Login



Register

Japoni, robot për zemrat e vetmuara

Bruna Prifti (Shekulli)

TOKYO – Është e mbushur, shumë simpatike dhe funksionon me bateri! Japonia ka arritur të krijojë së fundi rabotin seksi, 38 centimetër të gjatë që puth me komandë.

Duke filluar nga muaji shtator njoftohet që roboti që mund të zëvendësojë të dashurën për të vetmuarit do të jetë në shitje dhe kushton rreth 114 euro. Krijuesit e kanë menduar të vlefshme për zemrat e vetmuara.

Emri i saj është “Ema” dhe në sajë të sensorët infra të kuq dhe energjisë që rrjedh në bateritë e saj ajo është në gjendje t’u afrohet personave dhe të krijojë marrëdhënie të tilla që krijuesit e kanë përcaktuar si “sjellje dashurie”.

Pas robotëve të ndryshëm që janë krijuar deri më tani, përfshirë të fortët dhe të gatshmit për të luftuar, këtë radhë krijuesit thonë se kanë dashur të sjellin një risi. “Një robot të dashur dhe interaktiv”- ka thënë Minako Sadanoue, përfaqësues i ndërmarrjes së ka prodhuar “Emën”.

Sipas tij, ajo është e adhurueshme dhe megjithëse nuk është një qenie njerëzore mund të sillet si një e fejuar e vërtetë.

Ema, këndon, kërcen dhe shpërndan kartëvizita. Parashikimet e para të bëra nga prodhuesit bëjnë fjalë për rreth 10 ekzemplarë të shitur që në vitin e parë.

Japonica është vendi që ka prodhuar gjysmën e 800 mijë robotëve industrialë në botë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

6 Komente

  1. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 June 2008 @ 11:03 pm

    Ah, na u shtua konkurrenca tani, e hëngrëm… “Si një e fejuar e vërtetë” dmth që bën edhe dashuri, t’a dredh, bën kriza xhelozie dhe pret t’i propozosh për martesë?

  2. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 June 2008 @ 2:07 am

    ketu ka tradheti gra!

  3. Leon thotë:

    18 June 2008 @ 9:04 am

    woaaaaa !!!! e hengri girlfriend-i .. :D :P :D
    Eshte nje gje e mire,se s’ka nevoje per shopping.. Dy bateri tek dyqani i indianit dhe je ne rregull.. job done.. :D

  4. njera Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 June 2008 @ 6:04 pm

    Lum meshkujt tashi…nje e fejuar qe kur t’ua caje derrasat, i heqin baterite dhe flejne menjen :D Po 38 cm si shume e vogel me duket…

  5. fembot thotë:

    18 June 2008 @ 8:39 pm

    from japan with love:

    http://www.engadget.com/2008/06/18/wowwees-femisapien-gets-detailed-demonstrated-on-video/

  6. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 June 2008 @ 4:47 am

    njera thotë:

    Po 38 cm si shume e vogel me duket…

    Kshu ka dale moda nga Japonia, si tek ne me pare. I maren te vogla cucat tani qe te jene pa pervoje, dhe i rrisin ne shpi. :D

    Japonica është vendi që ka prodhuar gjysmën e 800 mijë robotëve industrialë në botë.

    Japonica thote Bruna e Shekullit. Jo po Jorgovica.
    Me sa duket askush nuk do ta kete vene re kete, se akoma tek faqja zyrtare Japonica eshte. :D

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.