JOLLY !!!

Po mpihem nga i ftohti. Era fryn nga te kater anet e ketij vagoni te mallkuar te ketij treni leshi qe me la mendja te merrja. Ahhh, po! Edhe shiu duhej tani! bjer o shi bjer! Ja dhe uji qe futet per qejfin e tij ne vagon e lag sediljet pa i marre leje njeriu fare!
Dhe ky mut treni qe ecen me nje ritem breshke!
trenat.jpg Drejt Vlores. Vetem. Gjashte ore rruge. Aq jane kam pershtypjen.
Vagon interesant ky ketu. Tete ndarje, nga dy kolltuke dysh secila.
Jane ulur ne to nje cift fshataresh te trashe me vajzene tyre po te trashe ma merr mendja, (megjithse e pashe me te tjera mendime, nuk e mohoj) dy vajza shume te shemtuara e te vrara nga jeta qe udhetonin me gjyshen e tyre dhe vetem qeshnin e kukuriseshin tere rruges. Me ata dhembe te trashe e me lekuren tere prenka e quka ato jane… vajza pa moshe! Vetem keshtu me vjen ti quaj.
Tre personat e tjere jane nje cift tjeter, aspak i rendesishem sepse tere vemendjen po ma terheq vajza e tyre e vogel! Me mendjen time i jap nja 2 – 3 vjece.
Femije fantastik! Rrezaton drite! Si te rrallet njerez qe rezatojne drite, te tipit Sharon Stone e Meg Ryan. Floke bjonde, sy blu te erret, (shenje fisnikerie kjo) lekura e bardhe si e mermerte ariane. Mbi te gjitha qeshja e saj diellore me bejne ta dashuroj menjehere! c’femije I levizshem! Tere jete, gjalleri, nxitje, energji, ngrohtesi!
Po me shkund me themel nga zymtesia ime e dashur! Me vjen te ulem ne gjunje, ti flas, ta guxhulis, ta bej te qeshe, qeshe pa pushim deri ne shkrirje!
Dua te luaj me te aty ulur ne toke! Te hidhem, perplasem, eci, rrezohem, vritem! Te qaj!
Dhe te tere te hidhen perpjete per te me shpetuar nga vdekja e sigurte e gervishtjes se lehte ne gju!
Por… askush nuk e can koken per mua! Askush! Mbase atyre u pelqen te shohin tek vuaj!
Po me lezeton shume kjo pozite gati martire qe po me ve perfund keto momente.
Ne fund te fundit, c’me duhet mua me kete vagon ngjyrash e fytyrash VanGhogeske, e fshatare me rroba te kuqe, jeshile, roze e te verdhe!
Me ziejne nje buqete hallesh ne koke, te tere spektrave hallore egzistente.
Tmerrsisht I merzitur, stresuar, goditur, plagosur, gerricur, zymtuar!
Nuk me shtyhej as nje sekonde me teper ne jeten time momentalisht gri ne te zeze. Me kete sfond gjithashtu gri ne te erret resh e shiu!
Dhe vendosa tabelen “STOP” !
Mora trenin, pikerisht trenin dhe jo ndonje mjet tjeter, per te zgjatur kohen e udhetimit, dhe u nisa per ne Vlore.
Aty kam shkuar gjithmone I ngarkuar e jam kthyer me forca. Mos eshte gje klima? Joo! Po te banoja ne Vlore me siguri do te shkoja ne…Durres! Pa dyshim! Sa me larg! Dhe me det!
Nuk pushoka as ky dreq shiu! S’mjafton I ftohti! Mbeta duke ngritur jaken e ulur fundin e xhupit. Po ngordh nga I ftohti. Me pelqeka kjo strukja ne xhupin tim! Edhe ky shiu rruges! Sa vjen e behet me I shtruar, I ngrohte, I sjellshem! Sikur te flet, te fton ne nje rrefim valtzi te embel, melankolik!
Ky shi I mallkuar! Ma shtoi melankoline qe me ka mberthyer e s’po me le tere keto jave! Me ka marre malli te shoh filma me kartona! Dua te shoh Ken Shiron, e te rrihem me kalamajte e lagjes si te isha ai. (ketij gomarit ketu po I rrembushen syte! Keshtu ben sa here eshte ne keto ujra po eshte burre ama, I mbylli syte dhe I gelltiti…)
Prape te qeshura? Me vjen ti ze me shqelma keto kafshe te egra! Qeshin ne ate injorancen e tyre! Banalitetin e tyre!
Hmm! Ajo e fejuara qenka e lezetshme! Paska forma te mira! Kofshe te plota! Gjoks…tere ai lume flokesh! Buze mishtore! Ta marre ne dore ndonje qender estetike e ben njeri! Yll! Jo si ato verdhacuket kockekryqtat kryeqytetase me dy kile boje ne fytyre!
Ja ky. Syrratsalduari! Filloi te shohe shtrember! Sikur do I ha gruan une!
Po ku merr vesh ti o idiot nga hallet! Ti s’ke pare femer me sy! Tani me ne fund u fejove! Do pish edhe ti nga kupa e shenjte!
Prape nje e qeshur. Mrekulli! Vajza e vogel po qesh. Nje e qeshur femije baraz me nje zane e re e sapolindur. Apo jo Piter Pan? Haha!
Nje femije te tille imagjinoj per vete! Do ta doja sa tre vetvete bashke! Engjell I prape!
Akoma ne erresire? Ahh! Tuneli! Po!
E fundit gje qe pashe ne drite ishin syte blu e erret e femijes…

nuk e morem vesh c’ishte, te pakten une nuk e kuptova c’ndodhi ato dy minuta tunel qe kaluam. E qare a e qeshur ishte ajo ulerime e tejzgjatur. Ne erresire. Aty ndodhi dicka. Se paskam degjuar vetem une! Te tere e paskan degjuar! Paskan mbetur si te shastisur! Dhe pse me shohin mua?
Kush qau-qeshi? Ndoshta vajza e vogel? Ajo edhe tani po buzeqesh.
Po une? Syte e lagur? …Uhh! Paska dale dielli…
Joker! Asnjeri nuk kishte qeshur apo qare. Ishte ai, dora vete! Jolly! I lindur nga nje gote rakie, nje fryme fyelli, nje goditje tamburi! Nga nje e qare burri! Perendia e te qeshures! Ai kishte qeshur ne tunel, lindur nga peshtjellimet e mia. Si zoti qe derdh gjakun e tij ne kryq per mekatet e te tjereve, ai jep frymen e tij, te qeshuren e tij per te rrembyer marazet e njerezve.
Gjithcka zgjidhet me nje te qeshur! Probleme? Do te ikesh nga to? Do ti perballosh? Do ti zgjidhesh?
Hahhaha! C’idiotsi! Ke kohe? Ke kohe te merresh me problemet e ti zgjidhesh? Neser vdes o injorant I kohes tende. Sot! Sot eshte dita per ty. Sot qesh! QESH! C’do te mbash mend pas jetes? Hallet? Lotet? Vuajtjen? Mendon se do ti zgjidhesh?
Hahahhahaha! Hahahhahaha! Vetem te qeshuren e femijes do te kujtosh ne te qinten e sekondes qe te mbetet per te menduar kur te perplaset treni dhe ti te mos egsistosh me.
Qesh qesh se asgje s’do ndjesh! Kjo eshte kenga e Jollit! Perendise se burrit ne nevoje! Perendise qe u duhet vertet njerzve! Perendise!
Me tha dikush dicka ne vesh ndersa me majat e dy gishtave tregues te shpirtit me vidhte tere pakon e rende me fjongo melankolie qe mbaja ne zemer. Me kendoi nje varg kenge qe s’e mbaj mend mire.
Hahaha! C’budallalleqe qe mendoj e bej! Sa turp! C’me kishte zene? Si femije qaraman, si femer e tradhetuar per here te pare! Ik mor!
Ti shuaj tere c’shkruaja me pare ne copa letre. Ja! I grisa. Ti hedh me mire nga dritarja.
U shkri lepurushja e vogel qe hodha letrat une! Shih si qesh! I duken flutura!
Ku dreqin jam nisur keshtu? C’do bej poshte ne jug? Eshte dimer akoma. S’ka plazh o qyp! Do zbres ne stacionin e pare te ndaleses te kthehem ne shtepi.
Deri atehere… vajza, do bejme nje loje me letra?
Hahahaha!

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

35 Komente

  1. Perparim Hysi thotë:

    4 October 2007 @ 5:18 pm

    Dora eshte e stervitur dhe tregimi eshte,pergjithesisht,i mire.Ndonje pasazh eshte pakesa i “nxituar”.Pershkrimi i fshatarkave eshte disi i kerkuar dhe Zoti”s’ka pse derdh gjakun vetm ne kryq”se u takon edhe te tereve,apo jo?Boten e femijeve,permjet asaj vogelushes,e ke bere bukur,po mua ama nuk me tundojne per te qene te mrekullueshem as Sharon Stonet as Megi Rajanete e Co…Femijte jane me te bukurit ne bote.Sidoqofte,jane verejtje te nje plaku.

  2. Pjer Thomas thotë:

    4 October 2007 @ 7:55 pm

    Tregimi ishte terheqes, fjale shkurt apo koncetrat mendimesh. Me duket se Loer Kume ka nje ngritje ne kete shkrim nga me perpara, ne mos gaboj.

  3. Blendi thotë:

    4 October 2007 @ 11:57 pm

    Le ti them dy fjale une para se te vijne kritiket me librin e standarteve letrare te salduar ne sqetull te te bejne helaq pse “ke ngjyrosur jashte vijave”… Mesova nga ky tregim, per ate engjellin bjond dicka, por me teper mesova per ty. Je shpirt i torturuar dhe ndoshta per kete arsye nuk e kam te veshtire te ve veten ne vendin tend ne udhetimin e kote deri ne Vlore. At ndjesi ma jep dhe mua Vlora, dhe kam gjysmen e shtepise andej prandaj e kam shijuar shpesh dhe gjate Vloren…Heren tjeter ne Kus Baba. Te pershendes vllazerisht.

  4. whisper thotë:

    5 October 2007 @ 8:32 am

    Pavaresisht ketij shpirti te torturuar, te zymte, te trazuar, shija qe te ngel ne fund eshte ajo e JOLLY-t! Pasi e lexova mua mu davarit i gjithe trishtimi i fillimit, ia la vendin gezimit, te qeshures se jolly-t, dashurise dhe lumturise qe te fal nje femije i vogel, i bukur. Per mua ketu ka me shume gezim sesa trishtim.

  5. loer kume thotë:

    5 October 2007 @ 2:37 pm

    faleminderit per vleresimet e kritikat sinqerisht te vlefshme…

    blend, e kam ndjere gjithmone qe ti je keshtu mor bro, dhe kemi bere plan per ate takimin e krisur, qe, meqe ra fjala mund ta orgaizojme dhe ne vlore… e di ku? ne Radhime, ia fusim me mish, djathe, me vere, e koka e nje te lare ne det pastaj dhe jemi njesha vellaaaaaa… do qeshim shume e do evokojme Jolly…
    sigurisht qe whisper me delikatesen e saj fine te shprehjes, ashtu si vetem nje qenie shume femer mund te sjelle, do na bashkohet… madje ftojme tere te krisurit melankolike dhe te torturuar te na bashkohen ne kete evokim te madh….
    une nuk rri dot pa nuancat shumengjyreshe karagjoze me gjithe seriozitetin qe kam, keshtu qe…”hasta la Valona vedha”…mbase behemi…

  6. Blendi thotë:

    5 October 2007 @ 5:47 pm

    do behemi patjeter. Ia kam vene detyre vetes te te gjej kur te vi, nderkohe shpresoj te gjendeni ju me njeri tjetrin…nje peshperime ne veshin e loerit. Ka kimi mes jush, pamohueshmerisht. Duhet te beheni pa me pritur mua.

  7. INA thotë:

    5 October 2007 @ 8:48 pm

    Ménage à huh…?!!!!!

  8. loer kume thotë:

    5 October 2007 @ 10:40 pm

    heu, qenka dhe pjer i yni… po ku ishe o pjer… :) ti qenke per kukurrec ne celebrim te Jollyt, apo te bacchus :)
    Ina, libido jote te kanalizon ne rruge te shkurtra e? :))
    para se te join us ne plane apo te gjykosh planet, pse nuk me thua mua ne fillim qe jollyn e dashurove, apo qe jolly ta shpifi? ky eshte qellimi i komentit jo? te tjerat vine vete pastaj… e ke parasysh? uuu, sa mire, e dashurove jollyn? join us, apo uuu, sa keq, po si moj ta shpifi? join moj us se mbase ta nderroj mendjen :)
    (joke from jolly :) )

  9. loer kume thotë:

    5 October 2007 @ 11:43 pm

    hahah, kjo klime ketu e do dhe kete;
    http://www.youtube.com/watch?v=E3m46t1tmVs
    :) ina ina inaa :)

  10. loer kume thotë:

    5 October 2007 @ 11:48 pm

    ina po e qarkullon libidon tende neper rruge te shkurtra :)
    pse nuk i bie nga tregimi ne fillim? :) sidoqofte je e ftuar te na bashkohesh …
    pjer, nuk e di pse ta hoqen komentin vella, por, eja shpejt, se do te te zihet vendi, ka shume te cmendur melankolike te torturuar adhurues te perendise Joker, dhe bacchusit verdalle… :)

  11. INA thotë:

    6 October 2007 @ 12:05 am

    loer,
    Jolly me pelqeu (note: like it, not love it).

    Ne pergjithesi une shkrimet e tua i pelqej, me ngjajne me disa persiatje te miat, por qe kurre nuk mund t’i shpreh aq bukur sa ti.

    Sa per planet; thank you, but no thank you (e kam mendjen te mbushur tashme)!!!
    Pastaj, “ménage à huh…” ti pse e merr ne kuptimin qe e ke marre? Une thjesht po i qaja hallin atij qe do t’i vije fatura, si do ta menazhoje, kupton apo jo?

  12. shefi kuadrit thotë:

    6 October 2007 @ 12:38 am

    Loer..pa dashur te te lendoj nuk me pelqeu ky krijim, nuk ngjiti tek une si lexues, shume i shperndare dhe pa ritmike. Nejse mos u merzit, un jam shume kursimtar ne dhenien e levdates.

  13. INA thotë:

    6 October 2007 @ 1:00 am

    Shefo,

    Mos, c’na bere! Na bie loer-i ne merzitje dhe fap, pas nje jave ndonje Jolly 2. ;P

    Loer, shefi ta “preu rrogen” kete rradhe.

  14. J. thotë:

    6 October 2007 @ 1:06 pm

    Blendi,
    se imagjinon se sa i torturuar eshte shpirti i tije, spleen-in ky e ka shpikur dhe jo Beaudelaire. :D

    Loer,
    shpirti im nimfoman kerkon me teper se Jolly. Ku jane requiem-et? Keshtu te pakten shija qe ngelet pas eshte e nuancuar me Neruden! Hahaha!

  15. Proff.EU thotë:

    6 October 2007 @ 1:28 pm

    Loeri,
    mbas leximit te Jolly-t, u binda qe shpirti yt tmerresisht i torturuar e ka nxjerrur spleen-in ne kete bote dhe jo Beaudelaire. :D

    P.s. Mbasi te kthehesh, beme gati Shqiperine per shpirtin tim te trazuar, shpresoj te jete me pak ngrohte se korriku i kaluar!

  16. krasta krau thotë:

    7 October 2007 @ 1:15 am

    Shume interesante edhe pse vazhdoj te mos e kuptoj fundin “alla Bokaço” me duket mua… dmth nje grup vajzash qe degjojne histori apo po ja fus kot…
    Nejse nuk ka problem besoj… :) Pjesa eshte shume e mire

  17. deni thotë:

    7 October 2007 @ 11:52 am

    Shkrim i bukur, kot nuk thone qe njerezit serioze (jo te zymte) ne jeten e perditeshme dine te jene me gazmoret e te kendeshmit kur duan. Bravo Loer

    P.S Blendo, ajo puna e kritikeve me librin e standarteve te salduar ne sqetull ishte e forte fare..

  18. loer kume thotë:

    7 October 2007 @ 11:10 pm

    o shefi i kuadrit, kritika jote e sinqerte ka qene per te mos thene maja e kritikes, nder kritikat me te dashura qe me jane bere deri me sot…
    ta them sinqerisht faleminderit dhe nuk do te bie ne depresion por mbase pozitiviteti qe rrezaton ti e te tjeret si ina ketu, do me shtyje te shkruaj per jolly 2, the return :)
    ina, ne cilen menyre e mora une ate menagen moj?:P gjithsesi gjynah qe humori yt mistrec nuk do na bashkohet ne mbledhjen e jolleve te cmendur nga drita ne fund te tunelit :)
    krasta, ato vajzat qe permenden ne fund jane permendur dhe me siper gjate tregimit dhe jane pjese e vagonit me ngjyra vanghogeske :)
    o deno, njihemi bashke ne?
    faleminderit e tereve per kohen qe i kushtoni tregimit…. ndihem i nderuar …

  19. whisper thotë:

    8 October 2007 @ 9:10 am

    hej hej ca behet ketu more?! mos valle peshku eshte kthyer ne nje site per blind date?! c’ben mo blendi se na shktarrrove familjet perkatese ha ha ha hahaha po nuk e meritojne femijet e loerit ta takojne babin vetem per fundjave? pupupupupup

  20. Blendi thotë:

    8 October 2007 @ 11:42 am

    E di ate te qeshuren me ze, me gojen hapur? Ate “hahahaha” pa naze? Ashtu qesha. :D Nuk kisha qellime te liga, po as ju kisha imagjinuar n’at stad te jetes. Kjo jo per faj tim por sepse ke ruajtuar elegancen dhe finesen e vajzerise se hershme, e po ashtu loeri at frymen djaloshare.

  21. loer kume thotë:

    8 October 2007 @ 12:27 pm

    hahha, o blend, hhaha, ca gallate ka ketu :p
    o blendo, loer djaloshi i perjetshem do te te ftoje ty more vella ne lindjen e djalit te pare, mos e co neper mend qe jo :)
    sa per femijet e whisper, nuk mbaj pergjegjesi :))
    sidoqofte mo blendi, sidoqofte moj whisper, Jolly po rritet e po rritet nga te qeshurat tona nuk thoni? :)

  22. whisper thotë:

    8 October 2007 @ 12:35 pm

    shaka blendo shaka! nuk jemi aq te lashte asnjeri prej nesh, por u cudita nga e ndjeve ti qe ka kimi mes nesh :P ha ha ha haha gallate e madhe per zotin

  23. loer kume thotë:

    8 October 2007 @ 1:08 pm

    o blend, do te te ftoj patjeter ne lindjen e femijes tim te pare ky loeri gazmor dhe djalosh perjetesisht, nuk e di Whisper do ta beje nje gje te tille, po une po :))
    rendesi ka nder te gjitha, qe une, ti, ajo, dhe te tjeret po i nenshtrohen pushtetit te Jollyt qe lind nga nje gote rakie, nje fryme fyelli, nje goditje tamburi! :)) ne te tere po qeshim :)

  24. whisper thotë:

    8 October 2007 @ 4:46 pm

    o loer po peter pan nuk bon kalamaj more sps i duhet te rritet dhe po u rrit harron te fluturoje ene s’ka mo pluhur zanash ha ha ha ha ha ha

  25. INA thotë:

    8 October 2007 @ 10:44 pm

    loer,
    Am I going to be there? No. Am I intrigued? Certainly.

  26. loer kume thotë:

    8 October 2007 @ 11:31 pm

    hahah! whisper alkimia, ti duhet ta kishe pare peter pan 2, ku peter jeton nje mal me aventura fluturuese e plot me qeshje te medha me femijet e tij :)) njeri pirat e tjetri femije i humbur, tjetri akil e tjetri Jolly :)
    gjitheata kalamona :P

  27. loer kume thotë:

    8 October 2007 @ 11:32 pm

    ah, ina, intriga con perpara boten, ndaj, you’re in the right way :)

  28. tropizma thotë:

    9 October 2007 @ 12:20 am

    Ritmi ishte fantastik, sikur ta kishe shkruar ne periudhen maniake te maniako-depresionit. Se gezimi dilte vetem ne majuca depresioni, une nuk qesha ne fund, gezimi ishte noir. Ky stil duhet te levrohet, te perfeksionohet (do pakesoja manite elitiste psh :)), te botohet, se kemi nevoje per energji inteligjente. Nuk ju duket se botohen shume zgjuarsira te plogeshta dhe energjizma idiote?

  29. I. thotë:

    9 October 2007 @ 1:15 am

    Ky komenti i fundit ishte fantastik fare! :) :) Sigurisht, per te nxjerre ne drite krijime te tilla, duhet shume bote…

  30. whisper thotë:

    9 October 2007 @ 10:35 am

    bah blendo lindjen e bebit te pare te whisper-it e ke humb :P ha ha ha ha po te dita e lindjes se tjetrit edhe te tjetrit pas tjetrit edhe te te gjithe te tjeret qe do vijojne do e kesh nje vend pa merak
    p.s edhe ti loer je i ftuar
    p.s.s edhe ti ina (shpresoj qe te te pelqejne te pakten baby-shower) :D

  31. Blendi thotë:

    9 October 2007 @ 12:14 pm

    Ta kesh me jete. Po e keni fjalen per aktin e lindjes? :D Ketu ne amerike babi zakonisht i mban doren mamit kur vjen “Jolly” ne jete, s’e kom provu vete por ne parim me duket sen’ i mire. Se e kam parasysh qe ne Shqiperi kjo ndodh rralle ose fare. N’rast se do bejme nja dy tre “parties” ne dhomat e lindjeve te femijeve tuaj do ta thyejme trendin e vjeter, krijojme nje te ri…lene tashi se ma ka ngrit menien loeri keq fare per party, sa t’vi per Zotin. :D

  32. whisper thotë:

    9 October 2007 @ 12:20 pm

    ha ha ha ha mu valllaj blendo nuk me duket fare ide e mire. jo per gje po e kupton vete ti ha ha ha ha ha ha ha

    ti mirese te vish se ne mos baby shower ne dhomat e lindjes, nai gja tjeter e rregullojme se s’ben ;) ha ha ha haha

  33. Blendi thotë:

    9 October 2007 @ 12:24 pm

    Ke te drejte, ajo “shfaqje” eshte teper per zemren e dobet te nje burri. ;)
    E fillojme “me hapa bebesh”, me nje kafe dmth. Ne babyshower te vij me gjithe qejf, une kam mbi nje dekade jashte po se kam bo sefte babyshower-in. Vec fol eshte cun a goce qe t’i bim gjonat bojqielli a roze… :)
    cheers firends.

  34. whisper thotë:

    9 October 2007 @ 1:23 pm

    ene i pergjigje te fundit per kete punen e kalamojve se nuk eshte tema e pershtatshme dhe do na akuzojne per uzurpim te hapesirave publike:
    me yellow blend je mren nuk gabon asihere se eshte si per cuna si per goca :P have a nice day

  35. loer kume thotë:

    9 October 2007 @ 10:05 pm

    hmmm, ky ishte koment mbi jollyn qe me beri tej mase pershtypje… komenti i tropizmes… nuk e di por shpesh them se kam mini periudha maniako depresioni, dmth ka periudha ku jam nje shpirt gazmor i torturuar deh jolly eshte shkruar pikerisht nje nga keto periudha… bravo tropizma…sy shume akut…
    I, gezohem qe te shoh ketu, dhe larg debateve te tjera :)

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com