Kartat e identitetit, në zgjedhje me çertifikata!
Skender Minxhozi
Sa ngjan Shqipëria me Nigerinë?! Pyetje e vështirë. Nigeria, një vend i njohur për naftën, konfliktet e brendshme të armatosura dhe korrupsionin galopant, duket se ka megjithatë një pikë takimi me Shqipërinë. E cila jo se nuk ka burime naftëmbajtesë apo korrupsion, porse mbi të gjitha këto, duket se ka një histori të ngjashme me vendin e madh afrikan, sa i përket historisë së prodhimit të kartave elektronike të identitetit. Dhe si për ta lidhur deri në fund këtë paralelizëm, një emër: Sagem.
Është shkruar shumë për historikun e tenderit të kartave të identitetit. Shumë është thënë për parregullsitë që u vërejtën në këtë tender, duke nisur nga shuma me të cilën u shpall kompania fituese, referencat e saj, precedentët etj etj. Gjithashtu është shkruar në mënyrë të përsëritur rreth reklamimeve që firmat e tjera të njohura gjermane, franceze dhe të tjera, u kanë bërë rezultateve të këtij tenderi, të cilat u përjetësuan në imazhet gjysëm komike të zv.ministrit të brendshëm Ferdinand Poni, gjatë procedurës së tenderit, si dhe në fotot e ministrit Nishani që mbante në dorë disa specimenë të kartave, që vetëm të tillë nuk ishin.
Kjo është shkuara, por edhe e ardhmja nuk duket të jetë më e mirë. Burime nga ministria e brendshme thonë për MAPO-n se është thuajse krejtësisht e pamundur që kontigjenti i kartave të identitetit të përfundojë në duart e shqiptarëve, para se këta të paraqiten në kutitë e votimit, vitin e ardhshëm. Aktualisht kontrata mes qeverisë dhe Sagem ende nuk është nënshkruar dhe e gjitha kjo si pasojë e debateve mes palëve për çeshtjen e kostos së prodhimit. Pasi ofroi një çmim diku tek 6000 lekët për çdo pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, duket se firma po kërkon rishqyrtimin e çmimit. Dhe në kushtet kur ky çmim duket i vështirë për t’u lëvizur, burimet thonë se firma franceze po mundohet që të heqë disa nga elementet e sigurisë nga dokumentat në fjalë. Një histori tipike shqiptare, e cila dëshmon sesa pa kujdes dhe jashtë rregullave është vepruar që në fillim, kur është bërë tenderi.
Por e gjitha nuk mbaron këtu. Sherri për koston duket se do të prekë në mënyrë të dukshme axhendën konkrete të mbledhjes së të dhënave dhe të prodhimit të dokumentave të identitetit të shtetasve shqiptarë. Ditët e fundit drejtuesit e zyrave të gjendjes civile dhanë lajmin se regjistri kombëtar i adresave është përfunduar. Ky duhej të ishte një lajm i mirë edhe për procesin tjetër, atë të prodhimit dhe shpërndarjes së pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit. Megjithatë ajo që shohim është se ky copëzim i procesit të regjistrimit dhe paisjes së popullatës me dokumenta identifikimi, pasqyron në thelb një politikë kaotike dhe të korruptuar shtetërore, e cila fsheh një element shkeljesh ligjore për hir të parave të shpërndara majtas-djathtas dhe nga ana tjetër hedh hije serioze mbi të ardhmen dhe vlefshmërinë e zgjedhjeve.
Konkretisht, puna e Sagem me kartat e identitetit, pas nënshkrimit të kontratës së sipërmarrjes me qeverinë shqiptare, do të duhej të fillonte me përhapjen në territorin shqiptar të mbi 400 pikave ambulante të mbledhjes së të dhënave biometrike, shenjave të gishtave, fotove të shtetasve etj. Ky proces është ende larg fillimit. Imagjinohet lehtë se çfarë do të thotë kjo ndërmarrje, nga aspekti logjistik, ku bëhet fjalë për një terren të thyer dhe një popullsi të pamësuar, me një administratë që duhet të vërë në lëvizje sistemin, e cila është edhe më e pamësuar me procesin, se vetë shqiptarët. Pas kësaj do të fillonte prodhimi i kartave të identitetit. Një proces ku Sagem nuk ka eksperiencën dhe ekspertizën e duhur.
Në këtë mënyrë, merr gjithnjë e më tepër shtat idea se firma franceze vërtet do të fillojë dikur me shpërndarjen e kartave të identitetit, porse kjo nuk do të jetë e mjaftueshme që shtetasit me moshën e votuesit, të kenë të gjithë ditën e votimit, një dokument të ri identifikimi në xhep. Që tani po flitet, sipas burimeve nga ministria e punëve të brendshme, për një numër jo të vogël shqiptarësh, të cilët do të mbeten pa karta identiteti ditën e votimit. Dhe kjo është e mjaftueshme që në imagjinatën kolektive të ngjallen të gjithë djajtë dhe fantazmat që lidhen me administrimin abuziv të votës, me manipulimin e listave të votimit dhe amullinë totale të emrave dhe identiteteve në qendrat e votimit. Kujtimet në këtë pikë janë të shumta dhe të këqia.
MAPO
13 July 2008 @ 9:19 pm
Ne Kosove fillon paisja e qytetareve me pasaportat e reja te sigurise se larte me 21 Korrik te ketij viti.
Per ne shqiptaret bashke me Gushtin po iken dhe vapa e mjere ç’dimer na vjen nga prapa.Tani edhe ne duhet ta kuptojme qe ne tenderin qeveritare duhet te dale diçka edhe per familjen Berisha psh ndonje apartament apo…..
13 July 2008 @ 9:20 pm
Ç’mund te thuash …
Nuk ka ndo1 informacion sesi mund te pajisen me 2 karta ata qe duan te votojne me pasion ?
Mua me ka bere pershtypje nje “spec-ialist”, i cili % e vogel te votuesve e shpjegonte me te gjitha menyrat e tjera te mundshme, duke anashkaluar zhgenjimin, deshperimin dhe mungesen e besimit te qytetareve tek vlefshmeria e votes, qe mundeson ne nje indiference me te demshme se vota e gabuar.
Ne administratat shqiptare nuk punohet, vetem abuzohet dhe nuk behet asgje tjeter vec shperdorimit te te ardhurave te taksapaguesve. Zgjidhje per mua eshte privatizimi i shtetit nga ndo1 kompani e huaj, mundesisht jo bashkepunim greko-serb.
13 July 2008 @ 9:20 pm
Uroj qe te mos ndodh sic hamendeson autori. Por po ndodhi do te jete dicka e rende per tu kaluar pa probleme.Ne kete rast, si zgjidhje optimale do te ishte shtyrja ne kohe e zgjedhjeve parlamentare deri ne pajisjen e plote te qytetereve me karta identiteti . Me mire le te drejtoje gomari edhe per 6 apo 12 muaj te tjere sesa ta kesh prap per 4 vite te tjera ne kurriz.
13 July 2008 @ 9:37 pm
13 July 2008 @ 9:46 pm
Kartat e identitetit jane fjale ne ere per sa kohe nuk ka adresa te sakta. Nuk mund te shenohet ne karte vetem qyteti i banimit pa adrese te sakte..do te ishte e manget karta. Nuk quhet adrese diçka e tipit: shpia e 57 nga e majta e autostrades, afer kanalit kullues, Shkozet, Durres
13 July 2008 @ 11:57 pm
O adam me fal nqs te kom permend baben!
14 July 2008 @ 12:06 am
po gjithe keto te dhena mbi Sagem dhe kartat e identitetit nga vijne ? Telefoni i prishur ? Me tha ai qe i kishte thene ajo, qe vete e kishte me te degjuar tek radha e qumeshtit dhe bla bla bla.
14 July 2008 @ 12:43 am
K, është muhabet që është diskutuar që herët ky i pashaportave biometrike
14 July 2008 @ 12:48 am
Kartat e identitetit nuk mund te fillojne te shperndahen pa u zgjidhur nje here ceshtja e identitetit shqiptar (tha).
14 July 2008 @ 2:07 am
Po mire mo mire, se u diskutu ene njihere ketu ke tregu i peshkut nuk u bo qameti se akoma e djele nuk ka ardhur akoma e hena. Pastaj aty tek ai blogu vetem dy komente kishte. Me dy komente nuk bohet diskutim per me teper qe nuk kishte aty asgje mbi menyren e marrjes se parametrave biometrike, datat e me the te thashe. Te presim ca do na thote AlisaT.
14 July 2008 @ 12:10 pm
Nga listat po hiqen shume votues, sa per te hedhur lumin, edhe nese behen kartat, qe do te jene plot me gabime e mangesi, aq i ben qeverise, sa te fitoje dhe zgjedhjet e 2009, pastaj do fillojne te behen kartat e reja me korrigjime.
do behen nje here me karta cope- cope,,, sa te na hidhet hi syve pastaj, gjasme do ti rregullojne. Gjithsesi, para nje viti ne Paskuqan u bene zgjedhjet te cilat sigurisht i fitoi Pd, pas shuarjesh dhe zhdukjes nga lista te 5 ooo
( 5 mije) votuesve te cilet nderkohe qe rendnin vend me vend per te marre certifikatat ne gjendje civile, orari i votimit ikte, dhe PD fitoi. ( SI GJITTHMONE)
pra dhe ne 2009, keshtu do ti fitojme zgjedhjet e ndershme dhe te lira te PD.
14 July 2008 @ 6:33 pm
Kam pershtypjen se ky proçes edhe nese fillon me 2009, ka per te vazhduar gjate dhe vazhdimisht si ketu ne perendim, se jo vetem qe ato riperteriten mbas 5 apo 10 vjetesh (si ta caktoje qeveria, dhe kam pershtypjen se mund te caktohet 10 vjeteshi per shkak te çmimit te larte) por dhe shume qytetare jane jashte dhe kane probleme me ndonje germe apo dhe date, gabime keto te krijuara nga burokracia e gjendjeve civile , dhe qe njerzit duan ti korrigjojne. Nese Edmond do qe ta rregulloje emrin e tij nga Edmonda ne Edmond, apo Berta ne Berti, apo Hason ne Hasan, kjo kerkon deshmine e çertifikates se regjistrit themeltar, megjithse dhe keto kane gabime, kerkon qe qytetari te bredhi sa andej-kendej, pra kerkon kohe dhe prezencen e njerzeve. Sepse po u shkruajt ne karten biometrike, nuk mund te ndryshohet me , veç me gjyq, prandaj dhe kendej ne perendim kur merr karten e identitetit (qe eshte dixhitale) te kerkojne çertifikaten origjinale dhe te pyesin se a ka ndonje nevoje apo ankese per ndryshim, para se te niset puna/dokumentat tek punonjesit e kartave dixhitale apo biometrike siç i quakan ne Shqiperi.
Ky proces eshte i gjate dhe nuk behet kurre me aksion, veç me kujdes, keshtuqe dhe per 2009, votimet do behen me çertifikata, fatkeqesisht.
14 July 2008 @ 9:15 pm
Per sa kohe do te jete e njejta politike dhe politikane si keta te 18 vjeteve ky problem nuk do te zgjidhet. Cili ka interes te vendosen kartat elektronike?. Asnje nuk do qe te jete ne pushtet qe te bej mire, ata duan te jene ne pushtet sa per te qene ne pushtet, per sa kohe ky pushtet u sigurton te mira materjale ketyre individeve..
Genjeni veten me shpresen e kartave elektronike, votimet e emigranteve, etj etj. Nga mosdeshira gjithmon do te gjenden ose krijohen arsye si kjo e adresave qe te mos behen kartat elektronike. Mendoni se kaq e veshtire eshte te vendosen adresa kur sot me google nga ajri mund te shikosh makinen tende te parkuar para shtepise tende?
Eshte justifikim, se nuk ka deshire Nuk ka deshire se nuk eshte ky qellimi qe keta jane apo ata qe do te vijne ne pushtet.
PS. Sikur u tha se ceshjta e listave eshte zgjidhur. Nuk varen listat nga kartat elektronike? Si jane bere keto lista pa adresa? Cila do te jete identifikimi im ne keto lista? Pffff
14 July 2008 @ 11:13 pm
Ju shqiptarét jeni shumé interesant. Po kérkoni shumé
1) Doni té hyni né NATO
2) Doni té hyni né BE
3) Doni letérnjoftime
4) Doni pasaporta biometrike
5) Doni zgjedhje té lira
Mos doni té shkoni edhe né héné…???