Kultura iracionale shqiptare e inferioritetit
| Gazeta “Standard” 6 Korrik |
| NGA ARTUR NURA |
| Në këndvështrim personal më rezulton se shoqëria shqiptare është nën vartësinë tradicionale të një kulture iracionale inferioriteti ndaj të huajve. Ky fenomen sigurisht që është shumëdimensional dhe parimisht duhet të ketë disa lloj shkaqesh dhe interpretimesh.Personalisht, duke qenë partizan publik i teorisë së racionalitetit në kulturën tonë të përgjithshme, besoj se duke mos mohuar pa dyshim anën mjaft pozitive të këtij fenomeni që dimensionohet edhe në traditën e mikpritjes shqiptare, ai më duket përgjithësisht iracional.Pa dyshim që kemi të bëjmë me një perceptim personal dhe nuk mund të them se unë jam ndryshe nga të tjerët, të cilët si edhe unë, edhe mund të gabojnë! Por, me kënaqësi dua të ndaj përvojat e mia relative me lexuesin, sigurisht duke shpresuar në reagimin pozitiv të tyre ndaj opinionit që del prej tyre.
Duke shoqëruar një anglez dhe një spanjoll Në vitin e vështirë të 1997-ës gjatë atyre zgjedhjeve po aq të vështira, shoqëroja dy vëzhgues ndërkombëtarë të OSBE-së në qytetin e Peshkopisë nga vjen prejardhja e familjes time. Njëri ishte anglez dhe tjetri spanjoll dhe p dyshim edhe për shkak të historisë së ndryshme të dy vendeve përkatëse edhe ata ishin të ndryshëm nga një-tjetri. Ndërsa do niseshim nga Tirana për Peshkopi, sipas traditës shqiptare unë u ofrova kafen e mëngjesit dhe i parapagova ato! Rrugës së lodhshme ndërsa ndaluam diku, spanjolli nuk më lejoi të ripaguaja dhe u bë ai qerasës për rastin! Në ndalesën e tretë…, për hir të së vërtetës pagova përsëri unë! Spanjolli më pa me mosaprovim! Anglezi buzëqeshi me kënaqësi, ndonëse sipas thashethemeve merrnin rreth 1000 USD në ditë për të vëzhguar zgjedhjet tona! Por, në ndalesën e katërt edhe sipas traditës britanike nuk mund t’i shmangej më pagesës dhe ndërsa na bleu vetëm një Fanta të madhe, na kërkoi ta paguanim të tre! Spanjolli duke vënë re sikletin tim, dha kontributin e tij duke më imponuar edhe mua të bëja të njëjtën gjë! Personalisht, me mjaft pasion u shpjegova miqve të huaj traditën e mikpritjes shqiptare ndaj mikut dhe faktin që për të cilën ne përgjithësisht krenoheshim. U tregova gjithashtu se këtë gjë do ta vërtetonin ndërsa do të vizitonim qytetin e prejardhjes së familjes sime, Peshkopinë! Vërtet ashtu ndodhi, kudo që shkuam fshatarët e atyre zonave me shprehjen e ngrohtë “Bujrum!” dërgonin fëmijët e tyre të blinin me lista pagesash ato çka do qerasnin miqtë e tyre të rrallë. Personalisht, vura re se mikpritja e ngrohtës, të paktën për anglezin shihej si diçka e rrallë dhe primitive nga e cila vetëm duhej përfituar! Për spanjollin, historia e varfërisë së vendit të të cilit ka ndryshuar më së voni, perceptimi për rastin dhe traditën tonë ishte disi ndryshe, ndonëse edhe ai u bë përfitues i kësaj tradite e cila zbrazte xhepat e grisur të atyre fshatarëve për të kursyer ato të…! Në fakt, kulmi i divergjencës së kulturave arriti në fshatin më të varfër të Peshkopisë dhe ndoshta të Republikës, ku anglezi më pyeti nëse edhe ata fshatarë e kishin traditën e mikpritjes shqiptare dhe do na ofronin drekën. Ndërsa spanjolli më pyeti përse ata njerëz jetonin akoma në atë vend të humbur dhe nuk ia mbathnin një orë e më parë prej aty. Ç’mendim kanë shqiptarët e Shqipërisë për shqiptarët e Kosovës?” - Më pyeti z. Adem Demaçi në një takim ndërkombëtar në Sofje rreth vitit 1994. Unë iu përgjigja se kishte një xhelozi të caktuar dhe se shiheshin si joseriozë! Në fakt, bëhet fjalë për ato vite të vështira ekonomike kur leku kishte vlera të njëjta me liretën italiane dhe kur shumë prej nesh ndërsa dilnim jashtë shtetit kishim mundësinë të hanim vetëm një picë me rrogën e 15-ditëshit! Kjo situatë specifike kishte bërë që në Shqipëri të shfaqeshin lloj-lloj investitorësh nga e gjithë bota, të cilët vinin për të përfituar nga situata e varfër ekonomike në të cilën mund të investohej me fare pak para dhe ndoshta të fitoheshin shumë. Në ato vite, përveç të tjerash, ata pak shqiptarë të Kosovës që kishin ardhur në Shqipëri, me pak kursime të hollash mund të bënin një biznes dhe të punësonin disa qytetarë të Shqipërisë. Pa dyshim disa prej tyre kishin shfaqur edhe mungesë korrektësie ndaj këtyre të fundit, por personalisht besoj se kjo nuk ishte gjithçka. Përveç tyre kishte edhe investitorë të tjerë joshqiptarë të cilët nuk ishin aspak ndryshe nga ata kosovarë, por ndaj tyre nuk gjykohej në të njëjtën mënyrë dhe shiheshin ndryshe. “Ndoshta fakti që jemi nga i njëjti komb dhe ata qytetarë kosovarë që kanë ardhur në Shqipëri janë më të pasur se ne, pavarësisht se nuk janë më të zotët, kjo sjell një konflikt psiko-social midis nesh”, - i thashë z. Demaçi. “Po ata italianë që kanë investuar në Shqipëri, ju duken më të zotët juve?” - më pyeti me të drejtë z. Demaçi! Përgjigja sigurisht ishte që jo! Por, pa dyshim që ai dialog më bëri të mendoja gjatë në lidhje me faktin pse përgjithësisht shqiptarët në mënyrë iracionale nuk kanë të njëjtin qëndrim ndaj investitorëve që vinin në Shqipëri, pavarësisht se ishin shqiptarë apo të huaj. Besoj se ky dialog midis z. Demaçi dhe meje për secilin që ka jetuar ato vite dhe lexon realitetin edhe të sotëm në mënyrë racionale simbolizon shumë dhe tregon iracionalitetin e kësaj kulture ndaj së cilës duhet reflektuar pa dyshim. Pa dyshim që ky lloj stereotipi iracional shqiptar kundrejt të huajve është më i vjetër se ardhja e pluralizmit në Shqipëri dhe besoj se mjafton të lexohet njohësi më racional i natyrës konfuze të shqiptarëve, Faik Konica, i cili ka mundur të zbërthejë në mënyrën më të mirë të mundshme konfuzitetin tonë psiko-kulturor. Por, për hir të së vërtetës duhet thënë se për fat keq ky stereotip yni vazhdon të mbijetojë në formë tradite, sigurisht me pak ndryshime modeste, edhe në ditët e sotme moderne të shqiptarëve dhe pa dyshim nevojitet ta shtjellojmë edhe me shkrimet e ardhshme. 06/07/2008 |

7 July 2008 @ 5:41 pm
Me qe qenke edhe nga Dibra, or lum miku, qe t’a tregoj nje histori te shkurter, por pa emra te pervetshem.
Pati nje plan FMN-ja, apo nuk e di tamam se kush, dhe pasi u pre shiriti, si gjithmone para perfundimit te objektit, nga te huaj dhe dibrane bashke, u ulen ne nje kafe te mire afer turizmit, apo diku aty afer, me pronesi nga njera pale e projektit, si zakonisht, dhe u shtruan t’a heqin vallen, ja ashtu, dibrance, ku buke e krype e mish behen kala bashke me zemren, dhe zjarrmi i rakise vete shtruar e vale vale si muhabeti, drini dhe blinat.
Nje ish-kooperativist, t’a quajme, budalla i zgjuar me shume se i zgjuar e me shume se budalla, troket i paftuar, e me qe ia lejonte mosha e thyer e nuk degjonte mire nga veshet, ngre nje dolli, ku shpreh mireseardhjen ne emer te popullit, sic ia kishte mesuar zakoni, por populli, thote, gje nuk fiton nga kjo, se ne bark te barkderrave do shkoje, e nuk e di c’ngaterroi me ca ballizem e ca komunizem te tjera, mor po hazer si ja kishte mesuar zakoni.
Te huajt qeshen. Budalla i zgjuar, thane. Te kishte ndonje akademik te iluminuar aty, rracionalitet e irracionalitet do t’i fuste bashke ne nje fjali. Ndersa bashkedibranet, jo vetem qe nuk qeshen, e jo vetem qe e perzune nga lokali, por nuk kaloi as java, dhe i biri i humbi postin qe kishte si… teknik televizorash, te themi, qe mos t’a bejme shume te pervetshme, packa se mund te mendohet se ishte ndonje teknik me i larte, a me i ulet se aq.
7 July 2008 @ 8:23 pm
Teme e ezauruar. Tani kemi hyre ne kohen e antitradites apo te partnerizmit. Nuk ka me miq e shoke, por vetem partnere
7 July 2008 @ 9:42 pm
Te paska qelluar anglez wanker… Me vjen keqe..Nga eksperienca ime duke udhetuar neper evrope anglezet jane i vetmi komb, qe mund te futesh ne nje pub pa asnje lek ne xhep dhe te dalesh tap..

Nuk duhet bazuar tek nje individ.. Por e verteta e hidhur eshte qe vuajme si komb nga inforiteti…. sidomos ne te shqiperise..
Shikoni sjelljen e gjoja “elites” shqiptare politike dhe shoqerore, edhe nuk te duket cudi aspak..
Zgjidhja eshte mosha mbi 40 vjec e larte ne shqiperi duhet futur ne kurs arsimor per konfidence..
P.s. konfidence do te thote te keshe besim te vetja jote, kur konsideron nje mundesi…
8 July 2008 @ 5:21 pm
si te gjithe shqiptaret edhe une dikur krenohesha me mikpritjen si zakon exkluziv i shqipatareve.
Por duke udhetuar ne shume vende te botes per pune, diçka si 100 vende te ndryshme, kam nderruar mendje. Sapo mbaroj talimin perpiqem te shmang ftesat formale per dreke apo darke dhe pranoj vetem ato qe mendoj se me behen thjesht per kenaqesine qe partneret e businessit mund te kene qe te kalojne kohen e te ndajne nje vakt me mua. Perndryshe preferoj te jem ne rehatin tim, te porosis çfare te me dete qejfi, te mos kem nevoje te bej muhabete formale, te ofroj buzeqeshje kineze, komplimente te kota etj etj. Ne fund paguaj nga xhepi dhe jam rehat.
Kjo puna e grupit qe po shkonte ne Peshkopi, dmth englezi, spanjolli dhe shqiptari, eshte nje ritual i kote: hajne tre here dhe simbas valles se formaliteteve, te preliminareve dhe “mikpritjes” apo sajdisjeve nje here duhet te paguaje shqiptari dhe dy te tjeret te “mahniten” me bujarine e tij, heren e dyte spanjolli dhe te tjeret te “mrekullohen” me shpirtmadhesine e tij e keshtu me rradhe me englezin…
Nuk do te ishte me mire qe per çdo here sejcili te paguante pjesen e vet dhe te folim e qeshim per gjera te tjera…Sepse ne fund te fundit, duke respektuar kanunin e Lek Dukagjinit sejcilit i takon te paguaj nje here ne tre…te pakten te kursejme vallet e kota ne dy rastet e tjera
8 July 2008 @ 5:35 pm
Ka kaluar si teme, tani se rruajme fare nga njeri
11 July 2008 @ 9:32 am
Se rruani ju andej padyshim se ne ketej vazhdojme ne te njeten menyre si dikur. Bujrom dhe ata bejne galate me ne dhe kush e di cfare tregojne kur shkone andej nga kane ardhur! Ne 1920 sigurisht sepse nuk e rruajtem filluam te fitonim dicka, por kjo nuk mjafton. Ne duhet te respektojme fillimisht veteveten poastaj te tjeret. Kjo nese duam qe edhe te na respektojne. Jo?