“Kodi i DaVinçit” dhe “frika nga Zoti” në Tiranë

DaVinci.jpg

Kjo foto e marrë nga Alna tregon një reklamë të filmit “Kodi i DaVinçit” në Tiranë mbi të cilën dikush ka zhgarravitur “Kujdes mos e shiko, kini frike Zotin”

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

24 Komente

  1. SCORPION thotë:

    8 June 2006 @ 12:18 am

    e ka bere qellimisht ndonje pantolshkurter :))))

  2. MatoGruda thotë:

    8 June 2006 @ 8:24 am

    Tamam militant fetar……..

  3. banago thotë:

    8 June 2006 @ 8:30 am

    Nuk ka gjasa te kete qene “pantolshkurter”. Filmi flet kunder fese kristejane dhe jo kunder islamit.

    Ore, do mesoni t’i dalloni fete ju apo do te ngeleni gjithe jeten fetarsisht injorant.

  4. nje shqiptar i vertete thotë:

    8 June 2006 @ 8:58 am

    Fete, te dashur peshq, jane “peralla me mbret”. Ato jane shpikur per te manipuluar masat. A e dini ju qe para 200 vjetesh kush dinte te perdorte bimet sheruese quheshin “shtriga” dhe digjeshin te gjalle me urdher dhe uraten e ketyre njerezve qe i ka ngarkuar Zoti me detyre. Kush jane keta njerez qe qenkan ngarkuar me detyre te shenjte nga zoti dhe te diktojne se cfare dohet te besh ose jo. Jane disa kafshare si puna e atij priftit ortodoks ne Permet qe edhe eshtrat ti shet e ti blen si ja do by.ha.
    Ne do te benim mire te largohesheim gjithnje e me shume nga keto fe dhe me qindra sekte qe ju vujne nga mbrapa. Keshtu ne nuk do te manipulohemi nga Athina, Vatikani ose Arabia Saudite.

  5. MatoGruda thotë:

    8 June 2006 @ 10:24 am

    Dikur po keto fe thoshin se bota eshte e rumbullaket e sheshte dhe qendronte mbi 3,tre Elefante te medhenj kur zemeroheshe njeri kishte dridhje toka(termet) dhe kur te tre do te zemeroheshin atehere do te shkatrohej toka ,COPERNIK i cili zbulloi Sistemin Diellor ose “Helio Centrik” ku te gjitha planetet levizin rreth tyre dhe rreth Diellit, pra ne qender ishte dielli dhe jo toka sic pretendonte feja ne ate kohe,u degj ne turren e druve ,

    Feja e SHQIPTARIT eshte SHqiptaria .. !!

  6. Liliana Nikolli thotë:

    8 June 2006 @ 10:29 am

    Edhe sikur te mos egzistonte Zoti ne do ta shpiknim.
    Ata qe pretendojne se nuk besojne …….besojne pikerisht ne mosbesim.
    Nuk eshte loje fjalesh. Shpirti yne eshte i mbruajtur me ndjenjen dhe materien . Lufta e te kundertave , ndofta. Filmi eshte nje perrale, ndofta me e bukur se ringjallja por padyshim me me pak sukses biznesi se ringjallja.
    Nje barcelete……………..
    Dy Çifute ne new york tek selia e OKB shikojne papen tek zbriste nga kadillaku superluksoz.
    -Dhe ta mendosh se e filluan me nje gomar… i tha Çifuti Çifutit.
    …………………………….
    Ok per filmin.

  7. nje shqiptar i vertete thotë:

    8 June 2006 @ 10:38 am

    Varet se nga merr. Ne qofte se merr nga papa je gomar ne qofte se mer Arabia je nje kamel dhe ne qofte se merr nga greku je nje tradhtar.

  8. Fear thotë:

    8 June 2006 @ 11:27 am

    Asnje shqiptari si behet vone se ka dale ne kinema Kodi Da Vinci.
    Kuriozet kane kohe e kane blere librin e perkthyer ne shqip dhe e kane lexuar tashme.
    Dhe per librin ska pasur asnje diskutim. Ata qe zhgarravisin reklamat e kane per zanat ate pune. Provokojne sa te mundem. Dhe fusin fene ne mes.
    Ne Tirane ku ka vetem nje kinema, qe zor se mbushet ndonjehere plot, dhe qe me shume njihet se shkojne dynjaja te pijne kafe dhe te luajne kalamajt ke lodrat ne oborrin e kinemase, qe ka nja dy peme dhe nje cike bar.
    Fene e kane perdorur apo keqperdorur gjithnje per te arritur qellimet. Do ta provojne dhe kesaj rradhe,

  9. anonimati thotë:

    8 June 2006 @ 2:24 pm

    Vete producentat dhe aktoret e filmit e kane thene me shume se nje here qe eshte thjesht nje film dhe tema nuk bazohet ne te verteten, Njeriu ka nevoje te besoje ne dicka, ne zot, ne dashuri, ne familje, patriotizem etj. Pra ne cfaredo qe na ben jeten me te lehte dhe na jep nje sens identiteti… Vetmia vret…Besoni ca te doni, mjafton qe toleroni..

  10. ada thotë:

    8 June 2006 @ 5:21 pm

    jam krenare qe jam shqıptare nga kjo pıkepamje
    pası ne asnje vend tjeter te botes nuk ka kaq njerez te paınteresuar per fene per cafredolloj feje dhe me pelqen kjo shumeee….
    vertet perralla me mbret jane..

  11. UJKU thotë:

    8 June 2006 @ 6:02 pm

    Gati nje muaj perpara mbarova se lexuari librin dhe kur mbarova thashe ” shume qen i zgjuar autori” :) dhe i fala qenit tim Fergus ti bente zbor librit :). Libri me pelqeu me te then te drejten si ishte edhe aq keq tani do shikoj filmin dhe te shikojme sec reagimi do kemi…Persa i perket fese nuk jam dakort me shumicen nga ju.. Edhe pse jam ne nje dege te shkences :) me vjen cudi kur disa forca “energji”nuk mund te shpjegohen. Nuk jane forca fizike e as biologjike. Menyra sesi eshte ndertuar kjo bote. Po pse valle a mund të thotë dikush me një farë vetë-besimi se të gjithë këta njerëz e kanë patur gabim? Miliarda njerëz, që përfaqësojnë rryma të ndryshme sociologjike, intelektuale, emocionale, arsimore, etj., të gjithë arritën në të njëjtin përfundim se ekziston një Krijues, një Zot për t’u adhuruar. Mbase nuk qyhet Zot mbase ka nje emer tjeter ” merimange sic ben shaka South Park me kishen katolike ” MBASE :). Une si Ujku besoj se ka nje Krijues, kompleksiteti i planetit tonë tregon për një Krijues, i cili jo vetëm që krijoi universin tonë, por edhe e mban atë sot.Toka… madhësia e saj është e përkryer. Madhësia e Tokës dhe forca e saj e rëndesës përmban një shtresë të hollë të përbërë më së shumti nga azoti dhe oksigjeni, që shtrihet rreth vetem 80 km mbi sipërfaqen e Tokës. Nëse Toka do të ishte më e vogël, atmosfera do të ishte e pamundur, ashtu si në planetin Mërkur. Nëse Toka do të ishte më e madhe, atmosfera e saj do të përmbante hidrogjen të lirë si Jupiteri..(4) Toka është i vetmi planet i paijisur me një atmosferë të përzierjes së duhur të gazrave për të mbështetur jetën e bimëve, kafshëve dhe njeriut..Toka ndodhet në largësinë e duhur nga dielli. Kini parasysh luhatjet e temperaturës që ndeshim, pak a shumë nga –10 deri në 50°C. Nëse Toka do të ishte shumë më larg nga dielli, të gjithë do të ngrinim. Po ashtu, nëse do të ishte më afër, do të digjeshim të gjithë. Madje edhe një ndryshim fraksional i pozicionit të Tokës drejt diellit do ta bënte jetën në Tokë të pamundur. Toka e ruan këtë largësi nga dielli, ndërkohë që ajo rrotullohet rreth tij me një shpejtësi prej afro 108 mijë km/orë. Ajo rrotullohet edhe në boshtin e saj, duke lejuar që e gjithë siperfaqja e saj të ngrohet dhe freskohet çdo ditë.
    Uji… pa ngjyrë, pa erë, pa shije, dhe megjithatë asnjë gjallesë nuk mund të mbijetojë dot pa të. Bimët, kafshët dhe qëniet njerëzore përbëhen më së shumti nga uji (rreth 2/3 e trupit të njeriut është ujë).Uji është kimikisht inert. Pa ndikuar në përbërjen e substancave që transporton, uji mundëson që ushqimi, ilaçet dhe mineralet të thithen dhe të përdoren nga trupi i njeriut..Uji ngrin nga lart dhe pluskon në thellësi, kështu që peshqit të kenë mundësi të jetojnë në dimër….Uji ka një presion të veçantë sipërfaqeje. Kjo është arsyeja që uji mund të shkojë sipër në drejtim të kundërt me gravitetin, duke çuar ujë jetë-dhënës dhe lëndë ushqyese edhe në majën e pemës më të lartë…Thjesht “rastësi” nuk është shpjegim i mjaftueshëm….Një ditë do mësojmë të vërtetën, një ditë……………

  12. UJKU thotë:

    8 June 2006 @ 6:07 pm

    Mbase ngaqë harruam fenë për 50 vjet u katandisëm si dreqi të varfërit e Evropës…

  13. nje shqiptar i vertete thotë:

    8 June 2006 @ 6:12 pm

    O ujk me iluzione,

    por kur te shuhet dielli, sic do yll tjeter, si do tja beje ai Zoti jot qe ndofta po ben “relax” si merimange ne xhunglat e Amazones ??

  14. UJKU thotë:

    8 June 2006 @ 6:25 pm

    Po mire mo shqipetar kokeforte, kur te shuhet diell me bej nje ze, si thua.. Pse nuk iken e vret nje njeri apo mos valle do te lindin ndjenjat universale të së mirës dhe të keqes. Edhe një hajdut shqetësohet dhe nxehet kur dikush e vjedh. Kur dikush rrëmben një fëmijë nga një familje dhe e përdhunon atë, lind zemërimi dhe një urrejtje që të bën ta vlerësosh këtë veprim si të dënueshëm, pavarësisht nga kultura. Ku e gjetëm këtë sens të së keqes? Si e shpjegojmë ligjin universal në ndërgjegjen e njerëzve se të vrasësh për qejf është e gabuar?

  15. UJKU thotë:

    8 June 2006 @ 6:28 pm

    p.s. pastaj çarë iluzioni e ke fjalën ti se spo e marr vesh unë? Në Tokë a jeton, a pi Ujë a jeton nese se ke lexuar mirë.. hajde shnet

  16. nje shqiptar i vertete thotë:

    8 June 2006 @ 7:39 pm

    E di ti ujk kush eshte paradoxi me i madh ne lidhje me fene. Jane ata besimtaret (militante). Keta po shkaterrojne cdo vlere njerezore.
    Feja eshte per ata eshte nje hije me 700 maska. Per cdo situate e kane nga nje qe te justifikohen.

    Nje barsalete:
    Nje filosof eshte nje njeri qe kerkon ne nje dhome te erret dhe pa drite nje mi(ush) te zi qe nuk ekziston. Kurse nje telog ben te njejten gje dhe ne fund thote “e kapa”.

  17. anonimati thotë:

    8 June 2006 @ 7:52 pm

    Cuna mos i hyni kot kti debati se do shkrujme e do shkrujme gjer sa ti marrim frymen serverit te Peshkut e prap nuk do ta zgjidhim dot…Jam dakord me ujkun ne ate pike qe feja mund te krijoje balance shume te pelqyeshme ne jete, por nga ana tjeter historia ka treguar se feja eshte gjithashtu arma me vdekjeprurse qe ka egzistuar..
    besoni ne ca te doni, si ne zot si ne mungese te tij(teme tjeter diskutimi kjo-ne fund te fundit perseri besoni), mjafton te toleroni..

  18. heralda thotë:

    9 June 2006 @ 1:33 pm

    Ky eshte vetem nje mendim personal i dikujt qe e ka pare filmin po nuk e ka lexuar librin. Ketu ne France ketij filmi iu be shume reklame dhe fakti qe disa autoritete fetare ngriten zerin te shtonte me teper kuriozitetin. Ideja qe hedh filmi eshte interesante dhe te ben te ndjekesh deri ne fund per te pare kush qendron prapa te terave dhe si do i jepet zgjidhja. Po per fat te keq loja e dy aktoreve kryesore Tom Hanks dhe Audray Tatou le per te deshiruar, kjo e fundit e dhene me shume per teater ose komedi se sa per nje rol si ai i Sophise tek Kodi i Da Vincit.
    Te vetmit aktore qe i pershtaten rolit per mendimin tim jane prifti vrases dhe profesori. Sa per punen e besimit, eshte budallallek te besosh priftin apo kishen si institucion, sepse gjithkush e di se cfare jane, sa ligesira kane bere dhe vazhdojne te bejne dhe sa e kane shfrytezuar injorancen apo nevojat e njerezve per te arritur aty ku jane. Ai qe beson nuk beson as tek prifti, as tek papa dhe as tek kisha, beson ne Perendi.
    Ato shkrimet si puna e ketij jane budallalleqe, te bera nga ata qe nuk kane me cfare te merren dhe qe ndonje here nuk dine as te shkruajne. Po qe se vihen re te tera ato qe thuhen ne kete menyre tek ne duhet te bjere flaka me aq fe sa kemi. Nuk ia vlen t’u japesh rendesi, ka gjera te tjera me te rendesishme.

  19. Bleri thotë:

    9 June 2006 @ 1:54 pm

    Eshte thjesht nje film dhe besoj se zoti i ka dy pare mend ne koke dhe nuk i perjashton nga parajsa ato qe e shohin. çdo kush e shikon boten me syte e tij dhe mos u mundoni ti nderroni mendje. Ka halle dhe me te medha shoqeria shqiptare.

  20. nje shqiptar i vertete thotë:

    9 June 2006 @ 2:31 pm

    Mire e ke ti “Zoti i ka dy pare mend” por hajde dhe merru vesh me militantet fetare qe mendojne se jane zot ne toke.

  21. Bleri thotë:

    12 June 2006 @ 10:54 am

    po meqe jane zot ne toke atehere te na i tregojne mrekullite e tyre.

  22. edrus thotë:

    24 August 2006 @ 7:04 am

    s’e kuptoj…
    ne kete liber nuk vihet ne dyshim egzistenca e zotit,nxirren ne pah (ose pretendohet)disa aspekte qe kane te bejne me drejtuesit e fese,per te fshehur ose manipuluar disa aspekte te doktrines se tyre.
    jam ateist,dhe sic nuk i besoj “origjines” s’kam pse ti besoj Dan Brown-it,por gjithesesi,librat e tij i kam lexuar te gjithe(dhe s’eshte se shkruan vetem enigma fetare si tek “kodice da vinci” apo “angeli e demoni”),por me terheq menyra e tij e te shkruarit

  23. ! thotë:

    30 October 2006 @ 10:46 am

    ca thuet aty se une nuk e lexoj mire :D

  24. blerta thotë:

    5 April 2007 @ 2:08 pm

    libri eshte mjaft interesant i bukur te ben te mendosh mbi jeten mbi ato qe jan thene dhe ne kemi besuar .Kishim nje ide te perpikt per shpetimtarin ton.~KODI I DAVINCIT~ja vlen ti hedhesh nje sy.Unepo e lexoj ne keto momente dhe me ben te mendoj mjaft

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com