Konventa e Denverit, politikanët tanë dhe ne
Të kthehesh mprapsht në kohë, të udhëtosh në të kaluarën, ta ndryshosh e dimë të gjithë që nuk është e mundur. Nuk na mbetet gjë tjetër veç të reagojmë në të tashmen.Më erdhi ky mendim, kur debati për Konventën e Obamës, dhe pjesëmarrjen në të të disa liderëve tanë, mu lidh me një pamje mjerane të disa deputetëve shqiptarë tek dergjeshin në një klub.
I kqyra me kujdes këta mandatmbajtës politiko- vendimarrës, përfaqësues të x apo y qyteti të Shqipërisë. Ishin të gjithë pa përjashtim veshur me kollare të çelura, thuajse jashtë mode dhe mbathur me çorape të bardha.Shpesh me kap ankthi, ndërkohë që ec në këto rrugë që i njoh mirë, por që thellësisht kanë mbetur të pa-alternuara. Sikur shpulla e kohës në vendin tim, të jetë shumë e pafuqishme për të prishur barrierat dhe për të kombinuar diçka konkrete me realitetin.
Pas këtij vezhgimi, të shkujdesur, pa e zgjatur lëviza më tutje, në punën time, por në mbrëmje edicionet e lajmeve gëlonin nga fuqia trojane e Konventës së demokratëve amerikanë në kërkim të thembrës së Akilit. Ndërkohë që këta tanët, politikanë të majtë dhe të djathtë, pasi e kanë dhënë votën e tyre bashkë me cigaret dhe kafetë e konsumuara gjatë seancave të turpshme parlamentare të sezonit që lam pas, janë rehatuar secili në shtëpi të vet, ose diku buzë detit.
Por s’di pse siluetat e tyre, zbrazja brenda që kanë e trashëgojnë ndër vite e mes vedit, netët e gjata që kalojnë nëpër kafene duke bërë debatet shterpë për tavolinat e palëmuara si duhet të Kuvendit të Shqipërisë, dhe diskutimet e zjarrta për të ardhmen e tyre të afërt, çorapet e bardha, paturpësia politike dhe morale e tyre, më ngjanë me një si biçim dite të jetuar kohë më parë, në një tjetër kohë për nga dimensioni (sepse ishte pa një të tillë), dhe njëkohësisht më ngjajnë edhe me një të ardhme të simuluar, në të cilën ata janë ndërkohë protagonistë për të dhuruar simulimin e rradhës, verbal dhe elektronik, ashtu si ne i kemi parë e mund dhe ti imagjinojmë.
Pas vitesh, nuk ka asgjë të re, asgjë në thelb nuk ka ndryshuar dhe asgjë nuk arrin ta ndryshojë këtë të dëshpërim toninFiksibiliteti i këtij kuadri, (deputetësh dhe politikbërjeje), është mbi të gjitha mungesa e fantazisë, e asaj të ardhme që të jep të vjellët. Dhe më keq, nuk duket një ëndërr për një të ardhme realiste, por një deshpërim i poshtër i një të ardhme identike me të tashmen, si prej një shkrimtari mediokër. Asgjë nuk i godet këta deputetë të vobektë e të veckël, as i i rinovon, dhe me ato 50 e kusur vjet mbi supe që kanë (ose më pak), shpresojnë që koha e historisë t’u bëj sondazhe. Kush mund ta imagjinojë, çdo të ngjasë me ta.
Duke ngrenë darkën e përgatitur me sqime nga gratë e tyre, ata mahniten kur në ekranin e ri HD që kanë blerë, shfaqen akoma kaq “prestigjiozë“, ndërsa ne (me ekranin e zakonshëm), habitemi se si në fakt elementët thelbësorë të tyre mbeten imagjinarë. E kthejmë (ç’mund të bëjmë tjetër) në organizimin e shkëlqyer andej në Denverin e largët. Ndoshta njerëzit do të vazhdojnë të mbeten të kapur pas medias, e më shumë do kënaqen me të ose….kush ka mend pas dëshirave të tyre. Por e sigurt është që do të vazhdojmë të asistojmë në mënyrë pasive në rënijet e qeverive të qëndrueshme ose jo. E vetmja kënaqësi që mbetet duke parë politikanët në ekran, është rasti kur dikush prej tyre rebelohet për një arsye njerëzore, për një kauzë njerëzore, për një sens njerëzor, për një etikë njerëzore, për një shpirt njerëzor. Dhe fundja edhe sikur ky syresh të gabojë, ne të paktën do të mirëkuptonim në heshtje moralin e mrekullueshëm të arritjes njerëzore. Por ata shahen, dhe gjerbin kafen e mëngjesit bashkë, açik mu para nesh, o njerëz. Ç’të themi për ta tjetër? Po i lejmë të pushojnë për momentin.
Të lexosh dhe të shkuash histori na ndihmon për të kuptuar kush jemi, por edhe për të harruar pak nga vetja. Kujtesa na bën që të mbledhim pjesët. Por të kujtosh, do të thotë edhe të harrosh, ashtu si të shkruash histori do të thotë të nxjerrësh një pjesë tënden dhe të varrosësh një tjetër. Po kush ndonjëherë u bë gati të thotë të vërtetën dhe nuk arriti të varrosë një të tjetër të vërtetë? Po kur politikanët, qeveritarët, gjykatësit dhe gazetarët të fillojnë të tregojnë histori të vërteta? Ja, kështu vjen jashtë një rrëfim, një rrëfim si ky, një rrëfim si një ëndërr. Nga ato ëndrrat e rralla dhe koherente, që nuk ke veshtirësi ta kujtosh.
Të rishkruash të shkuarën nuk mjafton. Ajo që duhet të shkruajmë është e ardhmja, të përfshihemi në koordinatat që duam ne, të mendojmë, të udhëheqim të ardhmen tonë, duke shpresuar që e ardhmja të imagjinojë pakëz dhe mbi ne. Pa e lënë në dorë të tyre.
28 August 2008 @ 10:33 pm
Shume mire e ke thene. E votoj per thenie te dites.
PS Kuvendi mendoj eshte fjala me e pershtatshme ne shqip, jo konventa.
29 August 2008 @ 9:28 am
Shkrim i paster paçavure.
Titulli dhe shkrimi nuk kane asnje lidhje fare vecse neverine personale te autorit per corapebardhit ( forma e re e te thenit politike e re )
29 August 2008 @ 9:40 am
…si ne tym.
29 August 2008 @ 12:08 pm
thnx xhib.. gjithsesi ideja ishte “ata dhe ne”. kaq. apo nuk guxojme te krahasohemi. Konkretisht krahasohemi politikisht, e re apo e vjeter ca rendesie ka per ne, shpirterisht une e krahasoj ne kete kontekst.
29 August 2008 @ 4:52 pm
mund t’i shihni ketu pjese te ndryshme te DNC’se dhe lajme ne lidhje me zgjedhjet. Klikoni videot ne te majte.
Nderkohe McCain beri nje zgjedhje shume interesante per VP
29 August 2008 @ 5:35 pm
Qafo, po e shikon Sarah (Palin) se andej afer e keni…
Former miss Alaska runner-up, 20 year married to her high school bf, 4 vajza dhe nje djale ushtar
average hockey-mom
29 August 2008 @ 5:59 pm
GRE, plako aq afer sa e ka Chicago Alasken aq afer e kam une Palin.
Me pelqeu sa bukur ja futen kta t’Obames: “They’ve chosen a mayer of a town of 9000 people with ZERO foreign policy experience, and put her a HEART BEAT away from the presidency”.
Kush sheh Battlestar Galactica e di mire se keto grate choch edhe mund te bejne
29 August 2008 @ 6:28 pm
Shkrim jo i keq, i shkruar artistikisht ne fushen e veshtire te politikes.
30 August 2008 @ 5:58 am
And there they go, McCain and Palin,
To the trail, they shall be sailin’,
I’ve never seen an odder pair,
He so ancient, she so fair.
— Maya Teague
30 August 2008 @ 6:02 am
tre dite pas lindjes kishte shkuar ne pune
30 August 2008 @ 9:00 pm
..wireles,
kemi pas the ne,si ajo:
te premten ne pune ,
te djel cu martove,
te henen n`saba,
moj cupe,
pas traktorit shkove.
Jane zonja heroine..