Kjo Eshte TirOna Jone!
Ka disa kohe qe lexojme neper gazeta dhe degjojme ne televizione, madje dhe te huaja, te flitet per ne shqiptaret. Ne shumicen e rasteve shkrimet jane me tone negative dhe madje as keqardhje nuk ndiejne ata qe shkruajne mbi ne, por thjesht pasqyrojne ate cka shohin dhe prekin vete, pavaresisht se ne pothuasje gjithmone nuk na vjen mire, ngrihemi e shajme kete apo ate gazetar qe na prish “imazhin” tone mikeprites, liridashes, e bujar, ashtu sic vetem ne dime te jemi. Por kjo nuk mjafton! Madje jo vetem qe nuk mjafton por nuk na sherben shume. Nuk e di se sa mund ta permiresojne imazhin tone cirrjet ne rruge, Tv, parlament, megjithate sot do te doja t’i largohesha politikes.
Personalisht shpesh here mundohem te shoh tek rruget ku eci perdite, dhe njerzit qe perballem cdo dite ate cka mund te shikonte nje huaj qe vjen per here te pare ne vendin tone, dhe kjo gje me tremb. Me tremb pasi aty ve ne dyshim edhe fjalet e mira qe thuhen mbi ne.
Nese do te pershkruaja une nje dite normale per aq sa mund te quhet e tille, do ta nisja keshtu:
Si cdo mengjes cohem per te shkuar ne pune. Me duhet te dal 1 ore para per te shkuar nga nje prej stacioneve te Tiranes se Re, deri tek Stacioni i Trenit. Distanca nuk eshte fort e afert por as fort e larget, por peripecite e mia nuk kane te bejne me distancen, por me menyren se si duhet te mberrij aty. Ndonjehere me duket vetja si ne ato lojerat me pengesa, apo labirinthet e vogla qe duhet te kalosh per te mberritun ne destinacion, pra ne veshtrim te pare duket si nje loje me celular.
Pengesa e pare fillon tek stacioni i autobusit. Aty perballem fillimisht me 30 persona qe presin. Minutat ikin, rendin, vrapojne. (Ah..duhet te shtoj qe kjo ndodh ne nje dite me diell, jo shume te ftohte, dhe pa shi, pasi per kete mendoj se do te duhej nje shtjellim tjeter.)
Pas 3-4 minutash duket nje autobus ne horizont qe vjen ngadale dhe me ne fund ndihem paksa e cliruar. Autobuzi afrohet, po keshtu edhe njerzit fillojne mblidhen, shtyjne lehtas, nxitojne. Per fat te keq urbani eshte i veshur nga jashte me nje reklame me femra te bukura qe buzeqeshin duke folur ne telefon, dhe me meshkuj qe ju rrine para mbrapa dhe ti nuk arrin te shohesh se sa njerez ka ne te dhe turresh per tek dera. Para se te hape deren, shoferi frenon dhe ngre nje mase pluhuri ku ti mezi e gjen drejtimin nga duhet te shkosh. Dera hapet,dhe nese ke fatin qe te mberrish aty do te shohesh se pas buzeqeshjes se vajzes me fustan te bardhe te tejdukshem, fshihen njerez, apo vithe te mbivendosura qe vihen perpara fytyres tende. Oh zot, cfare lemerie…a do te mund te hyj? Mundohem te shtyhem, ja edhe pak, arrij te fus vetem majat e gishtave, nje brryl me gjuan ne bark, nje tjeter ne hunde, ketej mundohem te mbaj canten qe dikush te mos me vjedhe. Me ne fund jam brenda! Ne dore mbaj 30 lekeshin qe e kam bere gati qe ne shtepi, per t’ja dhene faturinos, mundohem ta ngre doren ne menyre qe te mbaj sa me lart. Ne kete shtypje mund te durosh lloj lloj aromash, te mira dhe te keqija, (keto te fundit jane pak me shume) te shohesh lloj lloj profilesh, te rinjsh e pleqsh te kerrusur, djem moderne me xhinse te grisura te ulur me kembet hapur, qe te pengojne qe ti t’u afrohesh ndenjeseve, ose me sakte hekurave te tyre. Turma e njerezve sa vjen dhe shtypet, shformohet, valezohet si ne nje stadium. Aty e kuptoj qe po afrohet faturino qe merr 30 lekeshin dhe kur ka kohe te jep bileten. Tensioni sa vjen e rritet. Njerezit fillojne ankohen, fyhen, ofendojne, te shkelin, te vjedhin kur nuk e ke mendjen dhe faturino te uleret tek veshi.” Goce leket, goce, ti aty leket, ti xhaxhi shtyu ketej, etj…
Ora iken, por une nuk e shof dot pasi duart i kam diku, si te prangosura. Stacionet kalojne njeri pas tjetrit dhe turma sa vjen e shtohet. Sa po ti ke fituar nje lloj ekuilibri ne ate pozicion tronditesh perseri, shkon dhe perplasesh me 4 veta njeherazi. Ishte frenimi i urbanit per shkak se nje makine , apo dy,,,, parakalojne. Dalengadale i afrohemi qendres, aty ku ngrihen kulla e shtrohen bulevarde. Aty has perseri ne veshtiresi. Jane 4 police rrugore, 2 badigarde, 3 motora, dhe urbani ndalon. Po kalon nje qeveritar! Atehere ti ze e mallkon kete dite, oren kur je ngritur nga gjumi, e shan edhe veten se perse nuk u ngrite 5 minuta me pare, dhe betohesh qe neser do te cohesh me heret, pasi keshtu nuk shtyhet me! Pasi kalon kortezhi i zhurmshem me bori e drita rinis perseri udhetimi i thene ne gjuhen popullore, ranga – zhdranga. Urbani fillon e hidhet si nje lepur mbi bulevard e ti bashke me te. Mundohesh te mbahesh fort pas hekurit ku je kapur, edhe pse e ke pare qe nje person qe sapo ka prekur hundet e tij e mbeshtet doren prane te njejtit hekur. Por nuk ke rrugezgjidhje tjeter. Duhet te mbahesh, si dhe te mbash nen fre’ veshkat e tua qe duket sikur bejne ecejake ne trupin tend.
Urbani po i afrohet destinacionit te perditshem, eshte me i lire nga njerezit dhe une mund ta shikoj oren. Por ajo tashme s’ka me rendesi deri sa une jam shume afer punes time, dhe perseri me vonese.
Iki me vrap ne pune, dhe mundohem ta harroj kete torture, deri mengjesin tjeter, me te tjera ndodhi, telashe, pengesa etj.
Keshtu pra, nese hypen ne nje urban te nje linje cfaredo, me njerez te cdo lloji, feje, race, gjinie, pastertie, moshe etj. e kupton se ky eshte vendi i vertete ku ti jeton perdite dhe jo baret e kafenete e shtrenjta ku vetem 1/10 e shoqerise i frekuenton, dhe ku ti ndihesh pak me rehat e megjithate i veshur nga tymi i duhanit qe te hyn deri ne palce.
Kjo pra eshte Tirona (Shqiperia) jone, Tirona e kontradiktes, e luftes e paqes, erresires edhe drites!
Kete refren kendonte dikur Kryebashkiaku yne… por ajo qe kam frike une eshte qe ky refren zor se mund te na shqitet edhe per 100 vitet ne vazhdim.

12 July 2008 @ 4:35 pm
Tirona
12 July 2008 @ 4:37 pm
Provo beje me biçiklete!
12 July 2008 @ 4:54 pm
Pse nuk tregon sa here ta futi sqetullen nen hunde, ai shitesi i cakmakeve?
12 July 2008 @ 5:01 pm
Kjo pra eshte Tirona (Shqiperia) jone, Tirona e kontradiktes, e luftes e paqes, erresires edhe drites!
keq e keni punen ju andej nga tirana, ne ne Shqiperi jemi te zoti,mire fare
12 July 2008 @ 5:01 pm
shkrimi nuk flet per Tiranen, dhe as per:Nese do te pershkruaja une nje dite normale per aq sa mund te quhet e tille, do ta nisja keshtu:
flet vetem per autobuzin tr e re st trenit
12 July 2008 @ 5:35 pm
Kjo eshte tirona e sotme, por edhe me keq ka per tu bo ne rast se nuk meren masa drastike per kufizimin e levizjes se automjeteve brenda asaj qe sot quhet unaza e Tiranes. Kufizimi ne maksimum i automjeteve (te themi mosqarkullimi i atyre private) brenda unazes, do te lehtesoje dhe shpejtoj levizjen e njerezve me mjete te transportit publik (autobuze, tranvaja elektrike), bicikleta e pse jo edhe me patina. Pra zgjidhje nuk eshte se nuk ka, por duhet konsensus dhe vullnet qytetar per ti realizuar.
12 July 2008 @ 5:52 pm
Ma more nga gishtat.
Boll u viktimizut se na T(M)-rrapin.
Dilni në protesta. Zërni urbanët me gurë, dilni me biçikleta, vishni palaçeta, po boll u viktimizut. Herë tjetër dil e na thuj sa xhama urbani theve, do jesh i nerum.
12 July 2008 @ 7:34 pm
Si tha aY?
.
Ju që jeni jashtë dini vetëm të qaheni?
Po kështu është kur njerëzit nuk kanë lexuar fizarmonikën e Maxhnun-it
Ben mire per shendetin… për gjysëm ore? kishim kohë dhe të merrnim një byrek tek vetshërbimi
12 July 2008 @ 11:43 pm
a ka me vlere te diskutohen tema te tilla? Ne mos te gjithe, te pakten njeri e di se numrin i autobuzeve ne rruge ne ore te caktuara duhet ti imponohet privatit qe ka marr persiper transortin si rrezultat i atyre qe quhen studime transporti urban..A puno bashkia?
Berber,
Une jam barkderr o lal edhe shpine e kam pas gjithmone brenda unazes se vockel e stervockel te Tiranes; po mos te ishte per bencin me ca ta sjell verdall gjith ket daulle qe kam perpara? fiskulture do thush ti.. tjeter muhabet ai..
Nuk zgjidhet mungesa e urbanit duke i heq makinat njerzve, perkundrazi ne mungese llogarie totale shtohet!!
Bashkia le te kerkoje qe privati se pari ke krijoje kushte per sherbimin qe ka marr ekskluzivitet per te ofruar. Te shtoje atobuzat gjate oreve kritike dhe po qe nevoja le te rris edhe cmimin e biletave gjate ketyre oreve..Kujt nuk i pelqe situata le tja kerkoje keto bashkise!!!
13 July 2008 @ 2:30 am
Me cpo shof situata ne autobus nuk paska ndryshuar shume qe para 2 vjetesh qe isha une aty. Per te qeshur dhe per te qare ne te njejten kohe ishte pershkrimi.
Kush do ta ndryshoj thuaj?
Sad
On a lighter note, po mire ndonje krasitje i behet sqetulla apo akoma si shkurre mali mbahen? Kam hall se mos behet si tek kjo reklama tek ky linku prandaj them
http://veryfunnyads.com/ads/25414.html
13 July 2008 @ 9:11 am
N’fakt te udhetosh ne vere me autobuza ne Tirane, eshte nje torture e vertete. Per çudi autobuzat aty, ishin me xhama te mbyllur, tek tuk dukej ndonje superluçe/dritare e vockel qe hapet gjysem apo çerek. Me gjithe ate super-popullim ne Tirane, eshte vertete per tu krijuar nje komitet shpetimi per ate popull
ose e pakta nje komision emergjence.
13 July 2008 @ 9:56 am
kembeshpejti, faqebardhi, kane thene! Nga cdo qoshe e tiranes deri ne qender maksimumi 30 minuta eshte me kembe.
13 July 2008 @ 10:02 am
Ne ate popull qe sado, qe largesin e perdor per ta pare ne rolin e vrojtuesit,une bej pjese.Natyrisht duke marre fajin specifik qe privilegji i te qenit vrojtues absolutisht nuk me shpeton ” nga progresi dhe zhvillimi qe AI popull ka arritur”
13 July 2008 @ 10:20 am
Mire koktejli i aromave, qe mundohesh ti durosh, ……….. keshtu pa i percaktuar se nga vine, cfare jane, ku mund ti kategorizosh: stall kuajsh, han, gaz metan, sqetull, cjap, veze e skuqur, qepe, hurdhera, qen i ngordhur, leshra te mykura, sekrecione dhe letyra lloj-lloj, ………….. porse aty prane ndodhet gjithmone dikush me te shtyra dhe te ngjeshura, qe deshiron te te stimuloj daljen e te tjerave. …………sheh fytyra te sforcuara, qe mundohen te mos turperohen, keshtu ne sy te miletit. …..dikush: doktor kam qe nje jave kaps, as Arqileja nuk me ben derman…Doktori: urdhero receten, tre dite rrjesht ne autobuzin e kombinatit, ne oren e mengjesit, esell.
Por si thone, njerzit njihen ne udhetim.
… nje mesoburr, i gjate, i heshtur, djersa i avullon nga fytyra, mbase nje nepunes, ne ndonje ministri, ose kambist(?) …. afer nje gruaje, e kolme, e shkurter, e veshur pa sqime, … degjohet nje shuplake, … te gjithe kthejne kokat, ….edhe nje shuplake tjeter, e thate, e forte, … njerzit ngerdheshin fytyrat, nga dhimbja, qe e imagjinojne…. nje grua, e veshur pa sqime, por me karakter, bertet, uleret… …. nje sokoloshe- thote dikush prane,… mire ja beri- peshperit nje grua tjeter, … pocaci, milet i poshter - nje plake, … ta vrasesh me buke ne goje, horrin - nje tjeter, … ne litar - nje grua tjeter, … nuku shohen me grate e tyre, qe u vene neper motele- nje korcare.
13 July 2008 @ 11:17 am
Ti mor zotni qenke me fat qe nuk te kane grabitur[perdhunuar] ne ate autobuz te qelbet,se une e pesova nga hajdutet e xhepave qe ma moren portofolin me marifet sa une kur e mora vesht me duk vetja si i perdhunuar dhe kur hipi ndonjehere ne autobuz ngjeshem mbas[afer ]dritareve ose mbaj xhepin[bythen]me dore.Nuk me erdhi keq per leket por per dokumentat,perfshi patenten shqipetare edhe ate te huaj,dhe tani duhet te filloj e po bredhe neper gjendje civile e policira per te nxjer patente te re qe ka nje proces torturus ne kete vend.Ja kjo eshte Tirana [Shqiperia] e shkerdhatave.Me te vertet me duket vetja sikur me me kane perdhunuar.
13 July 2008 @ 11:20 am
13 July 2008 @ 11:45 am
Nje abient i paster me sherbime cilesore te drejtuara privatisht ose publikisht ka nje impakt positiv per produktivitetin dhe jeten sociale,stimulon bashkejetesen civile,zvogelon stresin ,dhe gjithsesi nuk mund te harrohet dhe efekti mbi nje gjendje shendetsore me te mire . Pra pas pune ne te tilla sherbime gjeje forcen ose dhe kenaqsine per te dale per te bere nje aperitiv me shoqerine,duke qene qe punoj me me cilesi do te kem dhe nje rroge me te larte,ku me vone mund te shkoj dhe per darke ne nje restorant te lezetshem ku optimizmi im ka ngjallur interesin e nje zonje ulur ne tavolinen perballe,cuditshem pas prezantimit, emri im i kujton komplimentet qe burri i saj (punedhenesi im) i ka thene per mua dhe keshtu e mbyll mbremjen ne nje diskutim terheqes qe me pelqen ne pranine e nje zonje te bukur ku mund edhe te shpresoj…
13 July 2008 @ 3:02 pm
Je apo s’je ne TIRONE!
:) 
:P 
Hajde CHET hajde!!!!Te veka me la rroba ne per dite te diele , vet del e “gju” nai gjo , lu lloto , pi e bohet Gazep neper lagje dhe kur vjen ne darke te “kontrollon” mos ke fshehur noigjo permrena.
Ai qeka BURRRRRRRE ! As per Tironen qe thu se banon , s’te le me hap gojen , ne te myllka dhe komjuterin…qe gjoja mo se pyt ti
Boji selam prej meje kur te vije dhe thuj :
“te LUMTE PALLA qe e bo MOZEN ZAP”
13 July 2008 @ 3:19 pm
Une habitem qe dikush mund te mburret se eshte nga Tirana.Cfare???Tirara the????Nga tirana e piset,nga tirana e rremujes,nga tirana etrafikut,nga tirana pa uje,pa drita,pa rruge,ku jeta kushton sa ne europen e industrializuar,por rrogat jane si ne Egjipt,ku nuk ekziston hekurudha,ku tel..kushton me shume se ne europe,ku vrasin ne mes te dites akuzuesit er vjedhjeve e te korrupsioneve,ku mjuku ste prek po si dhe milionat,eeeee doni me
13 July 2008 @ 3:50 pm
Fjala “madje” shume e tepruar ne hyrje te shkrimit. Ne cdo fjali eshte përdorur “madje”…
13 July 2008 @ 4:12 pm
Edvin,
Aman pse ta pret mendja se e kan bo Tironcit denbabaden Tironen kshu??
Ti jetoke ne hava zemra… Dil njeher verdall dhe shiko se cfare djalektesh degjon.
Ne fakt, keta qe na e shajn tironen me ket fare inati dhe xhelozie jane po ata qe zbriten nga ana anes qe lanin komet e kepucet (sapo zbriznin) tek shatervani.
Me trego pak tani, kush e boni Tironen kshu?
13 July 2008 @ 4:22 pm
Fjala,per ke Tirane e ke fjalen,ate te Enver Hoxxxxxxxxxxxxxxxxhes,kur kishte vetem 10 makina,ku fsataret eTiranes lanin opingat kur dilnin ne treg,dhe ata qe banonin brenda nuk ishin tiranas
13 July 2008 @ 4:34 pm
Fama Tirones,si ven ku ja vlente,dhe ku jeta ishte disi e bukur dhe e mjaftueshme mire,(por jo me opinga dhe karroca)ku lexoheshe,mesoheshe,dhe te hapeshin syte,ku te dukej vetja se ishe prej Tirone,ka qene pikerisht ne kohen e Enverit! Fatkeqsisht!pasi ishte tip tjeter jete!Tjeter rregulla,tjeter koncepte,te tjere njeres,por te ardhur si njeres ama,nga veriu e nga jugu,Kuksi tropoja ,shkodra ,apo skrapari.korca,gjirokastra.fieri,te cilet u edukuan u qyteteruan persembari,tani eshte koha e te tjereve”na mbyten tironsit”,qe i blejne dipllomat,qe i zejne tokat,qe jane pa pune,por qe te grijne me kulturen e ulet dhe injorance!
Jo te gjitha mizat bejne mjalte!
13 July 2008 @ 4:41 pm
Pershkrimi eshte per te qeshur dhe per te qare ne te njejten kohe, por me komentin e Kapedanit si shtese, me vjen vetem te qesh duke deshiruar te mos gjendem kurre ne nje situate te tille.
Gjithesesi,e keqja qendron tek transporti publik qe eshte skandaloz. Nuk do te kishte “mbingarkese robsh”, nese autobuzet do te ishin te shpeshte dhe pa fatorino qe cirret e verdalloset.
Edhe Itali,ne disa ore te dites, busat jane plot,njerezit qe ngjeshen me njeri-tjetrin, zezake e indiane qe qelben era jevg… po te pakten mund te zbresesh ne ndalesen me te afert dhe per 5 min te vjen busi tjeter qe mund te jete me i lire.
13 July 2008 @ 4:57 pm
Nga gjithe ky diskutim per transportin urban ne Tirane (me eksperienca te diskutanteve te pershkruara me ndjenje), vetem dicka del qarte dhe nuk ka nevoje per diskutim; qe ky sherbim eshte i qelbur. Cfare ben bashkia qe nga detyrat primare ka sigurimin e nje transporti urban sa me te mire per qytetaret?
13 July 2008 @ 5:15 pm
Jo mer jo, po flas per i kohe tjeter. Per i kohe qe juve qe keni qen nga rrethet e tjera as ja keni pas idene dhe sepse vetem dinit ‘parrullat’ e Enverit.
Ndersa per te ardhurit qe kan qene ne Tirone ne kohen e Enverit… ato i perkasin nje kategorie tjeter e jo te kesaj dyndjeje te ‘90.
Aq sa kane qene kan qene mire se u edukun dhe deri ne nje fare pike u asimilun.
Po ktyre qe i mshojn dheut kot si do ja bejm?!! Ketyre qe shajn posht e perpjet neper kafene, e ktyre qe na u bon depudhet pa bo filloren akoma? Kta c’deshen qe na erdhen?
13 July 2008 @ 5:27 pm
ThoughtPolice thotë:
13 Korrik 2008 @ 4:57 pm
Cfare ben bashkia qe nga detyrat primare ka sigurimin e nje transporti urban sa me te mire per qytetaret?
————————————————————–
Je me vonese polic!!!!! Nuk te quhet. Ky shkrim ka 24 ore ketu dhe ti tani e kuptove me ne fund qe per kete situate ka Pergjegjsi edhe bashkia e Tiranes dhe duhet kerkuar llogari.
Po ju qepe Rames me ujin qe se ka pergjegjsi dhe tashme nuk ka me vlere pyetja jote.
14 July 2008 @ 12:02 am
tiranabus, zgjidhi fjalet vella, don te thuash qe ndihesh i “dhunuar” dhe jo i “perdhunuar”, se per kete procesin e dyte, nuk ka force imagjinuese ta fantazoj kete.
Plus qe ne realitetin Shqiptar ka te tjera konvecione persa i perket konceptit te perdhunimit. Kjo lidhet me ate kulturen tone te epokes se gjuetarit dhe te mbledhesit (collector), te njeriut te lashte me comange qe mblidhte rrenjet dhe frutat e pemeve, dhe nuk kishte filluar akoma kultivimin e bimeve.
Sipas kultures se kesaj epoke, dmth. te gjuetarit (perkunder te asaj te hekurit, si ne nje shkrim ketu), femra nuk perdhunohet, ajo ose rrembehet (gjuet nga gjuetari, ose nga kacaku) ose shkon me deshire (mblidhet si rrenjet ose frutet e pemes). Koncepti i perdhunimit ne epoken e gjuetarit dhe te mbledhesit nuk ekziston.
Vlen te shohesh frazeologjine dhe metaforen, cfare provon kete tezen time. Metaforat qe ne perdorim per femren jane ende ose te natyres shtazore, - si kaprollja, sorkadhja (per ato te shkathetat, me vithet e ngushta dhe gjoksin e vogel), ose bisha (per ato te gjatat, me vithe te gjera, dhe gjoks te bollshem), zogu (per ato te imtat dhe te voglat, qe mbulohen mbas te buzeqeshures), flutura (per ato koketat, qe ta lene pushken me fisheke ne goje, pa shkreptire ndonjeher) - ose ne forma metonimike banale, duke filluar psh. nga barazvleresimi i femres me organin e saj intim, (ajo p.., edhe pse gramatikisht gabim, nuk dihet akoma pse gjinia gramatikore kundershton ate natyrore! Patriarkalismi gjuhesor!). Dhe kjo nuk eshte aspak me kuptimin e keq dhe te nenvleresimit sic mund ta kene kulturat gjuhesore te vendeve europiane. Kjo flet thjeshte per varferine e mendimit ne kulturen e epokes se gjuetarit. Edhe metonimite e tjera vine nga bota ushqimore, shtazore ose organet e trupit, si psh. rrushi (ato te kolmet, pak te mbushura, por te ngjeshura dhe kompakte).
Metafora e goditur ne gjuhen tone te gjuetarit shqiptar mund te quhet “shpirti”, ne kete rast eshte nje koncept aspak transzendential ose mistik sic mund te mendoj dikush, porse komplet egocentrik, centrifugal, pasi mashkulli ne kete rast ben te ditur plagosjen, dhimbjen, per ate qe atij i duket e pa realizueshme, femra. Cfare nuk ka te beje me “qenien unike” te femres ne vetvete dhe ne vecanit, porse me “momentin unik” te dhimbjes se shpirtit mashkullor, pra te gjuetarit, per gjahun e deshiruar. Eshte nje dhimbje, nje proces, qe sic thote Deleuze ndodh brenda “makines se deshires’, ose sic thote Dawkins vjen nga “selfish-gene” ne momentin e deshires per tu riprodhuar. Femra ne kete rast eshte deshira, programi, ndersa mashkulli mbartesi i ketij programi te riprodhimit te genit.
14 July 2008 @ 1:39 am
Dera hapet,dhe nese ke fatin qe te mberrish aty do te shohesh se pas buzeqeshjes se vajzes me fustan te bardhe te tejdukshem, fshihen njerez, apo vithe te mbivendosura qe vihen perpara fytyres tende. Oh zot, cfare lemerie…a do te mund te hyj? Mundohem te shtyhem, ja edhe pak, arrij te fus vetem majat e gishtave, nje brryl me gjuan ne bark, nje tjeter ne hunde, ketej mundohem te mbaj canten qe dikush te mos me vjedhe. Me ne fund jam brenda!
Gallate, dhe per te qeshur dhe per te qare. Per kedo qe ka jetuar dhe e ka provuar te kupton shume mire. Sidomos tani ne vere eshte torture te qarkullosh me urban ne Tirane. Eshte nje miniaventure xhungle, ashtu sic eshte dhe vendi jone ne shume aspekte nje minixhungel parahistorike.
Vertet nuk na vjen mire kur te huajt e pershkruajne negativisht por realisht situaten, por dhe ne qe jemi lindur e rritur ne Shqiperi kur kthehemi mbas ca vitesh emigrimi na ben aq shume pershtypje, e jo me te huajve.
Ja pra pse nuk kthehen shumica e emigranteve shqiptare ne Shqiperi. Ky artikulli dhe te tjere si ky vlejne per Spiropalosjen dhe Ypin qe gjoja nuk arrijne dot ta kuptojne pse nuk kthehen shqiptaret dhe ku eshte problemi, dhe se valla emigrantet e egzagjerokan situaten, a thua se ata po gjejne justifike per te mos u kthyer ne vendin e tyre. Tek ne mungojne gjerat elementare, ose jane anakronike.Dhe e keqja eshte qe nuk i ben shume pershtypje me njerzve, prandaj dhe nuk degjon shpesh ne media te kete kronika te tilla.
Ypi dhe Spiropalosja dhe te gjithe te tjeret qe kane nje mikrofon dhe nje audience, do ishte mire te ngrejne zerin per keto gjera elementare qe mungojne ose jane cope-cope, dhe te vene qeverine qendrore dhe vendore para pergjegjsise, dhe ti kerkojne plane konkrete me parametra dhe data. Jo te rrijne neper emisione duke i bere eloxhe njeri-tjetres dhe duke ironizuar emigrantet qe valla u ankokan kot per gjera te tilla.
14 July 2008 @ 3:59 am
Po Policet aty e kane lezetin se gjithnje mbushin me vonese…
:P 
14 July 2008 @ 1:10 pm
M’kijshe kujtu Idriso ??
Cer puna ka Moza n’ato lagje mer.
Po shif, ktu flitej per linjen e tirones se re.
Po ajo a linja e zengjineve te tirones.
I bie bulevardit pash me pash, hyn nga libri universitar, ke stadiumi Dinamo, Ke Vasil Shanto eeehuuu
Jane zonat e tironseve te rinj, kelyshe komunistash oficerash ato mer. Jane lagje te rafinume mer. Ene ti anej ka Tirona Re do e kesh pas shpine.
Atje jetojne ata si puna jote me kapele republike, qe behen bande e qe kur ka votime, ne 7.30 kane kry pune dhe kane dale me grushin lart
Moza a mire aty ku a. Si fillim merr unazen, pastaj nderron ne qender ke Kali Skenderbeut, skon gjer ke stacioni fundit i kinostudios, ecen ca m’kome ene vec kur i dalin kaculat perpara me thupra neper duar ene me kanoce IVI qe e kane marre pa pagujt ke ushqimorja ene mezi presin te vij une prej pune tja paguj.A lagje e omel lagjja jeme mer ti.
Mu po t’ma marri vesh Cheti se kam hyp ke autobusi Tirones se Re, me ther ne vend. Cer ke lyp atje thote ? Ke lyp dashnor ???
Cer ti them una ? Desha me shku ke gabi ke Irfan Tomini ? Pse sme the mu thote, te te kisha cu me dum dum
eee ???
14 July 2008 @ 2:40 pm
Je mire MOZA!
:) 
:D 
Ketu pervec te gjith ketyre gjojnave qe pershkru D-um D-umi , ka ne ca te tjere si MUSHKA qe ti rrasin breket ne surrat se helbete aq te medhej jane sa suma e tyre te harrin ke fytyra…..
Po breket pse ?-do thush ti…Ashtu o nji pune….(osht nji qe shkrun si pune TUSHI qe i di kto pune) i ulin pantallonat deri poshte …po poshte fare dhe qisin breket , masnej kur zbresin nga autobuzi i majne pantallonat me dore
I thone BRONX ejj…
Ti vet mos i bjer nga Blloku (nga shpia ime ) bjeri nga pallati Zogut, dil ke M.Shyri , ke V.shanto , ne maja drejt ke I.Tomini….Po t’pa nonji nga ata me republike nga ata komunistet e qelbet ka per tu qep mrapa si “dora jone”, dhe s’dihet c,bo vaki masnej…Ke per te hudh Chetin ne sherr…
14 July 2008 @ 2:49 pm
Jo mer jo,
Nejse, perhere muhabeti ke breket degjeneron, dihet ajo pune
Une i bi anej ka thu ti mer Yahoo/
se kane dale ca pantolle te reja tashti qi i kane ato breket e ngjitme.
Ene te duket sikur po bien, po ne fakt nuk bien
Po puna eshte kur t’kthehem qi duhet me kalu nga krahu tjeter i linjes qe i bi nga lagjja e komunistave te qelbet. Apo s’eshte autobusi i mbush me pleq apapa
Jo mer ti, Cheti m’ka thane perhere, ta kesh vath ne vesh me thote.
Ruju plakut, se ska ca humb.
Ma m.t se c’eshte nuk bahet.
Te ze papergatit me nai cep autobusi ene …………ke vetem 2 zgjedhje : Ti hysh m’dajak, e t’hysh m’gjynah, se do te te ngeli n’dore
ose
Te bash sevap, ene prapeseprape do te te ngeli n’dore
14 July 2008 @ 3:12 pm
N’Tiron e mush shejtani thone….ne Garrunj te Peqinit e mush era..hone.
:)
.
:D
ne s’ka rrezik kur shko ne rruget e Bllokut (ne Manhatan)..
Mos u laj me capu te jashtem ti ..po me capu veni nga ata 15 lekshit e vjeter dhe kshu shpeto nga era
I du te miren Chetit qe ti them kto…se une vet Edren e laj me shampo …pa ere…
14 July 2008 @ 3:18 pm
Ndakort,
Po ato kapellanet prej eres se sapunit 15 leksh terhiqen ma shume, se ju ndjell hundet. Eshte era e rinise, era e dashnise, era e ngopesise.
Kurse ernat e parfumeve te mija emra te komplikum si DKNY, D&G etc etc ju duken erera te huja, erera urije e pangopesie
14 July 2008 @ 3:19 pm
Po Edra,
Qen eshte qe e lan ti ?
Nuk lahet vete ?
Apo ashtu te rren ty, ban sikur lahet me shampon pa ere, ( e hudh ne hale) dhe qit nga syrtari shampon ere trendelineeee
14 July 2008 @ 3:27 pm
E qit ate e qit me ere trendeline
:D
….. po ….kur del me MUVE.
:( 
:) 
Ata capujt qe i vihen rrobave ja kam hudh se ma fuste Edra me ate fillim…Thote qe :
“Te majne era te mire rrobet kur shko ne pune”
Po pse mi vetem per mu qeka era e?
Jom i qut Moza i kap gjojnat meihere…
14 July 2008 @ 3:35 pm
Do cojme njonin ne Aeroport ne ika….po s’kam per ti ra nga rruget e mira se kom ne Edren me vete …:)
:)
14 July 2008 @ 3:37 pm
rruga mare jarebi
14 July 2008 @ 10:18 pm
A - epo ke pare ti?
B - Cfare?
A - O, a ke pare? Pleqte te flirtojne me njeri-tjatrin?!
B- hmm, si?
A- Plasi syte!
14 July 2008 @ 10:57 pm
kapedan, e pashe; e paske bo telef temen…
PS Nigjo, thuhet edhe ne gjinine femerore ajo fjala, sidomos shoqeruar nga ndajfolja “alamet”; madje, thuhet edhe me mbarese zvogelueso-perkedhelese (si prapashtesa “l”, ose “chen” ne gjermanishte)… ne shqip kjo eshte “z”… nuk po detajoj me.
16 July 2008 @ 4:37 pm
E di cme tha nje ambasador i huaj keto dite? Kishte lexuar nje shkrim per Shqiperine te botuar ne IHT. Po zhvishem nga diplomacia, me tha. Shqiperia qenka me keq se Somalia. Merreni me mend si mund te ndjehesha une pas fjaleve te ambasadorit.