tjetër. Privatimi i djathtë i ARMOs pa dyshim mund të jetë i nevojshëm po të kihet parasysh amortizimi teknologjik i saj, por nga ana tjetër shteti humbet një ndërhyrje rregullatore në treg për të konkuruar çmimet e karburanteve. Privatizimi i KESH mund të jetë ilaç kundër amortizimit por jo kundër rritjes së pafundme të çmimeve të energjisë sipas recetave të Bankës Botërore.

    Privatizimi monopolist i AMCsë dikur dhe i duopolit celular më pas pa ndërhyrjen e shtetit në llogaritjen e fitimit solli çmimet më të larta celulare në Europë. Ndërhyrja majtas e Olldashit 2 javë më parë në caktimin me ligj të fitimit duhej të ishte bërë vite më parë nga socialistët e djeshëm dhe të sotëm neoliberistë! Rritja e çmimit të ilaçeve dhe zvogëlimi i listës së rimbursimeve përkatëse është pa dyshim pasojë edhe e një mungese të një aktori tregtar publik në tregun e ilaçeve!

    Politika bashkiake e Tiranës për mosnjohjen e asistencës së të ardhurve në Tiranë është një vjedhje e hapur që i bëhet të varfërve kundër çdo parimi kushtetues të lëvizjes së lirë të njerëzve. Futja e teknikës neoliberiste amerikane të punësimit bashkiak për bukën e gojës të përfituesve të asistencës në punë të rëndomta dhe të vështira me kohë të pjesshme s’ka asgjë të majtë, është thellësisht e djathtë, nga ato më ekstremet (e dështuar kudo), dhe natyrisht vetëm se thellon varfërinë e “përfituesve”!

    SA LARG KEJNSIT… SA AFËR VARFËRISË!

    Sikur të ishte gjallë Kejnsi do të pyeste i habitur “a më ka lexuar njeri në Shqipëri?”. Në fakt, mendimtari më i madh ekonomik i shekullit XX nuk është lexuar në Shqipëri dhe libri i tij u botua vetëm 1 vit më parë nga Shtëpi Botuese Plejad! Në fakt ai ishte i pari që duhej të botohej dhe lexohej këtu e 17 vjet më parë nga shumë politikanë dhe këshilltarë të politikës, pavarësisht se ne e kemi lexuar në gjuhë të huaj. Sepse teoria e tij e parasë, punësimit dhe interesit mund të kishte qenë një rreze shprese për mendimin politik ekonomik të Shqipërisë. Por që në 1993 në Shqipëri subvencionohen libra për shoqëri “të hapura” pa kejnsianizëm apo antineoliberalizëm brenda si kusht financimi sorosian. Injoranca është pushtet thotë Orwell, dhe pushteti sorosian vetëm nën injorancën publike mund të nxjerrë teza mashtruese “përtej të majtës dhe të djathtës”.

    Është e vërtetë se bota sot është në një tendencë neoliberiste por kjo ndodh mbi një strukturë 50vjeçare ekonomiko-ligjore kejnsianiste dhe neokejnsianiste dhe jo mbi një trashëgimi bolshevike 45 vjeçare si tek ne! Rruga drejt neoliberizmit në Shqipëri duhej të ishte një rrugë më e gjatë, shumë më e gjatë! Por Shqipëria e filloi dhe e vazhdoi me teorinë e djathtë sorosiane të Terapisë së Shokut dhe ky shok vazhdon të na shoqërojë prej 17 vjetësh pavarësisht flamujve të majtë apo të djathtë që valëviten në Kryeministri. Teoria se terapia e shock-ut ishte ide e PDsë është e pavërtetë. Terapia e shokut sa është e PDsë është edhe e PSsë! Faktet e tregojnë dhe vërtetojnë pafundësisht këtë gjë!

    FORMULAT KEJNSIANISTE

    Sot më shumë se kurrë debati për çmimet duhet të përfshijë një dimension kejnsianist dhe jo neoliberal apo neokonservator, e le më pastaj thjesht klasik liberal apo konservator sic e pretendojnë ca analistë liberal këtu në Shqipëri! Modeli kejnsianist i ndërhyrjes së shtetit në treg sot është domosdoshmëri ekonomike, politike dhe kulturore!

    Shqipëria është kaq djathtas sa asnjë qeveri e djathtë nuk ka pse të ketë paragjykime nëse ndërmerr masa kejnsianiste sepse sado majtas ta shtyjë logjika kejnsianiste përsëri benda spektrit të djathtë ngelet.

    Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një ndërhyrje të shtetit në ekonomi nëpërmjet 4 formulave kejnsianiste apo neokejnsianiste:
    I. kontrolli mbi konkurencën duke fuqizuar ligjërisht, administrativisht dhe financiarisht pushtetin e institucioneve rregullatore dhe të kontrollit të konkurencës dhe çmimeve
    II. politika reduktuese fiskale deri subvencionuese të diferencuara mbi produkte bazë
    III. përcaktimi ligjor i Minimumit Jetik të Varfërisë dhe detyrimi qeveritar për të marrë në mbrojtje ekonomike çdo kënd që është nën këtë minimum frymëmarrjeje
    IV. krijimit të ndërmarrjeve publike tregtare që konkurojnë tregun e monopoleve apo oligopoleve

    Natyrisht që këto 4 formula duhet të zbërthehen në shumë ekuacione të vështira dhe të pasigurta. Fati i çmimeve ndërkombëtare në rritje të produkteve ushqimore, karburanteve, ilaçeve etj nuk është në dorë të shqiptarëve. Por padyshim që rritja e çmimeve në Shqipëri është shumë më e madhe se ajo në tregun global dhe s’ka asnjë mundësi të kontrollohet në një bursë që lëviz me ditë! Por ndërhyrja e shtetit mund të jetë krijimi i një ekonomive mikse në sektorë specifik të cilat luajnë më ndershëm me çmimet e importit. Të mos harrojmë Makiavelin: “Fati është me ata që e meritojnë”.

    25 PROPOZIME NEOKEJNSIANISTE KUNDËR VARFËRISË

    Prandaj dhe rruga për daljen nga kriza mund të jetë edhe kejnsianiste apo neokejnsianiste. Kjo është edhe arsyeja e propozimit pikërisht të këtyre 25 masave që do të duhej të ndërmerrte shteti shqiptar:
    1. fuqizimi i Autoritetit të Konkurencës (financiarisht, në konsulencë teknike dhe administrativisht) për të rritur aftësinë hetuese
    2. forcimi i rolit të agjencive rregullatore
    3. ngritja sa më shpejt e Gjykatës së Arbitrazhit duke zgjeruar veprimtarinë edhe në mbrojtje të konsumatorëve
    4. fuqizimi administrativ dhe i aftësisë së ndërmarrjes së masave ndëshkuese të inspektoriateve teknike që mbulojnë ushqimin, produktet dhe nënproduktet blektorale, metrologjinë, inspektoriatin teknik, atë të shëndetit, etj. dhe orientimi buxhetor i të ardhurave drejt përmirësimit të punës së këtyre institucioneve
    5. krijimit të ndërmarrjeve ekonomike tregtare shtetërore të defiskalizuara (si dhe strukturave të nevojshme të magazinimit dhe depozitimit ) të cilat importojnë nga jashtë dhe shesin brenda në tregun e shumicës duke balancuar çmimet e shumicës në treg (drithëra, vaj, karburante)
    6. ndërtimit të një fabrike shtetërore të miellit (për të korigjuar privatizimin e Fabrikës së Miellit Tiranë) e cila të funksionojë pa taksa duke ndikuar ndjeshëm në çmim
    7. krijimit të kooperativave tregtare bujqësore pa taksa të cilat stimulojnë prodhimin vendas dhe iu jepen në dispozicion tregje publike apo supermarkete të tipit kooperativa pranë qendravë të banuara (modeli italian mund të jetë shumë i vlefshëm)
    8. defiskalizimi doganor i disa produkteve bazë ushqimore lokale si drithërat, perimet, vaji, produktet dhe nënproduktet blektorale
    9. defiskalizimi i plotë i prodhimit të bukës dhe ashpërsimi i formalizimit të tregut të bukës
    10. defiskalizimi i librit, arsimit dhe formimit profesional privat, si dhe subvencionimi i plotë i artikujve shkollor për fëmijët e varfër
    11. ndërhyrja e drejpërdrejtë fiskale (dhe ashpërsimi i masave ekzistuese) në normën e fitimit për shumë biznese në sektorë specifik si tregtimi i produkteve ushqimore, karburanteve, telefonisë, energjisë elektrike, siguracioneve, etj.
    12. ndërhyrja e e drejtpërdrejtë në përcaktimin e çmimeve në transporte urbane dhe interurbane, si dhe rivlerësimit të shtetëzimit të transportit shtetëror urban si alternativë në rast të mosmarëveshjeve për çmimet me transportin privat (në rast bojkoti)
    13. detyrimi i ashpër i vendosjes së kasave të regjistrimit dhe reduktimit të qarkullimit të parasë kesh në treg
    14. subvenconimi i siguracioneve shoqërore në varësi të rritjes së rrogave të të punësuarve të rinj dhe të kryefamiljarëve me shumë pjestarë të familjes në përgjegjësi
    15. përmirësimi dhe lehtësimi i informacionit të tregut të punës duke ndihmuar në orientimin e punës ditore për më nevojtarët
    16. përcaktimi me ligj i minimumit jetik të varfërisë duke ndihmuar drejtpërdrejt me produkte ushqimore dhe ilaçeve shtresa të caktuara të popullsisë që ndodhen në skajet e varfërisë
    17. subvencionimi dhe rigjallërimi i sektorit jofitimprurës të ndihmës humanitare që ka pësuar rënie kohët e fundit duke synuar drejpërdrejt listat e zeza të ushqimeve
    18. subvencionimi i pagesave të energjisë elektrike në bazë për familje shumë të varfëra që harxhojnë në mënyrë kursimtare brenda nevojave të domosdoshme
    19. heqja e taksave për pajisjen me dokumenta të shtresave shumë të varfëra
    20. subvencionimi i transportit për të varfërit në periferi të Tiranës që kërkojnë punë apo punojnë larg vendbanimit
    21. rritja e diferencuar deri në 50% e pensioneve për një kategori pensionistësh që jetojnë pa mbështetje familjare
    22. hapja e mensave publike falas për të varfërit dhe sidomos për fëmijët dhe pensionistët në periferi
    23. inkurajimi fiskal i bizneve private për të hapur fondacione humanitare që nuk synojnë spektaklin por ndihmën e drejpëtdrejtë humanitare për të varfërit
    24. inkurajimi i iniciativave humanitare qytetare
    25. rivlerësimi i buxhetit 2008 në 6mujorin e dytë duke rivlerësuar mbështetjen për të varfërit

    Natyrisht në këto masa nuk përfshihen shumë politika për rritjen ekonomike, por kjo i përket anës tjetër, kapitalit! U takon përfaqësuesve të biznesit të propozojnë zgjidhje! Dhe shoqatat, institucionet dhe aksesin e nevojshëm e kanë. Këto ishin propozimet e konsumatorëve!

    Në pritje të masave qeveritare antikrizë, shpresoj që masat e propozuara kejnsianiste do të shërbejnë realisht për një debat më të gjerë teorik dhe praktik për një politikë urgjente antikrizë!

  4. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 11:55 am

    per Ll
    komenti Juaj eshte i drejte por une kam marre parasysh 2 faktore:
    1. kemi disa mareveshje dreqi e mori qe nuk lejojne favorizimin fiskal te tregtimit te prodhimit vendas nen dem te atij te importit
    2. jam i detyruar te bej ate per te cilen punoj: te propozoj vetem masa te cilat nuk rendojne konsumatorin! Do te ishte jo etike (jo thjesht ne kuptimin personal por edhe institucional) te kerkoj masa qe e rrisin cmimin ne treg.
    Megjithate objektivisht verejtja eshte e drejte por subjektivisht une smund ta propozoj pasi do te shkel nje parim pune te organizates.

  5. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 11:56 am

    Per Qafir Arnaut:
    jam dakort por ne fund te letres mund te lexosh se kjo eshte cshtje qe ia kaloj per prppozim komunitetit te biznesit. Une kam folur thjesht ne emer te konsumatoreve.

  6. Liri thotë:

    8 February 2008 @ 2:23 pm

    Kur u be edhe A.G. te japi komente per ekonomine. Pse nuk jep ca ide sesi menaxhohen shoqatat. Po tani nga cila zyre e kryeministrise po shkruan.

  7. Tironsi thotë:

    8 February 2008 @ 2:32 pm

    Altin Goxhaj thotë:
    8 Shkurt 2008 @ 11:55 am
    per Ll
    komenti Juaj eshte i drejte por une kam marre parasysh 2 faktore:
    1. kemi disa mareveshje dreqi e mori qe nuk lejojne favorizimin fiskal te tregtimit te prodhimit vendas nen dem te atij te importit

    Altino, per cilen marreveshje e ke fjalen, OBT apo kemi ndonje tjeter brenda MSA?

  8. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 3:00 pm

    Per Tironsin
    Nje nga kerkesat e MSAse ne vitet ne vazhdim eshte mos diferencimi i produkteve ne treg (jo ne prodhim sepse aty mund te kete favore) nderkohe qe nje kerkse e ngjashme eshte edhe brenda OBTe. Po ashtu edhe mareveshje e ballkanit ka disa kerkesa. Tani e kam te pamundur te citoj sepse nuk i disponoj materialet nderkohe per t’i cituar (me duhet te me ndihmoje dikush tjeter me te cilin keshillohem teknikisht).
    Derisa nje nga masat e propozara eshte favorizimi i kooperatiave tregtare per prodhimet lokale eshte diskrimin qe i beht produkteve te importit brenda marevshjeve qe kemi. Gjithsesi keto propozime jane te cilat kerkojne me shume hollesi me te cilat po punojme nderkohe me kolege te mi!

  9. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 3:07 pm

    O Liro derisa erdhi dita te me thote dikush qe u bo Altini me fol per ekonomi, do te thote qe kam fatin te flas me ndonje koke te madhe te ekonomise! Ose dikush qe me njeh dhe qe e dika qe une s’mbush fare ne kete fushe! Po meqe me njeh zotrote a me thua se cdi ti per injorancen time ne fushen e ekonomise? Se me sa di une, ekonomine politike jo vetem qe e njoh ca por kam edhe nje botim ne fund te vitit (me kontrate ne Itali), perfshi ketu edhe marketingun, memetiken e psikologjise se marketingut, etj. Por natyrisht une sdi as nje te qinden e asaj qe di ti zotrote. Po na thuj ndonje te mencme ne kete fushe te na hapesh syte…

  10. toko Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 3:10 pm

    ….jam i detyruar te bej ate per te cilen punoj: te propozoj vetem masa te cilat nuk rendojne konsumatorin! Do te ishte jo etike (jo thjesht ne kuptimin personal por edhe institucional) te kerkoj masa qe e rrisin cmimin ne treg…..
    Populizme i theksuar Nuk e lexova te terein por mjafton shprehja e mesiperm per te me treguar kete.
    Altin NUK mendoj se ben ate per te cilen punon per sa kohe propozimet tuaja demtojne konsumatiorin. Eshte konsumator edhe punetori qe nuk ka pune se fabrikat mbyllen nga konkurenca me jashte apo nga konkuranca e ndermarjeve shteterore pa taksa qe propozon me siper. Nje tjeter ide kontradiktore eshte ritja e kontrollit nga shteti dhe fiskalizmi i ashper ndaj industrive private. Azgje kundra ketyre personalisht, por a nuk do te risin cmimin e ketyre produkteve keto masa? Do te ishte me vlere per konsumatorin te jepen ide qe vertet te ndihmojne konsumatorin dhe jo te hidhet mjegul per te fituar popullaritet. Personalisht ritja e cmimeve nuk sjell urin. Mos prodhimi sjell urin Duhet kapur atje ku eshte problemi dhe jo ate qe shikoni me sy te lire pa bere asnje studim. Me keni then se nuk jeni ekonomist Mire do te ishte qe keto artikuj ne emer te shoqates tuaj ti shkruaj ndonje ekonomist dhe jo vete. Duhen pak dije ekonomike ne keto pune
    ( miqsisht kjo)

    PS. Je gje nuk kupotva dhe perseri e them nuk e lexova te teren cfare ka te bej ritja e cmimeve me
    ….E MAJTA NË SHQIPËRI KA 17 VJET QË NUK EKZISTON!….
    Duket si deklarim politik dhe uria nuk njeh politke , por mbase gabohem deri sa nuk e kam lexuar tere artikulin

  11. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 3:12 pm

    Per Lirin prape se harrova:
    Zyra ime gjate dites se sotme eshte nje kafe interneti prane shtepise. Ti duhet te jesh nga ata qe besojne se cdo kush qe shan Ramen eshte i Berishes!!! Se cme kujton kjo gje ca kohe te dikurshme ne Shqiperi, pr edhe se sa reminishence e shkuar po kthehet ne PSne e neoliberizmit Rama pertej te majtes dhe te djathtes. Mire vlla vlla mire, jepini se mire e keni…

  12. Tironsi thotë:

    8 February 2008 @ 3:18 pm

    Po atehere hiqe piken 8. defiskalizimi doganor i disa produkteve bazë ushqimore lokale si drithërat, perimet, vaji, produktet dhe nënproduktet blektorale.

    Me paret qe mbledh nga kjo te subvencionoje prodhimin vendas meqe e lejoka MSA dhe OBT-ja (WTO Agreement on Agriculture)

  13. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 3:27 pm

    Per Tokon
    Nuk besoj se mund te te pergjigjem per dicka qe nuk e ke lexuar sepse mendoj se po ta lexoje do ta kuptoje se nuk behet fjale por mosnxitje te prodhimit, perkundrazi. Por nuk jam perfshire ne kete ceshtje sepse jane te tjere aktore ne treg qe po sjellin keto dite propozimet perkatese. une jam fokusuar ne nje kategori ceshtjesh qe kane te bejne me uljen e varferise pa perfshire ate qe eshte me kryesorja qe eshte rritja e prodhimit sepse ajo dihet qe eshte zgjidhja e zgjidhjeve. Por kjo zgjidhje nuk mund te rekomandohet nga Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve!!! Ndryshe do te ishte populizem! Te kishte ngelur rritja e prodhimit ne bote ne dore te propozimeve te shoqatave, lum shoqatat e mjere shtetet. Letra e ZMKse eshte leter per masa emergjente kunder krizes qe padyshim rritja e prodhimit eshte me e rendesishmja por ska asgje te re per te propozuar, eshte propozimimi i te gjitha partive, te gjithe qeverive, dhe shte teza me populiste e thene ndonjehere sepse askush nuk eshte ne gjendje te ofroje zgjidhje.
    Se ku e sheh ti populizmin te propozimet e ZMKse ti e di.
    Sa per kapacitetin tim n kete fushe, po te kujtoj se propozimet e ZMKse jane propozime te karakterit ekonomi politike dhe jo thjesht ekonomi. Ekonomia politike ne nje fushe te caktuar pjese e shkenave politike, dhe kjo eshte nje fushe qe me rre mendja se marr aq ere sa per te dhene ide.
    Perfshirja e te majtes ne ceshtjen e urise do te thote te merrem me thelbin e vertete te varfrise dhe me ceshtjen kryesore te teorive te majta ekonomike larg te majtes se diferences dhe afer te majtes se rishperndarjes se te ardhurave. Postmodernizmit te se pertejmes Rama dhe te Indiferences shteterore Berisha i duhet bere opozicion i vertete 24 karat majtas sepse varferia dhe cmimet jane produkt i skemave neoliberiste te propozuara nga institucionet e Breton Wodsit qe i kane kaq per zemer keta te majtet e se pertejmes!!! Uria eshte ketej dhe jo pertej, eshte targeti kryesor i zgjidhjeve te majta!

  14. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 3:28 pm

    Keto nisma te mira me duken, por…ju pronaret e ketyre ojq’eve (se drejtoni nga tre kater) sa nisma te tilla keni ndermarr ne te tille menyre dhe i keni cuar deri ne fund? asnje! nese kjo behet per sy e faqe te donatoreve tuaj, atehere kjo eshte ceshtje tjeter. altin te uroj suksese ne kete nisme, dhe shpresoj qe te merren parasysh keto 25 keshillat kejneziane. ku i dihet c’ndodh neser? keshtu thoshte dhe John M. Keyne!!!

  15. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 3:33 pm

    per Tironsin
    Lexoje dhe nje here mor burr i dheut se me bere lemsh, se kujtova se e kisha shkrujt gabim:). PRODHIME LOKALE!!! lokale do te thote vendase! Prodhim vendas! biles ka disa prodhime vendase qe pelqehen edhe ne tregje nderkombetare.

  16. Tironsi thotë:

    8 February 2008 @ 3:37 pm

    Altino mos e perzi kot muhabetin e majte e djathte. Ketyre nuk ja u ka ni fare me nxit prodhimin vendas se e krefin lekun shume me shpejt me tregtine nga jashte dhe doganat. Sa per marreveshjet ka 1001 menyra per ti respektuar dhe ato e per ta mbrojtur dhe prodhimin vendas.

  17. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 3:39 pm

    Per Tokon
    Edhe nje here se u kujtova:
    Ku e gjen te shkruar ti fjalen ashpersim fiskal?! Nuk e kam thene ne asnje vend. absolutisht jo! Mos e ngateron me kasat e regjistrimit dhe qarkulimin e parave kesh? Kjo ska lidhje, perkundrazi krijon premisa per gjurmimin e kostos per te mbajtur nen kontroll rritjen artificiale te cmimeve.
    Sa per konkurencen e ndermarrjeve shteterore qe do falimentoka biznesin kjo eshte krejt pa lidhje dhe utopi! Nje fabrike mielli dhe nje ndermarrje tregtare (nje pike ne oqean) nuk kane kapacitet per te falimentuar kerken. Ato vetem krijojne ekuiliber cmimesh sidomos ne rast abuzimi. Nuk flas per ndermarrje fitimprure qe do mbushin arken e shtetit por vetem per nermarrje qe do kujdesen per cmimet dhe asgje me shume.

  18. Tironsi thotë:

    8 February 2008 @ 3:40 pm

    e lexova mo Altino po pashe ate “doganor” dhe thashe dro je ngaterru :D

  19. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 3:43 pm

    PER AR31!
    Drejtoj vetem nje OJQ!!! Vetem 1! quhet ZMK. NESE DI NDONJE TJETER E UNE SE DI, MA THUAJ.

  20. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 3:48 pm

    Per Tironsin
    Te garantoj se do vjedhin me shume po ta bejne te gjithe spektrin politik neoliberist jo se elektorati kupto ndonje gje, por se ata jashte qe i lujne keta mrena, e kane me kollaj me rrit vjedhjen e perbashket! Keta tanet jane thjsht ushtare pavaresisht se kapardisen si kokoshet, me ngjyrat e ylberit…

  21. toko Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 4:02 pm

    Ku e gjen te shkruar ti fjalen ashpersim fiskal?! …

    Ndersa ju rekomandoni

    …11. ndërhyrja e drejpërdrejtë fiskale (dhe ashpërsimi i masave ekzistuese) në normën e fitimit për shumë biznese në sektorë specifik si tregtimi i produkteve ushqimore, karburanteve, telefonisë, energjisë elektrike, siguracioneve, etj….
    ———————-
    …Sa per konkurencen e ndermarrjeve shteterore qe do falimentoka biznesin kjo eshte krejt pa lidhje dhe utopi! Nje fabrike mielli dhe nje ndermarrje tregtare (nje pike ne oqean) nuk kane kapacitet per te falimentuar kerken. Ato vetem krijojne ekuiliber cmimesh sidomos ne rast abuzimi. …
    ————–
    E persers duhet te konsultoheni me ekonomiste kur shkruani porbelem ekonomike.
    Marim fabrikene miellit. Cmimi do te jete me i ulet se tregu se nuk do e kete takse, do te subvesionohet nga shteti. Kerkesa per prodhimet e kesaj fabike do te jete me e larte se oferta, Kjo fabrike
    1.ose do te zgjeroj prodhimin qe do te thote do te prodhoj me shume qe do te perkthehet me pak shitje tek privati deri ne falimentim, qe nga ana tjeter do e thote edhe nje bare qe sa vjen e do te ritet per shtetin sepse subvensionimi/taksa e humbur per Ton ap Kg do te jete i njejte por tonet dhe kg do te riten dita dites
    2. ose fabrika do te shese nje norme te caktuar sasie ( e caktuar nga shteti) dhe do te mbyll dyert per peridhen duke drejtuar bleresit tek privati qe tani per te zevendesuar humbjen per periudhen qe nuk shiti do te rise cmimet me shume. dhe ne treg do te kemi oshilacione cmimesh nga x ne periudhen kur fabirka shet ne Y kur ajo nderpet shitjen se ploteson normen e shitjeve, dhe perseri x muajin tjeter ne y muajin e ardheshem etj etj
    Altin nuk eshte zgjidhje kjo menyre. Nje zgidhje eshte subvesionimi i nga shteti te ketyre fabrika private direkt. Bere kaq prodhim shite aq do te subvensionoj aq/kaq perqind dhe kjo jo per cmimet por per te perballuar tregun e jashtem. E ben dot shteti yne fukara, borxhalli kete ? Kete nuk e di.

  22. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 4:09 pm

    “je zyrtarët qeveritarë deklaruan se shteti nuk mund të bëjë asgjë sepse nuk ka të drejtë të ndërhyjë në treg. Shteti ngriti duart lart sepse nuk ka të drejtë të cënojë lirinë ekonomike!”

    Nuk mund te nderhyjne ata, sepse tregu jane vete ata. Ata s’mund te prishin biznesin e tyre.

  23. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 4:57 pm

    Masat jane interesante, por mbetem dyshues se a jane te mundura realisht per tu praktikuar ne ekonomine shqiptare. Se pari, pasi jane masa drastike (dhe keni te drejte se keshtu po shkojme drejt hyperinflacionit (ok po ekzagjeroj, po sjemi larg)). Po te nderhyjme ne ekonomi me 25 teza keyneziane, do ndryshohet gjithe fizionomia e tregut shqiptar.
    Sie e shkrova me lart, keto propozime mbeten te pazbatueshme, pasi Shqiperia nuk ka probleme formulash ekonomike, ka nje problem politik dhe ky problem jane politiikanet vete qe kane “kapur” shtetin dhe ushqejne korrupsionin.

    “1. fuqizimi i Autoritetit të Konkurencës (financiarisht, në konsulencë teknike dhe administrativisht) për të rritur aftësinë hetuese”
    Ky Autoritet do te godas te ndershmit dhe do te favorizoj te tjeret.

    “4. fuqizimi administrativ dhe i aftësisë së ndërmarrjes së masave ndëshkuese të inspektoriateve teknike që mbulojnë ushqimin, produktet dhe nënproduktet blektorale, metrologjinë, inspektoriatin teknik, atë të shëndetit, etj. dhe orientimi buxhetor i të ardhurave drejt përmirësimit të punës së këtyre institucioneve” jam shume dakort me kete propozim, por tek ky dhe dhe ne te tjere qe te krijohen keto hallka duhet nje buxhet i caktuar. Ku do te buroj ky buxhet? Nga do vij?

    “5. krijimit të ndërmarrjeve ekonomike tregtare shtetërore të defiskalizuara (si dhe strukturave të nevojshme të magazinimit dhe depozitimit ) të cilat importojnë nga jashtë dhe shesin brenda në tregun e shumicës duke balancuar çmimet e shumicës në treg (drithëra, vaj, karburante)”
    Edhe pse shteterore nuk mund te defiskalizohen pasi shteti nuk duhet te favorizoj asnje pale duke demtuar tjetrin. Nese kjo ndodh privatet falimentojne. Une mendoj se duhen krijuar keto ndermarrje, por jo te importojne nga jashte, por te prodhojne vete ato dhe te shesin produktet e tyre brenda vendin dhe te eksportojne me “made in albania” (po enderroj me duket lool)

    “7. krijimit të kooperativave tregtare bujqësore pa taksa të cilat stimulojnë prodhimin vendas dhe iu jepen në dispozicion tregje publike apo supermarkete të tipit kooperativa pranë qendravë të banuara (modeli italian mund të jetë shumë i vlefshëm)”

    shume e drejte. prodhuesi vendas humbet perballe eksportit te huaj, pasi ata subvencionohen nga shteti, kurse prodhuesi shqiptar eshte lene ne meshire te fatit.

    “8. defiskalizimi doganor i disa produkteve bazë ushqimore lokale si drithërat, perimet, vaji, produktet dhe nënproduktet blektorale”
    nuk e di mire sa te drejte kemi ta bejme kete ne baze te konventave qe kemi nenshkruar me BE. protektionizem?

    “11. ndërhyrja e drejpërdrejtë fiskale (dhe ashpërsimi i masave ekzistuese) në normën e fitimit për shumë biznese në sektorë specifik si tregtimi i produkteve ushqimore, karburanteve, telefonisë, energjisë elektrike, siguracioneve, etj”
    me perjashtim te energjise elektrike, qe do demtonte direkt konsumatorin me te tjera dakort. ka nje disbalancim te tmerrshem midis fitimeve dhe taksave (shembulli konkret fitimet e telefonive cel ne Shqiperi)

    “16. përcaktimi me ligj i minimumit jetik të varfërisë duke ndihmuar drejtpërdrejt me produkte ushqimore dhe ilaçeve shtresa të caktuara të popullsisë që ndodhen në skajet e varfërisë” me duket si mase idilike per tu ndermarre nga shteti. pjesa e pare percaktimi i minimumit kritit shteti mund ta marr persiper, pjesen e dyte kete mund ta bejne ojq te caktuara psh. problem fondesh shteti shqiptar s’besoj se ka forcen per te arritur deri ne kete nderhyrje direkte ne terren.

    “23. inkurajimi fiskal i bizneve private për të hapur fondacione humanitare që nuk synojnë spektaklin por ndihmën e drejpëtdrejtë humanitare për të varfërit

    24. inkurajimi i iniciativave humanitare qytetare

    25. rivlerësimi i buxhetit 2008 në 6mujorin e dytë duke rivlerësuar mbështetjen për të varfërit” e drejte!
    Altin kam vetem nje pyetje, keto masa kane nje cmim. Me duket problematike fakti se ku do te gjenden parate per te iniciuar keto masa.

    shteti eshte kapur tashme nga nje rreth vicioz personash. ata s’mund te nderhyjne kunder interesave te tyre. kjo eshte e gjitha. nuk eshte se ata nuk i dine keto qe ti parashtron, eshte thjeshte se nuk duan ti bejne.

    Ngjela thoshte para ca ditesh tek top story qe ne Shqiperi s’ka patur kurre te djathte. Ju thoni qe s’ka pasur kurre te majte. Une po ju them qe s’ka pasur as te majte, as te djathte. Ka pasur vetem njerez te uritur per pushtet dhe para e ne rastin me te keq ka pasur njerez te uritur per buke.
    paç fat ne kete nisme!

  24. toko Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 5:07 pm

    Diku me lart kam then …Nje zgidhje eshte subvesionimi nga shteti te ketyre fabrika private direkt….
    Ashtu si Altini edhe u kapa problemin pak me lart se nga ku duhet kapur. Subvencionimi duhet te filloj nga bujqesia. Duke subvencionuar fshatarin per prodhimin e tij bujqesor kemi subvencionuar edhe fakt edhe fabrikat duke i bere ato te blene me cmime me te ulta se ai nga importi, edhe bleresin, konsumatorin duke blere prodhimet me cmim me te ulet. Mos haorjme se kemi nje popullsi fshatere te shumte qe nuk punon, toka te lena djer dhe papunesi. Duhet nje sistem ekonomik dhe ai funksionin kur te kete nje sistem politik te interesuar per kete sistem ekonomik.
    Por duke ardhur tek porpozimet e Altinin dua te them se
    “Demi duhet kapur per brirresh dhe jo per bishti”

  25. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 5:44 pm

    He mo u mblodhet prape te pleqtoni fatet e vendit? Altin ti mund te kesh per detyre te propagandosh ne funksion te misionit te organizates tende, po ke ne te njejten kohe detyre te mos flasesh idealisht pa pyetur per kushtet historike politiko-ekonomike, meqe kerkon zgjidhje them. Me fal se s’po kam kohe te te lexoj dhe te te pergjigjem ne detaj po 2 gjera jane te qarta: 1- nuk eshte kerkesa agregate qe ka rene ne Shqiperi dhe 2- oqet e qeverise nuk jane te kapura vetem nga bisneset e tyre, po fort e fort edhe nga dora shtrenguese e politikave antikejnsiane qe ristrukturuan Evropen lindore, Afriken e shoke te tjere drejt zvogelimit te shtetit, heqjes se kontrollit te cmimeve, subvencioneve etj.

    Ato sugjerimet ne pergjithesi jane te mira por me perjashtim te rregullimit te ambjentit te konkurences nuk gjejne perkrahje fiskale as praktikisht as teorikisht (ata nderkombetaret qe permend). Ne fakt ketu dhe vetem ketu vlen Smithi dhe dora e tij - po te mos ishin boset monopoliste te parlamentit dhe po te kishim sistem gjyqesor bizneset vete do te kerkonin autoritete te mbrojtjes se konkurences. So much for Keynes.

  26. splin Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 5:59 pm

    Mua me duket propzim dhe projekt, tejet interesante. Fakt eshte qe nga pikmamja politiko-ekonomike vendi yne deri tani eshte menaxhuar si nje ciflig. Por e gjitha kjo, qe ke parashtruar Altin, mua, duke qendruar me kembe ne toke, me duket nje UTOPI e paster. Pse e them kete? I nisur vetem nga nje konstatim i thjeshte dhe tashme i bere postulat.Sa te jete kjo klase politike ne Shqiperi, jo me ky propozim radikal Alitin por edhe Kejsi po te ngjallej dhe te behej kryeminister i vendit, nuk kishte per te “levizur” gje. Me vjen keq qe e them por kjo klase politike, ne te gjithe spektrin e majte nuk ka per te levizur kurre. Edhe nese dalin ne pension dhe vdesin, asgje nuk do te ndryshoje. Kjo sepse tashme ATA tashme, kane instaluar nje sistem malinj, i cili vertitet ne nje cikel “gjenetik”-politik, i projektuar per te riprodhuar vetveten. Klonimet e tyre tashme jane gati (shih Argita Berishen, Lul Bashen, Erion Veline me gjithe Asamblene e re te Partise Socialeste-”zgjodhi grate e shokeve dhe shoket e grave…”). Nga ana tjeter ky instalim malinj eshte realizuar tashme me sukses nga ATA, edhe si sistem “gjenetik”-ekonomik. Pra cdo gje e uzurpuar ne menyren me malinje perfekte. Kush do ti realizoje ato ide Altin?
    Sheh gjekundi ti ne klasen politike, ekonomik, mediatike apo edhe te shoqerise civile, ndonje grimce idealizmi, iluminizmi dhe aq me pake atdhetarizmi. Madje as profesionalizmi, dhe kjo sepse sistemi malinj per te cilet fola pak me larte, u ka vene “murin e Berlinit”, te gjithve atyre qe mbarojne shkollat jashte (sepse kjo jona ketu eshte katandisur ne nje biznes gjigand te ndyre me shitje e blerje provimesh e diplomash) por edhe te afteve dhe konseguenteve te pakte qe kane ngelur brenda. Edhe nese kane ngelur disa, jane te detyruar te futen si sherbetore te keqinj ne sistem, perndryshe femijet ju vdesin per buke. E di qe situata qe parashtroje eshte me shume se pesimiste, por ky eshte realiteti Altin. A mund te zgjdhet do te pyesesh ti. Po mendoj por vetem me nje menyre:shfarosjen nga rrenjet te kesaj klase politike. Dhe kjo behet vetem me nje revolucion si ai francez por qofte edhe si ai Rumun ne shek 20. Ose, te na kthejne ne protektoriat te ndonje vendi te fuqishem dashamires, per te pakten nja 30 vjet. Nese ndodh keshtu besoj Altin se mund te “therasim” KEJSIN, TE NA NDIHMOJE….gJITHSESI URIME

  27. Qafir Arnaut Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 5:59 pm

    Eh, tha…kur nuk morem Lee Kwan Yew-ne e Singaporit si keshilltar. Shikoni sa e pjerdhur eshte situata: 2 njerezit me te fuqishem ne politike jane: nje doktor nje ekonomist. Te dyja keto fusha jane pertoke.

    2- oqet e qeverise nuk jane te kapura vetem nga bisneset e tyre, po fort e fort edhe nga dora shtrenguese e politikave antikejnsiane qe ristrukturuan Evropen lindore

  28. splin Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 6:00 pm

    PS. KU THEM SPEKTRIN E MAJTE SHTOHET EDHE TE DJATHTE APO QENDER NESE KA

  29. Perparim Hysi thotë:

    8 February 2008 @ 9:00 pm

    Jam konsumator,i pambrojtur qe kurre nukj i kam shkelur dhe nuk i shkel”vijat e bardha?!”.Natyrisht,shumica ekonsumatorve jane si une dhe me kete rradaken time(asgje nuk di nga ekonomia)them qe embeshtes Altin Goxhajn ne shkrimin etij dhe e pershendes.Se c’ka bere deri dje,as qe me duhet.Mua me duhet kaq:shteti te nderhyje qe te shpetoj nga uria.Mos te vij ajo koha e hartimit te Qermalit qe bertiste:”… disa vuejne per buke?!Borgjeze hapini veshet mire:Buke,them,te hajne!Po na ka gjetur belaja,duam te gjejme qimen ne perpeq.E shikojme tjetrin nga emri,zeme epyesim,more kush eshte,nga eshte eprofka.Keshtu beme edhe per Sabitin(Brokajn)jo ta pershendesnim doreheqjen etij si shkalle qyeteterimi dhe emancipimi dhe te shtonim:Me kemben zvarre… edhe per te tjere”,por cfare nuk thame.Shteti duhet te nderhyj urgjent,se vetem per buke nuk te fale asksuh.Po neser … mandej do jete vone.Altin dhe njehere te falenderoj.E quaj artikullin tend me shume buke.

  30. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 9:22 pm

    Shteti te nderhyje dhe te marre ne mbrojtje nje pjese te popullsise…OK

    Shteti te nderhyje dhe te ndihmoje klimen e konkurrences…OK

    Altin, i dashur… spin’i Keynesian qe i ke dhene artikullit eshte i panevojshem. Nje pjese e mire a atyre masave qe propozon eshte OK per cdo paradigem, edhe per ate neoclassic. Pastaj e ke prezantuar Keynes’in si antitezen e neoclasikeve…nuk eshte ashtu, Keynes argumenton per mundesine e nje ekuilibri jo-eficient ne ekonomi dhe keshillon nderhyrjen e shtetit per ta nxjerre nga ky ekuiliber dhe per ta ndihmuar te shkoje ne ekuilibrin e mire qe diktohet nga ekonomia e lire e tregut. Pra Keynes eshte per nderhyrjen e shtetit ne short-run qe te ndihmoje ekonomine te vazhdoje rrugen e saj ne long-run. Zakonisht nderhyrjet kane te bejne me kerkesen agregate (referoju shkrimit te tropizmes) dhe jo me sektore te vecante. Ne rastet kur keynesians hyjne ne micro quhet new-keynesian dhe keshillat kane kryesisht te bejne me monetary aggregates.

    Per shume sektore si energjia, nafta etj, eshte i keshillueshem kontrolli i shtetit, sidomos ne rastet kur kemi te bejme me natural monopoly. Ne rastin e Shqiperise, shteti nuk ka as eksperiencen, as technologjine t’i punoje ne menyren me te mire keto sektore dhe mund te zgjedh t’i privatizoje. Ne keto rastet duket sikur ka nje ligj qe kontrollon ngritjen e cmimeve mbi kosto (ne nje artikull para nja dy ditesh ketu tek peshku eshte diskutuar mbi nje gjobe qe i eshte vene AMC dhe VOdafone duke perdorur kete ligj). Mendoj se ben mire qe e inkurajon qeverine ta perdore me me seriozitet dhe me me rigorozitet kete ligj.

    Kur vjen puna tek buka, qe mendoj se eshte tema e dites qe te shtyu ty te shkruaje kete shkrim, atehere puna eshte ndryshe. Eshte shume e veshtire te kontrollosh monopolin e bukes nga ana e prodhuesve. Pra kjo eshte pune kostoje. Nese kostoja e importit eshte e larte atehere per nje periudhe afatmesem kjo eshte nje gje e mire per prodhuesit shqiptare sepse mund te rrisi kerkesen per drithrat vendase dhe te shtoje prodhimin. Ne kete rast, nese qeveria nuk mund te uli kostot me ane te tarifave (edhe ne kete rast do bente mire qe ta bente publike qe kostot do ulen per 6 muaj ose 1 vit dhe me pas do ngrihen perseri ne menyre qe prodhuesit vendas te dritherave ta dine qe per aq kohe do rritet kerkesa per prodhimet e tyre), atehere mund te subveciononte fermat per te rritur prodhimin ose mund te subveciononte furrat e bukes ne afatin e shkurter. Hapja e fabrikave te tjera si keshillon ti eshte thjesht kthim pas dhe thjesht do falimentonte disa biznese se nuk e zgjidh punen e kostos qe rritet ne tregun e jashtem.

  31. Klea thotë:

    9 February 2008 @ 2:28 am

    Me pelqeu shkrimi dhe fryma qe percolli Altin Goxhaj me kete shkrim. Fusha ime e ekspertizes eshte shume larg ekonomise dhe nuk pretendoj te analizoj gjera specifike ne shkrim, sikurse siperfolesit. Edhe emrin Altin Goxhaj eshte hera e pare qe e degjoj, megjithate te pergezoj Altin, nese po e lexon kete mesazh. Perderisa ti ke nje pozicionim te caktuar, ate te mbrojtjes se interesave te konsumatorit, dhe gjithe ato qe propozove jane te thena nga ai kendveshtrim, te takon te vazhdosh te mbrosh ate teze dhe te ngacmosh korteksin cerebral te ekonomisteve/eksperteve te tjere me propozimet dhe idete e tua.

    Mendoj qe Shqiperia ka shume here me nevoje per njerez dhe diskutime te tilla, sesa per “e lagu apo nuk e lagu mjekren Berisha apo Nano sot”.

  32. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 February 2008 @ 9:59 pm

    Ndihem shume mire me cilesine e komenteve pro dhe kundra sepse pavaresisht se mund te mos jem dakort me ndonje analize gjithsesi jane cilesore. Shume me cilesore se sa debati qe mund te behet per keto tema nga politika ne pergjithesi apo analistet ne vecanti.
    Nese roli qe luan nje nderhyrje shfaq efekte anesore kjo mbetet gjithsesi per diskutim por mbi te gjitha te gjitha propozimet e mia mund te jene nje vrime ne uje nese nuk do te menaxhohen sic duhet pavaresisht te qellimit te mire te nderhyrjes. Por megjithe efektet mbi konkurencen qe mund te kene disa masa ato duhet te jene situacioniste dmth ne varesi te rastit dhe situates dhe te gjendjes se konkurences dhe te fuqise reale duhen edhe pershtatur. Te propozosh nje mase me dy rreshta do te ishte absurde por kam qene i vetedijshem qe kam propozuar vetem parimin sepse per cdo mase (nga 25) duhet nje analize me vete e plote dhe e sakte me qindra e mijera faqe analiza dhe statistika. Une jam perpjekurt te ve ne levizje nje mekanizem te debatit teoriko-praktik mbi zgjidhjet ku une mbaj anen e nje linje ne mendimin teorik ekonomik te majte e cila ska asnje vlere po nuk u ballafaqua me qendrime te tjera sepse vetem nga debati i paleve merr vlere gjetja e zgjidhjeve situacioniste. Propozimi per nderhyrje fiskale apo subvencionuese apo kontrolluese apo inkurajuese synon qe te gjehet zgjidhje nepermjet nje analize te mireffilte teorikopraktike me shume pale brenda. Ju vete debatoni nisur nga principe teorike apo praktike dhe pas cdo komenti une mesoj reflektoj me shume ne favor te permiresimit te cdo alternative pavaresisht se i qendroj besnik linjes se majte teorike te nderhyrjes se shtetit bazuar edhe ne formimin tim te majte.

    Nje lajm shume i mire eshte se partneret e ZMKse sone ne Maqedoni (Shoqata e Konsumatoreve te Maqedonise) arriti dje te nenshkruaje nje mareveshje me qeverine maqedonase dhe aktore te tjere qe i ngjan pikes se 6 masave te propozuara nga ZMK ne Shqiperi per futjen e shtetit si aktor ne treg per te shitur grure vete shteti me cmim me te ulet.
    Shihni me poshte lajmin e botuar sot ne Koha Jone:

    Maqedonia ul cmimin e bukes, vajit e qumeshtit

    E Shtune, 09 Shkurt 2008

    Duke u nisur nga dita e sotme, ne vendin fqinje, Maqedoni, produktet ushqimore si buka, qumeshti dhe vaji do te kene cmime me te uleta se me pare. Vendimi eshte marr dje nga komiteti per ndjekjen e cmimeve ne Maqedoni. Ky vendim u mor pas nje mbledhjeje konsulte qe qeveria maqedonase zhvilloi me prodhuesit vendas, sindikatat dhe shoqatat e mbrojtjes se konsumatoreve. Nga ana tjeter, qeveria maqedonase ka vendosur te kompensoj familjet ne nevoje, duke vene ne dispozicion nga 16 euro per cdo familje ne nevoje. Ne lidhje me kete kompensim, zevendeskryeministri per ceshtjet ekonomike ne Maqedoni, Zoran Stavreski, deklaroi se keto para do te jepen per familjet e varfra ne menyre qe aty t’u lehtesohet standardi i jeteses. Ne takimin e zhvilluar dje qe gruri ne rezerve t’ju shitet me cmim te ulet fabrikave te bluarjes, ne menyre qe ato te prodhojne miell me nje kosto me te ulet. Nga ana tjeter, do te ulet edhe dogana per vajin, ne menyre qe ai te hyje me nje kosto sa me te ulet ne Maqedoni.

  33. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 February 2008 @ 10:04 pm

    Per Splin
    Qasja jote pesimiste apo realiste me frikeson sepse me ben te ndihem i paafte per te bere punen time sepse cfaredo qe te bej une i bie qe ska vlere. Mbase ke te drejte por une dua te genjej veten se gjerat mund te ndryshojne. Shpresa vdes e fundit

  34. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 February 2008 @ 10:07 pm

    Nje lajm tjeter brenda propozimeve:
    Diten e Hene Ministria e Bujqesise organizon nje takim te ngjashem me Maqedonine ku jam dhe une pjesmarres ku do te vendoset qe te hiqen TVSH dhe do te shqyrtohen disa propozime tonat per te ndikuar ne uljen e cmimit te bukes dhe te ndonje produkti tjeter ushqimor (shpresoj).
    Le te shpresojme qe pavaresisht perceptimit pesimist mund te sjellim ndonje ndryshim pozitiv.

  35. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 February 2008 @ 12:04 am

    Vendosa te shtoj edhe dicka interesante. Nje fragment nga intervista e shkelqyer e Profesor Artan Fuges sot ne gazeten Standart per Rritjen e cmmim it te bukes. Eshte nje koincidence faktastike e ideve te ZMKse cka me ben te ndihem me mire me pikepamjet e shprehura nga une:
    “E subvencionojmë gjë ne bujqësinë apo kulturat që në gjuhën shkencore quhen kultura të mëdha?

    Aspak.

    Aspak, sepse ne jemi liberalë, kurse Evropa nuk është liberale, ajo është neomarksiste dhe nuk i kupton zhvillimet e vetes së vet. Ajo mban çmime relativisht të larta të prodhimeve bujqësore në treg, mban euro të fortë, dhe prandaj, ndërkohë që kapacitetet prodhuese lejojnë që të prodhohet miell pothuajse falas, çmimi i tij, në të kundërt, vjen e rritet.

    Por, po ta shohim më nga afër gjendjen e sotme ekonomike dhe financiare duhet të presim që çmimet të rriten edhe më tej akoma në tregun ndërkombëtar. Kjo vjen se pas krizës në fushën e kreditimit të konsumatorit brenda sistemit financiar amerikan, të gjitha bursat e botës ndodhen para një alarmi të madh që vjen nga zhballancimet e fuqishme financiare dhe monetare të krijuara. Ka sot në botë rreziqe të forta inflacioni të pakontrolluar, të shoqëruara me mungesë kreditimi për sipërmarrje të ndryshme. Këto të fundit shpesh kanë prirjen të gjejnë para jo te kreditë e marra, por duke rritur çmimet e mallrave të tyre në treg.

    Çmimet janë në ngritje edhe sepse në shumë vende, pas një qeverisje pothuajse të dështuar, partitë politike të majta në Perëndim, në shumë vende, ose janë dobësuar shumë dhe nuk kanë fuqi të rezistojnë politikisht ndaj reformave ekonomike ultraliberale dhe të djathta, ose janë në një proces degradimi ideologjik të fshehur pas formulës shterpë se «nuk janë as të majta dhe as të djathta».

    Por çfarë janë atëherë? Përse duhen? Mbetet të jenë organizata teknike ose elitash në formën e grupeve apo agjencive private që e marrin shtetin për një kohë me qira. Këtë histori të «vijës së tretë» e filloi kryetari laburistëve anglezë, Anthony Blair, për arsye elektorale dhe tani është edhe Kavaliere, i cili po thotë se edhe unë jam si Tony, «as i majtë dhe as i djathtë», aq më shumë se kam miqësi personale dhe jam mirëkuptuar shumë mirë me të. Është i madh Kavaliere. Simpatik. Por, qytetari i ngratë evropian nuk kupton më asgjë nga e gjitha kjo dhe mbetet i paorganizuar politikisht, nuk reziston dot. Të gjitha partitë politike janë bërë njësoj, as të majta dhe as të djathta. Por, cilën të zgjedhë? Kjo është çështja. I mbetet që edhe në politikë të sillet si konsumator kur shkon në një agjenci private udhëtimesh apo funeralesh. Zgjedh apo merr me qira diçka në funksion të performancës së shërbimeve të ofruara në çastin e dhënë. Pa ideologji. Ndërkohë që qytetari perëndimor mbetet i çorientuar politikisht, tregjet njohin rritje drastike çmimesh. Kjo valë shtrenjtësimi prek pastaj edhe brigjet tona. Por, pas Anthony Blair dhe Kavalieres që po thonë se nuk ndryshojnë nga njeri-tjetri, tani edhe në Shqipëri disa djem të rinj që po bëhen gati të hyjnë në politikë po thonë edhe ata se nuk janë as të djathtë dhe as të majtë. Dallimi është se ndërsa në Perëndim kjo formulë thuhet sa për konsum publik, sepse në të vërtetë dihet se çideologjizimi i programeve politike sjell teknicizimin si ideologjia e elitave më të larta teknike të vendit, pra është një e djathtë e re, tek ne siç duket formula «as e majtë dhe as e djathtë» nga disa besohet sinqerisht. Mua më vjen edhe keq edhe mirë të them se mendjet më të ditura të planetit tonë sot qeshin me këto formula, sepse sipas tyre, nuk mund të ketë demokraci nëse nuk ka politikë. Dhe politika nënkupton debat. Këto formula e fshijnë politikën nga faqja e dheut dhe e bëjnë të gjithë sistemin politik të partive diçka pa vlerë dhe të kotë. Ata qeshin dhe kanë të drejtë, sepse në këtë mënyrë paraqitet sikur shoqëria e sotme kapitaliste qenkësh unike në interesa dhe sistemi i sotëm i prodhimit nuk qenka me prirje të kundërta që bëjnë të rivalizojnë interesa të kundërta. Provo të marrësh një masë për të rritur prodhimin bujqësor në Shqipëri! Do të të hidhen në fyt të gjithë tregtarët grosistë që bëjnë para pikërisht sepse prodhimi vendas është në gjendje të atrofizuar. Por tregtari i qytetit e ka partinë e tij dhe e financon atë. Kurse fshatari nuk ka një parti të tijën veç nëse llogarisim si të tillë partinë e zotit Xhuveli.

    Që t’i bie shkurt: Sa herë që konsumatori si qytetar nuk reagon ndaj ngritjes së çmimeve, aq herë çmimet do të shkojnë në stratosferë.

    Duron njeriu.

    Duron.”

    Fuga gjen me vend te marre ne kosniderate rendesine qe ka kendveshtrimi i majte dhe i djathte dhe loja mashtuese me teorine “pertej se majtes dhe te djathtes” si nje loje e nje te djathte.

  36. Albanicum thotë:

    10 February 2008 @ 2:32 pm

    Propozimet e tua Altin rrezikojne te thellojne krizen tone ekonomike sepse nuk identifikojne shkaqet e krizes.

    Cmimet e te ashtuquajturave COMMODITIES jane rritur ne gjithe boten kjo eshte nje tendence afatshkurter apo afatgjate ajo mbetet te shihet (Personalisht mendoj se eshte afatmesme–kjo eshte nje teme e gjate qe ska nevoje te trajtohet ketu).

    Problemi nuk jane cmimet. Problemi eshte se 1) te ardhurat tona nuk jane rritur dhe 2) perkeqesimi i shperndarjes se te ardhurave ne ekonomine shqiptare (K. Gini).

    Personalisht besoj se ekonomia shqiptare keto vite nuk shenon rritje. Nje pallat i ri qe ngrihet con drejt degradimit nje sistem kanalizimesh duke e tejstresuar, nje pyll sharrohet, nje toke degradohet, nje trotuar prishet, nje rruge demtohet…dhe lista vazhdon. A eshte rritja jone reale? A mos po bejme nje xhep te rri ne pantallona kur keto pantallona po grisen? Pse vazhdojne te genjejme vetem me tregues GDP-sh? (Kush e di si perllogariten keto tek INSTATI-i qesh tani bashke me mua). Si mund te besoj se ne rritemi kur eksporti yne rritet vetem ne funksion te importit te industrive fason, kur kemi rritje me inflacion te pallogaritur te prodhimit industrial dhe bujqesor? Shikoni treguesit e ekonomive emergjente, Kine, Brazil, Indi..a kemi ne ndonje tregues qe korrespondon me to? Prodhimi industrial rritet me teper se rritja e GDP-se, eksportet rriten disa here me teper se rritja e GDP-se, monedha e tyre mbahet e zhvleresuar..cilat nga keto ndajme ne me ta? ASNJE.
    Per me teper, edhe ne ato fusha ku rritemi..a jane ato fushat e duhura? Kemi ne pra sustainable real growth? Apo thjesht inflacion qe nuk e perllogarisim?
    Le te beje gjithsejcili keto pyetje dhe ti japi nje pergjigje realiste vetvetes. Besoj vetveten e kemi me te veshtire ta genjejme.

    Po atehere pse nuk rritemi ekonomikisht?

    Shqiperia keto vite karakterizohet nga drejtimi i rrjedhes se investimeve ne veprimtari spekulative kryesisht ne pasuri te patundshme–keto jo vetem deprivojne ekonomine reale nga fondet e nevojshme por edhe krijojne bazamentin per rritje te madhe te cmimeve ne sherbime, veshtiresojne investimet ne ekonomine reale (rritje cmimesh ne toke, objekte industriale etj)

    Shteti po i hedh benzine zjarrit me rritjen e trysnise fiskale ne ekonomi (kryeministri i nje qeverie te djathte mburret se po rrit % e barres fiskale mbi GDP o zot!) duke i hequr ekonomise reale fonde investimesh (sektori privat i menazhon me mire) dhe per me keq duke i keqmenazhuar edhe me keq si psh ne rastin e rruges Durres-Kukes*, pra duke i orientuar edhe ai investimet e veta ne nje projekt jorentabel vis-a-vis projekteve te tjera te mundshme ne infrastrukture me rentabilitet me te larte ose ne monopolet natyrale si energjitike, telekomunikacion, miniera etj.
    E respektoj per patriotizmin ne rastin e Durres-Kukes, jam dakort me kete rruge ne statusin qe jam pasi patriotizmin e ve mbi llogjiken ekonomike ne kete status, por po te isha kryeminister nuk do ta miratoja.

    Pra keqvendosja (misallocation) e investimeve eshte problemi jone kryesor. Kete keqvendosje e ben me problematike norma jone e ulet e kursimeve per fryme ne krahasim me ekonomite e shpejta emergjente dhe rrjedhat ende te dobeta te kapital te huaj (qofte me investimet e huaja te drejtperdrejta ose qofte edhe me te tjera forma). Idiotikisht vazhdojme te taksojme depozitat e kursimit, bonot e thesarit, obligacionet dhe cdo forme te ardhurash nga kursimet ne ekonomi. Taksohet njesoj me flat-tax nje qeradhenes per renten(pra nje parazit) me nje kursimtar (pra nje karburant per motorin e ekonomise). Ska koment ketu.

    Pra nje ekonomi qe ka pak kapital ne dispozicion dhe ate e investon keq e me keq, nje ekonomi qe ka 17 vjet qe nuk ben asgje per te shfrytezuar resurset njerezore edhe ashtu te pakta te trasheguara nga komunizmi (inxhinjere, teknike me njohuri ne fusha si industria kimike, mekanike pra ne ekonomine reale):

    Nuk ka mundesi te kanalizoje investimet ne ekonomine reale pra nuk kemi rritje prodhimi, nuk kemi rritje te ardhurash. Kjo shkakton edhe nje papunesi te madhe dhe edhe me tej nje strukture punesimi shume te keqe, ku kemi me shumice shitesa, hamburgaxhinj, hamenj, argate etj qe jane te keqpaguar. Ky eshte problemi jone. Si by-product ky problem sjell
    deficit te madh tregtar pra varesi te madhe nga importet e shtrenjta, importet sjellin koncentrim te tregtise per shkak te economies of scale dhe krijohen grupe komercialistesh monopoliste dhe oligopoliste qe natyrisht aftesohen te bejne para me spekulimin mbi cmimet.

    Por pasojat jane edhe me te keqija: Piramida e spekulimit ne pasuri te patundshme shpejt do te trondisi bankat qe kane kolaterale fiktive, deficiti tregtar dhe kriza bankare do te sjelle ulje te likuiditetit per ekonomine reale dhe pompimi i me shume likuiditeti do te prodhojme edhe me inflacion, me shume rritje cmimesh spekulative, te gjitha keto faktore do te sjellen nje krize te pashmangshme te monedhes, qe do te thelloje krizen bankare dhe ne mund te biem ne nje kolaps. Sot per sot mund te perfitojme qe skemi borxh te madh te jashtem, dhe mund te fitojme ca kohe.

    Pra perspektiva eshte shume e zymte. Mase e pare emergjente eshte cracking down spekullimin ne tregun e pasurive te patundshme. Kontroll i forte bankave per balance sheets–per te penguar falimentimin e tyre. Urgjentikisht krijimin e burse se kapitalive dhe detyrimin per tu listuar ne burse te shume firmave. Urgjentisht uljen e barres fiskale realisht jo me genjeshtrat e paskrupullta me cmimet e pagat reference. Rifokusimin e strategjise se investimeve publike.

  37. Albanicum thotë:

    10 February 2008 @ 2:37 pm

    Per te penguar sulmet ad-hominen zhgjodha nje pseudonim, sidoqofte autori eshte Bachelor, Master, dhe PhD ne ekonomi (fatmiresisht asnje nga universitetet tona) dhe fatmiresisht jeton prej 4 vjetesh ne Shqiperi.

  38. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 February 2008 @ 5:04 pm

    Albanicum, interesante… dhe ai kapital i paket ne ekonomi nuk po shfytezohet si duhet pjeserisht nga politikat nderhyrese te qeverise, nderkohe qe une nderhyrjen e shtetit do ta justifikoja ne ndihmese te tregjeve, pa krijuar pengesa afatgjata ne to… per me teper autori sugjeron me shume ndrehyrje joeficiente…

    megjithate, rruga Durres-Kukes nuk me duket nje projetk pa racionalitet ekonomik ne kete drejtim. Infrastruktura eshte e nevojshme per tregjet dhe aq me shume kjo rruge na jep hyrje ne nje treg me te madh dhe perfitimet e saj do jene disafish…

    miqesisht, nese thua PhD, nuk ka nevoje te thuash master dhe bachelor ne ekonomi….

  39. toko thotë:

    10 February 2008 @ 6:14 pm

    Albanicum e lexova komenitn tuaj dhe me pelqeu
    Kam vec dy pjese ne te cilat mbase ndajme mendime te kurndrta

    A) Albanicum thotë:
    10 Shkurt 2008 @ 2:32 pm
    per me keq duke i keqmenazhuar edhe me keq si psh ne rastin e rruges Durres-Kukes*, pra duke i orientuar edhe ai investimet e veta ne nje projekt jorentabel vis-a-vis projekteve te tjera te mundshme ne infrastrukture me rentabilitet me te larte ose ne monopolet natyrale si energjitike, telekomunikacion, miniera etj.

    —–

    Duke ke lene menjane aspektin patriotik Une mendoj se kjo rruge
    1. Ka krijuar punesim si zgjidhje afat shkurter dhe
    2. Hap rruge per zhvillimin e zonave me potencial turistik dhe industrial te madh.
    Pra nuk besoj se duhet trajtuar si nje investim pa rentabilitet
    Mendoj se fillimi ne investime energjitike, telekomunikacion, miniera etj duhet te filloj nga infrastuktura qe do te mbeshtese keto investime
    —————————

    B) ….Kete keqvendosje e ben me problematike norma jone e ulet e kursimeve per fryme ne krahasim me ekonomite e shpejta emergjente dhe rrjedhat ende te dobeta te kapital te huaj (qofte me investimet e huaja te drejtperdrejta ose qofte edhe me te tjera forma). Idiotikisht vazhdojme te taksojme depozitat e kursimit, bonot e thesarit, obligacionet dhe cdo forme te ardhurash nga kursimet ne ekonomi. Taksohet njesoj me flat-tax nje qeradhenes per renten(pra nje parazit) me nje kursimtar (pra nje karburant per motorin e ekonomise). Ska koment ketu.
    —–
    Ju thoni Kursimet jane pra nje karburant per motorin e ekonomise
    Une me sa di eshte ekunderta Jane te shpenzuarit karburanti i ekonomise. Kursime qofte edhe nepermjet bankave nuk furnizon por pengon zhvillimin. Sikur njerezit te mos konsumojne ( kursejne), atehere kerkesa per mallra do te jete me e vogel dhe prodhimi me i vogel dhe pasojat dihen. Une mendoj se eshte shume politke e drejte tatimi i kursimeve ( ndodh ne tere boten) por duhen ulur tatimi mbi investimet dhe shpenzimet. Me pak kursime me shume shpenzime nga qytetaret mendoj se eshte zgjidhja. Kjo duke njohur edhe mentalitetin tone “Para e bardhe per dite te zeza”

  40. toko thotë:

    10 February 2008 @ 6:18 pm

    Edhe dicka Me sa di une Bonot e thesarit nuk jane “kursim” jane shpenzim ose investim. Qytetari investon ne bono thesari qe investohen ne fushat e ekonomise. Jane invesitim i mirfillte ne krahasim me kursimet depozite ne banke pasi jane depozita afatgjata ndersa kursimet depozite ne banke jane afatshkurter. qe do te thote qe nje pjese e konsiderushme e ketij depozitimi do te rije ne banke si fond garancie.

  41. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 February 2008 @ 6:26 pm

    toko,

    kursimet kthehen ne investime…prandaj nuk duhen taksuar.

  42. toko thotë:

    10 February 2008 @ 6:43 pm

    Pjer une thashe se me moshen qe kam kam filluar te digjem jo piqem Nejse faleminderit :)
    Gre..
    Jo gjithe kursimet kthehen ne investit ( varet nga jetegjatsia e kursimit afatgajte me shume invesitme afatshkurter me pak investime) dhe taksimi mbi to ka njekutim me te madh se TVSH ( taksim mbi vleren e shtuar nga interesat) eshte ideja qe te stimuloj njerezit te mos kursejne por te shpenzojne.

  43. xixa Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 February 2008 @ 11:20 pm

    Për Altin Goxhajn,
    O Altin, pavarësisht se çfarë ke shkruar, dhe pavarësisht se çfarë shkruajnë të tjerët mbi atë që ti ke shkruar, qëllimi i një shkrimi nuk është që autori të fillojë t’i përgjigjet do mendimi ose vërejtjeje që lind. Përndryshe, shkruesi do të jetë ai që do të bëjë edhe numrin më të madh të ndërhyrjeve lidhur me temën, që po t’i shtohen numrit të rreshtave të vetë shkrimit, do të përfundojë në një korrespondencë shumëvëllimëshe - në mos në përgjigje të vërejtjeve të tij.
    Përshëndetje

    (P.S: mos u mundo të më kthesh përgjigje)

  44. endri thotë:

    11 February 2008 @ 12:10 am

    O Altino, mire e ke. ka plot ekonomista partizan te tregut te lire duke filluar me Adam Smith, qe kane paralameruar qe kur ekonomia ritet, nje nga prodhimet kyesore qe duhet te mbahet nene kontroll eshte agricultura, (prodhimi i brendshem) sepse eshte shpenzimi kryesor i njerezve, pra dhe dikton fuqine blerese.
    Pra pse nuk ka nje propozim te thjesht te shteti, investigim te shkaqeve, dhe parandalim tashti dhe ne te ardhment te ngritjeve absurde (sic me duket mua) te ushqimit. blej ato tokat qe jane lene pas dore ne shume fshatra te braktisur, apo te formoje kompani gjysm privat gjys shtetrore (pra economi e lire) dhe investo ne sektoret kyc te economis, se i bie qe vetm importi i ushqimeve eshte barr mjaft e madhe ne buxhetin shteteror… kuptoj qe ka interesa personale por jemi demokraci (shpresojme hahah) dhe interesa e shumices automatikisht do te pasqyrohej te elektorati.
    nejse kaq kisha une :)

  45. Qafir Arnaut thotë:

    11 February 2008 @ 6:17 am

    Falenderoj Albanicum per ekspertizen dhe kthjelltesine e mendimit. Mendoj se demaskimi i bere ketu ketyre politikave shkaterrimtare ekonomike duhet bere me publik ne Shqiperi.

    kisha kohe qe dyshoja qe spekullimi me pronat e patundshme ishte me kembe ne rere(qe kur pashe ne internet qe realty companies angleze po reklamonin shqiperine).

    Sa kohe i jep atyre qyqareve atje Albanicum, para se lekut ti bjere dambllaja?

  46. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 February 2008 @ 4:18 pm

    Per Xixa
    Me fal qe po te pergjigjem sepse me kerkove te mos pergjigjem por pavaresisht se ke te drejte une kam nevoje te diskutoj sepse besoj se nga debati kam se cfare perfitoj dhe jam i bindur qe po perfitoj sidomos nga albanicum

  47. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 February 2008 @ 4:21 pm

    Per Albanicum
    Jam shume dakort per nderhyrjen por une ne fund te shkrimit tim kam thene se rritja ekonomike i takon si propozim komunitetit te biznesit dhe jo Zyres se Mbrojtjes se Konsumatoreve, pra une kam folur per disa gjera nderkohe qe te tjeret duhet te flasin per pjesen tjeter dhe une mendoj se ti ke dhene nje analize shume inteligjente te problemit mbi rritjen ekonomike dhe rritjen e fuqise blerese. Te rekomandoj qe keto argumente t’i paraqesesh ne media sepse do te jene me te vertete te dobishme.

  48. ujku i zi thotë:

    11 February 2008 @ 6:52 pm

    Albanicum, faleminderit per sinoptiken e ekonomise shqiptare. Mendoj se ne shume terma ishte e sakte, por desha te theksoja vetem dicka ne lidhje me orientimin e politikave, qe nuk eshte thjeshte ceshtje vullnetesh per mendimin tim, por kane me shume te bejne me mungesen e demokracise ne vendimarrje. E di qe per ekonomistet, por edhe ekspertet, sistemet politike nuk kane ndonje rendesi per sa kohe shifrat flasin ndryshe. Por spekullimet qe permend jane edhe pasoje e mungeses se demokracise. C’fare dua te them me kete? Ti permend “economies of scale” si monopole dhe sigurisht qe eshte absurde te mendosh se nje ekonomi si ajo shqiptare ku mungojne investimet e medha apo te huaja gjithsesi te jete e dominuar nga monopolet. P.sh. spekullimet me cmimet e pasurive te paluajtshme dhe cmimet e larta te tyre nuk jane vetem rrjedhoje e tregut por edhe planifikimit. Eshte e tepert te thuash qe Shqiperia planifikimin e territorit e ka pertoke, por me e keqja eshte se e ka antidemokratik. Si rrjedhoje planifikimi eshte pre e monopoleve te industrise se ndertimit, dhe ka te beje me ndarje trojesh pa kurrfare kriteri, qofte duke prishur rruge e trutuare sic thoni ju, sesa me planifikim qe merr parasysh burimet natyrore dhe infrastrukturen ekzistuese dhe prioritete zhvillimi. Te cmontosh kete lloj monopoli do te thote te miratosh ligje planifikimi urban, si dhe plane qe nuk jane rrjedhoje e ketij monopoli. Nderkohe planifikimi ne Shqiperi po hyn ne nje faze tjeter te erret, ate te “bashkepunimit” Berisha - Rama. Dhe e vetmja menyre per cmontar kete lloj bashkepunimi eshte nje ligj planifikimi demokratik. Kur permend Kinen apo Indine, nuk duhet te harrosh nje ndryshim thelbesor ne keto dy ekonomi pavaresisht nga te dhenat e ngjashme. Ekonomia Kineze eshte derivat i politikes kurse ne demokraci politika eshte derivat i ekonomise. Ne ngjajme me shume me Kinen ne kete drejtim, nderkohe qe duam dukemi si perendimor. Pra jemi nje surrogato e te dy modeleve pa qene asnjeri. Deri ne momentin qe do adaptojme nje model te sakte, kam pershtypjen se do vazhdojme te kemi keto probleme. Cmontimi i ndikimit te politikes ne ekonomi me duket se duhet te jete prioriteti.

  49. splin thotë:

    11 February 2008 @ 8:39 pm

    Altin te kam “zili” qe ne nje mori prej 25 propozimesh Qeveria Berisha u zbyth, dhe pranoi tre… Do zoti sjane vetem premptime sepse edhe krundet, i japin sado fryme dhe shprese ketij populli….

  50. Qafir Arnaut Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 February 2008 @