Kryeministri i kërkon Presidentit shkarkimin nga detyra të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura
Kërkesa drejtuar Presidentit bazohet në nenin 169, pika 3 e Kushtetutës
Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Presidentit të Republikës shkarkimin nga detyra të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral lejtnant Luan Hoxhës. Burime qeveritare bënë të ditur se kërkesa për shkarkimin e Hoxhës i është drejtuar Presidentit Topi dy ditë përpara Samitit të Bukureshtit.
Kërkesa
Kryeministri Berisha i ka propozuar Kreut të Shtetit shkarkimin e gjeneral lejtnant Luan Hoxhës nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, pas ngjarjes së ndodhur në Gërdec, më 15 mars 2008. Propozimi i Berishës është në përputhje me nenin 169, pika 3 të Kushtetutës, sipas të cilit “Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, emëron dhe shkarkon shefin e Shtabit të Përgjithshëm”. Burime qeveritare shprehen se kërkesa e Kryeministrit është dërguar pak ditë përpara zhvillimit të Samitit të Bukureshtit, ku Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO, dhe pak ditë pasi Presidenti mblodhi Këshillin e Sigurimit Kombëtar ku u analizua ngjarja e ndodhur në Gërdec. Megjithëse zyrtarisht institucioni i Presidencës nuk pranon të bëjë asnjë lloj komenti mbi një propozim të tillë, burime konfirmojnë se ajo po shqyrtohet. Burimet qeveritare shprehen se kërkesa për shkarkimin e Hoxhës është konceptuar në kuadrin e reformimit të institucioneve të sigurisë, për të cilën Kryeministri Berisha, por edhe drejtues të tjerë të shtetit kanë vënë theksin menjëherë pas tragjedisë së ndodhur në Gërdec. Kërkesa për shkarkimin e Hoxhës duket se bazohet në moszbatimin e urdhrave për ruajtjen e rajonit të Gërdecit dhe depove të municionit nga Komanda e Forcës së Bashkuar, e cila është një nga pjesët më të rëndësishme të Shtabit të Përgjithshëm.
Kritikat e Topit
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të zhvilluar një javë pas tragjedisë së Gërdecit, Presidenti Topi është shprehur kritik ndaj institucioneve të sigurisë dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA-së. “Si shpjegohet që askush nuk na kishte vënë në dijeni për këtë gjendje në terren? E kam fjalën për SHIU-n, SHISH-n, Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, shërbimet e autoritetit fiskal, ato të punës dhe të autoriteteve monitoruese të shëndetit paraprak, prej të cilave nuk ka patur as edhe një rresht të vetëm informacion mbi atë që ndodhte në Gërdec”, do të shprehej Topi në fjalën e mbajtur në këtë mbledhje, duke shtuar se është e pafalshme që askush nuk ka thënë asgjë, mbi një punishte të paligjshme dhe shumë të rrezikshme pranë aeroportit të vetëm ndërkombëtar dhe të autostradës kryesore të vendit.
Kuvendi i rikthehet çështjes së Gërdecit
Kërkohet raportimi i ish-ministrit Mediu
Kuvendi i rikthehet çështjes së Gërdecit, tragjedisë që shkaktoi 26 viktima, ndonëse çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Përgjithshme. Deputeti i Partisë Republikane, anëtar i komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Artur Hasanbelliu, i propozoi dje komisionit ku ai bën pjesë të zhvillojnë një seancë dëgjimore për çështjen e Gërdecit me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun. “I propozoj këtij komisioni që të thërrasim për të raportuar lidhur me tragjedinë e ndodhur në Gërdec, ish-ministrin Mediu”, kërkoi Hasanbelliu gjatë mbledhjes së djeshme të komisionit. Mirëpo propozimi i tij u kundërshtua nga deputeti i Partisë Socialiste, nënkryetari i komisionit, Petro Koçi, i cili vlerësoi që për këtë çështje duhet të thirret titullari aktual. “Nuk ka kompetencë ish-titullari të vijë e të raportojë në komision. Mund të vijë kreu aktual i Ministrisë së Mbrojtjes për të na raportuar për këtë çështje”, tha Koçi. Por socialisti u shpreh dakord me kërkesën e deputetit tjetër të Partisë Demokratike, Baki Shehu, për zhvillimin e një seance dëgjimore për këtë çështje me kreun e SHIU-t. Ndërkohë që kryetari i komisionit, deputeti i PD-së Leonard Demi, premtoi, siç u shpreh ai, se “do ta zgjidhë këtë çështje”, por nuk dha asnjë përgjigje konkrete mbi kohën e zhvillimit të këtyre seancave.
Përfaqësuesit e Gërdecit
Problemet të zgjidhen sa më shpejt dhe drejt
Një përfaqësi e banorëve të zonës së Gërdecit njohën dje Presidentin Bamir Topi me problemet dhe pasojat që po përballen nga dita në ditë, pas tragjedisë së ndodhur në këtë fshat më 15 mars. Gjatë një takimi të zhvilluar në Presidencë, banorët e Gërdecit kërkuan nga Kreu i Shtetit një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë të këtyre problemeve. Në takimin me Topin ishin të pranishëm punonjës të fabrikës së çmontimit të Gërdecit dhe familjarë të atyre që u prekën nga shpërthimi tragjik. Kreu i Shtetit, pasi u njoh me problemet e parashtruara nga banorët e Gërdecit, tha se është detyrim institucional dhe njerëzor njëkohësisht për t’u ofruar gjithë mbështetjen e mundshme për normalizimin dhe zgjidhjen sa më të shpejtë dhe transparente të situatës. Topi dha udhëzimet e nevojshme, në mënyrë që të sensibilizohen menjëherë të gjitha strukturat përkatëse dhe të prekurit nga shpërthimi i Gërdecit të marrin sa më shpejt një informacion të sinqertë, korrekt dhe transparent. Si pasojë e shpërthimit të ndodhur në Gërdec rreth një muaj më parë, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. Shpërthimi i ndodhur në fabrikën e çmontimit të municioneve u shoqërua me dëme të mëdha materiale.


15 April 2008 @ 12:58 pm
Le te shpresojme qe Gjen. Hoxha te jete me i fisem se gjen. Prifti qe do te vije e te mos ta leshoje postin e tij pa bere lufte.
15 April 2008 @ 2:08 pm
Le te shpresojme. Shpresa vdes e fundit edhe kur nuk ka shprese.
15 April 2008 @ 2:19 pm
Sipas aludimeve ne shtyp Shefi i shtabit Luan Hoxha u ka shkaktuar pengesa atyre qe planifikuan dhe realizuan mafien e Gedecit. Nuk i eshte bindur Mediut dhe eshte shtrenguar qe te firmose per miratimin e Gerdecit si fabrike demontimi nga ana e shtabit te pergjithshem.
15 April 2008 @ 2:20 pm
Kesaj i thone te pastrosh m. me sh.
15 April 2008 @ 2:46 pm
Pra gjithmon sipas shtypit ky Hoxha te pakten ka pasur nje cike burreri ( te pakten nje b…ole), te shikojme nese ka me shume burreri duke i thene jo shkarkimit te tij ( nese e ka dhe te dyten).
15 April 2008 @ 2:49 pm
Ky mo njerez nuk ka si shpeton. Shperdorimi i detyres eshte me e pakta qe ha ky. Kodi penal ushtarak eshte dhe me i rrepte. S’e ka punen mire Hoxhe mavria po mire ti behet. Te vene mend e mos te vene firma thjesht se u bejne presion nga lart
15 April 2008 @ 2:57 pm
Dakort, deri ketu mire .
Po Metropoli di gje kush do jete shefi i ri ?
Si ju duket Shaban Memia ?
15 April 2008 @ 3:03 pm
Shaba osht gjarper
E ka tregu qe osht llagar per ate pune qe ne 97.
Po dhe Gimcen mund ta hedhi knej nga ushtria, s’o cudi. Ha buke vec ne ai
15 April 2008 @ 3:08 pm
mu mpelqe G Rruli.
15 April 2008 @ 3:38 pm
Si Ju duket Xhuveli?
15 April 2008 @ 3:45 pm
Idriz !
Nuk quhet. Nuk duhet me nga Partite aleate !
15 April 2008 @ 4:10 pm
Gjynaf se ky Hoxha dukeshe si njeri i mire per ate post…po do ta pesoj ashtu si shume te tjere qe fillaun te mire dhe pastaj u lidhen me Berishen…
15 April 2008 @ 4:12 pm
Me fole drejt!
Z.Bamir nuk duhet ta shkarkoje pa e derguar para ndjekjes penale SALIUN
Me te vetmen arsye sepse ShShP nuk qe i trazuar me kete afere te ndyre te Kapove…Dhe ne kete shtet “bjeri ti bijem” edhe vete TOPI me kete propozim qe po i vjen po perdoret si MARIONETE.
Kurajo TOP!
Predhat ti ka shit Sala , ne ca Familjare ti ka bo “skrap”…po ti mos e
lesho veten beja njehere “BAM” mos mba fjalime kukllash …dhe neqoftese nuk te kane informuar shifu ne pasqyre dhe thuj vetes :
Po une c’dua ne kete SHTET! Nuk duhet ta kaloj kollaj SALA kete rradhe.
Behu BURRE !
15 April 2008 @ 4:18 pm
Sala do shkoj tja mori shkarkimin m’3 te notes ksaj rradhe. Per Barbin e priti sa gdhiu, kurse tani s’ka mo kohe.
15 April 2008 @ 4:34 pm
Veres se kaluar ne nje diskutim me Kotheren mbi zgjedhjen e Presidentit te Republikes hidhet ideja nga ai,se Topi mund te jete nje President ndryshe nje President qe do sjelli ballancat jo vetem ne shtet por edhe brenda Pd-se.Asokohe kam dyshuar per dicka te tille ndersa deri tani Presidenti i Republikes nuk ka vertetuar asgje vecse se eshte leva personale e Kryeministrit.
Kerkesen e Shefit te Shtabit te Pergjithshem nuk e paragjykoj pasi nqs nga hetimet del qe pergjegjsia penale rendon direkt mbi te,mire do ishte per imazhin e vendit qe prangat ti hidheshin nje ish Shefi….e jo Shefit te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura.
Nga ana tjeter po pres me interes reagimin qe do kete Presidenca ne lidhje me ligjin e legalizimeve.Ky po qe eshte test…
15 April 2008 @ 4:50 pm
Jemin Gjana eshte taman .
15 April 2008 @ 4:50 pm
Shkarkimi i Shefit te Shtabit te Pergjithshem, eshte shume i vonuar, duhet te ishte shkarkuar ose dorehequr bashke me Mediun.
Une nuk i kuptoj disa qe bejne rolin e kukuvajkes per Gjenaral Hoxhen, dhe ne te njejten kohe kerkojne llogari dhe pergjegjesi me Gerdecin. Shefi i Shtabit te Pergjithshem, ka pergjegjesine e tij ne kete ngjarje.
15 April 2008 @ 5:07 pm
Te gjithe kane pergjegjesite e tyre pervec “te Papergjegjshmit”…
15 April 2008 @ 5:08 pm
ZTopi duhet te provoje VETEM nje here,te kundershtoje SALEN per te pare se ate nuk e informojne per ASNJEGJE qe ka lidhje me perfitimet jashte grupit te interesit te tij.
Permbyse kete menyre te drejtuari…..Kur ishe K/tar Grupi ju perqase mendimit te NGJELES per ndryshime ne PERBERJEN dhe METODEN e QEVERISE.
Aty e ke te keqen..Kerkoi dok .rrumpalles te paraqise doreheqjen per te gjithe ata qe ke renditur pyetjen se si nuk te kane informuar dhe i fundit
…le te jete Z.LUAN , pasi te kesh BISEDUAR shtruar se perse nuk e PERFILLNIN……Ka shume besoj te te thote….ne se je me te vertete TOP!
Po ta ka “lagur” barutin dhe ty MIXHA lesho ndonje fjolle tym dhe mos na bej si i forte dhe i thelle me pyetje te “tablove sinoptike”.
15 April 2008 @ 5:08 pm
Shefi i Shtabit ka pergjegjsi sepse nuk pati zemer te thoshte qe kjo pune nuk behet. Dhe per kete le ta haje tani, mire ti behet. Ishalla e ndjekin te tjere nga mbrapa
15 April 2008 @ 5:09 pm
Ky eshte vetem nje budallalek asgje me shume, Iku Mediu ska lidhje LUAN HOXHA, Nese e ka bere Berisha ben shume gabim. Luan Hoxha eshte nje njeri shume i ndershem qe i eshte dedikuar gjithmone punes, nese LUAN HOXHA shkarkohet atehere ne skemi me SHTET
15 April 2008 @ 5:11 pm
E po shume ndenji dhe ky Hoxha ne krye te ushtrise, boll na sunduan Hoxhenjte ne te kaluaren, tani te vije gjaku i ri si ky Jemi a ndonje tjeter me i ri si Fernando Xhaferri e Paloka.
S’mund te behet ushtria me capacule qe nuk dine tjeter vec rregulla ve ushtarake strikte. Hiq specialisto komunistet dhe ver damahushat demokrate, se si do mund te ece vendi yne drejte endrres shekullore te njerezimit? Qifja i temen e semes, vetem 2 ngjyra njihen ne Shqiperi!
15 April 2008 @ 5:16 pm
Pse akoma mendon se kemi shtet ne?
15 April 2008 @ 5:18 pm
Eksperimente per shkakun e shperthimit
Redinalda Caushaj
E Marte, 15 Prill 2008
Prokuroria do te eksperimentoje ne Gerdec per te gjetur shkakun e shperthimit ne fabriken e demontimit. Ne krater pritet te improvizohen shperthime te tjera te predhave per te vleresuar nese eksplodimi tragjik i 15 marsit ka ardhur nga nje aksident ne demontim apo ndezje e barutit ne konteniere. Lajmin e bene te ditur dje per gazeten “Koha Jone” burime nga Prokuroria e Pergjithshme, ku dhe eshte vendosur grupi hetimor per dosjen “Gerdeci”. Pjese e eksperimentit do te jene edhe ekspertet amerikane te ATF dhe te FBI-se qe kane ardhur ne Shqiperi.
Nepermjet eksperimentit, qe pritet te behet ne fabriken e demontimit tashme te shkaterruar, do te vleresohen edhe arsyet te cilat cuan ne shperthimin qe shkaktoi 26 viktima. Mesohet se fillimisht do te improvizohet shperthim per te pare menyren e demontimit te fishekeve dhe predhave. Ekspertet shqiptare dhe amerikane do te hetojne shpejtesine e shperthimit te predhes dhe shkeputjes se djegoreve nga pjesa tjeter e municionit. Zyrtare te prokurorise thane se nepermjet ketij eksperimenti do te shihet nese nga shpejtesia e shkeputjes se ketyre pjeseve shkaktohet shkendije gjate procesit te demontimit qe mund te sjelle eksplodim. Pritet te vleresohen pajisjet, me te cilat kryhej ky proces dhe mundesite e leshimit te shkendijave. Pista qe po hetohet eshte ajo aksidentale gjate procesit te demontimit ne fabrike dhe gabimit njerezor. Por ky eksperiment pritet te zbardhe shkakun zyrtar te ngjarjes tragjike ne Gerdec. Nese verifikohet se shkaku i shperthimit ka qene aksidental dhe nuk ka pasur persona te cilet mund te kene shkaktuar qellimisht eksplodimin, atehere hetimi do kaloje nje faze te re.
Nepermjet eksperimentit qe do te kryhet ne krater ditet e ardhshme dhe per te cilin ka rene dakord grupi hetimor, pritet te verifikohet dyshimi i ngritur nga ana e tyre per pisten e ngjarjes aksidentale gjate demontimit apo nje ndezje te barutit ne konteniere. Mesohet se nga hetimet e deritanishme ekspertet amerikane mendojne qe kushtet e punes, me te cilat kryhej demontimi i fishekeve ne praktike, duhet te verifikohet. Pas deklaratave te punetoreve se procesi ishte i thjeshte dhe artizanal, eksperimenti pritet te zbardhe edhe kete deshmi nese qendron. Nese nga eksperimenti rezulton qe gjate shkeputjes se djegores nga baruti ka pasur shkendija gjate demontimit, atehere shkaku i shperthimit mund te kete qene pikerisht ky dhe ngjarja te konsiderohet aksidentale. Per hetimet e momentit askush nga deshmitaret nuk ka deklaruar se ka pare persona te panjohur qe te hyjne ne fabrike. Ne deshmite e dhene prane organit te akuzes eshte bere e ditur qe zjarri ka ardhur papritur nga jashte, i cili ka shkaktuar edhe eksplodimin e menjehershem. Nderkohe qe dy rojet e fabrikes, te cilet jane edhe deshmitare te tragjedise, kane sqaruar se zjarri ka ardhur nga jashte, por nuk shpjegojne shkakun pse ra ne barut.
15 April 2008 @ 5:20 pm
Shkrutimisht, keta kukuvajkat e kane hallin me Berishen, as nuk duan t`ia dine per pergjegjesite e te tjereve. Te tjeret edhe pse kane pergjegjesi, te rrine edhe 100 vite ne ate detyre po paten jete dhe shendet. Mjerim!
Duhet pershendetur ky hap, per nxjerrjen e pergjegjesive nga cdo zyrtar ushtarak dhe civil. Megjithe respektin per Gjeneral Hoxhen, jam dakort me ato qe ka shkruar dikush me siper per te si individ, duhet te largohet nga ajo detyre, pasi ka pergjegjesi per ngjarjen e Gerdecit, qofte edhe me mos ngritjen e zerit, per ate qe behej aty.
15 April 2008 @ 6:10 pm
Shefi shtabit duhet te largohet por, para tij duhet te largohet Zoti Berisha. Kryeministri yne para se te kerkoje pergjegjsi morale te te tjeret duhet te filloje te marre persiper pergjegjsite e tij dhe te paguaje faturen politike te gabimeve te tij (faje per mua) te dy dekadave qe ka qendruar ne politiken shqiptare si ne pozite, si ne opozite. Ne opozite ne kohen qe u vra Azem Hajdari zoti Berisha deklaroi se njihte vrasesit por nuk pranon edhe sot te deshmoje ne gjykate, te marre pergjegjsi per materialet/dosjet, lidhur me aferat korruptive te shume politikaneve tane qe deklaron se disponon por nuk paraqet.
15 April 2008 @ 6:20 pm
O Enverist ! ( po the nostalgji ne Shqiperi je detyrimisht Enverist
)
Nga pikpamja administrative mire behet qe nderhyhet edhe ne Shtabin e Pergjithshem , dmth nese ka vend per te nderhyre.
Ajo puna e detyrimeve morale lidhet edhe me ate shprehjen e qemotit :
Ha turpin me buke
Puna eshte se turpin me buke jane duke e ngrene shume pale/vete.
Besimi per drejtesi ne kete ceshtje ne perceptimin e shume personave eshte zero.
15 April 2008 @ 6:33 pm
Lexoni nji gjo per tu zgerdhire me siper …nga nje Mixhiste braziliane ka ardh nje artikull per-per -per-per-per-per…..Shkakun e Shperthimit…..
nga shkendija pa Dashje apo e Qellimte….
O pika qe su bije.Ka ardhe nga shkendijat ne TRU te “qeverise ne diete”,
dhe e chuditshme se kujt i duhen “shkendijat apo armiqte”!!!!!!!!!!!!
Institucionalisht SHSHP eshte vartesi i PARE dhe DIREKT i Presidentit,pra
i KOMANDANTIT(me TOP) te PERGJITHSHEM.Ai me c’do kusht duhet te sqaroje :
Perse vartesi i tij direkt eshte menjanuar nga kryerja e detyres ????
Perse SHSHP ka hyre ne lojen prit e percill te shkresave per te larguar Pergjegjesite?
Perse cdo lloj cilivili me postin e MIN mund te trajtoka SHSHP si nje vartes dhe jo si nje PARALEL? E shume e shume pse ????
Sepse shkarkimi eshte shume i kollajte ,por te gjith servilet e PARTIVE qe mund ta zevendesojne z.LUAN do te sjellin te njejten metode te mbartur
qe nga koha e LEKSERVE te PS ,servile te rendomte pa pike personaliteti.
15 April 2008 @ 6:38 pm
Nostalgji u identifikova sepse me te njejtin nickname kam shkruar ne nje teme tjeter. Jam e djathte ne ide por jeta me ka mesuar te vlersoj njerezit dhe punet e tyre dhe jo krahun e ideve qe perfaqsojne.
Zoti Berisha duhet te marre pergjegjsi patjeter dhe jo vetem ai por edhe shefi i shtabit te pergjithshem. Ta japin doreheqjen te dy bashke sepse, te dy jane bashkefajtor.
Po Koth ke shume te drejte stan me lepra e me k..va nuk bohet dhe ne Shqiperi per fat te keq i kemi me shumice te dyja palet prandaj jemi katandis ne pike te hallit.
15 April 2008 @ 6:43 pm
Kryeministrin e prisnim keto dite te shkarkonte Bollanon, po jo, ky vete e meret me shefin e shtabit te Ushtrise Shqiptare ?!
Hajde pastaj
15 April 2008 @ 6:50 pm
nga ai guri me vere do kalojme nje dite te tere.
Hap Gerdeca, mbill fasule, lule Sale djali lule.
15 April 2008 @ 6:52 pm
Ne mos gaboj (ketu tek Peshku e kam hasur), ky shefi i Pergjithshem i Ushtrise sikur ka qene kundra aktivitetit te demontimit ne Gerdec, per shkak te afersise me autostraden dhe aeroportin e Rinasit.
15 April 2008 @ 6:53 pm
Me sa di une nga prokuroiria ska dale ndonje akuze ndaj shefit te shtabit. Ushtarakate u pyeten e u ripyten disa here por prokuroria e tiranes vendosi tia kaloje ceshtjen prokurorise se pergjithshme pasi qe te zbardhej e verteta duhet te hetoj nje perpson me imunitet. Ky person nuk eshte shefi i shtabit. Ai nuk gezon asnje imunitet. Nese do te gjenin pergjewgjesi tek ai ateher se kane aspak problem ti hedhin prnagat. Nese nuk e kane bere deri tani, kjo do te thote se ndaj atij nuk ka asnje prove kunder.
Disa thane se nuk foli. Mgjt mediat kane permendur faktin qe ka dale nga prokuroria se shtabi kishte njoftuar disa here kryeministrine dhe presidencen se ku cmontoheshin depot (njoftimi i fundit ishte dy dite para tragjedise).
Nese dikush nga ju pret qe edhe ushtaraket te dalin dhe te bertasin ne televizion se ia kam thene apo ma kishte thene atehere duhet te dine se institucionet shteterore nuk komunikojne nepermjet mediave, pro me shkresa dhe madje kur eshte fjala per ceshtje te sigurise edhe ne menyre sekrete. Mgjt me cpo shoh ju doni ti beni te gjithe kurban, pa e ditur mire nese ka faj.
15 April 2008 @ 7:01 pm
Une jam dakort qe ky Hoxha te shkarkohet sepse si ushtarak qe eshte, nuk duhet t’i linte keta civilet pocaqi (Mehdiu & Friends) te benin si i desh summa me Ushtrine Shqiptare.
Shefi i Shtabit te Ushtrise duhet te jete asi burri qe kur te flase nje here, ketyre qurrasheve ti prishet gjumi per tre dite, jo nje “fil” qe ze e kapet me fjale me cupen zedhenese te Ministrise.
Meqe ky e la Ushtrine ta bente lesh nje tregetar hekurishtesh me nje “amerikon me laptop” atehere duhet te ike pa ceremoni fare!
Ironia, sigurisht, eshte qe kete po e heq Arkitekti i Rrumpallhanes ne Shqiperi!
Annus Mirabilis Arbanensis
15 April 2008 @ 7:04 pm
Kur u vu Gjeneral Hoxha si shef shtabi, ca nga ata qe rinin rogull PDse mbureshin, kuptohet per nivelin e tyre mendor.
”E vuri Sala dhe kreun e ushtrise nga veriu, e madie e thoshin me nje mburie te madhe.”
I kujtova keto per ironi, pasi Gjeneral Luan Hoxha eshte nga Shkodra, e per nga ana e kulturore eshte teper larg ”gjeografikisht” e ne kohe, me Saliun e gjithe ata qe i vene nga pas atij.
Sala nga ana kulturore, gjeografikishte eshte diku tutie Kazakistanit , ca stane me tutie.
15 April 2008 @ 7:37 pm
Heqja e Hoxhes nuk do te thote se ai ishte i afte dhe kundershtar i Berishes. PD e solli nga komandant batalioni ne Kukes dhe e beri Gjeneral-Lejtenant brenda nje kohe teper te shkurter!!!!!
Pra PD e vuri PD po e heq. Tragjedi nuk eshte. Cohu hoxhe te ulet prifti eshte kjo pune.
15 April 2008 @ 8:33 pm
Si i tako me qenë kti?
Beqir Balluku apo Petrit Dume??
15 April 2008 @ 8:43 pm
teme sejko
15 April 2008 @ 8:51 pm
Mbas suksesit kundër armiqve të jashtëm, po korr suksese edhe ndaj atyre të brëndëshmëve
. Andej nga kultura ka ndërmënd gjë?? (apo e mbylli atë muhabet me Akademinë? Apo e ka kap për momentin me futbollin??)
KUSH E KA RRADHËN???
15 April 2008 @ 10:27 pm
E ca eshte e djathta dhe e majta, apo ja fusni kot.
15 April 2008 @ 10:47 pm
Të gjithë ata (ushtarakët) e kanë mendjen tek spaletat (gradat)
Për mendimin tim Berisha do ta bëj kok turku edhe Hoxhën si bëri Mediun. Dihet se në Shqipërinë tonë të dashur ushtarakët janë marioneta të politikës d.m.th. Hoxha nuk ka pasur vuxhut për t`iu kundërvënë as Mediut, as Delijogjit e as Delijorgjeshës… Mos i bini në qafë kot Hoxhës sepse pa hequr Berishën nuk kemi gjë në vijë.
Tani mu kujtua një shprehje prej “Bosi” i Mediut në lidhje me ushtarakët: Të gjithë ata (ushtarakët) e kanë mendjen te spaletat (gradat)…
15 April 2008 @ 11:19 pm
Ishte nje kohe Minister mbrojtjeje Zhulali.E pyet President Saliu ate :
-Si e kena ushtrejn or Safet?
-Po ja si shalqinet-i pergjigjetSafeti,jeshile nga jashte e te kuqe nga brenda.
U be minister Fatmiri.E pyet Kryeminister Saliu edhe kete:
-Si e kena ushtrejn or Fatmir?
-Po ja si shalqinet-i pergjigjet Fatmiri, jeshile nga jashte e nga brenda.
Mendohet Saliu e flet me vehte:
-Tani mund te bej gallate une me keta…
16 April 2008 @ 8:35 am
Shefi i Shtabit, me mosveprimin e tij, ka po aq pergjegjesi sa dhe me veprimin e tij. Ai eshte personi i ngarkuar me ligj qe te shikoje veprimtarine dhe gjendjen e forcave te armatosura ne gjendje paqe. Eshte detyre e tij qe te kundershtoje urdheresa qe nuk bien ndesh me rregullat ushtarake dhe per kete te vere ne dijeni presidentin e Republikes dhe kryeministrin. Nje gje te tille duket se ai nuk e ka bere.
Per mendimin tim, do te ishte e udhes qe ai vet te jepte doreheqjen, qofte dhe per pergjegjesine morale qe ka, te ciles nuk ka si i shpeton.
Pergjegjesia kryesore mbetet gjithmone e drejtuesit me te larte.
18 April 2008 @ 5:09 am
Nuk kuptoj nje gje, n.q.s. cmontimi nuk eshte problem i ushtrise perse duhet te jete pergjegjes shefi i shtabit. Ministria e mbrojtes nuk perbehet vetem nga ushtria besoj, ka dhe dikasteret civile qe sherbejne dhe kontraktoret civile. me duket se doni te beni qorin dhe shurdhin, shefi i shtabit nuk ka te drejta te dale ne tv dhe te cirret, ka procedure qe duhet ndjekur me kujdes sepse po merremi me sigurine e vendit dhe asgje nuk dergohet tek shekulli dhe panorama sic mendoni ju.
Per te gjithe ata persona qe mendojne se lieutenant general duhet jape doreheqjen perse nuk kerkoni doreheqjen e ministrit te transporteve, shendetesise, tatimeve, financave dhe pak me lart besoj se duhet te jete sherbimi informativ kombetar dhe sherbimi sekret, dhe mbi kete duhet te jete besoj presidenca dhe kryeministri.
por mos harroni se gjarpri vdes kur i pritet koka jo bishti, apo eshte neperka??!!