Login



Register

Koshtunica: Thirrje serbeve te Kosoves te mos largohen nga shtepite e tyre

Kryeministri Serb Vojisllav Koshtunica ka ashperuar gjuhen ndaj liderve kosovare dhe u ka bere thirrje serbeve te Kosoves te mos largohen nga shtepite e tyre Version multimedial i ketij lajmi

Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica ka ashpersuar gjuhen ndaj liderve Kosovare dhe u ka bere thirrje serbeve te ketij territori mos largohen nga shtepite e tyre. Koshtunica i cilesoi lideret Kosovare terroriste te denuar dhe deklaroi se nuk do te njohin per asnje cast pavaresine e Kosoves. Koshtunica fyen udhëheqjen legjitime të Kosovës dhe iu bënë thirrje serbëve të qe jetojne brenda Kosoves të mbeten në shtëpitë e veta. Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica iu ka bërë sot thirrje serbëve të Kosovës që të “mbeten në shtëpitë e veta, në Krahinën e vet dhe në Serbinë e vet”. Ai ka rekomanduar se vendimi i Qeverisë së Serbisë për anullimin e pavarësisë së njëanshme të Kosovës ka rëndësi historike dhe njëherë e përgjithmonë do të jetë vendim i Serbisë për ta hedhur poshtë, siç ka thënë, “shtetin e rreme në territorin e vet”. Në një prononcim për mediat e Beogradit, Koshtunica ka paralajmëruar se Qeveria e Serbisë menjëherë pas miratimit të këtij vendimi do ta njoftojë KS dhe sekretarin e përgjithshëm të KB se janë anuluar të gjitha aktet juridike mbi shpalljen e pavarësise së njëanshme të Kosovës. “Koshtunica eshte deklaruar se Serbia eshte e rrezikuar nga udheheqesit e Kosoves qe me gjuhe cinike ai i cilesoi teroriste te denuar, nderkohe qe beri thirrje qe gjithe forcat te perqendrohen ne ate qe te mbajme Kosoven pjese te pandashme te Serbise. „ Për Qeverinë e Serbisë çdo njeri i yni në Kosovë është i barabartë dhe qytetar me të drejta të plota i Serbisë dhe është detyrë e jona të bëjmë çmos të sigurojmë jetë normale për popullin tonë atje”, ka rekomanduar kryeministri i Serbisë.

(news24)

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

3 Komente

  1. Odysseus Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 February 2008 @ 4:53 pm

    Po mire une s’e marr vesh… Ky Koshtunica merr vesh qe e paska thene Thaci edhe tani i vjen inat qe s’i ka thene vete po ato fjale?

  2. minatori thotë:

    14 February 2008 @ 5:22 pm

    Ore, po pse ky eshte lajmi qe ja vlen te diskutohet, apo editoriali i Roger Cohen-nit ne NYT?

  3. Qafir Arnaut Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 February 2008 @ 5:43 pm

    ku merr vesh poplli nga kto gjona mer minator! mish per top jane mer daj…po c’e do qe kena njel pa topa

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.