Kasaj, doping në Strasburg, 2 vjet pezullim dhe medaljet e hequra
Nga Gerti Carcani
Gazeta Tema
10.05.2007
Nën lot, peshëngritësja Fetije Kasaj dhe trajneri saj theksojne se në një farë mënyre janë tradhtuar, pas rezultimit pozitiv në testin antidoping. Sipas tyre, ata kanë këmbëngulur të mos shkonin në Europianin e Strasburgut. Ajo thotë se ka marrë ilaçe dhe ka qenë e imponuar nga drejtuesit e federatës të shkojë në europian. Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka thirrur një mbledhje urgjente të enjten, për të analizuar konstatimin e përfundimit të analizave antidoping të shtangistes Fetije Kasa, e cila ka rezultuar pozitive në testin e saj të lënë gjatë garave
të Strasburgut para pak javësh. Federata e Shtangës
pret sqarime nga ana e vetë shtangistes Fetije Kasaj, e cila ka përdorur doping dhe nesër pritet të mësojë edhe shkaqet e mundshme të përdorimit të dopingut.
Sanksioni për të mund të shkojë deri në 2 vjet
pezullim nga të gjitha aktivitetet kombëtare dhe
ndërkombëtare të shtangës. Vetë shtangistja për këtë rast do të deklaronte nën lot: “Unë gjithmonë i kam bërë analizat, asnjëherë nuk kam dalë pozitive. Nuk kishte pse të ndodhte kështu dhe federata të sillej në këtë mënyrë, duke e fryrë shumë një situatë të tillë.
Unë kam qenë sëmurë dhe kam kërkuar të mos jem në Strasburg, por presidenti i Federatës së Peshëngritjes më ka thënë se duhet të jem dhe se do të më mbështeste edhe për analizat atje. Nuk kishte pse të ma bënin kështu”. Ky është rasti i dytë i përdorimit të dopingut në radhët e peshëngritësve shqiptarë. Rasti i mëparshëm i përket Ilir Kafaranit.
Në një kohë që ka deklarata kontradiktore dhe duket se do të nisë një betejë tjetër në Federatën e
Peshëngritjes, mes vetë trajnerit të shtangistes Kasaj, Faruk Kalleshi dhe presidentit e kryesisë së FSHP-së. Shtangistja rrezikon tashmë deri në 2 vjet pezullim, në një kohë që ajo nuk pranon faktin e konkurrimit të Europianin e Strasburgut me dëshirën e saj, por vetëm me imponimin e federatës së shtangës.
Sipas Kalleshit dhe sportistes që ka marrë doping
Fetije Kasaj, ka qenë dëshira e presidentit të
federatës që ajo të marrë pjesë edhe pse vetë
shtangistja kishte përdorur ilaçe dhe nuk ishte mirë.
Ndërsa reagimi i presidentit të federatës, Esat Ademi, që ka mbledhur kryesinë sot për këtë ngjarje është shumë i qartë: “Unë nuk e kam të qartë dokumentacionin që ka ardhur, i cili është në federatë, por aty thuhet dhe pyetet nëse do ta bësh analizën e dytë, apo jo?
Gjithsesi është një gjë e rëndë, që për mua e ka
shtyrë këtë shtangiste në këtë faj shumë të madh.
Është vetëm etja për para, kur shtangistët tanë marrin miliona për medaljet, që e ka shtyrë Kasajn në këtë rrugë të gabuar. Në të tilla kushte kanë qenë edhe shtangistë më të mirë si kampione bote apo rekordmenë olimpikë, por kjo nuk duhet të kishte ndodhur më me ne.”
Pritet që shtangistja Kasaj të apelojë sërish brenda datës 19 maj, rezultatin e parë të analizave
antidoping dhe në rast se edhe në testin tjetër do të jetë pozitive, mbi bazën e të njëjtit
kampion të analizave të marrë në Strasburg, atëherë
asaj i hiqen të gjitha medaljet e marra dhe pezullohet nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare.
THANË
Fetije Kasaj:
“Unë gjithmonë i kam bërë analizat, asnjëherë nuk kam dalë pozitive. Nuk kishte pse të ndodhte kështu dhe federata të sillej në këtë mënyrë, duke e fryrë shumë një situatë të tillë. Unë kam qenë sëmurë dhe kam kërkuar të mos jem në Strasburg, por presidenti i Federatës së Peshëngritjes më ka thënë se duhet të jem se do të më mbështeste ai edhe për analizat atje. Nuk kishte pse të ma bënin kështu.”
Trajneri i Kasajt, Faruk Kalleshi:
“Ata njerëz nuk kanë pse qëndrojnë atje. Sportistja
Kasaj gjithmonë ka bërë analizat dhe gjithmonë ka qenë korrekte me to, duke mos dalë asnjëherë e dopuar. Ajo ka marrë disa ilaçe, në një kohë që presidenti iFSHP-së na ka detyruar që të marrim pjesë. Çështja do të zgjidhet dhe ne do të jemi sërish në podin e medaljeve dhe të nderit, por ata njerëz nuk duhet të rrinë kurrsesi atje.”
Presidenti i FSHP-së, Esat Ademi
“Unë nuk e kam të qartë dokumentacionin që ka ardhur, i cili është në federatë, por aty thuhet dhe pyetet nëse do ta bësh analizën e dytë, apo jo? Gjithsesi është një gjë e rëndë që për mua e ka shtyrë këtë shtangiste në këtë faj shumë të madh. Është vetëm etja për para, kur shtangistët tanë marrin miliona për medaljet, që e ka shtyrë Kasajn në këtë rrugë të gabuar. Në të tilla kushte kanë qenë edhe shtangistë më të mirë si kampionë bote, apo rekordmenë olimpikë, por kjo nuk duhet të kishte ndodhur më me ne.”
11 May 2007 @ 12:02 pm
Fetija ka rene pre e injorances se saj.
Substanca ne fjale eshte medikament i ndaluar per t`u perdor nga sportistet. Duhet ta pranoje dhe te thote emrin e personit qe ja ka dhene, sepse ne kushtet e Shqiperise tregtohet VETEM me recete mjeku.
11 May 2007 @ 1:36 pm
Fetija ishte mbreme e ftuar ne Top Story se bashku me trajnerin Kalleshi, presidentin e federates Ademi, sekretarin Kraja dhe perfaqesuesin e Komitetit Olimpik, Stavri Bello. Ne nje studio tjeter nja 5 metra me larg ishte edhe nje mjek sportiv.
Te gjithe jepnin mend njeri me shume se tjetri.
Fetija qe ne fillim nuk u tregua e ashper apo kembengulese qe te mohonte perderimin e ndonje substance, por u mundua te thoshte se ka ndodhur pa vetedije dhe pa lejen e saj. Ajo “ka menduar se ka marre nje ilac te zakonshem qe merr prej tete muajsh per shqetesime ne uterus.”
Ne fund te emisionit, ne nje fare menyre pranoi se analizat jane te sakta dhe se ne trupin e saj ka pasur substanca qe asaj i kishin premtuar se nuk do t’ia zbulonin, duke qene se efekti nuk ngelej gjate aty.
Askush nuk e kundershtoi deklaraten e saj se ajo kishte kembengulur te mos shkonte ne Europian, sepse nuk ndjehej ne forme. Federata dhe trajneri e nxiten dhe moren persiper ta conin atje, dhe t’i jepnin edhe kete substance qe sipas tyre, na qenkej e pazbulueshme.
Faji me te drejte qendron mbi trajnerin Kalleshi dhe presidentin Ademi. Qe te dy keta njerez, mbreme po mundoheshin t’ia linin fajin ne dere Fetijes, qe ajo te kerkoje falje publike, te perjashtohet nga sporti per ca vjet, kurse federata qe i dha asaj ilac nen inforamcion te rreme, te dale e lare dhe te mos i hyje asnje gjemb ne kembe. Nese Fetija verteton se ilaci eshte marre pa dijenine dhe aprovimin e saj, trajneri, mjeku dhe presidenti qe e kane miratuar ate perjashtohen nga Federata, kurse vete Federata jone e peshengritjes rrezikon te perjashtohet nga kompeticionet nderkombetare per disa vjet.
Perse nuk e jep vete doreheqjen trajneri Kalleshi dhe presidenti Ademi? Epo, ata mezi arriten aty ku jane, te ikin vete tani? Poor Fetije, ne kete rast ishte viktime e maskilizmit meskin shqiptar.
14 May 2007 @ 4:34 am
interesant 3d. nuk e dija qe ne shqiperi ishte kaq e theksuar marrja e stimulanteve.
14 May 2007 @ 9:21 am
Ky eshte rasti i dyte qe marrja e stimulanteve behet problematik ne Shqiperi. Ilir Kafaranit i ndodhi e njejta gje me medaljet e tij si nenkamopion europe, teksa doli dy here pozitiv ne analizat antidoping. Fetije Kasa rrezikon te njejtin penalizim, por duke qene se kjo eshte hera e pare qe kapet, besoj se denimi do te mjaftohet me pezullim te perkoheshem nga garat nderkombetare.
Ehhhh, edhe ne sportet individuale paskeshim pasur nevoje per pak ndihme; jo nga koleget, por nga substancat. Gjel mbi pleh krenaria shqiptare.
15 May 2007 @ 12:26 pm
kjo ehste vertet e rende per nje peshengritese si Fetija qe ehste ne KASTEN e siperme te konkuruesve.
po shihja nje emision lidhur me kete gje.
po nuk arita te kuptoja asnje gje, sepse faji mbeti jetim nderkohe qe things happen for a reason.
njehere mu duk qe gjithshka kishte ndodhur nga injoranca (which can be the case with albanians).
me pas ishte nje ide tjeter qe kjo ndodhi nga pakujdesia, dhe ne fund te fundit ngaqe nuk ka nje mjek ekipi.
po gjerat evoluan dhe u konkludua qe substanca na paskesh qene nje steroid i paster, qe nuk e mer aksidentalisht, apo nuk sintetizohet pasi ke pire vere dhe ke ngrene mish te pjekur paq (again the case with albos).
po u tha qe fetija kishte probleme shendetesore, qe u muar vesh qe ishin probleme gjinekollogjike (po hallat vejne e vijne nga amerika se ate pune kane) … ekishte mare ca ilace qe skishin te benin fare me steroidin … po prape nuk po shihja akoma feren ku flinte lepuri …
po u tha pastaj qe mund te ishte nje gabim qe duhej ta pranonte vete fetija, se ku i dihej se ku mund ta kishte mare ate luge corbe te prishur…
pa po u thir “specialisti” shqiptar i cili pasi tribloi lart e poshte (bile ngateroi marjen e substances, me marjen e ilaceve te fetijes per shkak te atyre amerikaneve te poshtra qe nuk po na lene rehat, te bejme qejf e ta marim vesh tamam si ehste puna) e la topin, kupto fajin, pikerisht mu ne mes te lojtareve tane te nderuar, e iku pa na thene gje, te tipit he se folim …
cunat luajten fair ne fakt dhe sido qe erdhi puna pasat me te denduar ia dhane fetijes dhe virtualisht asaj i mbeti topi, nderkohe qe ajo u rek duke thene : Po S’e kam bere more , S’e kam bere … vetem ca probleme me vajin e makines kam pasur …
papo sa raste u sollen, iu hodh tere faji mbi mjeket qe nuk i ditkan gjerat (ne fakt ne kete histori vec qe nje mjek nuk kishte) dhe prape faji nuk mori nje fytyre …
u quajt gabim i ndergjegjshem, qe nuk e dime se si ndodhi, po prape more prape nuk e mora vesh, e me erdhi te ulerija se dua te informohem tamam per fetijen …
eh po gallata nuk kishte te mbaruar. perfundimisht fetija e pranoi qe i kishin bere dicka, po as nuk e dinte fare se cfare i kishin bere, e cfare i kishin futur (eh na ruaj o zot se mendja ime e poshter, ku nuk shkon).
pra nuk e kishte idene se mund te kishte bere dicka (sic thame ajo as qe e dinte se ci benin e ci futnin). me vone filluan ti kujtoheshin qe paskesh bere ca “ilace” per probleme qe kishte pasur (jo halla kete radhe, xhaxhallare me sa mora vesh) ne nje mjek kines ne milano.eh mu kujtua qe ne kine ehste bere nje lufte qe ishte quajtur LUFTA E OPIUMIT. plus qe nga visitat e denduar aty … e kam kuptuar qe aty … vertet behet nami.
pa iu hodh faji me pas ca bullgareve te rezikshem qe na paskeshan qene among us (o zot ruana nga fake trainers) dhe u tha qe nuk ehste faji i fetijes se na i paskeshin folur gjate stervitjes (aaaaaaaaaaaaaaaaaaa, po i kujt eshte faji mor iu q ….) dhe u konkludua qe jemi nje federate peshngritje qe nuk lejojme te na japin uje ne bisht te luges, dhe kemi tolerance 0 per drogat. tashti na ndodhin once in a while pe keto gjera … po crendesi ka…
me pas doli rasti para fetijes, nje sportist i djegur karafani (dy here doping), i cili i nxori lakrat gjithe ketij muhabeti, dhe qe dha versionin e tij, prape pa thene se kush ishte fajtori.
e kete rremuje nuk mund ta mbulonte as deklarata e fetijes qetha se ishte shume naive dhe injorante ( o zot ajo qenkesh bere laborator eksperimental), dhe kerkoi falje per dicka qe nuk u mor vesh asnje here … se e kishte bere a jo ….
drejtuesi, me mjeshteri e hoqi fokusin nga fetija dhe e hodhi keshtu ne pergjithesi per problemin, dhe kjo perfundimisht i humbi shpresat e mia per te mare vesh se si kishte ndodhur e kush e kishte fajin.
dhe pastaj perfundimisht pse-te, kur, si-te, u zhduken dhe mbeti zgjedhja qe kishte bere fetija dhe traineri i saj, per te mare steroidin.
se vetem aty mund te ndodhin.
diskutimi mu duk qe ishte qe tia ulnin pak denimin se gjynah … dhe te ruanim faqen qe na ishte koritur si kurre ndonje here. qe mos permendim qe diskutimi i vertet ishte thjesht ne ato gjerat e vogla qe nuk i lene shqiptaret te ngrejne koken.
Fetija do kete nje shans tjeter per analizen B, po pak shanse ka per kete shans … se ne shkence 1 dhe 1 bejne 2, sa here qe e ben hesapin.
pah, paskesha humbur thelbin e gjese, sepse isha duke bere dhe gjera te tjera nderkohe.
lajmet nga shqiperia gjithmone make my day
PS. kete pune e zgjidh vetem nje specialist poliedrik si MAESTRO SALIU. ehste dhe i fushes (si i cdo fushe) pa jo per gje …. mgjse busy kohet e fundit.
15 May 2007 @ 12:40 pm
cluephone, nice
15 May 2007 @ 12:47 pm
wow celophone ?! kaq hollesi ne Japoni ?!
15 May 2007 @ 3:35 pm
cluephone, Sokol Balla do te humbte thelbin e emisionit te tij po te mos lexoje kete mesazh. Ia ke cuar already, apo te kujdeset peshku per kete?
Uau, c’fare syri paske pasur. Amazing summary. Great!
15 May 2007 @ 5:06 pm
e.T besoj e di qe dielli lind me shpejt ne japoni se ne europe ose amerike. te pakten per ato gjera qe me interesojne mua …. prandaj dhe i lashe te dy keto vende, per te pare me shpejt lindjen e diellit
3d (my speciality in graphics)
mgjse my hardware ka ate MADE IN ALBANIA tag, une e kam lene (at the point of no return) me kohe planetin albania dhe konstelacionin e ballkanit/europes, dhe thjesht e shoh ne nje screen. ndoshta nje cike eksentrik si point of view, por te pakten ehste nje unbiased one.
nuke shkrova ate koment per ta konfrontuar me tendin.
e verteta ehste qe isha duke programuar dhe duke degjuar emisionin ne fjale nderkohe (sbehej fjale per ta pare, mgjse I love multitasking).
dhe filtri qe aplikova ndaj atyre qe me hynin ne vesh ishte i thjeshte: i kujt ishte faji? sepse ndoshta ishte ajo goce (fetija) qe me ben te vesh shqiponjen dykreneshe ne tokyo for the time being. dhe desha ta dija pse … pse nuk mund ta vesh me dhe te jem proud …
po tipit qe drejtonte emisionin sigurisht qe nuk kam ndermend ti kujtoj thelbin, se jo vetem qe une dhe ai operate in different dimensions, po dhe nuk ia vlen bara qirane. se ai me kujtoi vetem qe ALBANIA is a JOKE, konkluzion i mirnjohur tashme.
desha ta degjoja. dhe sa me shume kohe kalonte me shume desha desha te dija i kujt ishte faji. sepse pata nje shifting eksponencial nga programing drejt degjimit te emisionit dhe shkrimit te komentit.
por ah e dija, ata do godisnin gjithe gozhdet, po jo ate qe une desha … dhe po nuk i re ne koke gozhdes… do e shtremberosh e ske per ta mgulur sa te jesh gjalle …
e cte them me se u zgjata shume. po pate nge dergoja dhe kete mendim te pavlere nga gjithesia, dhe qe u perplas ne emisionin e tij.
skam se cfare ti them tjeter vecse:
I THOUGHT HE WAS RIDING THE CREST OF A NEW WAVE, BUT INSTEAD HE WAS TREADING WATER.
15 May 2007 @ 6:01 pm
Diskutim per Fetijen!!! Nje ne mijera sportiste qe perdorin doping. Sidoqofte ne s’humbim gje. Si ti mburreshim botes ne? Jemi nenkapion per peshengritje per femra? Per veshet e mij tingellon keq, me mire do preferoja te kishim top-modele te famshme te dendura me kokaine dhe anoreksike, sesa peshengritese femra te pastra fare.
15 May 2007 @ 6:05 pm
ose ne qitje te pakten
15 May 2007 @ 6:09 pm
Ne qitje jemi padiskutim se kena bo stervitje masive ne 97.
15 May 2007 @ 6:14 pm
http://en.wikipedia.org/wiki/Elisabeta_Karabolli
15 May 2007 @ 6:27 pm
cluephone,
Bloody hell!! Plenty of free time in Japan!
Megjithate, mire e ke.
Vecse, perse e ngaterron shqiperine me nje peshengritese,nuk e marr vesh?S’ka vrare robe e shkreta.Mori subtanca,do denohet! Case closed!
15 May 2007 @ 7:54 pm
Swed, me zhgenjeve! kujtoja se kishe shije po ti pelqeke top modelet!
15 May 2007 @ 8:11 pm
Blete, e kisha si shembull vetem, por une per vete between Fetijes dhe top modeleve, do zgjidhja rrugen e trete
15 May 2007 @ 9:00 pm
dridhe like dridhe. gjynah Fetija thuaj, ishalla nuk e ka shume te rende denimin.
15 May 2007 @ 9:03 pm
Blete, e para ti e di vete qe s’eshte zgjidhje, ndersa ato te dytat te bejne me shoqni te zgjerume, prandaj them
15 May 2007 @ 9:10 pm
Blete, edhe nje gje se harrova, pas eksperiencave te tilla s’ka dale ndonje sportist qe te kete arritur prape majat, pra karrieren e Fetijes mund ta konsiderosh te mbyllur pa frike.
24 May 2007 @ 11:32 am
E kam ndjekur me mjaft interes emisionin e Sokol Balles lidhur me problemin e dopingut te Fetije Kases.Mendoj qe problemi i Fetije Kases fillon vite me pare ku ajo vajze nje sportiste e shkelqyer me nje trajner te palodhur qe konsumonin ore te tera ne stervitje duke ngritur qindra kile ne dite…A e dini ju o njerez qe problemet e Fetije kases dhe trajnerit te saj Faruk Kalleshi me Federaten dhe ne menyre te drejteperdrejte me presidentin e saj Esat Ademin(njeri meskin,hipokrit dhe injorant) kane filluar kohe me pare kur Esat Ademi personalisht nuk i paguante kesaj sportisteje te shkelqyer rrogat me muaj te tere,nuk i jepte shperblimet…mbase kjo vajze nuk kishte buke per te ngrene e per te perballuar ate stervitje te tmerrshme dhe ky “president”(qe te tille njerez maskarenj dhe te paafte vetem ne vendin tone mund ti gjesh dhe ata jane me kokrra)…A e dini qe Fetije Kasaj nga federata e peshengritjes nuk kishte te siguruar nje bosht per stervitje dhe ate e kishte siguruar trajneri i saj ne menyre private me shoqerine e tij…A e dini qe qellimi i kesaj federate te ndyre eshte te shtype me kembe njerezit qe punojne e qe kane dhene gjithcka per kete vend?A nuk ishte ky president bashke me eliten e tij qe vendosen vite me pare shkarkimin e trajnerit te nderuar e te respektuar te Fetije Kases Zotit Faruk Kalleshi gjasme me akuzen e abuzimit seksual me nje sportiste e cila ishte me precedente penale dhe ne nje interviste qe disponohet nga emisioni Fiks fare ka deklaruar qe eshte paguar me 3 milion leke nga presidenti vetem qe te eliminonin trajnerin e Fetijes…Gjithcka doli nje skenar i thurur me mjeshteri nga Esat Ademi ,Ilir Kraja dhe stafi i tyre ne menyre qe te paaftet te arrinin te merrnin sportistet e gatshme te Faruk Kalleshit.Dhe fare pas pak kohesh keta ndyresira arriten ti hiqnin nga duart nenkampionen e Europes ate qe Faruk Kalleshi e mori nga rruga e beri sportiste dhe tani e mori te gatshme Hektor Shaqiri.Te gjithe besoj e dine se Romela Begaj ishte sportistja qe filloi nga zeroja me Faruk Kalleshin dhe brenda 1 viti ai arriti ta bente Nenkampione Europe.Presionet qe iu vbene kesaj sportisteje nga Federata dhe premtimet epafundme per nje perkrahje nga federata bene qe kjo sportiste ne menyre jo te vullnetshme te largohej nga Faruk Kalleshi..
Incidentete e rradhes ne federaten e peshengritjes vazhdojne..
Tani ne takimin koke me koke qe Fetija kishte me Ademin dhe Krajen keta te dy me deshiren antishqiptare qe kane vendosen ta djegin kete sportiste vetem si e si te kenaqnin epshet e tyre te ndyra..dhe ne momentet kur kjo i thote qe nuk mund te shkoj pasi nuk ndihem mire dhe se analizat nuk me kane dale mire keta te dy i premtojne se gjithcka do te shkoje me se miri pasi do te jene keta qe do ti ndihmojne.Dhe te eksituar nga plotesimi i nje deshire skizofrenesh ne momentin kur Fetija rezultoi pozitive ishin keta te dy qe vazhduan me mashtrime duke i kerkuar te zbusnin tonet ne emisionin e Balles pasi vetem keshtu Federata Boterore e peshengritjes do te zbuste denimin,dhe normalisht duke paguar nje gazetar jo profesinalist sic ishte ai qe kishte marre intervistat ne menyren me te turpshme arriten qe ti nxirrnin fundin inatit personal te drejteperdrejte qe kishin me Faruk Kalleshin duke mos marre parasysh qe keto maskarenj nuk po shkaterronin Faruk Kalleshin qe kishte nje jete qe ishte ne piedestal,por po njollosnin figuren e shquar te Fetije Kasajt e cila e nderoi kete vend jo njehere.
A e dini se kush u intervistua ne ate emision?
1.Ilir Kafarani-i perjashtur pergjithnje nga peshengritja
2,Ilir Suli-qe ne Vancuver nuk mori pjese ne gara me pretendimin se kishte nxjerre gishtin dhe ne fakt e verteta eshte se ai ishte perdorues dopingu.
Aktualisht e njohin te gjithe si nje perdorues i rregullt droge.
3.Hektor Shaqiri-Trajneri i sportistit te kapur 3 here me doping (no coment)
Pse nuk u mor ne interviste dikush qe do te vleresonte punene e madhe dhe rezultatet e paarritshme te Fetije Kasajt dhe Trajnerit te saj Faruk Kalleshit?Apo dhe kete rradhe presidenti si gjithmone kishte paguar te perdhoste figuren e ketyre te dyve?
Kjo eshte dicka reale….jetojme ne nje bote te ndyre ku injoranca dhe meskiniteti na ka mbuluar…
Fetijes do ti uroja fat dhe mbaresi ndersa trajnerit te nderuar Faruk Kalleshi te mbaje koken lart sepse nuk mund ti ulet koka nga njerez te paafte dhe hakmarres qe per interesa personale felliqen kombin shqiptar.Ky president i famshem ne momentin qe sportiti i nderuar i kombetares Endri Haxhihyseni deklaroi qe brenda ne palestren e peshengritjes trajneria bullgare Kristina Koleva shet substanca te ndaluara biles ky president i kishte dhene lejen te kishte dhe nje raft brenda ne palester ku ajo te tregetonte keto substanca te ndaluara dhe substanca te tjera.Ky president deklaroi qe Kristina Koleva nuk na qenka trajnere pasi federata nuk e njeh te tille…A nuk ishte Kristina Koleva trajnere shteti e emeruar nga Esat Ademi…A nuk stervit medalisten e Teutes po kjo trajnere ?
Perfundimin….
24 May 2007 @ 12:03 pm
E pashe dhe une emisionin e Sokol Balles dhe me bene pershtypje driblimet e Fetijes dhe tranjerit.Me ne fund Fetije naivja na e pranoi qe i kishte fut ca shiringa…
Tjeter gje qe me beri pershtypje ishte pozicionimi i Fetijes.Ajo gjate gjithe emisionit rrinte “skic” me prapanicen e saj gjigande te kthyer nga kamera…..
24 May 2007 @ 12:46 pm
ai ishte emision shume i njeanshem…
24 May 2007 @ 12:47 pm
kushedi sa leke kishte paguar esat ademi qe ai emision te dilte ne ate menyre
24 May 2007 @ 1:33 pm
me duket shume absurd logjika e dikujt qe fajin per substancene e perdorur ia ve trajnerit.Sportistja eshte ne nje moshe madhore dhe e di mjaft mire cfare eshte e lejuar cfare eshte e ndaluar per te..e si mund ti injektoje trajneri dicka te ndaluar? aq me teper qe ne emisionin e Balles vete Fetija deklaroi se kur kishte qene ne itali pa trajnerin e saj ne nje aktivitet kishte bere nje gjilpere ne shtyllen kurrizore qe mjeku Lluka Heqimi e deklaroi si te dyshimte..me duket se njerezit jane tendencioze dhe ndikohen nga presidenti ademi qe padyshim eshte njolla e peshengritjes shqiptare
24 May 2007 @ 1:39 pm
peshengritja shqipetare fatkeqesisht po perfaqesohet nga Esat Ademi kryebandisti shqiptar person ky i lidhur me trafikun e cigares,te droges..
Turp…shume turp….
kush e lejon kete maskara te vazhdoje te jete ne krye te federates..ky meriton te shkoje ne qeli per te dhene llogari per evazionin qe i ka shkaktuar ketij vendi..dhe nuk duhet absolutisht te lejohet te perdhose figurat e nderuara te kombit…
turp dhe per sokol ballen qe lejon stafin e tij te bashkepunojne me presidentin e peshengritjes
24 May 2007 @ 1:41 pm
fetije vazhdo te stervitesh…kombi yne pret shume nga ti
24 May 2007 @ 1:51 pm
xhest shume i ulet nga ana e federates
24 May 2007 @ 1:59 pm
nuk eshte e rendesishme kush e ka fajin…fajtore jane shume…normalisht nje pjese faji e kasportistja qe nuk eshte treguar e kujdesshme me substancen qe kishte marre ne itali,…si duhej te kishte besim tek kinezi…pergjegjesi duhet te marre persiper federata me ne krye presidentin qe ka bere tregeti ne bashkepunim me trajneren bullgare duke shitur substanca te ndaluara..nuk mund te thote esat ademi qe nuk e njeh koleven..ai e ka bere dhe trajnere shteti ate
28 September 2007 @ 9:00 pm
Te nderuar lexues!
I gjithe faji eshte i Parajses. FSHP mundohet tashme qe fajin ta ma veje mua.Por nqs do te shihnim historine e peshengrijes shqipatre do te lexonim nje liste te gjate qysh ne kohen kur une skisha lindur akoma>
1- Mirjan Hakani 2 here
2- Erlin Nikolla 2 here
3- Besnik Jubani
4- Fetije Kasaj
dhe 3 te fundit
Atehere kur une kam vetem 2 vjet ne shqiperi pse FSHP me beri Trajnere Shteti? Pse EsatAdemi me cilesine e Presidentit me dha dy here nga 1000EU. Sigurisht nga qe isha me e mira dhe tani qenkam une fajtori.
Faji eshte i 2 drejtuesve te FSHP (Ilir Kraja dhe Esat Ademi). Keto kishin inat trajnerin e saj dhe e detyruan Fetijen duke i bere presion per te mos u paguar. Ato e dinin se ajo kishte pire se ishin te mirinformuar.
Dhe tani deklarojne se kane thirur WADWN nw Shqiperi kur WADA ka 2 vjet qe lka marre adresat e peshengritesve te gjithe Botes.
Njerzit me te paskrupujt te Shqiptarve. Largohuni nga FSHP se ai vend nuk u perket juve por kampionve te paster.