Kumanet themelues te Vllahise?

Një debat historik: a ishin kumanët themeluesit e Valahias?07/09/2007

Nomadët nga lindja luajtën një rol kyç në historinë rumune, sugjeroi një historian i mirënjohur

.
Nga Paul Ciocoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 07/09/07

Libri i fundit i Neagu Xhuvara ka shkaktuar trazira në botën akademike të Rumanisë. Në të, historiani 91 vjeçar pohon se themeluesit e Valahias në shekujt 13 dhe 14 nuk ishin pasardhësit e dakëve të romanizuar por ishin me origjinë kumane.

“Për dy shekuj, historiografia jonë është pushtuar në mënyrë të vazhduar me një vizion të ngushtë dhe statik, të pushtuar dhe të palëvizur,” shprehet autori në librin e tij, Thocomoerius, Sundimtari i Zi: një Vojvod me Origjinë Kumane në fillimet e Vllahisë. “Çfarë krijoi Evropën e re, atë mbas Perandorinë Romake, ishte një lëvizje e përhershme e formuar nga valët shtegtuese të njëpasnjëshme.”

Vojvodët (principatat) rumune janë rezultati indirekt i një lëvizje të tillë, sugjeroi ai. Kuman, një popull nomad turk, shtegtoi drejt perëndimit dhe krijoi një prani të fortë në Moldavinë e tanishme dhe Valahinë. Të mundur nga mongolët në Betejën e Kalka (1223), ata u strehuan në Hungari, ndërsa disa kaluan Danubin për në Ballkan.

Shumë emra vendesh në rajon — duke përfshirë Kumanovë në Maqedoni dhe Komëneshti në Rumani — reflektojnë ndikimin kuman. Mbiemrat e rrjedhur nga fjala “Kuman” përfshijnë atë gjimnastes të famshmen Nadia Komëneçi.

Sipas pikëpamjes së Xhuvarës, roli i kumanëve në historinë rumune ka qenë shumë më i rëndësishën sesa është pranuar. Teoria nuk është krejtësisht e re, por libri i tij jep një koleksion impresiv të dëshmive që e mbështesin atë.

Me titullin “Revolucioni i Xhuvarës”, blogu i të përditshmes Cotidianul’s fton lexuesit të japin opionin e tyre. Më shumë se 200 u përgjigjën.

Xhuvar “shkon shumë larg për një hipotezë historike të thjeshtë e cila në themel nuk ndryshon asgjë, “shkruan Catalin12, “Ofrimi i një ipoteze të tillë e cila prek elementët themelor të identitetit kombëtar zakonisht prodhon reagime të dhunshme, racizëm intolerancë dhe përjashtim.”

Stradivarius ka një këndvështrim më të favorshëm. “Unë e lexova librin. Argumentet e përdorur nga Neagu Xhuvara duken shumë të qëndrueshme për një historian amator si unë. Çdo gjë ka kuptim. Ajo që është e çuditshme në ata që e kundërshtojnë atë në më të shumtën e rasteve e bëjnë duke përdorur aspektet e jetës personale të historianit (që thuhet se ka qenë ish-anëtar i lëvizjes ekstremiste të djathtë të Luftës së Dytë Botërore Garda e Hekurt ose thjesht mohojnë teorinë ose duke thënë se është një e vjetër e cila nuk sjell asnjë të re. Por ky burrë është i pari që përmbledh argumentat dhe rezultati është i lavdishëm,” shkruan ai.

Admor i përgjigjet peticionit. “Rumania ka nevojë për një histori që ka kuptim të tregojë qartë cilat anë rrënjët e saj. Duke pranuar të kaluarën, cilado qoftë ajo, ata do të jenë më të respektuar në botë si popull. Unë shpresoj se principet evropiane do të çojnë për në tolerancë,” shkruan ai.

“Zoti Xhuvara asnjëherë nuk ve në dyshim bazë dako-latine të popullit rumun ose të vazhdimësisë së tij,” shton Alin, një historian. “Ai tregon elementët e jashtëm, midis tyre dhe kumanët, që konsoliduan këto baza. Gjaku i huaj gjithmonë sjell potencë dhe jetëgjatësi. Vetëm mendoni sa shumë dinasti dhe po ashtu popuj ranë ose u zhdukën për shkak të izolimit.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

8 Komente

  1. Qafir Arnaut thotë:

    14 September 2007 @ 4:54 pm

    Shumë emra vendesh në rajon — duke përfshirë Kumanovë në Maqedoni dhe Komëneshti në Rumani — reflektojnë ndikimin kuman. Mbiemrat e rrjedhur nga fjala “Kuman” përfshijnë atë gjimnastes të famshmen Nadia Komëneçi.

    Le te permendim ketu edhe Koman ne Shqiperi.

  2. gene thotë:

    14 September 2007 @ 5:00 pm

    ndersa shqiperine e ka themeluar darvini per te ekperimentuar menyren se si njeriu mund te rikthehet ne majmun

  3. anonymus thotë:

    14 September 2007 @ 5:05 pm

    Le te mos harrojme edhe Komnenet, Commonwealth-in, Lojen “Kuman-kuman” si edhe “The Mother of all Kumans - Cunamin, qe ne fillim ka qene Cumani por e ndryshoi Turku).

  4. Qafir Arnaut thotë:

    14 September 2007 @ 5:14 pm

    ndersa shqiperine e ka themeluar darvini per te ekperimentuar menyren se si njeriu mund te rikthehet ne majmun

    me se dakord!

  5. anonymus thotë:

    14 September 2007 @ 5:21 pm

    Ne fakt, Darvini nuk themeloi gjithe Shqiperine por vetem Darven qe me pas e nderruan ne Dardhe, sepse e kuptuan qe “Darve” eshte Anglishte e paedukuar (Bafroom, firtyfree) qe e flet vetem punetoria ne Londer dhe ato qe duan te duken si “te forte” (thorte-ne anglishte te shkolluar”.

  6. Perparim Hysi thotë:

    14 September 2007 @ 7:24 pm

    Si apendiks te ketij shkrimi,ju njoftoj se ne afersi me RRoskovecin,ne rrethin e Fierit ka nje fshat me emrin Kuman.

  7. lule thotë:

    14 September 2007 @ 8:22 pm

    Edhe ketu ne Amerike ka plot rrugë me emrin Cuman(cu-man) mbase ka ndonje lidhje edhe me kumanet e Turqise. Po te shkoni edhe ne France jam e sigurte qe do gjeni edhe atje ndonje rruge apo lagje ;-)

  8. Pjer Thomas thotë:

    16 September 2007 @ 1:29 pm

    Mundet te jete e vertete ajo qe thote z.Xhuvara, veçse Kumanet nuk kane qene kurre popull turk, sepse piksepari Turqia nuk ekzistonte ne ate kohe , siç eshte sot, dhe se dyti ne ate territor qe sot quhet Turqi, banonin popuj te ndryshem, e grupe te ndryshme fisesh, me ngjashmeri me njeri-tjetrin dhe pa ngjashmeri ne gjuhe me njeri-tjetrin. Dhe kumanet, nuk kane qene gje tjeter veç nje grup popull me perngjashmeri me shqiptaret e raca te tjera, nje degezim/degez i etruskeve qe shtriheshin nga Azia deri ne Europe.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com