Identifikohu



Regjistrohu

Kodi i tradhetise

Kodi i tradhetise

I

Kujtese kohesh varura ne pendesen e te ardhmes,
Nje nate ne nje kopsht aq te bukur,
Sa do duhej nje ligj qe i penduari
Te mos qendroje me shume se nje sekonde i varur:

Ne kontrast me kete kopsht,
Si kontrasti tragjik mes zoterve te rinj dhe te vjeter,
I preferuari i te penduarve, Juda,
Var veten ne nje peme te thare ne nje shkretetire
Jo shume larg prej ketej. Dhe pendesa eshte e rende,
Shpreson se dega nga pesha do thyhet,
E degen e thare per qafe varur,
T’a terheqi me mire me litar deri sa te piqet ne diell,
Me buzet e thara per pak uje
E me gjuhen ngjitur me heshtje ne qiellez pergjithmone,
Deri sa nga nje shkemb te bjere duke ndjekur degen e thare,
Me barkun e care, per te vdekur perseri,
Deri sa tradhetia ndaj trupit dhe gjakut te behej tradite.

II

Netet e veres jane te ngrohta
Ne kete kopsht te penduar ne lindje te Eufratit,
Binjakut te madheshtorit Tiger.
Prej henes varen deshmite dhe shushurimat e komploteve;
Cikllop ne terrin e nates, hena eshte heshtja e ngjitur ne qiell dhe
E vetmja deshmitare e vetvarjeve te fshehta
Te dashnoreve me zorre te varur, dashnoreve te mbretereshes,
E vetmja pergjuese e feshferimave sekrete te gjetheve
Perkedhelur nga flladet fashitese te eres.
Trendafilat e kuq duken te zinj nen driten e saj, limonat te bardhe:
Galeria me kontrastet e henes ndodhet ne lagjet e varfra te qytetit,
Ku kopshtet e varura prej saj hijeshojne pushtetin tradhetar.
Varur ne nje dege peme te kopshtit, nje kafaz
Ku hermetik bilbili shoqeron psheretimen e gjetheve.

Me Juden ne bark,
Fshehur pas feshferimes,
Pergjoj henen,
Nje nate ne nje kopsht aq te bukur
Sa do duhej nje ligj…

Shush!

Ne qender te terraces qe quhet “Terraca e Tigrit Blu”,
Mbeshtetur trupin ne nje shtambe shatervan me vere te kuqe
Te larte sa nje zot te larte sa nje njeri,
Ti, gri sipas furcave genjeshtare te diskut te argjendte,
Mbretereshe me gjoksin si limona te bardhe
Dhe me trendafilin mes shaleve te zi,
Me vjedh vemendjen, ndjen syte e mi te zbehte mbi ty,
Dhe prej veshtrimit tim te varur ne heshtjen tende ftuese
Me terheq si dru i thare drejt pendeses se perjetshme.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

14 Komente »

  1. da vinci thotë:

    28 Mars 2008 @ 8:58 pm

    Lulian. Poezine e pare as qe e kuptova. Shume hermetike. Ndonese ka nerv’. Ndersa poezine e dyte , po te mos ishte “tigri-tiger dhe sidomos blu, do te thoshte shume poezia. Nje tiger dhe blu ne poezi eshte vetem i bukur. (gjej nje emer tjeter per te personifikuar ate qe nuk eshte e bukur, ate qe dhemb, ne vend te tigrit blu)
    Kam vene re kohet e fundit ke qene shume i ngarkuar emocionalisht nga gjendja (fatkeqesise qe po perdoret politikisht etj etj etj ) dhe as qe e ve ne dyshim dhimbjen tende plus te tjerave , por nuk jane dite per poezi ketoj lloji ditesh. Nuk jane personazhe poetike keto personazhe ( negative). Keshtu qe mbasi t’i ndryshosh emertimin personazhit qe i drejtohesh me “tigri blu” dhe sidomos mbasi te latgosh ndjenjen qe ke per te … do ndihesh poet e dicka me shume.
    … da da da , da vinci !

  2. lulian kodra thotë:

    28 Mars 2008 @ 9:36 pm

    Cfare? Po ti e ke lexuar poezine fare apo vetem sa i hodhe nje sy?

  3. losttext Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Mars 2008 @ 9:48 pm

    e dyta anon cik me shume nga poezia; e para m`u duk me shume si tip proze poetike.

    nxitohesh kaiher me fjalen ti luliano…

  4. lulian kodra thotë:

    28 Mars 2008 @ 10:09 pm

    Lost, nuk e di se sa e provon mungesen e nxitimit kjo, por kjo poezi me ka ngrene tre vjet per t’a shkruar. Dhe vene vene e quj se do edhe i dore tjeter. Kulmi poetik i Judes eshte profili i tij kur puth Krishtin. Momenti qe kam kapur vjen me pas dhe nuk ka se si te jete aq poetik. (Qe, e qita nje justifikim shpejt e shpejt).

    Nuk jane dy poezi mo vlla se m’a hoqet petllen, eshte nje me dy pjese.

    p.s. Vura re qe e kishe zhvilluar edhe ti pend-pend pendesen pendulum.

  5. losttext Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Mars 2008 @ 10:22 pm

    lul, maje petllen ne ven` byrazer… me te paren dhe te dyten ju referova pjeseve

  6. da vinci thotë:

    29 Mars 2008 @ 2:34 am

    Shush!

    Ne qender te terraces qe quhet “Terraca e Tigrit Blu”,
    Mbeshtetur trupin ne nje shtambe shatervan me vere te kuqe
    Te larte sa nje zot te larte sa nje njeri,
    Ti, gri sipas furcave genjeshtare te diskut te argjendte,
    Mbretereshe me gjoksin si limona te bardhe
    Dhe me trendafilin mes shaleve te zi,
    Me vjedh vemendjen, ndjen syte e mi te zbehte mbi ty,
    Dhe prej veshtrimit tim te varur ne heshtjen tende ftuese
    Me terheq si dru i thare drejt pendeses se perjetshme.

    Lul, ma hoqe edhe ti petllen mu… Kam faj qe e paskam ndare ne dy poezi , poezine e vetme me dy pjese. Por te betohem qe nuk kam faj se kete pjesen ketu me titull “shush” gjithmone sipas meje, e pelqeva, me perjashtim te “tigrit blu”. E megjitheate je i talentuar… !
    edhe dicka… Titulli “kodi i tradhetise” tingellon shume i perdor, kujto , kodi moral, kodi davinci , kodi penal , kodi …. Ve nje titull qe te tingelloje me origjinal… me luliannce.
    … E perseris …. e megjithate JE I TALENTUAR!
    da da da da vinci

  7. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 3:30 am

    Lulian, kete e ke qendis jo keq. Nqse e ke punu per tre vjet, kuptoj pse eshte kaq e sakte ne mendim, pse i mungon spontaneiteti dhe mendjelehtesia simpatike dhe pse ka proze ne nje doze pak me te madhe se ajo qe “thuhet ne recete” ;) . (Keto mi vene thone edhe mua ne ca raste, por ti e di qe te vetja s’sheh dot gje).

    Bukur shume pjesa mbyllese:

    Ti, gri sipas furcave genjeshtare te diskut te argjendte,
    Mbretereshe me gjoksin si limona te bardhe
    Dhe me trendafilin mes shaleve te zi,
    Me vjedh vemendjen, ndjen syte e mi te zbehte mbi ty,
    Dhe prej veshtrimit tim te varur ne heshtjen tende ftuese
    Me terheq si dru i thare drejt pendeses se perjetshme.

    Pergezime!

  8. Idris thotë:

    29 Mars 2008 @ 3:53 am

    “Terraca e tigrit BLU”-”Kthetrat e tigrit te kuq”-”Kercimi vdekjeprures i tigrit laraman”-”Egersia e pashoqe e tigrit Bengal” etj jane figura te kutpueshme kur i emerton me kohen kur CFAQET TIGRI si kafshe me rrezikshmeri te madhe qe duhet GOZHDUAR ne kafaz”””
    Me tej nuk arrij dot LULIAN!
    Por verej se si shume figura luhaten midis vetive e ambientit natyror te tyre ku jane vendosur duke krijuar nje sfond qe te shtyn te MENDOSH …te thellohesh…
    P.sh do cmoja si te tille
    Me terheq si dru i thare ….drejt pendeses se perjetshme…
    Por nuk me bind me ( ambientin naten)
    ku hermetik bilbili shoqeron psheretimen e gjetheve
    T i te BIND qe je nje pene artisti me emocione te fuqishme dhe ne se nuk me bind mua per ndonje VARG , per menyren si e “perkthej une”, kjo
    besoj se nuk ka rendesi fare ne kete prehje meditative-filosofike qe ti ke prure.

  9. lulian kodra thotë:

    29 Mars 2008 @ 4:09 am

    Ne fakt Idriz ke te drejte, edhe mua ma ka vrare veshin ai bilbili ne mes te nates. Do kete qene ndonje zog nate qe nga injoranca e kam quajtur bilbil.

  10. Peshku Fluturues thotë:

    29 Mars 2008 @ 4:17 am

    Lulian
    Nganjehere gati-gati behet poezi dhe nganjehere gati-gati behet shume e bukur.
    Pasi lexova ate qe thoje se e ke punuar tre vjet e mora vesh problemin. Ky eshte nje problem qe s’merret vesh. Kam edhe une nje poezi si puna e kesaj ku kam punuar jo tre po trembedhjete vjet dhe po te gjeja se cfare nuk shkon tamam tek ajo, do te ishte poezia me e bukur qe kam shkruar ndonjehere, por ja qe se gjej dot. Dhe do ti qe ketu eshte lezeti i kesaj pune. Germo Tare germo. :)

  11. Kapiten Kapiteni im Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 12:13 pm

    “”"Ne qender te terraces qe quhet “Terraca e Tigrit Blu”,
    Mbeshtetur trupin ne nje shtambe shatervan me vere te kuqe
    Te larte sa nje zot te larte sa nje njeri,
    Ti, gri sipas furcave genjeshtare te diskut te argjendte,
    Mbretereshe me gjoksin si limona te bardhe
    Dhe me trendafilin mes shaleve te zi,
    Me vjedh vemendjen, ndjen syte e mi te zbehte mbi ty,
    Dhe prej veshtrimit tim te varur ne heshtjen tende ftuese
    Me terheq si dru i thare drejt pendeses se perjetshme.”"”

    nje nder poezite qe mbeten ketu tek qerthulli i “Peshkut…”

  12. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 1:10 pm

    Peshku Fluturues, çfarë the?? 13 vjet? Sillja mer lalës ktu, se ta boj qepaze veresie :) .

    Lulian, ndoshta ke dhe 3 vjet që e ke nisur, por të siguroj se ashtu siç e lexova unë,nuk ke arritur ta përfundosh në momentin e duhur… sikur ta kishe përfunduar para dt15, sot këto vargje do të ishin hymn dhe do të citoheshin nga ata (si dhe unë) që ëndërrojnë një demokraci direkte dhe që e bëjnë këtë, sepse s’duan që koha t’ja rrisë vlerën pendesës dhe dega e thatë të thyhet dhe i penduari të falet … sepse në ktë rast “e ka fal Zoti”.

  13. da vinci thotë:

    29 Mars 2008 @ 2:24 pm

    edrus… e me se dicka si kjo qe the ti kam dashur te them , por nuk kam ditur , mundur dhe dashur disi.
    Une ende nuk kam thene se poezia nuk eshte e bukur, dhe se luliani nuk eshte poet. Per aq kohe sa nuk kam thene kete, duhet nenkuptuar e kunderta. Qe poezia edhe ( edhe pse e kur nuke kuptoj une) eshte e bukur. Si rrjedhoje sigurisht qe edhe lul … eshte PENE.( packa se ndonje here e shpon letren tejpertej.
    leo-ja

  14. Laura Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 Mars 2008 @ 10:08 pm

    “Nje nate ne nje kopsht aq te bukur
    Sa do duhej nje ligj…

    Shush!”

    Ketu te “Shush!”

    sa nuk shtova “Shush! Zhapinj! ” si te poezia “aty britet me britma britma”.

    :)

    Poezia, kur shkruhet me shpirt, s’ka nevoje per analiza, komente, llafe…. ( do te skandalizoheshin profesoret e mi me keto qe po them, por profesoret e mi per dreq nuk munden te shkruajne as edhe nje poezi ) poezia kur shkruhet me shpirt, lexohet me shpirt (e ndaj ato gjerat qe ti mund t’ia kishe ndryshuar, treten vetvetiu, edhe kur ti i rikthehesh dhe i ndryshon, prape vetvetiu, nuk vihen re!

    Kjo eshte magjia e poezise!

    TUNG,

    (PS. do diskutojme me shume ne NY , bashke me Lol-en, se shpejti :)

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.