Klinton deklaron se do të vazhdojë garën pas fitores në Virxhinian Perëndimore
Zëri i Amerikës
14-05-2008
Këtu në Shtetet e Bashkuara, Senatorja Hillari Klinton deklaroi se do ta vazhdojë betejën për të fituar emërimin e partisë demokrate si kandidate për presidente. Ajo i bëri komentet mbrëmë pas fitores së thellë por më tepër simbolike ndaj rivalit Barak Obama në zgjedhjet paraprake të Virxhinias Perëndimore. Fitorja ishte mjaf e thellë, 67 me 26 përqind, por Virxhinia Perëndimore ka vetëm 28 delegatë, një numër mjaft i vogël për t’i dhënë shtytje fushatës së zonjës Klinton dhe ekspertët thonë se zonja Klinton nuk mund ta arrijë dot senatorin Obama për nga numri i delegatëve që nevojiten për të siguruar emërimin.
Senatorja Hillari Klinton u tha simpatizantëve në kryeqytetin Çarlston të Virxhinias Perëndimore se nuk do të heqë dorë nga beteja për të fituar emërimin demokrat. “Miqtë e mij, besimi që tregoi ky shtet malor më ka empcionuar. Tani jam më e vendosur se kurrë për ta vazhduar fushatën.”
Por vëzhguesit thonë se kjo fitore e zonjës Klinton nuk e dëmton thuajse fare epërsinë e senatorit Obama në garën mes demokratëve. Fushata e zonjës Klinton shpreson se fitorja e djeshme në këtë shtet që mbizotërohet nga votues të bardhë të shtresës punëtore do të bindë superdelegatët se ajo është një kandidate më e mirë.
Superdelegatët janë përfaqësues të partisë demokrate apo zyrtarë të zgjedhur të cilët janë të lirë të votojnë për cilindo kandidat në kuvendin e partisë për emërimin që do të mbahet në muajin gusht. Mbështetja e tyre është me rëndësi kritike por në pesë garat zgjedhore që mbeten, asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka shanse të fitojë numrin e mjaftueshëm të delegatëve që do t’i bënte të siguronin emërimin e partisë.
Ndërkohë, zoti Obama, ishte dje në shtetin Mizuri, ku përsëri kritikoi kandidatin republikan Xhon Mekejn, duke e lidhur atë me politikat e presidentit Bush, që sipas zotit Obama kanë dështuar. “Për dy dekada, ai ka mbështetur politika të cilat e kanë zhvendosur barrën nga grupet e interesit tek familjet punëtore. Dhe përgjigja e tij e vetme ndaj problemeve të krijuara nga politikat e Presidentit Bush është: le t’u japim këtyre politikave edhe katër vjet të tjera për të dështuar.”
Senatori Mekejn, nga ana e tij bëri dje fushatë në shtetin perëndimor Uashington. Ai akuzoi senatorët Obama dhe Klinton se janë të vonuar në mbështetjen që i japin luftës për mbrojtjen e mjedisit. Zoti Mekejn kërkoi që të vihen kufij të detyrueshëm për sasinë e gazrave që çlirohen në atmosferë, gjë që flet për një shkëputje të madhe të tij nga politikat e Presidentit Bush.
14 May 2008 @ 10:57 pm
Clinton eshte e humbur. Per momentin ajo po mundohet te fitoje kohe dhe te negocioje me Obamen per postin e zevendes presidentit. Para nja dy ditesh filluan nja dy artikuj ne NY Times ku zbusnin tonet dhe thoshin qe faktikisht Obama si kandidat ka fituar nga beteja me Clinton dhe tani eshte me i pergatitur te perballet me Mc’Cain.
14 May 2008 @ 11:45 pm
pak si vone per Clinton te zbuze tonet. J. Edwards sapo endorse Obamen duke i vene dhe vulen e fundit kesaj gare…
15 May 2008 @ 12:07 am
this is good… nuk e kisha pare kete lajmin… sa me shpejt aq me mire
15 May 2008 @ 12:11 am
Me 40% fitoji dje ne WV Hillary e dermoji kundershtarin. Ky Edwards me eshte dukur gjithnje si nje squllan i kapardisur, shume tip antipatik. Nese FL dhe MI rifuten ne gare ndryshon puna. Sa per vete me mire nuk votoj fare sesa te votoj per nje tip pa eksperience si Obama. As per McCain nuk votoj kurre.
15 May 2008 @ 1:31 am
Ashley, Hillary e ka humbur luften. Me eshte dukur pak cinike se si Hillary i karakterizonte shtetet…psh, per shtetet qe fitonte ajo thoshte se ato ishin te rendesishem, ndersa ato qe fitonte Obama nuk kishin rendesi. Sipas rregullave, ne fund fiton ai kandidat qe merr me shume delegate, dhe Obama luajti strategjine e tij dhe fitoi me shume delegate. Numri i delegateve te mbetur nuk mendohet se do ta ndryshoje rezultatin, dhe nese nuk del ndonje skandal i madhe qe ta denigroje Obamen si “te pazgjedhshem”, superdelegatet do ta kene te veshtire te dalin kundra votes popullore.
Puna eshte kjo, qe kjo ishte nje loje me rregulla te caktuara dhe Obama luajti sipas rregullave dhe fitoi. Tani Hillary thote qe prit te ndryshojme rregullat qe te fitoj une.
Edwards ndoshta nuk ishte material per president, po duke hyre ne detaje per strategjite e tij shume shpejt i beri nje sherbim te madh kesaj gare. Edwards i detyroi gjithe konkurrentet per president te jepnin detaje per strategjite e tyre shume heret ne gare dhe keshtu ne i njohim me mire kandidatet
15 May 2008 @ 2:04 am
Nuk bie dakord. Edwards beri me zor rolin e populistit po qe nuk i shkonte fare sidomos kur i preu floket per $400. Tip i lyrshem dhe pa substance me eshte dukur. Obama me mire por prape si i pasinqerte me duket shpeshhere. Ndersa Hillary me pelqen se flet me shume per problemet aktuale sesa per dokrra si ’shprese dhe ndryshim’. Mendimi im.
15 May 2008 @ 3:20 am
Ne jemi shqiptare dhe ia kemi borxh voten Clintonit vetem per ate qe Bill Clinton beri per Kosoven, pervec te tjerave ajo eshte per hallexhinjte ketu, jo Obama qe s’e ka idene e politikes dhe ekonomise dhe i duket vetja sikur cfare eshte, mjere Amerika po fitoi ai, (e shumta Kenia mund te kete ndonje perfitim). Po s’eshte cudi te fitoje, amerikanet e kane treguar vehten qe jane te trashe kur vjen puna te zgjedhjet
15 May 2008 @ 5:56 am
ela, cfare vote…. kane mbetur 5 shtete te vogla dhe gara eshte thuajse e mbaruar. Edhe pak optimizem qe mori nga fitorja ne WV, ia mbuloi Edwards me mbeshtetjen qe i dha Obames sot…
15 May 2008 @ 3:29 pm
@ela
Se pari, votohet per president te Amerikes, jo te Shqiperise (me kete dua te them se impakti i zgjedhjeve presidenciale ne politiken e Amerikes ndaj Shqiperise eshte i paperfillshem), se dyti, pesha e votuesve shqiptare eshte praktikisht zero, dhe se treti, si mund te injorohet totalisht kontributi i Bushit per pavaresine e Kosoves? Ti mund te kesh mendimet e tua per njerin apo tjetrin, por kontributet jane faktike, duam apo jo ne.
@gre wireless
Duke komentuar perkrahjen e Edwards per Obamen dje, nje analist u shpreh se ” te perkrahesh nga Edwards per zgjedhje presidenciale eshte si te te perkrahe Ryan Seacrest”. Ndoshta, jo aq keq, por sinqerisht ketij Edwards i mungojne ato… Perkrahja e tij ne nje moment kaq te vone as nuk ngre e as nuk ul peshe. Klintoneshes nuk ka per t’ia nderruar mendjen nje spitullaq si Edwards-i, qe priti sa u sigurua qe Hillary s’fiton me, per te perkrahur Obamen. Burreria dhe integriteti i dallon burrat e shtetit nga politikushet.
15 May 2008 @ 3:55 pm
As une per Obamen nuk votoj…vetem nese Hillary behet zevendes presidente…
Ne prap jemi Shqiptar dhe qendrimi qe mban Obama ndaj Shqiperise ose Kosoves ka rendesi per ne po aq te madhe sa ka programi i tij per Ameriken. Mua me duket se programi i tij per Ameriken dhe per marrdhenjet me jasht eshte i dobt dhe naiv…prandaj per ate nuk votoj. Me mire s’votoj fare nese duhet te zgjedh midis Obames dhe McCain…
15 May 2008 @ 3:59 pm
Permetari, shiko cfare thote ekonomisti sot..
Not content to lose even one news cycle, the Obama team played a new card: the announcement, timed to suit the Wednesday evening television news, that John Edwards is endorsing Mr Obama. Mr Edwards, the 2004 Democratic vice-presidential nominee, and a runner early in 2008, is a decent prize. He was the only candidate other than Mr Obama and Mrs Clinton to win any delegates in the primaries. Now, he will encourage those 19 delegates pledged to him to vote for Mr Obama, further lengthening the already near-impossible odds for Mrs Clinton.
15 May 2008 @ 6:51 pm
@gre wireless
Exactly, edhe sikur te supozojme se ato 19 delegate do te degjojne c’u thote Edwards, numri i tyre nuk luan rol ne rezultatin perfundimtar. Eshte si ato ndeshjet e futbollit qe kur rezultati eshte 5-0, skuadra e humbur shenon gol ne minutat e fundit. A thua se humbja 5-1 nuk eshte humbje.
15 May 2008 @ 7:17 pm
5-0 per Obamen thua ti … atehere po flasim per te njejten gje..
20 May 2008 @ 5:55 pm
http://politics.nytimes.com/election-guide/2008/results/delegates/index.html
20 May 2008 @ 11:38 pm
http://www.usatoday.com/news/politics/election2008/poll-tracker.htm?loc=interstitialskip