Identifikohu



Regjistrohu

Judah: Ideja e ndarjes së Kosovës ende është gjallë

Ideja e ndarjes së Kosovës ende është gjallë, sidomos në veri të Kosovës, ka vlerësuar analisti britanik dhe autori i librit “Kosova: Lufta dhe Hakmarrja�?, Tim Judah, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Ideja e ndarjes, posaçërisht në veri, është shumë e gjallë. Madje, sipas mendimit tim, ndarja tashmë ekziston në një formë de-facto”.

Gjithashtu, sipas Judah, duke marrë parasysh faktin se institucionet e Kosovës nuk do të udhëheqin në veri dhe nuk do të kenë fuqi ndikimi për zhvillimet në veri përballë një ndarjeje de-facto, atëherë mund të pasojë edhe ndonjë vendim de-jure në të ardhmen.

“Edhe mund, edhe mund të mos ndodhë, por ideja e ndarjes gjithsesi është ende e gjallë”, ka vlerësuar ai.

Ndërkaq sa i përket unifikimit të qëndrimit të BE-së karshi statusit të Kosovës, Judah dyshon se problemi më i madh qëndron tek sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, respektivisht qëndrimit të tij karshi misionit të BE-së në Kosovë.

“Nuk jam shumë i njohur me marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet e brendshme në Bashkimin Evropian. Kam përshtypjen se gjërat tashmë janë vendosur pak a shumë. Unë dyshoj se ka një problem, rreth të cilit nuk është biseduar pothuajse fare, pra dyshoj se ka probleme me Ban Ki Moonin, sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara”, është shpehu ai.

Disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, sipas tij, në veçanti do të donin të merrnin një dritë të gjelbër nga Ban Ki Moon për misionin evropian në Kosovë. “Por, deri më tash ai ka qenë mjaft i kufizuar në mbështetjen e tij për këtë çështje, duke thënë se Kosova është një problem evropian, edhe pse këtë e kemi ditur”.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian, sipas Judah, duan diçka më të fuqishme se kjo dhe deri më tash nuk e kanë marrë. “Kjo mund të jetë pasojë e shqetësimeve të zotit Ban Ki Moon për punën e tij, sepse nëse ai e mbështetë misionin evropian, atëherë rusët do të mund të viheshin në lëvizje për ta hequr atë. Mendoj se ky problem është shumë më i madh se ç’janë mosmarrëveshjet midis evropianëve”, ka vlerësuar nër të tjera Judah.

Telegrafi.com

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.