KATERINA MBAN VESHUR TË KATËRMBËDHJETË VJETËT
Nga Andi Meçaj
Katerina mban veshur
të katërmbëdhjetë vjetët,
mban veshur
pak copë të kuqe,
mban veshur
puthjen e parë,
mban veshur
prekjen e trëndafilit
dhe të Jorgos,
mban veshur
qeshjen e qiellit
dhe të reve,
mban veshur
vështrimet e sapoçelura
të shokëve.
Katerina ka vapë,
mban veshur
të katërmbëdhjetë vjetët.
Rrugica fshin hapat me gome
Kjo rrugicë
që i fshin hapat me gomë,
i fsheh në gji
dashnorët e trembur të natës,
bisedon me zë të lartë
me barbonin e ditur Andon,
është si një kryefamiljar
që çdo mbrëmje të dashurit
i do në tavolinë.
Sarën që fshin lotët
në flokët e të bijve,
berberin që pi birra
nën dritën e hënës,
Sokratin që ia nxin syrin gruas
dhe në mëngjes pendohet,
poetin që në gjumë
ua vjedh ëndrrat fëmijëve
dhe pakistanin e urtë Mohamed
që të jep një “Selam Alekum”
në vend të dorës.
08.2008

6 September 2008 @ 2:46 pm
Te dyja jane shume te bukura, por mua me blojti ajo e Katerines.
Ishte e bukur si jeta e nje katermbedhjet vjecareje.
Urime Andit.
6 September 2008 @ 2:58 pm
Thjeshtë, pastër, bukur… është vërtet kënaqësi për mua kur lexoj shkrimet e tua Andi.
6 September 2008 @ 3:02 pm
hmm Katerina, e veshur me tundimet dhe ngacmimet e sapocelura te moshes. E krahasoj me Loliten e shkrimit : dhe futem ne konfuzion.Ndoshta kjo eshte jeta: Katerinat, pafajesisht ndodh te perfundojne ne Lolitat .
6 September 2008 @ 3:36 pm
shume shume e bukur kjo poezia e rrugices
6 September 2008 @ 3:38 pm
Puthjen e pare, 14 vjece… Prandaj Katerina eshte emer k.urve, se bashku me Monika dhe Magdalena. :))
6 September 2008 @ 3:38 pm
Shume te bukura Andi.
6 September 2008 @ 4:16 pm
Shume bukur, And.
prania e emrave te pervecem ne poezi, e ben shume intime dhe nje fare menyre personale. sa me personal te jete detaji, aq me e arrire nje poezi.
Urime, nuk i pata lexuar keto poezite e fundit.
It’s getting better and better and better.
6 September 2008 @ 8:48 pm
Katerina është shumë e bukur.
6 September 2008 @ 9:01 pm
Është rritur niveli i peshkit kohët e fundit.
6 September 2008 @ 9:57 pm
njera me e bukur se tjetra.
6 September 2008 @ 10:26 pm
Si gjithmone”vizaton”me vargje,penen ne vend te penelit dhe,ne keto poezi,eshte sa i bukur,aq edhe njerezor.
7 September 2008 @ 4:45 am
Po ta shikosh dsi Peshkaqen patjeter qe eshte rritur….
Ke c’ha tani dhe pa hala…si rasti i kesaj prurjeve qe me te vertete i bashkohem Avocados.
Fale talentit te Andit , te duket ne ata emra sikur je pjese e Rrugices !
Urime z.Andi !
7 September 2008 @ 4:53 am
Pergezime Andi, shume te bukura te dyja. Nese do duhej te vecoja, do vecoja Katerinen.
7 September 2008 @ 8:14 am
Bukur Andi!
7 September 2008 @ 8:22 am
Rrugica fshin hapat me gome,me pelqeu me shume,ka jete brenda.
well done!
7 September 2008 @ 8:29 am
Pergezime, Andi!
7 September 2008 @ 6:41 pm
flmn te gjitheve!