Kërko dhe shijo
Njerëzit janë brilantë. Llastimet janë epike. Por a do mundin themeluesit e Google të ngrejnë një kulturë që nuk varet nga çmimi i aksioneve?
Nga Adam Lashinsky - FORTUNE
Përktheu me shkurtime Blendi Salaj
Tek Google gjërat rrotullohen rreth ushqimit të mirë. Për drejtoreshën e burimeve njerëzore Stacy (Stejsi) Sullivan dobësia qëndron tek bullguri irlandez me manaferra të freskëta, që është në menunë e “Plymouth Rock Cafe”, e cila gjendet në ndërtesën 1550, pranë grupit të “operacioneve njerëzore”. Me vjetërsinë prej 7 vjetësh inxhinieria Jen Fitzpatrick ka zhvilluar një shije më të hollë, ajo preferon ushqime deti “të gjalla” në kafenë me temë baske Pintxo, një restorant me meze spanjolle (tapas) në ndërtesën 47. Mamaja është shumë e kënaqur që Xheni ha kaq mirë në punë: “Edhi një dite ketu dhe falenderoi shefin e kuzhines”, tregon Jen Fitzpatrick. Joshua Bloch një ekspert i gjuhes Java betohet për thëllënxat e pjekura tek “Cafe Seven”, dhe bën be e rrufe se janë pjata më e mirë në gjithë kampusin. “Është fund e krye e përkryer”, na thotë me entuziazëm.
Por unë mendoj se ajo që thotë Joshua është një shtrembërim i tmerrshëm i fakteve. Peshku Bass i pjekur me majdanoz, pesto dhe thërrime buke kishte një aromë delikate, një ndjesi superiore në gojë, dhe të linte një shije të lehtë por të këndshme, që nuk e gjeta në asnjërin nga 11 restorantet falas që Google mban hapur për punonjësit e kompanisë në qendrën e saj në Mountain View, Kaliforni.
Sigurisht, kur vjen puna tek Kompania më e mirë për tu punësuar në Amerikë, ushqimi është vetëm aperitivi. Tek Google mund edhe të lash rrobat, të çosh këmishat tek pastrimi kimik, të ndërrosh vajin e makinës, pastaj të ta lajnë makinën; mund të bësh stërvitje në palestër; të marrësh klasa fiskulture të paguara nga kompania; të studjosh Mandarin, japonisht, Spanjisht apo Frengjisht dhe t’i kërkosh korrierit personal të të përgatisë rezervimet për darkën. Natyrisht mund edhe të presësh flokët tek Salloni i Google. A don të blesh një makinë hibride? Kompania Google të jep 5000 USD vetëm pse po tregon kujdes për ambientin. Don të referosh një shok që mund të punojë tek Google? Google do të njëjtën gjë, dhe do të të japë 2000 USD vetëm pse e referove shokun. Ju lindi një bebe e vockël? Urime, urime, urime! Google do t’ju japë një dhuratë 500 USD që të mos gatuani vetë por të shplodheni dhe të prorosisni ushqim nga restorantet. A doni të zini miq të rinj? Google organizon një party të përjavshme tek TGIF (pub) ku ka gjitmonë grupe që këndojnë live. Pesë mjekë profesionistë gjenden në kampusin qëndror të kompanisë ku ka edhe një ambulancë të plote, në rast se ju mbushet mendja të kryeni një kontroll mjeksor, sigurisht, falas.
Shumë kompani teknologjie në Silicon Valley kanë autobuzë midis stacionit të trenit dhe zyrave, ndërsa Google ka 5 stacione autobuzësh privatë në pikat kyçe në qytet, dhe në të gjithë autobuzët mund të lidhesh me internetin pasi janë të pajisur me Wi-Fi. Nënat me fëmijë kanë dhoma të posaçme për të dhënë gji foshnjave, madje Google sjell pompat e gjirit. Me gjithë këto të mira punonjësit e Google e kanë ndonjëherë të vështirë të largohen nga puna, çka është justifikimi që Google përdor për shpenzimet e mëdha, të cilat gjithmonë i përmbledh si kosto administrative.
Edhe ata që nuk punojnë këtu dëshirojnë të vijnë. Kompania është bërë një stacion i ri për rrethin botëror të leksionistave, duke tërhequr figura si Mikhail Gorbaçovi, Margaret Thatcher dhe nobelistin Muhammad Yunus. Duhet të pysim veten, pse vijnë këta njerëz këtu, unë mendoj se vinë për të thithur energji nga punonjësit e Google, thotë inxhinjeri 24 vjeçar Neha Narula.
Duhet thënë që njerzit që punojnë për Google, thuajse të gjithë e shohin veten si njerëzit më interesantë të planetit. Googlerët duken të llojit “fol e qesh” nga jashtë por janë “Tipa A” në thelb. Pyet secilin prej tyre se me çfarë pune po merren, dhe asnjëherë nuk do dëgjosh, po shes reklama apo po shkruaj kod, jo, gjithmonë përgjigjen se janë në një betejë për të organizuar gjithë informacionin e botës për ta bërë atë të disponueshëm dhe të dobishëm. Kjo frazë është nga “Misioni i Kompanisë”, tekstin e të cilit punonjësit e citojnë shpesh dhe me bindje.
Por punonjësit e Google e kanë kollaj të kenë energji, kur kompania e tyre është e krimbur me para dhe vazhdon të ketë fitime të jashtëzakonshme edhe pse i llaston punonjësit e saj me benefite. Tetë vjetë pas daljes nga garazhdi ku lindi Google do kalojë shumën e 10 miliardë USD për shitjet për vitin 2006 . marxhinat operues i ka tek 35% dhe e përfundoi semestrin e tretë me 10.4 miljard USD para të thata. Vlera e aksioneve është katapultuar nga 85 USD para dy vjetëve, tek 483 USD kohët e fundit. Prandaj pyetja duhet shtruar, është kultura e Google shkatkarja e këtij suksesi apo rezultat i tij? me fjalë të tjera është Google një vend pune fantastik sepse aksioni ka vlerën 483 USD apo mos vallë vlera e një aksioni është 483 dollarë sepse Google është një vend pune i shkëlqyer?
Që nga dita e saj e parë Google ka qënë si një zgjatim i katedrës së shkencave Kompjuterike të Universitetit Stanford, në të cilin, themeluesit Page dhe Brin, dhe shumë shumë punojës të tjerë kanë qënë studentë. Edhe sot e kësaj dite ata i ngjeshin punonjësit në kuba të ngushtë dhe zyra të përbashkëta, dhe do të bënin kështu edhe sikur të kishin më shumë hapsirë, sepse Page-it (Pejxh) një aderues i “office flow” (rrjedha e zyrës) i pëlqen ideja e rikrijimit të ambientit të universitetit në të cilin ai dhe Brin/wp-content/up shkruajtën kodin për modelin fillestar të motorit të kërkimit Google. Nuk ka qënë e vështirë për drejtuesit e Google të thyejnë rregullat tradicionale të kompanive pasi as njëri as tjetri nuk kanë patur ndonjëherë ndonjë punë “full time”.
Google numëron tani diku tek 10,000 punonjës dhe kompania ka zyra plot me njerëz në Bangalore, New York City dhe Irvine, Kaliforni mes shumë qytetesh të tjerë, por kampusi qëndror të jep atë ndjesinë sikur je në univesitetin më me tru që mund të imagjinohet, një universitet ku çdo djalosh ka boll para të blejë një makinë sportive, por ku megjithatë preferohen hibridët në vend të makinave të shpejta.Një tjetër ngjashmëri me universitetin? Googlerët e rinj, Nooglerët, vënë rreth 15 paund peshë kur fillojnë pune, e gjitha kjo prej ushqimeve.
artikulli i plotë dhe informacione të mëtejshme mund të gjenden ketu.



3 March 2007 @ 9:52 pm
Blendi,te kujtohet ai muhabeti i ‘pillolave’ (Blu/Kuq)…….s’te duket i realizuar ne kete ambjent??
3 March 2007 @ 10:05 pm
Pikerisht, ideja per google erdhi nga dy cuna fare te rinj, pa asnje eksperience as korporate as administrative, por me vizion ama, qe punojne per te ndyshuar boten - goxha me te frymezuar se inxhinjeret e Microsoft qe punojne per te mbrojtur monopole te vjeteruara. Suksesi i Google i duhet adresuar ambientit shume te lirshem qe kane krijuar. keta jane jashte kornizave dhe duket se funksionon per mrekulli.
3 March 2007 @ 10:25 pm
Eshte nje treshe komike italiane(’Le iene’ ) qe ne nje emision qe kane ne radioDJ po tregonin para ca ditesh:
-Ishim ne nje konference te Sky(televizioni satelitar) dhe po flisnim me nje burre te pashem,te veshur ‘giaca e cravata’,duke kujtuar se ishte ai perfaqesuesi i Fox International dhe kur dikush na solli kafet,i thame qe te na i linte mbi tavoline….mbasi e pyetem gjate e gjere ate zoterine,ai na u drejtua:
-po perse nuk pyesni direkt drejtorin e pergjithshem te FOX-it??
Ai djali 32 vjecar… ishte drejtori i pergjithshem(amministratore delegato) i nje prej kanaleve me te shikuara ne bote
Ata e lidhnin kete fakt dhe me moshen e politikaneve…..A s’eshte koha qe te ikin ‘mumjet’ dhe nga politika??
3 March 2007 @ 10:29 pm
Rinia te mos jete vetem e ardhmja por edhe e tashmja!
3 March 2007 @ 10:42 pm
Rinia e ka menien te eurovizioni…
3 March 2007 @ 11:54 pm
Eshte fantastike kjo qe solli Blendi.Nuk mund te kete ambjent me stimulues e ne e paç gjekundi ndonje ide ne keto kushte te del se s’ben
4 March 2007 @ 12:02 am
Ne vitet 50-70 industria e automobilave ne Amerike po ecte shume mire. Sindikatat kerkuan kushte me te mira per punojsit, pesione etj etj. Kompanite meqense ecnin shume mire plotesuan jo vetem kerkesat e sindikatave por edhe me shume. Punetoret e GM dhe Ford ishin me te paguarit ne Amerirke.Mirpo ja erdhi globalizmi, Japonia filloj te konkuroj ne tregun e makinave, shpenzimet per punojsit ishin shume shume shume me te vogla se ne amerike dhe sot GM Ford Christler etj kane nje borxh maremendes ne pensionet e punojsve, pagesat e tyre eshte shume veshtire te ulen, dhe konkurenca ben te sajen. Japoni ( toyota, nissan etj )po hap fabrika ne shtetet amerikane ku Ford, GM po i mbyll ato. Gjella me kripe dhe kripa me karar
4 March 2007 @ 1:12 am
Nje djale qe shkruan ndonjehere te peshku ka punuar te Google ne vere, dhe te gjitha keto qe thuhen ketu jane te verteta, ai e ngrinte ne qiell kompanine. Do iki dhe kete vere me sa di une.
4 March 2007 @ 4:49 am
ah mo blendi na hape oreksin tani. po fole per ushqim, me erren syte e nuk e kupoj me se cfare po lexoj. lol
me sa di une te tere “revolucionaret” e botes kompjuterike kane qene teper te rinj e te fresket. por politika eshte si sushi, vertet gatuhet nga peshk i gjalle e i fresket, por duhet pergatitur me mjeshteri ama.
4 March 2007 @ 7:58 am
… kjo eshte kryeveper kshu nga jashte. E vetmja gje eshte qe duke patur gjithe keto eshte me e thjeshte ti mbash njerezit te punojne 24/7: dhe arrihet synimi i “byrose” qe njerezit te ‘plotesojne’ cdo nevoje brenda dhe te jene disponibel me shume se 8 apo 10 ore ne dite. Kane krijuar kushte te mira pune, por qe njerezit te japin ‘their best’ duhet te ndihen mire ne teresi - teresia nuk gjendet vetem tek kushtet e permendura me siper. Nje moment veleritesh… si me cdo gje tjeter.
Per mendimin tim se kane te gjate… dhe jo prej gotes gjysem bosh por prej thjeshte natyres njerezore…
4 March 2007 @ 5:02 pm
Tomi,
kompanite amerikane gjenden akoma ne fund te humneres sepse per shume kohe prodhuan mall skarco ne nje treg te mbyllur dhe jo sepse i plotsuan kushtet puntoreve te tyre..
12 May 2007 @ 1:56 pm
http://www.djiliri.ilirus.com/ djiliri web page
12 May 2007 @ 2:04 pm
Lere se qeke (c) dhe nuk u beka shaka me ty.
12 May 2007 @ 2:49 pm
Google eshte kompania me e mire ne bote per te punuar. Ka rrogat, benefits, kushtet e punes me te mira se kudo gjetke.Po ushqimi? Kete te fundit e di se nje kolegia ime e punes ka gocen qe punon per Google ne Irvine, CA. Kjo goca aktualisht eshte bere milionere vetem nga stoqet e Google. Ka mbaruar te njejten shkolle me themeluesit e Google. Stanford University for Computer Science. Gjithe ato qe marrin nje degree te tille, i kane dyert e hapura tek Google-i. Kur shkuam njehere per pune ne Irvine, i beme nje vizite te puna. Kjo kolegia ime ne fakt vdes per ushqim falas aq sa e bija i thosh ” boll moj mama se na turpurove”. Atje ato kishin bere per vizitoret nje glob shume te madh dhe per cdo klik ne Google kishte nje drite te vogel te ndezur. Ishte fantastike.
12 May 2007 @ 2:55 pm
Ku punon ?
- Ne “gugl”.
Cer pune ban?
- Guzhinjer .
12 May 2007 @ 3:10 pm
edhe ?
njeri e kishte babin instrumentist. tek selvia. me bilbil.