Kesington Street

Alket Xhakollari

Në Kesington Street, një degëzim i rrugës së njohur të Mançesterit, Oxsford Street, të gjithë e njohin Barbarën një avokate në moshë të mesme, me një punë, një shtëpi dhe ca dashnorë të rastit që hyjnë e dalin nga porta e saj. Këta të fundit ajo ja kombinon ndjesive dhe emocioneve siç bën me sandalet dhe fustanet. Shkaku, është mungesa e së mallkuarës kohë për t’u ndalur gjatë te ndonjëri, të paktën këtë u thotë kolegeve gjatë bisedave të ndezura në Pub. Ajo shquhet për hirin e saj në gjithë rrugën Kesington, madje edhe kur rrjedha e çon në Oksford Street, bukuria e saj i bashkohet çdo lloj bukurie tjetër që rrethohet prej stilit viktorian në atë qytet të rëndë anglez. Rruga, mëngjeseve përhap aromën ndjellëse që lënë pas flokët e femrave të atyshme, diku shfryn ndonjë erë proshutë e pjekur, aq e preferuar nga anglezët, më tej ndonjë tekë e asfaltit nën diell ndihet në nuhatje, ashtu si kebapi turk në qendër të saj dhe erëmimet e Starbucksit më tutje, por tekembramja Kesington është nga degëzimet më të bukura të qytetit edhe sepse lidh qytetin me qendrën universitare, ku Barbara ka fituar një diplomë në jurisprudencë. Me një fjalë Kesington Street është një skenë e vërtetë. Aty, sapo zë fill,tek godina e Bankës, shtrihet në trotuar barboni Terri dhe qeni e tij pastor tedesk që ruan se mos ndokush hedh bishta cigaresh në trotuar. Terri diku merr një pagesë sa për t’i shtuar gjakut të holluar nga alkoli ndonjë sasi modeste që i mjafton të topitet trotuareve të Kesingtonit. I ziu u kanoset kalimtarëve se do ti vërsulë qenin po të hedhin cigaret përdhe. Ruan rrugën Kesington si një cerber i pakompromis. Fqinjët i kërcënon dhe i buzëqesh. Sidomos Barbarën. Një hon i madh i ndan ata të dy, por një mister i lidh.Duhet të ketë një moshë tek femra kur bie ai gongu i çmendurisë. Një natë vonë, pasi i kishte kaluar të dyzetat, dhe pasi kishte hedhur një dyzinë me tequila, ajo u fut e vetme në Kesington Street, ashtu çalë çalë, me një të qeshur egërshane në fytyrë.Rrëzohej si histerike dhe shkulte rripat e sandaleve. Ishte janar. Në Angli femrat edhe në acar i zbulojnë këmbët, ato veshin fustane dhe sandale. Atë natë Barbara kthehej në shtëpi si fantazëm, kishte veshur një fustan të bardhë dhe shfrynte ndaj gjithë marrëzisë Kesington.“Mallkuar qofsh më nxive jetën, do zhdukem… do arratisem.. mallkuar qofsh, Kesington Street …”. Ndaloi para korporatës. Gjithë ato vite shkollë, vite karrierë, vite shkëlqim, gjendeshin atje si në një morg, atje në zyrën e katit të katërt ku venin e vinin dhjetra avokatë. I dukeshin një hiç para kësaj vetmie që e kishte kapluar.Mori një sandale dhe ja vërtiti xhamit të zyrës. “Në djall vetpërmbajtja angleze, në Afrikë do shkoj, në Afrikë….”Në këtë rrugëtim të natës Barbara zhgabrronte sytë sikur priste dikë nga thellësia e rrugës. Sa ndryshonte dita nga nata! Avujt e alkolit po ja shpërthenin portat e fantazisë. U ndez një vitrinë aty dhe u shfaq turku me tehun që pret kebapin dhe urren futbollin anglez, mbase vetë anglezët, shiko japonezi skuth i sushit, ja punonjësit e shenjuar Mcdonald që presin me ankth mbarimin e turnit, klientët në vrap e sipër të kafes Starbucks, hotelet me pazhët që rendin të marrin valixhet e kështu edhe bakshishin, bankomatët e përbindshëm me bishtat njerëzorë si të dinozaurve.Kesingtoni filloi papritur të mbushej me banorë dhe drita nga e gjithë bota. Ata e dëshironin atë, e lëpinin me gjuhë dëshirash, shigjeta që nguleshin në gjoksin e vithet e saj çdo mëngjes. Ishte mbretëresha e rrugës dhe ata skllevërit e saj.U lëshua në një stol aty pranë dhe ju dha fantazisë. Nga vitrinat dritat zgjateshin si duar orgjish dhe e fërkonin gjithandej në trup. Po eksitohej në histeri dhe atypëraty deshte të bënte seks me të gjithë emigrantët e rrugës Kesington. Filloi të villte me gulçe. Në Kesington Street, një natë kur ajo kthehej nga pub-i i preferuar që quhej Shakespeare ishte përdhunuar nga një i çmendur që i shfrynte dhe e griste nga pas si i urdhëruar. Asqë e kishte marrë mundimin të denonconte dhunuesin. Rast banal gjatë fundjavave kur femrat çapiteshin të vetmuara në gjendje dehjeje ekstreme. Herën e parë ishte zvarritur deri tek vaska dhe ishte zhytuar aty për të mos dalë më. Herën tjetër kishte qenë aq e pirë saqë dhunimi i kishte ardhur si një gotë më shumë. Në të dy rastet i mbetej në flegrat e hundës një erë e rëndë meshini, por edhe një kënaqësi e mundimshme.Por ja prej kohësh AI nuk vinte që nuk vinte. Mori sandalen tjetër dhe ja lëshoi një taksie që ngjante si breshkë në superxhiro. “Ku je… fuckin raper” dhe ndjeu se fustani ju shqye nga sforcimi. Mbeti aty si e marrë, sikur kishte humbur taksinë e fundit për tek e vërteta.. I dukej se vetë rruga kishte filluar ta griste në mijëra copa që padyshim ishin ditët e saj në këtë segment që quhej jetë. Po zhbëhej ndaj vendosi të dorëzohej. U shtri sa gjatë-gjerë në mes të Kesington Street. Natën që mbante pezull jetën e Barbarës, barboni Terri nuk kishte pirë as gjysëm pinte alkool. Bile edhe një, dy apo shumë netë të tjera, asnjë gotë të vetme. Duhet të jetë një moment në jetën e burrit, kur bie ai gongu i ringjalljes. Terri kishte dalë të bënte një shëtitje me pastorin e tij të dashur, i vetmi që e kishte dashur në të mirë dhe në të keq. Sa herë e shihnin të dy atë fotografi bardh e zi, që tashmë kishte krijuar damarë nga koha e gjatë dhe përdorimi. Qeni shihte foton, pastaj të zotin dhe i lëshonte një të lëpirë si shenjë mirëkuptimi. Në pamje ishin dy fëmijë të qeshur, një djalë dhe një vajzë qukalashe dhe kuqalashe, kapur për dore si të bekuar nga qielli. Terri dhe Barbara kishin qenë në një klasë, në një bankë, kishin qenë të lumtur.Që nga ajo kohë ata e kishin braktisur atë moment. Barbara kishte fluturuar dhe ai ishte zvarritur. Sa herë që ajo kalonte në Kesington, duke kërcitur sandalet vezulluese, Terri mundohej të buzëqeshte si përtej një lenteje nga ku ai zvogëlohej dhe ajo zmadhohej. Dhe ai shkonte gremisej, terratisej në alkool, me atë zanatin që i kishte gjetur vetes si rojtar i rrugës Kesington, sikur donte të ruante fëmijërinë e vet të lumtur me Barbara qukalashen. Liria prej endacaku dhe alkoli e kishin bërë më të zgjuar për të kuptuar lojën e të tjerëve. Të gjithë bënin një jetë të dyfishtë, krijonin ligje dhe shkelnin ligje. Ai vetëm ruante rrugën të ishte e pastër. Ruante fëmijërinë e vet, Barbarën. Një ditë kishte provuar mos pinte birrën e zakonshme. Kishte vuajtur pa masë por e kishte duruar dhe tani dukej se po mësohej me gjendjen e re. Veç duhej të ecte e të mos rrinte në një vend. Atë natë pastori rendi drejt rrugës së makinave dhe Teri shqoi një rrobë të bardhë që ju duk sikur kishte rënë nga ndonjë makinë e rastit. U afrua dhe pa Barbarën që ishte kryqëzuar në rrugë dhe kishte vdekur. Aty pranë ndodhej shtëpiza me oborr, ku ajo banonte prej vitesh. Kur dielli i mesditës ja çeli syrin plumb Barbarës, ajo kuptoi se ishte gjallë dhe krejt lakuriq. U ngrit të ndahej nga nata e mbrëmshme dhe u fut në dush. Lëshoi ujin që rrodhi me tërbim, mbeti një hop sikur ti kujtohej diçka, dhe ndjeu se në flegra i kishte mbetuar po ajo erë e njohur meshini.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

29 Komente

  1. anonim thotë:

    24 July 2008 @ 3:12 pm

    nje nga tregimet me te bukura qe kam lexuar ne letrat shqipe. Perle!

  2. losttext thotë:

    24 July 2008 @ 3:32 pm

    awesome…

  3. emigrant thotë:

    24 July 2008 @ 4:44 pm

    LostT, Barbara eshte mbi dyzet vjec. Plus me karriere te suksesshme. Pus jurisprudence. Dhe me momente hobo.
    Nuk e di.
    Otherwise, pjesa eshte good!!!

  4. losttext thotë:

    24 July 2008 @ 5:12 pm

    what`s your point - where’s the biological clock, meinst du?

  5. belle_fleur thotë:

    24 July 2008 @ 5:12 pm

    Shume tregim i bukur. Pershkrimi qe ka bere autori eshte me te vertete shume i vecante, dhe stili i te shkruarit te ben per vete. Komplimente!

  6. emigrant thotë:

    24 July 2008 @ 5:52 pm

    Yes! It is not impossible, but very unlikely.

  7. Eni thotë:

    24 July 2008 @ 6:30 pm

    Nje stil i bukur proze. Me kujton stilin stilin e Balzakut.

  8. Idris thotë:

    24 July 2008 @ 6:41 pm

    Kisha nje kerkese per sa eshte e mundur per ADMIN.
    keto lloj prurjesh me subjekt nga Konteja e…qe nuk njihet as ne ANGLI,mundesisht te mos lejohen tek PESHKU…ku Peshqit nuk kane si ta dine qe ky nuk eshte nje PLAGJIAT i vertete ose ndryshe per me bute perkthim nga ndonje i talentuar ne fshatrat Angleze…ose ose me e mira e te mirave do te ishte nje Titull i vecante si psh ….”Te panjohur”….
    Dhe me pas le te vijne te “entuziasmuarit” e te gjithe kategorive…
    por jo tek “LETERSI” qe deri tani e kemi kuptuar si PRODUKT SHQIPTAR
    ose edhe per te HUAJ te prure apo perkthyer po nga SHQIPTARE…
    Respekte per kohen e harxhuar te te shkruajturit ne shqip z.Xhakollari …

  9. Vemendje thotë:

    24 July 2008 @ 7:30 pm

    Mire qe me pelqeu mua me leximin pa ardhur tek peshku ku fillon “lufta” klasave.

  10. Peshku Fluturues thotë:

    24 July 2008 @ 8:06 pm

    LosT, bashkohem me Emigrantin. Barbara mund te jete nje person i vertete me mbiemer dhe adrese, por ne menyren se si eshte paraqitur ketu nuk make sense. Ka dashur te pakten nje shpjegim emocional. Dhe s’ka femer ne bote (aq me pak angleze) qe perdhunimin ta konsideroje pak a shume emocionalisht me nje shkelje kembe ne autobuz, ku nuk ia vlen as ts shash ate qe te shkeli!!!

    Qofsha i gabuar!

  11. losttext thotë:

    24 July 2008 @ 8:14 pm

    ku di un o PF, mua me duket krejt i besueshem si karakter, qofte letrar, qofte real.

    Une s`e mora vesh mire se ku e kishte emi komentin e vet, as te parin e as te dytin. Nese ti dhe ai mbeshtesni idene qe ka njefare arketipi, apo me sakte njefare shablloni qe nje grua ne moshe te mesme, me sukses ne karriere, etj, nuk duhet te kaloje, ne menyre qe te jete e besueshme, mua do me duhet te mos pajtohem me ju. Nese e keni per dicka tjeter, bujrum ta flasim…

  12. Amazona thotë:

    24 July 2008 @ 8:15 pm

    Në Kesington Street, një degëzim i rrugës së njohur të Mançesterit…

    Kensington Street, eshte ne West London dhe jo ne Mancester…

  13. Idromenua thotë:

    24 July 2008 @ 8:20 pm

    Strumbullaret epiko-lirike te nje War ne horizont, te mpijne dhe cpijne leximet luftarake qe rrjedhi magjishem prej magjise se magjepsur,nen ritmet e se ciles harriva te lexoj…..per cthurjen morale dhe moscthurjen e saj qofte edhe Angleze…. pa ardhur MJEKU… :P :P :P
    Poshte LUFTA!

  14. ardi thotë:

    24 July 2008 @ 8:32 pm

    …shume bukur…
    ….e veshtire per te gjetur nje : picture?

  15. Idris thotë:

    24 July 2008 @ 8:38 pm

    GOL!- Amazon… 10-te!
    Manchester ka dhe ne USA dhe kam gjetur (si kurioz qe jam e lexoj tabelat rrugeve ) nje shenim diku si Kesington…qe perdorej si vend per te kuruar …s’po e them se do e marrin per KEQ.:P :P :P
    Por jam plotesisht me konstatimin tuaj… jo shume emocione per teorite me Nastradin pasi u kthye lopa ne shtepi…sepse jane shume te njohura Shtoj se perdorimi i termave e subjekteve qe s’kane asnje LIDHJE me te gjykuarit normal as per letersine e as per cdo PLAGJIAT te prure nga shqiptare te perhapur ….deri ne ALASKA….pra shtoj (ose th-em :) :) :) se jane shpenzim i tepert KOHE….dhe Intelekti..

  16. losttext thotë:

    24 July 2008 @ 8:51 pm

    ftoj adminet t`i marrin me seriozitet akuzat per plagjiature apo perkthim qe ben Idrisi. Megjithese kjo mund te jete dhe menyra e tij per te thene qe i ka pelqy tregimi :D

  17. Ida thotë:

    24 July 2008 @ 8:51 pm

    Me pelqeu dhe mua. S’kuptoj ca detaje e saktesira kerkohen…
    Eshte nje tregim artistik nuk eshte informacion gazetaresk!

  18. Amazona thotë:

    24 July 2008 @ 9:21 pm

    P.sh.Ne sheshin Skernderbej ,nje degezim i rruges Berat-Uznove…

  19. fh thotë:

    24 July 2008 @ 9:39 pm

    Po plagjiat o Idriz c’plagjat. ja ke fut kot plako ket herë.. s’ke gjet gjo t’faktume me u kap. E njof robin.
    Pastaj ket fjalen PLAGJIAT ka e ke kopju? ;-)

    @Amazona Po ky s’eshte reportazh or mik. Për merakun tënd, lexoje mirë se të thotë degëzim i rrugës së famshme Oxford…

  20. Idris thotë:

    24 July 2008 @ 9:49 pm

    Sa te gjesh rrugen ke kohe FH…
    Zemra nuk merrt pjese ne cdo rast…Ka raste qe hyn arsyeja dhe eshte me mire e FTOHTE….. :D :D :D Nje rast te tille e dhe me plot merite!
    Lexome nga KREU i prurjeve qe nuk e HEDH poshte ….. biles ne anen emocionale JAM shume afer XHAKOLLAREVE :)
    Ne nje fshat qe quhet Xhixhibanoz shkrimtari Hing Sju Flas ka botuar nje gje te tille te ngjashme, vetem ndryshon emri nga Barbara ne Sju Qi…
    Pavaresisht se nuk e di njeri ku ndodhet fshati dhe per cfare flitej ne tregim , Ai u promovua si nje njohje e thelle e mentalitetit Zululandas por qe ka ndikim edhe ne MOMEL :)
    Biles u quajt nje arritje ku diskutante e krahasonin me nje te VDEKUR si Baltas , a dicka te tille….Pati edhe Duartrokitje….po meqe eshte fshat pluralist dikush edhe VERSHELLEU :) :) :)

  21. Amazona thotë:

    24 July 2008 @ 10:00 pm

    Fh!
    Ehee!

  22. fh thotë:

    24 July 2008 @ 10:02 pm

    Plotësisht dakord, Idriz.

  23. Male thotë:

    24 July 2008 @ 11:08 pm

    Kesington??? Oxsford???
    Me duket se quhen Kensington dhe Oxford.

  24. deted thotë:

    24 July 2008 @ 11:17 pm

    I dashur Idris,

    smund te gjykosh e per me teper te arrish ne konstatime kaq te patundshme se ky tregim i shkurter fantazi e autorit qenka thjesht nje fotokopje e perkthyer e ndonje autori te huaj. Pjesa me e madhe e shkrimtareve shkruajne ne baze te fantazive te tyre dhe ketu ska vend per shume arsye ose llogjike. Autori ka shkruar nje tregim fantazi kaq te shkurter por shume te arrire ne cdo drejtim. Jeta e nje femre te botes ku ne jetojme sot. Edhe pse eshte fantazi e autorit per mua eshte shume prane realitetit ku jetojme sot.

    Sa per komentin tend qe kjo eshte nje kopje e perkthyer te garantoj se je shume gabim. Autori ka mbaruar per Gjuhe Letersi dhe jo gjuhet e huaja , por edhe sikur ta kish perkthyer qenka nje fenomen ne fushen e perkthimit se rralle mund te gjesh ne SHqiperi perkthyes te ketij niveli.

    te pershendes dhe te sygjeroj ta lexosh me sy tjeter tregimin dhe te garantoj se do mendosh ndryshe. Ekzistojne edhe shqipetare qe dine te shkruajne.

  25. Idris thotë:

    25 July 2008 @ 3:54 am

    “”"”"Ekzistojne edhe shqipetare qe dine te shkruajne.”"”"
    Po te me lexosh edhe mua do shikosh se edhe une shkruaj si SHQIPTAR…dhe kjo do te thote qe ka edhe Shqiptare qe s’dine te lexojne
    Ndigjo DET!
    Problemi nuk qendron ne se kane “pene” shqiptaret apo JO.
    Nuk qendron ne se shume jete te kesaj bote jane te ngjashme me ato Shqiptare…As ne se eshte perkthys kalibri apo JO….
    Problemi eshte thjesht TEKNIK…tek frymezimi PLAGJIAT i cdo jete ne kete bote ku kemi emigruar pa patur brenda asgje shqiptare…
    Lexoje se si eshte konceptuar RUBRIKA Letersi…dmth per Shqiptaret ne shqip dhe jo per cdo shqiptar qe di shqip….
    Ne nje rubrike tjeter tek PESHKU…jo si ajo qe propozova une ,por edhe si ta mendosh TI , qe ti pershtatej ketyre lloj prurjeve …ndoshta mund te ishte edhe mbi ..po themi BALZAKUN , REMARKUN dhe te tjere te nderuar nga ata qe i ka mesuar ne shkolle…por them se nuk ka asgje te perbashket me ndonje tregimtar te nivelit te rendomte ne SHQIPRI…
    Besoj e lexove tani se ku e kisha tezen.. :) :) :) jo dajon :( :( :(

  26. deted thotë:

    25 July 2008 @ 4:23 am

    Per mua ska rendesi , emri i saj, apo vendi ky zhvillohet ngjarja , realiteti shqiptar eshte shume i ngjashem me ate te huaj kudo qe jetojme ne. Une vleresoj te shkruarit dhe jo emertime dhe per mua ky tregim i shkurter eshte i arrire nga ana letrare. Megjithate une respektoj mendimin tuaj dhe sa per tezen dhe dajot asnjera nga keto nuk hyn ketu.

    pershendetje
    deted

  27. anonim thotë:

    25 July 2008 @ 8:36 am

    Deted,

    Jeta e nje femre te botes ku ne jetojme sot. Edhe pse eshte fantazi e autorit per mua eshte shume prane realitetit ku jetojme sot.

    Kjo eshte fare jorelevante. Sepse, e para une nuk besoj se mund te thuash nje gje te tille si pergjithesim: kjo jo domosdoshmerisht eshte realiteti ku jetojme sot, sepse ka realitete te ndryshme. Nderkohe jeta e kesaj femre mund te kishte qene edhe jeta e nje mashkulli, sepse vetmia per keto motive qe jepen ne kete tregim i prek te dy gjinite. Por i gjihte ky argumentim i yti eshte irrelevant, persakohe qe personazhet jane te besueshem, ti i ndjen dhe ecen neper rreshta me historine e tyre.

    Une nuk e besoj se nje grua kerkon raperin e saj dhe nuk e denoncon (dhe ketu jam dakort me PF), por une e besoj Barbaren qe kerkon raperin e saj ashtu sic pershkruhet ne tregim.

    Une nuk shoh pergjithesimin as tek Barbara as tek Terri; shoh jeten e dy individeve qe edhe pse u ndane ngelen te lidhur aty ke femijeria - njeri per ta ndjekur pas gjithmone e tjetri per t’u rikthyer aty kur jeta eshte e paperballueshme, kur njeriu brenda tij eshte bere kaq i vogel nga stresi i suksesit saqe fillon dhe ben marrezira.

  28. tregimdashesi thotë:

    27 July 2008 @ 12:04 pm

    Ky eshte nje tregim. Terheqes madje. E theksoj qe eshte tregim pasi mesa kam vene re shume proza te tjera quhen/vetequhen tregime edhe pa qene te tille. Pergezime autorit.

  29. adela thotë:

    27 July 2008 @ 12:26 pm

    Nje shkrim i mrekullueshem, rralle here lexon nje dicka qe te te zgjoj interesin cdo rrjeshte e me shume…………..very very nice.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com