Identifikohu



Regjistrohu

Kryeministri Berisha, takim me rininë në kuadër të turit “Shqipëria në NATO”

Km.gov.al
15/05/2008

Në kuadër të turit “Shqipëria në NATO”, Kryeministri Berisha zhvilloi sot pasdite në Pallatin e Kongreseve, një takim me të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Berisha falënderoi mbarë rininë shqiptare për kontributin që ajo që ka dhënë në vite, për të bërë Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kryeministri u shpreh se ishin të rinjtë shqiptarë ata që në kohën e diktaturës kërkonin vendin pjesë të NATO-s dhe sot e shohin ëndrrën e tyre të bërë realitet.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Berisha ndër të tjera tha:

“Të dashur të rinj dhe të reja,
Gëzuar festën!
Gëzimi juaj është gëzimi i të gjithë shqiptarëve dhe festa juaj është festë e të gjithë shqiptarëve. Shqipëria në NATO është projekti juaj, është merita juaj dhe është vepra juaj e madhe. Ju ishit të parët që në Evropën ish komuniste kërkuat vendin tuaj anëtarë të NATO-s dhe jeni ju që e shihni sot ëndrrën tuaj të bërë realitet.

Të dashur të rinj dhe të reja,

Jam sot këtu, për t’ju  siguruar se projektet tuaja dhe kontrata ime me ju janë ligji i jetës time. Njëzet vjet më parë, në kohën e diktaturës, besimi i vetëm se një ditë do të bëhem i ishte tek rinia shqiptare. Ndërsa sot, besimi i palëkundur se do ta çojmë Shqipërinë aty ku duhet jeni ju dhe mbarë rinia si ju.
Në mendjen tuaj është projekti më i mrekullueshëm dhe më i shkëlqyer i të ardhmes tonë. Në zemrat tuaja është forca dhe dashuria që do të shtyjë Shqipërinë me shpejtësi drejt horizonteve të së ardhmes. Në fytyrat tuaja është imazhi më i mrekullueshëm dhe mahnitës evropian, është bukuria e saj.

Të rinj dhe të reja,

Unë ju drejtohem juve sot nga kjo platformë me një nderim të madh, ndaj jush dhe ndaj të gjithë të rinjve shqiptarë. Ju, në historinë e dhimbshme të Shqipërisë jeni gjenerata e parë në lirinë e saj dhe gjenerata e parë që nisi kontributin si anëtar të NATO-s. Ju jeni gjenerata më dinjitoze që Shqipëria ka pasur sepse njerëzit e lirë janë njerëz dinjitoz.
Ndaj, unë jam sot këtu për tu zotuar se do të punoj në projektin tuaj, do të bëjë çdo përpjekje për shkollimin tuaj, për punësimin tuaj dhe do të bëjë çdo përpjekje për projektin tuaj evropian.

Ne, këtë pranverë festuam dy ngjarjet më të mëdha në historinë e kombit shqiptar; pavarësinë e Kosovës dhe marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO nga Shqipëria.
Dhe unë ju garantoj ju, se ne do të festojmë shumë më shpejt edhe ngjarje të tjera të mëdha.
Lëvizja juaj e lirë është një tjetër qëllim madhor. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që në një kohë sa më të shkurtër ju, të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, të lëvizni të lirë në mbarë Evropën, si qytetarë të saj.

Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet të sjellim Shqipërinë në moshën tuaj sepse mosha juaj është mosha më e shkëlqyer se ari. Ne do të  bëjmë çdo përpjekje që pasuritë e pafundme të këtij vendi të shkojnë në vlera për ju, fëmijët tuaj dhe nipërit tuaj.

Të dashur të rinj dhe të reja,

Unë kam me ju një kontratë të gjatë, aq sa kam jetën time politike. Dhe për mua, pas librave të shenjtë, kontrata me ju është një tjetër libër i shenjtë për mua. Unë do të punojë çdo ditë së bashku me ju dhe do ta mbajë në mend atë kontratë pikë për pikë, nen për nen, si kushtin e disa kushteve dhe do të ecim me shpejtësi drejt të ardhmes evropiane që na pret, drejt Evropës që na pret, drejt prosperitetit dhe konsolidimit civil, drejt dinjitetit.

Ndaj, dhe një herë ju garantoj se pasnesër vjen anëtarësimi, vinë ditët e Shqipërisë në NATO. Liritë tuaja dhe liritë e shqiptarëve do të jenë të garantuara njëherë e përgjithmonë. Kontrata ime me ju është arsimi modern, është mosha digjitale dhe unë do ti qëndroj asaj pikë për pikë.

Kontrata ime me ju është Shqipëria evropiane.
Rroftë Shqipëria”

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

2 Komente »

  1. J. thotë:

    16 Maj 2008 @ 12:35 pm

    Ju ishit të parët që në Evropën ish komuniste kërkuat vendin tuaj anëtarë të NATO-s dhe jeni ju që e shihni sot ëndrrën tuaj të bërë realitet.

    Ne te paret qe kerkojme, te fundit e mohikaneve qe hyjme. Skemi hy ende hala…

    Kam pare qe disa analiste te huaj, ndonjehere i bejne vleresim (rating) komunistllekut te nje artikulli.
    Do isha kurioz te shifja nje vleresim te paanshem ndaj ketij qe sapo lexova.

    Te rinj e te reja, te rinj e te reja.

    Bobo.. nje muaj kam qe se kam degjuar (here e fundit ne BBC) tani ia ndjej zerin qe po mi gerryen veshet.

  2. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 12:46 pm

    A eshte njeri ne gjendje te me spjegoje se si jane kondizionet e sotme te Shqiperise ne Nato.çfare statusi ka ?A eshte formalisht anetare,etj etj??

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.