Kakà dhe Kristiano Ronaldo…, të barabartë
Skolari, për dy “nxënësit”: Braziliani është vendimtar në kundërsulm, por kujdes nga driblimet e portugezit
Sporti Shqiptar
Ergi Lubani
I njeh mirë, sepse i ka zbuluar, i ka rritur, i ka përkrahur dhe u ka dhënë mundësi të përfaqësojnë vendin e tyre. Luis Felipe Skolari, aktualisht trajneri i Portugalisë, më parë kampion bote me Brazilin, ka qenë nga të parët që ka kuptuar se Kaka dhe Kristiano Ronaldo do të bëheshin kampionë. Mjeshtëria e “Big Fil” qëndron në faktin se besoi te të dy kur ishin fëmijë. Kakasë i dha fanellën e Brazilit që në moshën 20-vjeçare, ndërsa Kristiano Ronaldon e bëri të debutojë kur ishte 18 vjeç. “Ishte e shkruar që të ndodhte kështu, - tregon Skolari. - Mjafton t’i shihje me kujdes sesi lëviznin për të admiruar teknikën e tyre. Unë kam pak merita: talenti është fryt i natyrës.”
- Cili është më i aftë, Kaka apo Kristiano Ronaldo?
- Eshtë e pamundur për ta përcaktuar. Do të thoja se janë të vlefshëm njësoj për çdo skuadër. M’i jepni të dy në vend të një portieri të mirë dhe do të fitoj një tjetër botëror.
- Çfarë ju ra në sy herën e parë që patë Kakanë?
- Vizioni i lojës është diçka që fitohet me eksperiencë, ndërsa ai e kishte që fëmijë. Kuptonte menjëherë si duhej ta vazhdonte aksionin dhe shpejtësia që ka në lëvizjet me këmbët, është mbresëlënëse.
- Po te Kristiano Ronaldo?
- Forca e tij është driblimi. E bën diçka të tillë duke shfrytëzuar hapin e dyfishtë dhe finte me trup. Ndryshon shpesh drejtimin dhe mbrojtësit e kanë shumë të vështirë për ta markuar, sepse luan kudo.
- Ju si do ta ndalonit Kakanë?
- Duhen dy mesfushorë që njëri pas tjetrit të merren me të kur ka kontrollin e topit. Duhet ndalur përpara se të nisë aksionin.
- Po për Kristianon?
- Eshtë e kotë ta markosh një për një. E gjithë mbrojtja duhet të jetë kompakte dhe të luftojë për topin e parë. Nga ana tjetër, kur një mbrojtës mundohet të përqendrohet te fintet e tij, Kristiano e bën me dhimbje koke.
- Edhe një si Paolo Maldini?
- Fola për çdo mbrojtës tjetër. Maldini është një monument. Paolo është në gjendje të bllokojë këdo.
- Kristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë në Angli përpara Drogbasë dhe Fabregasit. Mendoni se e meriton?
- Për atë që ka bërë në këtë sezon, si në Premier, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve, mendoj se po. Mënyra se si luan, sjell hare. Drogba dhe Fabregas janë të mëdhenj, por Kristiano është më i madh.
- Na tregoni si janë këta kampionë jashtë fushës së lojës…
- Kaka është shumë serioz, i ekuilibruar dhe i qetë. Kristiano është më pak i pjekur. Duhet të rritet ende për sa i përket eksperiencës, por ka bërë shumë hapa përpara. Eshtë vetëm 22-vjeçar dhe në Mançester e konsiderojnë si një lider. Duket se e ka në gjak të udhëheqë çdo skuadër me të cilën do të luajë. Kaka është më i heshtur, më i qetë.
- Në Itali ka lindur pyetja: Kaka është një sulmues i tërhequr apo një fantazist?
- Ai është një nga ata futbollistë mund të bëhen shkatërrimtarë për kundërshtarët, sidomos në gjysmëfushën e tyre. Atij nuk mund t’i kërkosh sakrifica në fazën mbrojtëse dhe mendoj se Ançeloti po e aktivizon atje ku ai dëshiron. Eshtë ideale për të që të luajë pas një sulmuesi dhe me një tjetër organizator pranë si Sedorf. Kundërsulmi është arma më e fortë e Rikit.
- Pra, sipas jush, Milani në Mançester duhet të luajë me kundërsulm për të shfrytëzuar “armën” Kaka…
- Milani duhet të bëjë lojën e tij të zakonshme me pasime të shumta dhe të shpejta, për të vertikalizuar papritmas sa herë që t’i jepet mundësia.
- Cilin shihni si favorit, Mançesterin apo Milanin?
- Italianët kanë avantazhin që ndeshja e dytë do të luhet në shtëpinë e tyre, por më parë duhet të tregojnë se janë në gjendje të kalojnë “ferrin” e “Old Trafordit”.
- Dy futbollistët vendimtarë…
- Nëse do t’i kisha si kundërshtarë, Fergusonit do t’i hiqja Runin dhe Kristiano Ronaldon, ndërsa Ançelotit, Maldinin dhe Kakanë.
Kaka K.Ronaldo
25 Mosha 22
9 mln Transferta 17 mln
Brazil Kombësia Portugali
42 Ndeshje ndërkombëtare 36
43 Ndeshje në këtë sezon 47
15 Gola në këtë sezon 21
7 Gola në Champions 3
Braziliani shtrëngon dhëmbët, por dëshiron të jetë me çdo kusht
Dida, “hajmalia” në “Old Traford”
Nëse Mançester-Milan do të ishte luajtur mbrëmë, në portën e Milanit do të ishte Nelson Dida. Në këtë mënyrë ka shumë mundësi që braziliani të jetë titullar në gjysmëfinalen e sotme. Dyshimet e vetme kanë të bëjnë me ndonjë bllokim, pak të mundshëm, në orët e fundit. Sfati kuqezi dëshiron që portieri të zbresë në fushën e lojës në 100% të mundësive të tij. Në Milanelo dhe në Mançester, Dida ka marrë pjesë në dy stërvitjet e fundit përkrah Storarit dhe Fiorit. Për më shumë, numri 1 i “Djallit” ka marrë pjesë edhe në ndjeshen stërvitore në 30 minutat e fundit.
Magjia - Ançeloti duket se nuk mund të heqë dorë nga “hajmalia” e tij në “Old Traford”. Dida ishte “magjistari” i Championsit të fundit të fituar nga Milani, pikërisht në stadiumin e Mançesterit. Nelsoni hipnotizoi futbollistët e Juventusit nga pika e bardhë e 11 metrave dhe i dha Ançelotit Championsin e parë në karrierë. Montero, Trezege dhe Zalajeta gabuan përballë portierit që me paraqitjen e tij në Mynih ndaj Bajernit, kishte larguar fantazmat e një krize psikologjike, si pasojë e mungesës së rinovimit. Kontrata 4-vjeçare në xhep i ka rikthyer sigurinë Didës.
Fati - Kësisoj, ai kërkon t’ua shpërblejë besimin drejtuesve dhe Ançelotit, të cilët nuk e kanë vënë për asnjë moment në diskutim. “Mançesteri është një qytet ku kam kujtime të mrekullueshme. Do të ishte e bukur nëse do të përsëriteshin, - tha braziliani. - Mançesteri do të jetë më i fortë se ai i dy viteve më parë, por edhe ky Milan është më i fortë se ai që fitoi Championsin në “Old Traford”.” Dida për një vit e gjysmë arriti të bëhej portieri më i mirë në botë, pikërisht pas pritjeve në “Old Traford”. Duke qenë se ka vendosur të qëndrojë edhe për katër vjet në Milano, sot në mbrëmje pret një tjetër rilindje në “teatrin e ëndrrave”.
Portieri holandez ka kaluar një karrierë mes rekordeve dhe kritikave
Van der Sar, gjithmonë me ulje-ngritje
Edvin van der Sar nuk vrapon pas topit, sepse nuk ështe pjesë e detyrës së tij dhe gjëja më e lehtë që mund t’i ndodhë, është që topin të mos e ndjekë as me shikim. Me një analizë “alla Berluskoni”, pas ndeshjes së barazuar me Midëllsbroun, holandezi pohon se për të mundur Milanin, “Djajtë” nuk duhet ta lejojnë kundërshtarin të qarkullojë topin. “Ndaj Midëllsbrout nxitoheshim shumë në veprime. E humbisnim shumë shpejt topin dhe më pas vraponim për ta rimarrë. Kjo na shkatërroi. Pa një qarkullim të rrjedhshëm të topit nuk fitohet ndaj skuadrave të mëdha.”
Kritikat - Van der Sar nuk ndihet i qetë. Ndoshta për faktin se kritikët nuk e kursejnë aspak, si në rastin e humbjes në ndeshjen e parë ndaj Romës. Ka fituar shumë, por me të kaluarën e tij holandezi nuk mund t’i lejojë vetes momente euforie. Ai është portieri i rekordeve, por rekordet nuk e kanë shpëtuar nga “gojët e liga”. Van der Sar është futbollisti që ka luajtur më shumë me kombëtaren holandeze dhe me 658 minuta mbante rekordin e pathyeshmërisë në Champions. Rekord që vitin e kaluar shkoi për Jens Lehmanin, i cili nuk pësoi gol në 998 minuta, përpara se të dorëzohej në finalen ndaj Barcelonës. Van der Sar ka shënuar edhe dy gola gjatë karrierës së tij. Një ndaj De Grafshapit dhe një ndaj Milanit, në miqësore. Por Fergusoni e mbron: “Edvini është më i miri që kemi pasur që pas Shmajkelit”, tifozët e Mançesterit ia kanë frikën, ashtu si ata të Juventusit. Gafat e tij kur bardhezinjë drejtoheshin nga Ançeloti, kujtohen ende në Torino. Gjithashtu, Mançesteri ka humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit në Premier Ligë, atë ndaj Portsmuthit, kur numri 1 i “Djajve” gaboi dy herë fatalisht.
25 April 2007 @ 1:41 pm
qejfi i madh sot ne programet e mengjezit ne WB11 (stacion amerikan) se po thoshin emrin e Kaka-se. hera e pare qe kam pare transmetim futbolli ne kete program. shpresoj qe nuk e kishin vetem nga emri. edhe une u kenaqa.
25 April 2007 @ 2:08 pm
ylli i lojes se djeshme ishte padiskutim Kaka!!
Do me pelqente te shihja 2 brazilianet bashke ne sulm, por sndodhi..
25 April 2007 @ 2:28 pm
…kaka eshte lojtar i madh, por jo me vecanti- ra….Ronaldo eshte i vecante dhe sot per sot eshte absolut me i mire….”kam degjuar” per Ronaldionjon….por sa here e kam pare ska te krahasuar me Ronaldon, Krisitanon kuptohet, pasi ai palluqja qe ka ikur me milanin e tregon veten vetem po i erdhi ndonje top ne kembe se mbas topit nuk shkon me…ka pj…r
…dje milani pati fat….sdo e ket ne milanio, jam i sigurte….
25 April 2007 @ 2:58 pm
Ylli i ekipit qe humbi….mouhahahah
25 April 2007 @ 3:00 pm
Ardo e paske me te degjuar
Mendoj se ronaldinjo eshte absolut, Kaka dhe Ronaldo jane gjithashtu te vecante.. sa per ate palluqen tjeter, e ka mbyt fama qe 30 vjec… gjithsesi kombinimi kaka-palluqe eshte fantastik..
25 April 2007 @ 3:06 pm
Lawman pse cuditesh?
2 golat e pare te ronaldos dhe Runit ishin aksidental, Ronaldos ja moren frymen ne anen e majte; goli i trete i Runit ishte vertet i bukur por Runi lozi si ‘italjan’ ne gjysmen e dyte, u hodh 4 here ne toke per te perftuar 3 gjuajtje te lira..
25 April 2007 @ 3:15 pm
Cheney, une e kam ndjekur shume sportin, por keto kohet e fundit nuk kam pasur kohe, jam shkeputur disi. Edhe une mendoj se Ronaldinjo eshte absolut, ndersa Kaka dhe Ronaldo, jane disi emra me te rinj, por qe gjithesesi, lojtare shume te mire. Ndeshjen mbreme e pashe shume pak…
25 April 2007 @ 3:43 pm
Pak nga pak po e bejn popullor dhe futbollin ketu ne US. Them se ndeshjen ne Itali do ta fitoje Milan, Do zoti perfundon ne shtese
25 April 2007 @ 7:17 pm
…cheney…me vjen keq se jeton edhe ne vendin e futbollit, dhe qenke tifoz brasili
……..”e kam degjuar” ( per ronaldinjon) eshte ne thonjza….nuk them, se duket qe eshte lojtar sh i mire…por po ta vesh re te gjithew luajne me te (si puna MJ me bulls - te gjitje luanin per te dhe ai luante per vete)…kurse KR luan vetem, eshte i ri, te gjithe kane cmire per te, eshte shume i ri per te qene aq lojtar i mire
….sa per dijeni kam qene dhe jam tifoz anglez me me shume se 10 jersey s….
mezi prisja ta shikoja dyshen kaka- ronaldo….por me duket ndeshjen tjeter do shikoj dyshe me te mire - KR- Rhuni…
26 April 2007 @ 11:08 am
Specialistet lehtesisht preferuan Kakà ne vend te Kristiano sepse eshte me i kompletuar
8 May 2007 @ 7:53 pm
nje lajm i mire me se fundi .
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=18021
20 May 2007 @ 12:34 pm
ana une mendoj se kaka esht lojtari me i mire ne bote dhe se esht spicjalist per sport un genti mendoj se ronaldo gjithashtu ka talent per loj kaka edhe ronaldo super star
20 May 2007 @ 12:38 pm
un fati mendoj se runi esht ma ikeqi lojtar ne bot
25 May 2007 @ 2:01 pm
kaka sa per mua eshte lojtari me i mir i botes
27 May 2007 @ 7:47 pm
arsenali eshte pa dyshim me ibukur
4 June 2007 @ 6:15 pm
Edhe Kristiano ronaldo eshte padyshim i SHKELQYER,por gjithsesi vlen edhe per brazilianin Kaka’.jane te mrekullueshem dhe i pelqej te 2 skuadrat.edhe MILANIN edhe MAN UTD,por lirisht mund te them edhe per idholin tim CHELSEA the bessssssssstttttttt
12 September 2007 @ 5:33 pm
mendoj se kaka eshte lojtari me i mire ne bote.se besoj se ka lojitar me virtuoz se ai.ka nje shpejtesi te jashte zakonshe me yopin por eshte dhe nje mes fushor qe shenon me shum se nje sulmues.
26 January 2008 @ 12:02 pm
un mendos se KAKA esht nje lojtar qe nuk munt te pershkruhet e sidomos kur lun me PIRLON me pasime ata jan te domosdoshum per qfardo skuadre KAKA esht ma i forti bashk me PIRLON e sidomos skuadra ku luajn ata MILANO FORCA MILAN
29 June 2008 @ 12:59 pm
ola qa po ban a je mir te dua shum ma i miri ne bot je o kaka mos ta nin ok tung kalofsh mir edhe luj ma mir mir je tu lu po hala ma mir luj ok tung kalofsh qaste te bukra
29 June 2008 @ 1:00 pm
te dua shummmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm kaka
29 June 2008 @ 1:01 pm
hej selam krejve sedorfit gjillardinjos patos e te tjerve tung klm