Kreshnik Spahiu zgjidhet me 69 vota anëtar i KLD
Kreshnik Spahiu ish-drejtues i Zyres per Mbrojte te Qytetareve eshte anetari me i ri i Keshillit te Larte te Drejtesise, pas doreheqjes se Ardian Nunit.
Spahiu u zgjodh ne fund te seances se sotme pa pranine e opozites e cila kerkoi t’i jepej kohe per te pasur kandidate alternative perballe Spahiut. Madje, kreu i grupit te PS-se, Ben Blushi akuzoi maxhorancen se po shperblen, Spahiun me emerimin e tij si aneter te KLD-se. Kreshnik Spahiu ka qene se fundmi drejtues i zyres Antikorrupsion, e njohur ndryshe si CAO. Shumica ne pushtet ndodhet ne konflikt me Keshillin e Larte te Drejtesie per shkak te akuzave te herepashershme qe ajo ka hedhur ne drejtim te ketij insitucioni gjyqesor. Po keshtu, me votat e saj, shumica parlamentare rrezoi dekretin e preisidentit per kthimin e ligjit te auditit te bendshem, duke lene ne fuqi ligjin e miratuar rreth dy muaj me pare. Ligji per auditin e brendshem u kundershtua edhe nga vete KLSH e cila foli per marrje konpetencash.
Gjithashtu, ne seancen e pasdites, Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro dhe 35 kunder buxhetin shtese. Para votimit ka patur debate mes mazhorances dhe opozites. Ministri i financave e ka konsideruar buxhetin shtese te sigurt dhe pa risqe. Gjithashtu ai theksoi se qeveria po mban ekuilibrin persa i perket investimeve.
News24


20 Korrik 2007 @ 9:41 am
OOMMGG
20 Korrik 2007 @ 9:47 am
Po pse paska dhene doreheqjen profesori ?
Ishte dhe king jo per gje.
Epo do hynte njehere ne valle dhe ky spahiu , kelyshi i amerikaneve
20 Korrik 2007 @ 9:54 am
K.Spahiu si kryetar i ZMQ-se kishte kohe qe pozicionohesh hapur per vendosjet e ekzekutivit.Per kuriozitet duke verejtur pozicionimin e tij(edhe pse argumentimi nuk ishte nje i qendrueshem nga pikpamja juridike,per nje jurist qe behet anetar i Kld-se) ne nje nga emisionet e Shqip-it thashe me vete…qe ky djale me gjithe kete zell,duhet te shperblehet ne nje fare menyre per kete perkushtim…
Ne lidhje me emerimin e tij me duhet te them qe eshte e demshme per sistemin gjyqsor shqiptar qe ne KLD (organin me te larte te sistemit juridiksional ne vend) te behen emerime politike.Aq me teper kur emerime te tilla nuk shoqerohen me nje backround profesional te mirfillte.
Shqiperise i duhen profesioniste dhe jo djema trendy aspak performante.
20 Korrik 2007 @ 10:46 am
Llukan,
e ktheve ne peshperitje..
20 Korrik 2007 @ 11:00 am
KLD ne Shqiperi i duhen (kriminele) Profesioniste si Gjermeni
KLD ka shkuar ne ate pike sa vallai Spahiu vs Gjermenit duket si Jezusi vs Judes.
20 Korrik 2007 @ 11:09 am
Sa shpejt beri qejf Nuni..!
Ishte djale i mire,
Lume, mos e shif me te keq Kreshnikun se ka bere floke te bukura keto kohete fundit?!
20 Korrik 2007 @ 11:59 am
Ishte halli i kodit te faqes, e levizi gjithe paraqitjen
20 Korrik 2007 @ 12:04 pm
Gjeja interesante eshte se Nuni ishte shoku i Rusmajlit.
20 Korrik 2007 @ 12:07 pm
E di e di, e pash
Si u gdhive ti? Do vesh te shullehesh nen rrezatimin e mjaftit sot?
20 Korrik 2007 @ 12:12 pm
Llukan,
kjo s`eshte gje fare.
Tirana u rraf dje 1-0 me Domzalen e Slovenise.
President i Tiranes eshte Bamir Topi ndersa donatore jane kater persona. Njera prej tyre eshte mikeshe e Nanos. Me mbiemer si te avokatit .
Sot ka shenja te medha qe Bamiri mund ta kaloje qe sot raundin. Do jene ne Parlament nja kater deputete te listes Nano. Pikerisht kater.
Dhe puna e pare qe do beje kjo prurja e re ne politike eshte nje transformin i rendit 80-90 milion USD i stadiumit Dinamo. Do behet me vendim qeverie.
Ah sikur te jete e vertete !
20 Korrik 2007 @ 12:16 pm
Po stadiumi dinamo eshte i dinamos jo i Tiranes.
Kush eshte aksioner ke Dinamo ?
Akoma ato te ferludit apo i kane fut n’burg
Pse ene shefikati luaka ne futboll ee, mire mire
20 Korrik 2007 @ 12:21 pm
Kothere,
Shume interesante prurja jote..
20 Korrik 2007 @ 12:36 pm
Je larg Lume,
eshte prone e Bashkise se Tiranes. Donatore zyrtare jane kater persona, jo zyrtare edhe me shume akoma e qe shkojne deri andej nga nahija jote nga origjina dhe perqark nga Shqiperia e mesme.
Jo Kompleksi Dinamo, Stadiumi Dinamo. atje ku jane edhe zyrat e J-Travel.
Sikur nuk eshte keq ngritja e nje kompleksti te madh sportiv, komercial, e me rradhe atje . Nuk di cer kane thene ata francezet e planit urbanistik te qendres per kete pune? Di gje ti ?
P.S. Si te duket puna ime si “shqiptar” ?
P.S1. Admin , adresa ime email eshte e rregullt.
20 Korrik 2007 @ 12:37 pm
Cheney,
S’kemi moshe ne per ate pune
Kothere,
Do ta ndjek me vemendje kete votimin sonte te shikoj sa i sakte je
Sa per stadiumin, edhe une kam te njejten pyetje si Lumja.
20 Korrik 2007 @ 12:38 pm
Topi nuk ka per tu bere president…
Sot mbasdite eshte shpresa e fundit e tij….Ne nje interviste dukej hapur qe ky lloj Topi le shume per te deshiruar…Fliste me gjuhen e baces!!! Nuk e prisja kete.
20 Korrik 2007 @ 12:39 pm
Ok,
Lidhjen e J-travel me stadiumin e bej perhere by default.
Por keto planet e tjera me ndricuan.
Puna jote si “shqiptar” eshte excellent.
Madje ti na jep kaq shume info for free ne nje kohe kur informacioni paguhet shtrenjte dhe eshte i cmuar.
Faleminderit i dashur
20 Korrik 2007 @ 12:50 pm
Ahaaaaa, ok, sikur po shikoj dicka.
20 Korrik 2007 @ 12:53 pm
Dmth : çoban i mirë !
Se qe ta marresh vesh di dykileshumja, ka çoban me dhi, çoban me lope dhe çoban me dele.
20 Korrik 2007 @ 12:56 pm
Kothere, nese kjo qe thua ti eshte e vertete atehere kulisat paskan shkuar shume larg (ec Birra Tirana mire aty te ju eee
- ne mos gaboj). Por ma merr mendja qe pak gjasa ka te realizohet, deputet e zgjedhur duhet te jene kamikaze, se dihet qe nuk do i pranoje me asnjeri pasj kesaj, dhe nuk ma merr mendja qe i kane llogaritur dhe ata te ajo shume e 90 milionshit (ose duhet te jene shume 90 milionsha te tjere te padeklaruar).
Nese me pare kisha nje fije respekti per Topin, ky lloj respekti po bie gjithnje e me teper. Ky mer daj nuk qeka per politike. Ti japin ndonje drejtorllik andej nga IKV dhe ta gezoje, se per te tjerat he he he…
20 Korrik 2007 @ 12:59 pm
Llukan,
edhe ty te ka kap semundja e atij IM apo LM , ” je ne kerkim te KAPJES se daljes time bllof”?
Se po eshte keshtu nje m.t qenkemi marre vesh deri tani e na paska kalu koha kot fare.
P.S. LM dhe IM nuk kane lidhje me ty
20 Korrik 2007 @ 1:05 pm
Une e para sjam dykileshume, jam nja 15kileshume. 2kg jane te koheve te fundit. (ose te vodka redbull dhe trilece ke tajvani :-))
Gjeja e gjalle qe ruan pastaj ska shume rendesi.
Ti per mua je coban me kerraben ne dore
Qente e ndersyer dhe kerraben ngrehur.
Ja ky je ti.
Dhe me pelqen shume
20 Korrik 2007 @ 1:05 pm
Kothere
Jam dhe une pro kapjes tende bllof
Do e vejme me ndonje birre qe Topi s’kap 84 sot ?
20 Korrik 2007 @ 1:11 pm
E cfare lidhje kane keto komentet me Kreshnik Spahine se nuk po kap gje une…?
20 Korrik 2007 @ 1:13 pm
ftjkt,
them qe nga shtatori do kete ndonje Lista Nano apo e ngjashme qe ja u heq friken atyre kamikazeve. Justifikimi eshte : na e bene , do ua u bejme.
Dhe mos harro qe ca nga keta edhe Papen te kene mik , nuk behen me kurre deputete. Megjithate duhet me u pa.
Skema nuk eshte statike. Veprohet deri ne minuten e fundit.
Perseri jemi tek Nano-Berisha dhe asgjekuni tjeter.
( Ti e di qe kamikazeve iu premtohet se do shkojne “lart fare” e do jetojne ne jeten e pertejme te rrethum me shume 48/171-a perjetesisht )
20 Korrik 2007 @ 1:20 pm
Cobenjte duhet ti qethin delet ne ket vape….kurse K.Spahiut i pelqen me shume gjithe ai lesh(nuk e di si reziston ne ket vape..)
keshtu qe as nga ky aspekt nuk kane asnje pike te perbashket.. 
20 Korrik 2007 @ 1:26 pm
Jo mer Kothe se s’merrem une me kapje
Thjesht thashe qe do ishte interesante te ndodhte ashtu sic thua ti po ngaqe te ka ngacmu Lumja ke fillu me i pa te gjithe me dyshim.
20 Korrik 2007 @ 1:37 pm
Lume,
E paske nda mendjen me pi sonte me duket!
20 Korrik 2007 @ 1:37 pm
Llukan,
fiuuuuuuuuuuuu fiuuuuuuuuuuu, sa larg je.
lume,
sikur kemi thene qe do luftojme, dmth do luftoni ( se dyfeku im eshte dyfek i vjeter austriak e nuk para ndez ) , qe te arrihet barazia gjinore.
20 Korrik 2007 @ 2:26 pm
k-other-ja@hotmail.com
jo yahoo.
20 Korrik 2007 @ 2:28 pm
Ok pra,
Pak ma vone se tani kam dhe une nji mbeshtjellje
20 Korrik 2007 @ 2:28 pm
Gjethi me degjon?..
Po e mbyll heret programin sot, me uroni gjah te mbare..
20 Korrik 2007 @ 2:38 pm
Kesaj pyetjes sime me lart mazallah qe i qenka pergjigjur njeri…
20 Korrik 2007 @ 2:42 pm
ua, kothere, paske lene adrese emaili, se tani e pashe. Cne? Prit tani, vu e-maile nga peshkataret.
20 Korrik 2007 @ 2:44 pm
Kothere,
sic ka then dikush ketu une nuk e njoh realitetin dhe tani perkete arsye me bere lemsh.
OK leme te grupoj pak mendimet dhe me sqaro ku ngaterohem une.
1. Zgjedhja e Topit lidhet me disa dhjetra milion $ ne stadiumin Dinamo ne te cilen eshte e lidhur nje mikeshe e Nanos…
———-
…..Sot ka shenja te medha qe Bamiri mund ta kaloje qe sot raundin. Do jene ne Parlament nja kater deputete te listes Nano. Pikerisht kater.
Dhe puna e pare qe do beje kjo prurja e re ne politike eshte nje transformin i rendit 80-90 milion USD i stadiumit Dinamo. Do behet me vendim qeverie…….
———————
Dakort deri ketu kete e kuptoj Topi, /Berisha baraz Nano Kjo nuk me cudit
2.Tani vijem tek ajo qe me ngateroj mua Pjesa e dyte
——————-
……….Je larg Lume,
eshte prone e Bashkise se Tiranes….
————
Prone e bashkise se Tiranes? Por kryetar Bashkie eshte Rama apo jo Atehere si ka mundesi qe zgjidhja e presidentit qe ka lidhje me $ miljona $ me Nanon ( normale kjo) te kete lidhje edhe me Ramen???? Ramen ate armikun kryesor te Nanos, me keq armikun per jete te Berishes/Topit/Nanos???
Mos valle atij ekuacionit te mesiperm
Berisha/Topi baraz Nano
duhet ti shtoj edhe baraz Rama????
Jo per bese jam ngateruar keq Nuk kuptoj azgje
20 Korrik 2007 @ 2:51 pm
si e shof une kete pune e zgjidh vetem ai apostulati i famshem i nanos te bar west qe keta (berisha rama top etj etj) me pak leke i bireson me shume leke i ben dashnore
20 Korrik 2007 @ 2:52 pm
Tom,
Tirana eshte qytet shume interesant dhe duhet te vazhdohet te ndertohet.
Keshtu mendoj dhe une.
Mos e kompliko kot se nuk eshte duke u bere politike, por rregullimi i interesave afat shkurtera dhe afat mesme te “progresit”.
Nese do mbahet qendrim stoik keto pune behen lemsh fare.
Nuk ka kuptim ne kete rast ajo qe : Muri lun e burri jo.
Lun , lun nga veni, se po nuk lujte te lujne nga veni.
20 Korrik 2007 @ 2:56 pm
Ahaaa! OK tani e kuptova Sorry e harova kete.

Gabimi im. Perfshihem aq shume ne debate politike sa haroj realitetin dhe mendoj me mendjen e komenteve e jo te realiteti.
Thanks per sqarimin.
20 Korrik 2007 @ 3:02 pm
Topoxhixhi Komenti tend me kujtoj kete shkrim te B Koplikut tek BW sot
Mbase jo shume ne linje me parashikimet e Kotheres por ideja eshte e njete. Une besoj Kotheren megjithese kam repsekt per Koplikun Por menoj se lajmi i Koplikut eshte me i vjeter se i Kotheres
Pazari Rama-Berisha: Ceka president
Derguar me: 20/07/2007 - 08:49
• Nga Bashkim Kopliku
Mendojmë se tashmë është futur në rrugë të sigurt përfundimi i pazarit në mes dy partive të majta shqiptare, PS-së dhe PD-së: nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme, por do të kemi president zotin Ceka. Natyrisht, do të mbetemi të mërzitur-por jo të zhgënjyer-të gjithë ne që shpresuam tek zgjedhjet e reja, si një shans për të shkurtuar makthin 4-vjeçar të aksidentit “Berisha”.
Po bëhet ajo që, në nënvetëdije, na e thoshte logjika e ftohtë: dy të mëdhenjtë e politikës aktuale, PS dhe PD, do të arrijnë të merren vesh për t’i ndarë përfitimet e tyre, ani se shoqërisë sonë i duheshin zgjedhjet e parakohshme. Shpresa jonë e vagët se mbase do t’u kishte mbetur sado pak altruizëm, sado pak moral për të sakrifikuar për interesat e shqiptarëve, u përplas me realitetin e ashpër: ato të dyja mendojnë vetëm për interesat e tyre të ngushta, duke filluar nga ajo më banalja: të “hanë” dhe nja dy vjet deputetë.
NANO
Po vazhdon po plani fillestar i z. Berisha (Plani), ai me protagonist z. Nano. Sipas Planit, formalisht z. Berisha nxorri kandidat për president të PD-së, zotin Topi, dhe nga ana tjetër, cyti z. Nano që të dalë si përfaqësues i kundërt me PD-në. Shanset për presidenti i kishte, sipas Planit, z. Nano. E dinte fare mirë z. Berisha, që nuk kishte mundësi që z. Topi të merrte 84 votat, dhe kështu do të digjej. Votat nga të vetët, ia rregullonte z. Nano, duke u thënë: duhet të pranojmë z. Nano, sepse nuk i kemi votat për z. Topi. Besonte z. Berisha, se të gjithë “ushtarët e tij”, do të pranonin, duke i justifikuar vetes amoralitetin, me shprehjet autosugjestionuese: “për politikë”, “për stabilitetin e vendit” e të tjera hipokrizira të tilla. Kryetari i PD-së i bëri z. Nano një mbrojtje e publicitet, që do t’ia kishte zili edhe Mandela, apo i ndjeri Pjetër Arbnori.
Por ja që kafshata Nano ishte aq e pështirë, sa as “ushtarët” e z. Berisha nuk e kapërdinë dot, dhe as shumica e opozitës. Z. Nano qe zgjedhje e gabuar: nuk bënte më. Atëherë u bënë përpjekje për të gjetur një zëvendësues të tij.
CEKA
Z. Berisha gjeti zëvendësuesin e z. Nano: z. Ceka. Për moralin normal, pranimi i një roli të tillë, nuk i shkonte fare z. Ceka. Ai ishte prononcuar fort publikisht, se e mira e Shqipërisë e donte që të kalohesh në zgjedhje të parakohshme; ai kishte sulmuar dhe “ndërkombëtarët që po e kalonin kufirin e sovranitetit të vendit tonë”, me “këshillat” e tyre kundër zgjedhjeve të parakohshme etj.
Është një zgjidhje e sforcuar për z. Berisha, por nga “halli” e ka. Z. Ceka ka treguar që nuk është një ushtar krejt i bindur i z. Berisha. E ka treguar që në vitin 1991, kur e sfidoi duke konkurruar për kryetar të PD-së; e ka treguar që kur iku nga PD-ja dhe krijoi partinë Aleanca; e ka treguar që kur u bashkua me forcat anti-qeveritare në vitin 1997; e ka treguar që kur i është kundërvënë PD-së dhe z. Berisha, gjithë këto 15 vjetët e fundit.
Por ama, indirekt, “pa e përmendur”, z. Berisha ka marrë nga z. Ceka sigurinë që ai do ta flakë nga zyra prokurorin e përgjithshëm, z. Sollaku. Sesi e qysh, në mënyrë arkeologjike, apo me burrëri “liberale”, apo “me urtësinë konsensuale”, pak rëndësi ka për z. Berisha: mjafton që prokurori të mos jetë më në post!
Me siguri, z. Ceka e ka pranuar ftesën e z. Berisha vetëm pasi ka marrë miratimin e z. Rama. Miratimi nuk ka nevojë të ketë qenë eksplicid, në kuptimin që të kenë planifikuar në detaje çdo lëvizje, apo dhe ta kenë quajtur “marrëveshje”. Jo, mjafton të jetë dhënë të kuptohet që nuk ka ndonjë të keqe në pazarin e ofruar nga z. Berisha, ku protagonist bëhej z. Ceka. E efekti i pazarit Ceka-Berisha u pa qartë.
BERISHA
Z. Berisha ndryshoi qëndrimin, që natën e 14 korrikut, kur u pa se z. Ceka i dhanë 32 vota, e kjo pa ardhur në seancë 55 deputetë aleatë të z. Ceka, të cilët po të vinin, mbase i shpinin votat e z. Ceka në 87 (32 që mori 55 që nuk erdhën=87 vota). Si zakonisht në të tilla raste, erdhi dhe kthesa 180 gradë e Z. Berisha. Ai e përgëzoi menjëherë z. Rama, me seriozitet dhe respekt të paparë: të dukej sikur po fliste për z. Nano. U lavdërua z. Rama, për merakun e tij se “prokurori i përgjithshëm nuk po lufton krimin e berishistëve”-me që jemi këtu, si kombinoi xhanëm, ashtu si kot, kjo kritika e z. Rama për prokurorin, tamam atëherë kur duhesh!
Gjithë këto furçe për z. Rama, vetëm pak orë pasi z. Berisha kishte bërë aludimet e tija të pështira homoseksuale kundra tij, me ato “parat” e “mbrapat” publike, në diskutimin e rikonstruksionit të zyrave të Kuvendit.
Vazhdimi i Planit është e qartë: fillimisht duhet të provohej që z. Ceka merr votat e duhura nga e djathta, pra arrin atë që nuk arriti dot z.Nano. E prova doli me sukses. Tani mbetet vetëm për të siguruar me “300 %” zgjedhjen e z. Ceka. Mos harroni se rreziqet e dështimit të Planit, vijnë edhe nga votat kundra, brenda mazhorancës, nga të pavarurit brenda saj, nga “kaptinë-derrat”, që, çfarëdo t’u thuash, prapë se prapë do të votojnë kundër z. Ceka.
Në provën e dytë dhe të fundit, në raundin e katërt, z. Berisha do të kujdeset që të thellohet rezultati i z. Ceka, që të kompensohen votat e mundshme kundra, qoftë nga e djathta, qoftë dhe nga e majta, kur ajo, raundin tjetër, atë të fundit, të pestin, do të vijë në seancë-mos e gjitha, pjesa më e madhe e saj.
Në raundin e pestë, në një mënyrë apo në një tjetër, z. Berisha do ta largojë nga gara z. Topi. Largimi do të bëhet me makjazhin tip “për të mirën e partisë dhe të popullit”, që z. Topi “mos ta shpjerë vendin në zgjedhje të parakohshme”, të cilat janë të paevitueshme po nuk u tërhoq ai etj. E vërtetë, me konkurrencën e z. Ceka, nuk ka asnjë shans që z. Topi të marrë 84 vota, e dhe me opozitën jashtë seancës.
Pak vetë do të kenë mbetur që akoma e hanë “fasadën prej burri malësie” të z. Berisha, që të mendojnë se ai nuk bën pazare me z. Rama, e pastaj, aq më pak me z. Ceka. Tashmë z. Berisha e ka treguar sa e sa herë, se ka stomak të fortë për të duruar çdo lloj çorbe, mjafton të arrijë qëllimin kryesor: mbajtjen e pushtetit personal. Siç mori kryetar të kabinetit të tij z. Imami, zëvendësin e z. Ceka në partinë Aleanca, nuk ka përse të mos pranojë president, z. Ceka-ai ishte gati të pranonte z. Nano!
RAMA
Z. Rama, me që mendon se z. Berisha nuk ka besë, po përgatitet për të dy variantet. Po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme, por ama pa forcën që duhet të kishte një përpjekje definitive, “me gjithë mend”.
Nga ana tjetër, po përgatitet të hyjë në seancën e zgjedhjes së presidentit, por natyrisht vetëm nëse z. Topi tërhiqet. Edhe ai, si z. Berisha, do siguri “300 %” që do zgjidhet z. Ceka, siguri që e jep vetëm heqja fare e z. Topi..
Për të përforcuar këtë strategji, z. Rama po fut kolegët e tij, që të merren pak me z. Ceka, “si tradhtar”. Ata po merren kryesisht me z. Topi, duke përsëritur kërkesën që “vetëm ai nuk mund të jetë president”, gjë që natyrisht do të thotë se nuk ka asnjë problem të bëhet z. Ceka.
Z. Rama e la vetëm fillikat z. Gjinushi të protestojë në favor të zgjedhjeve të parakohshme. Edhe z. Milo po proteston; është për t’u admiruar refuzimi i tij kalorësiak, për ofertën e z. Berisha, për t’u bërë president.
Natyrisht, ditët që vinë, do të ketë llastimet përkatëse, por çështja në themel nuk do të ndryshojë: z. Ceka do të zgjidhet president. Mbase llastimet do të arrijnë deri sa z. Rama të thotë që “të bojkotohet prapë Kuvendi”, por nga ana tjetër, do t’u thotë disave, në vesh, që të prishin disiplinën e partisë, dhe të hyjnë në votim.
Për strategjinë e përkrahjes së z. Ceka, z. Rama nuk ka nevojë të konsumohet me aleatin e tij të madh, me LSI-në. Ajo ka dalë troç pro zgjedhjes së z. Ceka.
TOPI
Kurrë nuk ka pasur ndër mend z. Berisha që të bëjë president z. Topi. Ai thjesht është keqpërdorur, dhe njëkohësisht “i është treguar vendi”, sepse si shumë popullor u bë kohët e fundit. E kjo është shkak i fortë që të sulmohet për ta shkatërruar, sepse zot në PD do të jetë përjetë vetëm e vetëm z. Berisha. Z. Topi pësoi, pak a shumë atë që pësoi z. Olldashi, që në kulmin e popullaritetit të tij, u vu para një detyre për të dështuar (marrja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nga kryetari i opozitës).
Nga ana tjetër, z. Berisha e njeh më mirë se të gjithë karakterin e z. Topi, prandaj është i sigurt që në raundin e pestë, z. Topi “me vullnetin e vet”, me “vetëflijim patriotik”, do të tërhiqet nga kandidimi.
Nuk ka z. Topi, materialin njerëzor (stoffa, thonë italianët), forcën e karakterit, që të qëndrojë, që të këmbëngulë që të bëhet ai president, ose vendi të kalojë në zgjedhje të parakohshme. Kjo këmbëngulje nuk do të kishte të bënte me interesa të tija personale, por me parime dhe moral politik-natyrisht jo moral berishist. Nuk ka përse, një parti e madhe “e djathtë”, të ketë frikë nga zgjedhjet e parakohshme, veçse nëse e di që jo 41%, por as 20% nuk merr dot më, e pa megadushkt!
POLITIKA
Në shqip, të gjithë kësaj që thamë, i thonë politikë, e prandaj kanë qejf e thonë se “politika është kurvë”. Ne themi se politika, jo në të gjithë botën është e tillë; ajo është e tillë vetëm në ato vende ku liderët politikë mëtojnë të jenë të përjetshëm në krye të partive të tyre.
20 Korrik 2007 @ 3:16 pm
tomi , mos kerko qiqra ne hell byrazer .
Nuk mund te kuptosh sot se cpo ndodh sot , duhet te kaloje pak kohe
Per shembull , sa e kane kuptuar sot se perse u be 97 ?! Kane kaluar 10 vjet dhe shume njerez nuk e kane kuptuar , ti di gje ?!
20 Korrik 2007 @ 3:17 pm
Edhe kotherja qe ben parashikime te besueshme , eshte larg realitetit
20 Korrik 2007 @ 3:22 pm
Brigadier cfare rendesie ka te kuptosh gjerat pasi kane ndodhur kur ne kurre nuk i kemi mare keto njohuri ne konsiderate per te ndaluar ndodhjen e gjerave ne te ardhemen? Keshtu sic i perdorim ne keto njohuri ato vlejne vetem per historianet.
Rendesi ka qe gjerat qe kane ndodhur te mos ndodhin.
Kete e bejme dot?
20 Korrik 2007 @ 3:34 pm
Qiqra ne hell (brigadier nuk e kam me ju personalisht mos me keqkupto, kjo eshte then edhe dje per mua nga te tjere)
Nuk e kuptoj perse quheshka te keorkosh qiqra ne hell ne Shqiperi kur kerkon drejtesi? Kur kerkon te mos kete krim te organizuarn nde nivelin e qeverise? Kur kerkon qe politka te jete e paster aq sa mund te jete e paster nje politike ?
Kur kerkon qe te kesh uje drita e buke, por jo thjesht kerkese me idene e nje femije qe perplas kemebet dhe theret “gjejeni ku te doni une i dua”, por duke i vene pikat mbi “i”?
Valle kaq poshte ka rene shqiperia se te mendojme qe kerkesa per ta bere ate “Evropiane ” eshte si te kerkosh qiqra ne hell? Valle deshir per te dale nga rrethi vicios i ketyre 17 vjeteve eshte i pathyshem?
Mendoj se duhet te jemi me optimiste.Mendoj se fuqi juaj e te tereve qe kam pare ketu tek peshku eshte aq e madhe sa mund ta bej shqiperine, ashtu sic ju e shikoni te pamundur te behet. Duhet vetem nje sakrifice. Vullneti ta besosh kete dhe te hiqet dore nga dashurite partiake. Te shikohet realiteti sic eshte jo me syzet partiake.
20 Korrik 2007 @ 6:29 pm
Gjithmone njerzit duan te dine te verteten.Keshtu i ndodhi dhe nje bashkefshatarit tone te cilit Lopa nuk i jepte prodhim prej dy ditesh .Pa Qumesht !!!!!
Shkon tek Doktori veteriner i Qeverise dhe i thote ankesen.
-Shko nga prapa Lopes dhe ngreji bishtin .Kur te pyes une ti mu pergjigj.- e orienton Doktori.
Ok. U tha u ba . Fshatari prapa ngre bishtin e Lopes dhe pret pyetjen.
-A shikon gje? -pyet Doktori.-A duket qielli?
-Jo-,nuk shoh gje.-pergjigjet fshatari
-Lere,e rregullojme kete pune .I JANE NGATRUAR ZORET E BARKUT.
20 Korrik 2007 @ 6:40 pm
Pikerisht tomi, ketu qendron problemi , se gati te gjithe kerkojne nje shqiperi me te mire ….. por secili nga ne e shikon aritjen e kesaj me ruge te kunderta . Ky eshte ka qene dhe do mbetet problemi i shqiptareve : Asnjehere nuk kemi kuptuar se cila rruge na con ne fitore .
Gjithmone jemi genjyer nga propaganda qe na eshte servirur .
20 Korrik 2007 @ 9:00 pm
Bamiri mbaroi.
21 Korrik 2007 @ 11:47 pm
e paska nisur mire veren kreshniku.po lexoja blurtooth-in sot.sa keq qe nuk ishte aq me fat ne zgjedhjen e asaj goces sa ne postin e kld.
28 Korrik 2007 @ 3:45 am
Perkrah optimizmin dhe ja uroje te gjithe peshqeve apo peshkatareve qe i rreh mendja qe peshkojne tek verri ne uje.
31 Korrik 2007 @ 12:41 am
Ej Nuni, meqe e kam profesor u emruar anetar i Gjykates se Larte. Duke qene se ne KLD ishte zgjedhur nga Kuvendi nuk mund qe te ishte me edhe gjqyar edhe anetar kld njekohesisht. Ndersa per Saphiun ai e tregoi veten servil te politikes