Karnavalet në Rio
Karnavalet braziljane jane sonte ne naten e tyre finale, e si çdo vit janë një spektakël i vërtetë ngjyrash, muzikës e vallëzimit Samba dhe fantazisë pakufij. Një festë me origjinë fetare e përcaktuar si një periudhë e shkurtër “indulgjence” para krishmës së Pashkëve, Karnavalet e Brazilit janë tashmë një traditë ekstravagante dëfrimi, lakuriqësie dhe ritmi.
Karnavalet janë një eveniment i madh mediatik, me mbi 50,000 tl pranishëm dhe miljona telespektatorë. Dy faqe ku mund të gjeni shumë foto dhe video nga kjo festë janë. Terra dhe Globo. (Kujdes nëse nëpër zyra, disa nga fotot mund t’ju fusin në telashe me shefat.)








4 Shkurt 2008 @ 7:48 pm
hajde karnavale hajde. sikur te beheshin ne shqiperi do te ishte gje e madhe
4 Shkurt 2008 @ 8:00 pm
palidhje..ne shqiperi..karnavale si keto !!! Po pse?!!!
4 Shkurt 2008 @ 8:06 pm
…kujtoja se ne shqiperi beheshin karnavale cdo dite. per kete mjafton te shohesh edicionin e lajmeve.
4 Shkurt 2008 @ 8:37 pm
po ketu, fjalet anglisht kthehen ne shqip? ta provojme njehere: Unsuccessful searches are often caused by searching for common words like “have” and “from”, which are not indexed, or by specifying more than one search term (only pages containing all of the search terms will appear in the result).
4 Shkurt 2008 @ 8:43 pm
Ndonjehere harrojme qe anglishtja ende eshte gjuhe e huaj. Bej habi me ju. Une kam 12 vjete ne Amerike, e perpiqem fort te mos perdor fjale anglisht kur shkruaj shqip. Ne cdo rast, gjej, ju ne Tirane e keni shume me akut kete “problem ekspozimi ndaj anglishtes”.
“BUT WHY?”
Pse ta pektheva? Pa tallje!! Sepse me kall krrupen kjo e Fishtes:
Kjoft mallku ai bir shqyptari
qi ket gjuhë t’Perëndisë
trashëgim q’ia la i pari
trashëgim s’ia len ai f’misë
…edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë HYJNORE;
që n’gjuhe t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e len mbas dore.
4 Shkurt 2008 @ 8:56 pm
une se lexoj fare ket poezine e fishtes, qe me ke vene ti ketu. Dmth zgjedh ta injoroj, sepse do me humbte kohe, ti e the argumentin tend qe me fjaline e pare, s’kishe nevoje te fusje edhe fishten ne kete diskutim. ca mendon se meqe e ka shkruar fishta, do me beje te mendoj ndryshe?!
“But Y” megjithate eshte nje batute nga nje film ne anglisht, edhe ndaj e shkrova ashtu. Po ti nuk sheh kartona me duket. Vazhdo me fishten!
4 Shkurt 2008 @ 9:02 pm
4 Shkurt 2008 @ 9:16 pm
Akoma te tjera “Karrnavale” doni ne Shqiperi???? Nuk ju mjafton Karrnaval lleku i perditshem politiko-shoqeroro-institucional qe parakalon perpara njerzve neper rruge, zyra, sheshe pushimesh dhe aktivitetesh te perditsjme?!
Une besoj se jemi tejmbushur me Karrnavale te perditshme dhe duhet ti pakesojme pak….
4 Shkurt 2008 @ 9:22 pm
foto teper te larmishme!! Blendi, une kujtova se ne karnavalin e Brazilit kercehet Samba dhe jo salsa. Salsa i perket me shume Amerikes Latine..apo e kam keq?
4 Shkurt 2008 @ 9:36 pm
Salsa e paskam vene? lol. Flm. valbi, Samba duhet ta kisha shkruar, por si padashje me rreshqiti preferenca, apo e paskam paskam pat mendjen ne Puerto Rico…
4 Shkurt 2008 @ 9:46 pm
Nao tem problema Blendi! E dija qe e kishe mendjen nga Karibet, PR, DR, Cuba etc..
4 Shkurt 2008 @ 9:59 pm
Pikerisht, pikerisht…per mua Amerika latine ka qene dhe mbetet nje “botë cudirash”…pa u marre fare me politiken…kultura, gjuha, muzika, romanca, poezia, drama jane ato qe me terheqin…dhe aftesia per ta shijuar te sotmen, qofte edhe me barkun bosh. Cilesi qe deri diku me ngjan se e kemi edhe ne.
5 Shkurt 2008 @ 12:06 am
Ketu ne NYC eshte nje restorant fusion Japo-Brazi-Peruvian, sushi place ku festojne karnavalet. Madje, ata ftojne keto samba dancers per te argetuar njerzit qe shkojne per te ngrene darke. Kam rastisur nje here dhe organizohet goxha kendshem.
5 Shkurt 2008 @ 2:02 am
Blendo te shtofte zoti diturine qe na i kujtove dhe njehere keto vargje te Gjergj Fishtes.
5 Shkurt 2008 @ 9:43 am
Blendi, para se ta hapja kete shkrim, thashe me vete, 100% kete shkrim e ka sjell Blendi te peshku :)…Rrofsh ti qe na e ben diten ta nisim plot ngjyra ….
5 Shkurt 2008 @ 9:52 am
I kishte shtyp maunja e karnevaleve nja dy te shkrete ne Rio
Gjynaf, shkon per qejf robi atje edhe del horizontalisht.
5 Shkurt 2008 @ 2:01 pm
Blend flm per kete lajm interesant.edhe une si Nini kam filluar te spikas lajmet qe vihen nga zoteria jote qe ne titull!:)
5 Shkurt 2008 @ 3:52 pm
nini,
nga TR je ti? e ke pasur shtepine afer M. Gramenos?
5 Shkurt 2008 @ 7:06 pm
Tifozat italiane ne stadium ne nje ndeshje boterori ku lute Brazili (natyrisht jo me Italine) me pankarta shume te medhaja:
Siamo qui soltanto pre le brasiliane!
6 Shkurt 2008 @ 10:52 pm
Për Blendin dhe Anaisan:
Në gjuhë shqipe bota mbarë
Ka me ju njoft se ç’fis ju kini
Ka me ju njoft ju për shqiptarë
Trima n’za sikurse jini…