Jemi personazhi i vitit
Të gjithë ndoshta e kanë parë,por mendova që ta “shikonim” më mirë këtu,tek Peshku,ku ndoshta kemi patur shumicën e rasteve për të shkembyer opinionet tona ne rrjet.
Tashmë,jemi mësuar që në fundviti,të bëjmë një rishikim dhe të bëjmë një bilanç të asaj që kemi bërë dhe lënë pa bërë ………
Një gjë të tillë, tashmë e bërë një traditë e konsoliduar,e bën dhe revista më e njohur amerikane “TIME” në fundviti,me zgjedhjen e personazhit të vitit………..dhe këtë vit,personazhi i vitit:
JEMI NE
Është kjo një fitore, për të gjithë ata persona që kanë zgjedhur që te mos influencohen nga sistemi i parafabrikuar i mediave partiake, por që ndeshin opinionet e tyre,përditë, dhe në mënyrë civile me mijëra njerëz qe e mendojne ndryshe nga ne.
Prandaj përfitoj nga rasti,t’ju uroj dhe Juve ,personazheve te vitit,Gëzuar Vitin e Ri, Paqe dhe lumturi ne zemrat dhe familjet tuaja
25 December 2006 @ 7:24 pm
Ishte me te vertete emocionante,ajo copez pasqyre (qe ndoshta ma deformonte fytyren),por me bente qe te ndihesha me I VLERESUAR,per te gjitha oret e kaluara ne rrjet me shoket dhe shoqet shqipetare ne Shqiperi e kudo ne bote.
25 December 2006 @ 7:31 pm
Narcissism !
25 December 2006 @ 8:01 pm
Mire qe dilte fytyra e perdredhur
qe te ngjaja nje cike ty
,se perndryshe do ta quaja vertet narcizizem
25 December 2006 @ 8:09 pm
.
25 December 2006 @ 8:12 pm
edhe une ??!!
26 December 2006 @ 6:45 pm
sa e bukur dhe e mencur qe qenkam!
::))
Hajde i rrofshim peshkut!
10 April 2007 @ 8:35 am
e.T thotë:
25 Dhjetor 2006 @ 7:31 pm
Narcissism !