Konkursi Ndërkombëtar për gjallërimin e Sheshit “Skënderbej”

Qytetarët e Tiranës, votë për preferencën e tyreBashkia e Tiranës prezantoi këtë fundjavë gjashtë studiot arkitektonike që do të marrin pjesë në Konkursin Ndërkombëtar për gjallërimin e Sheshit “Skënderbej”. Konkursi do të zhvillohet në datat 10-11 prill në ambjentet e hotel “Sheraton”, nga ku juria do të shpallë projektin fitues. Studiot e përzgjedhura nga ekspertët, pas fazave të konkurimit i përkasin një elite ndërkombëtare në lëmin e arkitekturës bashkëkohore.
Në kurrikulumin e tyre profesional renditen një sërë punësh dhe projektesh, të njohura në tregun botëror, arkitektonik dhe urban.
- 51N4E është studio arkitektonike e krijuar në vitin 2000, me qendër në Bruksel. Kjo studio merr pjesë për herë të dytë në një konkurs ndërkombëtar të zhvilluar në Tiranë, pasi është fituese e projektit të TID Tower. Përveç variacionit në shkallë dhe program, projektet e tyre kanë në vëmendje të vazhdueshme kujdesin për cilësitë hapësinore dhe inovacion krijues.
Disa nga veprat e tyre janë:
• LAMOT, Cultural and Convetional Center
• KAZERNE Master Plan
• Restauration and Reconversion of Old Coal Mine
• T.I.D. Tower, NOKA Block, TILE Project, etj.
- MVRDV është një studio holandeze me një listë të gjatë projektimesh në mbarë botën, nga Pittsburghv i SHBA në Paris, Seul, Madrid, Oslo, Beirut e gjetkë. Kjo studio ofron njohje të mirë të Tiranës, pasi prej disa vitesh ka operuar për projekte private në kryeqytet. MVRV në këtë projekt, bashkëpunon me studion ARUP, me qendër në Londër e cila është lider në tregun botëror përsa i përket fushave të konstruksionit, projektimit të dritës, trafikut dhe mjedisit.
Disa nga veprat e realizuara nga kjo studio janë:
• WoZoCo – House for the Elderly People in Amsterdam, Netherlands
• Gemini Residences in Copenhagen, Denmark
• Mirador Residences in Madrid, Spain
• Etj.
- MAP Architects Barcelona është një studio e cila drejtohet nga arkitekti i njohur Josep Lluis Mateo, i nderuar gjatë karrierës së tij me shumë çmime prestigjoze. Autor i një sërë botimesh në fushën e projektimit urban, MAP Architects Barcelona, përveç veprave të shumta në vendin e origjinës Spanja, është e njohur kryesisht në Europë. Studio MAP Architects Barcelona vjen për herë të dytë si pjesëmarrëse në një konkurs ndërkombëtar në Tiranë.

Disa nga veprat e realizuara nga kjo studio janë:
• New Headquarters for Landeszentralbank
• AC Hotel in the Area of Forum2004
• International Convention Center in Forum 2004
• Saint Jordi Students’ Hall Residences,
• Etj.
- AS.ARCHITECTURE është një studio franceze me qendër në Paris, e krijuar në vitin 1973 dhe e përbërë nga 80 urbanistë e arkitektë nga vende të ndryshme. AS.ARCHITECTURE gëzon një eksperiencë të gjerë e cila ka lënë gjurmët e saj në të katërt kontinentet. Kjo studio u bë e njohur edhe në Shqipëri në vitin 2004, pasi hartoi planin rregullues të qendrës së kryeqytetit.
Disa nga veprat e tyre janë:
• European Parlament in Strasbourg
• World Expo 2010 – Shangai
• Makkah Western Gateway – Saudi Arabia
• MEMORIA É LUCE, 9/11 Memorial in Padua. Italy
• Etj.
- DANIEL LIBESKIND Studio është krijuar në vitin 1989 në Berlin. Pas aprovimit të projektit të saj për World Trade Center, në vitin 2003, kjo studio zhvendoset në New York. Filozofia e Studios Daniel Libeskinde buron nga moto se ndërtesat dhe projektet urbane marrin trajtë nga energjia e prekshme humane. Kjo studio ka shtrirë eksperiencën e saj në shumë vende, por perla e projektimit të studios Daniel Libeskind konsiderohet Muzeu hebre i Berlinit.
Disa nga veprat e realizuara janë:
• Jewish Museum in Berlin
• Imperial War Museum North – Manchester, England
• MEMORIA É LUCE, 9/11 Memorial in Padua. Italy
• Etj.
- ATENA Studio ka qendrën e saj në Romë. Kjo studio ka eksperiencë në fushën kërkimore dhe projektuese të arkitekturës dhe projektimit urban. Drejtohet nga dy arkitektë të njohur Marko Sardella dhe Rozana Atena, të cilët përveç eksperiencës praktike kanë një karrierë të suksesshme akademike. Kjo studio është fituese e disa projekteve të rëndësishme europiane të cilat ndodhen në zbatim. Atena Studio është e pranishme prej disa kohësh në Shqipëri, përmes projektimesh private.

Disa nga veprat e tyre janë:
• Carolina Island and Urban Park
• New Silk road Cultural Park
• KAZERNE Master Plan
• Master Plan “SERAT”
• Etj.
Risia e këtij Konkursi Ndërkombëtar do të jetë shpërndarja e 200 ftesave nga Bashkia e Tiranë për qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Bashkangjitur kësaj ftese ndodhet një fletë votimi, përmes së cilës pjesëmarrësit do të shprehin preferencën e tyre për projektet e paraqitura. Ndonëse juria e Konkursit Ndërkombëtar ruan të drejtën e vendimarrjes, ky votim qytetar do të merret parasysh nga ta. Ky veprim fakton edhe një herë politikat transparente që Bashkia e Tiranës ndjek për zhvillimin e qytetit.
Juria e Konkursit Ndërkombëtar për gjallërimin e Sheshit “Skënderbej” përbëhet nga 11 anëtarë, 4 prej të cilëve shqiptarë dhe 7 të huaj:
Edi Rama (Kryetar i Bashkisë së Tiranës)
Marin Biçoku (Anëtar i KRRTRSH-së)
Maks Velo (Arkitekt)
Arben Kumbaro (Regjisor)
Andreas Ruby (Gjermani) - Është kurator dhe lektor arkitekture në Universitetet Kassel, Cornell University Ithaca/NY, Metropolis Master Program Barcelona dhe Ecole Polytechnique Federale, Lausane. Është pjesëtar i disa bordeve drejtuese me profil arkitekturor. Andreas Ruby është mjaft aktiv në fushën e komunikimit dhe botimit të artikujve dhe publikimeve më voluminoze, me temë arkitekturën kontemporane.
Elia Zenghelis (Greqi) - Është arkitekt, lektor dhe jeton mes Brukselit, Londrës, Roterdamit dhe Athinës. Zenghelis është krijues i studios Gigantes Zenghelis Architects, me qendër në Bruksel dhe Athinë dhe një nga themeluesit kryesorë të OMA, së bashku me arkitektin mit, Rem Koolhaas. Zenghelis është profesor, tutor dhe lektor në disa nga universitetet më të njohura të botës si Universiteti i Lousannës, Akademia e Arteve te Bukura Dusseldorf, UCLA, Edinburgh etj si dhe është nderuar së fundmi me çmimin RIBA Annie Spink Aëard, për kontribut të rëndësishëm në edukimin arkitekturor.
Ismail Khudhr Al-Shatti (Kuvait) - Gëzon titullin Doktor Shkencash, si rezultat i një PhD në Universitetin e Southampton në Britani, në fushën e Inxhinierisë Civile dhe është gjithashtu këshilltar i shkëlqesisë së tij Kryeministrit të Kuvaitit Ismail Khudhr.
Al-Shatti ka mbajtur për vite pozicionin e presidentit të Gulf Institute of Future and Strategic Studies. Në biografinë e tij profesionale shënohen disa poste të rëndësishme qeveritare, edhe të rangut ministror. Ismail Khudhr Al-Shatti njihet gjithashtu si aktivist i çështjeve sociale dhe anëtar i disa organizatave jo qeveritare.
Marco Casamonti (Itali) - Aktualisht është profesor në Universitetin e Genovës, në degën Arkitekturë. Casamonti është bashkëideus i studios Archea, me qendër në Firence si dhe publicist i një sërë artikujsh, broshurash e studimesh kritike në fushën e arkitekturës. Nga viti 1997 është botues i revistës ndërkombëtare me titull Area dhe sot është drejtor editorial për tekstet arkitekturore të botuesit Frederico Motta.
Valerio Olgiati (Zvicër) - Ka ushtruar fillimisht profesionin e arkitektit në Zyrih, për t’u shpërngulur me vonë në Los Angeles. Në biografinë e tij rreshtohen një sërë projektesh, kryesisht moderne, por edhe disa restaurime të rëndësishme. Nga viti 2002 Valerio Olgiati është profesor në “Accademia di Architettura” Mendrisio.
Vedran Mimica (Kroaci) - Karriera e tij akademike gjen rrënjët para vitit 1991, kur kishte bashkëpunuar si lektor në Universitetin e Zagrebit apo Sorbonne, Tokio, UCLA etj. Mimica njihet gjithashtu si ideatori dhe organizatori i International Design Seminar, Frame of the Metropolis in Zagreb, i cili është kthyer tashmë në një eveniment vjetor. Fillon bashkëpunimin e tij në vitin 1991, me Berlage Institute Amsterdamm si Koordinator Projekti, për të marrë vetëm tre vite më vonë detyrën e Drejtorit të Kursit. Gjatë 10 viteve të prezencës së tij në të famshmin Berlage Institute Amsterdamm, Mimica ka bashkëpunuar me një sërë arkitektësh të shquar si Kenneth Frampton, Elia Zenghelis, Rem Koolhaas, Tadao Ando, Steven Holl, Daniel Libeskind, Renzo Piano, Kazuyo Sejima dhe Alejandro Zaera-Polo .
Xaveer de Geyter (Belgjikë) - Fitoi eksperiencë të vyer gjatë dhjetëvjeçarit të parë të karrierës së tij, ndërsa punonte për Office Of Metropolitan Architecture, të Rem Koolhaas. Megjithatë, numri i vogël i projekteve të realizuara nuk i ka dhënë mundësi Xaveer de Geyter të njihet në mjediset ndërkombëtare të arkitekturës, pavarësisht talentit dhe mendimit inovativ që ka.

11 April 2008 @ 3:42 pm
Dini gje sa eshte buxheti per kete per kete? Dhe nga vjen financimi?
T’isha une do i kisha shpenzuar ato te ardhura per te zevendesuar apo permiresuar infrastrukturen e rrenuar, po goja eshte me afer se hunda.
11 April 2008 @ 3:53 pm
Gjithashtu, se s’me rrihet pa fol, nga ka ardh kjo shprehja studio arkitektonike? Sipas http://en.wikipedia.org/wiki/Architectonic fjala architectonic ka nje kuptim te vecante dhe relativisht te ngushte ne fushen e arkitektures. Mos do ishte me mire te thuhej studio arkitekturale?
Gjuhetare, ku jeni?
11 April 2008 @ 3:55 pm
U mor vesh qe belget fituan. 10 milione euro jane vene per zbatimin. Cdonjeri prej projekteve do jete shume me i mire se ajo qe ekziston. Publiku ishte shprehur per projektin e Libeskind. Di njeri si votoi juria? Cilet votuan per ke? Firma belge duket si me pak me eksperince se te tjerat. Ca foto te maketeve do na ndihmonin. Blendi, gjeji po munde dhe na i trego. A ka patur te drejte vetoje Rama?
11 April 2008 @ 3:55 pm
10 miljon eshte buxheti per sheshin…5 miljon nga te cilat vine nga donacioni i Kuvajtit.
Fitues u shpall firma 51N4E nga Belgjika…firma qe ka projektuar edhe ate TID Tower (fotoja e pare) qe tashme eshte nen ndertim ne Tirane (kan mbaruar katet nen-toke dhe po fillojne me katine pare). TID eshte nje nga 10 kullat qe do rrethojne Sheshin Skenderbej
Ky eshte projekti fitues:
http://www.flickr.com/photos/24838938@N04/2405727984/sizes/o/
Nga te gjith projektet vetem 2 ishin te pranueshme per mendimin tim…ky fituesi dhe projekti i DANIEL LIBESKIND Studio. Te tjerat ishin kot fare…
Ky ishte projekti i Libeskind…po qe me duket se nuk mund te realizoheshe kurre me 10 miljon dollare
http://www.flickr.com/photos/24838938@N04/2404115156/sizes/o/
11 April 2008 @ 3:57 pm
Desha te them fituesja mu duk me me pak eksperince se te tjerat.
11 April 2008 @ 3:59 pm
eshte absurde e gjitha po per ate ftoj ato qe e njohin qofte arkitekturen qofte dhe Tiranen me mire se un te flasin: Ujkun, Minatorin, Parrullen Armiqesore etj.
Por si gjithmone verej qe juria eshte e perbere nga 7 te huaj dhe vetem 4 Shqiptar dhe prej tyre vetem 2 arkitekte, nje artist/politikan, dhe nje rregjizor filmash. Lind pyetja: s’ka arkitekte te afte ne Shqiperi apo dhe jashte saj ne gjendje te gjykojne kandidatet dhe fituesin nese nuk paska te afte apo te deshirueshem per te konkuruar e projektuar qytetin? Sado te ditur e te ndritur te jene juristet e huaj nga arkitektura e urbanizimi nuk besoj se jane ne gjendje te bejne gjykimin me te mire per Tiranen duke mos e njohur ate historikisht dhe nevojat e saj sot dhe neser. Shume pak prej firmave te arkitekture (nga c’eshte renditur ketu) duket se kane pervojen e duhur per te projektuar per nje qytet te tere pasi kur projektohet qendra patjeter qe ka efekt ne tere qytetin si konceptim dhe funksion. Po te shohesh firmat jane eksperte per muze e memoriale e qendra komerciale dhe kam frike se mos projekti fitues do te na jap nje Tirane alla theme-park attraction, sic eshte dhe vet projekti i lyrjes se pallateve me ngjyra nga Rama.
11 April 2008 @ 4:02 pm
Belget kishin be gje ate gjene e shemtut atje siper fare? Sa isha tu thene qe te keqen e 15katshit, se paska dhe me keq….
11 April 2008 @ 4:02 pm
O Grupo, pse duhet ajo godina te lulishtja mbrapa bustit te xhaxhit nuk e mor vesh
11 April 2008 @ 4:05 pm
Firma fituese ka disa projekte ne Tirane…qe jane ne ndertim. Mbase ky ishte nje faktor per zgjedhjen e saj…
Projekti Hollandez…teper i dobet per mendimin tim se vetem nje shqiponje kan ven ne mes dhe asgje tjeter

Projekti Spanjoll…sikur me duket se s’kan bere asgje

Nje tjeter

Dikush kishe parashikuar dhe nje teleferik nga Dajti ne shesh…kot

11 April 2008 @ 4:06 pm
Grupi,
Rrofsh per fotot, po akoma me teper s’po me pelqeka projekti i ketyre qe kane fituar. C’eshte nevoja ta rrethosh qendren e qytetit me kulla qe nga siper duken si hunj gardhi?
11 April 2008 @ 4:11 pm
Me duket se kan marre nje grusht Lego e i kan perzi si domino mbi harten e sheshit.
11 April 2008 @ 4:15 pm
Po plani Francez per Tiranen a ka filluar te zbatohet?
11 April 2008 @ 4:22 pm
Wasu,
Mesa kuptova une ato kullat do rrethojne sheshin .. Mua me pelqeu ideja e ngritjes se nje piramide jo shume te larte ne qender te sheshit ku cdo njeri mund te qendroje aty dhe te shikoje gjithe sheshin.. Ide e mire per nje foto..Me duket ide e vecante dhe interesante..
Gjithashtu me pelqeu qe firma merrte persiper mbarim e punimeve me 2009..
11 April 2008 @ 4:25 pm
…une cuditem qe ne juri, nuk ka asnje arkitekt shqiptar (se MVelo eshte i pjerdhur)…kjo veper nuk eshte gje e vogel, dhe vet E Rama duhet ta kishte perjashtuar veten nga kjo juri….
…mendoj se sheshi duhet te jete me shume klasik se modern, …fotot nuk duken mire, por uroj te behet dicka e bukur…
11 April 2008 @ 4:25 pm
Projekti i sheshit s’kishte te bente me kullat. 10 kullat u vendosen qe para disa vietsh te ndertoheshin sipas planit Francez per gjith qendern e Tiranes (nga universiteti deri ke stacioni i trenit). Pra te gjith projektet per sheshin kishin kot 10 kullat perreth…se projekti per sheshin ishte vetem per hapesiren e sheshit.
Deri tani 3 nga ato kullat jane aprovuar me projekt dhe per ndertim (lejet jane dhene po vetem nje ka fillaur ndertim deri tani). Njera eshte kjo TID me siper…qe per mendimin tim eshte shume e bukur:
1
2
3
4
5
6
Pastaj nje kulle tjeter eshte Archea qe eshte aprovuar
1
2
3
Dhe kulla me e bukur per mua…EOT (Eyes of Tirana)
7 kulla te tjera akoma nuk jane zgjedhur.
Besoj se me kto 10 kullat perreth…secila 85m te larta…dhe secila me nje arkitekture moderne dhe te vecante…do duket shume bukur ne te ardhme.
Sheshi vet pastaj parashikohet te behet zone kembesoresh…ashtu sic e pershkruan me siper…me nje si piramide te lehte qe arrin 2m lartesi..me gjelberim dhe me shatrivane.
Jo keq…per paret qe kemi (10 miljon asgje s’jane!)
11 April 2008 @ 4:25 pm
WASU, Leon, berberi, kullat jane parashiku nga Plani Francez qe ka disa vjet qe eshte miratuar. Ky i fundit ishtye vetem per qendren
Dmth per sheshin skenderbej pak a shume
11 April 2008 @ 4:27 pm
Sheshi Skenderbe eshte nje nga pikat historike te Tiranes e Shqiperise tashme, historia ka kaluar e eshte bere ne te, e sduhet prekur fare. Ku eshte nisma e Rames per ”kthim ne identitet” e mbrojtie te ketyre ndertesave e vendeve e shesheve historike?
Mund te besh regullime sheshi, shatervan, a lule etj, po asnje ndertim ne te.
Ceshte kjo mani per te prishur cdo shesh e hapesire qe ka shpetuar pa ndertime e betonime, e bere ndertesa mostruoze ne to?!
Sidomos per ne shqiptaret qe tani jemi jashte atdheut, na duket sikur sdo ta gjejme me ate vend kur do vime, po nje grumubull betoni e tullash.
Me cudit qe qeveria nuk la rast pa nu zene me Ramen per Zogun e Zi a rruget e tije, tani qe ai do te betonoj e ZHDUKI SHESHIN QENDROR ri e sthote nje fjale? Madie do kishte mbeshtetien e publikut te mbronte sheshin nga betonimi e perdoria si shesh ndertimi per fitim.
Keto ”Plani Francez”, a ”Belg” a ”Nderkombetar Konkurs”, jane gjera per te genjyer shqiptaret qe te kaperdine keto pushtime te shesheve kryesor per ndertime e perfitime nga to.
11 April 2008 @ 4:27 pm
Plani Francez ishte vetem plan rregullues…secili projekt pastaj eshte i vecante. Ky ishte projekti vetem per hapsiren e sheshit.
Ajo do jet pjese e kulles EOT (kur te me dalin fotot me siper do ta shikosh per cilen e kam fjalen)
11 April 2008 @ 4:29 pm
shpresojme te mos mbetet vetem sheshi skenderbej toke shqipetare- si i thote Janua GEORGATIS
11 April 2008 @ 4:31 pm
Bledi…mos fol kot. S’parashikohet ndertim ne shesh…dhe sheshi sot eshte per ti qar hallin…me ate shatrivanin e shpifur pa uje dhe me shkallet e Dulles qe akoma rrine atje bosh. Duhet patjeter te rindertohet hapsira.
11 April 2008 @ 4:32 pm
Nuk e mora vesh grupo. Po s’pertove ma sqaro pak. Eye of Tirana e ke fjalen? Une po flas per ate me te ulten te lulishtja. Pse duhet tzene lulishtja perballe bankes po them
11 April 2008 @ 4:37 pm
Ajo ne maket nuk eshte forma perfundimtare e asja godine…se nuk hyn ne pjesen e projektit te sheshit. Ajo eshte pjese e kulles Eyes of Tirana…e cila pervec kulles kryesore 85m te lart…kalon nepermjet nje ure ne kte godinen me te vogel qe do ndodhet ke lulishtja e sotme…dhe kjo godine do jet me dyqane. Ura lidhse midis kulles kryesore dhe ksaj kalon mbi rrugen kryesore te makinave. Kur te me dalin fotot qe postova me siper do ta shikosh.
11 April 2008 @ 4:38 pm
A ka njeri te ma sqaroje perse ishte kaq e domosdoshme kjo nderhyrje ne qender te Tiranes? Dmthene, arsyeja akute e nderhyrjes pikerisht atje dhe pikerisht tani? Cfare shqetesonte kaq shume?
11 April 2008 @ 4:39 pm
ehe. Ok plako. Rrofsh!
11 April 2008 @ 4:39 pm
Ka fituar Firma Belge pasi është EDHE fituese e projektit të TID Tower, ku nje nga antaret e KRT se Tiranes eshte nje nga konsulentet kryesore te firmes zbatuese te saj.
Bingo Ed Bingo, por ke zgjuarsine e nje debili dhe je mjeran kur shet dhe pislluqet per transparence : Risia e këtij Konkursi Ndërkombëtar do të jetë shpërndarja e 200 ftesave nga Bashkia e Tiranës per pipllin eee.
O medet mer. Apo ne kjo politike e re quhet dhe duhet mos e kontestu?
Jemi duke u qeveris keq mer edhe ne planin lokal, por mediat jane mberthu aq keq sa nuk hapin goje mer.
Ufff
11 April 2008 @ 4:44 pm
Koth…se mos te shpetoj pa zbuluar ndonje rast korrupsioni…
Si te mos jet nje antar i KRT-es konsulent ne nje firme qe do ndertoj nje veper te madhe ne shesh te Tiranes?? E gjete korrupsionin!!
Projekti u zgjodh sespse…sic shikon dhe siper…projektet e tjera ishin shume me keq…
11 April 2008 @ 4:44 pm
Ok Grupo. Po a ka hy ne fuqi ky plan regullues apo eshte vetem ne leter dhe moket?
11 April 2008 @ 4:45 pm
Njat pune jam tu pyt dhe une Self
! Ore, vetem mua me duket e shemtut ajo kulla ty siper dhe ideja e kullave qe i rrine roje mbi koke sheshit?
11 April 2008 @ 4:45 pm
Selfmaderadio thotë:
11 Prill 2008 @ 4:38 pm
A ka njeri te ma sqaroje perse ishte kaq e domosdoshme kjo nderhyrje ne qender te Tiranes?
………………………………………………………………………
Shesh i lire ndertimi.
Ne vend te nderhyne ne vendet ku nuk ka nga futet e del njeri, se jane betonuar ne cdo ane, futen te prishin ndoshta hapesiren e fundit te ngelur ne Tirane.
11 April 2008 @ 4:46 pm
Ka hyre…po secili projekt i parashikuar ne plan duhet shqyrtuar me vete. Deri tani vetem 3 kulla jane zgjedhur (i vura fotot siper…po akoma s’po dalin)…godina e bankes…dhe tani hapsira e sheshit.
11 April 2008 @ 4:48 pm
Bledo nuk ta prish njeri mos ki merak…Sheshi sot eshte ibret…ky projekt parashikon pikerisht ta kthej ne nje zone kembesoresh me gjelberim dhe hapsire.
11 April 2008 @ 4:49 pm
Po mbase…mua personalisht me pelqejne…
11 April 2008 @ 4:52 pm
Ky eshte projekti i Bankes nga mbrapa BTW

11 April 2008 @ 4:54 pm
Me thon te drejten as mu s’me pelqejne keto kullat po c’me bo. PO tani ka maru ai muhabet WASU. ka nja 6 vjet qe o nda ajo pune.
11 April 2008 @ 4:54 pm
Grup !
Mo me bej interesantin ketu ! Po di ndonje gje fol , teori mos na bej.
Nje antar i KRT te Tiranes me mbiemrin Shkreli eshte shfaqur neper media tek ajo kulla qe sapo te thashe dhe e ka nen hyqem arkitekturor kjo firma qe sipas teje ishte me e mire.
Ndersa nje tjeter Shkrel ben politikat e Arsimit Ne Partine e Politikes se Re dhe une nuk e di a jane nga e njejat familje se kjo fera heres perdor dhe mbiemrin Shamku.
Ka apo nuk ka korrupsion na e lere ta perceptojme se vendin ku derdhen paret dhe menyren e riciklimit te tyre ne kete shesh nuk e gjejme dot. Eshte e veshtire dmth.
Ti di gje per keto ?
11 April 2008 @ 4:54 pm
dmth qenka zgjedhur me e mira e me te kqijave. Pse kaq te dobta projektet? apo s’eshte lodh njeri per me be ndonje gje me mend duke menduar hajt mo se shqiperi hesapi. Nese asnje nga projektet nuk ishte cilesor do ishte me mire mos ishte zgjedh asgje dhe te ri-shpallnin konkursin duke kerkuar projekte me dinjitoze. Zgjedhja e tyre prej halli mua me duket se ka per te qen ne dem te nje sheshi qe eshte ibret e per ser.
11 April 2008 @ 5:01 pm
kothe jan byth e brek dmth burr e grua
11 April 2008 @ 5:03 pm
kviza,
cdo konkurim ka nje buxhet. Nuk e besoj se arkitektet jane nisur nga “shqiperi hesapi”. Por, mos prit qe emri i arkitektit te jete garanci qe cdo projekt i tij te jete i pelqyeshem., edhe pse ai e ka pasur me gjithemend ate projekt. Mua personalisht nuk me pelqen asnje nga projektet. Mos harrojme nje gje, qe ne Tirane vendosin shijet e kryetarit. Dhe, nuk po ja fus kot. Une kam pare me syte e mi se si nje projekt, perndryshe shume i bukur, nen doren e kryetarit eshte transformuar per t’i ngjare imazhit te tij dhe do ndertohet i tille. Ec, e tregoja ti kete dikujt jashte.
11 April 2008 @ 5:03 pm
Jo Kolektiviza, eshte zgjedhur me e keqja e te kqijave. Sepse ajo piramida ne qender nuk zgjidh asgje nga pikapamja hapesinore, thjesht e kthen sheshin nga fushe ne koder te zbutur, qe ti te kesh mundesi ta shohesh ate njeriun me pushke te mozaiku me kollaj. Harroje pastaj trafikun qe duan ta heqin nga sheshi dhe do prishin edhe ca objekte rreth e rrotull per te hapur e zgjeruar rruge. Cmenduri! C’te thuash!
11 April 2008 @ 5:07 pm
Koth…:)…pra problemi per ty eshte se ky antar i KRT-es eshte antar i PS-es dhe gjithashtu kunsulent per firmen qe po nderton kullen. E gjete korrupsionin pra te thashe!! Tani firma qe nderton kullen…nje konsulent nga Bashkia do ta ket?? Besoj se eshte normale…Ky antari i KRT-es…eshte antar partie? Gje normale perseri…te gjithe antaret e KRT-es jane antar te njeres parti ose tjetres. Pra ku eshte korrupsioni?? Nejse…s’me intereson
Kolektiviza…ky eshte si pune tenderi…kunkursi ka kohe qe eshte shpallur…Ne kishte firma te tjera te interesuara ato mund ti kishin sjelle projektet gjithashtu. Tani ca ti bej Bashkia qe kto ishin projektet qe u sollen?? Dhe mbaj ne mend qe ka vetem 10 miljon per kte projekt…5 nga te cialt ja ka fal Kuvajti!! Pra…problemi eshte paraja.
Se po te mos ishte bere asgje…ju do ankoheshin se Sheshi eshte ne gjendje te keqe…po u zgjodh projekti…ju do ankoheni se projekti s’ju pelqen…pra…si pikerisht…mund te behen te gjith Tironsit dem baba dem…te kenaqur me nje zgjidhje?
Kurren e kurres…
PS: Peshku…do ti nxirrni ato fotot qe postova apo jo?
11 April 2008 @ 5:09 pm
kolektiviza,
ti e di qe ujku mjedull do. Meqe deri tani eshte bere rrumpalle me KRT e Tiranes , ndersa keto nderhyrjet me studio me eksperince veten 5-6 vjecare sikur i shpetojne ketyre akuzave .
Ja shiko : Firma fitueseKrijuar me 2000, me qendër në Bruksel. Dhe ka dy projekte fituese brenda pak kohe ne Tirane e qe jane brenda asaj qe do quhet unaza e vogel e Tiranes dhe qe ne mer te pordheve me rigon nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve.
Ky antari para disa diteve ishte ne nje studio ku diskutohej per kalane e tiranes dhe qe eshte afer objektit qe ai konsulton zyrtarisht vetem 60 m , sugjeronte qe kjo unaze te zgjerohej dhe pak sepse ka vlera historike e terci e verci , c`ka do te thote rritje e vleres se objektit ku ai mund te jete perfitues direkt apo terthorazi ne vlera te konsiderueshme.
Ca njeres dhe emra frimash nuk jane fare rastesisht ne nje kohe dhe ne nje vend te caktuar.
11 April 2008 @ 5:10 pm
Revolucion! Referendum! Mosbindje Civile! Para Partizan!!!!
Peshkataret qenkan shume me vrull kto kohet e fundit…
11 April 2008 @ 5:10 pm
…Koth,
…Kete Shkrelin (Artan) e njoh personalisht qe student,….. dhe mund te jete nga arkitektet me te mire….uroja ta shikoja emrin e tij ne Juri….
11 April 2008 @ 5:11 pm
O grup,
firmat qe konkuruan ishin te gjitha te ftuara, edhe per projektet e vecanta.
11 April 2008 @ 5:12 pm
Hmmm, vjen ere kjo pune si gjithmone. Ndoshta plani belg eshte caze me i mire se te tjeret (megjithse kjo ideja e nje piramide 2m te larte sikur me ngaterron), por lidhja e Shkrelit me kete firmen belge dhe fakti qe Shkreli jo vetem eshte anetar i KRT por edhe mik i vjeter i Rames sikur i vene vulen. Megjithate, do isha ne gjendje te gjykoja me mire sikur te dija sa veto ka patur Rama mbi perzgjedhjen dhe si kane votuar anetaret e tjere ne juri.
11 April 2008 @ 5:18 pm
Drup !
Ti flet per bukurite e natyres vlla , une them tjeter gje. Lexo cer kam shkruar une.
Thuaji peshqeve qe 5 000 000 usd qe do perdoren nga donacioni i arabeve vetem 500 000 do i perdore bashkia per pjeset qe i duhen komunitetit, ndersa kusuri do perdoret per restaurimin dhe rregullimin e mjediseve te xhamise daje.
Ato paret e tjera jane para te tjera.
Ajo qe po them une eshte qe ketu po veprohet me stilin qe te heq thiken qe ta kam ngul ne palce dhe duhet te me thuash faleminderit.
Shkurt fare . Politike e Re .
11 April 2008 @ 5:18 pm
O Grup,
Me ben pershtypje zelli yt qe i trajton te gjitha mendimet qe hidhen ketu, sikur kane te bejne me ate mosbindjen civile vetem per t’i skualifikuar shpejt e shpejt. Kjo eshte pune per ty, megjithese se nuk eshte argument.
Nga pikepamja e trafikut, dhe per kete ta them me kopetence, skema e propozuar per qendren eshte nje katastrofe urbane. Nese do argumente do ti sjell, por jo para se ti te fillosh t’i pranosh dhe te diskutosh mbi to, pa i klasifikuar njerzit ne te bindur dhe ne te mosbindur.
11 April 2008 @ 5:19 pm
Koth…paske imagjinate shume te thelle. Kjo firme me siguri eshte firme korruptive…firme fantazem e Fatos Nanos…padyshiiiimmmm!! Po ja qe kjo firme paska fituar dhe konkursin per ndertimin e sheshit dhe kullave ne Riga, Tienen dhe Genk…padyshim qytete fantazma te Fatos Nanos…
Sa per kullen…kulla e ksaj firme ishte projekti me i bukur faktikisht nga ato qe ishin ne konkurs…para nja 3-4 vitesh.
Dhe per ate punen e kalase…e nuhate mire korrupsionin!! Padyshiiimmm qe devijimi i rruges u be per aresye korruptive qe te merte sa me shume pare ne xhep antari i KRT-es dhe firma e kulles. S’ka shpjegim tjeter…se fundja funit…sikur c’ishin ato rrenojat…me mire ta kishin vazhduar rrugen mbi to. (BTW…ma shpjego PAK se si kjo firma e kulles merr me shume pare me devijimin e RRUGES me te cilen ajo s’ka asnje lidhje…rruge qe po ndertohet nga nje firme tjeter?)
Rri rehat Koth mos u ngrif kot…
11 April 2008 @ 5:22 pm
O njerez. Me falni, po pse boni kot mer? Sikur nuk e dime ne se cere bohet. Puna eshte te behet dicka e hajrit. Po qe do i bejen miqte e atyre qe kane letrat ne dore kjo dihet. Dhe ishalla vijme ne ate pike qe korrupsioni te jete i tille; indirekt dhe jo taze fare nga financat publike.
11 April 2008 @ 5:25 pm
po me sheshin c’paten ?????’
nuk ka toka te lira ne bathore o gerdec per te bere kulla ?????
11 April 2008 @ 5:27 pm
Une erdha vetem per te thene qe Nairobi, Kenya e ka qendren me te bukur se ne. Ndoshta duhet te marrim nje firme arkitekturorororore Keniane per te na bere sheshin.
11 April 2008 @ 5:27 pm
Ujko, zamet e ke silli ato argumentat e trafikut se na hap syte ne te tjereve
11 April 2008 @ 5:28 pm
Ard,
me thahet goja nese une e gjykoj profesionalisht Shkrelin. Nuk kam gje me te fare. Une e kam me kete lloshin e gjate te Bashkise qe tall by.then me miletin kur thote qe ndaj 200 ftesa qe te marrin pjese edhe qytetaret ne vendimmarrje.
Shkrelin nuk e nderon te qenurit ne KRT, por fakti qe ti permende. Puna eshte se ky sharlatani qe kemi kryetar bashkie na ben budallenj me zor.
7 vjet firme eksperinece dhe fiton konkursin.
Tani a e di pse heshti firmat shqiptare arkitekturore ??
Sepse jane mbi 400 aplikime ne bashki qe presin per tu miratuar nga keta . Kush hap gojen i vene investimet ne hale te gomereve.
Me beso nuk eshte kaq e thjeshte. Sikunder do me besosh qe nuk kam asgje me Shkrelin. Perkundrazi mund te them qe kam simpati.
11 April 2008 @ 5:30 pm
Ujk,
pse nuk ka reagime publike per keto projekte. Ti vete, planifikon nje reagim publik? Nese ke argumenta, perse nuk i ben publike ne formen e nje artikulli, qofte edhe tek peshku? Pse jo ne shtypin shqiptar?
11 April 2008 @ 5:31 pm
Konkursi ishte faza e dyte a e trete…kto ishin firmat qe arriten ne “finalen”…Po ne kulifikum futeshe kush te donte dhe kishe projekte te tjera qe s’arriten ne finale. Prandaj ishin te ftuar…
Me fal me fal po me iritojne pak ato lloj shprehjesh tragjike. Nga pikpamja e trafikut patjeter qe e veshtirson trafikun ne Tirane…megjithse do ket edhe parkinge nen-toke perreth sheshit etj. Po faktikisht nje nga QELLIMET e Rames ishte qe te ULTE qarkullimin e makinave neper Tirane…dhe te shtonte zonat kembesore. Kte ai do ta arrij nepermjet parkimit me pagese, shnderrimin e disa rrugve per kembesore (sic eshte bere dhe Ismail Qemali tani) etj. Ky projekt e veshtirson qarkullimin…po s’me duket dhe aq alarmant..dhe nje ulje e trafikut s’di ishte gje e keqe…pasi plani Francez parashikon gjithashtu disa linja tramvaje neper Tirane..pra ul nevojen e qarkullimit me makine.
Edhe kte dike!!
Korrupsion gjejme ashtu sic gjente Xhaxhi grupe armiqsore nen cdo gure!!! Korrupsioni ktu eshte se Shkreli…pale se ka meritat e tija personale…duke qen shok me Ramen…padyshiimmmm….qe eshte afar korruptiv ne kte perzgjedhje te fituesit. Kuptohet se po te jesh shok i Rames, antar i KRTS, i PS-es…s’ka rendesi nese je arkitekt apo jo…ti s’ke merita pervec meritave korruptive dhe mafioze. Pale qe ishin dhe kamerat e 27 televizioneve ne ate salle gjat votimit…korrupsion ishte se Rama e ka te blere median.
11 April 2008 @ 5:31 pm
Kothere, eshte 100% ashtu sic thua ti. Pike.
11 April 2008 @ 5:35 pm
Popull lexo me kujdes!
Aty eshte emri i EDI Rames.Ne keto forma ndertimesh mund te gjesh ndertime me germa qe formon emrin Edi R…
Ky eshte skandal!
11 April 2008 @ 5:35 pm
Pse c’te gjeti ty…s’te erdhi ftesa??
Fitoj edhe ne RIGA…po padyshiiimmm…Riga eshte qytet fantazem i Fatos Nanos…
Ne Shqiptaret i nuhatim mire kto grupet armisqore…nen cdo gure qe te jen fshehur!
Mos ki merak se neser ka proteste MJAFT-i ke Sheshi Skenderbej…Uhh se harrova MJAFT-in e ka te blere Edvini…po ashtu edhe median…kshuqe…qehtesi neser
11 April 2008 @ 5:36 pm
Koth,
argumenti 7 vjet eksperience dhe fiton konkursin nuk eshte argument. Sepse, kur konkursi eshte i hapur, atje shkon kushdo dhe fiton projekti qe ploteson kriteret e vendosura; nuk pyet njeri sa vjet eksperience ke.
Pyetja qe duhet te behet ketu eshte: perse u ftua ne konkurs nje firme e tille pa emer, sepse shume e re dhe me nje dosje te vogel, nderkohe qe ka me dhjetera emra qe jane edhe me te mire se keta qe u ftuan?
11 April 2008 @ 5:37 pm
Eshte nje pasqyrim i Edit duke hecur lakuriq ne plazh…gjeje se ku bie kulla e sehatit
PS: Peshku…jo ato fotot e bankes ju lutem…postova me pare ca foto nga projektet e tjera rreth sheshit po akoma s’kan dale. Falemnderit…
11 April 2008 @ 5:39 pm
Grup,
ti e ke seriozisht? Ne se e ke seriozisht, atehere po te them qe ti nuk di gje! Me beso, e di fare nga brenda se si eshte bere perzgjedhja.
11 April 2008 @ 5:39 pm
Grup !
qeke cun flori !
11 April 2008 @ 5:39 pm
Self nuk u ftuan pra! Kjo ishte faza finale e konkursit…te “ftuar” ishin finalistet…Po kush te donte fyri ne fazen fillestare te konkursit.
11 April 2008 @ 5:41 pm
Self, e kam botuar dje nje artikull tek Tema:
Sheshet e Tiranës
Në emër të kujt?
“Rrugët janë penelat tanë. Sheshet telajot tona.”
Kështu do të shpallte Majakovski, mbasi Lenini të kishte parashtruar planin e tij të famshëm për “propagandën monumentale” menjëherë pas revolucionit bolshevik më 1918-ën. Por dikur mund të kishte qënë fare mirë edhe motoja e fushatës së ngjyrave në Tiranë (ndoshta edhe sot!), sikur vetë ngjyrat të mos ishin shndërruar tashmë në një monotoni besdisëse, dhe qëllimi për efektin propagandistik në zhvillimin e turizmit dhe vitalizimin e qytetit të mos ishte zbehur nga prania e plehrave, dëndësia e tymrave dhe smogut që mbulon qytetin, dhe vlerat e tyre si prezantuese të kulturës lokale e ripërteritjes së saj, të mos ishin të dyshimta. Por koreografia, ngjyrat, dhe butaforia e Tiranës tashmë pak-kujt i intereson. Përtej ngjyrave, sot mbi qytetin dhe qytetarin si asnjëherë rëndon një pyetje tjetër: Cfarë do të ndodhë?
Cfarë do të ndodhë? – pyet edhe Rama në ftesën e konkursit, kësaj radhe për Sheshin Skëndërbej (apo trofeu proagandistik i radhës?):
“Qyshse sheshi ka mbetur peng i dilemave e i makinave, hapësira e pajetueshme ne degradim të vazhdueshëm, bëjnë përshtypje siluetat e qytetarëve, të moshuar e familjarë me fëmijë të vegjël, të cilët ulen pasditeve në kufijtë e tij me të dalë dimri dhe ngjajnë si spektatorë që, prej 17 vjetësh, presin të ndodhë dicka në boshllëkun e arenës. Cfarë do të ndodhë?
Ju ftoj ta gjejmë së bashku.
Edi Rama
Kryetari i Bashkisë”
Cfarë do të ndodhë? – është pyetja që rëndon. Po a janë pyetjet e qytetarëve dhe ajo e kryebashkiakut të lidhura me njëra tjetrën? Dhe nëse janë të lidhura, në c’pikë, në c’moment, në c’problematikë?
Kohë më parë, duke folur për një tjetër konkurs – atë për Qëndrën e Tiranës, i cili hapi rrugën edhe konkursit të sotëm në shesh – arkitekti dhe studiuesi francez Wim Cuyvers në artikullin e tij “Tirana – Mercedez, Shtëpi dhe Plehra” Archis, #4 2004, do të shkruante:
“Dhe ndoshta ata (Architecture Studio; shënimi im) do të kishin qënë në gjëndje të kuptonin që Rama dhe ata ishin duke luftuar të njëjtën betejë, dhe ishin duke ndjekur të njëjtën strategji: pastrimi i qëndrës së vjetër, kthimi i qëndrës së vjetër në një shesh festivali, zgjatimin e aksit të nisur nga fashistët, përgatitjen e terrenit për biznesin e madh – dhe kush e can kokën nëse është konform regullave monetare ndërkombëtare apo vjen nga Mafia?”
Është pikërisht kjo dilema – konformizmi – që prezantohet përsëri sot pas katër vjetësh nga konkursi i parë për qëndrën e Tiranës. Kjo dilemë nuk është vetëm e studiove projektuese pjesmarrëse në konkursin e sotëm për Sheshin Skëndërbej (nëse ato vërtet kanë një të tillë), apo edhe e arkitektëve shqiptar që e kanë për detyrë morale dhe profesionale të hulumtojnë atë c’ka ndodh me kryeqytetin e tyre, por është më shumë një dilemë në sensin e qytetarisë, të detyrimit që një komunitet ka ndaj qytetit të vet në mirëmbajtje, apo edhe në vendimarrje. Dilema që vjen nga fakti që në Shqipëri ende nuk ka një lëvizje apo shprehje mendimesh në rrethet akademike, profesioniste e vendimmarrëse që lufton për “ruajtjen”, “ripërtëritjen”, apo “restaurimin” në qytet, që do të ngjallte interesin dhe besimin në rruget e thjeshta të qyteteve, dhe strukturave tradicionale te tij, për t’i kthyer ato në cështje kryesore të planifikimit të qytetit, dhe që ekziston vetëm një lloj profesionisti; profesionisti komformist. Dhe nuk mund të mos vijë ndër mend shembulli 50-të vjetëve me parë kur u publikua “Vdekja dhe Jeta e Qyteteve të Mëdha Amerikane” (The Death and Life of Great American Cities) nga Jane Jacobs, dhe lëvizja që ajo ngjalli, ku shembulli emblematik i ndikimit të vet do të bëhej New York-u, qyteti i saj i frymëzimit, për të cilin mund të thuhet pa frikë se ajo e shpëtoi, por që ende mbeten një frymëzim dhe realitet i largët për Tiranën. Përkundrazi, sot vlerat arkitektonike e urbane të Tiranës, të nëpërkëmbura në shkaterrimet e ndërhyrjet në hapësirat publike, blloqet e banimit, kinematë me vlera historike (si ajo “17 Nëntori”), apo në shkatërrimin e stofit urban të lagjeve të vjetra dhe zonave historike, nuk kanë hasur në asnjë lloj rezistence. Kurse përqasjet koreografike, si në rastin e idesë së lëvizjes së mozaikut të Muzeut Kombëtar, flasin shumë për një plagë të thellë, dhe perceptim tërësisht sipërfaqsor, të kësaj shoqërie për qytetin dhe vlerat e tij.
Por a mund të ketë alternativë, qytetare apo profesionale, ndaj tendecës së vazhdueshme për një prezencë të ashtëquajtur globale, të variantit postmodern të “tabula rasa”, të neokolonializmit të përfaqsuar më së miri nga studio të kudogjendura, dhe të mediatizimit të proceseve urbane për të ushqyer pushtetin, në aleancë interesash reciproke? Atij mediatizimi që më shumë përpiqet ta largoj vëmendjen nga problemet urbane sesa t’i zgjidh ato, sepse në fund të fundit zbulimin dhe zgjidhjen e tyre nuk e ka ceshtje dite.
Projekti dhe pushteti
Për t’iu përgjigjur pyetjes nëse është e mundur alternativa ose jo, ndaj c’do lloj pushteti, dikush duhet t’i përgjigjet pyetjes se; cfarë e shqetëson qytetin në mardhëniet e tij me pushtetin?
“Tabula rasa globale, aksi i djallit të Tiranës” (The Global Tabula Rasa, Tirana’s Axis of Evil) do t’a quante Wim Cuyvers projektin e Architecture Studio, fituese e konkursit për qëndrën e Tiranës kater vjet më parë. Epitet ky që u referohej mardhënieve të projektit me pushtetin, mardhënie që kanë qënë të formuluara shumë kohë përpara se Architecture Studio të prekte Tiranën.“Architecture Studio – thotë Cuyvers – ka parë vetëm qëndrën e qytetit, dhe në mënyrë të dukshme ka parë vetëm gjurmët e vendosura gjatë periudhës së fashizmit Italian nën Mussolinin nga arkitektet Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Ata e cuan të gjithë këtë akoma më tutje me të njëjtat mënyra, por për pronarë të ndryshëm, njësoj si në kohën e tyre De Fauston dhe Brasinin nuk i vriste ndërgjegja ta kthenin dorën e tyre për të punuar një ditë për fashistët dhe ditën tjetër për Papën.”
Por cfarë mund të ketë tjetër për të parë në qëndër të qytetit, përvec gjurmëve të Mussolinit, që nuk i ka parë Architecture Studio?
Sipas Fatos Lubonjës, në shkrimin“Tirana si qytet i qytetarëve dhe kryeqytet i pushtetarëve” Korrieri, 24 Shkurt 2004, si pasoj e mardhenies qytet – pushtet, Tirana ka pasur dy qendra historike “E para është qëndra që tashmë mund të quhet thuajse e humbur: ajo që sillej rreth xhamisë themeluese të Tiranës, e Sulejman Pashës (1614) si dhe Pazarit të Vjetër, të cilës (qëndër) i kanë mbetur tashme pak objekte ku, ndër kryesoret janë Xhamija e Ethem Beut me Kullën e Sahatit, si dhe Sarajet e Toptanëve.…
…E dyta është qëndra aktuale, e cila u konceptua në kohën e Zogut nga italianët, kur tashmë Tirana u bë kryeqytet dhe kryeqëndra e pushtetit dhe vazhdoi të jetë e tillë edhe në kohën e komunizmit, duke bërë që në këtë qëndër të grumbullohen me shumë se kudo gjetkë simbole…”
Pra, kur flitet për qëndrën dhe sheshin, është e qartë që nuk flitet për dicka unike, por për dicka të dyzuar, për dy elemente të konceptuara si të papajtueshme, që qartësisht përfaqsojnë; njëri qytetin, dhe tjetri pushtetin.
Uniteti koreografik Qëndër-Bulevard
Por, rimarrja e temës së aksit të Brasinit, dhe qëndrës fashisto-komuniste si alternativa e padiskutuesheme nga projektuesit e sotëm, pra përforcimi i unitetit qëndër -bulevard në këto vija, vlen edhe për një analizë strukturore më të thelle.
“Qëllimi i këtij aksi si mekanizëm urban nuk ishte rregullimi i rrjetit rrugor, por formulimi i një ure lidhëse të vetme midis qëndrës së vjetër dhe ‘qytetit modern’.” do të thoshte Artan Shkreli për planin e Brasinit (të njëjtit plan të rimarrë si teme nga Architecture Studio) në referatin e tij mbajtur në konferencën “Tirana dje dhe sot” Shkurt, 2000 ( një përimtim i cuditshëm, kur mendon se vjen, gjithsesi, nga dikush që është përkrahës i paepur i planit të Architecture Studio). “Ky escamotage (gjetje e trukuar, hileqare; shënimi im) urban i ka shpëtuar mjaft vëzhguesve, një pjesë e të cilëve ndodhen edhe në këtë sallë” këmbëngul Shkreli, si për të komfirmuar pikërisht atë që nuk shkon edhe me vetë projektin e Architecture Studio dhe unitetit qëndër-bulevard. “Kritiku bolonjez Gessleri – citoj përsëri Shkrelin – vëren se “plani rregullues që Brasini shtroi për Tiranën në 1925… …ishte një rishikim i kritereve të përdorura në Urbe Massima (1917). Projekti përshkohej nga ideja e nje bulevardi të madh, me orientim veri-jug si qëndër administrativo-monumentale e nje qyteti autonom i cili do të zhvillohej duke shpërfillur paraekzistencat e tij dhe do të shkëputej krejt nga konteksti…”
Pa dashur të spekulloj në kontradiktat, midis përimtimit urban të Shkrelit, dhe qëndrimit të tij ndaj projektit të Architcture Studio, nuk mund të mos pyes; derisa ky projekt nuk kishte si qëllim ristrukturimin e qytetit ekzistues, por autonominë prej tij, mos ndoshta dikush ende shpreson në idenë e Brazinit, të një qyteti aoutonom duke injoruar qytetin historik? Përvec kësaj vështirë të besohet në përqasje të tilla, nëse ke parasysh zhvillimet e lëna në mëshirë të fatit, në periferi apo në qëndër, në Tiranën e sotme, të cilat nëse deri më tash janë perceptuar si zhvillimet fenomenologjike më të mëdha autonome të qytetit, sot i japin atij fizionominë, të cilat qyteti autonom e i ngurtë i Brasinit, apo c’do përqasje tjetër e ngurtë, është e pamundur t’i adresojë. Atëherë kush është arsyeja e unitetit hapësinor bulevard-qëndër – arsye që do ta bënte atë të nevojshme, përkundër të qënit pengues dhe i padobishëm – dhe që nuk vë në pikëpyetje; rolin strukturues të bulevardit dhe skemës së imponuar të qytetit qëndërsynues (unazor qëndror), domosdoshmërinë e unazës së vogël, përjashtimin e automjeteve nga sheshi si dhe theksin që vihet mbi rolin butaforik përkundër atij historik në qëndër?
Plani i Qendres nga Architecture Studio ku shihet qendra e unifikuar me Bulevardin dhe Unaza e Vogel e perfunduar me spastrimin e objekteve rreth qendres
Ndërsa, sic vëren me të drejtë Shkreli, “aksi në projektin e Brasinit është një urë lidhëse midis dy njësive autonome, qëndra nuk është atribut i aksit të bulevardit por atribut i qytetit të vjetër”. Kjo përforcohet sidomos edhe në menyrën se si do të zhvillohet qyteti gjatë dhe pas implementimit të projektit të Brasinit nga fashistët. Dhe nëse do i referohesha përsëri Shkrelit që citon Gresslerin; “…për hartimin e një Plani Rregullues të Tiranës dhe përfundimtar, aksi brazinian e që sidoqoftë merrej parasysh në vija të përgjithshme, ndërthuret në zhvillimet e reja me të njëjtat qëllime sikurse në Afrikën orientale i hapej udhë ndërtimit të lidhjeve “cerniere” që ndanin zonat europiane nga ato vendase.” Dëshmi e kësaj skeme “cerniere” janë vete objektet e Bankës së Shqiperisë dhe Kompleksi i Ministrive me ish Bashkinë e vjetër, kurse vet qëndra dhe bulevardi si ansambël shërbenin për të theksuar një ndarje zonale në kolonizimin e qytetit.
Pra shihet se konceptimi i qëndrës dhe bulevardit ka kaluar në disa faza, fillimisht në atë të një qyteti autonom që injoronte qytetin e vjeter, drejt një faze të asimilimit e cila, e lënë përgjysëm nga fashistët, do të rimerrej nga regjimi komunist për ta cuar drejt një procesi që unë do t’a quaja denatyrizimi, dhe cpërfytyrimi:
“Një nga shprehjet më kuptimplota të konceptimeve “realist-socialiste” për revolucionin urbanistik në Tiranë – thote Ardian Vehbiu në librin e tij “Kulla e Sahatit” – ishte shkatërrimi i disa vatrave nga më vitalet të qytetit të vjetër, për hir të xhelozisë prej fëmije me të cilën komunistët iu vërsulën qëndrës historike të qytetit, për ta tjetërsuar. Regjimi, megjithatë, e ruajti Tiranën fashiste, pse instiktivisht i pa si lehtesisht të përvetësueshme stilemat neoklasiciste, në thelb totalitare, të Ministrive, Bashkisë, Bulevardit të Madh, Luogotenecës, Stadiumit, Konservatorit, etj. Në një kuptim, arkitektura musoliniane në Tiranë u ruajt e mumifikuar, dhe deri-diku e përcudnoi kontaktin e vetvetishëm të kryeqytetasve me mjedisin e tyre qytetëror. Me gjerësinë e vet të frikshme, e me mungesën, qëllimplotë, të strukturave shoqëruese, Bulevardi i Madh ftonte vetvetiu për një koreografi masive…”
Është pikërisht kjo koreografi masive e bulevardit, trashëgimi e një realiteti kolonial, që do përbënte edhe thelbin e sheshit qëndror më vonë, por dhe vet thelbin e unitetit qëndër-bulevard, ndërsa arsyet strukturore të qytetit do të mbeteshin të injoruara.
Por përimtimet strukturore për skemën unitare qëndër-bulevard, në fakt duhen bërë duke pasur parasysh pikërisht propozimet që bëhën sot për qëndrën, të ballafaquara me realitetin urban. Duhet vënë re se këto propozime e kanë origjinën e tyre (ligjore dhe konceptuale) në Masterplanin e vitit 1989-të. Sheshi i “zbrazur” nga makinat, unaza e vogël, zgjatimi i Bulevardit (elementë të fiksuar gjithashtu në projektin e Architecture Studio për qëndrën e Tiranës), janë huazuar të paprekura dhe duket pa asnjë lloj kritike.
Unaza e Vogël dhe Sheshi “këmbësor” – parakusht për ndërhyrje të re apo rrënim i qëndrës së vjetër?
Projekti i qëndres, dhe vete sheshi ideuar sipas Masterplanit të 1989-ës, është më i hershëm se ky i fundit (Masterplani), dhe daton fundin e viteve shtatëdhjetë dhe fillimin e viteve tetëdhjete. Ai ishte ideuar ndërsa formulohej, gjithashtu, ideja e Muzeut Historik Kombëtar dhe monumentit të Hoxhës në qëndër (që në fakt janë pjesë e të njëjtit projekt), i cili do të projektonte “pavdekësinë” e vet. Dhe ku mund të bëhej kjo më mirë, vecse në një shesh qëndror, në një vënd qëndror, dhe në një pozicion mbiqëndror, ku cdo gjë – duke filluar nga bulevardi masiv dhe qyteti, i cili gradualisht po formohej i tillë që t’i vinte përqark qëndrës me unaza pa mbarim – ishte në shërbim të këtij monumenti? Kjo do të jetë edhe zanafilla e një skeme urbane, e cila e kthente sheshin në një hapësirë jo vetëm të plotë, por edhe të shkëputur, që kryente izolimin dhe përjashtimin e pjesës tjetër të qytetit. Dhe kjo e fundit (izolimi) ishte arsyeja dhe misioni i të ashtequajturës “unazës së vogël”, krijimi i hapësirës së peligrinazhit në mes të qytetit, që do shërbente për adhurimin e këmbësorit të “pavdekshëm”, dhe sheshit të këmbësorëve, në qytetin ku makina është “mbret”, në atë qytet ku c’do rrugë, c’do qoshe, c’do park është i destinuar të kthehet në parkim dhe në fjetore.
Ndërkohë, si për të provuar se sa jashtë kohe janë idetë e unazës së vogël dhe qëndrës pa automjete (nëse vërtet kanë pasur ndonjëherë kuptim), do duhej vetëm një ngjaje e vogël e kohëve të fundit që do t’i ndërpriste, jashtë dëshirës së sipërmarrësve, punimet që tashmë kanë nisur në këtë unazë, kur ndërtuesit hasën në një nga ato pengesat që rëndom hasen në qëndrat historike; në murin e një kalaje. Historia e këtij muri (ende i pa datuar) i shtrëngoi, gjithësesi, kryerësit e punimeve t’i ndalonin ato (një gjest ky i respektueshëm po të kihen parasysh një lloj tradite e mbrapshtë në qëndrimin ndaj veprave me apo pa rëndësi historike)
Por kjo ngjarje thërret në fakt për arsyet e vërteta të mosfunksionimit të kësaj unaze që kanë të bëjnë me vetë skemën e trafikut, dhe me ndikimin negativ që ka ajo në morfologjine e qëndrës, sidomos të asaj pjese që ka qënë historikisht më e dëmtuara në ndërhyrjet e vazhdueshme, të cilat mund t’i përmbledhesh në dy arsye kryesore:
Së pari, karakteri i sheshit është i tillë, që mund të thuhet me siguri, se është një kryqëzim rrugësh që tërheq dhe shpërndan trafik në të gjitha anët (akset e rrugës së Durrësit, Kavajës, Dibrës, Elbasanit, Bulevardit kryqëzohen në këtë pikë), që nëse do t’a shmangnim nga kjo pikë, për t’a shpërndarë atë në periferi, nuk do bënim gjë tjetër vec se do kishim penguar kalimin e trafikut tranzit në shesh, i cili shumë rrallë është destinacion. Kjo do të bllokonte arteriet e tjera që nuk janë thjeshtë tranzit, por së shumti destinacion (që në vetvete nënkupton ngjeshje, ngadalësim ose bllokim trafiku).
Së dyti, për t’a realizuar qoftë edhe në parametra minimal – që duhet thënë se nuk garantojnë, gjithesesi, asnjë lloj funksioni të saj si skeme qarkullimi – do duhej një ndërhyrje në zonën historike të qëndrës, “pastrim” objektesh, të cilët, edhe ashtu, janë tashmë një gjë e rrallë në zonën e “qëndrës historike”, që sic duket edhe kësaj radhe do duhet të mbajë gjithë barrën e “riformulimit” të qëndrës koloniale fashisto-komuniste.
Sytë që nuk shohin!
Për rrjedhojë, e vetmja risi e ndërhyrjeve në hapesirat dhe strukturat historike me vizione të ashtëquajtur “bashkëkohore”, me struktura të larta qëndrash tregtare, biznesi, banimi, shumëfishim pronash të patundeshme, shpronësime, rikonfigurime dhe fshirje strukturash të vjetra për t’i hapur rrugën gjigandëve të rinj, nuk janë asesi vizione të reja, qoftë për qëndrën apo për qytetin, por skema të huazuara që nuk garantojnë asnjë lloj funksioni, dhe që i shërbejnë asaj që Masterplani i 1989-ës nuk e garanton dhe justifikon dot; legalizimin e ndërhyrjeve në zonat historike, sic është për më tepër edhe ajo e qëndrës.
“…pikëpyetje mbeten të ngritura mbi sheshin ku është shkruar historia e shtetit shqiptar, i cili s’ka mbushur ende 100 vjet. Këtyre pikëpyetjeve duhet të na ndihmojnë t’u japim përgjigje sy që e shohin Sheshin Skëndërbej nga jashtë, sy të pagjakosur me historinë tonë të jetuar dhe të stërvitur në beteja të tilla konceptuale, sy pa paragjykim për c’ka ka lënë e shkuara e as frikë nga c’mund të lindë e ardhmja në këtë hapësirë sfiduese.”thotë Rama në ftesën për konkursin në Sheshin Skëndërbej.
“Des yeux qui ne voient pas!” (Sytë që nuk shohin!) – thoshte mjeshtri i madh Le Corbusier, kur iu drejtohej kryesisht projektuesve të kohes së vet, ndërsa u referohej zhvillimeve teknologjike në mekanike dhe industri, të cilat reflektonin ndryshimet e mëdha transformuese në shoqeritë moderne.
Por kush nuk është në gjendje të shohë fenomenet transformuese që kanë shoqëruar qytetin këto 15-të vjet? Kush nuk është në gjëndje të dallojë zhvillimet fenomenologjike autonome në periferi dhe në qëndër, brenda dhe jashtë “vijave të verdha”, por të vazhdojë të flasë për skema të ngurta qëndërsynuese, frenuese, izoluese, dhe për më tepër të provuara si të dështuara? Kush nuk është në gjendje të dallojë, po ashtu, që qyteti i imponuar rreth-qëndror ka shkuar, pashmangshmërisht, drejt qytetit linear që synon metropolin – Tiranën që synon Durrësin, Kamzën (qytezën autonome) që synon Krujën, lindjen që synon perëndimin? Po në qëndër, kush nuk është në gjendje të shohë se roli butaforik i saj ka marre fund, dhe përqasjeve të vjetra dhe vazhdimësisë totalitare në projektim i ka ikur koha; që skemat e ngurta të transportit nuk janë përqasja e duhur; që rrënimi i qëndrës historike, për t’i hapur rrugë automjeteve, nuk ka asnjë kuptim kur qëllimi i vetëm i saj është që të lërë të paprekur, nga automjetet e kudogjendura, qëndrën e “re”, me koreografine e saj butaforike; që “unaza e vogel” nuk e ndihmon, përkundrazi e pengon trafikun në qytet; që skema të tilla unazore të transportit në qëndër, vec se e përjashtojnë qytetarin dhe e izolojnë qëndrën, dhe jo e kundërta; që rivleresimi historik i qëndrës është i domosdoshëm?
A mund të jetë rivlerësimi historik i qëndrës, përgjigje ndaj akuzash të tilla drejtuar opinionit qytetar dhe profesionist për; “paragjykim për c’ka ka lënë e shkuara”, dhe; “për frikë nga c’mund të lindë e ardhmja në këtë hapësirë sfiduese”.
Pa paragjykuar atë që do lind e ardhmja me ndihmen e atyre që do “ e shohin Sheshin Skëndërbej nga jashtë” dikush sot mund të flasë me siguri vetëm për historinë, nëpërmjet të cilës do vlerësohet edhe e sotmja. Dhe për hir të kësaj historie është detyrim që po ashtu dikush t’i përgjigjet akuzave të tilla (edhe ashtu të shprehura midis rreshtash) – sepse politika nuk mund të dalë, dhe as duhet lejuar të dalë sot, e të pretendojë se nuk ka asnjë lloj përgjegjësie për atë që ka ndodhur me qytetin – duke thënë se faji qëndrokërka diku atje, i paemër, midis syve të gjakosur nga historia, që nuk qënkërkan të aftë të shohin qartë e të konceptojnë drejtë, e njëjta politikë që s’ka qënë asnjëherë e interesuar rreth ideve por rreth shfaqjes. Dhe kuptohet këto akuza u drejtohen profesionistëve shqiptar, sepse është e veshtirë të imagjinohet se c’mund të thonë këta politikanë për qytetarët e thjeshtë që konceptet urbanistike nuk mund t’i kenë prioritet, por që s’do të thotë se nevojat për parqe, hapësira të gjelbëruara, ajër të pastër, qetësi pas pune, pushim dhe argëtim nuk i synojnë, dhe nuk kanë të drejtë të shprehen për to! Në sferën qytetese – thotë Vehbiu te “Kulla e Sahatit” – shkatërrimi i pamëshirshëm i ekzistueses u përligj si parakusht për ndërtimin e së resë, sadoqë jo rrallë kjo e re nuk ishte vecse një rrasë në varrin e së vjetrës. Konkursi i sotëm është një proces mediatik apo akoma më shumë, nëse do huazoja përsëri nga Ardian Vehbiu, “ një shpronësim semiotik”, sic e quan ai “aktin brutal të përvetësimit simbolik dhe asgjësimit të qëndrës së vjetër.” Ajo që po ndodh sot në Sheshin Skëndërbej, ka pak të bejë me qytetin, dhe aq më pak me problematikën e tij dhe të ofruarit të metodes, mjeteve dhe koncepteve për t’i zgjidhur ato, dhe ndoshta adresojnë vetëm cështjet e imazhit të tij dhe turizmit por jo thelbin.
“Si një formë arkitektonike tepër e lashtë, – thotë Ardian Vehbiu në librin tij “Kulla e Sahatit” – kulla tashmë është shndërruar në një funksion të kulluar; sepse c’mund të ishte një funksion i saj më i denjë sesa të jetë e tillë kullë? Nuk është e banueshme, si rrokaqielli; as mëton t’i afrohet Hyjnisë, si kambanarja a minareja; as kremton ndonjë triumf, si obelisku; as fsheh në stomak ndonjë kufomë, si piramida. Nuk përcjell ndonjë mesazh religjioz, as ushtarak, as ideologjik, as metafizik. Thjesht eshte atje, në emër të organizimit të hapësirës së qytetit…”
Dhe c’mund të jetë tjetër rivleresimi historik i qëndrës, vecse rivleresim i strukturave arkitektonike dhe urbane të saj për të qënë atje, në emër të organizimit të hapësirës së qytetit? Dhe nëse një ndërhyrje në një zonë historike nuk bëhet në emër të historisë dhe të ndërgjegjesimit që sjell pranimi dhe rivlerësimi i saj, atëherë në emër të kujt bëhet?
Lorjan Agalliu
Arkitekt - Urbanist
11 April 2008 @ 5:45 pm
faleminderit, ujk
11 April 2008 @ 5:49 pm
Selfi…te gjithe ju e paskeni nje nga brenda qi i dini kaq mire punet (mos ma merr per keq te lutem)
Kjo faze ishte faza FINALE ku GJASHTE firmta FINALISTE u ftuan…
Perzgjedhja e 6 firma u krye midis 6-8 Marsit…Kishte 19!!! firma qe aplikuan. 6 u zgjodhen per kte finalen…
Nga kto 6…meqe Koth-ja paska problem se 51N4E eshte frime e re…kishte dhe firma te njohura dhe te medha si Libeskind dhe Architecture Studio (qe faktikisht ishte firma qe hartoj planin rregullues te qendres!)…po ja qe projektet e ktyre firmave nuk ishin te realizueshme ose me te mira se kjo e 51N4E.
Po…ne duke qen Shqiptar sic jemi…i perceptojme gjerat ndryshe.
11 April 2008 @ 5:52 pm
Une nuk mar vesh nga arqitektura , por kam nje pyejte. Nga tere ky komision si nuk kishte nje njeri qe te kishte eksperience ne fushen ekonomike. Duke u nisur jo vetem nga bukuria e planit por dhe kostoja e ndertimit dhe mirmbajtjes, si dhe kostoja e perfitimit ekonomik.
)
Me duket se si gjithmon me qenese K/bashikse e kemi “skulptor” ska nevoje te kemi ekonomiste ai di ate qe esht ekryesore te pelqej porjektin alla gusto k/bashkie. Si K/ministri qe e kemi doktor dhe nuk ka nevoje per ekonomiste, ai i ben rruget alladoktorce
Per te tjerat pse ishte firme e huaj apo e vendit, mendoj se nuk ka vlere diskutimi, se po te ishte e vendit do te theshim pse s’eshte e huaj dhe analsjelltas, duke gjykuar gjithmon se ky gjatoshi ( sic e quan Koth) do te fuse ne xhep 10% e ndertimeve, pavarsisht se firma eshte e huaj apo e vendit ( prandaj une equaj mister 10%
11 April 2008 @ 5:56 pm
Tironsi,
Ne shesh shkojne te gjitha arteriet e qytetit. Nje nga arsyet qe eshte aq e veshtire te rrish ne ate qender eshte pikerisht se nuk eshte trajtuar si nje kryqezim arteriesh, por si nje salle ekspozimi. Aty shkon rruga e Durresit, rruga e Kavajes, rruga e Elbasanit, rruga e Dibres qe mbajne peshen e trafikut lindje-perendim brenda qytetit, dhe po ashtu bulevardi ne drejtimin veri-jug. Te dalesh e te thuash qe une e ndrpres trafikun tranzit per ta anashkaluar ne nje rruge qe ende nuk ekziston, dhe nuk e ke provuar se funksionon, dhe te besh projekte mbi kete supozim mua me duket shume e rrezikshme. Imagjino te kerkosh te hapesh nje rruge te tille ne mes te romes me arsyetimin se po zgjeron rruget dhe po rregullon trafikun. Sheshi skenderbej nuk eshte Piazza Navona ku nuk kryqezohet asgje dhe ka qene thjeshte nje rrenoje (stadium) ne qytetin e vjeter te kthyer ne shesh. Sheshi Skenderbej eshte kryqezim trafiku, i pelqen apo nuk i pelqen dikujt.
11 April 2008 @ 5:56 pm
Self,
kur them 7 vjet e kam fjalen pikerisht per ato fazat e kualifikimit qe i di i madh e i vogel si behen ne Shqiperi dhe qe ti i the.
Une sinqerisht e them qe asgje nuk ka ndryshuar.
Ajo qe une evidentoj eshte qe Kryetari Bashkise se Tiranes qe prej dy vjetesh ka bllokuar dhe marre peng afro 700 000 000 euro investime ne Tirane duke mos permbushur detyrat funksionale qe ka.
Plan urbanistik te paperfunduar, taksa te prituara te pa arketuara, investime te prituara te pa bera.
Keto jane vetem per dy vjetet e fundit dhe situata nuk shkon nga permiresimi.
E degjeroi sheshin deri sa na u bene cope amortizatoret e makinave dhe disqet e gomave. Tani iu ben karshilluk te gjitheve me Politike te Re dhe Vizion te Ri per Tiranen.
11 April 2008 @ 5:57 pm
Grupi,
ne se i bie qe ne te gjithe te kemi nje aty brenda se prandaj i dime punet kaq mire, atehere pyetja eshte kush je ti, se ti nuk dukesh te kesh nje njeri aty brenda, por i di me mire se ne qe kemi njerez aty brenda.
ashtu ose keshtu, ne shqiptare jemi e ngelemi, dhe sigurisht qe gjerat do i perceptojme ndryshe; dhe jo vetem sepse jemi shqiptare por sepse jemi individe te nryshem qe kerkojme gjera te ndryshme dhe i vleresojme ato sipas kritereve te ndryshme. Kondicion human.
11 April 2008 @ 5:59 pm
Ujk…me fal…nje verejtje kam. Ku e shikoje ti vleren historike te sheshit ekzistues? ke shatrivani pa uje? Ke lumi i makinave qe qarkullon neper shesh? Ke shkallet qe njehere e nje kohe te conin para kembve te Xhaxhit Enver? Pra…cfar ishte kjo histori qu u dashka rrujatur ke hapsira e sheshit (se ASGJE tjeter s’po ndyrhson ke sheshi pervec hapsira e sheshit dhe kthimi ne zone kembesoresh).
Po te mos ishte bere asgje…kujton ti se 99% e te pakenaqurve ktu te Peshku…nuk do dilnin e te thoshin “po ky Rama si e ka len kte Sheshin kshu!!” Padyshim qe ate pune do benin…
Pra do bej pyetjen dhe njehere…a ka nje zgjidhje qe te kenaqi te gjith Tironsis dem baba dem?? Une them se s’ka…s’e ka shpik Zoti akoma ate zgjidhje dhe as ai s’do arrij dot ta shpiki…
Prandaj ju lutem ne vend qe te mundoheni te gjeni grupe armiqsore te maliqit nen cdo gure, ne vend qe te merreni me “vlerat historike” te nje sheshi me histori te mocme 20 vjecare…ne vend qe te merreni me se kush ishte shoku i Rames ne konkurs apo c’far xhakete kishte vesh Rama ne konkurs (te verdhe!)…merruni te pakten me faktin qe do rregullohet per ME MIRE SEC ESHTE…dhe te pakten te rregullohen dhe kto pjese te Tiranes…na pelqen apo s’na pelqen cdo detaje e ptojektve gustos sone…
11 April 2008 @ 6:00 pm
Dmth ti je kunder berjes zone kembesore, apo thua qe te behen njehere rruget, te bllokohet perkohesisht sheshi mbasi keto te jene bere, qe te shihet rrezultati dhe pastaj te behen planet per ta perdor si zone kembesoresh?
11 April 2008 @ 6:08 pm
Po Tironso, jam per zgjidhje graduale. Nuk behet projekt urbanistike per dy jave. Per mendimin tim njera nga skemat e propozuara, si ajo e Libeskindit pershembull duhet marre dhe zhvilluar me teper, sepse ende le hapesire, eshte me fleksibel. Ajo piramida eshte nje shaka idiote, gjeja me jo fleksibel qe kam pare ne nje projekt urban. Skema nuk duhet te jte vetem zgjidhje hapesinore, por edhe funksionale (trafiku). Keto jane vetem zgjidhje hapesinore qe i interpreton si te duash. Por urbanistika ne te shumten e rasteve eshte sheknce , pra ka variabla te paracaktuar, qe ne brief-in e konkursit nuk ishin asgjekundi, prandaj dhe e morra mundimin te shkruaja pa pare rezultatin fare, sepse do ishte perfundim llogjik qe skemat do ishin te hallakatura dhe te pakontolluara. Dikush nuk i ka bere detyrat e shtepise para se te futej ne klase.
11 April 2008 @ 6:10 pm
Eshte shpjeguar disa here kjo puna…dhe perseri nuk do ta pranosh. Dhe une ju kam bere thirrjen…kush nga ju e paska kaq problem…ju jap une disa laspa me ngjyra…dhe formuloeni!!
Patjeter! Edhe kte e dike sic i di edhe Xhozi me letra vjedhjet e Braces…
Kazmen atje e ke…merre ne dore dhe cani bllokaden!! Me cfar pikerisht do ti bej kto investime bashkia e Tiranes?? pse eshte hera e 6 apo e 7 qe po ju them…JU LUTEM shkoni ne websitin e bashkise dhe shikoni shifrat e BUXHETIT te bashkise…para e te kerkoni parajsen. Pra me cfar paresh…kur buxheti i bashkise eshte QESHARAK ne krahasim me cdo qytet tjeter me te njejten madhesi?? Me morrat e Rames do ti ndertojne?
E hengri me dhembe Edvini…dit per dite me Shalsin atje ishin me kazem duke coptuar sheshin…
Selfo eshte shume gje e thjesht…ti ne thua qe e dike kaq mire qe ka marifete nga mbrapa…shume mire…po nuk mjafton te thuash “e di une se kam nje brenda”. Tani ajo qe eshte publike eshte se ishin faktikisht 19 firma qe APLIKUAN…dhe aplikimi ishte I HAPUR dhe i shpallur ne PUBLIK. Pra kush te donte…aplikonte me projektin e tyre. Ti thua ishin te ftuara…po ishin te ftuara kto 6 finalistet. Tani nuk e shof ku eshte marifeti…dhe sikur te kishe marifet…marifet per cfar?? Atje kishe nga firma te reja deri ke firmat me prestigjoze ne Evrop sot…pra…ku ishte hilja?
11 April 2008 @ 6:12 pm
O grup, vete fakti qe po kthehet ne zone kembesoresh thekson vlerat historike. Por sic thote Ujku, ai eshte kryqezim, dhe si i tille duhet te funksionoje si qender rregulluese trafiku. Nuk me plasi per ato akrepat qe gjen ti nen gure, apo kujton se i ka zene paranoja te tjeret. Eshte kryqezim.
11 April 2008 @ 6:15 pm
Ujk…dakord…po s’me duket se KY konkurs ka te bej me arteret e trafikut perreth sheshit. ka te bej vetem me hapsiren e sheshit. Tani ajo qe eshte vnedosur eshte se sheshi do jet vetem per kembesore. SI do rregullohen rruget perreth…mbetet per dike tjeter. Nuk me duket se e vendosen per 2 jave…Dhe besoj se do jet gradual implementimi…megjithse thone 2009…ashtu thone gjithmon.
11 April 2008 @ 6:17 pm
Luli dakord…eshte kryqezim…dhe ai do ta bej zone kembesoresh.
Ti bej mosbindjen civile tende…dhe futja me makine permes sheshit.
Diskutim koti…
11 April 2008 @ 6:18 pm
“SI do rregullohen rruget perreth…mbetet per dike tjeter.”
WTF? O Moloch, me qafsh mos fol me plako se je t’u u hallakat si mos me keq.
11 April 2008 @ 6:23 pm
11 April 2008 @ 6:24 pm
Po lere mosbindjen civile se aty te ka mbet menja. Pse i bo gjonat corap. Kur eshte muhabeti per te fol per skepticizem politik flet per progres, kur eshte muhabeti per te fol per fluks progresiv trafiku akuzon per mosbindje civile, ene ne fund pastaj qahesh se eshte diskutim koti. Se si u be diskutim koti, ec e merre vesh, se pervec teje se ka permend njeri mosbindjen civile ne kete teme.
Une nuk jam as kompetent dhe as ekspert urbanistike, por di te them qe argumenti i Ujkut me bind pak me teper se “si do rregullohen rruget…mbetet per dike tjeter”.
11 April 2008 @ 6:26 pm
Ja dhe nje kendveshtrim tjeter
http://www.tirana.gov.al/common/images/st_fituese_m.jpg
Dhe artikulli:
Studio belge 51N4E shpallet fituese e Konkursit për sheshin “Skënderbej”, vota e publikut për Daniel Libeskind
Rama: Projekti fitues një mundësi për të parë të ardhmen
Cilësia arkitekturore, mënyra e organizmit të hapësirës, funksionaliteti i saj, cilësia urbane e projekteve, lidhja midis cilësive të sheshit dhe përbërjes së Tiranës, sheshi si vend ku do të ecin këmbësorët, ambienti ku do të përqëndrohet trafiku, ndërhyrja arkitekturore urbane, ndërhyrja artistike. Ishin këto disa nga kriteret ku juria ndërkombëtare u përqëndrua për të marrë më pas vendimin unanim se cila nga studiot pjesëmarrëse do të kishte mundësinë të jetësonte projektin për rivitalizimin e sheshit “Skënderbej”, në konkursin e organizuar për këtë qëllim nga Bashkia e Tiranës. Kjo juri pas diskutimesh të gjata dhe shumë interesante, të cilat sigurisht patën parasysh fillesën dhe historinë e sheshit, vendosi që projekti i studios belge 51N4E të jetë projekti fitues. Për herë të parë qytetarët votuan dhe çmimin e publikut e mori studio nga New York Daniel Libeskind Architects.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht edhe anëtar i jurisë, duke shprehur vlerësimin e tij për cilësinë, përmasat dhe për pjesëmarrjen qytetare në këtë konkurs pasi falenderoi të gjithë personalitetet e botës së artit dhe kulturës të kryeqytetit që kanë marrë pjesë në të dhe njëkohësisht studentët dhe studentet e Arkitekturës si dhe të gjithë arkitektët dhe inxhinierët që ishin të pranishëm, u shpreh se: “Ky nuk ishte një konkurs i zakonshëm dhe as një konkurs i radhës, por ishte konkursi i konkurseve për Tiranën, pasi më në fund, pas 18 vjetësh ne morëm guximin që ta prekim këtë sipërfaqe kaq të njohur, të afërt dhe problematike. Nga ana tjetër, dua të theksoj se ishte një nder shumë i madh për qytetin tonë që të gjashtë konkurentët përfaqësojnë sot një pasqyrë të cilësisë më të lartë që mund të ofrojë bota e mendimit arkitektonik. Zgjedhja ishte jashtëzakonisht e vështirë. Përsa më takon, si Kryetar i Bashkisë së këtij qyteti të jashtëzakonshëm dua të theksoj se në diskutimet e bëra kam dëgjuar me shumë vëmendje mendimet e ekspertëve dhe jam shumë shpresëplotë që juria ka bërë zgjedhjen më të përshtatshme, ashtu sikundër ka bërë edhe një zgjedhje e cila është plotësisht e realizueshme për mundësitë dhe financat tona. Dua të theksoj se asnjë nga projektet nuk kishte një ambicje të moderuar për shkak të financave dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Përkundrazi kufizimet e financave kanë bërë që të gjenerohen ide shumë të forta”.
Kronologjia e fazave të votimit
Kryetari i Jurisë Vedran Mimica duke bërë një paraqitje të shkurtër të koncepteve kryesore që përfaqësonin projektet e secilës studio si dhe duke sqaruar në mënyrë kronologjike në lidhje me fazat e votimit, theksoi se:
“Ishte kënaqësi për ne që u angazhuam në vlerësimin e gjashtë projekteve. Ne na bëri shumë përshtypje angazhimi i të gjashtë studiove pjesëmarrëse për t’u angazhuar me projekte që kanë të bëjnë me sheshin Skënderbej në qendër të Tiranës. Të gjitha kanë dhënë përgjigje të ndryshme, përgjigje të cilat kanë dhënë zgjidhje urbane dhe arkitekturore për këtë qendër. Juria ka diskutuar të gjitha aspektet e projekteve të paraqitura. 11 anëtarët e jurisë, 4 shqiptarë dhe 7 të huaj votuan kriterin kryesor në bazë të të cilit ne dhamë gjykimin tonë.
Teknikisht vepruam në dy faza. Së pari përcaktuam të gjitha ekipet që secili nga anëtarët e jurisë i kishte parashikuar si të parët dhe që vazhduan të diskutoheshin edhe më tej. Pra, rezultati i fazës së parë ishte përzgjedhja e projektit nga Roterdami të studios MVRDV, MAP-Architects nga Barcelona dhe 51N4E nga Brukseli. Këto tre projekte u diskutuan në një seancë të dytë për të parashikuar edhe çmimin e dytë dhe të tretë. Por dua gjithashtu të vë në dukje cilësitë që paraqitën projektet e Atena - Studio, Architecture - Studio dhe studios Daniel Libeskind.
Meqënëse publikut i bëri shumë përshtypje projekti i studios Libeskind duhet të vëmë në dukje mendimin tonë për zgjidhjen mjaft të guximshme të kësaj studioje në lidhje me sheshin Skënderbej. Në këtë skemë është përfshirë në një farë mase demokracia, ndryshimet që ka kaluar shoqëria shqiptare gjatë kohëve të fundit.
“Architecture Studio” e ka mbështetur projektin e saj në masterplanin që ajo ka paraqitur për Tiranën. Ky projekt bënte një paraqitje të jetës urbane në Tiranë, përgjatë boshtit veri-jug.
Na bëri mjaft përshtypje mënyra se si e kishin zhvilluar skemën e tyre në lidhje me sheshin Skënderbej, “Atena – Studio” dhe partnerët e saj. Kjo studio kishte parashikuar qendrën e sheshit me ujë duke angazhuar të gjithë institucionet që do të ishin rreth sheshit në këtë jetë urbane që do ishte aty.
Por siç thashë, në seancën tonë të dytë ne i kushtuam një kujdes të veçantë diskutimit në hollësi të tre projekteve pra të MVRDV, “Map – Architects” dhe 51N4E.
Për ne, projekti i paraqitur nga “Map-Architects” ishte një projekt që kërkonte të krijonte një klimë mesdhetare edonistike këtu në sheshin e Tiranës.
Nëse më lejoni, do të cilësoj fjalët e arkitektit Jose Lluis Mateo i cili tha se projekti ishte mbështetur në idenë e krijimit të një dhome, një dhome për qytetarët e Tiranës në të cilën ata do të kalonin kohën e tyre të lirë, do të argëtoheshin dhe çlodheshin.
Projekti i paraqitur nga MVRDV, krijon idenë e një sheshi me pemë, me elementë urbanë. Ideja e tij ishte që të mos e shikonim sheshin si shesh në vetvete por si një distrikt, si një rreth i cili do të rrethohej nga qyteti i Tiranës. Ideja e ikonës së këtij vendi ishte shkrirë me jetën e përditshme të qytetarëve.
Së fundmi, pamë me shumë kujdes dhe vëmendje projektin e paraqitur nga studio 51N4E për sheshin e Tiranës. Ky projekt paraqiste një dikotomi midis ambientit përreth të gjelbër dhe pjesës së zbrazët të sheshit të Tiranës. Ky projekt paraqet një boshllëk për një hapësirë të ngarkuar, një hapësirë ku qytetarët e Tiranës do të kenë shumë mundësi me të cilën ata do të ndërveprojnë. Ne i kuptojmë cilësitë shumë të mëdha konceptuale të këtij projekti, sikurse aspektin e kohës që përmban ky projekt, pra të realizimit sa më të shpejtë të tij. Juria pa mundësinë që ofron ky projekt për të filluar realizimin e tij brenda një viti dhe gjithashtu mundësinë për ta vazhduar projektin në të ardhmen.
Dua të vë në dukje, dhe për këtë jam mjaft i kënaqur, që diskutimet e jurisë ishin mjaft unanime. Të gjithë anëtarët e jurisë ishin dakort për të tre çmimet. Vendimi ishte unanim” - tha Vedran Mimica
51N4E nga Brukseli fitoi çmimin e parë
MRVDV nga Roterdami fitoi cmimin e dytë
MAP - ARCHITECTS STUDIO Barcelona fitoi çmimin e tretë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, duke e mbyllur këtë konkurs tha: “Besoj që vlerësimi për gjashtë konkurentët ka qenë maksimal, ë fund të fundit jeta nuk është gjë tjetër, veçse detyrimi për të bërë zgjedhjet dhe çdo zgjedhje ka vështirësinë e vet sepse natyra njerëzore ështrë e prirur që të ketë atë që s’do dhe të dojë atë që s’ka. Gjithmonë puna e jurisë është puna më e padëshirueshme sepse duhet bërë një zgjedhje. Koha do të tregojë nëse juria ka bërë zgjedhjen e duhur, por unë jam i bindur që cilado nga zgjedhjet do t’i jepte Tiranës një mundësi për të vështruar të ardhmen dhe jam plotësisht i bindur se ideja e studios 51N4E na jep mundësi ta shikojmë të ardhmen.
Sipas këtij varianti, sheshi Skënderbej do të jetë një piramidë e vendosur nën pushtetin e qytetarëve dhe çdo qytetar i Tiranës, duke shkuar në pikën qëndrore të Piramidës e cila është një pikë që i jep mundësinë një njeriu të vetëm të qëndrojë aty dhe ta shohë sheshin nga të katër anët, nga lart-poshtë, do ketë mundësi të jetë zoti i qytetit të tij,.në një qytet që vjen nga një histori ku gjithmonë zot ka qenë dikush tjetër”.
Projekti i plotë i Studios fituese 51N4E,
Propozim për gjallërimin e Sheshit ‘Skënderbej’
Rigjallërimi i sheshit është diçka që ka të bëjë me monumentalen dhe të përditshmen. Një shesh që ka të bëjë vetëm me përfaqësimin e ideologjive monumentale është diçka e së kaluarës, të cilës nuk kemi mall ti japim jetë. Nga ana tjetër, jemi të bindur që një shesh që ka të bëjë vetëm me jetën e përditshme, nuk i jep dot një perspektivë largpamëse zhvillimit të Tiranës dhe qytetarëve të saj.
Çështja nuk qëndron në zgjedhjen midis njërës apo tjetrës. Çështja është se si që të dyja ato mund të bëhen bashkë. Ky propozim krijon një pikënisje të re, duke ripërcaktuar marrëdhënien midis ngurtësisë së mjedisit të ndërtuar dhe brishtësisë të jetës së përditshme.
Tirana
Është shumë e rëndësishme të realizohet që - tek e fundit - ky projekt nuk është për sheshin, ai është për Tiranën. Tirana është një qytet që ka ndryshuar në mënyre të jashtëzakonshme vitet e fundit dhe në disa vende nuk njihet më. Qyteti është shtyrë deri në limitet e tij, jo vetëm në madhësi por edhe në kuptimin se sa mban struktura e tij. Qyteti është i mbingarkuar, është i shfrytëzuar, është i konsumuar.
Si mund te ndjehesh kur jeton në një qytet si ky? Çdo të thotë në Tiranë të jesh një qytetar i saj? Ç’rol mund të luajë sheshi për të gjetur përgjigjet e këtyre pyetjeve?
Në të kaluarën e afërme, sheshi ishte hapësira që përfaqësonte vetëm një person, Enver Hoxhën. Ai simbolizonte jetën që të gjithë shqiptarët jetonin. Sheshi i asaj kohe nuk kishte kufij realë: në kuptimin e vërtete të fjalës ai ishte qendra sepse atje të çonin të gjitha rrugët e Tiranës, me statujën e tij që mund të shihej nga kudo.
Sot në Tiranë qytetarët nuk kanë më vetëm një pike reference për t’u krahasuar. Në një farë mënyre, mund të imagjinojmë që është bëre më e vështire të gjesh se kush je, çfarë përfaqëson. Të qënurit qytetar i Tiranës është bërë një pyetje e ditës: si të shohësh një të ardhme, si të gjesh rrugën tënde, si të vendosesh se s’vlerëson më shumë në jetë? Shkurt: Ç’të lidh apo si referohesh me të tjerët?
Je est un Autre
Në vështrimin tonë, sheshi i Tiranës duhet të jetë vendi që e ofron ketë mundësi: një vend që secili është i lirë ta përdorë, që lejon njerëzit të lidhen me njëri tjetrin. Nuk duhet të jetë vendi ku konsumohet por vendi ku njerëzit vijnë së bashku, gjithmonë në prani të të tjerëve rreth e rrotull, ku diskutojnë dhe krahasojnë interesat e dyshimet e tyre. Nëse vërtet duam që kjo të ndodhë, duhet të mendojmë se çfarë mund ta bëjë sheshin të ndryshëm nga qyteti që e rrethon, në formë e në përmbajtje.
Atje ku ndalon qyteti
Duke patur parasysh karakterin kaotik dhe informal të qytetit, një gjest i thjeshtë e i qartë do të ketë një impakt të fuqishëm. Qyteti, nuk përcaktohet nga periferia e shkërmoqur, ga thelbi i tij. Ne e shohim sheshin si një hapësire e formuar nga vete qyteti që e rrethon, i cili jepet atje dhe mban frymën për një moment. Sheshi, si një hapësire ku vrulli dhe kaosi ndalet që të lejojë të ndodhë diçka, çfarëdo qoftë ajo.
Krijimi i një hapësire të qartë e të thjeshtë do të sjellë në plan të parë cilësi imateriale si drita dhe hija, tingujt, një fllad ere… Ajo i shtyn qytetarët të rifokusohen, të realizojnë që janë në mes të qytetit jëkohësisht në një tjetër vend.
Qendra është theksuar si një shmangie nga kaosi i qytetit duke krijuar hapësire fizike dhe me