Ku diskutimi bëhet interesant

Topic = tema
A = Aty ku diskutimi bëhet interesant
Interneti është shpikur për t’i dhënë vend dhe audiencë njerëzve inovativë dhe me mend si Jessica Hagy. Në blogun “indexed“, Hagy publikon përditë shkrime në formën e “index cards”, që s’janë gjë tjetër vecse copa letre me një grafik apo diagramë të vogël. Ama, në këto copa letre me viza, pika e rrathë, shpjegohen gjëra që do kërkonin faqe të tëra për t’u shpjeguar me fjalë.
Si grafiku më sipër, që për mendimin tim është shpjeguesi më i mirë i vlerës së një komuniteti si “Peshku pa ujë”. Se, e vërteta është se diskutimet këtu tek Peshku në 99% të rasteve dalin nga thelbi i temës, e fokusohen në tangjente. Ne të Peshkut (unë, Llukani dhe Blendi) jemi munduar dhe mundohemi që të minimizojmë tangjentet dhe devijimet nga tema të stilit të grafikut më sipër. “Shkruani brenda temës,” u themi të tjerëve gjithë kohën. Ama, shpesh, unë e “kap” veten në një situatë ku ose jam i interesuar të ndjek një diskutim tangjent, ose shkruaj vetë një koment që ka lidhje shume minimale me shkrimin fillestar.
Me fjalë të tjera, po mundohem të them se në komentet e Peshkut ka shpesh debate shumë interesante që janë shumë pak të lidhura me temën fillestare. Dhe kjo, për mendimin tim, është një nga vlerat e Peshkut që vihet re më pak, pjesërisht sepse komentet bëhen shpesh banale dhe ato që janë të mira “varrosen” mes morisë së komenteve të tjera. Dhe, megjithëse ne të Peshkut mundohemi të minimizojmë devijimet nga e madhërishmja temë, komuniteti e shtyn vetë diskutimin atje ku do, që shpesh është vend shumë më interesant se tema e diktuar nga autori i shkrimit.
Pra, atje tek viza tangjente qëndron potenciali edhe për muhabete banale, edhe për diskutime shumë interesante. Që do të thotë se Peshku do të vazhdojë t’ju kërkojë t’i mbaheni temës, ama njëkohësisht pranojmë se diskutimet tangjenciale krijojnë kontekstin për prurje me të vërtetë cilësore.


11 August 2007 @ 4:01 pm
te rrofte filtri
11 August 2007 @ 4:25 pm
Nëes komentet janë interesante, do të thotë se topik-ët kanë nevojë të përmirësohen
11 August 2007 @ 4:32 pm
Duhet që të vendosni rregullin: jo më shumë se një koment për ‘peshk’, ku gjithsekush të thotë mendimin e tij rreth artikullit dhe…. stop, s’ka më të drejtë replike (kjo vlen dhe që, të mendohen para se të shkruajnë dhe ta formulojnë mirë mendimin e tyre, për të mos lënë shkas për replika të kota se Ç’ka dashur të thotë dhe se si është kuptuar), dhe duhet të hapni një rubrikë të re (si ajo “Vini diçiturën” p.sh, natyrisht me një titull të përshtatshëm, ku ‘peshqit’ të mund të këmbejnë përshëndetjet me njëritjetrin ose të bëjnë debat rreth temave…. nëse në debatin e këtushëm, autorët gjejnë ‘fjalë famoze’, mund ti kalojnë ato komente tek tema madre…… besoj se është më e thjeshtë se të rrish me fshesë e të pastrosh komentet nëpër tema të ndryshme.
11 August 2007 @ 4:38 pm
Penar! Ke bere nje argumentin te mire te grafikes qe ke vendosur ne krye te ketij shkrimi. Mendoj se eshte edhe argumentimi i duhur qe u vlen te gjithe miqve te Peshkut, nuk kam cfare te shtoj tjeter vecse te gjitheve ne qe ushqehemi me nga pak peshk cdo dite na nevojijet edhe rrethi edhe vija tangent…qe diskutimet te jene traktive dhe interesante…
11 August 2007 @ 7:34 pm
Kjo gje eshte tipike jo vetem per peshkun…
Nje debat i shendosh dhe brenda etikes apo edukates reciproke detyrimisht do te dale jashte teme..
I gjithe thelbi eshte menyra si e kryen kete..
Per sa kohe debati brenda argumentave,llogjikes njerezore dhe respektin reciprok eshte dicka pozitive..
“Shpikjet me te medha te kohes moderne kane ardhur aksidentalisht”
11 August 2007 @ 9:47 pm
Te jesh ne klase, detyrimisht do t’i permbahesh temes, edhe po te jesh ne auditor do t’i permbashesh, ne te gjitha format e pervetesimit dhe te kumtimit te dijes dhe emocioneve do t’i permbahesh temes. Persa kohe shumica derrmuese gjendet ne tagente kjo do te thote se peshku eshte nje klub qe ben kafe te mire.
Kafeja do te ishte shume me e shijshme sikur pika e paraqitur ne grafik disa here te rralla te mos gjendej shume larg jashte tagentes dhe disa here te tjerea prape te rralla shume afer qendres se rrethit si me disa tema filozofike.
E di qe e dini po une po ja kepus njehere. Ne fund te matures njera nga vajzat qe e kish pasur pak ters me mesuesin e matematikes po kercente me te dhe mendoi qe ta gacmonte pak lidhur me perimetrin e barkut te shendoshe. Profesor, i tha ajo, a e di si dukemi ne te dy? He, i tha profesori. - Dukemi tamam si nje tagente e hequr ne rreth! Si do te te dukej ty sikur te hiqej nje pingule mbi vijen tagenciale? ja ketheu ai. Ajo u skuq pake dhe iku ne vendin e saj.
Kjo eshte arsyeja qe une i kam qejf tagentet mbi rrathet si ilustrimi i grafikut te Jessica Hagy.
11 August 2007 @ 9:51 pm
Dale nje cike se desh harrova. Temat per dashurine peshku i qan mu ne qendren e rrethit, asnjeri nuk i bie tagent.
11 August 2007 @ 9:52 pm
Adriatik , shyqyr qe nuk paska lidhje me berishen ky muhabet

11 August 2007 @ 9:56 pm
ua tecken sa shpejt ma kape bre!
11 August 2007 @ 10:24 pm
bashkohem me sipershkruesin
11 August 2007 @ 11:42 pm
me keni dale mu ne qender te rrethit tim o bashkedebatues. para pak ditesh bera nje koment qe hapi debate mbi shkrimin e laures. komenti im ishte pak a shume antishqipetar, anti antihuman, dhe anti komb ne pergjithesi. u cilesua si ksenofob. mbase mund te jete cilesuar dhe si ofendues per “ne” shqipetaret. nejse,
une nuk i di arsyet, po di qe finalja u mbyll me zhdukjen e komentit tim nga rrjedha e komenteve. ku shkoi komenti im? ka censure ketu? ku shkoi? ai koment hapi debat. ai koment ishte nje come mendje dhe nje cope shpirt nga une. pse mu rrembye dhe pa le nga eshte flakur? pse? ku jemi ketu? a eshte forum i lire ky? a merret fryme ketu? apo ketu te ngelet peshku pa uje vertet…
sa per saktesim, shkrimi mbi te cilin ishte bere komenti eshte “si filloi protesta” i laures, ne llojin “letersi”
ka mbetje te tij ne replikat e bashkedebatuesve, po komenti im nuk eshte me. pse? PSE?
11 August 2007 @ 11:56 pm
Si “pse”? A nuk e the vete qe ….komenti im ishte pak a shume antishqipetar, anti antihuman, dhe anti komb ne pergjithesi…? Epo c’do me teper. Lere kete muhabet se u be bajat.
12 August 2007 @ 12:20 am
more litako, me emer te cuditshem, e fshehur pas pseudonimeve, more sa larg hundes tende sheh ti more? sheh sa hunda? sa dy hunda? sa tre hunda? se me larg me duket se jo.
dukesh, i nxituar, i rrembyer, i paperqendruar, as qe lexon ato qe replikon, dhe flet, vetem flet… fjale ne ere…
nuk eshte debat per ty ky, madje une nuk duhet te kisha replikuar me ty, sepse komentin tim e shkrova per drejtuesit e peshkut, por me kerceve nervat o litako qe fshihesh pas pseudonimit per te dhene mendimet e tua o shqipetar trim. ik ne shtepi se eshte vone e mos bej zhurme se do te te zgjohet babai te te bertase o litakoo 
“lere kete muhabet se u be bajat” eshte shprehja me idiote qe kam degjuar ndonjehere ne nje forum ku askush nuk te detyron te besh muhabet me dike qe te duket bajat.
sa je? 18?
sa je litako? 17?
12 August 2007 @ 12:38 am
Hahaha, mire, mire
12 August 2007 @ 12:43 am
O loer kume, po pse “ball tythen” mer ti… apo si ne 12 te notes hesapi…. a c’doni nje rruspe te mire ju nga Shqiperia…..
12 August 2007 @ 1:32 am
Meqe po flasim per etiken e blogut. Kur nje vizitor behehet i vazhdimisht i papranueshem per standartin qe ka blogu (ne kete rast etiken kombetare) atehere vizitori ne fjale mund te pengohet nga pjesmarrja me BAN. Fjala kyce eshte “Vazhdimisht”, pra kur shekljet dhe fyerjet perseriten, bani eshte i merituar. BAN per mua eshte gjeja me e pakendshme qe me eshte dash te bej ne kete blog.
Kam vene re psh qe nje vizitor qe nje dite vjen dhe i fut nje te share te gjitheve dhe iken, nje dite tjeter kthehet me nje koment shume intresant dhe shume inteligjent. Pra kemi dite te keqija, dhe shpesh e shtypim butonin [Dërgo Komentin] pa u menduar mire. Prandaj, te besh BAN eshte e padeshirueshme, sepse potencialisht ai mund te kishte qene mik i mire dhe vizitor i rregullt. Por arroganca (ajo jo nga sinqeriteti por ne kerkim popullariteti) nuk ka pse te tolerohet. Dmth edhe ky po nuk diti te rrije le te krisi b#then. Blogu eshte demokraci brenda nje autokracie. Vendimet i marrim ne, problemet e kesaj natyre zgjidhen fare kollaj. Ne nuk e duam Peshkun per vete, duam ta ndajme me te gjithe…ne.
Sa per komentin e Penarit, ishte i plote, nuk me mbeti ndonje gje per te shtuar. E kam fare te lehte te imagjinoj ate moment kur vjen nje koment kolosal qe natyrshem i nderron rrjedhen bisedes. Qarte. Kotherja i ka shenuar ca komente rrjedhekthyes psh.
12 August 2007 @ 1:49 am
Beji kick ose ban ose kickban ose beje /kill
Bej cte duash por keto tipa se kane per gje te hyjne duke perdorur proxy.
12 August 2007 @ 2:59 am
Blend, dua te qartesoj sa vijon.
Per temen, sa interval doni ti jepni games se komenteve, eshte komplet e drejta juaj te vendosni vete si zoter shtepie.
Ama duhet te beni nje dallim midis lloj lloj spurdhjakesh qe s’e kane per gje tua dhjesin muhabetin gjithe parafolesve duke thene qe te gjithe ja keni keptur pordhes, ju s’dini gje, ti X je idiot, ti Y je kot fare, etj etj, dhe atyre qe gjuhen agresive, here here skatologjike, e perdorin si mjet shprehes. Qe ne shume raste eshte i pazevendesueshem.
Ketu kemi te bejme me nje shoqeri virtuale me se shumti te mrekullueshme. Ka nje trade-off midis lirise qe u jepet peshqve per tu shprehur, e cila e ben blgoun njerezor, dhe censures teknike per ruajtje te profilit dhe integritetit tematik. Une ju mirekuptoj ku ky trade-off behet ne dem te njerit apo tjetrit krah; por mirekuptimi nuk do te thote te biesh dakord.
Miqesia virtuale ka nje force ne rritje dhe eshte bere nje komponente e re ne mardheniet mes njerzve. Wall Street journal kishte nje teme teper interesante te Premten mbi kete gje. Ndiq kete link po pate kohe.
http://biz.yahoo.com/wallstreet/070810/sb118670164592393622_id.html?.v=6
Ju (Penari, Llukani dhe ti) ndoshta nuk i kapni 100% permasat e asaj qe keni krijuar (KUDOS!!!!)… askush nuk do i kapte ne fakt….
12 August 2007 @ 8:40 am
Emigrant, te kuptoj 100%, ka nje ndryshim midis banalitetit dhe gjuhes se forte edhe kur keto te dyja ne shikim te pare jane te padallueshme. Eshte ideja e “kontekstit”. Ti si shkrimtar dhe une si lexues kuptohemi mbi kete. Autoret tane te preferuar kane folur gjuhe rrugacesh per te na transmetuar kulture. Jam me ty.
12 August 2007 @ 9:09 am
Nganjëherë është e paevitueshme që të dilet nga tema.
Dhe kjo dhe për mënyrën me ose pa vetëdie të disa autorëve, që në shkrimet e tyre, thjesht për të përdorur fjalë ose shprehje që e dinë se kanë efekt tek shqiptarët, edhe kur flasin për vajtjen në hënë… do ta lidhin dhe me kongresin e Lushnjes.
Pra s’është vetëm problemi i komentatorëve…… më parë se të vendosen masa (që janë shumë të drejta dhe të domosdoshme) për një debat civil dhe të pjekur rreth temës/topik-ut, autorët e Peshkut, duhet ‘reçensojnë’ artikujt, dhe ti kërkojnë botuesit që të ‘përqëndrohet’ vetëm në argumentin që do të sjellë dhe ta pastrojë shkrimin nga ato fjalët/frazat që janë jashtë argumentit të shkrimit.
12 August 2007 @ 9:29 am
Xhenazja tek dhoma e grave. Dikush hyn per te ngushelluar. Grate rifillojne kujen. Burrat rifillojne heshtjen. Ngushellusi eshte burre. Hyn tek dhoma e burrave.
Ngushellon. Pyet:si beri vaki ? i pergjigjen te afermit: po ja keshtu. Nje çast. Vetem pas nje çasti Xhemali pyet Qamilin me ze te larte :Na beri mire ky shi o shoku Qamil. Po, po i pergjigjet Qamili-kooperativa e Donofroses ka parashikuar te marre 42 Kv grure per hektare.Jo s’na duhej ky shi nderhyn me zerin pak me te larte Xhaferri - kooperativa e Kerthpules nuk e donte kete shi….
Tek dera e jashtme duket nji ngushellues tjeter. Grate rifillojne kujen. Burrat rifillojne heshtjen. eshte prap burre.Ngushellon. Pyet:Si beri vaki? Po ja keshtu i pergjigjen te afermit. Nji çast. Vetem nji çast. Vetem pas nji çasti Bedriu pyet Gonin me ze te larte: Gono si thu Do e fitojme kampionatin ? Vallaj te veshtire e kina o n’form Tirona.çar Tirona me, ket vit e merr Besa…………….
Nji tjeter ngushellues tek porta . grate rifillojne kujen. burrat rifillojne heshtjen. eshte grua. hyn tek dhoma e grave. ngushellon. Pyet si beri vaki ?
Po ja, beri- i pergjigjen te afermit. O Lume po ajo si ishte vesh ashu mi ? pyet Zana per Lutfien. E mi e ka mor kot fare ajo - pergjigjet Lumja me ze pak me te larte……
Nderkohe, Tema, ops….
————–
Vijon
12 August 2007 @ 11:19 am
Rolin e rendesine e forumeve e dine te gjithe.Forumistet aktive si dhe ata pasive (pjesa nenujshme e aisbergut).
Ndryshe do te ishte po te jepej lajmi nga ATSh dhe komentoje..
:D
)
Personalisht me ngazellen forumisti analist. Nderkohe qe analisti ne atdhe e ka bere punen e tije, gazeta eshte shperndare ne mbare Atdheun, “Cubi”, forumist, analist nga Titikaka, pas 12 oreve nis analizen e analizes. Me e bukura vjen kur “kacurri” forumist -analist nga Bodrumi ben analizen e “Cubit” ose analizen e analizes se analizes. imagjino for-analistin e tetembedhjete
Persa i perket idese se edrus : nje koment per ç’do foranalist, hmm kush do mirrte guximin te komentonte i pari ?
Ne arkivat e ketij Blogforumi te MREKULLUESHEM gjendet njje fraze perle.”shyqyr qe erdhe ti se kam tere diten qe i vi verdalle ketij artikulli”
“foranalisti nga evropa i drejtohej nji foranalisti nga amerika qe komentoi i pari nji artikull te cilin e kish hedhur Llukani qe ne oren 9.05 CET
kokluzion:
Forumi zgjat jeten !
vijon
12 August 2007 @ 12:04 pm
Ka shkrime nevrike, nevrastenike, dashurie, urrejtje, injorante, sharese, perkedhelese, fyese, shkencore(nga ndertimi sintaktik), popullore, vulgare, te lira dhe shume te tjera qe paraqesin karakterin e pjesmarresve ne blog. Natyrisht qe cdonjeri kur shkruan seriozisht ka vene nje cope personale ne blog dhe kur keto shkrime fshihen apo disa fshihen e disa te tjere ne pergjigje te tyre jo, krijohet nje fare nervoziteti si ai qe shihet me lart, personit i duket se eshte fyer me qellim apo pa qellim. Askush nuk ka monopolin e se vertetes, por ne kesi raste mendoj se pretendentit ti lihej nje mundesi duke ja nxjerre shkrimin menjane per ta gjykuar anetaret e blogut.
Pergjigja e kume-s dhe kerkesat e tij mua mu duken te pa drejta qe me cdo kusht duhet ti postohej dicka qe ai vete e quan me fjalet ne korsivin e LlTakos.
Kam pershtypjen se kume mund te me kete kritikuar apo share (kerkoj falje po s’qe keshtu), por une sinqerisht nuk dua t’ bej ndonje kundervenje ne kete rast sepse duhet ti kundervihesha ne ato pika ku mund te qeshe personalisht i prekur dikur (ne se eshte e vertete).
Prandaj ndershmerisht i them se, ne qofte se ai nuk ka pasur ndonje qellim ne artikullin ne kundershtim me interesat kombetare vec per te ironizuar ate pjese te papergjegjshme te shqiptareve qe rrine pa levizur gishtin per te drejtat e veta, duhet me patjeter te beje spjegimet si shqiptar i vertete dhe jo te rrije e te perzjeje te thatin dhe te njomin bashke.
Mendoj se pergjigja e Lltakos ishte e shkurter dhe e sakte per raste te tilla.
Loer kume-s, ne rast se do t’i pergjigjeshit postimit tim je i lutur te mos perdoresh fjale fyese ose fraze me qellim fyes, pasi vetem me gjuhe mormale mund te mesojme dicka te mire nga njeri tjetri.
12 August 2007 @ 12:15 pm
ET thotë: 12 Gusht 2007 @ 11:26 am
Persa i perket idese se edrus : nje koment per ç’do foranalist, hmm kush do mirrte guximin te komentonte i pari ?
Ka gjithmonë ndonjë trim
Pse s’përmënd edhe atë idenë e chatit ose të një teme ku mund të flisnin me njëritjetrin peshqit? (ku mund të kufizohej me 20/30 comente, dhe më të ‘vjetrat’ të scartoheshin automatikisht….. për të mos ta rënduar faqen)
12 August 2007 @ 5:35 pm
Pse Peshku…?
Nje nga rubrikat me te larmishme,me me kulture dhe ndoshta me me inteligjence.
PERFAQESIMI
I pranushem dhe prezent nga te gjitha kategorite,menyrat e te menduarit estetika dhe etika e te shprehurit,zjarrmia ,kunderargumenti dhe neutraliteti
Shkolla,ide dhe pikpamje nga me te theksuarat me rezultante progresive.
KEQKUPTIMET
Baza e tyre edukata shekullore e shqiptareve ne komunikim,Dikur ndoshta e pranueshme dhe efektive e shndruar sot ne regres acarues dhe baza e cdo keqkuptimi dhe nevrikosjeje.Kush eshte?
PERSONALIZIMI i debatit dhe shmangja nga problemi qe ne menyre tipike cfaqet ne veten e Pare,ralle ne veten e Dyte dhe per te mos thene fare ne veten e Trete
RROLI I ADMIN
Teper i zhdervjellet,voluminoz,nerva grices,operativ dhe i larmishem.
Me vullnet e pune me kulture kane arritur te zhvillojne nje treg mediatik virtual midis kulturave e botkuptimeve nivele te ndryshme e te shumellojshme arsimimi te shqipetareve .
Rreziku i shfaqur sindromi ‘Zapata” ose me shqip;-Kur jam punetor nuk eshte gje Drejtori,kur jam Drejtor fajin ma kane punetoret.
Ju uroj sa me pak “fshirje” nje nga mbeturinat me te rrezikeshme te qejfmbetjes qe gjithmone fundin e ka me HAKMARRJE per aq sa ke “ne dore”
PJESTARET
Njerez normale te universit me vesin me te pasherueshem te mbartur nga feudalizmi,Qejfmbetja.Ne cdo rast shprehet me tedencen e ‘venies perfund ” te kundershtarit.”
Dikush shkruante kot fare to be continued(ku eshte) ….do ti qe edhe t’ja futesh kot nuk eshte gje e keqe…Me mire si eT vijon.
12 August 2007 @ 5:42 pm
Qyqja Drizo , gjashte ore paske prit “vijimin”

12 August 2007 @ 5:45 pm
Administratoret gjasme kane vene kritere qe se pari, vete nuk u permbahen ne komentet e tyre dhe se dyti, ka shkrime qe nuk thyejne asnje nga kriteret dhe perseri fshihen dhe c’eshte me e keqja ka komentues qe nuk e shohin dot driten e diellit qysh prej fillimit. S’ka problem se cfare shkruajne, i teket administratorit qe filani te mos shfaqet dhe pike. E kam fjalen qe ne qofte se rregulli eshte ” Topi eshte i imi, penalltine do e gjuaj vete” pse gjithe ky diskutim hipokrit atehere, nga ana e administratoreve? Se sa fair jeni ju e kemi marre vesht!
12 August 2007 @ 6:19 pm
Jo per gjo eT …… po menohna na…
12 August 2007 @ 11:14 pm
degjoni te tere nese keni kohe e jeni te interesuar.
nuk jam ketu per egzibicionizem apo per te dale kunder te tjereve. une shkruaj c’te me teket, e nese nuk eshte banale dhe jologjike, atehere askush nuk duhet te me ndaloje te botoj ne forum. gjeja me e cmuar per te tere, dhe drita e vertete per mua, eshte liria. dhe kerkoj lirine time. dhe besoja se e kisha gjetur ne kete forum.
nese ketu nuk ka liri, po diktature si ne cdo hapesire tjeter te vendit tone, atehere me thoni shqip, qarte, troc, dhe une nuk lodhem me me kete debat. une kam te drejte te flas kunder shqipetareve e kunder shqiperise sepse ashtu e mendoj. nxirreni sic tha adriatiku ne nje cep shkrimin tim, dhe ta gjykojne te tere, po jo ta fshini. komenti im (ishte koment, jo artikull) hapi debat ne rrjedhen e komenteve mbi shkrimin “si filli protesta” dhe ai debat ishte gjykimi me i paster mbi te.
sa per LItakon, komenti i tij ishte shume fyes. ndaj c’mbjell do te korresh. askush nuk te kerkon te marresh pjese ne nje muhabet bajat, po askush nuk te lejon te urdherosh kur nje muhabet bajat duhet lene apo jo LItako. kete duhet te kuptoni.
liri, liri deri te liria e tjetrit. sa budallalleqe shoh une ketu, nuk shkoj te bej komente per te tera.
pastaj, o ishte per tu censuruar ftesa ime ndaj laures, o s’kishte tjeter gje per tu censuruar, dhe ju administratore “korrekte” shkoni e fshini pikerisht komentin qe e kisha bere tere shpirt.
sipas mendimit tim, askush nuk ju ka caktuar mbrojtes te “etikes kombetare”.
permetari ka shume te drejte, mjaft ju lutem me hipokrizi, e me elozhe per njeri tjetrin, sepse nuk ka kuptim. ketu po kerkojme hapesira te pastra, jo po te njejtat struktura te minimizuara te neveritshme qe i shohim ne cdo shkalle shoqerore ne kete vendin tone.
“komenti im ishte pak a shume antishqipetar, anti antihuman, dhe anti komb ne pergjithesi’
po, jam kunder cdo antihumanizmi, dhe kunder konceptit te kombit. eshte i vjeter si koncept, duhet te shohim hapesira te reja mendore.
dhe jam antishqipetar ne koment, sepse une i pari, dhe ne te tere e meritojme te cilesohemi me shume epitete te mbrapshta. e meritojme duke u nisur qe nga kjo situate, e deri ne situaten politike, e deri ne situaten historike e fiziko gjeografike ku ndodhemi. secili ka ate qe meriton, dhe ne e meritojme te jemi ketu ku jemi. asgje nuk kemi kerkuar, asgje nuk kemi bere, e asgje nuk bejme. sapo dikush kerkon apo shpreh dicka, ne i presim gjuhen…
me respekt,
loer kume
12 August 2007 @ 11:32 pm
Llukan Tako - Llukani eshte mbikeqyresi me aktiv i faqes, me nje numer te perbindshem artikujsh dhe komentesh. Ka nje diplome ne finance dhe nje diplome pasuniversitare ne drejtimin e ndermarrjeve. Tani punon ne nje kompani sigurimesh Amerikane. Jeton ne Çikago.
Penar Musaraj - Penari e nisi Peshkun si nje projekt anesor te revistes ezeta ne Dhjetor ‘03, por ka kohe qe i kane rene baterite. Design-et dhe redesign-et e faqes jane produkte te tij. Ne universitet merrej me politike dhe antropologji, dhe tani eshte bashke-partner i CMS Lounge, nje kompani per web design. Jeton ne Toronto.
Blendi Salaj - Blendi ka nje aftesi te cuditshme te beje shume gjera njekohesisht: ai vazhdon Masterin per median, punon full-time ne gazeten Boston Globe (moter e vogel e New York Times), merret me emisione radiofonike tek Radio Ezeta, dhe ngaterrohet shpesh me thashethemet e Albforumit. Kohen per te shkruar tek Peshku ia vjedh gjumit. Jeton ne Boston.
12 August 2007 @ 11:34 pm
Loer,
1) Kembengulja jote per te folur per nje koment tendin dhe per te bere medoemos qe te dali e jotja tregon plot shenja te atij ekzibicionizmi qe ti thua qe s’e kerkon.
2) Shkruan qe nese nje pergjigje s’eshte “banale dhe jologjike” s’duhet te fshihet. Ajo pergjigja per te cilen “paske derdhur shpirtin” ishte sic e the edhe vete antishqipetar, anti antihuman, dhe anti komb! Kjo eshte jashte cdo llogjike te pranueshme per ne dhe per shumicen derrmuese te pjesmarresve te kesaj faqe. Si e ketille s’ja vlen te harxhohet kohe me te.
3) Pergjigjen tende s’e nxjerr njeri ne nje cep te vecante sepse nuk eshte ne frymen e ketij blogu. Jam i sigurte qe mund te gjesh plot blogje te tjera qe te mos kene probleme me shkrime te frymes qe permende me siper. Shko, kerkoji, gjeji dhe shkruaj e debato aty. Kjo faqe ketu ka nje qellim tjeter dhe s’i vjen turp ta mbroje!
4) Ketu nuk ka diktature, ketu ka rregull. Liria dhe anarkia jane dy ide krejtesisht te kunderta te cilat ti me c’duket i ngaterroke.
5) Pergjigja ime ishte mjaft e sjellshme duke marre parasysh antishqiptarizmin, antikombetarizmin dhe antihumanizmin. Te jesh i sigurte qe edhe kjo pergjigje qe po te jap tani eshte mjaft e sjellshme.
Kaq besoj se mjafton. Bajatlleku po arrin kulme te papara ndonjehere.
Ll.T.
12 August 2007 @ 11:45 pm
vazhdon elozhi i bukur, i embel, dhe shume i perseritur, kesaj rradhe nga sistem filani. mire more sistem, une tani qe po shkruaj jam me nje dhimbje koke te papare, por ideali mbi te gjitha.
diten time e kaloj duke ushtruar zanatin tim si mjek stomatolog ne durres, ne kliniken time private. kohen e lire ne klinike, jashte saj dhe ku te mundem e kaloj duke shkruar. ate qe e quajme kohe te lire e kaloj duke u mare me muzike, ne menyre amatore. dhe i vjedh kohen krevatit per tu angazhuar te peshku.
c’ti besh, reklame vetvetes, se u pa puna…
llukan, me ne fund te mora vesh se kush je o litako. shkrimi im ishte antishqipetar per ato vlera qe paraqet shqiptarizmi i sotem, e qe nuk permblidhen ne te ngrenet e mishit o burre i dheut. shkrimi im (dhe prape re ne gracken time) eshte anti antihuman, e kap icik? anti - antihuman. sepse antihumanizmi ne token e enderrave me te frikshme te kamyse dhe kafkes ka arritur kulmin. dhe anti komb, sepse koncepri i kombit eshte koncept kufizues. te kufizon mendjen, te harxhon neuronet, e te ben budalla. askush nuk ka pse te prezantohet krenar pse eshte nga nje komb i caktuar, po te rrahe gjoksin e te prezantohet per ate c’ka ai ben.
besome mua llukan (ke dhe emrin e stergjyshit tim, respekte) na bie me mire keshtu, sepse individualisht jemi mire ne, po si komb, nuk i kemi dhene gje botes qe te rrahim gjoksin pse jemi shqipetare.
te thashe qe je i nxituar llukan, dhe rregullat e peshkut ‘rregullojini” pakez me mire. te kene hapesire te tere, e jo ata qe ju shkojne ju per shtat. nese doni dicka reale.
ika tani se jam semure. naten e mire… dhe think
12 August 2007 @ 11:53 pm
Mire Loer, do “thinkojme” ne ketu me aq sa mundemi por shko tani, shko….
13 August 2007 @ 12:23 am
Loer Kume fillo te meresh me muzike ne menyre profesionale (Cubase,Reason,Waves Le) dhe fillo te lexosh libra te tjere (mos e izolo veten tek kafka) e do ta shohesh qe jeta nuk eshte kaq bardhe e zi dhe ndonjehere gjerat e thjeshta skane nevoje per filozofi.
Ciao.
13 August 2007 @ 4:54 pm
DITURIA
Shume e pranueshme per argumentet qe sillen,informative dhe mesimdhenese.Ne shume raste ngacmuse per hapje horizonti.Specialiste dhe te nxene ne menyre ta pelqyeshme,ballafaqojne ne menyre aktive dije dhe emra te njohur te kohes dhe te shkuar.
Difekti kryesor —Ne teresi debatuesit dhe pruresit( pa marre parasysh se mendimi njerezor i shkruar-analitik-themeltar ne disa raste-evolucionar a revolucionar-ne kuptimin me te plote ate KLASIK eshte shfaqur prej shekujsh)
Argumentojne me teza Perjashtuese dhe jo kritike perfshirese.
PERSONALITETI
Tipik shqiptar.Qenie inteligjente,intuitive,krenare ,nxenes i jashtezakonshem ne pervetsim,hera heres praktik dhe mosbesus.Bombastik dhe vetmburres.
Difekti kryesor i mungon humori,dhe kur e shpreh njeh vetem”talljen e cinizmin”.Si produkt i kohes po cfaqet nje personalitet i politizuar i tejskajshem,sipas parimit ….me ka thene baba mue….
To bee continued( ku eshte mor)…ose me mire sipas eT vijon.
13 August 2007 @ 4:55 pm
Loer: “sapo dikush kerkon apo shpreh dicka, ne i presim gjuhen…”
Plako, ti e thua kete fjali a thua se Peshku eshte e vetmja faqe ne bote ku mund te flasesh. Shko fol gjetke. Hap faqen tende. Gjej ndonje forum tjeter. Eshte e thjeshte fare. Tek lista e “arqipelagut” ka nje tufe me bloge shqiptare qe thone c’te duan. Bej te njejten gje, dhe do flasesh lirisht. (E madje, mund te dalin titujt e shkrimeve dhe tek faqja e pare e Peshkut.)
Nuk po ta them kete qe te te perze, por po ta them qe te mos ankohesh a thua se “diktatoret e Peshkut” te prene lirine e fjales. Se liria e fjales tende nuk varet nga ne.
Ky koment vlen dhe per Permetarin.
13 August 2007 @ 4:58 pm
THENIA E DITES
“Tek lista e “arqipelagut” ka nje tufe me bloge shqiptare qe thone c’te duan. Bej te njejten gje, dhe do flasesh lirisht. “
14 August 2007 @ 6:36 pm
DETYRIMET
“Me c’do kusht te lartesohet Shqiperia e shqiptaret” eshte shndruar ne konkurence pozitive pothuajse ne c’do debat.Edhe atje ku shihen e ballafaqohen te meta tentativat jane tek ZGJIMI.Si pa kuptuar shkohet me parimin “Sa me shume te meta te ekspozosh aq me shume i “nxihet” faqja nje populli,dhe aq me shume nxitet drejt perparimit”
Difekt mbetet ceshtja ku me ane te mendjes shpiken e krahasohen vlera qe rrisin artificialisht “Te Qenit Shqiptar”.
ANEKS
Jetgjatesi dhe me shume produktivitet ketij forumi inteligjent me te gjithe pjesmarsit e tjere qe mbushim rradhet me terminologjine sharmin e zhargonin personal.Sasia do vije koha te shndrohet ne cilesi….
Kam nje tjeter qe ….. vijon.S’ka me to be continued …d.mth futja kot.
15 August 2007 @ 5:31 am
“Armiku i shqiperise jane vete shqiptaret”………….
…..por jo te gjithe , vetem tipa si ky…. loer kume …..
15 August 2007 @ 5:47 am
THENIA E DITES
“Tek lista e “arqipelagut” ka nje tufe me bloge shqiptare qe thone c’te duan. Bej te njejten gje, dhe do flasesh lirisht. “