Kombëtarja me 3 sulmues për 3 pikët në Luksemburg
Shqip
Por lojtarët sërish jashtë roleve: Dallku qendërmbrojtës
Trajneri Bariç nuk heq dorë nga një formacion tërësisht sulmues ndaj Luksemburgut, me qëllimin e vetëm për të marrë tri pikët nga kjo sfidë. Kroati ka vendosur që të ndryshojë shumë gjëra në skuadrën që u përball me Luksemburgun vetëm tri ditë më parë, për të kërkuar më shumë lojë ofensive, por edhe për të qenë i mbrojtur nga krahët, aty ku dukej se ishin përqendruar të gjitha sulmet e kundërshtarëve në sfidën e parë. Në rreshtimin e ri 4-3-3, Bogdani dhe Muka do të kthehen titullarë, ndërsa në stolin e rezervave do të ulen Duro dhe Berisha, dy lojtarët që shfaqën vështirësi në takimin e të shtunës. Bariç ka vendosur të respektojë mendimin e lojtarëve për të kthyer mbrojtjen me katër në vijë të drejtë. Por nëse mendohej aktivizimi i Vangjelit apo Rustemit në ndeshjen e kthimit, trajneri kroat ka vendosur të modifikojë pozicionet e lojtarëve ekzistues. Në krahun e majtë të mbrojtjes do të kthehet Haxhi, i cili garanton cilësi si në mbrojtje, ashtu edhe në ndihmën që i jep mesfushës dhe sulmit me inkursionet e tij. Në qendër, përkrah Dedes do të rreshtohet Dallku, në një pozicion tërësisht të ri për të, pasi ai ka luajtur gjithmonë si një mbrojtës i mirëfilltë i krahut të djathtë. Vendin e Dallkut në krah do ta zërë Curri, i cili do të provojë një tjetër rol të ri në prapavijën e përfaqësueses. Bariç ka menduar këtë rreshtim për të qenë i sigurt në prapavijë, ndonëse zhvendosja e vazhdueshme e lojtarëve ka shkaktuar pak kaos në mbrojtje, pasi futbollistët kanë pasur vetëm një seancë stërvitore në dispozicion për të mësuar pozicionet e reja. Mesfusha ka pësuar ndryshime të ndjeshme, pasi tashmë do të jenë vetëm tre lojtarë në këtë repart. Cana do të ketë detyra tërësisht mbrojtëse, ndonëse do të jetë krejtësisht i vetëm përballë mesfushorëve të Luksemburgut. Skela do të jetë më i zhvendosur në krahun e majtë, ku do të synojë jo vetëm të ndihmojë sulmin me harkimet e tij, por edhe të kthehet në ndihmë të mbrojtjes. Nga krahu i djathtë, titullar do të jetë Muka, i cili duket shumë më i besueshëm se Berisha për këtë pozicion. Problemi më i madh i këtij rreshtimi është se kombëtarja shqiptare rrezikon të humbë krejtësisht mesfushën, pasi kundërshtarët përqendrojnë më shumë forca aty në takimet që luajnë në fushën e tyre. Por Bariç duket se ka gjetur zgjidhjen për të mbajtur mbrapa kundërshtarët, pasi ka vendosur Bogdanin si sulmues qendre dhe Bushin e Kapllanin që do të veprojnë si gjysmësulmues. Vetë Bariç është i ndërgjegjshëm për rreziqet që sjell ky rreshtim. “Normalisht që kemi ardhur këtu për pikë dhe prandaj kam hedhur në lojë tre sulmues, të cilët pritet të garantojnë volum loje dhe gola. Problemi ynë mbetet ndarja mes reparteve, pasi janë 5 lojtarë mbrojtës dhe 5 sulmues. Cana do të detyrohet të kryejë një punë të madhe për të ndalur kundërshtarët, por besoj se me këtë skemë mund të arrijmë qëllimin tonë për fitore”, u shpreh trajneri kroat.
6 June 2007 @ 12:42 pm
Ndonje link ku mund ta shohim???
Do jete e veshtire fitorja…Hollanda mezi i mundi, ne minuten e 87′ e bene golin…
Kombetarja jone e ka shume te veshtire te luaj me keto ekipet e vogla..
Gjithsesi, une do isha i kenaqur me 1-0 per ne..
6 June 2007 @ 12:48 pm
He peshq, do na jepni ndonje link a jo, se kjo do jete me e bukur se e para.
Ajo puna e Hollandes, qe thu ti Leon, s’tregon gje. S’besoj se do luajne ndaj nesh si ndaj Hollandes. Mendoj se do hapen çike me shume.
3-1 per shqipot them une. Inshallah!
6 June 2007 @ 3:49 pm
kur esht ndeshja tjeter?
6 June 2007 @ 3:59 pm
fre ndeshjen e shef rtl tek astra 19,2 frekuenca12552 simb 22000 dhe 5|6
per me shume informacion ne adresen
rdi-files .com .
ne nentitullin futboll te gjitha ndeshjet dhe kush i jep
6 June 2007 @ 6:25 pm
Ketu mund ta shikoni takimin e sotem Shqiperi - Luksemburg
http://www.rtl.lu/tele/livestream/
6 June 2007 @ 6:27 pm
Shqiperia fiton me 2 gola diference.
Ku jane ata qe dun me humb ca birra te tjera sot ??
6 June 2007 @ 6:31 pm
Kothere,
le nam ti plako duke fituar baste, dhe birrat si pive qe si pive!!!
6 June 2007 @ 6:36 pm
E kam thene qe ketu jane “gore” te gjithe.
6 June 2007 @ 6:39 pm
Kothere,
1-0..
6 June 2007 @ 6:41 pm
Do e vesh dhe ti emrin ke lista e e.T. ?
Me dy gola diference fiton Shqiperia.
6 June 2007 @ 6:41 pm
8-2
6 June 2007 @ 6:46 pm
e.T
C’fare liste ke ti shoku??
6 June 2007 @ 7:10 pm
Vlonjati te kam nje birre shoku
6 June 2007 @ 7:13 pm
Pse gjith kjo bujari e madhe akksidental!!!
6 June 2007 @ 7:35 pm
A di ndonjeri ndonje link per se mbari??Deri tani nuk shihet fare!
6 June 2007 @ 7:40 pm
1-0
6 June 2007 @ 7:42 pm
gooooool, skela shenon
1-0
6 June 2007 @ 7:45 pm
Na beni te ditur rezultatin te pakten…
6 June 2007 @ 7:48 pm
Leon,
po ndiqe me koment minut pas minuti tek www.tifozatkuqezi.com
6 June 2007 @ 7:51 pm
ok
6 June 2007 @ 7:51 pm
2-0
6 June 2007 @ 7:53 pm
Kapllani
6 June 2007 @ 7:55 pm
Kush e beri te dytin?
Une shpresoja ta shihja tek www.albsport.com por nuk po hapet fare webi qe 2 ore para ndeshjes.
6 June 2007 @ 7:55 pm
GGGoooooooooooooooooollllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllll!!!!!!!!!!!!!!!!!!
6 June 2007 @ 7:56 pm
Kaplloni e boni te dytin
6 June 2007 @ 8:01 pm
Nuk e shikoj dot ndeshjen por mesa lexoj nga komenti minute mbas minute Kombtarja po luan mire.Duke patur parasysh dhe kundershtarin…them se do ishte pozitive te merrnin nje fitore te thelle ne Luksemburg.Skela,Kapllani…dhe nja 2 petlla Berisha,dhe shkojne tamam birrat sonte :)))
6 June 2007 @ 8:02 pm
2-0
Half
6 June 2007 @ 8:03 pm
Berisha te ngrohi stolin, se s’eshte per ate pune plako!!!
eshte radha e Bogdanit per pjesen e dyte te shenoj.
6 June 2007 @ 8:05 pm
Ndeshje e bukur! Vetem 5 minutat e fundit Bogdani kishte dy raste te mira per te shenuar. Ne fakt nuk me pelqen kur humbasin raste keshtu. Nuk i dihet si mund te kthehet loja.
6 June 2007 @ 8:05 pm
http://cache5.tvants.com/download/TvantsSetup.EXE
me pas te kjo faqja kliko te ndeshja daje http://www.rojadirecta.com/
6 June 2007 @ 8:08 pm
Vlonjati,ndoshta ke te drejte (qe pritet rikthimi i Bogit me gol ne Kombtare) por ama personalisht besoj se Berisha ne te njejtin pozicion qe luan Bogi…eshte shume me i mire se ky i fyndit per shume arsye.Prandaj dhe Baric duhet ta aktivizoje te pakten nje pjesen e dyte,jo vetem per te thelluar rezultatin por dhe per te ndihmuar kete djalosh per integrim sa me te mire me formacionin baze.Them se Bushin ose Kapllanin,Baric duhet t’i “clodhi” pjesen e dyte.
6 June 2007 @ 8:12 pm
miki,
Berisha sa here eshte aktivizuar ka deshtuar totalisht.
Kete e pame dhe te shtunen kur u aktivizua si titullar dhe se meritoj besimin.
6 June 2007 @ 8:23 pm
Vlonjati,kam pershtypjen se Berisha eshte aktivizuar ne formacionin baze qe nga ndeshja me Bullgarine e tutje (per tu theksuar eshte se ne ate ndeshje ai eshte vleresuar me piket me te larta per formacionin tone).Mos harro dhe ndeshjen me Angline ne te cilen ishte nder te paktet qe shkelqeu jo vetem me golin dhe traversen…por madje me lojen ne total e zhvilluar prej tij.
Ate cka dua te them eshte qe nqs veren me kujdes statistikat qe nga aktivizimi i tij ne formacionin baze,do te shikosh ne menyre te qarte qe eshte vleresuar me notat me pozitive te ekipit.Ne krahasimi me Bogin….per mendimin tim them se Berisha eshte me i shpejte ka vizion te qarte te portes ose ndryshe thene e “nuhat golin”
6 June 2007 @ 8:39 pm
Hyn Berisha del Bushi
6 June 2007 @ 8:43 pm
3-0
6 June 2007 @ 8:45 pm
Gool !
6 June 2007 @ 8:45 pm
Kapllani perseri
6 June 2007 @ 8:48 pm
Eshte hera e pare, e perserise e pare ne ndeshjet kualifikuese qe fitojme kaq thell 3-0.
Ndeshja me e thelle qe kemi fituar eshte ajo miqesore ndaj Vjetmait me rrezultatin 5-0.
6 June 2007 @ 8:50 pm
Mbahu vjetnam !
6 June 2007 @ 8:55 pm
Avash se kunder Luksemburgut fitum. Kurr na rrafi Anglia B….po nesje. Une mbetem tifoz i Brigelit. Baric…eshte nje -ic:)
6 June 2007 @ 8:58 pm
golevarazhi vajti
6 June 2007 @ 8:59 pm
vajti plus 2 me duket!!
6 June 2007 @ 9:04 pm
3-0. Ft.
6 June 2007 @ 9:05 pm
Fituam me ne fund.
3-o
6 June 2007 @ 9:06 pm
dhe kalojme ne vendin e 4.
6 June 2007 @ 9:06 pm
po ndezim cakmaket per ta festu fitoren se paketa cigares mbaroi.
Pa drita qe nga dreka. Zoti bekonfte ate koqen presindentin Bush se me duket prej atij po ne lene ne terr.
Na u shkri akullorja
6 June 2007 @ 9:07 pm
Kothere,

ti e humbe bastin apo jo?
Tani s’ka burre nene te na mbaje….
Ku eshte Hollanda??
6 June 2007 @ 9:09 pm
Cer basti humba une ore ? 3-0 .
Une iu fala 2 gola.
6 June 2007 @ 9:13 pm
dhelpra,
As ti se pe ndeshjen moj?
Kothere,
2 gola diference the ti!!
6 June 2007 @ 9:16 pm
une edhe po te kisha drita sdo ta shifja.
Skam nerva e moshe per ate pune.
Por kam keto qafpalaret poshte pallatit qe e shofin ne beze te madhe ke lokali poshte e qe bertasin kur behet gol kshu qe marr vesh cer behet nga ulerimat dhe trokthi i krikellave te birres
6 June 2007 @ 9:20 pm
vlonjati,

Greku e hengri nje!!
1-1 edhe 5 minuta loje ka…
dhelpra,
“qafpalaret”
E forte fare kjo!! Po ku mi gjen
6 June 2007 @ 9:21 pm
Greqia na prishi skedinen.
6 June 2007 @ 9:25 pm
e mo leon,
ja se ke plot nga ata qafepalaret e lagjeve tona edhe aty neper londer , i kam pa dore per dore me nei vjetnameze “sexy” te dendur ne alkol qe kercejne me muzike latine dhe pine Foster me kane te madhe edhe ju duket vetja sikur kane kap qiellin.
Vetem se aty ne Angli e kane la qafen.
Por nga truri qafepalare ngelen prapeseprape
6 June 2007 @ 9:28 pm
Ca maskara gjyqtari, 6 min shtese ne ndeshjen e greqise, derisa greku beri golin e 2, phu rrac dreqi.
6 June 2007 @ 9:28 pm
dhelpra,
Po,po, e vertete…. Shyqyr qe kane uje e drita 24 ore thuaj, se do ishin me keqe se “qafepalaret” shqiptare.. :p
6 June 2007 @ 9:37 pm
O Vlonjat mos u merzit o burr se na neroj skedinen ai goli liberopulosit, Croacia X, Izraeli 2, Italia 2, Greqia 1. Shyqyr mo.
6 June 2007 @ 9:46 pm
po ta di qe ti ke fituar pare sonte shefo, hajt se po e bejme kabull.