Jupi: Kjo Dinamo, një karikaturë
Gazeta Shqiptare
08/04/07
Tirana nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në takimin e luajtur në Krujë përballë Kastriotit vendas. Skuadra e drejtuar nga Shkëlqim Muça, megjithëse ka shënuar e para me anë të Sinanit, nuk e ka përballuar dot presionin e vendasve, të cilët në minutën e 68-të kanë barazuar me anë të afrikanit Ziambo. Barazimi e çon Tiranën në kuotën e 56 pikëve, vetëm 7 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë, e cila dje ka mposhtur lehtësisht Flamurtarin në Vlorë 2-0. Suad Lici në minutën e 5-të dhe Klevis Dalipi në të 60-ën, kanë shënuar golat për ekipin e Josës, ndërsa arbitri nxori jashtë me të kuqe Bledion Gugën. Në minutën e 70-të, në fushë ka plasur një sherr mes Bejzades e Begës dhe arbitri i ka nxjerrë të dy me karton të kuq. Ndërkohë, Teuta ka marrë vetëm një barazim pa gola në takimin e luajtur në Elbasan ndaj kampionëve në fuqi. Ndërkohë, Partizani ka fituar lehtësisht 2-0 derbin me Dinamon në “Qemal Stafa”. “Kjo nuk është Dinamo, por një kopje e shëmtuar e saj. S’kemi çfarë të bëjmë do ta shtyjmë kështu, me këtë Dinamo karikaturë”, - u shpreh në fund trajneri Redi Jupi. Por një disfatë të vërtetë dje ka pësuar Apolonia, e cila është mposhtur 2-1 në Kavajë dhe tani e sheh veten me një këmbë në Kategorinë e Parë


10 Prill 2007 @ 1:12 am
Mendoj se KS “Dinamo,” duhet te investoje me shume ne rritjen dhe thithjen e talenteve te reja te ardhur nga ekipet zinxhire te vete klubit. Ndryshe nga ekipi i “Dinamo-s,” KS “Partizani” dhe me shume KS “Tirana” jane ushqyer nga talentet e ardhur nga ekipet zinxhire, te me te rinjve. Keta talente kane mundesuar vazhdimesine e tradites. Talentet e ardhura nga ekipet e vete klubit kane kosto me te ulet, sepse eshte investim ne Klub dhe jo pagim i shumave te majme tek nje klub tjeter. Duke qene se ata fillojne te aktivizohen me ekipin e te rriturve ne nje moshe te re, kohezgjatja e shperblimit per punen e bere me talentet eshte me e madhe. Tek “Dinamo” gjithcka eshte varur nga mundesia per te blere lojtare dhe sidomos ata te huaj. Por ndryshe nga puna me talentet ku puna me ta shperblehet per nje kohe te gjate blerja e lojtareve te huaj “shperblehet” per nje kohe te shkurter. Kjo sepse lojtaret e huaj qe vijne ne Shqiperi jane ose lojtare te talenruar qe kane e kane shpenzuar rinine e tyre ne klube te tjera, dhe nuk kane shume te afrojne per klubet qe i blejne, ose jane lojtare te rinj e medioker.