Identifikohu



Regjistrohu

KESh: Viti 2007 eshte viti me nivelin me te mire te arketimeve dhe humbjeve te planifikuara

kesh2.JPG


Me poshte gjeni te dhena lidhur me arketimet, humbjet, peshen specifike te energjise elektrike per kater kategorite e konsumatoreve, ecurine e tarifave mesatare te shitjes se energjise dhe kostos se importit (leke/kwh), perqindjen e shpenzimeve per import ne vite si dhe prodhimin vendas dhe importin.

Arketimet dhe humbjet 1997-2007

kesh1.JPG

Sic shihet edhe nga grafiku, Viti 2007 eshte viti me realizimin me te mire te nivelit te arketimeve dhe humbjeve te planifikuar dhe te vendosur nga Qeveria dhe Donatoret.

kesh2.JPG

PESHA SPECIFIKE FAMILIARE, BIZNESE, BUXHETORE DHE JOBUXHETORE

kesh-3.JPG

Sic shihet nga grafiku pesha specifike e energjise se faturuar qe ze vend te kategoria e konsumatoreve familiare ka ardhur ne renie.
Pesha specifike - Familjari

kesh4.JPG

ECURIA E TARIFAVE MESATARE TE SHITJES SE ENERGJISE ELEKTRIKE DHE KOSTOS SE IMPORTIT (LEKE/KWh)

Tarifa Mesatare dhe Cmimi Importit 2000-2008

kesh6.JPG

kesh7.JPG

Sic tregohet edhe ne grafik, ne vitin 2007 cmimi mesatar i importit te energjise elektrike eshte shume me i larte se cmimi i shitjes se saj. Ne vitet 2002-2005 pavarsisht se kosto e importit ka qene me e ulet se tarifa mesatare eshte aplikuar rritje pothuajse konstante e tarifes se energjise, ndersa kjo gje nuk mund te thuhet per vitin 2007 ku ndersa cmimi i importit u rrit ndjeshem (dhe vazhdon te rritet per shkak te konjukturave te tregut rajonal) tarifa mesatare e shitjes se energjise elektrike mbetet ende me e ulet se kostoja mesatare e importit.

Shpenzimet e Importit dhe Pesha specifike ndaj Shpenzimeve Operative 2000-2008

kesh8.JPG

 

kesh9.JPG

kesh91.JPG

Sic mund te shihet nga grafiket e mesiperm, shpenzimet e Importit zene nje peshe te konsiderueshme te shpenzimeve totale operative. Ndikimin me te madh keto shpenzime e kane pasur ne vitin 2007 (dhe te pritshmet 2008) per shkak se cmimi i importit u rrit ndjeshem.

Prodhimi neto dhe Importi 2000-2008

kesh92.JPG

kesh93.JPG

Ne kete grafik mund te duket qarte pesha qe ze importi ne furnizimin me energji gjate viteve 2000-2008

Marre nga Kesh.com.al

27/02/2008

http://www.kesh.com.al/include_php/previewdoc.php?file_id=4803

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

18 Komente »

  1. Vemendje thotë:

    29 Shkurt 2008 @ 12:41 am

    “Per kohe te gjate tani te dishe eshte jo ne sherbimin e asaj qe duhet”
    autor: Pushtetari

    “Dija duhet te protestoje qe te kete ate qe i takone”
    autor: injoranca

    ” Ai qe di, di qe qe s’di”
    autori: anonim

  2. minatori thotë:

    29 Shkurt 2008 @ 4:24 am

    Um, ok, tani do e mbylli gojen ai kori i vazhdueshem qe justifion heqjen e dritave me mos-arketimet dhe me njerezit qe nuk paguajne? Po tani cfare justifikimi do nxjerrin per heqjen e nje te drejte themelore qytetareve pervec shiut, thatesires, dhe mos-arketimit?

  3. Kuqo thotë:

    29 Shkurt 2008 @ 11:04 am

    Ne leter gjithcka duket shume bukur.

    E verteta eshte dicka krejt tjeter.

    Per sa kohe qe ke fatura aforfe, ti mund te kesh mbiarketim, dmth te mbledhesh edhe me te ardhura se konsumi X cmimi i energjise. Ata qe kane fatura aforfe paguajne edhe per ata qe nuk duan tia dine. Kjo eshte nje praktike e njohur nga koha e …. Turqise. Kishte nje takse qe me duket se quhej xhizja. Fshati e paguante ate si kolektiv. Sa me shume qe nderronin fene nga te krishtere ne myslimane aq me shume rritej pjesa qe duhej te paguanin ate me kokefortet. Tani qe cmimi i energjise po rritet duhet te presim edhe nje rritje te numrit te atyre qe nuk jane ne gjendje qe te paguajne. Pra ata qe paguajne aforfe do te paguajne edhe me shume se rritja e cmimit.

    Une do te doja qe edhe ne konsumatoret qe paguajme, me sahat ose aforfe te mbajme nje statistiken tone. Sa ore me energji na ka furnizuar KESH? Sa ore ne henen, ….. ne janar…. etj, etj. Sepse une kam nje kontrate me KESH dhe per sa kohe qe une paguaj une dua te furnizohem. Per sa kohe qe KESH nuk do tia dije se sa marr une si rroge edhe une nuk dua tia di nese eshte thatesire, humbje ne rrjet, zgjedhje dhe reforme, etj, etj.

  4. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Shkurt 2008 @ 4:50 pm

    Urime!

  5. Kopetenti Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Shkurt 2008 @ 8:03 pm

    O po thoni shyqyr qe pame analiza te kesaj natyre dhe grafike me germa shqipe. Te vetmet paraqitje grafike kane qene ato te zgjedhjeve.

  6. Vemendje thotë:

    29 Shkurt 2008 @ 8:11 pm

    LI,
    Sa mire,
    ky eshte nje nga postimet qe aktivizon interes jo vetem informativ por edhe ne form, kjo form argeton dicka vizuale dhe mbrese lense.
    Artikulli me i gjate vizual i postuar per sa une vizitoje ‘Peshkun’.

  7. blujo thotë:

    29 Shkurt 2008 @ 9:53 pm

    Ne leter jo cdo gje duket shume bukur, se psh nuk duken dhe aq bukur pjeset qe tregojne vitet 2002-2005. Fatura aforfe ka pasur edhe gjate atyre viteve. E dyta, nuk ka gje te shkruar kontrata me KESH-in qe persa kohe qe ti paguan duhet te furnizohesh pa nderprerje. Po s’te pelqeu kontrata, prishe ne menyre te njeanshme dhe ver gjenerator.

  8. Cheney Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Mars 2008 @ 8:46 am

    Nje pyetje keto funksionet grafike i kane kryer ata taljante apo i kemi bere vete?

  9. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Maj 2008 @ 5:37 pm

    per shkak se cmimi i importit u rrit ndjeshem

    Po sasia nuk hyn fare?

  10. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Maj 2008 @ 5:40 pm

    bravo llukan! postim me vlere

  11. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Maj 2008 @ 5:46 pm

    Do te ishte me iteres edhe nje sqarim i vogel me keto shifrat.

    cfare do te thote “arketuar”? Po “humbje”?

    Nese arketuar do te thote perqindje e parave te FATURUARA qe mblidhen atehere eshte mire te njohim faturimin mesatar dhe treguesin e shperndarjes se faturimit tek konsumatoret.
    Nese “humbje” eshte shuma qe del nga centralet por nuk kemi kujt t’ia faturojne, perseri na duhet ai informacioni me lart.

  12. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Maj 2008 @ 5:51 pm

    Gene, me c’degjoj, thone qe faturimi si pjese e sasise se prodhuar dhe blere dhe arketimi si pjese e faturimit. Sipas llogarise time, nqs faturimi eshte 63.6% dhe arketimi eshte 89.5% atehere shteti fut ne xhep leket per 57% te sasise se prodhuar dhe blere.

  13. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Maj 2008 @ 5:56 pm

    Do te kish qene me interes qe ne grafikun e cmimeve mesatare (import-shitje) te shtohej edhe cmimi mesatar i energjise ne tregun boteror.

    Interes do te kish edhe impakti i fatura te energjise i ndare sipas kategorive (psh pensionistet ne qytet)

  14. friend thotë:

    9 Maj 2008 @ 6:10 pm

    Cheno, mos e tepro tani, taljonet jane per gje tjeter aty, grafiket shqiptaret i kane bere gjithmone

  15. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Maj 2008 @ 6:24 pm

    niveli i faturimit eshte ulur sepse i eshte kerkuar me shume publikut apo sepse eshte prodhuar me pak (gati gjysma) dhe importuar me shume (5 here me shume - ceshtje teknike pra)?

    Nese eshte rasti pare, kujt i jane faturuar keto para (eshte rritur baza “e faturueshme” apo fatura mesatare -ne sasi)?

  16. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Maj 2008 @ 6:27 pm

    Po te gjykojme nga niveli i arketimeve viti 2007 eshte mire (sektori administrativ ka punuar mire) ndersa po te gjykojme nivelin e prodhimit jemi shume shume shume keq (ketu duhet gjetur i kujt eshte faji-qofte edhe i zotit po duhet te na kishin dhene nivelin e reshjeve ne grafik)

  17. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Maj 2008 @ 6:34 pm

    Do te ishte me interes edhe niveli i exportimeve ne menyre qe te gjykonim sa energji eshte hedhur e konsumuar ne tregun e brendshem.

    Dua te them. Mos ndoshta eshte konsumuar 5% energji me pak dhe faturat nuk kane ndryshuar?

  18. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Maj 2008 @ 5:32 am

    Gene, nga tabela e pare duket se niveli i faturimeve eshte rritur, jo ulur (humbjet jane ulur).

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.