Jashtë standardeve të NATO-s
Nga Mentor Beqa
Gazeta Standard
Shqipëria po kalon formalisht në një epokë të re zhvillimi me anë të anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe me detyrimin për të përmbushur një sërë normash të sanksionuara nga ky komunitet vendesh, por ende me një demokraci të brishtë, me institucione që funksionojnë keq dhe me një kulturë politike që bie ndesh me standardet e NATO-s si një komunitet kryesisht politik. More…Ditën e parë pasi të kemi marrë ftesën, kryeministri Sali Berisha do të kthehet në vend dhe Edi Rama do ta akuzojë për monument të korrupsionit. Po ashtu Sali Berisha do të akuzojë Edi Ramën për monument të korrupsionit në bashkinë e Tiranës dhe historia e vjetër sa vetë pluralizmi shqiptar do të rrokulliset pambarimisht në kokën e zbrazët të aktorëve politikë shqiptarë. Kjo lloj kulture politike është e huaj për thuajse të gjithë vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, me të cilat Shqipëria do të ulet në tryezën e gjelbërt, herë pas here me përfaqësues të delegjitimuar në sytë e shoqërisë, por të pandryshueshëm për shkak të mosfunksionimit të mekanizmit demokratik. Edi Rama i ngrehur nga ethet e pushtetit që e sheh të afërt e harroi nismën për një politikë të re dhe po bën as më shumë e as më pak, atë që bënte Sali Berisha në opozitë, por në një moment edhe më të gabuar, në prag të evolucionit më të madh që ka përjetuar Shqipëria ndonjëherë. Edi Rama duket i impostuar si ska më keq, ndaj një reflektim i shpejtë do të rriste gjasat për të zbutur klimën politike dhe për të shtruar mundësitë e një zhvillimi më të shpejtë të vendit. Aktorët politikë shqiptarë, të verbuar nga ideja sa ai që akuzon më shumë për korrupsion, ka më shumë gjasa të fitojë, nuk kuptojnë se me anë të një diskursi të tillë politik, rrisin hendekun mes tyre dhe shoqërisë, duke i shndërruar ata në një tufë deledashë të harbuar për pushtet, pa as më të voglin preokupim për shoqërinë. Reksioni nga votuesit është mëse i kuptueshëm; rritje e numrit të votuesve që abstenojnë dhe rënie drastike e besueshmërisë tek aktorët politikë. Kjo është një humbje e dyfishtë; humbje për vetë politikbërësit të cilët kanë si ushqim bazë votën e qytetërave, dhe humbje për grupet e interesit të shoqërisë, të cilët e kanë të kotë lobimin për të zgjidhur problemet. Rritja e distancës mes aktorëve politikë dhe shoqërisë që voton ka krijuar përshtypjen tek qytetarët se të bësh politikë është si të merresh me zanatin më të vjetër të njerëzimit dhe kjo dekurajon çdo njeri që e ka pasion politikën. Nga shqetësimi i parë prodhohet një tjetër shqetësim më i madh nga mosshqetësimi i aktorëve politikë për këtë shqetësim të shoqërisë. Indiferentizmi në rritje i vendimmarrësve për problemet që ngre opinioni publik po shndërron demokracinë e brishtë shqiptare në olikarki ku një grup i vogël njerëzish kontrollon të gjitha zhvillimet politike në vend. Nëse pjesa e paangazhuar e shoqërisë shqiptare do të arrinte të artikulohej, njëzëri do ta pohonin këtë shqetësim. Elita e paracaktuar shqiptare ka krijuar një qark të mbyllur zhvillimesh duke përjashtuar shoqërinë nga pjesëmarrja në këto zhvillime. Shndërrimi i zgjedhjeve të lira në një mekanizëm të verbër e ka shndërruar këtë elitë politike në një moçal që po qelbet çdo ditë e më shumë. Zgjedhjet nuk duhen konceptuar thjesht si një formalitet për të justifikuar sistemin demokratik, por një realitet që formalizon përfaqësimin real të shoqërisë në vendim-marrje.


3 Prill 2008 @ 10:41 pm
Korrupsionin nuk e shpikem ne, dhe nuk jemi te vetmit ne NATO qe e praktikojme, dhe nuk jemi te vetmit qe perdorim akuza per fitime politike. Keto jane lojera te vjetra ne liber, qe perdoren qe nga Capitol Hill ne Washington DC e deri ne Tirane. Neve dukemi me shume se jemi te varfer. Nganjehere ne Shqipot jemi armiqte dhe kritiket me te eger te vetvetes.
3 Prill 2008 @ 11:26 pm
PO mire, kur Greqia hyni ne Nato e BE, a qendronin ata me mire ekonomikisht se Shqiperia? Nuk Besoj. Ajo qka ndryshoi ishte granti i EU ne shume prej 8 miliarde euro te cilat Greqia i merr cdo vit nga shtete e EU!
3 Prill 2008 @ 11:41 pm
Shqipe e drejte korupsionin nuk e shpikem ne Por ne e ngriten ne shkallen qe tani nuk kemi me turp te themi fjalen “i koruptuar” Bile e kemi mburje. E ngritem ne shkallen qe vec per pike politike e perdirm dhe jo per ta luftuar. Ketu ndryshon korupsioni jone nga ai Evropian perendimor perfshi ketu edhe Greqine.
3 Prill 2008 @ 11:49 pm
Nuk e di c’fare standarte duhen plotesuar per te hyre ne Nato, por kuptohet qe nuk duhet te jene aq te larta sac mendohet nga disa, pasi vende si Ukraina Gjeorgjia apo Maqedonia me shume here me teper probleme se ne planifikoheshin te ftoheshin bashke me Shqiperine ne Nato keto dite.
Gjithashtu nqs ne Nato ndodhen vende qe nuk respektojne as te drejtat e njeriut si Greqia apo Turqia, apo vende ku popullsia jeton ne nje varferi shume here me te madhe se tek ne si Rumania, atehere s’do mend qe Shqiperia e meriton ftesen per ne Nato, ose me drejte, e meriton shume here me teper se vendet e lartpemendura.
3 Prill 2008 @ 11:50 pm
Urime te gjithe Shqiptareve per antaresimin ne Nato dhe faleminderit ushtrise dhe Shqiptareve te Kosoves qe na e bene te mundur kete ftese.
4 Prill 2008 @ 12:07 am
.Pjesa qe fillon ketu……..”"” Shqipëria po kalon formalisht në një epokë të re zhvillimi me anë të anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriu”"”"……
e mbyllet me paragrafin me poshte ,me cka brenda dhe perfundon
“”"”gjasat për të zbutur klimën politike dhe për të shtruar mundësitë e një zhvillimi më të shpejtë të vendit.”"”"”"”……edhe lexohet.
Me tej militantizem i nje lloi te ri dhepak “mufatizem” ose “kot se koti”Si gjith shtypi ne teresi!!!
Po te na kishe rrefyer nonje metode se si e “nxisin” e lene “te fleje” dhe e “plasin” ne prag fushatatsh pa i ca bythen popullit me akte vandalesh e korupsioni.. eh ..edhe thoje noi gjo!!!!!
Keto metoda po qe jane standarte…dhe k/metoda mos me ja hap posht e lart popllit vrimat e me i ndersy kunder njeri tjetrit.
4 Prill 2008 @ 3:34 am
Toko, as une as nuk e dime nivelin e korrupsionit ne Shqiperi. Nuk e dime ne matet ne njerez per zone administrative, apo ne ndonje lloj njesie tjeter. Korrupsion korrupsion, na ka mbet goja edhe pse nuk jemi atje. Une ketu ku jam shikoj korrupsion cdo dite, por nk bie ne sy se eshte vend i pasur.
Asnje politikan nuk mburret me korrupsionin. Jini pak me krenare qe jeni shqiptare dhe kuptoni se shtetet jane te perbera nga njerez, dhe ne thelb njerzit jane te gjithe nje lloj. Nuk ka asnje garancie se nese Gjermanet do te ishin ne situaten tone, nuk do te ishin ne te njejten gjendje.
4 Prill 2008 @ 6:34 am
Problemi yne nuk eshte se nuk jemi ‘pak’ krenare, po jemi pak si shume krenare e rrumpalla na e nxin faqen. A nuk e kupton oj shqipe qe krenaria e nderi ta do nje vend origjine qe te te zbardhe faqen? A nuk e kupton qe ftesa e Shqiperise ne NATO vetem sa u zgjat jeten larvave te Tiranes?
4 Prill 2008 @ 11:56 am
Eshte nje mani e pergjithshme ne Shqiperi per te shemtuar e nxire gjithcka. Nuk e ve ne dyshim qe kritika nxit debatin por ne kete rast eshte debat negativ qe ste con gjekundi. Shqiperia arriti te beje dicka te mire, dhe nuk eshte aspak naive qe ta laverojme per kete fakt. Kerkojme nje politike-berje te ndryshme me politikane te mire dhe te ndershem a thua se keta do na mberrijne nga marsi. Politikanet dalin nga kjo shoqeri ku jetojme dhe ne, une dhe gazetari qe shkruan e sle gje pa nxire. Nese nuk fillon ndryshimi i mendesise qe ne keto nivele, do e kemi veshtire te presim qe kjo te ndodhi ne nivel ministrash e me tej.. Shqiperia hyri ne Nato dhe le ta gezojme kete e te ecim me tej.
4 Prill 2008 @ 3:22 pm
Keta jane qesharak te gjithe. Deri dje krenoheshin se luftonin korrupsionin ndersa tani qe u plasi korrupsioni neper dur, lane dhe lesht vete me baxhanak e kuneter, nxjerrin teori sipas se cilave ne gjithe boten ka korrupsion keshtu qe s’ka asgje te keqe. Lefti nga ana tjeter thote se ne pushtet kane vetem tre vjet dhe s’kane se si te jene baraz me socioalistet per vjedhje keshtu qe mos fol se jane me mire. Hec aty, me leket e kunatit drejtor antikorrupsioni, shqipja po i bi qylit n’amerik.
7 Prill 2008 @ 2:36 pm