Login



Register

Kinematë e mjeshtrave

Kemi rënë pas parasë, pas karrierës, pas bërjes së dokumentave, vizave, pas Zoti e di se ç’tjetër çfarë dhe habitemi kur hasim në perla si kjo e E. Hatibit që po sjell më poshtë. E gjeta te Bleta, kujtova se ish e losttext, i them ç’pret që s’na e nxjerr, ky sqaron që perla është e Ervin Hatibit. Është TURP që unë nuk e njoh këtë autor (sepse është shqiptar, jo për gjë tjetër).

S’e njoh pasi ky lulëzoi kur unë dhe me siguri shumë të tjerë si unë ishim duke bërë ato gjërat që thashë më sipër. Dhe kur shqiptarët duket që kishin (siç edhe kanë) gjëra shumë më të “rëndësishme” për të bërë se sa të lexojnë dhe promovojne letërsi. Për ironi të fatit këtë emër poeti e ndesha në nja a dy shkrime me temë fetare, të cilave unë iu fus në rastin më të mirë një “skip read”, dmth paragrafin e parë dhe të fundit. Pra Ervin Hatibi nga një vesh hyri dhe nga tjetri doli. Derisa nja dy-tre njerëz, për të cilët unë kam vlerësim maksimal, në mënyrë të pavarur nga njeri tjetri ma përmendën këtë emër si poet klasi. Po filloj të kuptoj se kanë të drejtë. Ja shikoni vetë më poshtë. Me autorë të tillë dhe poezi të tilla vetëm mund të mburresh. Ne shqipot kemi shumë kusure, s’kemi infrastrukturë, edukatë pune, bursë, aplikim të shtetit ligjor, kemi mendësi mafiozo-komuniste, pikpamje tribale, gjakmarrje, hamë ishuj përgjysëm për tu marrë gurë për ndërtim, jemi fodullë par excellence e ku di unë ç’të tjera prohira don kishoto-danteske, ama shkrimtarë dhe poezi (prej verteti!!!) kemi. S’i kemi zili askujt nga kjo anë. Unë për vete s’ia kam zili askujt!

S’jam duke i marrë leje Ervin Hatibit (as Bletës) për ta sjellë këtë pjesë të tij këtu. Po ti mbesi hatri secilit prej tyre, mëkati rëndoftë mbi mua. Kinemaja e Ismailit është sjellë si element i një serie kohore.

Emigrant

Kinemaja “Ali Demi” nga E. Hatibi

Hyrje

Ullinjtë nj’aty vërdallë shkërbejnë sheshit
Me bustin e Aliut në mes, një dasëm të heshtur
Greke a libaneze, pa nuse
Një dasëm fotosh
Ullinj llërëpërveshur, shalëshpërvjelur, në mes të qytetit
Faqe fëmijëve të shkollës tetëvjeçare
Muskujplakur-rrënjëkapërthyer asfaltit. Si një grua
E zhveshur në mes të qytetit
Është ulliri në qytet
Dhe nuk të bën përshtypje asnjë ulli në gërxhe
Si nuk bëjnë përshtypje mijëra
Gra të zhveshura në plazh apo në ëndërr

1.
Ne jemi në rresht për dy
Fëmijët e shkollës “Mihal Grameno”
Na kanë prurë me përdhunë, mua po
Të shohim filmin “Hoselito”. Me pak fjalë ky
Ishte një djalë i vogël spanjoll, mundësisht jetim
E kështu mallëngjen gjithë Spanjën
Me zërin e vet tenor
Lotojnë torerot përqafuar me demat, damat
Lotojnë anarkistët
Përqafuar me mbretin dhe mbretëresha…
Lotojnë ullinjtë e Ali Demit përkthyer në shqip
Edhe fëmijët përlotur; një kor syçkash xixëlluese diku në Ballkan
Drita ik’e vjen
E re, nga filmi i vjetër tek ne
Pupthi kërcen si bretkosë nga fytyra
E gjithkujt fëmijë
Ekrani gjoksgjerë, veshur
Me një bluzë atërore pambuku Berati
Vite e vite para se të bjerë krejtësisht Muri I Berlinit
Si një striptizë zemërtorturuese demokratizimi
Ekrani hap gjoksin na ushqen
Me rropulli drite fytyrash
Si shpagim, fëmijët e dinin
Ishin lajmëruar që më parë nga shteti
Të marrin në shtëpi nga dhjetë lekë të lehta alumini
E të shpëtojnë nga falimentimi kinemanë “Ali Demi”
Dyqind fëmijë e ca, me dhjetëlekshin e lehtë prej alumini
Rreshtuar në stolat e drunjtë si në një tabelë shumëzimi
Në gurrmazët po aq të lagësht të pëllëmbës së djathtë
Mbështjellë relievi dhjetëlekësh i Mauthauzenit, Odhise Paskali
Partizani me balluke Elvisi
Me pëllëmbën e lagësht i mëshon
Kondakut
Mbi trupin e lodhur (homoseksual) të ushtarit nazist
Që na vjen keq të gjithëve, shtrirë në brinjë
Partizani i dhjetëlekshit, me në bark çokollatën
E pashkrirë angleze, parashutuar nga RAF-i
Ullinjtë shpërndahen në formacion luftimi
Kalamajtë janë të gjithë në këmbë
Partizanët janë të gjithë në mal
Fashistët janë të gjithë poshtë
Nëpër kamiona
Kujdestari i kinemasë rreket të paqëtojë fëmijët që sokëllijnë
Herë-herë dhe partizanët
Kujdestari ndez dritat; pëlhura qetësohet
Krismat vazhdojnë edhe ca.

2.
Filmi tjetër mund të ishte vizatimor
Por në fakt është një film i ri shqiptar
Me shumë natyrë dhe me pak dashuri
Plepat lyer rishtas me gëlqere, gjyshet e gjithkujt
Gatuajnë byrekë e biskota vere
Pas çdo shtylle fshihen puthje studentore, buzëqesh
Në ikje e sipër policia rrugore
Pas çdo tingulli bëhet gati të na mësyjë utopia
Me brigada të pamata grash të reja inorganike
Veshur me të çelëta- mjelëse, mësuese kujdestare, aktore amatore
Shoqe banke të të gjithëve në shkollën fillore
Një poligami krejt e imja nën neonë të fikur
Dhe “Ali Demi” ende(t) pa krahë jashtë
Nën një bronz të derdhur drejt e nga hëna
Deri sa të bëhet natë

3.
Fëmijë vetmuar në terr si kozmonautë
(I mëshonim karrigeve të padukshme- të vegjël- me këmbët larg nga toka)
Të vegjël
Në ditët e zeza financiare
Dhe kinematografike
Të “Ali Demit”-kinema e dashur didaktike
Dhe paksa politike
E shtetit.

2002

Kinema e Vjetër nga I. Kadare

Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Ku prej kohësh më s’lozin filma të përsëritur,
Ku s’bëjnë më zhurmë njerëzit me karriget,
Ku në pushimet e seancave
S’shesin kikirikë.
Ekrani me njolla,
Megafonët prishur,
Stolat janë boshe si radhë të pashkruara;
Këtë poemë stolash të gjatë, të braktisur
Nga dera e vështroj
Plot mall e i menduar.
Kinema e fëminisë,
Kinema e rrëmujës,
Kam parë aq vende,
Kam parë aq salla,
Por n’asnjë prej tyre s’kam hyrë me aq bujë,
Sa tek ti,
E shtrenjta barakë,
E rralla!
Më mirë asgjëkund veten s’e kam ndier,
As në sallat luksoze me kadife që shndrit,
Megjithëse në to me leshverdha kam qenë,
Kurse tek ti vija
Me jevgun Rakip.
Lekë, lekë,
Të mbledhura me mundim paret,
Tingulli i gëzuar në biletari,
Afishet tek xhamia
Dhe tek Qafë e Pazarit
Të shkruara nga vetë portieri Qani.

Për të njëjtin film tek njëra afishe
Shkruhej titulli ndryshe,
Te tjetra.
Por kjo asnjeriu punë s’i prishte.

T’i falnin ty të gjitha,
E dashura,
E vjetra.

Në atë copë ekran,
Për herë të parë,
Një copë të botës së gjerë ne pamë.
Në gjashtë metra katrore.

Bota fund s’kish e anë,
Bota ngjante e shkëlqyer,
Ndonëse ekrani ish me arna.

Dhe ne ishim me arna,
Me arna ish Republika,
Koha, bërrylat, shtetet ishin me arna.
Por në sytë tanë
Kish të tillë dritë,
Që nuk e patën kurrë
Më të ndriturat ekrane.

Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Stola ku janë ulur varg
Ditët e fëminisë,
Cicëronjëse gjithmonë
Si një rresht zogjsh
Mbi një tel telefoni.

Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Stola të rëndë, të gjatë, të vithisur.
Në çdo moshë që të hyj,
Në çdo vend që të vete
Si hamall këto stole
Do t’i marr me vete.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

192 Komente

  1. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 9:36 am

    bukur

  2. Koth thotë:

    2 October 2007 @ 11:35 am

    Emigrant,

    ja tani me befasove qe je taku me Hatibin kaq vone. Sepse Hatibi eshte bere i njohur aty nga fundi i fiteve 80`, kur ishte kalama ( adoleshent ) fare me nje poezi nga ato qe as teorikisht nuk mund te botoheshin por qe qarkullonin dorazi.

    Idea e poezise ( nje kale ishte aty dhe nej vrasje gjithashtu me duket )iu vodh atehre dhe perfundoj ne film ” Vdekja e kalit ” a ku di une si eshte.

    Po une po te jap dy arsye themelore qe pse ti e ke zbuluar kaq vone :

    E para se i kishte dyert e mbyllura sepse jane uzurpu vendet e atyre qe duhet te rezatojne.

    E dyta se Hatibi mban mjeker te gjate dhe ketyre promovuesve te lirive, te kultures, te perparimit pra te gjithe te mirave te shoqerise njerezore iu vje turp me e degju kete djale te mencur dhe jashtezakonisht te talentuar.

    Megjithate Cim, ai nuk ankohet kurre dhe nuk ka nevoje per podium. Lexoje te gjithin dhe do shikosh se sa ndryshe eshte ky dhe sa mire mund te lexohet ky.

    Eshte gjithe mesazhe fund e krye.

  3. Lumja thotë:

    2 October 2007 @ 11:42 am

    Jo une cuditem me emigrantin sepse nga fundi i komunizmit kur Hatibi qiti librin e pare dhe ishte gjimnazist u be shum i njohur sepse parathenien ja shkroi i madhi dhe i ndrituri IK.
    Libri i fundit Republic of (Al)banana i eklipson plugjet e tua emingrant :-)

  4. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 11:45 am

    Ervinin e keni takuar te gjithe publikisht edhe ne fillim te viteve ‘90. Shumica e teksteve per grupin Ritfolk jane te tijat. Edhe ne vargje ne dukje te thjeshta, Ervini vezhgon me gjithe “padukshmerine” e tij.
    Kjo i perket fillimeve te tij;

    Merrmë o fllad
    dhe si një gjethe lëshomë ti larg
    Lërmë trishtim,
    më lër të endem drejt fatit tim

    Makina ecën me shpejtësi
    plepat lëmon i ëmbli fllad
    Drejt horizontit nxitoj unë tani
    ku me thërret shpirti im endacak

    Fotografia e nënës në xhep
    dhe një cigare e shtypur aty
    O nënë po iki diku atje tej
    Do te mësohem të rroj dhe pa ty

    Kjo vesë e hënës
    sytë po mi lag.

    Kjo hënë e vogël sa pika e vesës
    të tjerë qytete ndriçon këtë natë
    rrugë e panjohur është liria
    ku më thërret shpirti im endacak

    Në çdo qytet ku unë do ndaloj
    veç i panjohur dua të jem
    një kalimtar pa lidhje me turmën
    dua qetësi, çdo lidhje më tremb

    Merrmë o fllad
    dhe si një gjethe lëshomë ti larg
    Lërmë trishtim
    më lër të endem drejt fatit tim

    P.s Koth, ajo mjekra e Hatibit cuditerisht eshte e vetmja qe nuk te le fare hapesire te mendosh per ngjashmerite dhe arsyet qe varen aty. Cool author!

  5. whisper thotë:

    2 October 2007 @ 11:56 am

    kjo eshte ajo qe me pelq me shume prej tij. megjithese te gjitha poezite e tij te krijojne nje ndjenje ngrohtesie e melankonie te paqte

    Deshire dhe Heshtje

    Tej dritares eshte ngrohte
    njerez jan ulur ne tavolina
    qyteti nis e del prej vetes
    ne rruge bredhin klube e makina
    Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
    s’eshte e then te jem as vete i dyte
    me miq te rastit po te mbushet nata
    nje vend do gjej ku the clodh syte.
    Kam ftohte e s’te shoh prane
    mendoj, mendoj se si
    avujt e ngrohte te frymes time
    si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
    ne enderr vijne, e qete kendojne
    e une me syte pak mbyllur ri
    koken ngre lart, degjoj ngadale
    kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.
    E di se hesht hija ime
    e di se lotet s’flasin kur
    ata ata degjojne vec fjalet e mia
    ne heshtje qendrojn dhe ata si une
    Pas pak ngadal do te iki
    qe lotet te shkoj ti fshi diku
    ketu prane mbase atje larg
    pas pak ngadal do kethehem une

  6. ados thotë:

    2 October 2007 @ 12:04 pm

    Ervin Hatibi, mos eshte ky qe kaloj nje “krize mentaliteti” nga qitabet e medreseve islamike …

  7. Koth thotë:

    2 October 2007 @ 12:07 pm

    t_red,

    une dua te bej me faj uzurpatoret, ata qe i shohim cdo dite te na tregojne dezidencen etyre, ata qe mohojne vetveten e dun te na marrin dhe ne te tjeret me vete.

    Du te bej me faj ata “Selmanet* e vonuar, keta kopjace banale , ata qe behen keq se dritat jane hap per te gjithe dhe iu zvogeluan mundesite per te vjedh gjithandej neper libra fshehur bibliotekave ku rremonin te gjenin FERMANE qe e shpallnin “hijen ” drite dielli.

    Cim,

    Kadare nuk mund te shkruante dot keshtu se i thuhej lapsi :

    Fotografia e nënës në xhep
    dhe një cigare e shtypur aty
    O nënë po iki diku atje tej
    Do te mësohem të rroj dhe pa ty.

  8. Thënia e ditës thotë:

    2 October 2007 @ 12:12 pm

    “Dëshiroj të bëj me faj ata “Selmanet* e vonuar, këta kopjacë banalë , ata që bëhen keq se dritat janë hapur për të gjithë dhe iu zvogëluan mundesitë për të vjedhur gjithandej nëpër libra fshehur bibliotekave ku rrëmonin të gjenin FERMANE që e shpallnin “hijen ” dritë dielli.”
    Koth…

  9. klajdevour Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 12:18 pm

    emigrant me ke befasuar! Sa vjet ke qe nuk jeton ne Shqiperi?

  10. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 12:23 pm

    Balade e gjate Nostalgjike me gjuhet e huaja
    e.hatibi

    Ora shenon nje ore darke
    Me caj malesh e djath Gjirokastre
    Kurse oborri konviktit nis
    Nje mbushje-zbrazje
    Batice-zbatice
    Me perparse
    Te zeza basme
    Qe poshte kane konviktore
    Henore
    Alabastre
    Halabaket-dashnore
    Fershellejne
    Neper kangjella, dritare te stines
    Me guralecet
    E dhembeve te nikotines
    U fershellejne gocave te Dibres
    Qe mesojne anglishten gjithe diten e dites
    Gocave te Shqiperise se vogel u fershellejne
    Gocave te Gramshit, Kavajes
    Qe jane shpesh goca te dajes dhe halles
    Per ata qe gju’jne konviktore te Sarandes
    Gocat e konviktit kur dritat fiknin
    Kendonin kor kenge
    Me llafe disi te pista
    Ne vitet qe pasuan nisen te kendojne
    Me pizhama e ulerima
    Ne dhomat e tyre pa drita
    Kenge me tekstet e mija
    Pa ditur qe i shkruaja Une
    Pa ditur se sa here shqiptonin
    Ndonje folje te vetes se pare
    Brenda tyre futej nje djale
    I panjohur
    Qe e kishin kaq prane
    Po kjo u ndodhte kaq kollaj
    (se) per kohen une figuroja
    Nje djalosh ende shume femeror
    Per te merituar keshtu
    Identitetin e tyre provizor
    Nje cun i padirsur isha, femije
    Qe rritesha vec kur i shihja
    I informoja plot tmerr per levizjet
    E dashnoreve halabake
    Teksa ata i gjurmonin
    Ne oborre e korridore
    Me nje dihatje plot kercenime e citate dashurore
    Teksa edhe ata vete njekohesisht
    Te perndjekur ishin
    Nga dezhurnet e shkolles, kujdestaret e konviktit
    (Policia seksuale e rregjimit)

    …….(vazhdon)

    PROBLEME NDRICIMI
    e.hatibi

    Thithe cigaren, te behet drite
    Tregome se jeta eshte rrotull
    Pastaj jeten mbushe me tym
    Thithe cigaren, bej drite me fryme, pak
    Me kete kraharorin tend te zbutur
    Hapje-mbyllje sysh ndricimi
    Ne ulur perdhe
    Hijet lindin e largohen duke vjelle e duke u rrezuar
    Ti pergjysme e zhveshur si nje rrenje
    Si nje femije i prape, por me fat
    Ti kam fituar te gjitha kopsat ne loje
    Prek mishin tend, gishtat na takohen ne fyt te shishes
    Ketu ka erresi, mishi yt fryhet si vele
    Thithe cigaren, ose le te presim
    Te kaloje edhe nje makine
    Me plumba drite ti vret veten
    Te gjitha kopsat ti fitova
    Rrobat nuk piptijne
    Fytyra jote nuk jeton
    Fytin tim nga brenda e ndricon
    Barku yt i vogel bardhe e zi.

    ATDHEU TURIST
    e.hatibi

    Kamarda ishte këtu

    Pantallonat e shkurtra

    Aparatin fotografik nuk e shqiste dore

    Vërtik kokën me flokë të bardhë linçuar

    Flokë të bardhë, vargan turistësh me kërcinj konserve

    Plakë prej shëndeti dhe qershori

    Nën bluzat e bardha lisho e vesh trupin

    Zhurmë zanoresh janë thithat gjinore

    Tek hapin rrathë të shtrembër në ujin e ndenjur te bluzës

    Cfarë drithërash Kamarda, plot

    Jot shoqe parkon në pleqerinë poshtë bluzës

    Nuk e lëshon aparatin, emri i markës

    Me Y greke, që ndryshe kalamajtë e shqiptojnë

    Të pisët lypin çamçakiza e qindarka

    Të pisët, të shprishur gjaku

    Plaka shtrëngon

    Qemerin e kishës, që sapo doli

    Ata shkruajnë se ishin aty

    Të dy çift pleqsh

    Kamarda kthehu në katund.

    Aparati fotografik, aparati fotografik

    Kërcinjtë, falanga falangjesh, turistët e zbardhur

    Turistët, turistët, me flokë të bardhë, të verdhë

    Kisha ku u martua Kastrioti

    Ishe aty Kamarda

    Shtrëngonit aparatin fotografik, këtu të vjedhin

    Dy cicat si një autobus i vetëm përmbi hartën gurore e pluhur

    Qumësht pluhur ish-qumështi italo-shqiptar

    E SHTUNA E MOTRES
    (Incestit tim)
    e.hatibi

    Kete te shtune
    Dashuria hapi kemishen e saj prej nape
    Krisen kopsat perdhe
    Ne u derdhem te kafshonim gjinjte e saj prej smalti
    Ne dihatnim, nuk dihet a vertet deshem kete:
    Ca puthje me jehona alkooli
    Teksa gishtat na rrezohen-panik ne keneten thithese
    Te llastikut te brekeve te tua
    Syte i kemi mbyllur (shihet here pas here)
    Mbyllur kushedi sa po vuaj
    Me kenaq habia, ti munde te mos me neveritesh
    Bejme si te pire qe ta harrojme
    U hapen kopsat varfer sic dritat ndizen
    U therrasim taksive te dashurise, si e ka sot emrin kjo?
    Vraje lodhjen
    Kjo eshte dashuria, kjo qe po te jap per hir te dashurise
    Ti terheq barkun, fryma mbarohet
    Ti pengon doren qe shtyhet tek sharrat e qimeve
    Po, aty tek fushe-arrezi i pabraktisur
    Aty ku zhurmojne vatanet e bariut
    Do doja te isha ti
    Ta ndaloja, ta mbaja doren e tjetrit, gishtat
    si ullinj ne dege
    Pastaj te zgjidheshim, te m’i ndaje djerset si taste flauti
    Nga ashkla e zemres brenda preherit
    Te me ndizej uji i rralle
    E shtune. Ra kembana e dashurise
    Ra ne kuptimin “u rrezua”
    Perdhe qe nga maja e kembanares
    Ra dhe litari i brejtur me dhembe
    Si dhe kembanari ra gjithashtu me koke poshte
    Me duart e buhavitura nga litari
    I kremtimeve te te tjereve

  11. Lumja thotë:

    2 October 2007 @ 12:35 pm

    Hatibi eshte ene bukurosh. E shifja shpesh kur punoja afer shpise se tij. Edhe pse me mjeker ngjante si ndonje guru i bukur rock&roll-i me floket e gjate dhe te arte mjekren dhe xhinset e lezetshme
    Sado te perpiqet ai te duket si musliman, prapeseprape ngjan si rock star hipi:-)

  12. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 12:38 pm

    Lume, nuk mendoj se perpiqet te duket si “musliman”, ai eshte shume i ndergjegjshem per gjithcka qe e rrethon, dhe veten, pamja si rock-star nuk eshte aksident. Fundja ne shume menyra ai eshte rock star.

  13. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 12:45 pm

    Ja qe me gjithe pazhurmesine e tij ngjitese, Ervini qenka me i dukshem nga c’mendohet ne veshtrimin e pare.
    ____________________________

    MERZIA

    Merzia varferon vec pjese te trupit
    Te cilat fshihen nen bust
    Merzia, piedestali qe me larton
    Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada
    Te pjek merzia, merzia, merzia
    Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku
    Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen
    E tonet kuqerreme te burojne nga merzia
    Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes,
    ku perdet u ulen
    eshte dhoma e mire e miqve, me veles
    I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre
    Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti
    ekziston
    Nen emra te rreme e kujtese te njellojte
    Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin
    Merzia, merzia
    Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje
    Ku vec mund te humbet
    Vec te mos e prek me trupin
    As te falem me to nuk dua
    Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij
    Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate
    Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur
    pa gjak
    Ku stolat kendonin me ze te harruar
    shatervani…
    Aty midis flokesh i shpetoja njerezise
    Tek me sy te mbyllur ecja e s’me shihnin
    Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe
    Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua
    Vec merzira te mira
    Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur
    Merzia
    Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me
    Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera
    eshte dicka qe vertet te kthen ne bust
    Barkun me qime e kofshet t’i fsheh e t’i ruan
    Ne uje te mbyturish
    Qe t’i kesh per pleqeri
    Tani qe zhduka edhe floket e shenjte
    nje figure e lojes me letra jam bere
    Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore
    Me ca rroba te stolisura fort
    Bust, bust spathi, si fant
    Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit
    Tanime merzia si nje gjarper pellumb
    Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur
    Ngroh si veze dy kokat e mija
    Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje.

  14. Koth thotë:

    2 October 2007 @ 12:52 pm

    He Cim,

    si po te duket Edison Ypi tani ?

  15. Lumja thotë:

    2 October 2007 @ 12:55 pm

    Cimi ka mcef koken poshte jastekut :-)

  16. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 12:56 pm

    “…e shtune. Ra kembana e dashurise
    Ra ne kuptimin “u rrezua”…”

    ….E marte. Ra miti i fshehur hatibian,
    Ra, ne kuptimin “na zuri nen vete”….

    Kothere, edhe kur rremimi nuk i con ne FERMANE, ata serish nuk ngurojne ta shpallnin “hijen ” drite dielli.

  17. Girl thotë:

    2 October 2007 @ 1:05 pm

    E. Hatibi e ka kaluar stadin e promovimit qe para 20 vjetesh, mos na cudisni tani sikur po beni ndonje zbulim. Duke patur parasysh qe Injoranca gjithsesi nuk eshte turp, mund te vazhdoni te kerkoni edhe ne googel.

  18. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 1:17 pm

    OK, e qita koken prej jastikut :D :P

    Koth & Krist, nga Shqiperia kam ikur ne Prill 1991. Ka pas qene ende R. Alia ne krye te vendit. Hodhem voten per PD, e cila fitoi ne Tirane, por humbi ne shkalle vendi… keshtu ka qene. Hatibi ne ate kohe ka qene nje emer dhe aq. Nuk kuptoj befasimin tuaj. Ajo qe une dua te shtroj eshte me thelbesore se injoranca, per te cilen nuk eshte shpikur vaksine. Une dua te ngrej zerin kunder asaj lloji te injorances qe perkthehet drejtperdrejt si tehuajzim me Shqiperine!
    Nuk kuptoj gjithashtu atmosferen e krahasimit. Ne duhet te plotesojme tablone. Nqse lulediellit e van Gogh-ut do mbijetonin ne vazo vetem duke i ngrene kokat njera tjetres, atehere do kishim ose nje vazo bosh, ose ne rastin me te mire nje vazo me nje lule te zgerlaqur.

  19. Lumja thotë:

    2 October 2007 @ 1:25 pm

    qyqja eminganto
    mos u nxef kaq shume mer :-)
    Na e mbylle gojen, skam cthem. :-)

  20. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 1:30 pm

    jo per at’ zot nuk jom i nxef! (mqse jemi te Hatibi, kam Allahun shahit ;) :D ).

    S’ta kom nigju zonin hic. Vec te strofa #3 e poezise Hai - Ku :P :P

  21. Lumja thotë:

    2 October 2007 @ 1:38 pm

    by the way (disidenca)

    http://www.albanovaonline.com/text/mbidesidencen.htm

  22. Leon thotë:

    2 October 2007 @ 2:21 pm

    Interesant!!
    Nuk e kam ditur qe kenget e Ridfolk i paska shkruajt ky cuni!
    Qenka talent i heshtur!!

  23. Lumja thotë:

    2 October 2007 @ 2:26 pm

    Nuk eshte i heshtur mer daje
    Ka botu libra, nje reviste periodike, ka dhene intervista ne TV dhe se fundmi ka cel nje librari te vogel si me dru te quajtur dicka si qoshku i librit ku per fat te keq spara kam pare njeri te bleje gje

  24. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 2:53 pm

    Lume ,une kam nder mend te vij shpejt ne Tirane.Ku eshte kjo libraria??Po ajo IK??Une kam ikur edhe me pare nga Shqiperia se Emigranti.Me “urine ” qe kishim per “bote”,letersi ,autore e libra qe ne Shqiperi as qe mund t’i enderroja nuk mund te ndalesha tek nje poet e aq siç ishte ne ato kohera Hatibi.Nuk mee duket se ka ndonje gje per tu kritikuar fakti qe nuk e njohim.E njoh tashti,jam mrekullisht e befasuar.Mendoj se mjekrra eshte keshtu…ben pjese ne “personazhin”qe ka krijuar.I forte.Po ne proze ka shkruar??

  25. Girl thotë:

    2 October 2007 @ 2:57 pm

    Librarine ” e per7shme” e ke nje rrugice pas kendit te lojnave te rruga e elbasanit. Kurse ate te IK e ke te 9 kateshet.

  26. Lumja thotë:

    2 October 2007 @ 2:59 pm

    right !

  27. lola thotë:

    2 October 2007 @ 3:03 pm

    Teksi i kenges se Ritfolk
    Ëndërroj

    Sa dua të jem larg,
    larg mërzitjes pa kufi,
    sonte do këndoj për ju,
    ju që njihni veç qetësi.

    Kënga ime ngjitet lart,
    atje lart në qiellin blu,
    ju o yje më bësoni,
    kënga ime është për ju.

    Sa herë ju pyes, yje
    sa lart jeni ju,
    ju më duket sikur thoni:
    “Fluturo në qiellin blu!”

    Sa do të doja në k’të natë,
    këngën time mos ta mbyll,
    dhe të ngjitem atje lart,
    dhe të kthehem në një yll.

    Si-je, si-je-hee
    oho-ehee
    oho-ehee
    ooa.
    Si-je, si-je-hee
    oho-ehee
    oho-ehee
    ooa.

  28. Girl thotë:

    2 October 2007 @ 3:10 pm

    Keto dy strofat e fundit edhe mund ti kishe kursyer, :)

  29. VLORA PERLE! thotë:

    2 October 2007 @ 3:42 pm

    Ervini vertete shkelqeu si nje talent i madh, po ai ngeli andej nga Jordania ku kush e merr vesh pse dhe si shkoi e qendroi per 1,5 vjet.
    Sot ai s’eshte me ai i pari, as si njeri as si poet as si Ervin.
    Te pakten te kishte nderruar dhe emrin si Mohamed Ali

    Eshte per te ardhur vertete keq.
    Te “Pasqyra e Lendes” konstaton me dhimbje se si ai qe dikur dha shpresa te medha per poezine e re, tani nuk eshte me!

  30. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 3:46 pm

    Proze i kam hasur vetem ese (apo sprova sipas IK :) ), por edhe ato shume te forta. Shume i lexuar, jo vetem levrues i frymezuar i fjales. Emigrant ke bere shume gabim qe ke vene poshte Hatibit Kadarene nese do t’i shpalosesh vlerat edhe ketij te fundit. Eshte veshtire te mos besh krahasim dhe krahasimi eshte i dhimbshem.

    Ajo libraria eshte te Rr. Elbasanit, kam pershtypjen diku afer postes po mund te jete edhe pertej liceut, me behen lemsh ato rrugicat.

  31. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 4:19 pm

    @tropizma: O jo, jam keqkuptuar mesa duket. Kadare nuk ka nevoje per mua per shpalosje vlerash. Te kuptohemi: sipas meje, Kadare eshte Gjeniu, te tjeret jane talente (kush me shume e kush me pak, Hatibi duket qe e ka me tepri).

    Mendova se eshte shume interesant te shikohet se si shkruajne per te njejtin subjekt dy mjeshtra te fjales ne nje hark kohor 40 vjecar; vetem kaq.

    Sa per shpalosje vlerash te IK une nuk kam asnje problem, muhabet i thjeshte; une po ve ne nje ane te tavolines “Nepunesin…” dhe kushdo tjeter mund te sjelli cfaredo vandaku me libra, te krijuara ne cdo kohe, ne cdo gjuhe te njerezise, me Shekspir e me Tolstoj, me Kafke e me Xhojs, me Coelho e Remark, Heminguej e Balzak, si t’mi duash…. do kete, ne rastin me te keq per Nepunesin, barazi vlerash….

    Ka ca gjera qe jane asimptotike, kupton… s’eshte pune Ervini…. qe une pa dyshim shume e admiroj me c’po i shoh….

    Inflacioni i vlerave letrare nuk i hyn ne pune as dreqit.

  32. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 4:35 pm

    Edhe une qenkam keqkuptuar. Kadareja prozator eshte krejt tjeter nga Kadareja poet; per te parin nuk eshte as tema po edhe une e vleresoj shume, kurse ketu po ngrija pikepyetje mbi te dytin ne baze te poezive qe vure perkrah. Mua me erdhi keq madje per zgjedhjen tende, me erdhi keq per kontrastin, sepse perballe gjuhes se vrullshme dhe imazheve kinematografike te Hatibit poezia e Kadarese dilte me e thate, me e stisur, megjithese e ndjeshme.

    Gjerat jane ato qe jane, e zeze mbi te bardhe. Dhe une si ti shqetesohem per inflacionin e vlerave.

  33. losttext thotë:

    2 October 2007 @ 5:46 pm

    Vlora perle thote:”Sot ai s’eshte me ai i pari, as si njeri as si poet as si Ervin.”

    - Ke te drejte, “perle”, eshte edhe me i talentuar, edh me i qarte me veten edhe me i mire si njeri. Nuk e di c`kapercim egotist e c`ngashnjim supremacist te ka nderkryer qe e gjykon dike pa e njohur fare

  34. Pjer Thomas thotë:

    2 October 2007 @ 9:00 pm

    Autori i poezive duket qe ka dell poeti, shkelqen ne poezite e tij, dhe me vjen keq qe ka ngelur i pa njohur per publikun shqiptar, parvarsisht se disa zera ketu -qe kujtojne se bota rrotullohet rreth tyre- ma nxjerrin kete Hatibin si personazhin apo autorin me te njohur, nderkoh qe ai nuk njihet mire, jo vetem per shkak te emigrimit jashte e brenda, jo vetem per shkak te kohes se zene nga puna, kafenete, tv, shetitjet, interneti etj., por dhe per shkak te nje renie drastike te leximit te poezive dhe prozes.

  35. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 9:06 pm

    O Pjer ketu ja ke futur kot! Ervin Hatibi eshte pa pike dyshimi nje nga poetet me te njohur bashkekohore ne Shqiperi, bashke me Mimoza Ahmetin dhe Luljeta Lleshanakun (kjo e fundit e njohur dhe jashte, e botuar neper antologjira). Leximi mund te kete rene, ti mund te kesh ikur nga atdheu, po ne atdhe botohet akoma poezi.

    Po deshe na jep ti alternativen tende: cilet jane poetet bashkekohore shqiptare me te njohur, brenda apo jashte vendit?

  36. klajdevour Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 9:35 pm

    Zana “Eper7shme”, streheza e Hatibit, eshte 5 metra perballe deres se MJAFT-it. Eshte vendi ku shumica e aktivisteve te mjaft kalojne kohen e tyre me te bukur. Te shoqeroj une, po te duash :)

  37. klajdevour Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 9:36 pm

    ky postimi emigrant, me duket si: “peshku zbulon Ervinin…”

  38. Pjer Thomas thotë:

    2 October 2007 @ 9:44 pm

    Tropizma, kur isha kete vere ne Shq. pyeta disa librashites/e se sa libra shisnin ne jave (ne dite as qe behej fjale), çfar terhiqej me teper, autore shqiptar apo te huaj etj.etj. dhe per fat te keq ç’o ku kish ndonje shitje te ndonje romani te shkrimtarve amerikane, per poezi as qe flitej fare, dukej sikur ti u flisje atyre per ndonje ufo ose kooperativat bujqesore. “KA NJE INDIFERENCE TOTALE” qe pergjigjja e librashitesve per poezine.
    Mua me vjen mire qe ti je ne korent te poezise dhe na njofton dhe neve qe jemi disi larg saj.

  39. N.Ago thotë:

    2 October 2007 @ 9:59 pm

    Sa shpejt i ngremë përmendoret ne shqiptarët.
    Aq lehtë sa dhe i rrëzojmë!

  40. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 10:09 pm

    Krist, me pelqen qe je kavalier! :D

    Per peshkun nuk mund te flas. Per mua qe zbulim. Ka kaluar ne disa faza. I degjova emrin; Kadare e bente poetin me te mire te pas 90-tes; i lexova nja dy artikuj ku fliste ne lidhje me fene e keta artikuj s’me terheqin, me thene te drejten; keshtu u harrua; mu permend krejt rastesisht para disa javesh nga dikush qe mua me eshte i rendesishem dhe qe e vleresoj maksimalisht; mu zgjua prape kureshtja; u perplasa pastaj rastesisht me autorin Hatibi nepermjet StrangeMAN, te cilin gjithashtu e vleresoj; ai me thosh qe ne kemi nivele (si Hatibi) qe s’ua vershellen njeri zyrtarisht, etj etj….; pastaj Strangie nxori nje teme ne blog te tij me nje krijim te Hatibit; me la pa fjale; i mrekullueshem!; kembyem nja dy mendime atje; pastaj e gjej ne blog te bletes; marr gabimisht poezine Kinema Ali Demi per te losttext; poezia ka shkelqim verbues; i lutem losttext qe ta ve ne blogun tim (ne blogun tim ka vetem gjera te mijat, por kjo e meritonte perjashtimin, sidomos po te ish vertet e losttext; do ishte nje fare zbulimi ala ditari i Anna Frank ne llojin e vet!); sqarohem qe eshte e Hatibit. OK, “wow” vazhdon edhe aty - ne kinema ALi Demi eshte gjithashtu edhe femijeria ime dhe Hatibi po fliste edhe per mua. Nuk mu durua me dhe e prura te peshku.

    Ende s’kuptoj pse ju duket cudi qe E. Hatibi eshte i panjohur nga dikush qe e ka lene Shqiperine aq heret si puna ime!!!

    Duhet te jemi te shqetesuar qe dora ime njeh emra te tille nga atdheu si Zani Caushi, A. Bare, Kakami, Kateshi, shume emra deputetesh dhe ministrash, dhe nuk njoh si krijimtari Hatibin! Une edhe Erion Veliajn e kam njohur me mire se Hatibin (te dy shume pak ne fakt ;) :) )

    PS degjova fjale shume te mira edhe per F. Kongolin. E gjeta, e lexova, ishte OK, por jo per te lene mendjen pas tij (ky eshte kompliment per te!)

    E fundit: une njoh psh Loni Papen dhe Sotir Andonin, por s’kisha degjuar deri dje per Peshkun Fluturues dhe Losttext…. bota nuk eshte fair, apo jo? :)

  41. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 10:10 pm

    Pjer ben mire qe permend shitjet. Poetet e kane keq punen me leket dhe ne ‘te jashtmit’ mjaftohemi me poezite qe gjejme neper internet, nuk investojme as 5 mije lekshin qe ben nje newcastle te pub canon per te blere nje liber poezie. Ja ti vete kur pyete, sa libra bleve?

  42. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 10:19 pm

    tropizma, great!!!

    Ka qene nje diskutim i vjeter ketu edhe per publikimin e ndonje romani te Trebeshines, kur flitej per bojkot ne atdhe etj. Ka qene nje peshk me nikun Bariu ne mos gaboj, qe dha idene e nje mbeshtetjeje te mundshme nga peshq; sponsorizimi perdorej vetem po te arrihej shuma e kerkuar per publikim. Natyrisht, sa vjen fjala per gje konkrete dhe jo per llafe blogu, ne u terhoqem dhe nje dicka e tille nuk u permend me. Vemi ne fis, me nje fjale.

    Une jam gati; 5 dollare eshte nje birre. Po i fus nje gote uje here pas here….

    Peshku? Admin? Behet dot gje? Per poezi? Per liber te Kasemit? Permbledhje Peshk Fluturues & Losttext - tip “poezi ne kohe te koleres”? etj. etj.

  43. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 10:30 pm

    emigrant,
    une vete jam gati te bejme dicka. do me behej qejfi shume sikur te publikohej ne leter nje permbledhje e peshkut 2007. shkrimet me te mira, te zgjedhura nga dikush qe eshte lexues i shpeshte. (behemi dhe ne redaktore, po mire do ishte qe ta zgjeronim pak rrethin…)

    “Natyrisht, sa vjen fjala per gje konkrete dhe jo per llafe blogu, ne u terhoqem dhe nje dicka e tille nuk u permend me. Vemi ne fis, me nje fjale.”

    Duhet gjetur menyra qe te dalim nga fisi… e mos me thuaj me “if it ain’t broken, don’t fix it”, se e mbaj mend qe na e the para nja 6 muajsh. :-)

  44. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 10:40 pm

    Une po flisja per sensibilizim per blerje, por sponsorizimi i botimit eshte gjithashtu ide e mire. Problemi eshte t’i besh peshqit te bien dakort. Dhe llafi qe te behet liber do te pakten nje njeri te dedikuar qe t’i fryje thengjijve here pas here - e kemi ndonje? Pastaj thua se me shume se 30-40 peshq do jepnin para? Edhe nga 100 USD po te vinim shuma do te ishte qesharake per efekt botimi.

    Meqe jemi te papershtatshmeria e tregut: po gjithe keto shtepi botuese, si nuk e kane kapur shperndarjen nepermjet internetit? U perpoqa me kot te gjeja ca linqe per abonim te Mehr Licht-i, apo Aleph-i (nuk e di a botohet me), apo Poeteka, apo edhe revista e poezise islame e Hatibit te ciles nuk po ia gjej shenjen ne rrjet. Mehr Licht-i dilte diku ne nje faqe revistash evropiane, 60 euro per 3 botime kur dergohet ne SHBA, kur cmimi eshte 5 mije leke/botim ne Shqiperi.

  45. Un thotë:

    2 October 2007 @ 10:45 pm

    jam dakord me tropizmën.
    “Problemi eshte t’i besh peshqit te bien dakort…….”

    http://www.corriere.it/Media/Foto/2002/11_Novembre/13/fdg/FISH365-500.jpg

    :D

  46. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 10:52 pm

    “Edhe nga 100 USD po te vinim shuma do te ishte qesharake per efekt botimi.”

    Fatmiresisht, e ke gabim, tropiza. Sikur 50 prej nesh te fusin $100 ne kete “ndermarrje”, botimi behet kollaj, me nje tirazh prej 500 kopjesh a me teper. Jo vetem qe behet, por dhe krijohet nje buxhet qe mund te perdoret per vazhdimesine e tij.

    Plus, qe buxheti i sponsorizuesve mund te shtohet nga burime te tjera.

    Sa per te bindur peshqit: nese individe te pavarur si ti, emigranti, etj etj. jane te interesuar, te tjeret joshen lehte. Vetem pak besim duhet, dhe si komunitet, kete e kemi krijuar.

  47. utopia thotë:

    2 October 2007 @ 11:02 pm

    si ç’do utopi është e bukur, por mos harro Penar se peshqit nuk janë murator, bankierë, trafikantë,buzinesmana, pjatalarës,etj…etj…
    peshqit e “Peshkut” janë : poetë ose aspirantë, shkrimtarë ose aspirantë, gazetarë ose aspirantë, filozof ose aspirantë, artistë me nji llaf ose aspirantë
    Ps: konkluzioni……………… :D

  48. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 11:08 pm

    100 dollare qe neser. thoni ku dhe si.

  49. Idris thotë:

    2 October 2007 @ 11:17 pm

    Kam nje mendim personal,si gjithnje jo fort te vyer por kush te doje le ti referohet.
    Ashtu si dhe shoqeria e cdo gje ne natyre njeriu kalon disa faza.
    Rinia——–poet
    Mesojeta—-Shkrimtar prozator(dramaturg etj)
    Pjekuria—–Tragji-komedi
    Pleqnia——Komedi
    Hatibin keto kohete fundit e kam pare me pantallona te ngritura mbi nocken e kembeve????me rryp te dale si oshkur???ecte pak si i hutuar???dhe te gjitha keto nuk kane asgje per tu habitur.
    Letersia si cdo fushe eshte zanat.Le te presim te behen zanatcij.Te shijojme per c’fare na bien.Shpesh here jemi entuziasmuar nga vargjet (e c’vergje!!!!!) ne gazeta te murit te shkollave 8 apo 12 vjecare,qe i kemi pas lexuar “qyl”.Pothuajse asnje nga ai brez nuk njoh te kete dale shkrimtar,dmth qe shkruan pavaresisht “zhanrit”.Them se, kujdes me dafinat,sidomos me portofolet.

  50. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 11:17 pm

    e mer eT, ma paske bo cope “the random utility theory”…. :D

    mire mer mire, tallu ti… une i shkreti e kom me gjith’ men….

  51. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 11:19 pm

    Emigrant, shënomëni dhe mua… në atë listën e injorantëve që nuk e njihnin Hatibin.
    Edhe unë për herë të parë e njoha para disa vitesh nga një intervistë si “IL volto nuovo dell’islam”, por ndryshe nga ti, e lexova komplet intervistën dhe edhe pse jam ateist, një farë krenarie më pështolli zemrën për djem të tillë që dinë se ç’thonë.
    Fatkeqsisht, me gjithë kërkimet e mundëshme që mund të bëja që këtu ku jam, nuk munda të gjeja asgjë të shkruar prej tij dhe qe gjithmonë një kënaqësi që shikoja ndonjë gjë të tij nëpër ndonjë blog.
    S’më ngelet veçse të të falenderoj për këtë temë të hapur prej teje, që kështu pata mundësi të shikoj dhe perlat e tjera të sjella nga komentuesit e tjerë.

    POPULLI SHQIPTAR E KA ÇARË RRUGËN E HISTORISË, ME … PENË NË DORË!

  52. rual thotë:

    2 October 2007 @ 11:21 pm

    edrus:
    POPULLI SHQIPTAR E KA ÇARË RRUGËN E HISTORISË, ME … ”PENE” NË DORË :D

  53. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 October 2007 @ 11:24 pm

    Idris, e ka pas thon njoni nje here ketu: mo e ngaterro Llukanin (dmth Peshkun) me Haxhi Lleshin (dmth Kuvendin Popullor)… :D

    Poezite jane te shkelqyera. Aq sa i kam lexuar deri tani. S’me duket ndonje problem. Perkatesia fetare dhe ushkuri apo c’ka nen ushkur, jane nje gje tejet personale e Hatibit, qe asnjonit prej nesh besoj se s’ka c’i duhet gjo. Apo do i gjejme edhe ketij ndonje qe e paska cu ne internim…

    Dacibaon ne dore e kemi, si Halit Berti gerneten, s’na e heq njeri.

  54. alb thotë:

    2 October 2007 @ 11:40 pm

    Kjo eshte me e sakte… http://www.diskutime.com/disk/thread.php?id=2298&faqe=1&nenvizo=ervin hatibi#post45551

  55. ados Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 12:03 am

    Une e mbaj mend kete njeri ne 1991 kur nje grup te rinjsh te gjimnazeve u nisen per nje vizite ne France,dhe qe atehere njihej si tip alternativ per disa krijime te asaj kohe ne letersi..por vite me vone ndersa ndiqja nje emision tek “deutsche welle” per Shqiperine ketu ne Berlin, veshi me zuri per kete tip dhe idete e tij “islamike”..atehere kuptova sa “fu*ked up” paska perfunduar..Nejse urime per nje” real comeback”

  56. losttext thotë:

    3 October 2007 @ 12:23 am

    ados, cilat, sipas teje, paskan qene tamam keto ide islamike shprehimisht te thena prej tij, dhe qe te paskan bere ty te mendosh se “ky tip” paska perfunduar fu*ked up…

  57. ados Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 12:38 am

    ok losttext..mund te kete qene rreth 8-9 vjete me pare..dhe ishte nje emision per Shqiperine dhe per fene..jo edhe shume interesante per shume arsye. U permend emri i tij disa krijime fetare me nocion islamik.Duke e mbajtur mend rreth viteve 90-91,sic edhe e thashe me lart, kur ky tip njihej si i ri alternativ, per musiken apo edhe per letersi,( a mbaj mend njehere tek nje party per Beatles tek piramida)dhe vone degjoj per fe dhe islam ect ect..dola ne konkluzionin e mesiperm..
    edhe dicka , mos harrojme se ne ato vite Shqiperia ishte mbushur me arabe,islam dhe gjithe sorrollojllopet e kuranit…keshtu ndoshta per te mbijetuar ju kthye xhamise..Nejse , mund edhe te jep gabim..asgje kunder tij , pasi nuk e njoh personalisht

  58. losttext thotë:

    3 October 2007 @ 1:19 am

    mire e tha emigranti, dacibao-t… :)
    ados, kur ke vetepermbajtjen te pohosh se nuk e njeh, atehere pse nuk e aplikon me gjeresisht, para se te gjykosh dike si “fakdap” duke u nisur vetem nga gjera te pergjithshme e te jashtme. S`e kam aq per Hatibin vete, se e di qe ai mbetet alternativ edhe tani si dikur, por me shume per ty qe bie viktime e paragjykimeve qe na mbajne pre edhe kur kemi jetuar jashte Shqiperise, ne “civilizim.”
    Viel spass…

  59. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 2:52 am

    “policia seksuale e rregjimit” me kujton “policine menstruale” te Causheskut. Qellimet e dy policive ne fakt ishin diametralisht te ndryshme. E jona ruante mos beje gje, kurse rumunia ishte “se mos ke ndejt pa bere gje”… Por per kete punen e policise sone seksuale te rregjimit (ne konvikte) kam nje pasazh te shkurter tek pjesa “Kulmak”. Interesant. Me cuditi kur e pashe te Hatibi.

  60. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 3:59 am

    “E shtuna e motres” te merr frymen! Aty niveli kap ca maja te frikshme. Ku te merren mendte! Nuk e di, por kur e lexon ate, nuk do te lexosh me gje tjeter. Me vjen te pi nje cigare. Keqas. Mgjse ka kaq kohe qe e kam lene. Ky eshte xhind. Ky nuk eshte poet. Nuk ka mundesi te shkruaj me kete kualitet ne vazhdimesi! Keto jane vetem momente kulmore; ndryshe, po te shkruante keshtu ne vazhdimesi, do digjej perbrenda si eshke, do vdiste 27 vjec si Janis Joplin apo Migjeni.

    PS kete krijim jam i sigurte e kam pare pjeserisht te perkthyer te bleta kohe me pare. Blete, mos e gerga kot. Nuk perkthehet. S’ka Zot qe e ben! Si do e quash Fushe- Arrezin ne anglisht? A?

  61. Peshku Fluturues Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 4:16 am

    E more emigrant. Kur te thoja qe ka nje elite underground nuk ma besoje.

  62. Peshku Fluturues Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 4:27 am

    E mos harro edhe kulturen “underground” ne kuptimin e vertete te fjales dhe profetin e saj Sefer Dajen. Pastronte halet tek bashkia e vjeter mbrapa reklamave te kinemase nese e mban mend, por bejtet e tij i dinte permendesh gjysma e Tiranes. Nga me te famshmet ka qene ajo qe i tha nje drejtori a pergjegjesi te ri te komunales qe e kishin sjelle me shkolle partie qe t’i mblidhte rripat punetoreve te komunales. Kater vargjet monumentale kane qene

    Prij katunit paske ardhe
    M’Tirone paske zone ‘ne ven’
    Kaptinen paske mu si dardhe
    Dashke me na dhon ‘ne men

  63. Idris thotë:

    3 October 2007 @ 5:19 am

    Eshte gjynah ta zgjosh…..dhe duke perseritur nje thenie te vjeter dikush ne kuvendin e 91 perseriti nje fraze kur te “dehurit”(shkaku:-cfardo)ja fusin gjumit ne debate te zjarrta.
    -Ule zerin se filani po mba shenime……
    Une personalisht i druhem nje euforie,”te fluturuarit me presh ne b…..”
    Kete djale e kam ndjekur me shume respekt ne propogandimin,mbrojtjen dhe shtjellimin e ideve fetare myslymane ne emisione televizive.Me eshte dukur njeri teper i kulturuar dhe i vetpermbajtur.Por edhe i ditur,pervec ndonje rasti hallakatje te rendomte.Mesuam me tej se eshte po ai Edvin qe kishte fillime mjaft premtuesene fushen e poezise sa qe e vleresonte edhe pena jone e nderuar Kadare.
    Per kersherine tende apo edhe te ndonje te entuziazmuari te shpejte,ai perfundimi se tipa te tille me kete prodhimtari i takojne nje stadi tjeter pra do kishin vdekur si Joplin me duket mjaft i sakte .I tille erdhi.
    Por kur lexoj me vemendje ne adresen e rekomanduar nga postimi ores 11 e 40 “te dikujt “,dhe patjeter prurje disi me te plota se shkendijat poetike shikoj se ka nje linje te pruri PA IDE thjesht pershkruese,por shume te Afte.Ashtu si Turgenievi pershkruan natyren ne detaje,ashtu si te thuash ne vargun monoton te …
    Fushe fushe dhe fushe prape
    fushe e pasosur me shume vape…
    E ne kete monotoni….. aftesia per te depertuar ne thelb te asaj qe bie.. ..me vjen keq po mungon.Si shumica e prurjeve te kohes qe per tu dukur “fytyrvrare” e “brez-humbur” duhet me patjeter te permendesh ne ndonje rresht shtratin e lindjes se pse e kishte me drrasa(jo drrasa mangut).Mos me shty me shume ne “sakrilegj” ne ato vende ku per pak caste kalojme kenaqesi…..

  64. ujku i zi thotë:

    3 October 2007 @ 7:54 am

    Problemi i Hatibit eshte se shkrimet e tij nuk vertiten rreth ndonje ideje por e kunderta jane nje mori idesh qe i vijne vertiten brenda nje shkrimi. Kame pershtypjen se shume njerez nuk jane mesuar apo e kane me kollaj te vleresojne shkrime qe vertiten rreth nje ideje, e kunderta eshte monotone e pa kontrast verbues per ta…

  65. ados thotë:

    3 October 2007 @ 8:00 am

    hey losttext, nuk behem pre e paragjykimeve, fundja”i dont give a f**k” per ate .Ajo qe thashe eshte nje vertete qe konstatova vete kur ky person, nga nje i ri liberal ne fillim te 90′ na ishte kthyer ne nje “imam qyteti” vite me vone…spaß selbst

  66. Amerikani thotë:

    3 October 2007 @ 8:46 am

    Mua me pelqejne me shume shkrimet e tija ne forme artikujsh ndonese jane fetare ja e jane te thurur aq bukur dhe aq mjeshteri sa nuk e kam pare tek asnje shkrimtare tjeter shqiptare. E kam takuar nje here ne nje xhami te Londres. Me ka lene shume pershtypje te mira. Mira eshte qe njeriun ta njifnin nga afer pastaj te flisnin. ajo shprehaj eshte e sakte vetem njerezit e vegjel sulmojne ate te madhin. Sa poet perendimore kane qene te lidhur me fene dhe kane qendruar kolose ende ne ditet tona. Emri i Hatibit mesa shihet do te vazhdohet te degjohet ndersa disa tjereve do te mbetet vetem nje emer vorri.

  67. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 12:30 pm

    Si do te tingellonte Hatibi i perkthyer? Ky eshte versioni i tij i “Auto” ne frengjisht (Ervini per frengjisht ka mbaruar).
    AUTO

    Elles dorment dans mes poches,
    mes lettres non envoyées ;
    je sens chuchoter sous ma peau leurs lignes
    et les enveloppes tremblotantes
    une philatélie que mes êtres chers ne pourront pas
    m’arracher
    ce sont des lettres que j’ai peut-être écrites
    mais je me les suis envoyées à moi-même
    dans des adresses lointaines
    à dire que je voudrais m’expliquer
    par les raisons des autres
    mes propres déficiences ;
    Sous ma peau dorment
    des lettres
    tout un tas de courrier
    des lettres que je me résoudrai à envoyer, peut-être ;
    au fait, je les ai envoyées, mais à moi-même,
    à moi qui, comme une boîte postale jamais dépouillée,
    accumule pour mon propre compte de la tendresse, des mots doux
    tellement bien écrits à l’adresse des autres
    que personne n’en pourra faire autant à mon adresse.

    …sepse nuk i ka me te zbehta ndjesite qe te le ne shqip…

    Auto

    Flenë në xhepa
    letrat e padërguara.
    I ndjej nën lëkurë rreshtat të pëshpërijnë
    zarfat tek dridhen
    filateli që të dashurit nuk do të mundin
    të ma shqisin nga mishi
    Janë letra që mbase edhe i shkrova,
    por vetes ia dërgova në adresa të largëta.
    Thua se veten dua të sqaroj
    me arsyet e të tjerëve
    për pamundësitë e mia.
    Më flenë nën lëkurë
    letra.
    Një tufë e tërë
    letra që mbase edhe do të nisen.
    Në fakt u nisën, por për tek unë
    që si postë e vjedhur
    grumbulloj për vete një farë ngrohtësie.

    Ka dicka qe e torturon orvatjen per te qene skeptik ndaj tij…

  68. eT thotë:

    3 October 2007 @ 1:09 pm

    http://img507.imageshack.us/img507/1904/hatibimx2.jpg

  69. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 1:27 pm

    Mjekra qe ka rritur Hatibi eshte genjeshtare. Perverse e te ushqyerit te paragjykimeve. E ai prape i spraps ashtu, lehte, pa as me te voglin mundim. Pena i ka qelluar me mbreselenese se mjekra…edhe kur shkruan per te treguar perkatesine e tij artificiale.
    Me poshte eshte nje rropatje e tij ne analize. Nese shqipja e tij ju mban lidhur mjaftueshem sa per te neglizhuar shtysen e shkrimit, do te vini re se edhe jashte poezise, Hatibi te ben te lexosh pa ngjyra arsyen e tij jo-letrare. Megjithate, poezia nglelet vendi ku prehet ngadhnjimtare shqipja e tij.
    _______________________________________

    Ne romanin ” Mbi heronjte dhe varrezat” kryeveper e shkrimtarit argjentinas me origjine arbereshe Ernesto Sabato kemi mundesine te shijojme duke buzeqeshur mendueshem, nje debat fantastik midis nje anarkisti dhe nje veprimtareje feministe. Ndersa kjo e fundit rreket te vertetoje se gruaja jo vetem qe barazohet por eshte dhe e njejte me burrin,( dhe per kete rendit nje sere gjerash “burrerrore” qe gruaja mund te beje), anarkisti cinik shton me qetesi se gruaja mund te behet edhe boksiere.

    Para disa ditesh, mesuam nga shtypi ditor, se Policia e Tiranes, pas nje aksioni te sukseshsem ariti te godase dhe te paralizoje, ndonese pjeserisht nje bande grabitesish te automjeteve, nga ata qe ne i kemi depersonalizuar sic e meritojne duke u vene emrin ‘maskat’. Per cudine jo te vogel te policise, te reportereve dhe te lexuesve, kur njerit prej maska-renjeve te arrestuar iu hoq maska nga koka ¦verdhuan nje pale floke te gjate ¦te nje vajze. Kur banditet ia kishin mbathur nga frika, nuk iu kishte dale vend ne makine, dhe e kishin braktisur ne duart e policise shoqen e tyre te armeve dhe maskave.

    Por gjithsesi kjo ngjarje ashtu si plot turpe te kesaj shoqerie, kaloi pa ndonje jehone te madhe, dhe u shua nen peshen e shemtise qe ofroi e nesermja neper kronikat e zeza. Per nje shoqeri qe po shkon drejt denatyrimit, vajza me maske e pistolete, ishte thjesht nje element kriminal qe u kap nga policia; fakti qe ajo ishte femer nuk alarmoi njeri. Te gjithe e kane pranuar shakane e hidhur te femrave qe mund te jene edhe boksiere. Askush nuk eshte i prirur te vereje skandalin ne kete ndodhi, te dalloje deshtimin e projekteve te nje shoqerie, e cila fillimisht e zbriti gruan nga vatra familiare per ta hedhur neper ara e neper kantiere, e veshi ushtare dhe montatore dhe se fundi e zhveshi per ta shitur skllave; I premton barazine dhe clirimin nga autoriteti i burrit (te vet) dhe e ben sekretare dhe kamariere per burrat e tjere, kafshe pune per ta, ambalazh joshes per t’u shitur atyre mallra, makine qejfi me xhetona per qejfin mashkullor.

    Nga vendi i shenjte prej nene ku e lartesoi Zoti dhe historia, e rrezuan, dhe per ta bere me te frytshme per industrine dhe tregun, i nderhyn edhe thelle ne trup duke i shkulur femijet me abort e duke i montuar ne bark teknologji dhe carqe kunder femijve, diafragmat e spiralet per t’i parandaluar amesine.

    Kjo eshte e verteta e rende qe nxjerr koken pertej maskes se zeze, nje e vertete per t’u pare nga ata qe nuk kane sy, sepse kush di te shohe, e ka dalluar denatyrimin edhe pertej maskave.

    Duke ndjekur shtypin ditor, ku perpiqemi te mesojme edhe shkallen e ndergjegjes se shoqerise, permes mendim-beresve te saj qe ajo i ‘voton’ me leke mengjes per mengjes kur u blen gazetat, apo permes deklarimeve te “eterve te kombit”, qofshin keta pushtetare apo intelektuale apo edhe permes OJQ-ve, nuk vume re ndonje meditim apo reagim me te gjate per vajzen me maske, me perjashtim te njefare ngazellimi te nje lajmeshkruesi qe perhere te pare shihte nje bandite prej verteti, si ato te filmave. Me pak fjale kjo ngjarje u lexua si e zakonshme, sepse fundi i fundit ngjante edhe me filmat, te cilat jane ushqimi shpirteror dhe direktiva “nga qendra” per menyren sesi gjithe bota duhet te jetoje.

    Kurse ndaj nje tip tjeter femre mbahet qendrim sot ne Shqiperi, ndaj besimtares muslimane me hixhab, dhe kjo eshte e natyrshme: nga filmat hollivudiane nuk na vine modele te tilla femre. Bandite na vijne, gra pa familie, prostituta po, madje keto te fundit i kemi klasifikuar si plage shoqerore, por ama nuk i vecojme keto plage se shartisen me te tjerat qe vishen po si ato, nuk i godasim ne gazeta, por i justifikojme dhe ngrejme OJQ per to, nuk i ndalojme te hyne ne shkolla apo vende pune.

    Po besimtaret e mbuluara? Qe nga fillimi i viteve ‘90 e ketej, gjithkush qe ka jetuar ne Shqiperi, perfshi edhe ata pa sy, e kane pare se si ato jane trajtuar, i kane pare artikujt me helm kunder tyre, kronikat televizive, faqet e librave, ndalesen per te hyre ne shkolla, akuzat se po na cojne vendin per nga jeta ne mesjete, nga Tirana ne Teheran, nga perendimi ne lindje, pra ne vdekje. Te gjitha keto duhet t’i mbajne mbi shpina disa femra qe kane vendosur te rrojne ne paqe me Zotin dhe njerezit, qe kane vendosur ta jetojne si perditshmeri ikonen e nenes Mari (Hz.Merjemes), qe mban te njejten shami me to, per te njejtat arsye qe besimtaret e ndershme e kane mbajtur kete veshje gjate kohrave.

    Keto dite ne shkollen e mesme te gjuheve te huaja, ne kryeqytet, dy vajza besimtare u detyruan pas nje ballafaqimi te pabarabarte me drejtorine e shkolles per te zhveshur mbulesen muslimane, pas disa diteve perjashti nga mesimi. Ne keto caste kur une po shkruaj, e treta vajze mund te jete ne buze te nje vendimi te tille, pas kaq ditesh perzenie nga mesimi.

    Ne cilesine e besimtarit musliman, ish-nxenes i po asaj shkolle, edhe perfaqesues nga shtypi musliman, se bashku me nenkryetarin e komunitetit musliman, u takuam me drejtorin e shkolles se mesme te gjuheve te huaja, per t’i kujtuar kushtetuten dhe kartat e te drejave te njeriut ne te cilat njihet liria e shprehjes se lire te identitetit fetar, nepermjet praktikave dhe kryerjes se riteve, i kujtuam se askush nuk ka te drejte te diskriminohet per shkak te bindjeve fetare dhe askush nuk ka te drejte te privoje nga e drejta e shkollimit. Dhe ajo me te cilen drejtori ne fjale pergjigjej, ishte laiciteti i shkolles dhe interpretimi i lire i tij i rregullores se brendshme te shkolles, ku thuhet se veshja e nxenesit duhet te jete “e pershtatshme”.

    Kurse ne interpretimin e tij te lire te laicitetit shprehej se lejohen te mbahen nga nxenesit haptas kryqe “dhe gjysmehena” (te cilat nuk i mban njeri varur ne qaf edhe nuk jane simbol i Islamit) sepse keto jane “objekte zbukurimi”, (nderkaq qe ne Gjermani shumica e lendeve e ka ndaluar paraqitjen e hapur te kryqit ne mjediset shkollore publike, ne respekt te paanshmerise se shkolles). Po ne kete interpretim te lire te laicitetit, ne muret e drejtorise varej nje poster me pamje shenjtoresh nga nje afresk i nje kishe italiane, dhe i shtohej gjithashtu ketij ambienti laik edhe nje titull i dukshem nga biblioteka e drejtorise, “Jesus, a man”. Nuk eshte e hijshme te meresh me cikerrima, por nuk duam t’i lejojme vetes luksin e te qenit xhentellmene ne nje atmosfere intolerance, ne te cilen eshte neperkembur dinjiteti i besimtareve muslimane dhe liria e tyre e garantuar me kushtetute.

    Nderkohe qe vajza me maske, sapo te mbaroje pune me te drejtesia, po te deshiroje mund te perfitoje nga liria, duke u futur ne cilen shkolle i pelqen. Kurse vajzes me shami, kete te drejte po ja mohojne
    _________________
    …ja kur te marre tjeter rrjedhe diskutimi tani! Do ta harroni stilin dhe do merreni me permbajtjen e asaj qe shkruan Ervini.
    Poezia ngelet indetifikuesja e tij e forte!

  70. IlirianI Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 1:40 pm

    Ervin Hatibi dhe Mimoza Ahmeti jane dy poetet me te mire te letersise moderne shqiptare…

    asnjehere nuk eshte vone te zbulosh autore te mire… (per emgrantin kjo)… per ironine e vet… libri i pare i Ervin Hatibit PERDITE SHOH QIELLIN… botuar qe ne 1990 apo ne 1991 mban ne hapje nje parathenie te Ismail Kadarese… i cili na tregon se si cdo 15 vjet Shqiperia nxjerr nje brez te madh poetesh…

    Qasja e ceket dhe e vonuar e emigrantit ndaj poezise se Ervin Hatibit, dhe sidomos pranevenia e dy poezive kushtuar kinemave eshte me shume se sa qesharake dhe aspak profesionale… kepucar shih kepucen…

  71. Lumja thotë:

    3 October 2007 @ 1:55 pm

    Moza ee :-)
    Ah, te qafsha mi shege :-) Se cka Moza nji vjershe te madhe ku thote me pa gjeli i shtepise duke u la apo duke be shurren edhe u turperova.
    Vjereshe e papame

    Edhe nje tjeter qe thote : Qe ti je gomar kjo eshte gje qe duket :-)

  72. VLORA PERLE! thotë:

    3 October 2007 @ 2:00 pm

    @t_red:
    Nese ai sistem qe kaloi, kishte 1001 te keqija, qe i kemi thene dhe sterthene, pati dhe nje gje te mire. Cliroi femren nga zgjedha shtepiake dhe e coi ate ne pune. Edhe pse kjo pune ishte aksioni apo kooperativa apo fabrika, ju siguroj se nuk do te dale asnje nga nenat tona te thote qe do te kishin preferuar te ngeleshin ne shpi, e sidomos e keqja tjeter, zgjedhen e burkes (ferexhese)!!!

    Eshte per te qare me oiii kur shikon sot sesi gati me nje te rene te lapsit, bijat e ketyre nenave te cliruara, pranojne pas nje shplarje te sterholluar truri, te rifuten ne ate zgjedhe, nga e cila shpetuan nenat e tyre!

    Zoti t-Red, krahasimi qe beni ju me lart, me gocen me maske dhe atyre me burke, eshte fiks si ato krahasimet qe na bente propaganda komuniste per kapitalizmin, se si vuanin njerezit, e sesi ne ishim aq te lumtur ne ate izolim c’njerezor e nuk guxonim te thoshim qe s’ka djath e qumesht ne dyqan!!!

    Po meqe e do kete krahasim, po te siguroj i nderuar fondamentalist t_red, se dallimi midis atyre me shami dhe asaj me maske eshte, se ndersa kjo me maske e pranon “krimin dhe hipokrizine sociale” ato me shami e predikojne ate si domosdoshmeri! E kupton?

    Shqiperia nuk ka patur fondamentaliste as para 1945, por sic duket zgjedha komuniste, nxori shume te dobet e te ceket, qe u terhoqen kollaj neper Jordanira e Arabira e Egjypte, te joshur nga bursa te majme (kur niveli i varferise se popujve ne keto vende eshte llahtare) dhe u kthyen te shnderruar ose me sakte, braktisen atje nje vete perendimore e te emancipuar dhe u kthyen me nga nje ekstremist tjeter brenda vetes!!

    Une besoj shume, se nje nga arsyet qe do ta radhisja ne kryesoret, qe kesaj prapambetje te sotme te Shqiperise eshte dhe dora tinzare e fondamentalizmit qe shfrytezoi vetem emrin “mysliman” ne Shqiperi, dhe po e kthen ate nga myslimanizmi me modern e me njerezor, ne ate islamik e gjakatar!

    T’ju vije turp te gjithe myslimaneve Shqipetare, qe per here te dyte po konvertohen (pas konvertimit gjate turkut nga te krishtere ne myslimane ) dhe kete radhe ne fondamentaliste!!

    Sa per poetin per te cilin po flitet ketu, une mund t’ju sjell me fakte, impilikimin e tij ne ceshtje si droge dhe armesh dhe rekrutimin e te rinjve te tjere ne fondamentalizem! Mund t’ju sjell me fakte per te rinj Tirans qe te gjendur ne kete rrjet humben jeten, apo perfunduan te demtuar menderisht! Dhe te gjitha keto pas konvertimit te deklaruar, pas krizes se personalitetit qe kaloi dhe vete!
    Dhe keto i di nga persona qe e kane jetuar nga afer ate, e vetem fale qendrueshmerise se forte ne karakter nuk u bene viktima!

    Sigurisht qe nuk do ta bej kete, sepse ky eshte vetem nje blog e jo nje gjyq.

  73. IlirianI Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 2:07 pm

    Lume… ti mos mbaj kot rolin e noj far femre tunduese qe fol me fjale te pista per tu ba trendy… ketu njerezit perpiqen te flasin per letersi… pas pak do te shkruaj ketu nje poezi te Mimozes… megjithate as aj nuk ka per te qene e mjeftueshme per te treguar ty se si dhe pse M.Ahmeti eshte poetja me e mire e Shqiperise…

  74. Koth thotë:

    3 October 2007 @ 2:14 pm

    Vlore,

    me nder muhabetit e dhje.ve zyrtarisht.

    Per hir te JOligesise qe ke brenda vetes dhe per hir te pakten per njerin nga ata te rinjte qe humben jeten, bej nai anonime si te Jovan Bregut te pakten dhe coja Prokurorise.

    Goxha çun qeke ! Qeke ne patriot i madh bile !

  75. Julius Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 2:25 pm

    t_red, mos na e bej me hile!!!
    Ai postimi tend i fundit eshte anallim loje!!

  76. IlirianI Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 2:33 pm

    SUSPENS
    Mimoza Ahmeti
    nga vellimi “Pjalmimi i luleve”, faqe 55 - Tirane 2003

    Ishte nje zbrazetire pa dhimbje,
    aty mund te rrije,
    aty mund te flije.

    Ishte nje jete pa ngjarje,
    nuk kishte bashkime,
    ngaqe s’kishte ndarje.

    Ishte nje thellesi pa ndjenja,
    mbushur me hije
    dhe ujera te ndenjura.

    Ishte nje veshtrim pa perqendrim,
    mbante nje drite
    pa lundrim.

    Ishte nje hic i perkryer,
    nuk ndihesha e lumtur,
    as e fyer.

  77. VLORA PERLE! thotë:

    3 October 2007 @ 2:35 pm

    @Koth
    Te thuash te verteten sic eshte nuk eshte ligesi.Sidoqofte s’merzitem fare qe me ktheheni me fyerje.
    Meqe je aty ne Shqiperi, dhe nese je ne Tirane, interesohu pak me shume dhe do ta shohesh qe jane te verteta ato qe te them!

  78. VLORA PERLE! thotë:

    3 October 2007 @ 2:39 pm

    @Koth
    Dhe se c’lidhje kane preferencat e mia lidhur me “islam-poetin” ne fjale, me patriotizmin, vetem ti mund ta shpjegosh Koth!
    Po jam e sigurt qe nuk i gjendet shpjegimi. Ose me sakte i gjendet:”o me ne o kundra nesh”
    Eee Sala eshte rob i qut vertete !

  79. Lumja thotë:

    3 October 2007 @ 2:49 pm

    Moza, ohh me fal Ilirjan
    U tundove gje ti ?
    Po cer trendy une mer ?????
    Trendy eshte Moza. Njish madje.
    E pashe i dite ne Tirane kishte bere sikur kishte vesh nji fustan si prej kashte ene fliste me veten.
    Megjithate e papame eshte ne poezi e papame.
    Por ti sdi te dallosh aprovimin paksa kritik ne rreshtat e mi.
    Gjasme merr vesh ene nga letersia :-)

  80. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 2:51 pm

    Vlora Perle te jap te drejte ne komentin tend! Nuk arrij ta kuptoj kete “krenari” idiote te disa shqiptareve per tu kthyer ne mesjete, per te mos pare perpara, drejt shteteve perendimore, po preferojne te flirtojne me vende ku brisku akoma nuk esht shpikur, vende me legjislacion barbar.

    Poezia e Hatibit ne frengjisht tingellon bukur. Sa per zgjedhjen e tij, ai djale te kishte ecur shume ne jete pa ate mjeker. Ka dhe qe humbin kohen neper lesh…le te themi mes nesh, ata kane shkuar per lesh…

  81. Koth thotë:

    3 October 2007 @ 2:53 pm

    Vlore,

    do mesohesh me tipin tim dhe do e shikosh qe nuk ka lidhje me ty por me ate qe shkrun ti.
    Une them ligesi, ti e mendon ndryshe. Nuk u be qameti !

    Meqe jam ne Shqiperi dhe meqe gjithashtu jam ne Tirane nuk do interesohesm shume, bile fare sepse nuk ka farete beje me temen dhe ti po ben lidhje te shkurter kot fare.

    Shiko cer kam shkru per ty ne advance qe ne postimine pare te ketij diskutimi ( ajo puna e mjekres ).

    Tani do u marr leje diskutuesve te apasionuar te letersise, te them edhe dy fjale te tjera qe mbase nuk kane lidhje me poetin.

    Ne vitin 2003 dikush nga ky vendi, ku te del flamuri ty bertiste ne Himare para kamerave ” Shqiperia Al Kaeda”. Ketu me beri lidhje te shkurter mu ajo puna e patriotit .

    Sepse ti shkruan : “Une besoj shume, se nje nga arsyet qe do ta radhisja ne kryesoret, qe kesaj prapambetje te sotme te Shqiperise eshte dhe dora tinzare e fondamentalizmit qe shfrytezoi vetem emrin “mysliman” ne Shqiperi, dhe po e kthen ate nga myslimanizmi me modern e me njerezor, ne ate islamik e gjakatar! ”

    Njelloj gjykoni, por e shprehni ne menyra te ndryshme ; ai bertiste para kamerave , ti shkrun ke peshku.

    Nese, nuk te duket se bejme debat dhe keqkupton edhe gjuhen shqipe atehere une te kerkoj ndjese, por greqisht nuk kam pse te mesoj qe te merrem vesh me ty.

  82. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 2:58 pm

    E dashur Vlore e imja, qe je edhe perle!(e vertete)

    Shkrimi dhe idete fondamentaliste nuk jane te miat. Tema eshte per Ervin Hatibin levrues te shqipes, dhe jo per te konvertuarit e vone, te rizgjuar apo po aq te rrezikshem sa perhere.
    Sic e kam shkruar edhe me siper, isha plotesisht e bindur se biseda do t’i shpetonte penes se Hatibit per t’u kthyer gjithe maraz ne perkatesite e tij…apo ca me pavend, ne reagimet e pastabilizuara te Mimoza Ahmetit, reflektuar ne grykederdhjen e saj krijuese.
    Per vargun e Ervinit po le ca radhe bosh…kurse per fondamentalizmin e tij, do te me duhet ta kursej per nje tjeter kohe shqetesimin (me gjithe ngucjen e panderprere ne ushqyesit e mospranimeve).

  83. IlirianI Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 3:09 pm

    ketu te “Pjalmimi i luleve” ajo ka nje poeme qe ja kushton Jusuf Vrionit… lexoje po pate mundesi dhe flasim per seri… Mimoza ka botuar shume libra… BEHU I BUKUR 1986
    SIDOMOS NESER 1988
    … etj pa fund…
    nuk e teproj fare kur them se ajo dhe Ervini jane dy poetet me te mire shqiptare…

    poezine e mesiperme e gjeta si te shkurter se kam kohe dhe durim qe te rradhit poezi me te gjata, aq me teper kur e di se ja nis noj njeriu qe nuk merr vesh…

  84. Lumja thotë:

    3 October 2007 @ 3:15 pm

    Ore daje,
    skam gje me mozen mer. E shof kaihere kur leshon gojen pa fre ne TV ene kaq. E shof kaihere rrotull bareve ku duket krejt si “high” totalisht ene po ti japesh muhabet te ulet ne tavoline.
    E kam lexu vazhdimisht dhe e gjej interesante sidomos ne shkrimet e para dhe kaq. Tashti kur bej “match” poezi - autore (kjo e fundit eshte ajo qe shof ne rruge edhe ne TV) sikur sme behet me ta lexoj.
    Cer ti bej ???
    Po ja mbase me keshillat e tua mund ti kthehem Mozes.
    P.S. Une i here vdes per emrin Moza. Gjithe Mozat e kane sahatin 12. :-)

  85. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 3:21 pm

    Lir, une nuk nuk kisha marre persiper gjera “te thella, as serioze”. Ato ti kam lene ty. Per ne blog, kuptohet. Se ky eshte nje blog, ta haje dreqi. Ashtu si nje puro eshte nje puro. Mos e kujto per gje tjeter. S’e njifsha dhe s’e njof ende Hatibin. C’te keqe ka ketu? Si edhe Kason. S’po thote njeri qe s’kisha nigju per Shekspirin. Mgjthse ti vete thua qe pas ketij te fundit, kot shkruajne qe te gjithe, perfshi ketu edhe M. Ahmetin & Co., apo jo?

    Por ta perseris, ti shkruan nga Shqiperia. Ty te falet. Ti vuan nga elementarja, virusi qe po ben kerdine mbi shumicen e shqiptareve: ti nuk ke kulture komunikimi. Tropizma do pickohet prape, por kjo eshte e vertete.

    Aty ku eshte logu i vlerave dua te te shoh, jo te postimet e tipit “smart ass” qe i gjen me kile te peshku. Ku je ti atje? Te vlerat e kam llafin, te prurjet. Kur u bere ti te me tregosh kepucarin? Who the hell are you?

  86. VLORA PERLE! thotë:

    3 October 2007 @ 3:24 pm

    @Koth:
    Edhe njehere bere dy krahsime qe s’kane piken e lidhjes. Si na thoshte nje profesor biologjie, s’krahasohet nje pule me nje luan!

    Ajo qe them une, se nje nga arsyet e forta qe Shqiperia eshte ajo katraure qe eshte sot, eshte se qe me 1991 na pushtuan turq arab kurd e kineze, s’ka te beje fare me ate qe per tjeter qellim gerthiste “Shqiperi Al Kaeda”

    Nga ana tjeter une besoj se ai dhe pse po e bente kete nga nje pozicion jo-atdhetar, sigurisht qe ka patur dicka te vertete ne te.
    Ti do te te tregoj per trupat kamikaze qe sterviteshin ne Poro te Vlores?
    Come ooonnn ! Se s’eshte as vend as kuvendi..!

    Dhe po ta them prape, qe fondamentalizmi ne Shqiperi eshte ulur kembekryq, dhe po shfrytezon e futi ne rrjet pikerisht te rinjte qe u duken shpersa dhe lulet e para te zhvillimit te shoqerise Shqiptare, kjo eshte nje e vertete qe e dine dhe e pranojne te gjithe, pervec ndonje symjekre kshu me fal syleshi!

    Mendohu pak me thelle Koth, dhe kupto qe asgje s’eshte e rastesishme!

    Dhe kupto qe ajo qe po perpiqem te them eshte se Shqiperise nuk i
    duhen ekstremizmat, as fondamentalizmat, as krenarite boshe e idiote, po i duhet paqe dhe edukate si pune dhe demokratike.

    Nejse se vertete dolem nga tema, po une mendimin dhe faktet e mia per Ervinin i thashe. Dhe sigurisht qe s’kam ndermend te lexoj nje “poet” qe “krijimtarine” ia kushton fenomenit me te kobeshem te sotem, atij kamikaz!

    Sorry & gjithe te mirat!

  87. Lumja thotë:

    3 October 2007 @ 3:28 pm

    Po u nxefke ne ti emingranto
    Te hengren te gjalle te hengren o poet.
    Po ti degjo mua, mos e rr.. (TM )
    Fundja pema me kokrra gjuhet.
    Je 1 !

  88. Lumja thotë:

    3 October 2007 @ 3:32 pm

    “fondamentalizmi ne Shqiperi eshte ulur kembekryq, dhe po shfrytezon e futi ne rrjet pikerisht te rinjte qe u duken shpersa dhe lulet e para te zhvillimit te shoqerise”

    Qyqja, ku ishin keta te shpreses ene keto lulet meee ?
    Une kujtoja se shpresen dhe lulet i kishte marre emingracioni e jo fondamentalizmi.
    Cna hape syte per zotin

  89. losttext thotë:

    3 October 2007 @ 3:54 pm

    shpif, shpif, se dicka do te mbetet

    Thote “perla” : - une mund t’ju sjell me fakte, impilikimin e tij ne ceshtje si droge dhe armesh dhe rekrutimin e te rinjve te tjere ne fondamentalizem!

    Perla nr. 2 prej “perles”: - Dhe sigurisht qe s’kam ndermend te lexoj nje “poet” qe “krijimtarine” ia kushton fenomenit me te kobeshem te sotem, atij kamikaz!

    Meqe e dike me fakte, sillna implikimin e tij ne ceshtje droge dhe armesh. Gjithashtu, meqe te ha shume per kulturen shqiptare, tregona ku ja ka kushtuar kamikazllekut krijimtarine e tij.

    Me aq sa dime, ne nje kulture demokratike i respektohet e drejta e secilit per te zgjedhur besimin qe deshiron. Qe kur, ne kontekstin e Shqiperise, kjo gje qenka bere kriminale? Sipas “logjikes” tuaj, te gjithe myslimanet e Shqiperise qenkan kriminele, dhe oburra, ne turren e druve te inkuizicionit “iluminist.”

    Ketu po flasim per vlera letrare, dhe duam te cmojme apo edhe kritikojme, nga ana letrare, ato qe na bejne me shume pershtypje. Ju, nese keni arsyet apo programet tuaja per te ndjekur dhe gjueti shtrigash per te bere, jeni i lire te thurni ditirambet tuaja ne nje artikull dhe bejini te ditur shoqerise shqiptare, nese vertet ju ha meraku.

  90. IlirianI Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 3:58 pm

    “Kepucar, shiko kepucen!” eshte shprehje qe vjen nga lashtesia greke… nje kepucar po kritikonte nje piktor se heroi i tij ne pikture nuk i kishte mire kepucet… artisiti e degjoi kepucarin me vemendje dhe korigjoi gjithe naten gabimet tek kepucet dhe e solli perseri pikturen ne ekspozite… por perseri kepucari u shfaq aty dhe po fliste per pjese te tjera te piktures, teknika, ndricimi etj… dhe atehere piktori i tha: “Kepucar! Shiko kepucen, mos u merr me te tjerat!”… me nje llaf BEJ ATE QE DI TE BESH…

    je ti pa kulture komunikimi… mjere ata qe genjejne veten se i dine te gjitha…

  91. VLORA PERLE! thotë:

    3 October 2007 @ 4:00 pm

    Lume, nje filozof i vjeter ben nje paralelizem te tille per verberine mendore

    “Ishin ca njerezit ne nje shpelle te thelle, tek e cila arrinin vetem pak rreze drite nga hyrja e larget. Kshu ajo qe ata shihnin nga njeri tjetri, ishte vetem nje kontur apo hije.
    Qelloi qe njeri nga keta, guxoi e shkoi drejt hyrjes me drite te shpelles, e doli qe andej. Kur doli pa se dallonte njerez dhe sende te qarta, jo vetem hije dhe konture. U kthye t’ua thote kete atyre qe s’leviznin nga thellesia e shpelles, por ata filluan te qeshin dhe ta quajne te cmendur…”

    Ja kshu po e ben ti Lume… ;-) c’te te sqaroj me teper..

  92. Lumja thotë:

    3 October 2007 @ 4:04 pm

    Po mor Vlore po
    Shyqr qe ke vajt ne GerrQi ti ene ke dale ne drite.
    Rrofte gerrqia edhe drita e partise

  93. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 4:22 pm

    @VLORA PERLE: A ka E. Hatibi krijime ku levdohet fondamentalizmi islamik? Ko do ishte skandaloze!
    Nqse po, na thuaj ku jane.
    Nqse jo, do ishte mire qe jeten aktive te E. Hatibit qe nuk ka lidhje te drejtperdrejte me krijimtarine e vet t’ja linim E. Hatibit.

    @IlirianI: e gjithe kjo teme eshte nje shpalosje e dhimbshme e injorances sime mbi autore shqiptare qe lulezuan pas 90-tes. Qe une e pranoj haptaz dhe pa turp fare. Qe ne krye te temes. Me shqetesimin se po tehuajzohemi nga Shqiperia. Qe i dime Shqiperise Zani Caushin dhe jo E. Hatibin. (Te lutem mo na ngaterro edhe me M. Ahmetera tani….) Pse? E ke pyetur ndonjehere veten?

    Kush po genjen veten se i di te gjitha? Ti qe merr mundimin te shpjegosh te peshku meselene e kepucarit!!! Ilirian, a je OK sot? Vertet e kam.

  94. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 4:23 pm

    “Ishin ca njerezit ne nje shpelle te thelle, tek e cila arrinin vetem pak rreze drite nga hyrja e larget. Kshu ajo qe ata shihnin nga njeri tjetri, ishte vetem nje kontur apo hije.
    Qelloi qe njeri nga keta, guxoi e shkoi drejt hyrjes me drite te shpelles, e doli qe andej. Kur doli pa se dallonte njerez dhe sende te qarta, jo vetem hije dhe konture. U kthye t’ua thote kete atyre qe s’leviznin nga thellesia e shpelles, por ata filluan te qeshin dhe ta quajne te cmendur…” Ja o Lume, keshtu foli Zarathustra.

  95. IlirianI Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 4:26 pm

    Lume dhe t_red! na thoni ndonje fjale per poezine e Mimoza Ahmetit… nuk reagoi kush dhe m’u duk se e shkruajta kot… Mimozen e solla sepse une e rendita ate krahas Ervin Hatibit ne majat e poezise shqipe dhe shqiptare… ju te dy verejtet sjelljet e saj te pazakonta ne rruget e Tiranes… ne fakt te gjithe poetet ashtu ecin e sillen… pak te menduar, pak te pergjumur, pak te pakrehur… ndaj jane te ndryshem nga ne…

    Sa per angazhimet dhe besimin fetar te ndokujt… kjo nuk eshte teme ketu dhe kjo eshte pjese e lirive njerezore… Ervinit i numerohen poezite dhe jo sa here shkon ne xhami…

    po iki tani per tani, perpara se ndokush te beje ndonje THENIE DITE… sot duhet te jem serioz dhe te mos gajasem me dacibao qe te ngelin neper dhembe…

    Tregojne se Loro Borici kur ishte ne Kine, u tha lojtareve qe nderprene stervitjen nga nisja e shiut: “Dilni menjehere ne fushe per stervitje! Shiu ka punen e vet, ne kemi punen tone”… dhe te nesermen ne fasaden e stadiumit pa nje tabele te madhe qe kishin vendosur kinezet pikerisht me thenien e tij: SHIU KA PUNEN E VET, NE KEMI PUNEN TONE - LORO BORICI

  96. IlirianI Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 4:30 pm

    antishqiptar, si gjithmone, nje potencial i hedhur dem kot…

  97. Lumja thotë:

    3 October 2007 @ 4:31 pm

    Moza ka punen e vet, ne kemi punen e kapitalistit. :-) ika ene une para se te me pushoje kapitalisti ene te dukem pastaj si John Nash ene te me ngatarrojne me nei poete.
    Pastaj ngela perjete pa u martu :-)

  98. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 4:33 pm

    Turqeta, Mono! Vrej punen ti…..

  99. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 October 2007 @ 4:35 pm

    Emigrant, të kërkoj ndjesë se po futem kështu tangent në temë, pa u marrë shumë me atë për të cilën ti e hape temën në rradhë të parë. Unë i frekuntoj shpesh këto ujra si lexues, por rrallë si komentues dhe arsye për këtë janë ca peshq që nuk u del gjithë oqeani, por duan të vijnë e të pshurrin në çdo cep me ide që i kanë të formuara që para se të lexojnë se përse po diskutohet. Dhe kjo për arsye që nuk do të doja fare t’i merrja vesh. Këtu tema është letrare dhe po flitet për një poet. Ç’lidhje ka këtu Greqia, Kina apo Turkmenistani, mjekrra, brirët apo bishti? Mbase administratorët e Peshkut duhet të hapin një xhep në faqen kryesore me titull: “Kërkojmë muhabet…dhe pse jo edhe sherr, ashtu kot se jemi ca të frustruar dhe pak të zbrazur me ide e të mbushur me ujë të ndenjur me pH jo neutral po krejt acid”. Kjo do ta riorjentonte ndoshta trafikun. Dhe do të hapte rrugë, shpresueshëm, për ndonjë bisedë konstruktive. Po ndoshta po kërkojmë shumë nga njëri-tjetri dhe nga një faqe interneti.

    Për Hatibin nuk kam ç’shtoj, prandaj po përsëris: gjenial. Dhe nuk ka rëndësi, mendoj, se kur u zbulua, por u zbulua.
    Dhe nëse më lejon, foto e zgjedhur më duket e papërshtatshme, se ve theksin mbi sfondin dhe jo mbi subjektin. Por ky është vetëm opinion presonal.

    Përshëndetje!

  100. emigrant