Kërkesa e plotë e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Ministrit Basha
REPUBLIKA E SHQIPËRISËPROKURORI I PËRGJITHSHËM
Nr_____Prot. Tiranë ____.____.2007
L E N D A: Kërkohet autorizim për procedim penal ndaj deputetit zotit Lulëzim Basha
KUVENDIT TË SHQIPËRISË
T I R A N Ë
Të nderuar deputetë !
Në datë 09 Mars 2007, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.893 për veprën penale të shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim, vepër penale e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe që bën fjalë për shkelje të kryera nga zyrtarët e strukturave të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit gjatë financimeve të kryera për ndërtimin e rrugëve të ndryshme kombëtare dhe kryesisht për financimet e kryera për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë.
Bazuar në hetimet e kryera Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arritur në konkluzionin se gjatë procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e firmës që do ndërtonte segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, gjatë procedurave të ndjekura për lidhjen e kontratës me subjektin fitues dhe gjatë zbatimit të kësaj kontrate, punonjës të administratës shtetërore kanë konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Mbi këtë bazë janë marrë të pandehur disa zyrtarë të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
Nga Prokuroria e Tiranës është arritur gjithashtu në konkluzionin se përgjegjës për shkeljet e konstatuara është edhe ish-Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe njëkohësisht deputet, zoti Lulzim Basha.
Bazuar në nenin 141 të Kushtetutës, në nenin 13 të ligjit Nr.8737 datë 12.02.2001 “Për Organizmin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” dhe nenin 74 të Kodit të Procedurës Penale, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm është kompetente për ushtrimin e ndjekjes penale ndaj deputetëve. Në këto kushte me vendimin e datës 07.09.2007, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka shpallur moskompetencën, duke kaluar aktet Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.
Pas një muaj vlerësimi dhe hetimesh të kryera nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm është provuar se Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve ka kryer procedurat për përzgjedhjen e subjektit që do të ndërtonte segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, ka kryer procedurat për pregatitjen dhe lidhjen e kontratës me subjektin e shpallur fitues dhe më pas Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka ndjekur ecurinë e zbatimit të punimeve. Për realizimin e këtij procesi nga kjo ministri janë pregatitur dhe paraqitur për miratim disa vendime të Këshillit të Ministrave. Vendimet e miratuara kanë të bëjnë me përzgjedhjen e firmës konsulente për organizimin e procedurave të prokurimit dhe pregatitjen e kontratës të zbatimit të punimeve, si dhe me përcaktimin e firmës fituese dhe miratimin e kontratës për zbatimin e punimeve.
Segmenti rrugor Rrëshen-Kalimash përbën pjesën qëndrore të autostradës Durrës-Kukës-Morinë. Ndërtimi i këtij segmenti rrugor është parashikuar të realizohet totalisht me fonde buxhetore.
Kjo rrugë sipas projekt-idesë, të hartuar pas lidhjes së kontratës dhe fillimit të punimeve, është parashikuar të jetë 65.1 km i gjatë dhe është ndarë në tre segmente të vecanta.
1. Rrëshen-Reps 19 km
2. Reps-Thirra 27 km
3. Thirra-Kolsh 19.1 km, nga të cilat 5.6 km tunel.
Pregatitja e procedurave të përzgjedhjes së firmës që do të ndërtonte rrugën, shpallja e firmës fituese, pregatitja e projekt kontratës dhe negocimi i cmimeve të saj janë bërë nga shoqëria “Ecorys Group”, me qëndër në Rotterdam të Hollandës, e cila bazuar në VKM Nr.481 datë 14.06.2006 i ka rekomanduar Drejtores së Përgjithshme të Rrugëve shpalljen fitues dhe lidhjen e kontratës me shoqërinë e përbashkët amerikano-turke “Bechtel Inc.-Enka”. Kontrata është lidhur me datën 06.10.2006.
I. Hetimet e deritanishme kanë provuar se është ndjekur kronologjikisht procedura për përzgjedhjen dhe pagesën e firmës konsulente “Ecorys Group” si më poshtë:
Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.460 datë 10.07.2006 “Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejt” për shërbim konsulence, për pregatitjen e termave të prokurimit publik/konkurimit ndërkombëtar, vlersimin, përzgjedhjen dhe negociimin e kontratës për ndërtimin e seksionit qëndror të autostradës Durrës-Kukës-Morinë.” Në këtë vendim parashikohet detyrimet e paraqitura më lart për konsulentin dhe detyrimi i palës shqiptare për të paguar në favor të tij shumën 180 mijë Usd.
Mbi këtë bazë ka dalë Urdhëri i Prokurimit, i Drejtores së Përgjithshme të Rrugëve, Nr.113 datë 14.07.2006 për zbatimin e procedurave për lidhjen e kontratës me konsulentin Ecorys Group dhe me datën 20.07.2006 është lidhur kontrata ndërmjet Drejtores së Përgjithshme të Rrugëve Lejla Saraci dhe përfaqësuesit të “Ecorys Group”, Nienke Uil.
Në vijim Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.867 datë 27.12.2006 “Për një ndryshimin në VKM 460 datë 10.07.2006” dhe mbi këtë bazë është lidhur Aneks Kontrata e datës 29.12.2006 ndërmjet Drejtores së Përgjithshme të Rrugëve, Lejla Saraci dhe konsulentit Ecorys Group. Me anë të këtyre dy akteve pagesa në favor të konsulentit është rritur me 95 mijë Usd, duke arritur në total 275 mijë Usd. Kjo rritje është bërë pa ndryshuar detyrimet dhe te drejtat e palëve të parashikuara në kontratën e datës 20.07.2006.
Këshilli i Ministrave ka miratuar gjithashtu Vendimin Nr.526 datë 02.08.2006 “Për caktimin e anëtarëve të Komisionit Ndërkombëtar të Vlersimit për tenderin e hapur ndërkombëtar për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë.”. Në zbatim të këtij vendimi ka dalë Urdhëri Prokurimit Nr.1/4 datë 14.07.2006 i Drejtores së Përgjithshme të Rrugëve Lejla Saraci, për caktimin e anëtarëve të Komisionit të Vlersimit të Ofertave. Me anë të këtyre dy akteve janë caktuar anëtarët e komisionit që do të përzgjidhte firmën fituese për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Janë caktuar zotërinjtë Stephen Ragget (britanik), Gerald Scott (Amerikan), Pim Zoeteëeij (Hollandez), Mate Jurisic (Kroat) dhe Niko Naska (Shqiptar).
II. Hetimet e deritanishme kanë provuar se është ndjekur kronologjikisht procedura për përzgjedhjen dhe pagesën e firmës ndërtuese Bechtel Internacional, Inc. - Enka si më poshtë:
Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.481 datë 14.06.2006 “Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën e prokurimit “Tender i hapur ndërkombëtar, për ndërtimin me ritme të përshpejtuara” të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë.” Ky vendim përcakton procedurat dhe kriteret e vlersimit për subjektet që do marrin pjesë në tenderin e hapur ndërkombëtar.
Me datën 19.07.2006 është botuar në gazetën Financial Times “Ftesa për Ofertë” me objekt “Ndërtim rruga Rrëshen-Kalimash”.
Me datën 3.08.2006 janë paraqitur në ambjentet e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit shoqëritë e huaja “Al-Kharafi”, Bechtel-Enka”, “Konstruktor” dhe “Strabag”.
Me datën 4.08.2006 katër anëtarët shtetas të huaj të komisionit i kanë rekomanduar Drejtoreshës së Përgjithshme të Rrugëve Lejla Saraci, shoqërinë e përbashkët “Bechtel Internacional, Inc. – Enka” si shoqërinë më të vlersuar për të filluar negociatat, duke e vlersuar me 7.5 pikë nga 10 të mundshme. Në vend të dytë është klasifikuar shoqëria “Strabag” me 6.75 pikë.
Duke analizuar pikët që komisioni u ka dhënë dy konkurentëve më të mirë rezulton se shoqëria “Strabag” është vlersuar si shoqëria më e mirë për ndërtim tunelesh me 0.7 pikë nga 0.6 që i është dhënë shoqërisë “Bechtel-Enka”. Shoqëria “Bechtel-Enka” është vlersuar më mirë për eksperiencën në menaxhim të procesit të hartimit të projektit, me 1.2 pikë nga 0.9 pikë të “Strabag”, është vlersuar më mirë për përvojën në lidhje me kontrata me cmime për njësi, me 0.4 pikë nga 0.3 pikë të “Strabag” dhe është vlersuar më mirë për treguesin e cmimeve të ndershme, të arsyeshme dhe realizim në kohë të punës, me 1.1 pikë nga 0.8 pikë të “Strabag”. Pra rezulton se diferenca që e ndan shoqërinë “Bechtel-Enka” me shoqërinë “Strabag” vjen si rezultat i klasifikimit më mirë të saj në tregues që nuk kanë qënë pjesë e punës që do bënte sipërmarrësi, si dhe nuk kanë qënë të mundshëm të krahasohen. Treguesi i eksperiencës në projektime nuk ka pse të ndikojë në vlersimin sepse projektimin e rrugës nuk është duke e bërë sipërmarrësi, por po realizohet nga shoqëri të tjera. Treguesi i cmimeve të ndershme, të arsyeshme dhe realizimi në kohë i punimeve nuk mund të matej përsa kohë nuk kishte një projekt dhe nuk kishte volume pune. Shoqëria “Strabag” në ofertën e paraqitur thekson se ajo nuk mund të paraqesë cmime për zëra punimesh dhe afat për sa kohë që nuk ka një projekt dhe nuk janë përcaktuar volumet e punës që do kryhen. (Transaction Report, pika 4.6 Rezultatet e vlersimit dhe rekomandimi për negociata, tabela 4.1)
Në vazhdim Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.651 datë 27.09.2006 “Për miratimin e projektkontratës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë së përbashkët “Bechtel Internacional, Inc. – Enka” për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë.” Kontrata është firmosur nga palët me datën 06.10.2006. Sipas kontratës vlera e synuar për ndërtimin e këtij segmenti rrugor është 418 333 986 Eur, por kjo vlerë në varësi nga volumet e punës mund të ndryshojë dhe nuk është e detyrueshme për zbatim nga palët.
III. Gjatë procedurave të përshkruara më sipër janë konstatuar shkelje të shumta ligjore, të cilat kanë sjellë humbje të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.
1. Janë miratuar nga Këshilli i Ministrave Vendimet Nr.481 datë 14.06.2006, Nr.460 datë 10.07.2006, Nr.526 datë datë 02.08.2006, Nr.651 datë 27.09.2006 dhe Nr.867 datë 27.12.2006. Nga verifikimet e kryera në Qëndrën e Publikimeve Zyrtare rezulton se nga Këshilli Ministrave janë dërguar për botim dhe janë botuar në Fletoren Zyrtare vetëm vendimet Nr.526 dhe Nr.651, pra vendimi që cakton anëtarët e komisionit që do përzgjedhë firmën fituese dhe vendimi që miraton kontratën me sipërmarrësin, ndërsa kontrata nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare. Mospublikimi i këtyre vendimeve është një veprim në kundërshtim me nenin 117/1 të Kushtetutës ku thuhet se aktet normative të Këshillit të Ministrave marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen në Fletoren Zyrtare.
Nga ana tjetër nxjerrja e këtyre vendimeve nuk është bërë në zbatim të ndonjë ligji, i cili duhet të autorizojë nxjerrjen e aktit nënligjor, të përcaktojë organin kompetent (në rastin tonë KM) cështjet që duhen rregulluar, si dhe parimet mbi bazën e të cilave nxirren këto akte.
Një situatë e tillë antikushtetuese e bën të atakueshëm ligjërisht në cdo moment procesin e vendimarrjes të autoriteteve shqiptare në lidhje me procedurat e ndjekura për këtë rast.
Prokuroria ka marrë vendim sekuestrimi për gjithë dokumentacionin që lidhet me miratimin e këtyre vendimeve dhe që ndodhet në Këshillin e Ministrave. Nga dokumentacioni i kërkuar Sekretari i Përgjithshëm i Këshilli i Ministrave nuk ka pranuar që të vërë në dispozicion të hetimit proces verbalet e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave. Oficerët e policisë gjyqsore nuk janë lejuar të hyjnë në aparatin e Këshillit të Ministrave për të sekuestruar dokumentacionin. Me gjithë kërkesat tona të vazhdueshme akoma dhe sot nuk na janë vënë në dispozicion këto proces verbale.
2. Përzgjedhja e konsulentit “Ecorys Group” është bërë në shkelje të ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi. Përzgjedhja e tij ka qënë e paracaktuar nga zoti Lulëzim Basha. Ky subjekt është favorizuar duke u shpallur fitues pa konkurim dhe nga ana tjeter është favorizuar duke e paguar më shumë se kishte kërkuar vetë ai. Kjo provohet nga argumentat e paraqitura më poshtë :
a) Në relacionin që shoqëron projekt vendimin e paraqitur për miratim në Këshillin e Ministrave, zoti Lulëzim Basha thotë se shoqëria “Ecorys Group” është zgjedhur nga një listë prej 5 shoqërish të sugjeruara nga ekspertë të Bankës Botërore. Nuk ka asnjë dokument apo dëshmi që të provoje se cili ekspert i Bankës Botërore ka bërë sugjerimin, kush janë shoqëritë e tjera të sugjeruara, cilat janë ofertat e tyre financiare. Për më tepër Banka Botërore në deklarimet që ka bërë në shtyp ka mohuar pjesmarrjen e saj në këto procedura. Nga hetimi është provuar që në të gjitha rastet që shoqëria “Ecorys Group” ka kontaktuar me autoritetet shqiptare deri në momentin e lidhjes së kontratës, ka komunikuar drejtpërdrejt me zotin Lulëzim Basha.
b) Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.481 datë 14.6.2006, i cili përcakton procedurat dhe kriteret për vlersimin e firmës që do ndërtojë rrugën Rrëshen-Kalimash, përmend në përmbajtje të tij se komisioni për vlersimin e firmës fituese do të asistohet nga konsulenti “Ecorys Group”. Pra rezulton se konsulenti ka qënë i përcaktuar 20 ditë para së të miratohej me VKM 460, dt. 10.07.2006 dhe më shumë se një muaj para se të lidhej kontrata me të (kontrata dt. 20.07.2006).
c) Anëtarët e Komisionit që do vlersonin ofertat e subjekteve pjesmarrës në tender i janë propozuar zotit Lulëzim Basha nga konsulenti “Ecorys Group” me datën 1.08.2006 dhe janë miratuar me VKM Nr.526 dt. 02.08.2006. Ndërkohë Drejtorja e Përgjithshme e Rrugëve, Lejla Saraci, kishte nxjerrë Urdhërin e Prokurimit Nr.1/4 dt. 14.07.2006, në të cilin përcaktohen anëtarët e komisionit që do vlersojnë ofertat e subjekteve pjesmarrëse në tender. Pra rezulton se anëtarët e komisionit (të cilët do t’i përzgjidhte konsulenti) kanë qënë të përcaktuar një javë para se të lidhej kontrata me konsulentin dhe 18 ditë para së të propozoheshin nga konsulenti dhe të miratoheshin me VKM Nr.526 dt.02.08.2006.
d) Procedurat e miratimit të konsulentit Ecorys Group dhe pagesa e parashikuar në favor të tij janë kundërshtuar nga Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik, si të pabazuara në ligj.
Ministri i Financave me shkresën Nr.5260/1 dt. 14.07.2006 i kthen përgjigje zotit Lulëzim Basha se procedurat e propozuara për lidhjen e kontratës me konsulentin Ecorys Group janë në kundërshtim me ligjin “Për Prokurimin Publik”.
Drejtorja e Agjencisë së Prokurimit Publik me shkresën Nr.10336/1 dt. 07.07.2006 e kundërshton propozimin e zotit Lulëzim Basha për lidhjen e kontratës së drejtpërdrejt me konsulentin, duke argumentuar se mungon relacioni i hollësishëm i përllogaritjes së fondit limit në shumën 180 mijë Usd, arsyet e përzgjedhjes së këtij subjekti dhe dokumentacioni ligjor i tij.
Me datën 10.07.2006 zonja Patricia de Jonge, me detyrë punonjëse finance në shoqërinë Ecorys Group, i dërgon zotit Lulëzim Basha (në fax. Nr. 355 42 32 389) ofertën financiare të shoqërisë Ecorys Group për shërbimin që do kryente në favor të ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash. Vlera e kërkuar nga shoqëria “Ecorys Group” ishte 180 mijë Usd, pra aq sa kishte propozuar zoti Lulëzim Basha në projekt vendimin e paraqitur për miratim. Kjo ofertë i vihet në dispozicion Agjencisë së Prokurimit Publik, e cila përsëri kundërshton miratimin duke argumentuar se mungojnë relacioni i hollësishëm i përllogaritjes së fondit limit, ofertat nga kompani të tjera të njohura, arsyet e përzgjedhjes së kësaj shoqërie nga shoqëritë e tjera dhe dokumentacioni ligjor i shoqërisë “Ecorys Group”.
Megjithë mangësitë ligjore të evidentuara, zoti Lulëzim Basha vazhdon procedurat dhe realizon lidhjen e kontratës me subjektin “Ecorys Group”.
Si konkluzion mund të themi se “Ecorys Group” është një shoqëri e përzgjedhur nën ndikimin e drejtpërdrejtë të zotit Lulezim Basha. Nga ana tjetër përzgjedhja e saj është bërë në kundërshtim me ligjin Nr.7971 dt. 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, sepse mungon argumentimi i fondit limit prej 180 mijë Usd, mungojnë ofertat nga kompani të tjera, si dhe mungon dokumentacioni ligjor i subjektit “Ecorys Group”. Akoma dhe sot nuk disponohet asnjë dokumentacion ligjor i shoqërisë “Ecorys Group”.
Kontrata e lidhur me shoqërinë “Ecorys Group” ka përfunduar me datën 30.09.2006. Gjatë periudhës 20 korrik deri 30 shtator 2006 shoqëria “Ecorys Group” ka asistuar në përzgjedhjen e firmës që do ndërtonte rrugën Rrëshen-Kalimash dhe në negocimin e kontratës që Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka lidhur me subjektin fitues për ndërtimin e rrugës. Për këto dy detyra ka përfituar shumën prej 180 mijë Usd.
Megjithëse kontrata me konsulentin ka përfunduar në 30 shtator 2006, me kërkesën e zotit Lulëzim Basha realizohet në ditët e fundit të muajit dhjetor 2006 një shtesë në kontratën e lidhur me konsulentin. Me inisiativën e zotit Lulëzim Basha miratohet VKM Nr.867 dt. 27.12.2006 dhe më pas Aneks Kontrata e datës 29.12.2006 ndërmjet Drejtorisë të Përgjithshme të Rrugëve dhe konsulentit “Ecorys Group”. Shtesa e kontratës ka të bëjë me ndryshimin e pagesës në favor të subjektit “Ecorys Group”, duke e rritur pagesën nga 180 mijë Usd në 275 mijë Usd, pra 95 mijë Usd më shumë. Shtesa prej 95 mijë Usd përballohet nga fondet që Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit kishte në dispozicion për rrugët kombëtare. Kjo shtesë pagese bëhet pa ndryshuar kushtet e tjera të kontratës të datës 20.07.2006, pra pa ndryshuar të drejtat dhe detyrimet e palëve të përcaktuara në kontratën bazë. Një shtesë e tillë është krejtësisht e pajustifikuar dhe shuma prej 95 mijë Usd përbën dëm për buxhetin e shtetit.
3. Procedura e ndjekur për përzgjedhjen e firmës fituese për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash dhe lidhja e kontratës me këtë firmë për zbatimin e punimeve është kryer me shkelje të shumta ligjore, duke favorizuar subjektin sipërmarrës. Shkeljet e konstatuara kanë sjellë dhe dëme te konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit. Kjo provohet nga argumentat e paraqitura më poshtë :
a) VKM Nr.481 i propozuar nga zoti Lulëzim Basha, i cili përcakton procedurat që do ndiqen për përzgjedhjen e subjektit që do ndërtojë segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, është miratuar me datën 14.06.2006. Ndërkohë zoti Lulëzim Basha ka dërguar projekt vendimin përkatës për mendim në Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë dhe Agjencinë e Prokurimit Publik me shkresën Nr.7378 datë 14.07.2006, pra një muaj më vonë se është miratuar vendimi. Edhe në Këshillin e Ministrave projekt vendimi është dërguar për miratim nga zoti Lulëzim Basha me shkresën Nr.7378/5 datë 14.07.2006, pra një muaj pasi ishte miratuar Vendimi.
b) Bazuar në pikën 1/a të vendimit duhet të bëhej publikimi i kërkesës për shprehje interesi në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në Gazetën Zyrtare të Komisionit Europian dhe gazetën Financial Times. Rezulton se është bërë vetëm botimi në gazetën Financial Times të datës 19.07.2006. Nga ana tjetër ftesa dhe dokumentat nuk janë pregatitur edhe në shqip dhe botuar në një gazetë shqiptare, në kundërshtim me nenin 41/2 të ligjit Nr.7971 datë 26.07.1995 “Prokurimin Publik, i cili parashikon germën (a) se “ftesa për ofertë dhe dokumentat e tenderit duhet të jenë në shqip dhe në një gjuhë tjetër që përdoret gjerësisht në tregëtinë ndërkombëtare” dhe germën (b) se “ftesa për ofertë duhet të njoftohet në një gazetë që përdor po atë gjuhë që është përdorur në ftesë dhe që ka tirazh të mjaftueshëm për të tërhequr konkurrencën ndërkombëtare”. Këto shkelje ligjore kanë ndikuar në uljen e mundësive që të paraqiten sa më shumë subjekte të interesuara.
c) Vendimi Nr.481 datë 14.06.2006 ka përcaktuar si procedurë për organizmin e tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash procedurën “Tender i hapur ndërkombëtar”. Në këto kushte duhet të ishin zbatuar procedurat e parashikuara në ligjin Nr.7971 datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, kreu VII, ku parashikohet si duhet zhvilluar tenderi i hapur ndërkombëtar. Duke vlersuar procedurat e ndjekura nga Komisioni për shpalljen e firmës fituese rezulton se vlersimi është bërë vetëm mbi bazën e kurrikulum vitae të shoqërive që kanë marrë pjesë. Asnjë nga shoqëritë e huaja nuk ka paraqitur ofertë me cmim mbi bazën e të cilës do të shpallej fituesi. Kjo sepse nuk i është kërkuar një gjë e tillë dhe se nuk ka patur fond limit, nuk ka patur projekt të rrugës, etj.
d) Pretendohet se janë zbatuar procedurat e parashikuara nga modeli ndërkombëtar FIDIC (Internacional Federation of Consulting Engineers). Një gjë e tillë nuk është e vërtetë sepse procedurat e parashikuara nga modeli FIDIC parashikojnë dy faza. Fazën e parakualifikimit, në të cilën bëhet një përzgjedhje e shoqërive mbi bazën e eksperiencës dhe kapaciteteve të tyre, si dhe faza e tenderimit, në të cilën subjektet e kualifikuara nga faza e parë paraqesin ofertat e tyre financiare, bazuar në volumet e punës dhe projektin e veprës. Ofertat e paraqitura në këtë rast vlersohen nga komisioni duke përcaktuar shoqërinë fituese. Në rastin objekt hetimi është zhvilluar vetëm faza e parë, parakualifikimi, dhe pastaj është negocuar dhe lidhur kontrata me shoqërinë Bechtel-Enka, pa patur projekt dhe volume pune. Pra rezulton se nuk janë zbatuar as procedurat e modelit ndërkombëtar FIDIC.
e) Nga hetimi është provuar se shoqëria konsulente ka patur konflikt interesi me shoqërinë Bechtel-Enka, të cilën e ka rekomanduar si fituese. Rezulton se shoqëria “Ecorys Group” në bashkëpunim me shoqërinë “Parsons Brinckerhoff” janë aktualisht konsulentë dhe i ofrojnë asistencë teknike Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit. Rezulton se shoqëria “Parsons Brinckerhoff” është një shoqëri që ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me shoqërinë Bechtel Inc. për punime civile të kryera në qytetin Boston të SHBA. Gjatë periudhës që shoqëria konsulente po kryente procedurat e përzgjedhjes dhe negocimit të kontratës me shoqërine Bechtel, ajo ka qënë njëkohësisht së bashku me shoqërinë “Parsons Brinckerhoff” duke konkuruar në zyrat e Delegacionit Europian në Tiranë për të fituar të drejtën e konsulentit në Ministrinë e Punëve Publike e Transportit. Pra rezulton se veprimtaria e shoqërisë Ecorys Group gjatë procedurave të përzgjedhjes dhe negocimit të kontratës me shoqërinë që do ndërtonte segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash ka qënë në konflikt të hapur interesi. Një fakt i tillë duhet t’u kishte shërbyer strukturave të ministrisë për ta përjashtuar subjektin konsulent. Në realitet jo vetëm që nuk është përjashtuar, por është favorizuar hapur, duke lidhur kontratë të drejtpërdrejtë me të.
Në këto kushte rezulton se procedurat e realizuara për përzgjedhjen e shoqërisë sipërmarrëse kanë qënë në kundërshtim me përcaktimet e ligjit “Për Prokurimin Publik”, në kundërshtim me procedurat e modelit ndërkombëtar FIDIC dhe kanë favorizuar padrejtësisht shoqërinë e zgjedhur si sipërmarrëse për ndërtimin e rrugës.
f) Bazuar në VKM Nr.460 datë 10.07.2006 konsulenti “Ecorys Group” do të asistonte Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, përvec të tjerave, dhe në fazën e negocimit të kontratës me subjektin fitues. Nga deklarimet e Drejtoreshës së Përgjithshme të Rrugëve Lejla Saraci, rezulton se kontrata është pregatitur nga “Ecorys Group” dhe Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe asaj i është vënë në dispozicion për firmosje vetëm pasi është miratuar me VKM. Pra rezulton se zoti Lulëzim Basha, si drejtues i Ministrisë, ka qënë i përfshirë drejtpërdrejt në pregatitjen dhe diskutimin e kushteve të kontratës. Kontrata në vetevete përmban një numër të konsiderueshëm shkeljesh të ligjeve në fuqi, shkelje që po i paraqes në vazhdim.
g). Kontrata është miratuar pa patur një projekt përfundimtar të detajuar për zbatim dhe në kushtet e mungesës së oponencës teknike për projektin që do zbatohet. Kjo është në kundërshtim me ligjin Nr.8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, neni 5, 6, si dhe me ligjin Nr.7971 datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”.
Pretendohet se kontrata është lidhur duke u bazuar në modelin e kontratës tip FIDIC. Edhe në këtë rast duhet të themi se nuk është zbatuar modeli FIDIC i kontratës. Kjo për faktin se jemi në kushtet kur mungon projekti teknik, mungojnë volumet e punës që do kryhen dhe vlera e sipërmarrjes. Të gjitha këta elementë janë të domosdoshëm në kontratat e modelit FIDIC, por mungojnë në kontratën e lidhur me shoqërinë sipërmarrëse për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash.
h). Bazuar në shtojcën 9 të kontratës rezulton se rruga Rrëshen-Kalimash do jetë e gjatë 57 km, e ndarë në tre segmente. Rrëshen - Reps 18 km, Reps – Thirra 27 km dhe Thirra – Kolsh 12 km (këtu përfshihet dhe tuneli). Afati përfundimtar i përfundimit të projektit për të tre segmentet ishte parashikuar data 31 mars 2007.
Instituti i Ndërtimeve në Janar të vitit 2007, ka bërë oponencën teknike për tre segmentet e kësaj rruge bazuar në projekt ide. Sipas oponencës rezulton se gjatësia e rrugës, bazuar në projekt ide, është parashikuar të jetë 65.1 km e gjatë dhe ndarë sipas tre segmenteve të vecanta do të jetë, Rrëshen-Reps 19 km, Reps-Thirra 27 km dhe Thirra-Kolsh 19.1 km, nga të cilat 5.6 km tunel. Pra kemi një rritje të gjatësisë së rrugës prej 8 km më shumë sa ishte parashikuar në kontratë. Akoma dhe sot nuk është përfunduar projekti i plotë i kësaj rruge.
i). Kontrata është lidhur pa patur të përcaktuar një fond limit. Kjo në kundërshtim me ligjin Nr.7971 datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”. Lidhja e kontratës është bërë me cmime për njësi të synuara, me vlerë të synuar prej 418 333 986 Eur. Një zgjidhje e tillë nuk bazohet në asnjë nga ligjet në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
Sipas relacionit të paraqitur nga zoti Lulëzim Basha para Këshillit të Ministrave, rezulton se cmimet për njësi janë negociuar me sukses dhe është arritur në nivel të kënaqshëm të termave të kontratës (përfshirë cmimet për njësi) mbështetur në modelin ndërkombëtar FIDIC.
Bazuar në hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se cmimet për njësi të vendosura në kontratë janë propozuar nga shoqëria sipërmarrëse dhe janë pranuar nga investitori si “të arsyeshme dhe të ndershme” pa u ndryshuar fare. Ky fakt konfirmohet nga raporti përfundimtar i shoqërisë konsulente Ecorys Group. Në pikat 25, 26 dhe 27 të “Transaction Report” (pregatitur nga Ecorys Group) thuhet se i është kërkuar shoqërisë sipërmarrëse të paraqesë cmimet për njësi dhe një vlerë të synuar për përfundimin e punimeve. Cmimet e paraqitura dhe vlera e synuar i janë nënshtruar një vlersimi nga shoqëria sllovene DDC, e cila në përfundim ka vlersuar se janë të ndershme dhe të arsyeshme duke patur parasysh dhe mungesën e projektit. Mbi këtë bazë janë pranuar në kontratë cmimet për njësi dhe vlera e synuar që ka propozuar sipërmarrësi. Pra rezulton se kemi “negocim të cmimeve”, duke pranuar pa ndryshuar asnjë nga cmimet e paraqitura nga sipërmarrësi. Edhe këtu duket hapur favorizimi që i është bërë subjektit sipërmarrës.
Duke vlersuar kontratën rezulton se cmimet për njësi janë rekomanduese dhe mund të ndryshohen në negociata ndërmjet porositësit dhe sipërmarrësit, (Shtojca 1, paragrafët i dhe ii). Ky fakt dhe nga ana tjetër mungesa e projektit përfundimtar i japin mundësi shoqërisë sipërmarrëse të rrisë në mënyrë të pakontrolluar shumën e parave që duhen për përfundimin e kësaj rruge.
Nga akti i ekspertimit tekniko-vlersues të administruar në dosje rezultojnë disa konkluzione si:
1- Pagesa e infrastrukturës nga sipërmarrësi është vlersuar 10 % të vlerës së përgjithshme, në një kohë që në praktikën shqiptare kjo masë vlersohet me 2.1 % të vlerës së përgjithshme.
2- Vlersimi i cmimeve të betoneve është bërë afërsisht 2 herë më i lartë se cmimet e përdorura në betonime nga firmat shqiptare.
3- Ka zëra punimesh që përsëriten në dy forma, si p.sh. Analiza Nr.5a; Analiza 6 deri në analizën 11.
4- Nuk është pasqyruar TVSH prej 20%, si element i domosdoshëm i vendosur nga ana e ligjit tatimor në Republikën e Shqipërisë.
Nga llogaritjet e kryera nga ekspertët rezulton se cmimi i synuar i kontratës duhet të ishte 226 473 494 Eur, ose 191 860 492 Eur më pak se cmimi i negociuar dhe parashikuar në kontratën e miratuar.
Pra nga negociatat e realizuara për vlerën e synuar rezulton e pajustifikuar një shumë prej 191 860 492 Eur, e cila përbën dëm për buxhetin e shtetit. Kjo vlerë përbën 84.7 % më shumë se vlera që duhet të kishte kontrata dhe është rritje e pajustifikuar e cmimit të synuar të kontratës. (shuma e pajustifikuar e cmimeve 191860492 Euro / vlera që duhet të ishte 226473494 Euro x 100 = 84.7 %)
Deri tani është përfunduar projekti i segmentit Rreps-Thirre (27 km) duke përcaktuar një vlerë prej 187 milion Euro për ndërtimin e këtij segmenti. Për dy segmentet e tjera projekti është në përfundim e sipër. Duke marrë për bazë rekomandimet e oponencës teknike të bërë nga Insituti i Ndërtimit mbi bazën e projekt idesë, segmenti Thirre – Kolsh (19.1 km, nga të cilat 5.6 km janë tunel) mund të kushtojë rreth 460 milion Euro. Nuk është përcaktuar akoma ndonjë vlerë për segmentin Rrëshen – Rreps. Në këto kushte vetëm për dy segmente të rrugës kemi një rritje totale të vlerës fillestare të synuar të kontratës në shumën rreth 229 milion Eur (647 milion Euro – 418 milion Euro) Kjo rritje do të jetë edhe më e madhe kur të realizohen projektet përfundimtare për gjithë rrugën.
Duke analizuar të dhënat e mësipërme rezulton se si rezultat i alikimit të cmimeve të pabazuara kemi një rritje të pajustifikuar prej 84.7 % të vlerës fillestare të kontratës. Duke përdorur të njëjtën analizë rezulton se rritja prej 229 milion Euro e vlerës fillestare nga projektet e pranuara nga oponenca teknike ka 84.7 % të saj të pajustifikuar. (229 milion x 84.7 % = 194 milion ) Në këto kushte dëmi i shkaktuar shkon në shifrat rreth 385 milion Euro, ( 191 milion + 194 milion ) vetëm për dy segmente të kësaj rruge. Megjithatë këto shifra duhet t’i nënshtrohen hetimit të metejshëm, pasi të merren edhe pretendimet e personave përgjegjës.
h). Kontrata është lidhur dhe ka filluar të zbatohet pa patur një supervizor për mbikqyrjen e punimeve. Kjo është në kundërshtim me ligjin Nr.8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, neni 7. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ja ka deleguar provizorisht detyrën e mbikqyrjen kompanisë projektuese të tunelit Sceteurote deri në përfundimin e procedura të përzgjedhjes së supervizorit. Procedurat e lidhjes së kësaj kontrate janë bërë në mënyrë të kundraligjshme, pa tender nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Pretendohet se është bërë shtesë kontrate mbi kontratën e projektimit, por një veprim i tillë është i kundraligjshëm sepse projektimi dhe supervizioni janë dy kontrata të ndryshme, të cilat nuk mund të vijnë në vijim të njëra tjetrës. Edhe legjislacioni në fuqi nuk lejon që projektuesi dhe supervizori të jenë i njëjti subjekt. Një situatë e tillë lë vend për abuzime gjatë kryerjes së punimeve.
i). Në kontratë (neni 12.3, f) parashikohet se porositësi (Drejtoria Përgjithshme e Rrugëve) është përgjegjës të paguajë autoritet përkatëse për të gjitha taksat doganore, taksat dhe tatimet për pajisjet e sipermarrësit dhe punëve të përkohshme në emër të sipërmarrësit dhe duhet të sigurojë që këto taksa e tatime të paguhen brenda periudhës kohore të kërkuar nga legjislacioni shqiptar. Pra rezulton se kontrata përjashton sipërmarrësin nga pagimi i disa taksave dhe tatimeve dhe ja ngarkon këtë pagesë autoriteteve shqiptare. Kjo është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenin 155, i cili thotë se “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.”
j). Kontrata ka lejuar dhënien e paradhënies në favor të sipërmarrësit pa patur garanci të mëparshme dhe pa filluar punimet. Rezulton se janë dhënë paradhënie pa kryer punime rreth 6 miliard lekë ( mbi 55 milion Eur ). Bazuar në deklarimet e drejtuesit të projektit të shoqërisë, pagesat paraprake janë përdorur nga shoqëria për të siguruar pajisjet e ndërtimit, sheshin e ndërtimit dhe facilitetet e nevojshme për ndërtimin e autostradës. Pagesat paraprake do të kthehen nga sipërmarrësi gradualisht duke zbritur 12% të vlerës për cdo faturë punimesh të paraqitur më vonë. Konkluzioni që arrihet në këtë rast është se sipërmarrësi me paradhënien që i është paguar ka siguruar mjetet e nevojshme për ndërtimin e rrugës dhe ka paguar garancitë bankare të nevojshme. Me një mënyrë të tillë pagese paradhënie duket qartë favorizimi që i është bërë sipërmarrësit.
Nga verifikimi në Degën e Thesarit rezulton se nga lidhja e kontratës dhe deri në fund të muajit 15 Shtator 2007 sipërmarrësit i janë paguar 15 879 354 663 lekë.
Përvec sa më sipër në procedurat e ndjekura konstatohen dhe shkelje të tjera ligjore që kanë të bëjnë me mungesën e lejes mjedisore, mungesën e lejes gjeologjike, etj.
Si konkluzion mund të themi se kontrata favorizon dukshëm subjektin sipërmarrës në dëm të interesave të shtetit shqiptar. Mungesa e projektit dhe mundësia për ndryshimin e vazhdueshëm të tij, mungesa e supervizorit, mundësia e ndryshimit të cmimeve për njësi dhe si rrjedhim dhe ndryshimi i vlerës së përgjithshme të kontratës dhe shkeljet e tjera të përcaktuara më sipër i japin mundësi shoqërisë Bechtel Inc.-Enka që të kërkojë dhe marrë shuma parash të pakontrolluara nga shteti shqiptar.
Në një situatë të tillë shteti shqiptar nuk është në gjëndje të parashikojë me saktësi as shumën vjetore të parave të nevojshme për ndërtimin e kësaj rruge. Kjo provohet me faktin se në buxhetin e vitit 2006 fillimisht nuk ishte parashikuar asnjë fond për ndërtimin e kësaj rruge, por fondet jane shtuar gjatë vitit me buxhetin suplementar në shumën rreth 9 miliard lekë. Të gjitha këto para janë dhënë shoqërisë sipërmarrëse, por sic u provua më sipër pjesa më e madhe e tyre janë dhënë paradhënie, pa kryer punë.
Nisur nga shkeljet e shumta ligjore dhe dëmi financiar i konstatuar deri tani, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka konkluduar se hetimi duhet të zgjerohet dhe të vazhdojë të kryhet edhe për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal dhe veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
Bazuar në nenin 23 të Ligji Nr.9000 datë 30.01.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, hartimi i projekt akteve që shqyrtohen nga Këshilli i Ministrave bëhet nën mbikqyrjen e ministrit përkatës. Zoti Lulëzim Basha në kohën e pregatitjes dhe kryerjes së procedurave që u pasuan me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave kryente detyrën e Ministrit të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Ai është marrë personalisht me realizimin e këtij projekti, që nga organizimi i përzgjedhjes së konsulentit dhe deri në nënshkrimin e kontratës dhe modalitetet e fillimit të zbatimit të saj. Askush nga personat që kanë nënshkruar akte të caktuara nuk merr përsipër të jenë parashtruar variante apo të jenë diskutuar ato në drejtoritë e specializuara, por mjaftohen duke deklaruar se “me këtë punë është marrë Ministria”, fakt i cili përbën një indicje se “me këtë problem është marrë Ministri”, e dhënë e cila duhet të hetohet.
Drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve e pyetur si deklaruese lidhur me procedurën e ndjekur nga ana e tyre për pregatitjen e projekt vendimeve Nr.460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006 të Këshillit të Ministrave përgjigjet si vijon :
“Lidhur me këto VKM deklaroj se ato janë inicuar vetëm nga ana e Ministrisë së Punëve Publike dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve kanë ardhur vetëm vendimet e Këshillit të Ministrave pasi ato kanë kaluar të gjitha fazat dhe janë miratuar. Pra me procedurat e këtyre VKM Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve nuk është angazhuar fare. Nga ana e Drejtorisë Përgjithshme të Rrugëve ka qënë vetëm inxhinieri Ylli Gjoni, i cili ka qënë emëruar me gojë nga Ministri për të qënë person kontakti përfaqësues i DPRR për këtë projekt investimi. Ai vetëm ka qënë në dijeni për gjithshka ndodhte, por nuk ka patur asnjë kompetencë kontrolluese ose vendimarrëse.”
Edhe zoti Ylli Gjoni, i pyetur si deklarues, ka thënë se projekt vendimet e Këshillit të Ministrave janë inicuar nga Ministria e Punëve Publike, por nuk sqaron se cili ka qënë personi konkret në këtë Ministri i ngarkuar me këtë detyrë. Në vijim znj. Lejla Saraci shpjegon se me procedurat e redaktimit të kontratës së nënshkruar prej saj me autorizim, pas miratimit nga KM, është marrë konsulenti i huaj, i cili është paguar në shumën 220 mijë Euro. Pyetjes së cfarë dokumentacioni i është vënë në dispozicion shoqërisë konsulente dhe shoqërisë sipërmarrëse, ajo përgjigjet : “Nuk i kemi vënë asgjë në dispozicion pasi nuk na kanë kërkuar asgjë”. Zoti Andi Toma, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike në Ministri, i pyetur si deklarues shpjegon një situatë krejt tjetër. Ai deklaron se “… në rastin konkret gjykoj se projekt vendimet së bashku me relacionet përkatëse janë sërvirur nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe janë punuar nga Drejtoria e Shërbimeve Juridike, ku unë kam ushtruar detyrën e drejtorit.” Pra mbetet ende për qartësuar se si është e mundur që materialet të jenë vënë në dispozicion konsulentit dhe Drejtoria e Rrugëve, si organ i specializuar të mos ketë dijeni. Ose fakti që projekt vendimet të kenë dalë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, por drejtorja të mos ketë patur dijeni.
Në këto rrethana, provat e grumbulluara deri tani dhe sqarimi i fakteve të paraqitura më sipër e bëjnë të domosdoshme ushtrimin e ndjekjes penale ndaj zotit Lulëzim Basha. Zoti Lulëzim Basha është thirrur disa herë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor për t’u pyetur si deklarues, por nuk ka pranuar të paraqitet, duke ju shmangur hetimit. Zoti Lulëzim Basha është deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe si i tillë ai gëzon imunitet ndaj ndjekjes penale, bazuar në neni 73/2 të Kushtetutës.
Për sa më sipër, me qëllim që të vazhdojmë hetimet për veprat penale të mësipërme, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të përgjegjësisë ligjore të gjithë personave të përfshirë në shkeljet ligjore të konstatuara, bazuar në nenin 288/1 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë autorizim per procedim penal në ngarkim të deputetit te Kuvendit të Shqiperisë, Zotit Lulëzim Basha.
PROKURORI PERGJITHSHEM
THEODHORI SOLLAKU
15 October 2007 @ 11:00 pm
Tos Nano u denua me 12 vjet burg nen formulen: 1 dit burg =$3 USD
Sa vjet burg i bie te beje Luli i Vocerr?
16 October 2007 @ 1:35 pm
RROFSH Krasta!
Tani mund te diskutohet nese kerkesa eshte apo jo POLITIKE dhe nese parlamenti mund apo jo ta hedhe poshte ne nje menyre apo nje tjeter (sepse e vetjma arsye qe mund egzistoje per te mohuar hetimin eshte perndjekja politike ndaj deputetit)
16 October 2007 @ 2:27 pm
Mua kerkesa nuk me duket Politike por e argumentuar mire. Te mos harrojme se nuk eshte kerkese per ta rrasur Bashen ne burg por per te sqaruar me tej shkeljet dhe per ta vene perpara pergjegjesise si te barabarte perpara ligjit.
Per mendimin tim politizimi i ceshtjes do sherbeje per te fshehur fajtoret. E shoh si perplasje midis Shtetit te se Drejtes (qe enderrojme) dhe Shtetit Politik qe kemi.
16 October 2007 @ 2:38 pm
Nuk i dihet Blendi.
Mund te mos ndodhe kjo perplasje.
Une mbaj mend qe Berisha nuk dha asnje garanci per Bashen kur u pyet nga VOA.
16 October 2007 @ 3:07 pm
C’thua gene?
Edhe pse uroj te kesh te drejte me duket sikur perplasja ka filluar…Kerkesa e prokurorise eshte praktikisht “e ngrire” per tre javet e ardhshme…Hetimi ‘Sollaku 2′ ngjan si kundersulm karshi kesaj kerkese, kurse Presidenti duket i gatshem ta firmosi shkarkimin qofte edhe me sy mbyllur…une shoh te ravijezohet nje perplasje mes Institucioneve me natyre Profesionale dhe Institucioneve me natyre Politike.
16 October 2007 @ 3:17 pm
Pushteti i Berishes bazohet ne “ti mu gjunjezo mua dhe une te mbeshtes ty deri ne fund”.
Berisha nuk mund te lejoje qe te depertoje ideja qe ai nuk i mbron te vetet por, tani ka eksperience te mjaftueshme per te aplikuar recetat adhamudhiane (te dhemb nje sy? krehe te shpetoje tjatri!) aty ku duhet. (e kam fjalen per mbrojtjen qe i beri meksit me 1997 - po ta kish sakrifikuar do te qetesonte gjendjen qe ne fillim).
Mua me duket se egzistojne sinjale te perceptueshme qe berisha eshte gati te sakrifikoje qingjin e vogel po te jete nevoja (vetem po te jete nevoja dhe pa e lene te kuptohet!)
16 October 2007 @ 3:37 pm
Z.Blendi ke nje perfundim me shume se real.
Eshte pikerisht kjo ndeshje qe gjithmone eshte fituar nga PUSHTETI POLITIK,me te vetmen arsye se autoret e abuzimeve veprojne jo ne KOKE dhe me KOKE te tyre.
Ka me dhjetra raste qe nga akuzat ndaj G.RULIT,tek PD e me rradhe e deri tek katarsisi i Fatosit,kercenimet e Baces ndaj pozites totalisht si e koruptuar(mamuthe),akuzat e opozites sot per mega -hajdutet e PD ne pushtet,
DHE FINALJA=ASGJE…..PERSE?
Populli yne i mrekullueshem,trim ,liridashes ,me kulture e dituri,i ndershem e patriot ka ca shprehje te urta qe ja ka mesuar pervoja ne shekuj:
-Njera dore lan tjeteren te dyja lajne fytyren.
Por edhe nje problem konkret me kete rast eshte shfaqur.
THELBI I kerkesave arrogante te Sali Berishes,sozise me fytyre femrore Topalli dhe kerkeses se qingjit me “gushe te re e te dhjamosur”por me marifete te pafajshmi e duar-lari z.Bamir Topi,per HEQJEN e don SOLLAKUT.
Sic duket ustallaret e pertej detit qe drejtojne si Bacen ashtu dhe don Sollakun nuk e kane henger “ate koqe te ullirit”.Ndeshje interesante kesaj rradhe.Do dalin aktore edhe nga BOSTONI apo HOLANDA etj
16 October 2007 @ 4:09 pm
Kjo kerkese eshte vertet e argumentuar shume mire(fatkeqesisht per Bashen dhe per rrugen qe i jane vjedhur fondet).
Per ata qe pertojne ta lexojne kerkesen e gjate,(megjithese ia vlen) ajo permblidhet si me poshte:
“Për ndërtimin e rrugës Rrëshen - Kalimash”, pagesa në favor të konsulentit është rritur me 95 mijë Usd, pa ndryshuar detyrimet dhe te drejtat e palëve të parashikuara në kontratë. Ka një rritje të pajustifikuar prej 84.7 % të vlerës fillestare të kontratës. Në këto kushte dëmi i shkaktuar shkon në shifrat rreth 385 milion Euro, vetëm për dy segmente të kësaj rruge. Kontrata është lidhur dhe ka filluar të zbatohet pa patur një supervizor për mbikëqyrjen e punimeve. Thirrja për tender është publikuar vetëm në një gazetë dhe jo në gjuhën shqipe. Shoqëria e përzgjedhur për kryerjen e punimeve është vlerësuar vetëm për tregues jo-teknikë dhe aspak të matshëm. Kontrata më të nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare. Një sërë Vendimesh të Këshillit të Ministrave për këtë çështje nuk janë bërë në zbatim të ndonjë ligji që duhet të autorizojë nxjerrjen e aktit nënligjor. Nuk është paraqitur ndonjë ofertë me çmim mbi bazën e të cilës do të shpallej fituesi i tenderit. Kjo “qëllimisht nuk është kërkuar nga Ministria sepse nuk kishte as fond limit, as projekt të rrugës në kohën e nënshkrimit të kontratës. Rezulton se nuk janë zbatuar as procedurat e modelit ndërkombëtar FIDIC (para-kualifikim dhe pastaj kualifikim) Shoqëria konsulente ka patur konflikt interesi me shoqërinë Bechtel-Enka, të cilën e ka rekomanduar si fituese. Kontrata është miratuar në kushtet e mungesës së oponencës teknike për projektin. Te gjitha vlerësimet për pagesën janë mbi masën e përdorur në praktikën shqiptare. Ka zëra punimesh që përsëriten në dy forma. Nuk është pasqyruar TVSH prej 20%, si element i domosdoshëm i vendosur nga ana e ligjit tatimor në Republikën e Shqipërisë. Kontrata përjashton sipërmarrësin nga pagimi i disa taksave dhe tatimeve dhe ja ngarkon këtë pagesë autoriteteve shqiptare. Në procedurat e ndjekura konstatohen dhe shkelje të tjera ligjore që kanë të bëjnë me mungesën e lejes mjedisore, mungesën e lejes gjeologjike, etj. etj, etj”
17 October 2007 @ 1:10 am
Mua nuk me pelqen fare menyra si eshte hartuar kerkesa red.
1- mungon “koka” - si nisi hetimi? Pse i leu ne zemer prokurorise te hetonte?
2- eshte bere kronologjia e rruges por jo e hapave qe sollen ne kete kerkese per heqjen e imunitetit te Bashes qe i detyron deputetet te vene ne dyshim ndershmerine e nje kolegut te tyre.
3- dy mungesat e para lene te hapur debatin mbi POLITIZIMIN e ndjekjes se bashes.
4- ne disa pika duket se prokuroria kerkon nga parlamenti nje denim me teper se nje autorizim per te hetuar mbi nje dyshim (paragjykim = politizim)
5- prokuroria e ka terhequr shume dhe ne disa pika eshte gati te keputet (ne ato pika do perqendrohet debati)
6- prokuroria ben gabim qe nuk e degjon popullin kur thote “delen qe ndahet nga kopeja e ha ujku!” dhe nuk ben nje ndarje te qarte midis pergjegjesive te bashes dhe atyre te keshillit te ministrave (ne fund te fundit ky KM ka marre vendimet).
17 October 2007 @ 6:02 am
Eshte politike apo jo zhurma me Bashen nuk perben ndonje diskutim se kjo eshte shume e qarte, por nese ka ndonje fije profesionalizmi ne gjithe kete histori, kjo eshte ceshtja. Ky prokurori e di se normalisht per shkelje administrative eshte pak e veshtire te justifikosh imunitetin e nje deputeti po qe se nuk argumenton se ka pasur qellim vjedhjen dhe korrupsionin dhe prandaj ka ngritur nje akuze per “favorizim” te firmes konsulente dhe kontraktore. Kam pershtypjen se do kish bere me mire te fokusohej ne ceshtejet e shkeljeve administrative, se me keto akuzat e favorizimit te “Ecorys Group” dhe “Betchel” pa ndonje argument si muhabete kafenesh te ben te dyshosh se sa te kthjellet kane qene gjithashtu ne arsyetimin e shkeljeve ligjore dhe administrative. Por keto do ti tregoje koha, po ajo qe eshte e qarte eshte se Sollaku e ka humbur “the coolness” para shkarkimit dhe luajti edhe karten e fundit qe kishte. S’besoj se i ka ngelur ndonje kart tjeter ne dore…
Se saSollaku e humbi menefregizmin dhe “the coolness” duke luajtur dhe karten
17 October 2007 @ 8:41 am
Pak e gjate per ne peshqit,por s`ka gje, ja nje pjese e kesaj kerkese te Prokurorise,organit te pavarur profesional,qe ben hetime per shkeljet ligjore,te cilat perbejne veper penale,dhe me e rende akoma ketu perfshihet ,jo me , nje ordiner, por nje deputet qe i ka firmosur keto ligje.vet ne Parlament.Lulzim Basha dora vet.–Prokuroria nuk eshte organ Partiak,politik,por organ akuze,i vendosur nga vet struktura e nje shteti qe pretendon se eshte ligjor.
………………………………………………………………………………
—Bazuar në nenin 141 të Kushtetutës, në nenin 13 të ligjit Nr.8737 datë 12.02.2001 “Për Organizmin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” dhe nenin 74 të Kodit të Procedurës Penale,Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm është kompetente për ushtrimin e ndjekjes penale ndaj deputetëve.—-
1-punonjës të administratës shtetërore kanë konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.
2-përgjegjës për shkeljet e konstatuara është edhe ish-Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe njëkohësisht deputet, zoti Lulzim Basha.
17 October 2007 @ 8:55 am
Gene (pershendetje)
Jam shume dakord me pikat qe ngre ti, por nuk ndaj te njejtin mendin per fjaline tende te pare: “Mua nuk me pelqen fare menyra si eshte hartuar kerkesa”
Eshte shume e vertete qe menyra se si nisen hetimet apo mungesa e argumentimit perse lindi nevoja per te kerkuar heqjen e imunitetit jane te pashpjeguara ne kerkese. Po ashtu tamam duket sikur kerkesa shpreh synimin per “denim te menjehershen” me shume sesa “autorizim per hetime te metejshme”, nuk ka ndarje midis gabimeve te pretenduara te Bashes dhe atyre te KM (oerderisa VKM-te kane dale prej aty), etj, ama menyra se si eshte hartuar ajo (kerkesa), duket te jete e sakte, edhe pse jo e plote.
Pra, argumentat jane te pakundershtueshme, por, disa prej tyre jane lene jashte. Keto jane dy ceshtje te ndryshme. Mungesa e disa te dhenave nuk e perjashton vertetesine e atyre qe jane perfshire aty, apo jo?
17 October 2007 @ 4:58 pm
ceshtje kendveshtrimi red
Une mendoj se parlamenti nuk ka asnje arsye qe te thellohet ne vertetesine apo jo te teoremes se akuzes. Parlamenti duhet vetem te gjykoje mbi mundesine e PERNDJEKJES POLITIKE ndaj nje deputeti nga ana e prokurorise (apo qeverise apo dikujt tjeter).
Sigurisht qe sa me te besueshme te jene dyshimet e hedhura aq me i vogel probabiliteti qe hetimi te jete politik por thelbi mbetet POLITIZIMI i ceshtjes (jo per gje po deputetet nuk njohin dhe nuk duan te njohin teknikat juridike e as te behen gjykates te ceshtjes).
Ne renditje pra, prioritetet e prokurorise ne hartimin e kerkeses duhet te ishin mesazhet:
1- nuk kemi te bejme me perndjekje politike por na ka mbetur sharra ne gozhde tek imuniteti i bashes
2- deputeti do te kete te gjitha garancite e nevojshme gjate hetimit (edhe ca kujdes me teper per shkak te rolit qe ka sot)
3- dyshimet qe kemi jane te besueshme dhe duhet te na lejoni ti verifikojme.
17 October 2007 @ 5:21 pm
Une si qytetar e shoh keshtu:
-Prokurorise i thane se dalja e ca parave nga arka e shtetit eshte bere “vjedhurazi”
-Prokuroria beri disa verifikime dhe pa se vertet keto para kane dale vjedhurazi nga arka e shtetit.
-Dokumentet formale qe pretendonin te vertetonin rregullsine e daljes se ktyre parave jane pak me teper se “leter bakalli” (nuk plotesojne disa kerkesa ligjore per te qene “justifikuese”)
-Dokumentat dhe deshmite qe ka perpunuar prokuroria (……….)cojne tek Basha dhe aty mbetet hetimi per shkak te imunitetit
-Totali i parave te dala ne menyre te jashteligjshme nga arka e shtetit eshte (deri sot) ……….. dhe ne baze te obligacioneve te marra persiper ne emer te shtetit mund te shkoje deri ne ….
-Si lehtesim mund te themi se nje pjese e ketyre parave po perdoret per te ndertuar nje rruge publike, ne nje menyre te perafert mund te kuantifikojme demin rael ne … por mungesa e realizimit te procedures formale te kerkuar nga ligji per te garantuar cmime reale na ndalon te vleresojme sakte demin. Edhe per kete qellim nevojitet nisja e nje hetimi qe garanton edhe te drejtat e bashes per tu mbrojtur.
Prokuroria nuk duhet te ngaterrohej fare me llogaritjen e kostos se rruges. Akuza duhet te behej per shumen totale te parave qe kane dale nga arka e shtetit ne menyre te jashteligjshme (dhe atyre qe do dalin ne baze te te drejtave qe bechtel ka perfituar nga kontrata) dhe investimin real te bere ne nje rruge publike ta konsideronte si lehtesuese (barra per ta vertetuar bie mbi bashen)
18 October 2007 @ 12:09 am
Shoh qe ketu behet arsyetim i mirefillte dhe me pelqen kjo… Tani sa i perket mundesise per ta quajtur akuze apo perndjekje politike, une nuk besoj qe paralamenti, por as pozita e sotme mund te fshihet pas kesaj… I harroni fjalet e medha per heqje imuniteti vullnetare… sikur kjo te kishte ndodhur tani Basha mund te ishte ne burg… Megjithese pd mund te terhiqet nga kjo, te pretendoje si shpesh qe kjo nuk ka ndodh, apo se rasti ne fjale eshte krejt i vencante.. atehere ajo duhet te argumentoje, mosbesimin qe ka ne organet e shtetit… sepse shqiperia eshte vend demokratik apo jo (prej vitesh i hequr nga skemat e perfitimit te azilit politik ne bote)? Ketu nuk behet fjale per prokurorine, por edhe per gjykatat, Basha nuk mund te arrestohet apo nuk mund te mbahet si i tille, nese gjykata nuk e miraton kete… nese berisha do te thote qe nuk ka besim as te gjykatat per te lene ne dore te tyre fatin e ministrit te tij, atehere kemi nje problem te madh… dmth nuk kemi shtet… ose duhet qe te gjithe te denuarit ne shqiperi te apelojne gjekundi tjeter dhe te kerkojne pafajesi sepse mendoni nje gjykate qe do te vendoste pa prova ne dem te nje deputeti, cfare do te bente ajo ne dem te nje qytetari te thjesht… Njekohshmerisht mos dhenia e autorizimit, sipas meje u jep te drejten shqiptareve te heqin dore nga te drejtuarit ne gjykata dhe prokurori… Pra nese Berisha perfundimisht shkel me kembe te drejten e institucioneve per te kryer punen e tyre, nuk besoj qe shqiptaret e thjeshte kane arsye per te besuar se edhe ata qe u arrestuan para ca ditesh apo edhe shume te tjere nuk jane te pafajshem.. nje verpim i tille do te rrezonte me kembeperpjete institucionet, perfshi edhe berishen vete…
18 October 2007 @ 12:27 am
Edhe HETIMI (pa perfshire gjykaten) mund te jete mjet i persekutimit politik. Mjafton pra te vertetohet (apo, me thjesht, dyshohet) qe PROKURORI dhe jo gjykata kane qellime politike per te mohuar heqjen e imunitetit.
18 October 2007 @ 12:45 am
O gene ti thua:
Mua nuk me pelqen fare menyra si eshte hartuar kerkesa red.
1- mungon “koka” - si nisi hetimi? Pse i leu ne zemer prokurorise te hetonte?
Sipas nenit 280 te Kodit te Procedures Penale: Prokurori dhe policia marrin dijeni per vepren penale me iniciativen e vet dhe me njoftimin e bere nga te tjeret.
Pra sic e sheh nuk ka shume rendesi se nga nisi hetmi perderisa akuza mund te veproje edhe kryesisht vete.
2- eshte bere kronologjia e rruges por jo e hapave qe sollen ne kete kerkese per heqjen e imunitetit te Bashes qe i detyron deputetet te vene ne dyshim ndershmerine e nje kolegut te tyre.
Ne kerkese prokurori shpjegon hetimet dhe theniet e personave te marre ne pyetje dhe rezulton se dokumentacioni eshte pergatitur ne ministri. Sipas teorise se te drejtes Administrative organi adminsitrativ eshte ministri, pra cdo vendim eshte marre nga ai, prnadj lind nevoja per marrje ne pyetje.
3- dy mungesat e para lene te hapur debatin mbi POLITIZIMIN e ndjekjes se bashes.
Keto jane teori juridike dhe nuk mundet qe te vehen ne nje kerkese pasi prezumohet se dihen nga ligjvenesit, pra mungesa nuk ka dhe si te tille nuk ka politizim.
4- ne disa pika duket se prokuroria kerkon nga parlamenti nje denim me teper se nje autorizim per te hetuar mbi nje dyshim (paragjykim = politizim)
NUk me duket se kerkohet denim pasi ne nje vend te kerkeses kryeprokurori shprehet se: Në këto rrethana, provat e grumbulluara deri tani dhe sqarimi i fakteve të paraqitura më sipër e bëjnë të domosdoshme ushtrimin e ndjekjes penale ndaj zotit Lulëzim Basha. Zoti Lulëzim Basha është thirrur disa herë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor për t’u pyetur si deklarues, por nuk ka pranuar të paraqitet, duke ju shmangur hetimit. Zoti Lulëzim Basha është deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe si i tillë ai gëzon imunitet ndaj ndjekjes penale, bazuar në neni 73/2 të Kushtetutës.
Pra tashme per vazhdimin e hetimeve behet e domsodoshme hetimi ndaj Lulzim Bashes.
5- prokuroria e ka terhequr shume dhe ne disa pika eshte gati te keputet (ne ato pika do perqendrohet debati)
Ketu nuk te kuptoj se cfare ka terhequr prokuria shume!!!!
6- prokuroria ben gabim qe nuk e degjon popullin kur thote “delen qe ndahet nga kopeja e ha ujku!” dhe nuk ben nje ndarje te qarte midis pergjegjesive te bashes dhe atyre te keshillit te ministrave (ne fund te fundit ky KM ka marre vendimet).
Kete prokuroia nuk mund ta beje dot pasi Keshilli i Ministrave i ka refuzuar qe te jape traskiptimet e mbledhjeve te Keshillit te Minsitrave (therrasin se cdo gje eshte trasparaente por keto dokumenta nuk i dorezojne). Ne kete situate per momentin prokuroria e pergjithshme ne fazen qe jane hetimet nuk mundet qe te beje ndarjne e pergjegjesive, dhe kjo jo per fajin e saj.
Pra, hajdutet (qeveria) therret kapni (shkarkoni) hajdutin.
18 October 2007 @ 1:16 am
Bregdetar, sic i thashe edhe red-it, eshte ceshtje kendveshtimi.
Kendveshtimi im eshte: Kerkesa ka si OBJEKTIV mundesine e hetimit te Bashes dhe si TARGET disa politikane qe do tentojne ta mbeshtesin e disa te tjere qe do tentojne ta kundershtojne.
Vendimi do te merret duke iu pergjigjur vetem nje pyetjeje: A MUND TE JETE PERNDJEKJE POLITIKE? dhe pergjigja do te arrihet nepermjet nje debati politik qe nuk do te synoje as trajtimin teknik te ceshtjes e as gjetjen e te vertetes por VETEM mundesine per te qene i besueshem nga nje numer i mjaftueshem votuesish (numri qe ne 2009 e kane harruar ngjarjen)
Ne debatin parlamentar nuk do te jete i dyshuar basha por prokuroria (se kjo eshte arsyeja e egzistences se imunitetit parlamentar).
Edhe ti edhe redi edhe prokuroria keni teknikisht te drejte por une mendoj se gaboni kendveshtrimin (objektivi? target?)
Prokuroria duhet te rendiste me mire prioritetet e mesazheve dhe informacioneve qe jep ne kerkese.
18 October 2007 @ 1:36 am
Duhet te shohesh kritiken time nisur nga kendveshtrimi im bregdetar dhe do te ndryshojne edhe pergjigjet e tua (qe jane te sakta sipas kendveshtrimit tend por i bie te mbledhim mollet me dardhat
)
Per piken 4 e kisha kryeshisht fjalen per kete: “…kemi një rritje totale të vlerës fillestare të synuar të kontratës në shumën rreth 229 milion Eur (647 milion Euro – 418 milion Euro) Kjo rritje do të jetë edhe më e madhe kur të realizohen projektet përfundimtare për gjithë rrugën. …”
Po te isha deputet i PD do te thoja:
——————————————-
Mire qe po i besojme “expertet” e prokurorit per shifrat qe japin (me shpresen qe egziston nje rraport i hollsishem per to dhe paksa kurioz te di se ku ishin fshehur deri para pak kohesh keta eksperte) por jam edhe shume kurioz te di se ne cilen date prokurorit i eshte shfaqur hyjnia ne enderr per ti treguar te ardhmen!!!! Le te lutemi qe kjo mrekulli te perseritet dhe heren tjeter te na sjelle ketu numrat fituese te ndonje llotarie e ta bejme shqiperine te pasur!!! Le te lutemi edhe qe hyjnia te njoftoje prokurorin se ketu nuk eshte pulari ku hane c’te sjellin!!! …
Ne jemi mbledhur ketu per te vendosur nese egziston apo jo mundesia qe dikush te jete duke perndjekur politikisht nje kolegun tone deputet. Une nuk jam aq naiv sa te besoj se kete qellim do vine te na e thone bashke me kerkesen dhe per kete arsye eshte detyre e jona qe te vleresojme treguesit qe cojne ne kete drejtim.
Ne kete kerkese une shoh se egziston nje paragjykim i theksuar i prokurorise mbi “fajesine” e deputetit Basha. Ne keto kushte, mendoj se eshte detyre e jona te garantojme lirine politike te deputeteve te ketij populli. Aktualisht kushtetuta na jep si mjet imuninetin parlamentar dhe une mendoj se duhet ta perdorim.
————————
Po te isha deputet i PD, do te kisha besim se kaq do te me mjaftonte per te justifikuar voten time kunder kerkeses se prokurorise. (pak rendesi ka cfare eshte shkruar ne pjesen tjeter te kerkeses)
18 October 2007 @ 2:55 am
Un mendoj qe -cna duhen gjurmet kur kemi ujkun.
Ktu ne kete gjurulldi nuk ka vend per vendime politike , dhe si rrjedhoje nuk mund te besosh qe ceshtja eshte politike. Nese ne ate rruge te shkrete ka shkelje (qofshin edhe te vogla) ….rrjedhimisht Ministri i asaj ministrie eshte nje nga pergjegjesit kryesor , pasi eshte fira e tij “pasword” i fillimit te cdo gjeje.
Me fjale te tjera …….nese ka dyshime per shkelje , ministri duhet te hetohet i pari. kutu nuk ka vend ter deklarata politike.
18 October 2007 @ 8:53 am
o gene duhet te shikosh edhe kendeveshtrimin juridik te ceshtjes. Ne ate rast ligji i prokurimeve i asaj kohe nuk e lejonte qe nje fimre te fitonte tenderein pa nje projekt. plus qe ne kontrate eshte percaktuar qe cmimin per njesi vellimi pune e percakton firma ndertuese, pra ajo mund ta rrisi cmimin dhe shtetit shqiptar eshte i detyruar te paguaje edhe me shume. Mgjt po te permend nje fakt vertet domethenes. Ne kontrate eshte percaktuar qe firma nuk do te paguaje tatimet ndaj shtetit, nderkohe qe sipias kushtetutes sone (neni 155) perjashtimi ose lehtesimi nga tatimet dhe taksat per nje subjekt te caktuar behet me ligj. Mjafton edhe vetem ky fakt per ta vene ministrin brenda pasi demi i shkaktuar per shkak te mospagimit te tatimeve eshhte jashtezakonisht i madh. Kete fakt besoj se kundershton dot njeri pasi nuk bazohet ne llogartije per te ardhemen por eshte nje gje evidente, e shkruar e zeze mbi te bardhe.
18 October 2007 @ 3:40 pm
Persersis
Imuniteti eshte mbrojtje ndaj sulmeve politike
Imuniteti hiqet vetem kur parlamenti eshte i sigurte qe nuk ka ndjekje politike
Debati ne parlament ate dite nuk perqendrohet ne akuzat qe ben prokuroria (besueshmeria e te cilave eshte vetem nje nga aspektet) por mbi akuzat qe deputeti do i beje prokurorise (ESHTE PERNDJEKJE POLITIKE!!!- do thote Basha dhe shume do i mbajne ison).
Nuk eshte aspak deformin i sistemit pasi keshtu duhet te jete.
18 October 2007 @ 3:58 pm
Tani bregdetar, meqenese kam pershtypjen se nuk kam c’te shtoj mbi aftesine e prokurorise per te hartuar kerkesen ne menyre optimale, diskutojme pike per pike.
Fillojme nga fakti qe quajte domethenes. (TVSH)
Ne terma praktike mund te themi se prokuroria po ben te njejtin gabim qe beri Basha kur tha se mbikalimi i zogut te zi do te prishet se bashkia nuk i pagoi taksat vetes. Kaq mjafton per propaganden politike (ishte pikerisht nje nga ato pikat qe i kam konsideruar te tejzgjatura)
Vijme ne terma paksa me ligjore (aq sa mund te kuptoj une dhe nje deputet i parlamentit i diplomuar ne UBK me korrespondence gjate mandatit) e perdorim perseri nje spjegim praktik.
Cfaredo tregtari te thjeshte, kur pyet per cmimin e nje malli apo sherbimi i lind natyrshem pyetja “me TVSH apo pa TVSH?” Kjo ndodh sepse eshte mese normale qe cmimi te publikohet pa TVSH dhe kjo te ngarkohet si takse (dhe jo cmim pra) mbi bleresin ne momentin e pageses.
Ne rastin tone, prokuroria duhet ta dije se nje kontrate permban obligime midis paleve dhe ne asnje rast nuk mund te detyroje dike tjeter (administraten tatimore pra) qe te beje apo te mos beje nje veprim te caktuar. Shkurt “muhabeti”, administrata tatimore mund e duhet ti kerkoje taksat ndertuesit (perfshi TVSH) dhe ky eshte i detyruar ti paguaje. (PIKE) Nga kontrata lind vetem detyrimi i porositesit (i drejtorise se rrugeve) qe te shkoje e te paguaje taksat per llogari dhe ne emer te ndertuesit. Nese kjo nuk ndodh: TATIMET MARRIN TAKSAT NGA BECHTEL DHE BECHTEL I KERKON KETO PARA NGA DREJTORIA E RRUGEVE (nepermjet gjykates nese eshte e nevojshme).
Kosto kontabel e rruges eshte cmimi plus TVSH dhe, meqenese TVSH do te dale nga arka e shtetit per te hyre tek arka e shtetit, kosto REALE eshte vetem cmimi sipas kontrates.
Ketu (ne kete pike) nuk ka asnje shkelje, ZERO!!!!!!!!!!!!!!!!!!
18 October 2007 @ 9:19 pm
Gene, drejtoria e pergjthshme e rrugeve nuk eshte subjekt qe paguan tatime, shteti nuk mundet qe te derdhi tatime po tek shteti, pastaj drejtoria e pergjithashme e rrugeve nuk kryen veprimtari fitimprurese qe te tatohet. Faktikisht formulimi i berene kontrate ka perjashtuar nga pagimi i shume shumave ne favor te shtetit te shumave te shumta firmne BEKTEL. Edhe nese do beht keshtu sic thua ti kjo duhet te behej me ligj pasi ligjet aktuale fiskale e detyrojne shoqerine bketel te paguaje tatime pasi realizon veprimtari fitimiprurese (nuk po e ben rrugen per bamiresi as per patriotizem por per fitime), ndersa kontrata thote jo. Pra kontrata eshte ne kundershtim me ligjin.
ne lidhje me ate qe thua se kosto reale mbetet vetem cmimi sipas kontrates prape gabohesh sespse kontrata nuk ka cmim fiks. Kjo spese rruga nuk ka projekt pra nuk dihet kosto reale e saj dhe ne kete menyre nuk mundet qe te kete nje cmim real ne kontrtae. Cmimi paguhet per njesi vellim pune dhe kete cmim e vendos shoqeria Bektel dhe sipas kontrates shteti shqiptar eshte i detyruar te paguaje cfaredo cmimi qe do vendose shoqeria. Tani ende mendon qe nuk ka shkelje duke pasur parasyh qe ligji i kohes kur u lidh kontrata perckatonte se nuk mund te shpallet fitues nje firme e cila nuk ka nje projekt konkret per kosotn e rruges??????????
Ne lidhje me imunitetin kryeprokurori duhet qe te provoje para parlamentit dyshimin dhe jo fajesin e deputetit. Fajesine duhet ta provoje para gjykates se larte.
Qe ata do mbrohen se ceshtja eshte politike kjo duket nga fakti se ata argumentojne se kerkesa per heqje imuniteti u be mbasi u dorezua kerkesa per shkarkim. Nderkohe qe asnje perfaqesues i mazhorances nuk ka bere asnje koment ne lidhje me permbatjen e kerkese se prokurirt, ndoshta nuk kane asnje argument per ta kundershtuar si permbatje!!!!!!!!!!!!
18 October 2007 @ 9:29 pm
Gene, drejtoria e pergjthshme e rrugeve nuk eshte subjekt qe paguan tatime, shteti nuk mundet qe te derdhi tatime po tek shteti, pastaj drejtoria e pergjithashme e rrugeve nuk kryen veprimtari fitimprurese qe te tatohet.
HAHAHAHAHAHAHAHA!!!
O Bregdetar a e thone akoma t’Shqipni ate shprehjen: I thu mer i thu! Po kujt i thu!!!
Qafsh nonen, mos harxho kohen duke i shpjegu robve gjona elementare. Jo se nuk kane nevoje. Por se nuk kane per t’lexu!!
P.S.
M’vje keq qe nuk qeke ai qe kujtova une. Do m’kishe nimmu shume me provu teorine time qe thote “robt qe i do i gje’ dhe me sy myll”
P.S.1.
Rrofsh per shpjegimet qe m’dhe nja dy net perpara.
Me t’mira
19 October 2007 @ 10:41 am
Lexoni perseri ate qe thote kerkesa e prokurorise
“i). Në kontratë (neni 12.3, f) parashikohet se porositësi (Drejtoria Përgjithshme e Rrugëve) është përgjegjës të paguajë autoritet përkatëse për të gjitha taksat doganore, taksat dhe tatimet për pajisjet e sipermarrësit dhe punëve të përkohshme në emër të sipërmarrësit dhe duhet të sigurojë që këto taksa e tatime të paguhen brenda periudhës kohore të kërkuar nga legjislacioni shqiptar…”
Une qe kam nevoje per spjegime elementare do doja te dija se ku thuhet ketu qe Bechtel nuk paguan taksa e tatime dhe ku thuhet se tatohet DPR?
Une lexoj ketu qe: tatohet Bechtel si cdokush tjeter, dpr paguan keto tatime NE EMER TE Bechtel, autoritetet perkatese do te marrin parate ashtu sic parashikon ligji.
19 October 2007 @ 10:52 am
Doni arsye pse ndodh kjo?
Ne injorancen time po ju jap nje
Eshte mire qe keto shuma te medha te mos qarkullojne teper (DPR-BECHTEL-TATIME-minfin-dpr) pasi eshte me e sigurte (Larg qorfe: po sikur bechtel te marre parate e taksave dhe te ike?!) dhe eshte mire qe keto shuma te mos dalin fare nga arka e shtetit pasi, perndryshe, do te duhej te merrej nje kredi me kosto shume te larta (DPR mund te gjeje shume thjesht nje marreveshje me organet tatimore dhe qeverine qe keto para te qarkullojne vetem ne letrat e bilanceve perkatese).
e perseris: SIGURI KURSIM
19 October 2007 @ 11:02 am
Nje tjeter deputet (apo militant) i PD do te thosh:
Jane permendur edhe shume shkelje te tjera ne kerkese te cilat shpresoj qe te analizohen te gjitha POR nese prokuroria N KETE PIKE (dhe ne ate tjetren qe thame me lart) perpiqet “te na shese sapunin per djathe” atehere une pyes PSE?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Prokuroria nuk eshte e paafte (le ta shpresojme te pakten), prokuroria e di shume mire ate qe ben (le ta shpresojme edhe kete) e une them, ne pritje qe te kuptojme aryset e ketij “mashtrimi” qe po na behet: JO ZOTI PROKUROR! NUK KAM BESIM TEK KY HETIM I JUAJI DHE NE KETO KUSHTE NUK “MA NDIEN” TI HEQ NJE DEPUTETI MBROJTEN QE I JEP KUSHTETURA NDAJ PERNDJEKJEVE POLITIKE.
19 October 2007 @ 11:08 am
Dikusht ne fakt mund te thosh se kaq do te mjaftonte qe parlamenti te merrte seriozisht ne konsiderate mundesine e shkarkimit te kryeprokurorit (ose po mashtron parlamentin ose eshte thellesisht i paafte).
Ne e leme me kaq se do te dilnim jashte teme.
19 October 2007 @ 11:12 am
Pika e plote tek kerkesa e prokurorise shprehet se:
i). Në kontratë (neni 12.3, f) parashikohet se porositësi (Drejtoria Përgjithshme e Rrugëve) është përgjegjës të paguajë autoritet përkatëse për të gjitha taksat doganore, taksat dhe tatimet për pajisjet e sipermarrësit dhe punëve të përkohshme në emër të sipërmarrësit dhe duhet të sigurojë që këto taksa e tatime të paguhen brenda periudhës kohore të kërkuar nga legjislacioni shqiptar. Pra rezulton se kontrata përjashton sipërmarrësin nga pagimi i disa taksave dhe tatimeve dhe ja ngarkon këtë pagesë autoriteteve shqiptare. Kjo është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenin 155, i cili thotë se “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.”
Pra eshte bere e kamfluar kjo sepse sipas kontrates Bekteli nuk paguan asnje tatim apo takse, por sic e thashe ajo kryen veprimtari fitimprurese prandaj duhet te tatohet. Perjashtimi duhej qe te behej me ligj, por qe te coje nje ligj te tille ne parlament do te hskaktonte shume polemika, prandaj per te kamufluar u vendos qe detyrimet qe duhet te peguaje Bektel ti paguaje DPRr, por Bekteli nuk jep asnje qindarke per tatimet. Kurse tek DPRr eshte vetem qarkullim fondesh dhe keshtu qe eshte me shume nje veprim i kamufluar (ne gjuhen juridike dmth i simuluar) qe do te thote kur palet lidhin nje marrveshje sa per sy e faqe dhe qe sherben per te fshehur nje marrveshje tjeter. Pra ne kete rast marrveshja e fshehur eshte se Bektel nuk paguan Tatime por per te qene disi ne rregull shprehen se do i paguaje DPRr gje qe smund ta beje pasi eshte ente shteteror. Ne kete rast behej fjale per per te gjitha makinerite qe erdhen ku duhej te paguhet TVSH ne dogane, te gjitha materialet qe perdoren qe prape tatohen duhet te merret shteti, kur eshte nje barre qe i takon firmes.
Vete Basha ne emisionin Opinion tek Tv Klan u shpreh se perjashtimi nga taksat dhe tatimet ne e beme pasi eshte nje praktike e e avancuar perendimore. (ku qe thelbi se fjale per fjlae se mbaj mend).
Pastaj qarkullim parash nuk ka se ne kete rast tatohet Bektel dhe nuk ndiqet rruga DPR-BECHTEL-TATIME-minfin-dpr sepse nga fitimi qe ajo realizon duhet te merret nje perqindje e caktuar. Ajo nuk adminsitron taksat keshtu qe nuk mundet te iki me taksta, fondet qe ajo merr nga DPRr jane fonde per ndertim dhe DPRr smund ti mbaje perqindej mbi taksat, Pastaj ideja qe mund te iki duke marre me vete te gjitha materialet dhe makinerite qe ka thelle ne malet e Mirdites eshte absurde, smund te largohet pa u vene re se tere ato makineri dhe materiale nuk dalin dot jashte kufirit brenda nje nate!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!11
19 October 2007 @ 11:15 am
Gene edhe njehere prokurori duhet qe te provoje para paralmentit dyshimin, pra ai duhet te krijoje tek deputetet dyshimin se per nje koleg te tyre ka dyshim se ai ehste marre me afera korruptive. KAq duhet te krijoje ai tek paralmenti, ai duhet te kruijoje nje dyshim. Patsja nese eshte apo jo fajtor kete smund ta vendosin deputet, pasi nuk jane gjykate, ate e vendos Gjykata e Larte.
19 October 2007 @ 11:34 am
Perseri begdetar
Kjo kontrate nuk e ben Bechtel-in person te patatueshem pasi organet tatimore kane te drejte te shkojne e ti kerkojne taksat ne cdo moment pa hasur asnje lloj kundershtimi.
Kontrata thote vetem qe bechtel ne kete rast mund te kerkoje nga porositesti qe te demshperblehet.
Neni 155 i kushtetutes ne kete rast nuk eshte shkelur as drejperdrejt as terthorazi.
Kjo kontrate “thjesht” i jep DPR te drejten/detyren qe te merret me tatimet ne emer e per llogari te bechtel.
Kjo kontrate nuk i heq asnje te drejte organeve tatimore (dhe as nuk mund te beje nje gje te tille) perderisa keto te fundit mund te veprojne lirisht ndaj Bechtel ashtu si ndaj cdo personi tjeter te tatueshem ne cdo moment e te kerkojne shlyerjen e detyrimeve sipas ligjit (nuk ka asnje perjashtim pra)
Nuk ka asnje simulim e asnje shkelje te ligjit. Kontrata krejtesisht haptazi thote vetem qe cmimi eshte x plus taksat perktatese.
19 October 2007 @ 11:50 am
Imuniteti bregdetat sherben per te mbrojtur deputetin nga perndjekjet politike.
Egzistenca e dyshimit eshte vetem njeri nga elementet qe duhet te marre ne konsiderate parlamenti per te vendosur nese do i heqe mburojen kushtetuese deputetit. Dyshimi i shkeljes se ligjit eshte (si thosh profesori im i matematikes) KUSH I NEVOJSHEM POR JO I MJAFTUESHEM.
Ndersa DYSHIMI se po tentohet te ndiqet politikisht nje deputet eshte kusht i I MJAFTUESHEM per te mos i prekur imunitetin.
(besoj se je dakort me mua deri ketu)
19 October 2007 @ 11:51 am
E urrej kete rolin e “avokatit e djallit” ne kete rast!
19 October 2007 @ 12:05 pm
Duket ashiqare qe eshte vendim politik i prokurorit grek te Shqiperise.Nese ka ndonje politikan qe duhej te thirret ne prokurori atehere kandidate me serioze jane ata qe ne tete vite te keqqeverisjes vodhen masivisht si:Nano me skandalet e panumerta e Rama me lejet e ndertimit ne Tirane dhe pislleqet e tjera.Pervec tyre edhe dhjetera socialiste te tjere te larte qe po i shkruajtem ketu me emra- do nxihet faqja e peshkut fare.Por Sollaku e sulmoi menjehere Bashen e PD-se, dhe ceshte me keq hidhen dyshime per rugen durres - morine (ku dihet prapavija gjeostrategjike e kesaj rruge si dhe bekgraundi i atyre qe nuk e duan kete rruge).
19 October 2007 @ 12:30 pm
ej ilirfort,
une kam thene qe prokurori duhet heq, por edhe qe me kete punen e rruges sikur e kan dhi i cike keta, ne kuptimin qe si shtrenjte po shko e kam fjalen.
A quhem armik une ose filogrek ?
19 October 2007 @ 12:36 pm
Gene ketu qendron problemi tatimet nuk akneasnje te drejte qe te shkojne ti marrin tatime kesaj shoqerie, kjo ne baze te kontrates. Sipas ministrit te financave BEKTAL nuk ka paguar asnje tatim deri tani (ka kalur mbi nje vit nga nenshkrimi i kontrates) dhe as DPRr pasi sic te thashe shteti nuk derdh ne shtet. Pra fakt eshte se deri tani nuk eshte derdhe asnje tatim ne favor te shtetit, nderkohe qe jan harxhuar me miliona te tere euro. Edhe kjo nuk ehste shkelje sipas teje?????????
Ne lidhje me imunietin jam dakort me ate qe thua se sherben per ta mbrojtur deputetin nga sulmet politike te akuzes. Shprehja e profesorit tend te matematikes eshte shume e bukur, por jurisprudenca nuk eshte shkence ekzakte, tek ne thuhej 1 1 JO GJITHMONE BEJNE 2. Duhen marre parasyh shume faktore. Une e di qe ata do ta rrezojne kerkesen si politike por deri tani argumenti qe kam degjuar se eshte politike eshte vetm fakti se eshte dorezuar mbrapa kerkese per shkarkim, ne fakt 2 ore mbrapa (si mund te pergatitet nje shkrese e tille per 2 ore, duke llogaritur edhe rrugen edhe pritjen tek administrata e kuvendit). Pra ta deri tani nuk kane paraqitur asnje gje kunder permbatjes se kerkese. Pyes: ndoshta e dine qe jane te verteta????????
19 October 2007 @ 12:39 pm
Kothere i nderuar
Shumica e komenteve tuaja jane fatkeqesisht progreke(e kjo perkthehet- automatikisht antishqiptare).Tani s’di une ca jeni juve: grek,progrek,gjysem grek,grek pensionesh vorio epiri,ortodoks fondamentalist qe eshte verbuar pas janulles dhe ka harruar kombesine e te pareve,shqiptar i coroditur,arixhi–kete e dini vete ju per vetveten.Une s’di gje per ju.Shpresoj qe me kalimin e kohes te vetedijesoheni dhe te filloni te veproni si gjithe bota qe na rethon d.m.th si greket,serbet,kroatet,rumunet etj..-pra te mbroni nderin tuaj,familjen,shtepine,kombin -te cilit (shpresoj une) i takojme te dy bashke.
Cao brothththter
19 October 2007 @ 12:41 pm
Ilirfort meqe prokurrin e pergjithshem na e quan grek, po te permend nje fakt. Kur shpertheu skandali i eshtrave ne kosine (ceshtja eshte shtyre pasi u shkri gjykata e permetit, te presim ti vije rradda ne gjirokaster) MEDIAT GREKE U SHPREHEN KUNDER PROKURORIT TE PERGJITHSHEM FANATIK NACIONALIST SHQIPTAR I CILI PO HETONTE PER KETE CESHTJE PER TE MBULUAR TE VERTEN E USHTAREVE GREKE TE VRARE, SI EDHE LAVDERONIN KRYEMINISTRIN SHQIPTAR BERISHA I CILI ISHTE MIK I GREKEVE DHE QE PO PERPIQEJ TA LARGONTE KETE PROKUROR TE KORRUPTUAR NACIONALIST (kjo sipas mediave greke, ne fakt qeveria shqiptare mezi reagoi per ate skandal dhe mbas nja nje muaji). Kjo eshte rreth para nje viti kur po behej tentativa e pare per shkarkimin e Sollakut. Tani me fal por mendon ende se greku eshte kryeprokurori????????
19 October 2007 @ 12:48 pm
Po mire nje dite i dhashe te drejte Berishes me shume se ty dhe te pyeta perseri a jam tani armik apo jo.
E ti nuk me ktheve pergjigje.
E kam fjalen qe nese ja vloj cdo dite duke sha Ramen, greket ( se serbet ne fakt i kam sha cdo here qe me eshte dhene rasti ) a dal nga lista e armiqve apo jo ?
Po kam dhe nje gje te paqarte akoma : po te shaj Nanon qe i dha Berishes 6 vota per presidentin a jam armik apo jo ?
Hajd se do behemi miq ne, do behemi.
19 October 2007 @ 1:08 pm
Po ti o i uruar bregdetari lexon median greke dhe median teroriste greke e ke kandar mates apo kut gjykimi per politikane te ndryshem shqiptare?Po ju e paskit humbur fare o zoteri.Greket e shanin edhe nanon si nacionalist po ti besoj se di c’eshte nano ne raport me greket dhe shoku i goran bregovicit(kallashnikovit) Edi Rama ne raport me serbet.
Sikur kryekarprokurori te ishte shqiptar pike separi nuk do e shkruante emrin e vet ne formen vorio-epiriste THEODHORI SOLLAKU-po do e shkruante si shqiptaret e tjere ortodokse p.sh Si TEODOR SOLLAKU.
Qe ne emrin personal shihet qarte personaliteti i tij.
Kothere - une e kam kritikuar Kryeministrin Berisha shume me teper se ju.Por kritika ime ka qene kryesisht konstruktive ,ne mbrojtje te interesave kombetare.Kurse ju e keni kritikuar ne ceshtje te kota, bile duke mbrojtur antishqiptarizmin.
Ky eshte dallimi mes kritikes racionale,pozitive,qellimmire dhe asaj iracionale,jologjike, ne instance te fundit antishqiptare.Pse beheni mjet lodre ne duart e hijenave greko-serbe dhe ne disa raste edhe ne duart e shovinizmit turk -kete dhe njehere po ta them-se kuptoj une.Po gjene ri rehat se nuk je i vetem me kesi shkrimesh ambivalente-=here shqiptar e here antishqiptar.Ka plot te tjere ketu te peshkupauje.Opurtunizem,pragmatizem(kupto bythqiresi) ka me shumice ne shoqerine shqiptare.Ndoshta fukaralleku e ben te veten.S’dua te paragjykoj.Por edhe une jam aspak i pasur po nuk kembej kombesine me gjithe arin e botes.E sidomos jo per kombesi te tilla cigane aziatike te tipit grek,serb apo turq.Ju propozoje:nese keni ndermend te nderroni kombesine:Behuni gjermane apo amerikane or te uruar,dhe fitoni shumefish:-edhe me shume leke,edhe ne dukje te jashtme pak me te bardhe(lexo: me europiane) e keshtu me rradhe.Kur te shiteni - shituni me shtrenjte dreqi e marrtee….
Zoti te dhente Hajrin ishalla
19 October 2007 @ 1:24 pm
po ti o ilirfort cfare lexon????? Qe te behs nje vleresim te drejte te cdo gjeje duhet qe te lexosh cdo gje edhe ata te anes kundershtare. Une nuk jam me asnje nga politikanet, per mua jane te gjithe per tu hedhur. Mgjt ti pyetjese sime nuk iu pergje konkretisht, u shmange. Pastaj te vleresosh nje person nga emri per mua eshte shume siperfaqesore, edhe une kam nje shok qe ka nje emer te tille (vorio - epriot i thua ketij emri ti) por ne fakt eshte shume nacionalist shqiptar. Nuk evlerson dot nje person thjsht se paska emrin theodhori, emer qe jane kane vene prinderit, hajde ta ndryshojme se dilkemi grek. boooo. me duket ca si kot ky argument i yti. po mire ateher po ti thua te mos degjojme median greke. ne rregull. Por fjaleve te kryeministrit ne greqi se do te demshperblente te gjitha firmat greke qe kishin pesuar dem gjate trazirave te marsit 97???? (kur ne 97 Gazidede akuzonte sherbimet greke se kishin gisht ne trazirat). Nderkohe qe per firmat shiqptare nuk u tha asnje fjale, po ato nuk pesuan deme??????? (flas per firmat e ndershme, jo piramidat). Por kur arrestuan kryetarin e KZQV Himare pasi tha se Bollano po manipulon votat, nderkohe qe Bollano e falenderoi ne greqisht per ndihmen qe i dha Berisha per fitoren, dhe ky nuk reagoi fare. po ta bej edhe nje here pyetjen, kush eshte greku ne kete rast???????????????????
19 October 2007 @ 1:43 pm
Une bregdetar i nderuar lexoj (sa me lejon koha kuptohet)- median shqiptare te Shqiperise,Kosoves ,pra ate shqiptare ne pergjithesi,pastaj lexoj shkrimet angleze dhe gjermane per shqiptaret dhe per greko-serbet(pra shkrime qe kane lidhje me interesat shqiptare).Keto lexoj une.Kryeministrin Berisha dhe Pd-ne une e kam kritikuar gjthmone kur ka mbajtur qendrime antikombetare,e detyruar nga rethanat.Dhe per keto veprime qe i permendni ju e kritikoj edhe njehere dhe u jap te drejte.
MIREPO - po u kritikua Berisha dhe PD-ja per keto veprime-ATEHERE qeveria socialiste dhe PS-ja duhet jo te kritikohet-po te Zhduket e tera nga faqja e dheut sepse veprimet e tyre antikombetare jane te pafundshme,te pamata.S’ka vend ketu ti vendosim te gjitha.Duhet shkruar me mjera faqe.
Prandaj,Te bashkohemi ne shqiptaret bashke dhe te bejme dicka pozitive.Dhe ruga Durres Morine eshte dicka madhore per shqiptaret apo jo? …
19 October 2007 @ 1:57 pm
ilirfot, shiko, mediat greke qe te permenda me siper kane qene cituar nga media shpiptare ne kohen e skandalit te eshtrave ne kosine. Fakti qe ketu po flasim per qeverine e PD kjo nuk do te thote se po vleresoj qeverisjne e PS. ne asnje rrjesht timin se kam permendur qevrsijen e PS dhe jo me ta velresoj. Jam dakort me ty qe edhe ata kane bere shume deme.
Edhe per rrugen Durres Morine nuk jam shprehur qe te mos ndertohej pasi i sherben shume koosves se e lidhme detin dhe keshtu ne marrdhenie tregtare me evropen duke e shkpeutur nga komunikimi me evropen nga territori serb.
Por une nuk jam jam dakort qe te vidhet ne nje rruge kaq te rendesishme per vendim. Fakti qe rruga duhet nuk eshte argument i mjaftueshem per te vjedhur dhe ketu nuk po diskutohej nese duhet bere apo jo rruga, ketu diskutohej nese kerkesa e prokurorit ishte e drejte apo jo? Dhe sme duket se ne kete rast kemi veprimtari antikombetare edhe nga prokuria, Nese Basha denohet (gje qe se besoj pasi parlamenti sdo ja heqi imunitetin) kjo nuk sjell asnje shkak ligjor per te nderprere punimet ne rruge, prandaj cfaredo vendimi qe te merret nga gjykatat, ne lidhje me abuzimet ne kete rruge (nese ka), sikur edhe te jete se personat e akuzuar jane fajtor, kjo nuk sjell automatikisht nderprejen e punimeve. Pra rruga do vazhdoje te ndertohet te behet cte beht me deputetet dhe kerekesat per shkrkim dhe per heqje imuniteti. keshtu qe mendoj se komenti yt se pse prokurir ngriti akuze na del grek nuk qendron pasi ska lidhje. E perseris qe Punimet do te vazhdojne edhe sikur personat te shpallen fajtore.
19 October 2007 @ 2:11 pm
Kerkesa e prokurorise per heqjen e imunitetit te Luzim Basha ,eshte e drejte apo nuk eshte e drejte .???
Une jam, me te gjithe ata ,qe kjo kerkese eshte 100% e drejte.Pike.
Kush eshte kundra, ta argumentoj.te futemi ne teme ..
19 October 2007 @ 11:03 pm
“…tatimet nuk akneasnje te drejte qe te shkojne ti marrin tatime kesaj shoqerie, kjo ne baze te kontrates…”
Nese pokuroria ka thene kete, bregdetar, atehere mund te themi me gojen plot se PROKURORIA PO TENTON TE MASHTROJE PARLAMENTIN. (Gjithmone duke menduar se prokuroria nuk eshte e paafte)
19 October 2007 @ 11:33 pm
Nje koment nga gazete “Shekulli”
Duke lene menjane komentet e gazetares secili mund te lexoje si transformohen deshmite ne akt akuze ne prokurorine e “depolitizuar” shqiptare:
TIRANË- Me përzgjedhjen e kompanisë konsulente “Ecorys Group”, qeveria shqiptare duket se i ka dhënë fund “kokëçarjeve” të tjera për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. “Ecorys Group” ka vendosur e vetme për shpalljen e tenderit, ngritjen e komisionit të vlerësimit të ofertave, negociimin e kushteve të kontratës me “Bechtel-Enka” dhe përzgjedhjen e kësaj firme, si më mirën për ndërtimin e aksit të shumëdiskutuar Rrëshen-Kalimash. Zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe ata të Ministrisë së Transporteve kanë hedhur firmat në dokumentacionet që iu diktonte kompania konsulente, duke “ligjëruar” kështu një sërë procedurash të cilësuara të paligjshme nga Prokuroria e Përgjithshme. “Shekulli” ka siguruar dëshmitë e 4 zyrtarëve të Ministrisë së Transporteve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, detyra e të cilëve ishte ndjekja e procedurave për ndërtimin e kësaj rruge, e cila ka zënë gjysmën e investimeve publike në buxhetin e vitit 2006. Sipas këtyre dëshmive, qëndrimet e zyrtarëve të Drejtorisë së Rrugëve kanë qenë kontradiktore me ato të Ministrisë së Transporteve, para hetuesve të Prokurorisë së Tiranës. E ndërsa Lejla Saraçi dhe Ylli Gjoni kanë pohuar se kanë zbatuar vendimet e Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Transporteve dhe kompanisë konsulente “Ecorys Grup”, më të rezervuar kanë qenë drejtori juridik i Ministrisë së Transporteve, Andi Toma, dhe ish-zv.ministri Armand Teliti. Sipas dëshmisë së drejtores aktuale të Rrugëve, Saraçi, mësohet se lëvrimi i paradhënies për kompaninë “Bechtel-Enka” është bërë siç diktohej në kontratën e lidhur mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë ndërtuese. Më tej, Saraçi ka shtuar se ka zbatuar vendimet e qeverisë dhe kontratën e servirur nga “Ecorys Group”, pasi drejtoria e saj nuk mund të kontrollonte një kontratë të miratuar nga një institucion më i lartë në hierarki. Për të hedhur më shumë dritë mbi reagimet e zyrtarëve që janë marrë direkt me rrugën Rrëshen-Kalimash, “Shekulli” boton sot të plota përgjigjet që i kanë dhënë prokurorisë Andi Toma, Lejla Saraçi, Armand Teliti e Ylli Gjoni. F.Vezaj
Andi Toma: Relacionet,
nga Drejtoria e Rrugëve
PYETJE: Çfarë procedure është ndjekur në M.P.P.T.T. për vendimet nr.460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006?
PERGJIGJE:Kam për të thënë se si rregull, të gjitha projekt-vendimet i nënshtrohen redaktimit juridik dhe përgatiten në bashkëpunim me drejtoritë e interesuara, qoftë në ministri ose të varësisë.
Edhe në rastin konkret gjykoj se projekt-vendimet së bashku me relacionet përkatëse janë servirur nga D.P.Rrugëve dhe janë punuar nga Drejtoria e Shërbimeve Juridike, ku unë kam ushtruar detyrën e Drejtorit të kësaj Drejtorie.
PYETJE: Ku është zhvilluar tenderi për ndërtimin e Rrugës Rrëshen–Kalimash?
PËRGJIGJE: Mesa di unë dhe mbaj mend, procedura e hapjes së ofertave është zhvilluar në ambientet e M.P.P.T.T, në prani të komisionit ndërkombëtar të vlerësimit dhe të mediave vizive, të cilat ishin të pranishme.Vetë nuk kam qenë present, por këtë fakt e kujtoj nga kronikat televizive.
PYETJE: Cili është mendimi juaj për kontratën, pasi në këtë kontratë mungon projekti përfundimtar?
PËRGJIGJE: Projekt- kontrata si çdo projekt–vendim i propozuar nga M.P.P.T.T, ka kaluar në filtrin e Këshillit të Ministrave dhe është miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave dhe kjo projekt-kontratë, ashtu dhe projekt-vendimet e tjera kanë kaluar nga Drejtoria e Shërbimeve Juridike.
PYETJE: A e keni kontrolluar ju personalisht këtë projekt-kontratë?
PËRGJIGJIE: Po e kam shqyrtuar.
PYETJE: Sipas dijenisë suaj, cilët persona konkretë janë marrë me perpilimin e kësaj projekt-kontrate?
PËRGJIGJE: Me Vendim të Këshillit te Ministrave është ngarkuar konsulenti ndërkombëtar për asistimin në negocimin, hartimin dhe lidhjen e kontratës, i cili ka mbajtur peshën kryesore për negociimin dhe hartimin e projekt-kontratës.
PYETJE: Pasi keni shqyrtuar personalisht projekt-kontratën në fjalë, a e keni gjetur të rregullt këtë projekt-kontratë?
PËRGJIGJE: Nuk më kujtohet nëse kam firmosur apo jo, por nuk kujtoj të kem konstatuar shkelje ligjore në projekt-kontratën e çuar për miratim nga M.P.P.T.T. në Këshillin e Ministrave.
PYETJE: Në faqen nr.13 të kontratës parashikohet edhe një klauzolë sipas së cilës …”Ligji i kontratës është ligji anglez…”. Çfarë keni për të thënë për këtë fakt”?
PËRGJIGJE: Në vijim të asaj që thashë më lart, shtoj që kjo dispozitë si dhe të gjitha dispozitat e kontratës janë në perputhje me vullnetin e palëve të cilat kanë lidhur kontratën.
DEKLARIMI I LIRË I LEJLA SARAÇIT
Aktualisht punoj si Drejtore e Projektit te Kooperacionit italian në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve. Deri me daten 03.04.2007 unë kam qenë me detyrë Drejtoreshë e Përgjithshme e Rrugëve.
Në Drejtorine e Përgjithshme të Rrugëve gjatë vitit 2006 janë bërë shumë tendera për ndërtimin e rrugëve në territorin e Republikës së Shqipërsisë si rruge nacionale, komuna dhe bashki.
Në daten 30.06.2006 është bërë tenderi për ndërtimin e rrugës Tiranë – Durrës, paralele, krahu i majtë Loti nr.2. Pas kontrollit të dokumentacionit, fitues doli firma “Salillari”. Me firmën “Salillari”, kontrata është lidhur në datën 08.08.2006, për punimet në këtë aks rrugor.
Për këtë fakt është mbajtur dhe procesverbali përkatës.
Është dhënë një paradhënie 10 %, pasi objekti kishte vlerë mbi 100 milionë lekë. Dhe firma për këtë ka dhënë dhe garancinë bankare prej 10 % të vlerës së objektit, por fondet lëvrohen nga buxheti i shtetit. Kjo garanci vendoset në bankë para se të lidhet kontrata.
Më pas, në bazë të punimeve të kryera, kontraktori harton situacionet mujore ose dymujore, këto situacione firmosen nga supervizori, pasi ka bërë kontrollin në vend. Këto dokumentavijnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve. Këto situacione kontrollohen nga Drejtoria e Menaxhimit të Kontratave, prane Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Kjo Drejtori bën dokumentin për financën pasi firmoset nga Drejtori i Përgjithshëm. Më pas bëhet pagesa nga buxheti i shtetit.
Në këtë objekt ka pasur ndryshime projekti, që jane vënë në dispozicionin tonë nga supervizori i objektit. Këto ndryshime kanë kaluar në Këshillin Teknik për Miratim, per shkak të kushteve faktike reale në objekt.
Shpronësimet në këtë segment kanë filluar në të njëjtën kohë me ndërtimin e rrugës dhe vazhdojnë. Dosjet e shpronësimeve përgatiten nga Drejtoria e Shpronësimeve prane Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, dhe më pas kalohen në Ministrinë e Transportit për t`u vlerësuar në Komisionin e vlerësimit. Ministria bën vlerësimin e të gjithë pasurive të shpronësuara. Pasi bëhet ky vlerësim dalin listat e pronave në gazetë për komente për një periudhë 1 mujore, pas kësaj del Vendimi i Këshillit të Ministrave për pagesën e pronarëve të shpronësuar.
Kësaj kontrate i është shtyrë afati për rreth 6 muaj për shkak të vonesave të dokumentacioneve të Z.R.P.P. Tiranë si dhe ndryshimet në projekt. Projekti me te cilin objekti u tenderua, ka qene i vitit 2000 dhe me pas është ndryshuar gjendja faktike në terren.
Për ndërtimin e segmentit Rrugor Rrëshen – Kalimash,me vendim të Këshillit të Ministrave nr.481 date 14.06.2006, Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve iu lejua që të përdorë procedurën e prokurimit “Tender i Hapur nderkombetar” për ndërtime me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen – Kalimash.
Me vendim të Këshillit të Ministrave nr.526 date 02.08.2006, u caktohet Komisioni Ndërkombëtar i Vlerësimit të tenderit të hapur për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen – Kalimash.
Ky komision zhvilloi garën në bazë të dokumentacionit të paraqitur dhe caktoi si fitues firmën “J.V. Bechtel-Enka”.
Në datë 15.09.2006 lidhet kontrata midis firmës fituese dhe Qeverisë Shqiptare të përfaqësuar nga M.P.P.T.T. dhe Drejtorisë së Përgjithme të Rrugëve.
Me vendim të Keshillit te Ministrave nr.651 date 27.09.2006, është miratuar Projekt – Kontrata e lidhur për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen – Kalimash.
Bazuar në kontratë, firmës fituese ose kontraktore iu paguan 20 milionë euro paradhënie, ndërsa paradhënia tjeter prej 20 milionë euro jepet brenda 5 muajve nga derdhja e shumës së parë, bazuar ne nenin 4.2 të kontratës.
Garanci kontrate dhe garanci paradhënie firma ka dhënë, për të tre lotet.
Dosje supervizioni nuk ka, pasi është në proces tenderimi. Është bërë nje shtesë kontrate tek konsulenti të cilën po ua paraqes ju. Shtesa konsiston tek kontrata e projektuesit që kryen detyrën e supervizorit për punimet deri në fazëne caktimit të supervizorit.
Oponenca teknike është bërë nga Instituti i Ndërtimit për të tre lotet një kopje po ua paraqes ju.
Projekti perfundimtar i zbatimit parashikohet të përfundojë në pranverë të vitit 2007, ashtu siç është parashikuar dhe nga kontrata e lidhur.
Lejla Saraçi: Firmosa
me autorizim të qeverisë
PYETJE: Çfarë procedure është ndjekur nga ana e DPR per vendimet nr.460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006?
PERGJIGJE: Lidhur me këto VKM deklaroj se ato janë iniciuar vetëm nga ana e Ministrise së Punëve Publike dhe në DPR kanë ardhur vetëm Vendimet e Këshillit të Ministrave, pasi ato i kanë kaluar të gjitha fazat dhe janë miratuar. Pra me procedurat e këtyre VKM-ve DPRR nuk eshte angazhuar fare. Nga ana e DPR ka qenë vetëm inxhinieri Ylli Gjoni, Drejtori i drejtorisë së mirëmbajtjes, i cili ka qenë i emëruar me gojë nga Ministri për të qenë person kontakti, përfaqësues i DPR-së për këtë projekt investimi. Ai vetëm ka qenë në dijeni për gjithçka ndodhte, por nuk ka pasur asnjë kompetencë kontrolluese ose vendimmarrëse.
PYETJE: Ku është zhvilluar tenderi për ndërtimin e rrugës Rrëshen – Kalimash?
PERGJIGJE: Tenderi është zhvilluar në muajin shtator 2006, në Ministrinë e Punëve Publike.
PYETJE: Cili është mendimi juaj për kontratën pasi në këtë kontratë mungon projekti përfundimtar?
PERGJIGJE: Projekt- kontrata është dërguar drejtperdrejt nga “Ecorys Group” në Drejtorine Juridike të Ministrisë së Punëve Publike dhe kjo drejtori pasi e ka kontrolluar dhe e ka gjetur të rregullt, e ka dërguar në Këshillin e Ministrave për miratim. Pasi është miratuar në Këshillin e Ministrave, kjo kontratë është dërguar në DPR vetëm për t’u firmosur nga ana ime. Në dokumentacionin e ardhur nga Këshilli i Ministrave, së bashku me kontratën e miratuar është dërguar edhe autorizimi që kjo kontratë duhej të firmosej nga ana ime, si drejtore e institucionit.
PYETJE: A e keni kontrolluar ju këtë kontratë për ligjshmërine e saj, përpara se ta nënshkruanit?
PËRGJIGJE: As unë dhe as departamenti juridik i DPR, nuk ka pasur për kompetencë për ta verifikuar këtë kontratë për ligjshmërinë e saj pasi kjo kontratë ishte verifikuar më parë nga një organ epror, pra drejtoria juridike e ministrisë, është miratuar nga Këshilli i Ministrave. Pra një rikontroll nga ana jone do të ishte “non sens”. Pra ne nuk e kemi kontrolluar paraprakisht këtë kontratë para se ta nënshkruanim, pasi ajo ishte e kontrolluar për ligjshmërine e saj nga Ministria e Punëve Publike.
PYETJE: Sipas dijenise suaj, cilët persona konkretë janë marrë me përpilimin e kësaj projekt-kontrate?
PËRGJIGJE: Me përpiliminin e kësaj kontrate, ashtu si gjithë dokumentacionin e garës së tenderit, është marrë vetëm “ECORYS Group”, pasi ai ishte caktuar me VKM si kompania konsulente që do të merrej me këtë procedurë. Për këtë detyrë është bërë edhe pagesa nga ana jonë për “Ecorys Group” në vlerën 220 000 euro. Fillimisht vlera për shpërblimin e tij në tenderin e drejtpërdrejtë ka qenë 180 000 euro, por meqënëse Ecorys u angazhua edhe për hartimin e kontratës, ai është shpërblyer në masën totale 220 000 euro, e caktuar me VKM shtesë numrin e të cilës nuk e mbaj mend.
PYETJE: Në faqen nr.13 të kontratës parashikohet edhe një klauzole sipas së cilës …”Ligji i kontratës është ligji anglez…”. Çfarë keni për të thënë për këtë fakt?
PËRGJIGJE: Si kam deklaruar edhe sipër, sqaroj se me ligjshmërinë e kontratës është marrë vetëm Ministria e Punëve Publike. Ne e kemi nënshkruar vetëm pasi i ka kaluar të gjitha hallkat dhe është miratuar me VKM.
PYETJE: Çfarë dokumentacioni i keni vënë në dispozicion shoqërise Ecorys dhe shoqerisë Bechtel Enka?
PËRGJIGJE: Nuk i kemi vënë asgjë në dispozicion, pasi nuk na kanë kërkuar asgjë.
PYETJE: Ju si supervizore provizore, a keni autorizuar thesarin e shtetit për dhënie parash shoqërisë Bechtel për punime të kryera me situacione?
PËRGJIGJE: Përpara se të nënshkruhet nga drejtori i DPR-se, keto shkresa drejtuar thesarit nënshkruhen fillimisht nga drejtoresha e menaxhimit të kontratave në DPR. Po unë mbaj mend që kam firmosur vetëm dhenien e parave paradhënie, sipas kontratës, por jo pagesën për punime të matshme pra sipas situacioneve.
PYETJE: A e njihni ju personalisht gjuhën angleze?
PËRGJIGJE: Po, unë e njoh shumë mirë këtë gjuhë.
Armand Teliti: Ky
është një proces politik
PYETJE: I pandehur, akuzoheni për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim” të parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal.Në bazë të neneve 38/3, 39, 48 të Kodit të Procedurës Penale, keni të drejtë të mos flisni, keni të drejtë të keni mbrojtës, po ju njoh dhe me kontratën e lidhur në daten 15.09.2006 për rrugen Rrëshen-Kalimash, e cila është provë , procedimi ndaj jush do të vazhdoje.
PERGJIGJE: Pasi u njoha me akuzën, do të mbrohem nga avokati Genc Gjokutaj me me nr. License… i cili është i pranishëm dhe e pranon mbrojtjen konform nenit 49 te Kodit të Procedurës Penale.
Akuzën e dëgjova, e kuptova dhe nuk e pranoj. Rreth saj duke u bazuar në nenin 39/3 do të përgjigjem në një fazë të mëvonshme, pasi nga ana juaj të jetë përmbushur detyrimi ligjor që parashikon dispozita e nenit 39 te Kodit te Procedures Penale, pra pasi te jemi njohur me te gjitha faktet dhe provat që janë në themel të akuzës së ngritur nga ju dhe që m`u komunikua sot.
Kam për të thënë se ju, zoti prokuror po instrumentalizoheni në një proces tërësisht politik, për interesa të kreut të institucionit që ju përfaqësoni, për të cilin ka filluar numërimi mbrapsht.
Dy të pandehurit e tjerë, Andi Toma dhe Lejla Saraci kur janë pyetur me cilësinë e të pandehurit kanë përfituar nga e drejta për të mos dhënë shpjegime dhe nuk kanë bërë asnjë deklarim.
Ylli Gjoni: “Ecorys
Group” përgatiti kontratën
“Ecorys – Group” është caktuar me VKM si konsulenti ndërkombetar që do të asistojë Qeverinë Shqiptare në të gjitha procedurat dhe deri në lidhjen e kontratës.Ky konsulent ka hartuar dokumentacionin e tenderit, ka bërë një plan prokurimi, ka propozuar komisionin ndërkombëtar të vlerësimit, ka udhëhequr negociatat për hartimin e kontratës si dhe ka hartuar raportin përfundimtar të të gjithë procesit.
VKM nr.526 date 02.08.2006 cakton anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të vlerësimit për tenderin e hapur nderkombetar për ndërtimin me ritme të përshpjetuara të segmentit Rrëshen – Kalimash.Në këtë vendim janë caktuar dhe 5 anëtarët e komisionit të vlerësimit në bazë të propozimit të konsulentit “Ecorys – Group”.
Ky komision ka bërë vlëresimin e ofertave të paraqitura në baze të publikimit të bërë në gazetën ndërkombëtare “Financial Times”. Pas publikimit është zhvilluar tenderi ku janë paraqitur 4 oferta.
Ofertat janë paraqitur nga subjektet e interesuara sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në VKM nr.481 date 14.06.2006.Subjektet kanë paraqitur dokumentacionin e tyre ku përmbaheshin të dhëna si: situata financiare, xhiro vjetore, përvoja në rajon, përvoja në tunele, përvoja në menaxhim projekti, përvoja në sigurim finacimi, përvoja në kontrata me çmime njësi, përvoja në realizim projektesh në kohë dhe brenda buxhetit, përvoja e drejtuesve të punimeve si dhe propozimi për të siguruar cmim të arsyeshëm dhe realizim në kohë.Ofertat e paraqitura konsistonin në çmimet për njësi, në mungesë të një projekti të detajuar.
Pas vleresimit të ofertave në një punë dyditore u përpilua raporti i Komisionit të Vlerësimit, i cili rekomandon ofertuesin më të suksesshëm, firmën Joint- Venture “Bechtel- Enka”.
Me datë 15.09.2006 pas negocimeve të kushteve të kontratës, të kryesuara nga “Ecorys – Group”, u hartua project- kontrata e cila u miratua me VKM nr.651 date 27.09.2006, që është kontrata aktuale e zbatueshme.
Supervizori i punimeve në kontratë, deri në perzgjedhjen e tij me tender ndërkombëtar është Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, i cili ka autoritetin që të delegojë kompetencat e tij si supervizor, një stafi të specializuar, që sipas kontratës ka cilësinë e përfaqsuesit të supervizorit.Ne ushtrim te kompetencave te tij Drejtori i Pergjithshem ka deleguar autoritetin e perfaqësuesit te supervizorit Kompanise Konsulente Scetauroute, nëpërmjet një shtese në kontratën origjinale. Kompania “Scetauroute” është dhe projektuesi i seksionit të 3, ku përfshihet dhe tuneli prej 5.6 km.Ky subjekt mbulon supervizionin në segmentin e 3, në të cilin po punohet aktualisht nga sipërmarrësi.Aktualisht kontraktori është përqendruar në segmentin e 3 në punimet e portalit të tunelit.Mobilizimi i kontraktorit konsiston në: ngritjen e 3 kampeve të mëdhenj për punonjësit dhe konkretisht në Kalimash, në Thirrë dhe në Reps. Ndërtimi i kampeve është në fazë përfundimtare.Gjithashtu janë porositur, blere dhe angazhuar në kantier rreth 300 mjete dhe pajisje të rënda. Janë hapur rreth 20 km rrugë aksesi (rruge hyrese) dhe sekondare.Aktualisht në kantier jane mobilizuar rreth 300 punonjës.
PYETJE: Projekti përfundimtar i zbatimit, a ka mbaruar apo jo?
PERGJIGJE: Aktualisht jemi në fazë të avancuar të projektit, e cila quhet faza parapërfundimtare.Projekti i detajuar i zbatimit parashikohet të përfundojë në fund të qershorit të 2007.Mbasi përfundon projekti i zbatimit, ai bëhet subjekt i kontrolleve të organeve te specializuara si oponenca teknike, miratimi i tij në bazë të procedurave standarte.
PYETJE: Sa eshte vlera e objektit?
PERGJIGJE: Vlera e saktë e objektit do të dalë në momentin e përfundimit të projektit të zbatimit.Në kontratë është parashikuar, në bazë eksperiences dhe analizës paraprake të sipërmarrësit, një çmim total i synuar në vlerën 418 000 000 euro.Kjo është vlera e synuar, por në varesi të rezultateve të projektit të detajuar do të kemi çmimin përfundimtar të rruges.Ky fakt është parashikuar në kontratë.
PYETJE: A ka ose jo ndonjë garanci të kontratës nga sipërmarrësi?
PERGJIGJE: Në bazë të kushteve të kontratës, sipërmarrësi ka paraqitur 3 garanci kontrate që i korrespondojnë fillimit të punes në 3 seksione të ndryshme të objektit.
Ligji i kontratës është ligji anglez, siç specifikohet në kontratë.
PYETJE: Çfarë procedure është ndjekur nga ana e DPR për projekt-vendimet nr.460, 481, 526 dhe 651 te vitit 2006?
PERGJIGJE: Lidhur me këto projekt-VKM, deklaroj se ato janë iniciuar vetëm nga ana e Ministrisë së Punëve Publike dhe në DPR kanë ardhur vetëm Vendimet e Këshillit të Ministrave pasi ato i kanë kaluar te gjitha fazat dhe janë miratuar.Pra me procedurat e këtyre VKM-ve DPRR nuk është angazhuar fare.
PYETJE: Cili është mendimi juaj për kontratën, pasi në këtë kontratë mungon projekti përfundimtar?
PERGJIGJE: Projekt- kontrata është hartuar dhe negociuar me kontraktorin nga konsulenti Ecorys Group në bashkëpunim me M.P.P.T.T. dhe është paraqitur në Këshillin e Ministrave për miratim.Në bazë të kontratës qëndron angazhimi i kontraktorit ne një sipërmarrje në bazë çmimesh për njësi të pandryshueshme gjatë gjithe kohës së zbatimit të kontratës.Kjo kontratë është bazuar në modelin standard të kontratave ndërkombëtare FIDIC të aplikuar dhe në vende të tjera të botës.
PYETJE: Sipas dijenisë suaj, cilët persona konkretë janë marrë me përpilimin e kësaj projekt-kontrate?
PERGJIGJE: Në perpiliminin e kësaj kontrate ashtu si gjithë dokumentacioni i garës së tenderit, është marrë vetëm “ECORYS GROUP” pasi ai ishte caktuar me VKM si kompania konsulente që do të merrej me këtë procedurë.Ministria e Puneve Publike ka asistuar negocimin e kontratës.
PYETJE: Në faqen nr.13 të kontratës parashikohet edhe nje klauzole sipas së cilës …”Ligji i kontratës është ligji anglez…”. Çfare keni për të thënë për këtë fakt?
PERGJIGJE: Si kam deklaruar edhe më sipër, sqaroj se me ligjshmërinë e kontratës është marrë vetëm Ministria e Punëve Publike dhe “ECORYS GROUP”. Kjo klauzolë ka qene objekt i negocimit me kontraktorin, i cili ka këmbëngulur që ligji i kontratës të jetë ai anglez.
PYETJE: Çfare dokumentacioni i keni vënë në dispozicion shoqërisë “ECORYS GROUP” dhe shoqërisë “Bechtel –Enka”?
PERGJIGJE: Mbarëvajtja e punës së ECORYS GROUP gjatë fazës së prokurimit dhe negociimit të kontratës është siguruar nga M.P.P.T.T. Konsulentit i janë siguruar të gjitha materialet e nevojshme nga ana e Ministrisë për zhvillimin e efektshëm të punës së tyre.
Në këto të dhëna bëjnë pjesë legjislacioni shqiptar, të dhëna teknike për studimet e mëparshme mbi gjurmën e rrugës, fizibiliteti, të dhëna trafiku, kostot e punimeve në Shqipëri etj.
PYETJE: A e njihni ju personalisht gjuhën angleze?
PERGJIGJE: Po, unë e njoh shumë mirë këtë gjuhë.
PYETJE: Pse është dhënë paradhënie pa pasur projekt përfundimtar zbatimi?
PERGJIGJE: Paradhënia është parashikuar në kontratë dhe është dhënë në përputhje me kushtet e kontratës. Në kontratat FIDIC, ky është një detyrim normal nga ana e punëdhënësit i cili lëvrohet pas paraqitjes së garancisë nga ana e sipërmarrësit.
PYETJE: Cila është baza ligjore e përdorur gjate tenderit ndërkombëtar?
PERGJIGJE: Kam për të thënë se procedurat jane zhvilluar në bazë të VKM nr.481 date 14.06.2006. Në relacioni