Kam shaluar kalin e sevdasë
1.Sa i freskët gjiri yt!
Sa i freskët gjiri yt
Sikur fryn veriu mbi të!
Apo mua mmë bëjnë sytë
U qorrova dhe s’shoh më.
Ndaj dhe vura buzët provë
Prova doli një më një!
Ata gjinj të fortë si ftonj
Më shijuan si agjë më.
U frekuash e u bësh esëll
Dhe,sakaq,më erdh oreksi
Shiko plaku u bë qefull
Ende,ende s’e lë nepsi.
Se ka nepsin që ka patur
Tutje-tutje djalërisë
Dhe sado që është flokzbardhur
Bën ashikun, pleqërisë.
31 korrik 2002
2.Ah!
Ah,-më the,- unë jam bërë gjyshe
Dhe ç’më thuaj,nuk kanë lezet?!
Ku pyes unë,moj dallandyshe
Le të jesh në moshë të tretë!
Edhe vetë a nuk jam gjysh
Po për moshën as që pyes
S’dua të di as si?As qysh?
Ndaj t’i putha sytë e zesë.
Se veç sytë nuk kanë ndryshuar
E kanë dritën që më kishin
Sa lezet:të dashuruar?!
Gjysheja me babagjyshin…
31 korrik 2002
3.Më shkon mendja
Më shkon mendja,vite,tutje
Kur të dy ishim rini
Dhe më vije me vrull çupe
Dhe sulmoja djalëri.
Tani brymë ka rënë mbi supet
Edhe borë ka rënë mbi flokë
A s’më thuaj përse këto supe
Janë të shtrenjtë e valë të ngrohtë?!…
31 korrik 2002
4.Besomë
Secili e ka një të dashur
Dhe unë,s’do mend,e kam.
Këngë ka thurur për të dashur
Dhe unë thurur i kam.
Rëndësi s’ka fare për emra
Emrat s’e bëjnë njerinë.
Rëndësi ka sa të rreh zemra
E imja veç për ty regëtin.
Për zemrën pe s’i lëshoj njeriu
Sikur ky të jetë dhe gjeni!
Dashuroj sinqerisht,i ziu,
Besomë!Dëgjon,dashuri?…
29 korrik 2002
5.Kam shaluar kalin e sevdasë
Kalin e sevdasë e kam shaluar
Kalëroj me të dashurive
Se aq shumë jam i përmalluar
Sa po kthehem i tëri,në “hije”
E kam lënë të kullos hergjele
Mëgojëz a fre s’i kam vënë
Se mallin s’e vë dot nën fre
Pleqërinë me shkop e kam përzënë.
Sa vite kam hequr nga supet
Aq mall kam vënë mbi ta!
Dhe s’mbahem,s’mbahem nga vrullet
Kalëroj i mbushur sevda.
6 korrik 2002
6.Po digjem
Po digjem si hambull
Si hambulla në gusht
Më dogji një vajzë
Me syrin larush.
Dhe zjarrin dhe prushin
Ç’m'i kishte,amani!
Valë se ç’më ishte
Si krater vullkani.
Dhe llavën lëshoi
Nga magma e nxehtë
Sado më përvëloi
S’i ndahem,për jetë.
4 korrik 2002
7.Nuk më lë mikja të fle
Nuk më lë mikja të fle
Kjo?Ta gjesh nga s’e pandeh?!
I them:-Mike,me mua ç’ke?
Nuk përgjgjet,por më sheh.
Si më sheh që olele!
Në kam gjumë,kurrë mos fle
Shkoj me miken edhe
Sos një punë që donte nge…
4 korrik 2002
8.E puth miken
Puth e puth unë miken
Sa nuk mban kandari
Pastaj zë e gdhend
Sa më ha sqepari.
E gdhend mirë e mirë
E sjell në gone
Si ha qelepir
Tash me të po fle.
3 korrik 2002
9.Vjen një zonjë
Vjen një zonjë me karafil
Edhe dëng mua me bërryl
Domethënë,more bandill,
Në mejdan hajde më dil!
A durohet t’më vërë “brirë”
Unë po dihet,jam qafir
Zë e “rrah” mirë e mirë
Sa të”vdekur” e lë,shtrirë.
2 korrik 2002
10.Ç’u bë tulipani?
Ç’u bë tulipani?Kam kohë që s’e shoh
Sa më dhëmb xhani,nga dhimbja bëj “oh!”
Çfarë syri më kishte!Buzët:sa të ëmbla!
Ishte si më ishte:copë m’u bë zëmra!
Ku je,tulipan?Vallë,ç’të ka ndodhur?
Sa s’po bëj bam!Jam tretur,jam lodhur.
Mos je vallë sëmur?Ndaj dhe s’po të shoh
Vetë po kam që kur,sa po vuaj:oh!…
3 qershor 2002
Përparim Hysi,12 tetor 2002
Dërguar për”peshkupaujë”
16 October 2007 @ 1:28 pm
më kënaqe përsëri Papi.
Faleminderit !
16 October 2007 @ 3:32 pm
ah! me kujton gjyshin e gjyshen. nje kujtim qe gjithmone me sjell paqe.
rrofsh Papi!
16 October 2007 @ 3:38 pm
Papi jam kurioze me dite a i ke ba pernjemend keto ekserienca a jane fantazi….ne cilin do rast je fantastik….Me t’pas lezet shpirti me u plak si ti…mendjen taralel…Na kenaqe!
16 October 2007 @ 8:41 pm
Papi, te lumshin duart, mendja dhe zemra!
“Kam shaluar kalin e sevdasë” dhe “Nuk më lë mikja të fle” jane te vecanta!
A nuk e ndjeni nje puhize te leeeeeehte nga Poradeci neper rreshta…. ne kuptimin me te mire te kesaj fjale (eshte vleresim ky!)
16 October 2007 @ 9:17 pm
E di o Papi ti,qe edhe poet mos qofsh,kur lexon vargjet e tua, te ndizet zemra ,plot. i madh je, te gjitha keto ketu jane me e bukur njera se tjetra. por mua me shume me dogji Vjen nje zonje,dhe c`u be tulipani . Bravo, pse nuk ben nje liber, do ta bleja me gjithe deshire,poezite e tua jane sh.te bukura.
17 October 2007 @ 10:57 pm
Perparim, paç jete te gjate dhe asnjehere dhembje!
18 October 2007 @ 12:23 am
Ju falenderoj te gjitheve!Artan!Kam shprese qe,e shumta,ne pranvere 2008 te jem ne Shqiperi.Atje dhe do botoj(se ketu nuk e kamkete”luks”).Te jap fjalen qe jo vetem ty,por kujtdo do t’i dhuroj librat qe do botoje.As behet fjale per te blere.Ne Shqiperi kam botuar 4 libra me poezi dhe per cdo liber,rreth 300 cope i kam dhuruar.Dhe mos kujto se po ekzagjeroj.Eshte nje e vertete qe nuk e luan topi.Sidoqofte,ju faleminderit.Kur te nxjerre librin,do kerkoj dhe adresat e miqeve te rinj,qe i kam njohur tek”peshkupauje”.
19 October 2007 @ 8:30 pm
Papi, po paske qene qefli more,
Ajo poezia n 5 nuk ishte dhe aq e bukur, te tjerat ishin te shkelqyera.
19 October 2007 @ 8:37 pm
Te burofte pena xhevahir o Perparim Hysi!
19 October 2007 @ 10:22 pm
Dashuria ne nje moshe te caktuar behet me e embel, kam degjuar, Papi. Mesa duket qenka e vertete.
19 October 2007 @ 10:24 pm
Mire J. mire
mos hec me ato qe nigjon rrugeve 
po ti mos e len per ate moshen se nuk i dihet