Login



Register

Jo zgjedhjeve në korrik

Tё qetё, nuk e kam fjalёn pёr zgjedhjet parlamentare, edhe tё duan ato nё korrik nuk i mbajmё dot se do na duhet tё shurdhojmё veshёt pa fund me muhabetin e zgjedhjes sё kreut tё shtetit. E kam fjalёn pёr zgjedhjet nё universitetet shqiptare, ato zgjedhje qё do tё pёrcaktojnё se kush do tё jenё drejtuesit e ardhshёm tё edukimit tё lartё shqiptar si dhe cfarё rrjedhje do tё marrё vendimarrja e universiteteve nё vazhdim. Ato zgjedhje tё cilat pёr kandarin tim janё mё tё rёndёsishme e mё tё vlefshme sesa debati mbi presidentin e Republikёs.

Ligji pёr arsimin e lartё megjithёse shkaktoi debate tё mёdha dhe u propozua nё dhjetra variante tё paraqitura nga qeveria dhe grupet e interesit, hyn nё fuqi nё fund tё kёtij muaji. Sipas tij Ministrit do t’i lindё e drejta qё brenda njё muaji nga hyrja e tij nё fuqi tё hartojё rregulloren dhe tё shpallё zgjedhjet e reja nё universitete. Dhe nga tё gjitha sinjalet publike qё lёshon z. Pollo e nisur dhe nga shkresa qe u ka nisur rektoreve per te cuar nje draft te rregullores se zgjedhjeve, duket mё se e qartё se ai ka ndёr mend qё kёto t’i organizojё pikёrisht aty nga mesi apo mё keq akoma fundi i korrikut. Pikёrisht nё kёtё pikё por jo vёtёm lindin njё sёrё problemesh, probleme tё cilat artificialisht asociohen me kohёn kur organizohen zgjedhjet por realisht janё tё lidhura ngushtё me frymёn qё shoqёroi ngjizjen e Ligjit tё ri pёr Arsimin e Lartё.

Berisha ka patur gjithnjё njё ёndёrr nё sirtarin e tij, tё kontrollojё Universitetet shqiptare nё mёnyrё absolute. Cdokush qё i ka ndjekur me vёmendje lёvizjet e tij nё kёtё drejtim qё nga koha kur ishte president si dhe tani qё ёshtё kryeministёr mund ta konstatojё me lehtёsi kёtё fakt. Berisha e di qё nёpёrmjet kontrrollit tё universiteteve ai mund tё ndikojё hapur nё formimin e mendimit tё studentёve sidomos atij politik dhe nga ana tjetёr nuk do tё ketё kurrё njё oponencё shkencore dhe llogjikisht tё arrirё nga profesorati sa herё qё vetё do tentojё tё uzurpojё sferёn e kёtyre tё fundit. Gjithashtu kontrolli mbi universitete ёshtё dhe njё armё e fuqishme politike kundёr opozitarёve tё tij, tё cilёt do e kenё vёshtirё tё identifikojnё pёrkrahёs brenda kampit tё mendimtarёve nёse Berisha vendos kontroll absolut aty.

Edhe Ministri Pollo, i mbetur vetё i dytё nё Parlament, pa asnjё peshё politike reale nё arenёn e politikbёrjes shqiptare kёrkon tё shfrytёzojё universitetet si mjet tё forcimit dhe qёndrimit tё tij sa mё gjatё nё lojёn politike. Nga njёra anё ai po kontrollon universitetet private tё cilat ka tё gjitha mundёsitё qё ti pёrdori si financuese tё Partisё sё vet dhe mbushёse tё rradhёve tё saj. Nga ana tjetёr nёpёrmjet pёrzgjedhjes sё rektorёve Pollo do tё vёjё (dhe tashmё ka filluar ta bёjё) si kusht tё secilit aderimin pranё PDR. E njёjta skemё do tё pёrsёritet nesёr nga rektorёt e dekanёt nё rekrutimin e stafit akademik. Ky qёllim i tё dyve u pa qartё nё draftin e parё tё L.A.L ku qeveria mbronte pozicionin e emёrimit tё tё gjithё drejtuesve tё universitetit nga ajo vetё. Edhe pse nё dukje, falё presionit tё bёrё nga opozita, rektorёt e dekanёt e shoqёria civile, qeveria u tёrhoq nga ky draft nё thelb tё gjithё retorikёs dhe veprimeve tё saj lidhur me kёtё cёshtje qёndron pikёrisht ky qёllim.

Njё nga pikat e forta qё qeveria e shpaloste plot krenari pёrpara opinionit publik ishte pjesmarrja e studentёve nё zgjedhje nё mёnyrё tё drejtpёrdrejtё. Me tё drejtё qeveria mburrej me kёtё arritje sepse duke i dhёnё mundёsinё studentit tё ndikojё nё vendimarrjen e universiteteve edhe baza e demokracisё rritet dhe sistemi ka shance tё mёdha tё pёrmirёsohet e tё jetё gjithpёrfshirёs. Gjithashtu edhe zbatimi i parimit njё anёtar njё votё do ti jepte mundёsinё tё gjithё pedagogёve qё tё votonin e tё shprehnin mendimin pёr individin qё do drejtojё universitetin e fakultetin pёrkatёs. Mirёpo nё muajin korrik tё gjithё studentёt janё me sezon provimesh. Nё muajin korrik shumica e studentёve nuk ndodhen fare pranё fakulteteve. Po ashtu nё muajin korrik pedagogёt mbasi mbarojnё sezonin marrin pushimet. Pra me shumё gjasa nёse zgjedhjet organizohen nё muajin korrik dhe nё rregullore nuk pёrcaktohet njё pjesmarrje 50+1 e detyruar pёr ti dhёnё atyre legjitimitet atёherё drejtuesit e ardhshёm tё universiteteve do tё zgjidhen nga njё minorancё pedagogёsh e studentёsh. Po ashtu asnjё pedagog e student sdo tё ketё mundёsi tё votoje objektivisht, sepse asnjё prej kandidatёve sdo tё ketё minimumin e njё muaji pёr tё bёrё fushatёn e vet elektorale. Po edhe sikur tё ishin tё aftё ta bёnin fushatёn nё mё pak kohё fjalimet e tyre do ti dёgjonin vec auditoret bosh. Pra me siguri qё nёse zgjedhjet organizohen nё muajin korrik atёherё ato do tё jenё vecse njё farsё, pёr tё mbuluar qёllimin e vёrtetё tё Berishёs e ndjeksit tё tij Pollo.

Muaji korrik do tё jetё dhe njё muaj i nxehtё, jo vetёm klimatikisht por mё sё shumti politikisht. E gjithё vёmendja e politikёs shqiptare dhe e opinion-bёrёsve do tё jetё e drejtuar nga parlamenti dhe selitё e PD, PS e LSI. Berisha dhe Pollo e dinё shumё mirё kёtё fakt andaj po nxitojnё qё rrethimin me tela dhe uzurpimin e universitetit ta mbarojnё tani kёshtu qё nё korrik ta legalizojnё e me qetёsi nё tetor tё vazhdojnё me planin e tyre. Me pjesmarrjen e ulёt tё studentёve dhe pedagogёve, pa fushatё elektorale, pa lista emёrore tё gatshme dhe tё riverifikuara votuesish rektorё e dekanё nuk do tё jenё tё zgjedhur nga shumica, ata do tё emёrohen nё zyrat e Berishёs dhe Pollos. Nёse ia dalin dhe do t’ia dalin nёse tё gjithё bashkё nuk reagojmё, atёherё universitetet do tё drejtohen nesёr nga militantё partish dhe leksionet nё auditore do te jepen po nga kёta tё fundit. Pedagogut ka pёr ti humbur dinjiteti dhe tё gjithё do tё shtrёngohen tё anёtarёsohen nё njё parti pёr tё vazhduar profesionin e tyre.

Nёse zgjedhjet organizohen nё korrik Universiteti publik pёrfundimisht pushon sё ekzistuari si pёrfaqёsues i mendimit dhe lirisё e bashkё me tё edhe njё shpresё qё unё e plot miq tё mijtё kishim. Se tё paktёn nё Universitetet shqiptare do tё mund tё jepnim njё model tё mirё tё organizimit tё zgjedhjeve, atyre tё lira, tё ndershme e plot mendim. Nisur nga kjo llogjikё ne, rektorё, dekanё, pedagogё e studentё duhet tё mos lejojmё qё kjo tё ndodhё, me cdo mjet, me cdo mёnyrё.

nga Besjan Pesha

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

1 Koment

  1. agimi thotë:

    26 August 2007 @ 10:33 am

    Nuk mund tè quajmè njè sukses reformat nè arsim ku ,nuk ekziston asnjè mènyre seleksionimi tè nxènèsve nga 9-vjeçaria nè tè mesmen ,dhe mè vonè, nè tè lartèn.Eshtè e kotè “zotèrinj”, qè vendosni mbi fatet e forminit intelektual tè vendit tonè, kur janè po kèta “intelektual”,qè mbas gati 20-vjetèsh demokraci, nuk arritèn tè plotèsojnè kèrkesat minimale tè jetès.Arsimi shtetèror nè pèrgjithèsi e ai privat nè veçanti janè kthyer nè institucione pèrfitimi me ligj,pèrsa paguhen taksa qè arrijnè vlera 5000 euro vjetore. Kèto shpenzime stratosferike qè bèhen nga shtetasit tanè,pèr tè pasur njè cop letèr qè pèr kèta universitete quhet “dipllomè”,nuk ka asnjè vlerè morale e materiale,pèrsa nga 100% e nxènèsve qè mbarojnè tè mesmen i drejtohen shkollave tè larta 110% (sepse 10% nuk mbarojnè as tè mesmen ).Nè njè situat tè tillè kush nga ju “zotèrinj”,arrinè tè seleksionoj ngritjen intelektuale tè çdo studenti,duke ditur edhe nivelin e atyre qè kanè konpetencat ,tè japin vlerèsimin zyrtar tè tyre.Tè diplomohesh nè çdo shtet tè huaj gèzon respekt,nè vendin tonè mè vjen turp tè prezantohem si i tillè, (edhe pse kamè mbaruar me rezultate tè shkèlqyera si nè Tiranè edhe nè Bolonjè)sepse,do mè pyetet sa e kamè paguar.Janè pikèrisht kèto ligje joseleksionuese tè projektuar nga persona qè nuk j’u intereson njè gjè e tillè,e qè vazhdojnè tè kèrkojnè kthimin e trurit,kur janè kèta”zotèrinj”,qè kanè shkaktuar enigrimin e Inteligjencès shqiptare, e nèpèrmjet kètyre reformave kanè bllokuar kthimin e saj,dhe kanè kthyer korrupsionim intelektual nè tè ligjshèm. Si intelektual,sepse jam i tillè pa thojza citoj: “SHKATTERRIMI INTELEKTUAL I NJE POPULLI ESHTE SHKATERRIMI I TE ARDHMES SE TIJ”.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.